Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londër-Promovohet antologjia "Lërmëni pak atdhe"

    "Lërmëni pak atdhe"

    Për të dytën herë, botohet në Londër antologjia e krijuesve në Mbretërinë e Bashkuar

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Promovimi i kësaj antologjie me përmbledhjet e krijimtarisë në formë poezish dhe tregimesh të 28 shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Angli, është zhvilluar në bibliotekën e Wood Greenit në veri të Londrës. Në një veprimtari të gjerë kushtuar festave të Nëntorit, krijuesit shqiptarë kanë bashkëbiseduar me publikun rreth krijimtarisë së tyre, duke promovuar kështu veprën e përbashkët. Autorët janë të moshave nga më të ndryshmet, duke filluar nga më e reja, 20-vjeçarja Elona Hysa e deri te më i vjetri, Sotiraq Goge, plot shtatëdhjetëvjeçar. Ka qenë suksesi i antologjisë së parë po me të njëjtin titull botuar dy vite më parë dhe mbështetja e kompanisë mediatike "Alba-Media" që nxiti publikim e vëllimit të dytë. Jo vetëm kaq, kjo nismë letrare ka shërbyer si një nxitje e mëtejshme e krijimtarisë së disa autorëve të rinj. Mësohet se katër prej pjesëmarrësve në antologjinë e vitit 2004, tashmë kanë botuar librat e tyre të parë. Është hera e dytë që nën kujdesin e zotit Petrit Kuçana, drejtor i gazetës "The Albanian", njëkohësisht themelues i shoqatës "Edith Durham", kjo antologji shikon dritën e botimit. Pa e shfletuar mirë librin gjëja e parë që të bën përshtypje është kopertina krijuar nga hija e një njeriu që nuk mbështet askund me një background resh. Ka qenë Flori Slatina, ideatori i kësaj kopertine, e cila ka dashur të përçojë te lexuesi mesazhin se hija e personit i përngjan një poeti emigrant duke menduar. Në formën e hijes mund të jetë çdokush. Ai nuk e mbështet askund, nuk ka një bazë ku qëndron, pasi emigrantët janë në lëvizje dhe ëndërrojnë për atdheun e tyre. Kurse qielli në background-in e fotos ka një karakter universal që nuk i përket vetëm këtij emigranti, por të gjithëve. Nga kjo hije duket sikur përçohet një zë në formë lutje "Lërmëni pak atdhe"…

    Kuçana, njeriu që përkujdeset ndaj fjalës shqip në dhe të huaj.

    Pas shumë përpjekjesh dhe një mundi dyvjeçar për botimin e antologjisë II, Petrit Kuçana ndihet i lehtësuar. Ka përmbushur me sukses një dëshirë jo vetëm të tijën, por të të gjithë atyre emigrantëve që krijojnë dhe nuk kanë mundësi se ku t‘i publikojnë poezitë apo tregimet. Për Kuçanën, ky botim i dytë nga ana e përzgjedhjes së autorëve ka qenë i vështirë, pasi siç pohon ai, ka pasur një numër të madh të interesuarish për t‘u përfshirë në antologjinë 2006 . Ai e shikon këtë libër në vazhdën e misionit që ka shoqata "Edith Durham" që ai drejton si një mundësi e mirë për tejçimin e gjuhës shqipe dhe pasurimin e saj. Periudha dyvjeçare në mes, që nga koha kur u botua antologjia e parë, ka shërbyer si një periudhë për të sjellë një libër më dinjitoz.

    "Jemi të lumtur që mundëm të botojmë antologjinë e dytë, e cila padyshim, është në një nivel akoma më të lartë se ajo e para", shprehet Kuçana, duke shtuar se autorëve u duhet një shkëndijë për të "shpërthyer". Për të, antologjia e parë ka shërbyer si një nxitje për pjesëmarrësit, të cilët vazhduan të shkruajnë. Sipas gazetarit Kuçana, iniciator dhe përgatitës i kësaj antologjie, ajo nuk është thjesht me një paraqitje të bukur grafike, por është tentuar që pesha artistike të jetë më me vlera. Pyetjes se çfarë ka dashur të arrijë me këtë botim të dytë ai përgjigjet: "Mërgimtarët e kanë të vështirë të gjejnë veten e tyre në mërgim. Kjo bëhet akoma më e vështirë për artistët. Duke parë që komuniteti është në një moshë relativisht të re, këtu dhe mundësia e integrimit në qarqet letrare artistike apo shkencore është e vështirë për t‘u integruar, atëherë ne menduan të shikojmë mundësitë e krijimit të një atmosfere, ku fjala shqipe të jetë prezente. Besuam se botimi i kësaj antologjie do të shërbente jo vetëm si kultivim vlerash në rastin konkret të atyre letrare, por edhe si nxitje për ata autorë, të cilët emigracioni i kishte bërë që të harrojnë se ka letërsi dhe fjalë shqipe".

    Krijimtari në anglisht

    E ndërsa dëshira për të shkruar në shqip nga më të rriturit e komunitetit shqiptar në Angli tentohet të ruhet dhe të avancohet më tej, tendenca e brezit të ri për të shkruar në anglisht është evidente. Një fakt i tillë pranohet nga Kuçana, i cili komenton duke perifrazuar një thënie të Kadaresë në Londër pak kohë më parë, se gjuha shqipe i ka të gjitha mekanizmat për t‘u përdorur e shprehur më së miri në veprat letrare nga çdo poet. Por Kuçana vetë poet, thotë se ai nuk shikon ndonjë gjë të keqe te të rinjtë shqiptarë që shkruajnë anglisht, duke theksuar se përpjekjet e shoqatës që ai drejton janë përqendruar që pikërisht këta të rinj të mos e harrojnë gjuhën shqipe dhe traditat shqiptare. "Është për të ardhur keq që këta autorë që shkruajnë në anglisht harrojnë ta përkthejnë në shqip", thotë ai.

    Pak dëshirë për të lexuar

    Të përfshirë në rutinën dhe vrullin e jetës në emigracion, shqiptarët kanë pak ose aspak kohë për të lexuar, por dëshira nuk mungon. Kuçana e pranon një fakt të tillë duke e parë në dy dimensione si krijues dhe drejtor i gazetës "The Albanian". "Fatkeqësisht, në komunitetin shqiptar, sikurse edhe në komunitetet e tjera, prirja për të lexuar nuk është e madhe për vetë kushtet ku ne jetojmë, ato të emigracionit. Letërsia për emigrantët do të ishte një luks. Megjithatë, ka një numër të konsiderueshëm nga të gjitha moshat që kanë dëshirë të lexojnë. Duhet një nxitje përmes veprimtarive të ndryshme për t‘i bërë njerëzit të lexojnë, pasi vlerat letrare janë pak të përfaqësuara brenda komunitetit. Me anë të gazetës, ne jemi përpjekur të shkojmë te lexuesi dhe jo të presim që lexuesi të vijë te ne, kurse për letërsisë ne u themi ja ku i keni vlerat ejani merrini".

    Krenari

    Botimi "Lërmëni pak Atdhe" është një përpjekje fisnike që mbart vlera për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe dhe të kujton përpjekjet e kolosit të veprave shqipe, Faik Konica, i cili i mori disa franga ari borxh mbretit Zog për të themeluar në Londër gazetën "Albania", vetëm e vetëm që fjala shqipe të forcohet e jo harrohet në dhe të huaj. Është privilegj që në vitin 2006, ku identiteti shqiptarë për shumë arsye është zbehur të kesh në dorë një antologji që përçon mall dhe ndjenjë shqiptarie. Mirënjohje të gjithë atyre që gjetën kohë, shpenzuan mundin e tyre dhe me shumë sakrifica botuan antologjinë numër II në Mbretërinë e Bashkuar.

    Krijuesit e "Lërmëni pak atdhe II"

    Alma Verria

    Aurela Morina

    Agim Shabani

    Bashkim Metaliaj

    Behar Nelaj

    Brikena Muharremi

    Brunilda Sejati

    Dritan Buna

    Dhurata Limaja

    Elona Hysa

    Emanuel Bajra

    Fatmir Terziu

    Gazmend Kryeziu

    Hyda Ismaili

    Jakup Azemi

    Kosta Qorosi

    Marsela Hoxha

    Mehmet Elshani

    Nalan Maxhuni

    Petrit Kuçana

    Sotiraq Goge

    Shpëtim Alimeta

    Tomë Gjokhilaj

    Tomor Bahja

    © Gazeta Shqip - 2006

  2. #2
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Persh Muhamed, a je mire, lodh merzit?

    Hej a eshte e vertete qe ka zyra shteterore qe kan ven ne dispozicion te holla per te gjith ata qe padisin, njerez ne te zezen?

    Kshu kemi nigju, kam ca njerez te aferm qe skan letra ka 20 kile i kan hum kur kan marr vesh kete lajm.

  3. #3
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga Homza
    Persh Muhamed, a je mire, lodh merzit?

    Hej a eshte e vertete qe ka zyra shteterore qe kan ven ne dispozicion te holla per te gjith ata qe padisin, njerez ne te zezen?

    Kshu kemi nigju, kam ca njerez te aferm qe skan letra ka 20 kile i kan hum kur kan marr vesh kete lajm.
    mire flm
    e mira ishte qe piksepari te komentoje lajmin meqenese ke qene kritik per sa i perket mos shkrimit per atktivitete pozitive.
    Nje lajm te tille e kam lexuar ne forum. Nuk kam marre vesh ndonje gje zyrtarisht. Nuk me duket cudi nese eshte marre nje nisem e tille nga Home Office.

  4. #4
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    muhamedo, te persh per cdo lajm qe shkrun persemari, bone edhe nje lajm per Topin para nje jave, ku fole per ate librin qe kishte shkru Profsori Shqiptar qe jepte mesim ne Birmingam, bravo.

    Nqs nuk e ke marr vesh ti, besoj qe osht rren shqiptaresh. Ishalla osht e tille.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Kete Petrit Kucanen e kam shok, dhe me kete rast dua ta pershendes per kontributin e tij ne promovimin e ketij libri. suksese te metejshme Petrit dhe kur te vi ne Londer do te takoj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ana-Luiza
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Postime
    1
    Urime per punen e mire qe ka bere Petrit Kucana me botimin e kesaj antologjie.

    Po hedh ketu me poshte disa krijime te ndryshme te marre nga ky liber.

    Sfidë Njerëzore

    S'e di në më besoni
    A në kam të drejt.
    Por te jësh I mire
    të shajnë.
    Të kanë zili.
    Të jesh I keq,
    të largohen,
    të shkelin.
    Të jesh I forte,
    të bejnë sehir.
    të duan ,por
    te shpërfillin.
    Te jesh I dobët,
    Varfanjak
    Të ngulçojnë përbindshëm.
    Jo,jo kurrë
    s'të falet haku.
    S'e di në më besoni
    a në kam te drejtë.
    Megjithate
    më zemer peshojeni….
    të drejten

    Bashkim Metaliaj

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  2. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  3. Londër, shqiptarët bashkë në fushat e futbollit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:19
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •