Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kapidan dr.Mark Gjon Marku, udheheqes i luftes per Shqipnin Etnike

    Kapidan dr.Mark Gjon Marku, udheheqes i luftes per Shqipnin Etnike

    Nue Oroshi

    Kumtese ne Akademine per te Djathten Shqiptare - Hamburg, Qershor 2004



    Pak gjenealogji

    Kur Principatat Arberore me qender ne Durres, Shkoder e Arte filluan dobesimin e tyre, kur shteti i Gjergj Kastriotit filloji te bie pas vdekjes se Gjergjit ne vitin 1468, kur Dukagjinasit u dobsuan tejmase, me depertimin e osmanllive ne viset Arberore filluan shperngulje masive dhe levizje te medha te popullates Arberore pertej viseve te Adriatikut. Por njeri nga vellezerit e Lek Dukagjinit konkretisht Pal Dukagjini me teper pelqeu shkrepat kreshtat dhe ato bjeshke te bukura te Mirdites Kreshnike dhe u vendos njehere e pergjithmone ne Gryk te Oroshit, ne ate gryke ku per pese shekuj, shqiptaret ne Mirdite qendruan me nje heroizem te papare.
    Dhe nga Pal Dukagjini rrjedh familja e Kapidan Mark Gjon Markut udheheqesit trashegimor te Krahines se Mirdites.

    Kjo gjeneologji duket kronologjikisht ne kete menyre:

    Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjini, nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I (I pare), nga Gjon Marku I rrjedh Marka Gjoni I, nga Marka Gjoni I i pare rrjedh Gjon Marku II, nga Gjon Marku II rrjedh Llesh Gjoni I.

    Me pas trungu gjeneologjik i kesaji familje arberore ndahet ne tri pjese: Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dode Lleshi.
    Nga familja e pare e Preng Lleshit qe njeherit trashegon deren e Gjon Markut sepse ishte vellai i pare rrjedhin: Dod Prenga, Nikoll Doda me vone Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda.

    Me vrasjen e Prenk Bib Dodes i cili nuk lene pasardhes, drejtimin e udheheqjes se deres se Kapidanit te Mirdites e merr barku i Lleshit te Zi ku pason kjo renditje: Mark(Mar) Lleshi, Ndue Lleshi, dhe Dod Lleshi,nga Mark(Mar) Lleshi do te rrjedh Gjon Mark(Mar) Lleshi,e nga Gjon Mark Lleshi do te rrjedhin Llesh Gjoni,Marka Gjoni, Ndue Gjoni,dhe Ded Gjoni,ndersa nga Llesh Gjoni do te rrjedh Dod Lleshi dhe Preng Lleshi, nga Marka Gjoni do te rrjedh Gjon Marka Gjoni,e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola, nga Dod Lleshi Frrok Doda e Zef Doda, nga Prenk Lleshi Nikoll Prenga, Nga Lleshi e Kola Ndoi Gjoni e Kola, ndersa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pes djem i pari kapidan dr Mark Gjon Marku, i vrare ne lufte kunder komunizmit i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhehoqi per gjasht muaj luften antikomuniste ne Mirdite dhe per 45 vjet Bllokun Kombetare Independent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrare ne lufte kunder komunizmit si dhe dy vellezerit me te vegjel Deda dhe Nikolla.

    Dhe kur shikon se te gjithe keta kapidana te Mirdites prej Pal Dukagjinit e deri ne ditet e udheheqesit te luftes per Shqiperine Etnike, Kapidan Dr Mark Gjon Markut ēdo brez u vra ne mbrojtje te atdheut, ne luftera te ndryshme.

    Japim faktet e pamohueshme: Rreth vitit 1500 Gjon Marku I ka nxjerr autonomin e Mirdites, Mark Gjoni ne vitet 1600 ka perzen agjentet e Begollit prej Mirdite, Gjon Marku i dyte ka mbete ne lufte ne rreth te Peqinit ne vitin 1775, Llesh Gjoni I ka bashkue Fandin me Mirdite dhe eshte vra prej turqve, Prenk Lleshi ka vdeke ne vitin 1815 prej plageve te marra ne lufte kunder Malit te Zi, Dod Prenka ka vdek ne Kotorre i helmuar nga turqit, Bib Doda ka vdekur ne Shkoder i helmuar prej turqeve, Prenk Bib Doda eshte vra ne afersi te Lezhes nga te shiturit qe ishin ne sherbim te sllaveve, Lleshi i Zi ne vitin 1812 ka marre Dibren tue cue Mirditen ne pese bajraqe dhe ka bashkue bashke me Mirdite edhe kater bajraqet e Lezhes tue ba Mirditen ne 12 Bajraqe. Eshte vrare prej sherbetoreve te Turqise.

    Ne lufte per mbrojtjen e dinjitetit kombetare kjo familje kapidanash ka dhene edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu ne mbrojtje te nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje jan vrare edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udheheqesi i luftes per Shqiperine Etnike, kapidan dr Mark Gjon Marku i cili u vra ne naten ne mes te 13 e 14 Qershorit 1946, dhe me vone heroikisht do te bie ne vitin 1947 edhe vellai i trete i kapidan dr Mark Gjon Markut kapidan Llesh Gjon Marku.
    Nga ky pershkrim i shkurter gjeneaologjik del se familja e Kapidanave te Mirdites prej Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku per 500 vjet ishin ne sherbime te mbrojtjes se identitetit kombetare qe u rrezikue dhe erdhi deri ne prag te shkaterrimit nga pushtuesit e ndryshem aziatik e karpatian te perkrahur nga shqipfolesit e ndryshem qe ishin te mjere shpirterisht dhe te shitur poshtersisht.

    Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kapidan dr. Mark Gjon Markut

    Ne vitin 1913 ne kullen e kapidan Gjon Marka Gjonit ne gryke te Oroshit te Mirdites u lind djali i pare te cilin e pagezuan me emrin Mark. Aty u lind nje kapidan i ri nje atdhetar i cili do te qendroje per vite te tera ne balle te luftes si dragua per Shqiperine Etnike. Marku u edukua ne frymen kombetare.
    Ai u rrit ne kullen e Kapidanave te Oroshit te Mirdites, ne kullen ku per shekuj me radhe u ruajt kanuni dhe tradita me parimet e mirenjohura Shqiptare, nder, bese e burrni.
    Marku e rriti shtatin ne shkrepat dhe malet kreshnike, te Mirdites martire ku u ballafaqua me keto virtyte te shenjta, kombetare te trasheguara brez pas brezi. Mesimet e para kapidan dr. Mark Gjon Marku i mori ne Orosh te cilet u pasuruan me vone me driten e diturise ne qytetin e lashtesise dhe kultures shqiptare, ne Shkoder.
    Por duke pare se Shqiperise i nevojteshin njerezit e shkolluar, ne vitin 1931-38 kapidan dr Mark Gjon Marku do ti vijoje studimet Univerzitare ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Romes ku edhe do ta merr titullin Doktor i Drejtesise.

    Ky bagazh diturie i kapidan dr. Mark Gjon Markut u pasurua me mesimet e tradites qe i mori ne kullen e deres se Kapidanit ne Orosh te Mirdites dhe plotesisht u kompletua ne te gjitha aspektet per ti prire Luftes Per Shqiperin Etnike.
    Miku i Kapidan dr. Mark Gjon Markut, shkrimtari dhe atdhetari profesor Ernest Koliqi ne nje shkrim botuar me rastin e 25 vjetorit te renjes heroike te Kapidan dr. Mark Gjon Markut, aji do ta vlereson ne kete menyre ”Markun e njofta kur ishte student njezetekatervjeēar, ne Rome. Me bani pershtypje qe prej takimeve te para, pjekunia e mendes se tij, nje pjekuni ku ne nje squeti natyrore, plote vetdije per poziten e vecante krahinore ne shoqnin shqiptare, shartohej pamja e gjane realistike e problemeve te kohes, prandaj edhe kuptimi i nevojes me u inkuadrue me qellime e drejtime ne jeten e pergjithshme kombetare. Kapidani i ri me moshe edhe me mendesi, ashtu mu duke ashtu edhe e tregoj veten, Mark Gjomarkaj me vone”.
    Dhe vazhdon me tutje profesor Ernest Koliqi ”Kurre ne bisedime te denduna me mue, Marku nuk sipercmonte prejardhjen e tij, nga nje dere Eprore, -Dera e Kanunit te Lek Dukagjinit, e njoftun gjithkund dhe e nderueme sidomos ne Gegni. Mua mu duk se ajo prejardhje disi e shqetesonte, ndoshta tutej se nuk do te mundte mu tregue, ne naltsin e duhun, kur ti vinte radha e prijes, si trashegimtar i kapidanave te Mirdites. Shifej qartas se ndjenjen e detyres si prijes, e kishte thelle te rranjosun ne shpirt. Ajo ndenje s’ishte per te shkak i shprazet krenije, por shtytje mu naltsue ne vepra te mbara per fis e komb.”

    Dhe nje tymnaje e zbehte filloi ta pershkrueje qiellin e kulluem te Shyqpnis. Ne kete shtrengate politike jetonte edhe Kapidan dr Mark Gjon Marku, derisa Italia me 7 Prill 1939 zbarkoi ne Shqiperi. Shqiptaret mbeten si peshku ne zall, pa kurrfare drejtimi politik, prandaj edhe pa kurrfare lidhje me njani tjetrin.
    Por Kapidan Mark Gjon Marku, qysh sa ishte ne studime ne Rome kishte krijue lidhje te ngushta me personalitete te ndryshme politike e intelektuale te emigracionit te asaj kohe dhe nuk e kishte te veshtire qe te kontaktoje me ata kur u kthyen ne Shqiperi.
    Ne radhe te pare me Mustafa Merlika Krujen e Profesor Ernest Koliqin, per te mundur te shpetohet e pamundura. Po ate vit formohet qeveria e pare me Shefqet Verlacin kryetar e profesor Ernest Koliqin minister i arsimit, i cili ne kohen e volitshme posa Kosova u bashkue me Shqiperin, shpejtoji me e fut arsimin ne ate kend te Shqiperise, mjaft te varfer ne pikepamje arsimore, i cili e krijoji Gjimnazin e Prishtines te cilin e mbushi me arsimtar shqiptare, me drejtor shqiptarin nga Kosova, profesor Rexhep Krasniqin.
    Ketu u be nje hap i madh dhe i menēur per ēeshtjen kombetare. Pa e ndale vrullin Ernest Koliqi krijoi Institutin e Studimeve Shqiptare, duke mbledhur ne gjirin e saj personalitetet me te shquara te inteligjences se kohes.
    Kendej filloj zgjimi i ndergjegjes kombetare. Mbas Qeverise se Verlacit erdhi ne fuqi Qeveria qe udhehiqej nga Mustafa Merlika Kruja, e cila u formue ne vitin 1941. Mustafa Merlika Kruja - patriot i cilesuem e intelektual i njoftur, tradicionalist i shquar, atdhetar i dalluar i cili e mbushi Kosoven me nenpunesa shqiptar.
    Minister i Arsimit ne kete periudhe ishte Xhevat Korēa i cili e perhapi arsimin ne Kosove, me shkolla te reja. Mark Gjomarku per moshen e re qe kishte 28 vjeēar, drejtonte Ministrin e Mbrendshme me nje kompetence te rralle e fitoi simpatine e te gjithe nenpunsave.
    Pasi qe ne kete kohe Kosova ishte bashkuar me Shqiperine, kapidan Mark Gjon Marku shkoi ne Kosove se bashku me koleget e tjere ne vitin 1943 me shqyrtue situaten e atjeshme, me kontaktue me nenpunsa si dhe me popullin shqiptar te Kosoves. Posa u kthye nga Kosova Kapidan Dr Mark Gjon Marku me plote entuziazem deklaroi: “PA KOSOVEN SHQIPNIA KA ME QEN GJITHMON E SAKATUME”. Dhe derisa gjaku vlonte ne zemrat e patrioteve shqiptare per indipendenc kombetare e kete iniciative e kishte filluar Mustafa Merlika Kruja me shoke.
    Mbas Mustafa Merlika Krujes erdhi ne fuqi kryeminister Maliq Bushati e Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Minister i Mbrenshem. Kjo qeveri u formue ne vitin 1943.
    Prej kendej filluan kerkesat e hapta per pavaresi shteterore, prandaj atdhetaret shqiptare arriten qe kompetencat shteterore po ate vit ti marrin ne duart e tyre ku e tere administarata shteterore u kthye ne duart e shqiptarve.
    Keshilletaret italiane nder dikasteret e ndryshme largohen, xhandarmaria e inkorporuar nen komanden e karabinierise kthehet ne polici shqiptare. Gjithashtu valonte edhe flamuri shqiptar me shqiponjen dykrenare, pa sepatat e fashizmit dhe pa stemen e shtepise Savoja. Vetem ushtria mbeti e inkuadrume ne ushtrine italiane.
    Ne fillim italianet te shtyre prej antizogistave te egersuem, filluan me arrestue zogistat, por Mark Gjon Marku kundershtoi rreptesisht, aq sa i shtrengoi italianet me lirue Lul Kurtin e Matit te shtepise se Kurt Bej Qela dhe ish deputetin Ferid Dervishin. Ne veren e vitit 1943 nje fuqi shqiptaresh mesyen Burrelin, por nuk mujten me thye rezistencen e Karabinierise. Italianet vendosen ta dergojne ushtrine per me shtrue Matin, por kapidan Mark Gjon Marku i perballoi atyre situatave duke u thene italianeve: “Po te hini ne Mat me kini kundra” e ushtria italiane u kthye mbrapsht. Nje akt krenarie e burrerie shqiptare.
    Kapidan dr Mark Gjon Marku edhe pse ishte Minister i Mbrendshem ju kishte shtrire doren edhe kundershtareve politik, aq sa me iniciativen personale nxorri prej burgut te Tiranes Zef Palin, anetar i Qendrorit te Ballit kombetar.
    Por nje rast mjaft delikat ju paraqite Kapidan Mark Gjon Markut, Minister i Mbrendshem ne vitin 1943 kur dibrani Masar Pustina largohet prej Berlinit, ku ishte dergue ne cilesine e nderlidhesit te ushtrise, por per t’ju largue arrestimit kthehet ne Tirane me qellim me shkue ne Diber, por i nevojiteshin armet.
    Duke pare se Kapidan Mark Gjon Marku eshte nje atdhetar i devotshem, Masar Pustina merr guximin dhe shkon te kapidan Mark Gjon Marku ne Ministrine e Mbrendshme dhe pasi qe i tregon qellimin e arratisjes nga Berlini kapidan Markut, i kerkoji armet per vete e shoket.
    Kapidan Mark Gjomarku u ēudit prej atij guximi te tepruem te Masar Pustines, por nuk u topit. Per nje moment kapidan Mark Gjon Marku u thellue ne kuptimin tradicional te shtepise se tij e te lidhjeve tradicionale me veriun e Shqiperis dhe i thote: ”Shko te kuestori Pandeli Papalilo. Ai ka me tu pergjigj: “Mos u tremb”. Kuestori Pandeli Papalilo, simbas urdherit te Ministrit, i dorezon armet por vetem me nje fishek. Masar Pustina kthehet ne Ministrin e Mbrendshme e mbasi e falenderon Kapidan Mark Gjon Markun i thote: ”Mire se pushket mi dhe, por pse me nje fishek?".
    E kapidani i pergjigjet ”Per mos me korit pushken”.
    Ne qofte se i hedhim nje veshtrim vrejtes historis te asaj kohe, 1939, kemi per te pa se konsekuencat kane rrjedh te padiskutushme prej regjimit te meparshem dhe se figurat e ndritura te patrioteve shqiptar si: Mustafa Merlika Kruja, Maliq Bushati, Ernest Koliqi, Xhevat Korēa, Shuk Gurakuqi, Kapidan Mark Gjomarku e te tjere, te gjetum para faktit te kryer, mbeten si zogjt ne kafaz, pa kurrfar mundesie me thane as po ajo.
    Historia ne qofte se shikohet ne prizmin e relitetit te ngjarjeve te ndodhura ne kohe dhe hapesire, atehere ajo gjithmone na transmeton fakte historike te pamohushme te koherave te kaluara, duke i paraqite edhe figura personash qe e kane ndritur historin e kombit dhe te atyre qe nuk kane lene gjurme pastertie morale e kombetare.
    Ne vitin 1944 ja mberrin ushtria gjermane e me te edhe nje grup shqiptaresh nga Kosova ne krye me atdhetarin Xhafer Deven. Kapidan dr Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se gjermanet na kishin dhurue Kosoven e jo italianet, me shkue kundra tyre do te thoshte me mohue Kosoven. Me kete bindje te thelle e te ndergjegjshme vendos dhe shkon ne Tirane me ra ne kontakt me komanden ushtarake gjermane e me te me shqyrtue probleme mjaft te nderlikueme te kohes. Atje ne Tirane eshte prit me nderime dhe gjermanet jane binde se kishin te bejne me nje personalitet politik te radhes se pare, prandaj caktuen nje bashkepunim reciprok duke i vene ne dispozicion nje batalion luftetaresh besnike prej 350 mirditas, me kusht qe mos me i perdor gjermanet ne aksione te ndryshme ushtarake.
    Me ate batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroi hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES NE TIRANE ne vitin 1943. Ky kuvend u hap me 23 tetor 1943 ne ish-pallatin e ri Mbreteror, ne rrugen Tirane-Elbasan.
    Sipas rregullave te Kuvendit Kushtetues Kombetare, ne te cilen per here te pare moren pjese perfaqesues te zgjedhur te krahinave te ndryshme shqiptare jashte kufinjeve te Shqiperis, te shkeputura padrejtesisht nga shteti ne vitin 1913, u zgjodh kryesia e perbere nga Lef Nosi kryetar, kapidan dr Mark Gjon Marku nenkryetar dhe dr Rexhep Krasniqi po ashtu nenkryetar.
    Me shkuarjen e Lef Nosit ne Keshillin e Nalt te Rexhences, ku merrnin pjese edhe Mehdi Frasheri, Pater Anton Harapi dhe Fuad Dibra dhe po te njejten dite qe duhet te zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi prej Korēes kryetar (ate e vrane pansllavistet komuniste) ndersa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte per Kosoven martire ja leshoi vendin dr Rexhep Krasniqit qe te behet Kryetar i Kuvendit kombetar Shqiptar.
    Kuvendi Kushtetues Kombetar, i cili u sigurua nga 350 mirditasve te ardhur enkas per kete ngjarje ne Tirane, mori keto vendime:
    1.Anulimi i statusit qe kishte kaluar Shqiperia gjate okupacionit italian dhe Rishpallja e Pavaresis Shteterore Shqiptare.
    2. Anulimi i kushtetutes dhe i te gjitha ligjeve te imponuara gjate okupacionit dhe kthimin e statusit ligjor te pavaresise.
    3. Edhe per kunder pranise se Ushtris Gjermane ne tokat Shqiptare u be shpallja e Neutralitetit Shqiptar.
    4. Ne mbeshtetje te kerkeses se njezeshme te perfaqesise legale te tokave shqiptare, me deputete nga te gjitha vendet e roberuara dhe ne nje atmosfere te nje entuziazmi te papershkruar u be shpallja e bashkimit ne nje shtet shqiptar.
    5.Zgjedhja e Keshillit te Nalt te Rexhences, si autoritet shtetror suprem, te perbere prej patrioteve me te shquar te kohes: Mehdi Frasheri, Pater Anton Harapi, Lef Nosi dhe Fuad Dibra.
    Por mjerisht situata filloi me u keqesue prej perparimit te partise komuniste e cila perbehej prej agjenteve te Titos, Enver Hoxha e Mehmet Shehu, me pikepamje ideologjike, marksiste dhe ushtarake.
    Kapidan Dr Mark Gjon Marku e kuptoi tragjedine qe po perplasej mbi Shqiperine dhe ne mars te vitit 1944 e krijoji GRUPIN NACIONAL INDIPENDENT, me qellim me veprue kombetarisht kundra murtajes (lengat e pasherushme) sllavo-komuniste qe kishte fillue pervlimin e fshatrave dhe qyteteve dhe me vone kur ta marrin pushtetin me kerdis popullin me vrasje e vdekje tragjike sa qe me ju dhimt edhe gurit e drurit.
    Ne fund te vitit 1944 fuqia sllavo-komuniste ju leshue me turr kunder veriut te Shqiperise. Tue shkrume deri edhe dheun e tokes dhe te zotit. Por kapidan dr Mark Gjon Markut nuk ju dridh syri. Ne ate kohe tragjike kombetare ai deklaroi: ”Une ende nuk e kam krye detyren teme ndaj atdheut. Nuk e leshoi Shqipenin dhe nuk i braktis njerezit qe me kane ndjeke me besnikeri. Do te qendroj me ta e me ta do te vdes ne malet e vendit tem”.
    Eshte interesante te ceket se si filloi lufta antikomuniste ne Mirdite kur komunistet pansllaviste tentuan qe ta pushtojne Mirditen. Me 10 Qershor 1944 Kapidan Ndue Gjon Marku ishte ne Shkoder. Kapidan Gjon Marka Gjoni e kapidan Mark GjonMarku ndodheshin ne Tirane. Kapidan Ndue Gjon Markut i vije lajmi se prej Burrelit komunistet pansllaviste kishin mberritur ne katunin Zajs te Matit, ne kufi me Seliten (Mirdite). Kapidan Ndue Gjon Marku aty per aty vendosi te dale ne Mirdite, te leshoji zerin, te beje thirrjen per tu mbledhur rreth tij e tere Mirdita ne lufte kunder antikombetarve. Kapidan Ndue GjonMarku prej Shkodres i telefonon ne Tirane vellait te tij duke i dhene hollesira dhe duke e lajmeruar per vendimin e vet. Ndersa Kapidan Dr Mark Gjon Marku i pergjigjet: ”Ndue qe sot fillon nje kthese e re politike, jo vetem per vendin tone Mirditen, por per tane Shqipnin tone. Fuqia perdhunuse komuniste na kercenon. Ajo poshtnon, dhunon, njollos gjithshka te shejt qe ka shqiptari, ndjenjat e njeriut te thjeshte, emnin e tij, vetit e tij, virtytet e pastra morale, familjen, nderin, besen, burrnin e Zotin e madh nuk e njeh per Zot e ne nuk na mbetet tjeter veēse me kundershtu me ate fuqi qe e kemi ne dispozicion. Del ne Mirdite i pari e filloja rezistences. Ne ty, sot mbeshtetet fillimi i luftes per liri e ardhmeri. T'u prift e mbara”.
