Dje kisha nje problem interesant ne pune dhe mendoj se eshte e mundur qe edhe te tjeret te hasin ne problemin e njejte. Fjala eshte per shtypjen (printimin) ne RDP ose klient te terminalit kur serveri eshte Windows 2000 server.

Zakonisht shtypesit e kycur ne kompjuterin e klientit automatikisht jan te konfiguruar edhe ne server ne momentin e kycjes ne server (login). Mirepo nese keni ndonje shtypes qe lidhet permes USB cable-it atehere zakonisht krijohet nje pseudoport (DOT4) ne kompjuterin e klientit dhe ky shtypes nuk do te jet ne dispozicion per shtypje. Kjo ndodh per arsye se vetem pajisjet e kycura ne porte te cilat fillojne me LPT, COM ose USB ridrejtohen (redirect). Per te ndryshuar kete duhet hapur regjistri (regedit) dhe te gjindet celesi:

HKEY_CURRENT_USER\Software\Microsoft\Terminal Server Client\Default\AddIns\RDPDR

Ne meny-ne "Edit" kliko ne "New" dhe zgjedhe "DWORD". Jepja emrin "FilterQueueType" dhe vleren "FFFFFFFF" (hexadecimal). Ne kycjen tjeter ne terminal te gjith shtypesit do te jene te konfiguruar (natyrisht drejtuesit duhet te ekzistojne ne server).