Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Dita e Çlirimit: Qeveria lë në fuqi 29 Nëntorin

    Në një nga mbledhjet e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur të mos ndryshojë ditët e festave zyrtare, ku përfshihet 28 dhe 29 Nëntori

    Protokolli parashikon se ditën e Çlirimit të Shqipërisë, duhet të kryejë homazhe edhe Kryeministri i vendit

    Shekulli

    TIRANË

    - Qeveria “Berisha” tërhiqet nga përpjekjet e saj disavjeçare për të mos festuar ditën e 29 Nëntorit, që në histori njihet si dita e Çlirimit të Shqipërisë. Ndryshe nga një vit më parë, ku përmes një vendimi, qeveria vendosi heqjen e ceremonialit zyrtar të datës 29 Nëntor, këtë vit në një nga mbledhjet e qeverisë, është vendosur që paragrafi që parashikon ceremonialin zyrtar të datës 29 Nëntor, të mos ndryshoje. Burime zyrtare nga qeveria, deklaruan dje për “Shekullin” se ceremoniali zyrtar nuk ka ndryshuar, edhe pse nuk shpjeguan qartë se çfarë ishte bërë me vendimin e një viti më parë, ku qeveria vendosi heqjen e ceremonisë zyrtare ditën e 29 Nëntorit. Pikërisht në këtë vendim, 28 Nëntori ishte përcaktuar si festa kombëtare dhe se për këtë ditë do të kishte një ceremonial të caktuar, ku në veçanti do të ishte edhe pritja që do të organizohej në mbrëmje në Pallatin e Brigadave, nga Presidenti Alfred Moisiu. Ndërkohë, data 29 Nëntor u la pushim, sepse kështu parashikohej në “Ligjin për festat zyrtare”, por në këtë ditë nuk u zhvillua asnjë ceremoni zyrtare. Pikërisht në këtë ditë, një vit më parë, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Bruksel, duke lënë pas edhe një urdhër të veçantë, që administrata të dilte në punë. Ndërsa këtë vit, qeveria ka lënë gjithçka si më parë.
    Ceremoniali
    E vetmja ndërhyrje që është bërë në ceremonialin zyrtar, është shtimi i një dite feste, që do të quhet Dita e Rinise. Ndërsa, kapitulli i VII, pika e I-rë, nuk ka ndryshuar. Në këtë pikë thuhet ndër të tjera se, “në ditët e festave zyrtare nuk punohet dhe angazhimi i organeve të shtetit në ceremoni, i jep festës një natyrë solemne”. Në festat zyrtare janë përfshirë të dyja datat, 28 Nëntori, që është Dita e Pavarësisë dhe 29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Shqipërisë, që është respektuar çdo vit nga forcat e majta, veteranët etj. Duke iu referuar pikërisht kësaj pike, duket qartë se qeveria është tërhequr, edhe pse burimet nuk sqaruan nëse kryeministri Sali Berisha, me lënien në fuqi të kësaj date, do të zhvillonte homazhe ditën e 29 Nëntorit, ashtu siç e parashikon në fakt edhe Protokolli i Shtetit.
    Protokolli
    Me rastin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës jep një pritje shtetërore, e cila organizohet në Pallatin e Brigadave më 28 Nëntor, ora 19:30. Ndërsa një ditë më pas, në bazë të Protokollit, në nderim të Dëshmorëve të Kombit, ditën e festës së Çlirimit të Shqipërisë, me 29 Nëntor të çdo viti, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Prefekti, Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Këshillit të Qarkut, si dhe organizatat e veteranëve, vendosin kurora në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ceremonia në përmendoren "Nëna Shqipëri" si zakonisht, fillon në orën 10:00 të paradites. Debati për festat e Nëntorit u ndez pas ardhjes në pushtet të demokratëve, të cilët prej vitesh, edhe gjatë kohës në opozitë, kishin respektuar vetëm një datë, atë të 28 Nëntorit, si Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit. Festimi në një ditë i të dy festave, një vit më parë, solli shumë diskutime edhe nga historianët. Ndërsa këtë vit, me një tërheqje të butë, kryeministri Sali Berisha duket se ka vendosur të mos hapë sërish debat, jo vetëm me politikën, por edhe organizatat e veteranëve, ç’ka nuk do të ishte aspak e favorshme në këtë prag fushate.