    Kapidan Marku kishte nje diapazon te gjere te diturise. Ai vendosi qe se bashku me vellain e trete, kapidan Llesh Gjon Markun, ta udheheqe luften per Shqiperine Etnike, ndersa babait te ti, Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe vellait te dyte, kapidan Ndue Gjon Markut, u kishte then te dilnin ne Perendim per ti prire luftes nga jashte kunder komunizmit. Ata ishin ndare per here te fundit ne Kastrat me 27 nentor 1944. Pas kalimit ne malet e Mirdites, Kapidan dr Mark Gjon Marku kishte emeruar prijesit e ēetave te armatosura ne Mirdite me kete perberje: per Orosh: Llesh Preng Bajraktarin, Bradhosh Mark Gjoken dhe Nikoll Gjet Ndojin; per Spaē jon Dodanin dhe Gjonin e Zi; per Kushne: Ndue Bajraktarin e Pjeter Llesh Gjonin; per Biberr: Marka Jak Bajraktarin e Dod Marka Gjoken; per Fand: Marka Gjok Ndojin e Marka Biben; per Selit: Ndrec Lufin, Geg Borshin; per Rranxe: Gjon Mhillin dhe Lam Dacin; per Malesi te Lezhes: Ndue Llesh Bajraktarin dhe Kol Lushin.
    Te gjithe keta kryetar te ēetave te armatosura vepronin nen komanden e Kapidan dr Mark Gjon Markut, i cili po ashtu ishte ne nderlidhje me krahinat tjera te Veriut si dhe me udheqesit e luftes kunder komunizmit qe zhvillohej ne Kosove.
    Kapidan dr Mark Gjon Marku, pas zhvillimit te nje lufte te gjate kunder komunizmit ne malet e Shqiperise, do te bie heroikisht ne nje pyll te Perlatit me 13 Qershor 1946. Pran Markut vdiq Nikoll Perpjetri, djalosh shtatembedhjetvjeēar. Pasi qe Kapidan dr Mark Gjon Marku ishte plagosur rende, ai i urdheron shoket qe mos ta bartin me dhe u dorzon shokeve te tij te gjithe dokumentacionin qe e kishte me vete.
    Duke dashur qe mos te bie i gjalle ne duar te komunisteve, ai para se ti bie vetit me nje plumb ne balle, e vret me fuqine e fundit komandantin komunist dhe me pas veten. Keshtu me 13 Qershor te vitit 1946, plot 58 vjet me pare, ne moshen 33 vjeēare, pas nje karriere te bujshme atdhetare dhe politike do te bie ne fushen e nderit djali i pare i kapidan Gjon Marka Gjonit, kapidan dr Mark Gjon Marku.
    Me ate rast vajtuan dhe gjemuan edhe zanat e malit dhe drangojt neper te gjitha viset shqiptare ku i thuhej bukes buke e ujit uje. Por me se shumti vajtoi Shqiperia e cila ende sot e kesaj dite po i ndjen plaget e mosrealizimit te projektit te paramenduar, te perpiluar politikisht dhe ushtarakisht, nga Kapidan dr Mark Gjon Marku me shoke per nje Shqiperi te Shqiptareve per nje Shqiperi Etnike.


    Kiel (Gjermani), qershor 2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-12-2006 mė 10:49

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    kam degjuar dicka ne lidhje me Ded Gjo Lulin, ate burre qe Ismail Qemali e quajti "pushke e ngrehun per Shqiperine".....
    nese ti Qazim ke dieni per me shume, a mund te besh ndonje saktesim se c lidhje kane markagjont me Dede Gjo Lulin, i cili u vra ne vitin 1915?

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Ligji Grek i luftės dhe Shqiperia
    Nga shoku_sar nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2003, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •