Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Gjergj Bubani

    Tė drejtat tona

    Gjergj BUBANI,

    Kombi tė cili iu mor e drejta nėpėr kėmbė mė shumė se kushdo tjetėr me anė tė traktateve qė vazhduan e mbyllėn luftėn e pėrbotshme, ėshtė kombi shqiptar. Ndonėse Shqipėria, tėrė kohėn e luftės, me gjithė qė u transformua nė shesh pėrpjekjesh ndėrkombėtare dhe vuajti tė zezat e gjithė okupacioneve, ruajti sa njerėzish ka qenė e mundur, neutralitetin e saj, gjyqtarėt e konferencės sė Paqes, tė imponuar prej topave interaletare pėr tė bėrė drejtėsi nė Europė, kur erdhi sėra tė gjykojnė davanė shqiptare, shkelėn kryekėput parimet e shpallura prej presidentit Wilson mbi vetdisponimin e popujve dhe duke ēarė mė dysh kombin tonė, dėnuan nė robėri pėrmbi njė milion shqiptarė. Viset tona mė pjellore dhe mė tė bukura, me popullsi kompakte thjesht shqiptare, u lanė pėrjashta kufirit politik tė Shtetit Shqiptar. Mbi shpinėn tonė u rritėn padrejtėsisht Sėrbia dhe Greqia.
    Se ē'ka vuajtur, qysh atėherė e deri mė sot, gjysma e kombit shqiptar ndėn thundrėn e pamėshirė tė fqinjėve tiranė ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet kėtu. Ėshtė njė tragjedi nga mė tė tmerrshmet qė janė luajtur mbi krejt faqen e dheut, nė shekullin e fundit. Nė Ēamėri shqiptarėt dėbohen prej vatrave katragjyshore e kėmbehen si turq me grekėt e Azisė sė Vogėl. Nė Kosovė topi shfaros katunde shqiptare duke zbatuar pikėn e parė tė tė planit qeveritar serb mbi serbizimin e atyre viseve; vazhdon terrorizmi i sistematizuar e ushtruar prej shoqėrive tė fshehta imperialiste serbe, me lejen dhe nėn pėrkrahjen e qeverisė imperialiste tė Belgradit. Dhjetė mijėra shqiptarė bien viktima pa faj dhe 200000 tė tjerė shtrėngohen tė emigrojnė nė Shqipėri, Turqi dhe Bullgari.
    Me gjithė kėto, fqinjėt sundues nuk mujtėn dot t'ia mbėrrijnė plotėsisht qėllimit. Nė Ēamėri shqiptarizma humbi njė pjesė tė madhe mysylmanėsh shqiptarė qė u dėrguan nė Azi, por fitoi dija me ditėn tė krishterėt shqiptarė, ashtu tė quajturit epirotė, tė cilėt e shohin tash dhe e njohin gabimin e tyre. Kosova nga ana tjetėr, me gjithė masakrat dhe me gjithė emigracionet, mbeti shqiptare me shumicėn e saj absolute.
    Kjo ėshtė gjendja sot, kur nėpėr tryezat diplomatike tė pėrbotshme filloi tė bisedohet seriozisht rishikimi i traktateve. Vula qė i vunė davasė sonė pėrfaqėsuesit e aleatėve nė Konferencėn e Paqes, filloi tė zbardhet e nuk ka mė vlerėn e parė. Vendimi i tyre s'ka fuqi pėrjetėsie.
    Kemi bindje tė plotė se tė drejtat tona do tė triumfojnė njė ditė. Por gjithashtu jemi krejt tė bindur se tė drejtat fitohen me punė, pėrpjekje dhe sakrifica. Kurrgjė tė mos presim nga mėshira e botės. Bota do tė na e dėgjojė hallin vetėm kur do tė jemi tė fuqishėm dhe tė organizuar.
    Kosovarė, ēamėr dhe ju nacionalitete tė atdheut dhe tė kolonive, grupojuni rreth flamurit tonė pėr tė mbrojtur tė drejtat qė na lanė trashėgim stėrgjyshėt tanė.


    Botuar mė 1932

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Jemi vėllezėr

    GJERGJ BUBANI,

    JEMI VĖLLEZĖR. - Qė tė gjithė sa kemi gjak shqiptari nė rrembat tona, jemi vėllezėr, jemi bij tė njė fisi, filiza tė njė race.
    Pesimistėt e kohėve tė kaluara kanė kujtuar se zhvillimin e kombit tonė do ta pengonte ndryshimi fetar i shqiptarėve. E sotmja dėshmon se ky ndryshim nuk lot dhe nuk do tė lozė asnjė rol nė jetėn tonė politike e shoqnore. Retė e fundit tė fanatizmit fetar, tė trashėguara nga qielli i turbullt i sė kaluarės, po shpėrndahen prej flladit tė pastėr tė nacionalizmit shqiptar dhe tė tre elementet e kombit tonė, pa i pėrbuzur aspak fetė, por, pėrkundra, duke i ngritur ato nė naltėsinė e shekullit, jetojnė nė kėtė shtet si vėllezėr tė vėrtetė gjaku.
    Javėn e shkuar, dy shtėpi nga paria e Vlonės, njėra e krishterė, tjetra myslimane, lidhėn krushqi midis tyre.
    Nė kėtė krushqi vlonjate ne shohim njė bllok tė ri betoni tė shtėnė nė themelet e unitetit tonė kombėtar, themele mi tė cilat do tė mbėshtetet Shqipėria e nesėrme, e lulėzuar dhe e lumtur.

    * * *

    SA MĖ TEPĖR, AQ MĖ MIRĖ. - Sa mė tepėr martesa midis tė krishterėve dhe myslimanėve shqiptarė, aq mė mirė. Ēdo martesė e tillė, duhet tė jetė mburje patriotike pėr njė familje nacionaliste shqiptare.
    I huaji qė mbajti ndėn zap shekuj me radhė vendet tona, na detyroi tė ndahemi dhe na largoi nga shoqi-shoku. Sot kur ne vetė jemi tė zotit e vendit tonė dhe tė fatit tonė, sot, kur nė krye tė Shtetit kemi njė burrė qė sheh, me mendjen e Tij tė ndritur, nė largėsinė e pafund tė shekujve tė ardhmė, duhet ta kuptojmė se feja ėshtė mjeti qė na bėn tė komunikojmė me Perėndinė dhe jo kurrė shkak ndasinash dhe pėrēarjesh.
    Tė gjitha fetė kanė po atė qėllim. Tė gjitha fetė janė rrugė tė ndryshme qė shpien po te ajo Fuqi hyjnore, te Perėndia, e cila Fuqi na porosit tė jemi tė mirė dhe tė ndershėm, tė mos i bėjmė tė keqe tjetrit dhe ta duam shoqi-shokun.
    Duke respektuar thellėsisht, pra, qė tė gjitha parimet e feve qė dominojnė nė Shqipėri, duke pasuar me bindje tė plotė, porositė e tyre morale - qė janė po ato edhe kėtu, edhe atje - por edhe duke pėrbuzur interpretimet sofistike tė fanatikėve mendjeshkurtėr (si ai vjehrri qė s'e la tė renė tė veshė dhėmballėn e prishur, pse, thoshte, s'ka se qysh merr avdes dhėmballa!), duhet tė bashkohemi nė martesa, tė tretemi nė krushqi tė pashlyeshme, pėr hir tė Shqipėrisė dhe tė unitetit tonė kombėtar.

    * * *

    Ta nderojmė fenė e njėri-tjetrit. - Siē e thoshte fare bukur edhe e pėrkohshmja "Diana" nė numrin e saj tė fundit, kėto martesa midis mysylmanėsh dhe tė krishterėsh janė tė vlefshme kombėtarisht vetėm kur tė rinjtė vazhdojnė tė ruajnė secili fenė e vet dhe pas martese.
    Ja njė shembull:
    Ditėn e parė tė Bajramit, e shquara Zonjė Kudret Topallaj, e veja e Adjutantit Dėshmor, zbritėse nga njė famili aristokrate mysylmane, jepte nė Kishėn Katolike tė Kryeqytetit, njė Pėrshpirtje pėr kujtimin e tė shoqit. E veshur nė tė zeza, Zonja Topallaj qėndronte, me krye tė ulur, pėrpara katafalkut edhe dėgjonte, plot veneratė, lutjet fetare tė priftėrinjve - lutjet i drejtoheshin Perėndisė, simbas zakoneve fetare qė kishte nė jetėn e tij Lleshi i saj.
    Dhe nė kėtė ceremoni mallėngjyese, nė tė cilėn morėn pjesė personalitete tė shėnuara, edhe popull anonim, ne shihnim pasqyrėn mė tė qartė tė bashkimit tonė kombėtar.

    * * *

    EMRAT E FĖMIJVE. - Dhe qė ta zhdukim sa mė tepėr ndryshimin tonė tė ardhshėm, duhet ta detyrojmė popullin t'i pagėzojė fėmijėt me emra kombėtarė dhe jo me emra fetarė.
    Ministria e Arsimit le tė marrė iniciativėn tė na pregatitė njė tabelė tė gjatė emrash kombėtare pėr meshkuj dhe femra. Kjo tabelė tė shtypet nė disa qindra copė, tė cilat tė afishohen nė zyrat e Shtetit Civil dhe nėpėr zyrat komunale.
    Babai kur vjen tė deklarojė lindjen e foshnjės, tė jetė i detyruar tė zgjedhė njė nga emrat e tabelės pėrkatėse. Puna e tij, po tė dojė t'i vėrė foshnjės edhe njė emėr tė dytė, fetar. Nė regjistrat e Shtetit dhe nė certifikatat zyrtare do tė figurojė vetėm emri kombėtar, atė emėr do tė pėrdorė ēuni apo goca nė shkollė, nė maresė, nė ushtri ose nė nėpunėsi, e pra ky emėr do tė imponohet.

    Botuar mė 1937

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Partitė tona politike

    Gjergj BUBANI,

    Kishin dėgjuar, siē duket, deputetėt tanė se gjetkė qytetarėt janė ndarė nė parti politike, tė cilat luftojnė mes tyre - me fjalė dhe jo me armė - pėr tė kaptuar fuqinė qeveritare. Kaq u duhej shkėlqesive tė tyre dhe njė mėngjes, duke mos dashur ta lėnė Shqipėrinė prapa shteteve tė tjerė, u ndanė nė disa grupe dhe krijuan partitė politike tė Tiranės.
    I pagėzuan, kush e kush mė bukur, zgjodhėn kryetarė, nėnkryetarė dhe njė tok prej tyresh u munduan tė pėrmbledhin tėrė filozofinė e mendjes sė tyre, me programe madhėshtore, me fjalė dhe me fraza tė bukura, me mendime tė shkėlqyera, me qėllime tė larta, por tėrė kėto, mjerisht, tė shkrojtura vetėm nė kartė. Nė fillim u gėnjye edhe ne, si shumė tė tjerė, duke kujtuar se ndarja e deputetėve nėpėr parti qenka bėrė pėr tė pėrkrahur ide tė ndryshme. Por koha na tregoi realitetin. Ajo na mėsoi mė vonė se tėrė ato qė ne i mėsuam dhe i dėgjuam, nuk ishin tė vėrteta dhe se programet madhėshtore ishin profka, ose mė mirė, njė grusht me hi, qė hidheshin nė sytė e shumicės. Koha na mėsoi se partitė politike tė gjertanishme nė Shqipėri janė punėra me cingla, tė lindura prej megallomanisė dhe kapriēiove. Duke u ndarė deputetėt tanė nėpėr partira nuk menduan veēse pėr veten e tyre, pėr interesat e tyre, si e si tė hipnin, njė sahat e mė parė, nė fronin ministror. Emri, programet dhe tė tjerat u bėnė se deshnin tė imitonin tė huajt, ose tė mbulonin dėshirėn e tyre tė fshehtė. Marrėdhėniet e mira tė njė deputeti me partinė shuhen porsa kėtij i shuhet shpesa e portofolit ministror. Ja pėrse nuk duhet tė habitemi se deputetėt braktisin partinė e tyre kur ajo vjen nė fuqi dhe emri i tyre nuk ndodhet nė listėn e shkėlqesive. Kjo ėshtė e vėrteta e hidhur: sot Shqipėria nuk ka parti politike, por njė grup deputetėsh qė kacafyten midis tyre pėr njė qėllim: ta zaptojnė fuqinė qeveritare. Sa pėr tė tjerat, pak interesohen baballarėt e Kombit Shqiptar. Ja pėrse populli shqiptar duhet tė ketė rezerva me tė thėnat e partive politike.

    Botuar mė 1922

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Gjergj Bubani

    “Babai im, drejtor i parė i Radio-Tiranės, u dėnua nė ‘Gjyqin Special’ dhe pas dhjetė vitesh nė Burrel, e liruan se ishte sėmurė rėndė dhe vdiq…”/ Dėshmia e redaktorit tė njohur

    Nga KLITON NESTURI

    Emri:  Capture15.jpg

Shikime: 18

Madhėsia:  35.2 KB

    Me hapin e tij tė qetė, ai hyn nė barin pranė shtėpisė dhe vjen drejt tavolinės sė tij preferuar. Si gjithmonė, Loredan Bubani ėshtė i pėrpiktė si “njė gjerman”. Me vėshtrimin e tij tė thellė dhe buzėqeshjen e ngrohtė, ai vjen drejt meje, e si takohemi pėrzemėrsisht, ulemi pranė njėri-tjetrit. Porosisim nga njė kafe dhe fėrnet “Branca” dhe nisim bisedėn, e cila, ndryshe nga herėt e tjera, do tė jetė njė intervistė.

    Cili ėshtė “trekėndėshi (i Bermudės)” i jetės sė Loredan Bubanit?

    Bubanit? (Buzėqesh) E bukur kjo pyetje!… Pėr mua, “trekėndėshi” brenda sė cilės ėshtė pėshtjellė jeta ime, ka qenė dashuria pėr familjen, miqtė dhe punėn time. Jeta ime ka qenė e lidhur pazgjidhshmėrisht me kėta tre elementė thelbėsorė.

    Ju jeni djali i Gjergj Bubanit, njė prej publicistėve mė tė spikatur tė gjysmės sė parė tė shekullit XX, drejtori i parė i Radio Tiranės, pėrkthyes dhe poet. Sa e lehtė apo sa e vėshtirė ka qenė pėr ju tė rriteshit nėn peshėn e emrit tė babait tuaj?

    Gjithmonė pėr mua ka qenė fat tė jem djali i Gjergj Bubanit. Mjafton tė pėrmendėsh dhe tė sjellėsh ndėr mend jetėn e tij, qė i pėrmendėt edhe ju, dhe ndihem krenar pėr trashėgiminė e madhe tė emrit dhe tė vlerave njerėzore qė la pas im atė. Unė kam qenė i vogėl, katėrmbėdhjetė vjeē, kur ai u nda nga jeta, dhe nuk dija shumė pėr aktivitetin e tij, por vazhdimisht ndieja respektin dhe adhurimin pėr tė, tė njerėzve qė e kishin njohur afėr.

    Dhe i dėnuar padrejtėsisht, me gjyqet e kohės ndaj intelektualėve?

    Ai ishte njė njeri i papėrkulshėm dhe kjo e bėri qė tė mos thyhej edhe kur e dėgjuan nė ‘Gjyqin Special’ tė vitit 1945, edhe kur e dėnuan me burg. I sėmurė, nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, e nxorėn, pasi kishte bėrė gati dhjetė vite dėnim, duke e lėnė nė mėshirė tė fatit, ashtu siē ndodhi edhe me shumė bashkėkohės tė tij. Deri kur mė 1954-ėn, ndėrroi jetė nė moshė shumė tė re, 55 vjeē.

    Njė emėr me peshė tė rėndė i Gjergj Bubani, si keni mundur ta pėrballoni?

    Unė e kam ndjerė peshėn e emrit tė tij edhe kur mė ėshtė dashur tė pėrballoja mjaft sakrifica nė jetė, siē kanė qenė ato tė shkollimit, diplomimit apo kur fillova punėn si mėsues nė Rrėshen, e mė pas si redaktor. Pėr kėtė kam luftuar qė tė jem mė i miri nė punėn time. Nuk ishte e lehtė tė kishe mbi vete hijen e dyshimit dhe tė persekutimit tė heshtur, qė tė ndiqte nga pas.

    Ēfarė keni marrė mė shumė nga cilėsitė e babait tuaj?

    Mendoj se unė kam marrė rigorozitetin nė punė, dashurinė pėr familjen dhe dashurinė pėr gjuhėn shqipe. Ndėrsa im vėlla, Dionisi, mori talentin e shkrimit dhe atė tė pėrkthimeve.

    Ati juaj, Gjergj Bubani, kishte njė aktivitet tė pasur si publicist, poet dhe pėrkthyes, por deri nė vitin 1990, tė pabotuar nė njė vepėr. Si ndodhi realizimi i veprės sė tij nė vitin 2007?

    Gjithmonė mė ka brejtur kureshtja e punės dhe kontributit real tė babait tim. Vazhdimisht, ai ishte rritur tek unė nė trajtėn e legjendės, prej rrėfimeve tė tė tjerėve. Duke qenė edhe nė sferėn e botimeve, mė shtynte kureshtja pėr gjetjen e korpusit dhe botimin e veprės sė tim eti. Pėr kėtė shpesh, debatonim me tim vėlla, Dionisin; ai nisur edhe nga natyra, mendonte se disa shkrime nėpėr gazeta, do tė hidhnin dritė mbi kontributin e babait tonė, ndėrsa unė, kėmbėngulja vazhdimisht pėr botimin e veprės sa mė tė plotė. Vetėm kėshtu do ta njihnim ne bijtė e tij, por edhe shqiptarėt. Ishte njė borxh qė duhet ta pėrmbushnim edhe pėr hir tė atyre qė jetojnė sot, por edhe atyre qė do tė vijnė mė pas.

    Sa i vėshtirė ka qenė realizimi i veprės sė tij?

    Ka qenė njė punė e madhe qė u bė pėr tė gjetur, mbledhur gjithēka qė ai kishte botuar, shkruar. Fillimisht, unė, sė bashku me time shoqe, Nerminin, kemi kėrkuar nė Arkivin Nacional Rumun, falė edhe ndihmės sė njė kushėrirės sonė qė jetonte nė Bukuresht. Mė besoni, nga dokumentet qė kam gjetur aty, jam befasuar nga i gjithė aktiviteti i Gjergj Bubanit, por edhe i mėrgatės shqiptare nė Rumani, kryesisht nė Konstancė dhe Bukuresht. Botime pa fund, aktivitete pa fund. Njė pasuri e jashtėzakonshme.

    Por edhe nė Shqipėri, nė shtypin e kohės kishte mjaft botime tė tij?

    Mė pas, nė Tiranė ishte njė angazhim shumė i madh nė lidhje me arkivat. Pėr kėtė, i jam falėnderues mikut tim, Halim Maloku, i cili ka qėmtuar me kujdes ēdo dokument dhe botim. Ai vinte nga Durrėsi dhe ulej me orė tė tėra nė Arkivin e Shtetit, duke mundur tė nxjerrė prej andej mjaft shkrime dhe botime tė vyera. Po ashtu, u jam mirėnjohės miqve tė mi, Ndue Zef Toma dhe Mexhit Prenēi. Pas evidentimit tė korpusit, realizuam botimin bashkė me botuesin Luan Pengili, tė cilit i jam mirėnjohės pėr realizimin dinjitoz tė veprės sė Gjergj Bubanit. Sinqerisht, jam i qetė qė tashmė shqiptarėt, mund ta njohin Gjergj Bubanin, nėpėrmjet veprės sė shkruar qė ka lėnė, publicistikė, poezi dhe pėrkthime.

    Kush ka qenė njeriu qė ju ka qėndruar mė afėr nė tė gjithė kėtė angazhim?

    Ka pasur shumė njerėz qė mė kanė qėndruar pranė nė kėtė angazhim, por njeriu kryesor qė mė ka qėndruar pranė nė jetėn time ka qenė Nermini, dashuria e jetės sime dhe bashkėshortja ime. Me tė jemi dashuruar qysh tė rinj dhe qė prej momentit tė parė nuk jemi shkėputur prej njėri-tjetrit. Kemi kaluar shumė ngjarje bashkė, mjaft vėshtirėsi, krijuam njė familje tė bukur edhe me dy fėmijėt tanė, Elėn dhe Gjergjin. Kudo kemi qenė bashkė me Nermimin.

    Ajo vinte nga familja dibrane e Jegenėve, njė familje e mrekullueshme dhe me tradita, ndėrsa unė nga njė familje nė njė farė mėnyre e goditur nga sistemi. Nuk ka qenė e lehtė tė pėrballonim vėshtirėsitė dhe sfidat e kohės. Nerminit, i ėshtė dashur qė krahas punės, tė kujdesej mė shumė pėr familjen dhe njėkohėsisht tė jetonte edhe me problemet e punės sime. I falem Nerminit, pėr gjithė pėrkushtimin dhe dashurinė qė mė ka dhuruar. Nuk e di se si do tė ishte jeta ime pa tė, por natyrisht jo kaq e bukur.

    Pėrmendėt pak mė parė Bukureshtin. Ju keni lindur nė Bukuresht dhe keni ardhur shumė i vogėl nė Shqipėri. Si e pėrjetuat rikthimin nė qytetin tuaj tė lindjes kur shkuat pėr herė tė parė?

    Po, unė kam lindur nė Bukuresht nė vitin 1939 dhe kam ardhur tre muajsh nė Shqipėri. Babai im nė atė kohė, ishte drejtori i Radio Tiranės dhe ne u shpėrngulėm kėtu. Lufta e Dytė Botėrore dhe angazhimet e babait, bėnė qė ne tė mbeteshim kėtu. Ndėrkohė, deri nė fund tė jetės sė tij, babai mbajti korrespondencė me kushėrinjtė tanė nė Bukuresht. Pėr mua Bukureshti, ishte njė legjendė, deri nė ēastin qė e shkela pas shumė vitesh, kur ra sistemi komunist. Ishte njė emocion i pa pėrshkruar, kur ecja nėpėr rrugėt e tij. Aty vizitova edhe shtėpinė tonė, tė Bubanėve, e cila ndodhet nė qendėr tė Bukureshtit dhe gjithēka qė lidhej me historinė e tim eti dhe tė familjes sime. Pėr mua ai qytet u bė dhe do tė mbetet i dashur dhe sa herė qė e kam vizituar mė pas jam ndjerė i lumtur dhe si nė shtėpinė time. Nė Bukuresht, kam edhe varrin e motrės sime, mė tė madhe se unė, tė cilėn nuk e njoha kurrė, pasi kur linda unė ajo nuk ishte mė.

    Nė rininė tuaj, ju keni qenė edhe folės nė Radio Tirana. Pėrse nuk vazhduat tė jetonit m mikrofonin e Radios?

    E vėrtetė. Nė vitin 1969, nė Televizionin Eksperimental, tek ish-Radio Tirana, u hap njė konkurs pėr folės programesh. Unė shkova dhe fitova. Jepja emisionin e lajmeve. Asokohe kemi bėrė edhe emisione me Vitori Xhaēkėn, njė nga folėset e para nė historinė e Radio Tiranės dhe mikeshė e familjes sonė. Ajo mė ndihmoi qė ta njihja mikrofonin dhe ta zotėroja plotėsisht atė. Kujtoj dhe mikun, Beqir Dėrhemi, njė ndėr kameramanėt e parė nė atė televizion. Punuam disa kohė, por mė pas ndodhi qė unė u largova prej Radios.

    Ju keni njė jetė tė tėrė pranė botimeve, fillimisht pranė Shtėpisė Botuese tė Librit Shkollor, dhe qysh prej vitit 1997 pranė shtėpisė botuese “Omsca-1”. Ēfarė ju ka shtyrė tė hyni fillimisht nė kėtė sferė dhe tė mbeteni aty pėrgjithmonė?

    Dashuria pėr gjuhėn dhe letėrsinė si edhe prirja drejt librit, mė ka shtyrė nė kėtė “sferė”, siē e quani ju. Unė fillimisht kam punuar mėsues, pas studimeve, por pastaj me angazhimin tim pranė gazetave dhe revistave, pėr problemet e gjuhės, mė emėruan nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, nė tė cilėn pėrgatiteshin tekstet pėr tė gjitha nivelet e shkollave tė Shqipėrisė, qė nga “Abetarja” e deri tek arsimi i lartė. Kemi pėrballuar njė punė tė madhe, tė jashtėzakonshme dhe ndihem i lumtur qė, kudo ku mė ėshtė kėrkuar, kam dhėnė kontributin tim.

    Cili ka qenė teksti qė ju ka lėnė mė shumė mbresa gjatė periudhės nė “Librin Shkollor”?

    Nuk mund t’i ndash. Secili prej teksteve ka bukurinė dhe vėshtirėsinė e vet. Por unė do tė veēoja pjesėmarrjen time nė grupin e punės qė u krijua pėr hartimin e “Abetares” nėn drejtimin e Profesor Kol Xhumarit, me tė cilėn mėsuan mjaft breza nė Shqipėri. Edhe sot, nga pikėpamja shkencore dhe metodologjike, kjo “Abetare” qėndron shumė lart.

    Ēfarė mendoni pėr “altertekstin” nė botimet shkollore?

    Nuk jam partizan i “altertekstit”. Mendoj se botimet shkollore duhet tė jenė unifikuara dhe tė disiplinuara, duke nisur qysh prej “Abetares”. Nė rast tė kundėrt, fėmijėt nuk do tė dinė se ēfarė tė mėsojnė dhe se si ta mėsojnė dhe ne do tė edukojmė njė brez pa bosht tė qartė. Edukimi dhe shkolla, nuk janė biznes.

    Ju njiheni si njė redaktor i rreptė, i patolerueshėm ndaj gjuhės shqipe dhe vlerave artistike. Si ka qenė pėr ju pėrballja me ambiciet dhe egoizmin e shkrimtarėve qė kanė kaluar veprat e tyre “nėn duart tuaja”?

    Nė vitin 1997, botuesi Luan Pengili, i cili sapo kishte hapur Shtėpinw Botuese “Omsca”-n, erdhi tek unė nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor, dhe mė kėrkoi qė tė punoja pėr Shtėpinė e tij Botuese. Biseduam gjatė dhe qysh nė fillim vendosėm njė marrėdhėnie mirėbesimi. Te Luan Pengili, mė pėlqeu vendosmėria e tij pėr punėn dhe hapėsira qė ai krijoi, jo vetėm mua nė punėn time, por edhe me tė gjithė stafin qė punonte. Kėshtu qė duke u ndjerė zot nė punėn time, u ndjeva sa i lirė, aq edhe i pėrgjegjshėm si gjithmonė.

    Nga eksperienca juaj, si e mendoni se duhet tė jetė marrėdhėnia botues-shkrimtar-redaktor?

    Meqenėse marrėdhėnia mes botuesit dhe shkrimtarit ėshtė marrėdhėnie mirėbesimi, edhe marrėdhėnia e shkrimtarit me redaktorin, ėshtė dhe duhet tė mbetet marrėdhėnie mirėbesimi. Kėshtu kanė qenė edhe marrėdhėniet qė kemi ndėrtuar me autorėt e ndryshėm qė kanė botuar tek “Omsca-1”, apo edhe me autorė tė tjerė qė kam bashkėpunuar. Tė gjithė duhet ta kuptojnė se, redaktori i librit, nuk ėshtė xhelati i shkrimtarit, por gardiani i mbrojtjes sė gjuhės dhe vlerave artistike, ėshtė syri i ftohtė, pa tė cilin nuk mund tė kalojė njė vepėr artistike.

    Ēfarė mendoni lidhur me pėrkthimet?

    Po kėshtu ka ndeshur edhe me pėrkthyesit. Krahas botimit tė letėrsisė shqipe, pėrkthimet e huaja, zunė njė vend tė madh nė punėn e botuesve shqiptarė, aq sa sot zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė tregun e librit. Kam pasur fatin tė redaktoj mjaft vepra tė pėrkthyera nė shqip dhe sfida ka qenė qė vepra tė tingėllojė bukur shqip, duke ruajtur origjinalitetin dhe stilin e autorit. Kam pasur fatin qė kam punuar me pėrkthyes tė mirė. Kjo ka ardhur edhe nga selektimet qė kemi bėrė me botuesin. Pėrkthimet e dobėta nuk i kemi pranuar.

    Nė sa vepra tė botuara keni vėnė firmėn tuaj si redaktor?

    Nuk i kam numėruar. Me siguri janė shumė, ndoshta me tre shifra…

    Meqė jemi te mbrojtja e gjuhės, cili ėshtė mendimi juaj pėr standardin gjuhėsor tė vendosur nė Kongresin e Drejtshkrimit nė vitin 1972?

    Absolutisht pėr mua ėshtė arritja mė e madhe nė gjuhėn shqipe. Asnjėherė nuk duhet harruar fakti se, ėshtė gjuha ajo qė bashkon kombin. Tė gjitha kombet e civilizuara kanė vendosur njė standard gjuhėsor dhe unė jam i lumtur qė edhe ne e kemi. Pėrfytyroni se si do tė ishim sot, nėse nuk do tė kishim vendosur standardin; do shkruanim dhe do flisnim ndėrmjet nesh dhe nuk do kuptoheshim. As letėrsia nuk do ishte kjo qė ėshtė sot. A janė bėrė gabime? Edhe janė bėrė. E rėndėsishme ėshtė qė gjuha ėshtė gjithmonė nė proces zhvillimi. U takon gjuhėtarėve qė tė evidentojnė dhe shkrimtarėve qė ta pasurojnė atė, edhe me trajta dialektore. Nė fund, ėshtė koha ajo qė pėrzgjedh.

    Ndryshe nga vėllai juaj, shkrimtari dhe pėrkthyesi i njohur, Dionis Bubani, ju nuk jeni pėrkushtuar shumė nė botimet artistike. Megjithatė, ju keni shkruar dhe botuar “Poku ēamarrokun”, njė libėr pėr fėmijė dhe qė mbetet i dashur pėr ēdokėnd qė e ka lexuar. Pse nuk jeni marrė mė shumė me botime?

    Letėrsia gjithmonė ka fjetur brenda meje. Letėrsia pėr mua ėshtė dashuri. Por puna ime si redaktor, nuk mė ka lėnė shumė hapėsira pėr tė shkruar. Megjithatė, jam i lumtur qė kam realizuar njė personazh si “Poku ēamarroku”, i cili mendoj se do tė mbetet nė letėrsinė shqipe pėr fėmijė. Mendoj se nuk ėshtė e rėndėsishme se sa boton, por se ēfarė lė pas. Sikur edhe njė personazh tė skalitėsh nė universin e letėrsisė, ke bėrė atė qė duhet.

    Ju keni zhvilluar njė jetė shumė tė pasur dhe plot gjurmė. A keni ndonjė peng?

    (Buzėqesh) Ndonjė peng tė vogėl edhe mund ta kem, por e rėndėsishme ėshtė qė, unė ndihem i plotė dhe i pėrmbushur me gjithēka qė realizova nė jetė, si me familjen time, ashtu edhe me miqtė dhe kontributin qė kam dhėnė pėr shoqėrinė. Fėmijėve tė mi, u lė emrin tim tė mirė dhe kujtimet qė jetojnė te ēdokush qė kam njohur.

    Memorie.al

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •