Pėr herė tė parė nė karrierėn e tij, Loris Kapirosi ka arritur tė marrė kryesimin e renditjes sė pėrgjithshme pėr pilotė tė klasit Moto Gp. Gjithashtu pėr herė tė dytė, Kapirosi ka mundur tė fitojė gjithēka nė njė fundjavė "polin", garėn dhe xhiron mė tė shpejtė tė pistės. Pėr herė tė parė kėtė gjė e ka bėrė nė pistėn e Montegit, nė sezonin e kaluar. Rezultate tė tilla kanė arritur edhe Valentino Rosi, Makoto Tamada dhe Aleks Barros.
Pėr herėt ė parė nė historinė e kategorisė mė tė madhe tė motoēiklizmit, Ducati dhe Bridgestoni kanė fituar nė pistėn e Jerezit. Ndėrkohė qė Ducati pėr herė tė dytė ka mundur tė rendisė dy pilotėt e tij nė dy vendet e para tė nisjes. Pėr herė tė parė, njė rezultat tė tillė e ka regjistruar nė vitin 2003 nė pistėn e Jerezit, ku nė vijėn e parė tė nisjes ishin Loris Kapirosi dhe Troi Beilis.
Vendi i dytė qė arriti Daniel Pedroza nė garėn e tij tė parė nė klasin Moto Gp, ka qenė njė tjetėr rekord. Pėr herė tė parė qė nga viti 1998, nė kėtė kategori, njė pilot debutues arrin tė ngjitet nė podium qė nė garėn e parė. Pikėrisht nė atė vit ka qenė Maks Biaxhi, i cili ka mundur tė fitojė nė Suzuka tė Japonisė, dhe Noriuki Haga ėshtė renditur nė vendin e tretė.
Pėr herė tė parė, firma japoneze e gomave ka mundur tė rendisė tre pilotė tė saj nė vijėn e parė tė nisjes nė klasin Moto Gp.
Pėr herė tė parė qė nga viti 1993, Honda nuk ka mundur tė rendisė asnjė motor nė vijėn e parė tė nisjes sė njė gare tė kategorisė mė tė madhe tė motoēiklizmit.
Kapirosi: U trembem temperaturave, jo Rosit...
Pas fitores sė parė qė arriti nė garėn e parė tė kėtij sezoni nė Spanjė, Loris Kapirosi pretendon tė pėrsėrisė tė njėjtin rezultat edhe nė Ēmimin e Madh tė Katarit. "Kundėrshtari ynė mė i fortė nė kėtė garė pa dyshim qė mund tė jenė kushtet klimaterike. Pėrpara dy vitesh, nė kėtė pistė temperatura ishte pothuajse 40 gradė. Megjithatė, kėtė herė do tė zhvillojmė garėn nė prill dhe jo nė tetor, kėshtu qė shpresojmė qė temperaturat tė jenė mė tė ulta. Nė garėn e parė tė Jerezit kisha gomat dhe njė motor perfekt, ndoshta nė tė njėjtėn gjendje do t'i kem edhe nė kėtė pistė. Gjithsesi, dua tė theksoj se gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė tė kem njė motor tė bilancuar," ka thėnė piloti italian i Ducatit, Loris Kapirosi. Megjithatė, tė gjithė e dinė se kjo garė nuk do tė jetė e thjeshtė pėr askėnd. Kapirosi dhe Ducati, pėrveē kushteve tė vėshtira klimaterike, duhet tė pėrballen dhe me dėshirėn e madhe tė Yamahas dhe Hondės pėr ta fituar kėtė garė. "Jam shumė optimist pėr kėtė garė, ka thėnė Marko Melandri. Jam shumė i pėrqendruar dhe i motivuar. Kam kujtime shumė tė mira nga kjo pistė dhe shpresoj tė arrij tė njėjtin rezultat qė arrita njė vit mė parė." Njė tjetėr pilot, i cili ėshtė shprehur shumė optimist nė prag tė kėsaj gare, ka qenė debutuesi i kategorisė Moto Gp, Daniel Pedroza. "Gara e parė qė zhvillova nė Jerez, mė dha shumė besim dhe kurajo. Tashmė kam arritur tė kuptoj se i kam tė gjitha mundėsitė pėr tė luftuar me pilotėt kryesorė." Pėrveē tė gjithė kėtyre pilotėve, Kapirosi duhet tė pėrballet edhe me kampionin e botės nė fuqi, Valentino Rosin. Pėr herė tė parė nė kėto pesė vitet e fundit, "Doktori" nuk ka mundur tė fitojė garėn e parė tė sezonit. "Pres me padurim tė zhvilloj garėn e Katarit. Shpresoj tė harroj sa mė shpejt rezultatin e dobėt tė garės sė parė. Gjatė testimeve tė dimrit, kur kemi testuar nė kėtė pistė, motori ėshtė paraqitur mjaft mirė. Pėr kėtė arsye tė gjithė shpresojmė tė vazhdojmė me po ato ritme. Eshtė e vėrtetė se edhe nė ato testime motori ynė kishte disa vibrime, por ato ndiheshin mė shumė nė disa kthesa qė do tė thotė se gjendja ishte e manovrueshme," ka thėnė Valentino Rosi nė prag tė provave zyrtare tė Ēmimit tė Madh tė Katarit. Njė vit mė parė ai ka qenė protagonist i njė dueli shumė tė ashpėr me bashkėkombasin e tij, Marko Melandrin. "Ajo garė pėr mua ishte mė entuziastja e tė gjithė sezonit 2005, sepse dhashė maksimumin nė tė gjitha xhirot. Gjithashtu, fakti qė ajo garė mė tėrhoqi mė shumė, ishte se edhe Melandri qe shumė nė formė dhe arriti tė mė vinte nėn presion. Shpresoj tė jetė po kaq argėtuese kjo garė edhe nė kėtė sezon. Natyrisht, do tė mė pėlqente qė nė fund tė saj tė isha unė sėrish fituesi, pasi do tė mė bėnte mirė tė harroja edhe rezultatin e garės sė Jerezit. Megjithatė, vlen pėr t'u theksuar se gara e Katarit mbetet gjithmonė njė nga mė impenjativet e kalendarit, kjo edhe pėr shkak tė temperaturave tė larta. Gjithsesi, ajo ėshtė ndėr mė tė preferuarat pėr mua," ka pėrfunduar Valentino Rosi.
Keni Roberts, mė i shpejti nė provat e lira
Nė provat e lira tė Ēmimit tė Madh tė Katarit qė janė zhvilluar dje, ka qenė amerikani Keni Roberts ai qė ka regjistruar kohėn mė tė shpejtė nė klasin Moto Gp. Pėr mė shumė, piloti amerikan ka regjistruar edhe kohėn rekord tė pistės sė Katarit, 1'56"905. Menjėherė pas tij ėshtė renditur australiani Kejsi Stoner, me kohėn 1'56"911, ndėrkohė qė nė vendin e tretė ndodhet italini i Hondės, Marko Melandri. Vetėm nė vendin e pestė ėshtė renditur Loris Kapirosi me Ducati, njė vend pėrpara Valentino Rosit dhe Yamahas.
Krijoni Kontakt