Tė gjunjėzohemi, o Flamur !

Beqir HAĒI,

Tė gjunjėzohemi, o Flamuri ynė i bukur me zhgabėn e zezė me dy krerė, se nė faqet e tua tė lėmuara, qė valėviten lehtas nė erė, mė ēdo anė e mė ēdo kėnd tė Shqipėrisė, na shohim dhe thithim frymėn e lirisė sė dėshiruar, pėr tė cilėn jemi martirizuar gjatė gjithė jetės sonė mijėvjeēare. Ti je simboli i lirisė shqiptare, i lirisė qė i siguron kėtij kombi tė vjetėr e bujar qėnien e tij si racė dhe si shtet me plot nderim e respekt pėrpara gjithė botės.
Tė gjunjėzohemi, o Flamuri ynė i shenjtė, nė kėtė ditė tė shėnuar tė festės tėnde, se ngritja jote nė Vlorė kėtu e 31 vjet mė parė, shėnon pėr ne datėn mė tė madhe tė historisė sonė kombėtare, pėrfundimin e njė rrobėrije tė zezė qindra vjeēare dhe rifillimin e njė jete tė lirė plot shpresa pėr njė tė ardhme gjithnjė mė tė lumtur. Me daljen tėnde nė dritė mori fund pėr ne njė periudhė shumė e zezė e historisė sonė, qė po na shpinte me ēape tė nxituara drejt zhdukjes dhe asgjesimit tonė si racė dhe si Komb. Ti pėrfaqėson pėr ne ditėn e shpėtimit nga rrobėrija dhe na jep sigurimin se do tė vazhdojmė kėshtu tė lirė pėr jetė tė jetėve.
Tė gjunjėzoheni, o Flamuri ynė i bukur, se ngjyrat e tua janė mė kuptimplotet pėr ne nga tė gjitha ngjyrat e flamujve tė botės: ngjyra jote flakė e kuqe tregon gjakun e mijėra dėshmorėve, qė me gaz nė buzė u ndanė nga kjo jetė pėr lirinė, nderin dhe qėnien e kombit tonė. Shqiponja e zezė me dy krerė, qė ti mban aq lavdishėm nė mes tė zemrės sė pėrgjakur, ėshtė shqiponja trime e maleve tona, mburoja e pafjetur e racės shqiptare, pėrfytyrimi mė i pėrsosur i trimėrisė legjendare tė Shqiptarit, qė kurdoherė ka luftuar si burrat pėr lirinė dhe nderin e mėmėdheut. Asnjė flamur tjetėr nė botė s'na e zė vendin tėnd. Kur s'tė shohim ty tė valosh jeta na errėsohet dhe shpirti na pėrgjysmohet. Kur nė vend tė huaj - tė hedhur nga fati - na mungon pamja jote e bukur, jemi si tė shkretė dhe tė humbur, si lypės dhe qyqarė, si fėmijė tė braktisur pa nėnė e pa atė. Jeta jonė pa ty humbet ēdo kuptim dhe ēdo shpresė, shpirti ynė nxihet mė keq se skėterra dhe vdekja na duket njėqind herė mė e ėmbėl se jeta. Oh, sa tė mjerė kanė qenė gjyshėrit tanė, o Flamur, qė kanė vdekur nė kohėn e rrobėrisė, pa tė parė Ty tė valėroje lirisht. Eshtrat e tyre nuk i ka tretur dheu deri sa morėn lajmin e bukur tė 28 Nėntorit! Por tash, shpirtėrat e tyre tė gėzuar na duket sikur vallėzojnė nė valėvitjet e palėve tė tua. Sa herė qė hedhim sytė e tė shikojmė na del pėrpara fytyra e Skėndėrbeut, me shpatėn tė zhveshur e gati pėr t'i rėnė ēdo armiku qė guxon tė tė prekė; na pėrfytyrohet Naimi i zjarrtė duke thurrur kėngė lavdie; na del para Oso Kuka qė hidhet nė erė me kullėn e barotit pėr tė mos lėshuar asnjė gur tė cakut shqiptar, na parakalojnė si nė njė film tė vazhdueshėm dėshmorėt e mėdhenj e tė vegjėl tė Kombit, tė vjetėr e tė rinj, qė u bėnė therorė pėr nderin dhe lavdimin tėnd.
Tė gjunjėzohemi, o Flamuri ynė i shenjtė, se nė palėt e tua pasqyrohet historia e lavduar e njė kombi tė madh e tė lashtė qė u shkri dhe u zvogėlua numerikisht pėr lirinė dhe vetqeverimin e tij e jo kurrė pėr tė sunduar dhe rrobėruar tė tjerė. Prandaj, edhe pse i vogėl sot ėshtė nė tė vėrtetė shumė i madh nė shpirt dhe nė zemėr. Lavdi pėr ty, o shqiponjė shqiptare qė s'e njollose krahun tėnd kurrė me pushtime tė kota tė huaja, por qėndrove gjithmonė rojtėse besnike e lirisė tėnde, mėmė e shtrenjtė e vendit dhe e bijve tė tu dhe, sa herė qė e lypi nevoja, dhe mburojė e paqes, drejtėsisė dhe e qytetėrimit.
Tė gjunjėzohemi, o Flamuri ynė i lavduar, se ti je nyja e pazgjidhshme e bashkimit tonė kombėtar. Para valėvitjes tėnde gjunjėzohen kudo qė janė tė gjithė shqiptarėt. Ti i zhduk si vesėn dielli tė gjitha ndryshimet, tė gjitha mosmarrveshjet.
Kushtrimi yt i bėn ballė ēdo pėrēarje dhe ēdo kėrcėnimi. Hija jote i zbut gjithė pasionet, i ngroh gjithė zemrat dhe i flakėron tė gjitha shpirtrat drejt idealit suprem: "Shqipėria mbi tė gjitha!".
Tė gjunjėzohemi dhe tė betohemi, o Flamuri ynė i trimėrisė, i lirisė dhe i bujarisė se asnjė bir shqiptari s'i ka dalė nė mohim ēėshtjes tėnde. Tė lidhur e tė bashkuar rreth teje ne do tė presim me durim e me trimėri ēdo fat qė tė na bjerė dhe do tė pėrballim me guxim e vetmohim ēdo rrezik tė Kombit tonė.

Botuar mė 1943