27-11-2006
Nju Jork - Ēikago 95 - 106
Pas gjashtė humbjesh radhazi, bullsave u kthehet buzėqeshja duke hedhur "knock-out" niksat. Ēikago luan njė pjesė tė parė perfekte dhe u lejon miqve vetėm 34 pikė. Ngec Stefon Marburi (0 pikė nė 19'), i fishkėllyer nė kor nga tifozėt.
Uashington - Detroit 111 - 115
Detroiti tregon se di tė fitojė edhe ndeshjet me pikė tė thella, duke shfaqur cilėsinė e duhur nė sulm kundėr Uashingtonit qė regjistron humbjen e katėrt radhazi.
Sharlotė - Majemi 93 - 102
Ekipi me sulmin mė tė dobėt nė NBA (tė paktėn nga statistikat), mė nė fund realizon njė ndeshje tė bukur, duke mundur Sharlotėn me 55% gjuajtje tė sakta nga aksioni dhe me njė Duein Uejd fantastik.
Orlando - Atlanta 98 - 79
Asnjė problem pėr Orlandon qė konfirmon momentin e mirė, duke dominuar nga minuta e parė tek e fundit. Vendimtar kontributi i lojtarėve tė stolit me plot 49 pikė.
Minesota - L.A. Klipers 104 - 96
Minesota fiton njė ndeshje qė dukej e kompromentuar, falė parcialit 21-6 nė mesin e periodės sė 4-t. Solide prova e Kevin Garnetit, por diferencėn e bėn debutuesi Rendi Foje, me 14 pikė nė periodėn e 4-t.
Dallas - Oklahoma 85 - 73
Fitorja e nėntė rresht pėr Dallasin. Oklahoma, me Stojakoviēin dhe Uestin tė dėmtuar, del nga loja vetėm pas pak minutash kur e gjen veten nė disavantazh 21-3. Shkėlqen sėrish Dirk Novicki.
Hjuston - Memfis 85 - 76
Trejsi Megredi vihet nė shėrbim tė Jao Mingut dhe tė dy bashkė i japin Hjustonit njė fitore tė lehtė. Vazhdojnė problemet pėr Memfisin, ende pa asnjė transfertė tė fituar (0-7).
Miluoki - Boston 98 - 111
Miluoki shkėlqen nė pjesėn e parė qė e mbyll me +14, por bien nė tė dytėn. Bostoni kthen lojėn falė numrave tė Pol Pirsit qė koordinon sulmin dhe finalizon saktė nė dy periodat e fundit.
Sakramento - Portland 105 - 85
Me njė pjesė tė parė tė shkėlqyer, Sakramento siguron rezultatin kundėr Portlandit. E udhėhequr nga i pėrsosuri Kevin Martin, Sakramento s'ndalet nė pjesėn e parė me 68% nga aksioni.
Golden Stejt - Utah 91 - 78
Pas tetė fitoresh radhazi vjen edhe humbja pėr Utahn qė luan tepėr keq: humbet 23 topa nė sulm dhe gjuan vetėm 32.5% nga aksioni. Pesėshja titullare prodhon pak (vetėm 30 nga 78 pikė tė shėnuara nga titullarėt), ndėrsa Golden Stejt u beson ēudive tė Mat Barnsit.
Sporti Shqiptar
Krijoni Kontakt