    27/11/2006

    ---------------------------------------------------------

    Bënë namin për kaq e kaq vjet për 29 Nëntorin Salixhinjtë dhe si përfundim, 29 Nëntorin lanë për ditë të çlirimit.
    Qyfyre që kanë... lol.
    Aty ku pështyjnë aty lëpijnë prapë.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    HAHAHHAHAHAHHAHAH
    HAHAHAHHAHAHAHHAHA

    Do festoni clirimin neser e ? Me falni, neser e pasneser. Per ju cdo dite eshte dite feste, dite clirimi. Po pse ankoheni ateher per jugun ? Po gazetat i pate sot e ? E humbameno, car clirimi do festoni mer. Ju jeni njerez qe nuk e meritoni clirimin perderisa e keni mendjen tek Pube-t dhe me gjujt per no i zocke. Duhen sakrifica. Se e ke fitu i her pavarsine sdo me thone se ske per ta humb nje dite.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Humdinger

    Bënë namin për kaq e kaq vjet për 29 Nëntorin Salixhinjtë dhe si përfundim, 29 Nëntorin lanë për ditë të çlirimit.
    Ne fakt s'ka vlere me u marre me 29 nandorin. "Hapi rrugen te marrit" thote nji shprehje. Mbajeni 29 nandorin ju komunistat. Tjeret s'kane cka festojne mbasi ishte nji ripushtim.

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Ne fakt s'ka vlere me u marre me 29 nandorin. "Hapi rrugen te marrit" thote nji shprehje. Mbajeni 29 nandorin ju komunistat. Tjeret s'kane cka festojne mbasi ishte nji ripushtim.
    Sa shkurt që po i bike mër ballist!!
    Nuk latë gjë pa thënë për 29 Nëndorin... thatë që kurrë nuk do ketë 29 Nëntor sepse ishte një gënjeshtër e komunistëve e të tjera paçavure të tipit që vetëm ju dini të villni dhe tani menjëherë e quajtët dhe e njohët si festën e Çlirimit nga pushtuesit dhe tradhëtarët e vendit (siç jeni ju ballistët për shëmbull).
    U desh dokumenti nga ministri gjerman që të vërtetohej se kur ishin tërhequr nga Shqipëria trupat gjermane në 1944 që ju të pranonit pa kushte 29 Nëntorin si ditë të çlirimit nga nazi-fashistët dhe TRADHËTARËT e vendit.
    Nëse nuk feston ti dhe të tjerët si ty 29 Nëntorin, kjo nuk do të thotë që nuk do festohet, por ti dhe ata si ty, do strukeni në një qoshe të shtëpisë të dëgjoni stërgjyshin ish ballist t'ju rrëfejë sesi u shkërmoqët në 29 Nëntor 1944.
    Ngushëllimet e mia.

  5. #5
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    bravo! 29 nentori eshte dita e atyre qe e deshen vendin me shume se veten. respekt e nderim per gjithe te renet.
    gjithe bota nderon veteranet e luftes boterore. mblidhni mendjen, keni aq shume armiq perreth saqe nuk mbeti te luftoni gjakun tuaj.
    Gezuar festat e Nentorit!!!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  6. #6
    MaJlInDa Maska e bregdetare
    Anëtarësuar
    23-08-2006
    Vendndodhja
    ~><kam humburr spo e di ~~><...
    Postime
    43
    Gezuar festat e 28 NenTorit ,lavdi qoft per te gjith Heronjt dhe Martiret qe dhan gjakun e tyre per Liri , qoft i pa harruar kujtimi i tyre nder shekuj ........

    GEZUAR .........
    GeZuAr...........
    ~^*Ne jet ashtu si ne art ,e bukura gjarperon me kethesa *^~

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Haha,

    Çlirim more e cfar clirimit se...

    Personalisht mendoj se 29 nandori ishte dita e pushtimit. Per fatkeqesine tone kombare gjermanet e humben luften ne Rusi e ne Europe, e eventualisht u larguen prej Ballkanit kur deshen vete, e jo se i mundi kush.

    Me 29 nandor vendi u pushtua prej komunistave qe cilet per 50 vjet me rradhe i provuen te gjitha eksperimentet jugosllave, staliniste e kineze, si servilat ma te medhenj, te gjitha ne shpine te popullit shqiptar, duke i kthy njerzit ne kafshe pune e sklleven per me zbatu projektet e cmenduna te diktatorit.

    Kurgja heroike nuk pat "lufta" per pushtet e komunistave te drejtuem prej PK Jugosllave, vecse tradhti, e vrasje per me i hape rrugen pushtetit.

    Po 29 nandori asht nji dite qe duhet perkujtu si fillimi i pushtimit ma te eger... dhe vuajtjeve te panumerta, dita kur filloi kalvari ma i veshtire.

    Festimi i 29 Nandorit asht fyemje per qinda mija shqiptare qe vuejten prej grabitjeve, dhunimeve, vrasjeve, burgjeve, e fukarallekut te tej-skajshem per 50 vjet rresht prej "clirimtareve".

    Mirpo jetojm ne demokraci e gjithkush mundet me festue ato festa qe i shkojn per zemer, sidoqofte nji parti qe pretendon me qene e djathte si PD, nuk duhet me nderue kurrsesi simbolin e pushtimit komunist. (mendimi jem).

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Sa shkurt që po i bike mër ballist!!
    Nuk latë gjë pa thënë për 29 Nëndorin... thatë që kurrë nuk do ketë 29 Nëntor sepse ishte një gënjeshtër e komunistëve e të tjera paçavure të tipit që vetëm ju dini të villni dhe tani menjëherë e quajtët dhe e njohët si festën e Çlirimit nga pushtuesit dhe tradhëtarët e vendit (siç jeni ju ballistët për shëmbull).
    U desh dokumenti nga ministri gjerman që të vërtetohej se kur ishin tërhequr nga Shqipëria trupat gjermane në 1944 që ju të pranonit pa kushte 29 Nëntorin si ditë të çlirimit nga nazi-fashistët dhe TRADHËTARËT e vendit.
    Nëse nuk feston ti dhe të tjerët si ty 29 Nëntorin, kjo nuk do të thotë që nuk do festohet, por ti dhe ata si ty, do strukeni në një qoshe të shtëpisë të dëgjoni stërgjyshin ish ballist t'ju rrëfejë sesi u shkërmoqët në 29 Nëntor 1944.
    Ngushëllimet e mia.
    Nuk jam ballist, por nejse, asht shume per trunin tand me te spjegue.
    Nuk asht dita e çlirimit prej tradhetareve, por asht dita kur nji bande kriminele TRADHETARE mori me dhune pushtetin dhe e ktheu Shqipnine ne nji kamp te madh perqendrimit.
    Festojne komunistat e mafiozet e sotem. Ne fund te fundit ç'i intereson atyne per vuejtjet e ketij popullit e krimet mbi te, aq ma shume kur u shkaktuen prej baballareve e gjyshave te tyne?!

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    shqiperia u clirua nga gjermanet:
    atehere disa Fakte te tjera:
    1-gjermanet hyne si kalimtare ne shqiperi
    2-gjermanet deklaruan se nuk do te kryenin veprime ushtarake ne token shqiptare nqse nuk do goditeshin nga forcat partizane
    3-gjermanet ishin i pari shtet qe njohu teresine territoriale te shqiperise dhe mbeshtetn idene e bashkimit kombetar
    4-vetem ne shqiperi gjermanet nenshkruan traktatin me te padegjuar te luftes se dyte boterore ate te mosngacmimit tecifuteve qe jetonin ne shqiperi
    5-gjermanet u kujdesen per venien e rregullit civil.
    pse e bene kete gjermanet kur ata mund te silleshin me egersi sepse ata qe thuajse dogjen boten nuk i ndalonte dot nje ushtri e paarmatosur e pa pervoje si partizanet e Enver trimit.
    Akoma ju me perrallat e Enverit, hani hani patate se ju ben mire dhe eshte dhe buke edhe gjelle
    PER MUA TE KISHIN NDENJUR GJRMANET E HITLERIT DERI SOT!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e kimi_te
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Postime
    100
    Gëzuar festat e Nëntorit
    Urime për të gjith Nëntërin e par dhe atë të dyt dhashtë perendia që të mbrim edhe Nëntorin e tret se atë presim ne shqiptarët e lën jashta kufijve andej nuk jam kundër që të festohet 29 Nëntori si dit e çlirimit se për ne ajo dit ishte dit robërimi...dit shkatrimi...dit coptimi..mjerimi.........
    Bashkohen popuj të ndryshëm !Pse mos bashkohemi edhe ne kur jemi një Komb

  11. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    HAHAHHAHAHAHHAHAH
    HAHAHAHHAHAHAHHAHA

    Do festoni clirimin neser e ? Me falni, neser e pasneser. Per ju cdo dite eshte dite feste, dite clirimi. Po pse ankoheni ateher per jugun ? Po gazetat i pate sot e ? E humbameno, car clirimi do festoni mer. Ju jeni njerez qe nuk e meritoni clirimin perderisa e keni mendjen tek Pube-t dhe me gjujt per no i zocke. Duhen sakrifica. Se e ke fitu i her pavarsine sdo me thone se ske per ta humb nje dite.
    Sa pith i zgjute qe je
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    29 nentori eshte dite e ZEZE ne historine e shqiperise, sepse perkon me ardhjen ne fuqi te forcave me te erreta qe ka njohur ndonjehere europa(ENVERISTET)......

    ATA NUK E C`LIRUAN SHQIPERINE...POR E FUTEN NEN NJE SUNDIM BARBAR E OBSKURANTIST.....

    ATA NUK LUFTUAN PER TI BERE SHQIPTARET NJE KOMB TE LIRE....POR LUFTUAN PER TE RROBERUAR KOMBIN....

  13. #13
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    O ju ka mbajtur Enveri o s'ju ka mbajtur njeri tjeter. AI beri Shqiperine SHTET!! Komb bukeshkale. Po ju jeni dhe rrace ciganesh se me mire te kishit Shqiperine copa-copa se sa t'ju bashkonin, God forbid, Enveristet. S'ia dini as per nder, pale. S'ka komb me mosmirenjohes se sa Shqipot. Se po na dalin dhe ca 18 vjecare ketu gjasme te persekutuar... u pika!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Leila
    O ju ka mbajtur Enveri o s'ju ka mbajtur njeri tjeter. AI beri Shqiperine SHTET!! Komb bukeshkale. Po ju jeni dhe rrace ciganesh se me mire te kishit Shqiperine copa-copa se sa t'ju bashkonin, God forbid, Enveristet. S'ia dini as per nder, pale. S'ka komb me mosmirenjohes se sa Shqipot. Se po na dalin dhe ca 18 vjecare ketu gjasme te persekutuar... u pika!
    Nuk te vjen turp qe i del BARBARIT ne mbrojtje??????????
    apo edhe prinderit e tu i kane sherbyer barbarizmit????????
    Apo po hiqesh si filozofe.....duke na thene se barbarizmi enverist krijon edhe komb....?????

    KLYSHE BARBARE.....

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Hum-ding-er

    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Në një nga mbledhjet e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur të mos ndryshojë ditët e festave zyrtare, ku përfshihet 28 dhe 29 Nëntori

    Dita e Çlirimit: Qeveria lë në fuqi 29 Nëntorin

    Protokolli parashikon se ditën e Çlirimit të Shqipërisë, duhet të kryejë homazhe edhe Kryeministri i vendit

    Shekulli

    TIRANË

    - Qeveria “Berisha” tërhiqet nga përpjekjet e saj disavjeçare për të mos festuar ditën e 29 Nëntorit, që në histori njihet si dita e Çlirimit të Shqipërisë. Ndryshe nga një vit më parë, ku përmes një vendimi, qeveria vendosi heqjen e ceremonialit zyrtar të datës 29 Nëntor, këtë vit në një nga mbledhjet e qeverisë, është vendosur që paragrafi që parashikon ceremonialin zyrtar të datës 29 Nëntor, të mos ndryshoje. Burime zyrtare nga qeveria, deklaruan dje për “Shekullin” se ceremoniali zyrtar nuk ka ndryshuar, edhe pse nuk shpjeguan qartë se çfarë ishte bërë me vendimin e një viti më parë, ku qeveria vendosi heqjen e ceremonisë zyrtare ditën e 29 Nëntorit. Pikërisht në këtë vendim, 28 Nëntori ishte përcaktuar si festa kombëtare dhe se për këtë ditë do të kishte një ceremonial të caktuar, ku në veçanti do të ishte edhe pritja që do të organizohej në mbrëmje në Pallatin e Brigadave, nga Presidenti Alfred Moisiu. Ndërkohë, data 29 Nëntor u la pushim, sepse kështu parashikohej në “Ligjin për festat zyrtare”, por në këtë ditë nuk u zhvillua asnjë ceremoni zyrtare. Pikërisht në këtë ditë, një vit më parë, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Bruksel, duke lënë pas edhe një urdhër të veçantë, që administrata të dilte në punë. Ndërsa këtë vit, qeveria ka lënë gjithçka si më parë.
    Ceremoniali
    E vetmja ndërhyrje që është bërë në ceremonialin zyrtar, është shtimi i një dite feste, që do të quhet Dita e Rinise. Ndërsa, kapitulli i VII, pika e I-rë, nuk ka ndryshuar. Në këtë pikë thuhet ndër të tjera se, “në ditët e festave zyrtare nuk punohet dhe angazhimi i organeve të shtetit në ceremoni, i jep festës një natyrë solemne”. Në festat zyrtare janë përfshirë të dyja datat, 28 Nëntori, që është Dita e Pavarësisë dhe 29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Shqipërisë, që është respektuar çdo vit nga forcat e majta, veteranët etj. Duke iu referuar pikërisht kësaj pike, duket qartë se qeveria është tërhequr, edhe pse burimet nuk sqaruan nëse kryeministri Sali Berisha, me lënien në fuqi të kësaj date, do të zhvillonte homazhe ditën e 29 Nëntorit, ashtu siç e parashikon në fakt edhe Protokolli i Shtetit.
    Protokolli
    Me rastin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës jep një pritje shtetërore, e cila organizohet në Pallatin e Brigadave më 28 Nëntor, ora 19:30. Ndërsa një ditë më pas, në bazë të Protokollit, në nderim të Dëshmorëve të Kombit, ditën e festës së Çlirimit të Shqipërisë, me 29 Nëntor të çdo viti, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Prefekti, Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Këshillit të Qarkut, si dhe organizatat e veteranëve, vendosin kurora në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ceremonia në përmendoren "Nëna Shqipëri" si zakonisht, fillon në orën 10:00 të paradites. Debati për festat e Nëntorit u ndez pas ardhjes në pushtet të demokratëve, të cilët prej vitesh, edhe gjatë kohës në opozitë, kishin respektuar vetëm një datë, atë të 28 Nëntorit, si Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit. Festimi në një ditë i të dy festave, një vit më parë, solli shumë diskutime edhe nga historianët. Ndërsa këtë vit, me një tërheqje të butë, kryeministri Sali Berisha duket se ka vendosur të mos hapë sërish debat, jo vetëm me politikën, por edhe organizatat e veteranëve, ç’ka nuk do të ishte aspak e favorshme në këtë prag fushate.

    27/11/2006

    ---------------------------------------------------------

    Bënë namin për kaq e kaq vjet për 29 Nëntorin Salixhinjtë dhe si përfundim, 29 Nëntorin lanë për ditë të çlirimit.
    Qyfyre që kanë... lol.
    Aty ku pështyjnë aty lëpijnë prapë.
    1-ESHTE SHUME E THJESHT 29 NENTORI ESHTE DITA E PUSHTIMIT!

    2- 29 NENTORI DITE CLIRIMI PER BEOGRADIN!

    3-HISTORJANI PAS-KALI MILO THOTE IKU USHTARI I FUNDIT ME 29!

    4-KU VAJTI ? NE MALE TE ZI THOTE MILO !

    5-PO NGA MALI I ZI DERI NE AUSTRI ESHTE 1300KM?

    6- TE NA THOTE PAS-KALI MILO DHE MILLOVICAT E TJERE SE SA KILOMERTA BENE

    NJE KEMBESOR NE DITE!PO NJE USHTRI NE TERHEQJE SIQE ISHTE USHTRIA

    GJERMANE!

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •