Lorenco: Kam mėsuar nga Maks Biaxhi!


Autori: Ergi Lubani
Data: 29/09/2010
Version Print

Lideri i kampionatit nė Moto GP: Kėtė stil pilotimi e kam arritur duke imituar Biaxhin
Njė vėshtrim pėrpara, drejt Motegit, ku tė dielėn do tė zhvillohet gara e radhės nė Moto GP, dhe njė vėshtim drejt tė shkuarės, marrėdhėniet me Maks Biaxhin dhe Valentino Rosin. Horge Lorenco ėshtė nė pjesėn vendimtare tė sezonit dhe ka dėshirė tė flasė pėr gjithēka. Tė dielėn, pas Ēmimit tė Madh tė Imolas nė Superbike, spanjolli i telefonoi kampionit tė ri Maks Biaxhi, duke i bėrė komplimente.
“Gjithmonė e kam admiruar Maks Biaxhin pėr stilin e tij tė pilotimit, i saktė nė ēdo trajektore. Kur isha fėmijė bėja tifo pėr tė dhe mendoj se kam mėsuar shumė nga Biaxhi. Dukej sikur nuk jepte maksikumin, sikur nuk sforcohej, por gjithmonė ishte i pari. Jam akoma tifoz me Biaxhin dhe shoh garat e tij,” - tha spanjolli. Horge Lorenco bėhet gati pėr garėn e Motegit me njė avantazh prej 56 pikėsh ndaj bashkėatdhetarit Daniel Pedroza.
Dani ka fituar 21 pikė ndaj Lorencos nė tri garat e fundit, duke u bazuar te fakti qė Honda duket njė shkallė mė lart se Yamaha nė kėtė fundsezon. “Dua tė fitoj titullin, - tha Lorenco. - Nuk mė interesojnė statistikat dhe krahasimet. Unė dua ta mbyll kampionatin nė vendin e parė dhe ta meritoj nė pistė titullin nė Moto GP.
Kanė mbetur edhe pesė gara nga fundi dhe do tė bėj tė pamundurėn pėr tė realizuar ėndrrėn time.” Nė fund, Lorenco flet pėr marrėdhėnien me Valentino Rosin. “Rosi nuk ėshtė as shoku im, as familja ime, as e dashura ime. Derisa do tė respektojmė njėri-tjetrin brenda dhe jashtė piste gjithēka do tė shkojė mirė. Jemi profesionistė dhe deri tani jemi sjellur si tė tillė.”