Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 104
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140

    Ish kryeministri malazez: Shqipëria përfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftës

    Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993. Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, tashmë bëhet publike. Sipas ish-kryeministit malazez, ish- Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Milloshevic vriste vëllezërit kosovarë dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci. Bullatovic ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993 të shkelë embargon dhe tu sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore të drejtuar nga Berisha. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht " Shqiponja ", pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e emargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare. Por asnjëherë nuk u pranua nga Berisha. . Materiali i meposhtem eshte marre nga revista “MAPO”

    Bulatoviç: Tirana pranoi propozimin tonë për naftën

    Presidenti i atëhershëm shqiptar të jepte përshtypjen e një zotërie të vërtetë. Me profesion kardiokirurg, i shkolluar në Paris, në kohën e një izolimi të plotë të vendit të tij (e paraqiste veten si viktime e rregjimit të mëparshëm, megjithese rruga e tij jetësore nuk e vërteton këtë), ishte i pashëm dhe i veshur në mënyrë shembullore, ai fliste në mënyre të shkëlqyeshme gjuhën frënge, të cilën e zgjodhem për konkurim. Përballë Berishëst Në sallë kishte ministra, këshilltarë, përkthyes, por në fakt, ishim vetëm ne të dy. Objektivisht ishte fjala për një takim të rëndësishëm. I pari, që pas shumë viteve të injoriumit ndërshtetëror, bile dhe armiqësive, takimi mund të kishte konsekuenca të jashtëzakonshme. Besoj se për këtë, ne të dy ishim të ndërgjegjshëm. Megjithatë, pata përshtypjen se prapa shikimit të tij depërtues fshihej padurimi për të marrë vesh arsyet e vërteta të vizitës sime. Pas frazave të zakonshme protokollare mbi rëndësinë e takimit (që e pranuam në mënyrë të dyanshme), ai e ndjeu veten të obliguar të përmendte Kosovën dhe të shprehte "shqetësimin e thellë" për situatat, të cilat, të jemi të sinqertë, që atëherë duhet të më shqetësonin edhe mua, ndersa atë ta bënin të kënaqur. Ky ishte momenti, që biseda jonë të kthehej në drejtimin që dëshiroja unë. E luta që ta kapërcenim atë temë: "Jam këtu si përfaqësues i lartë i vendit tim. Kam ardhur pas pesëdhjetë vjetësh dhe jam mirenjohës, që ai më krijoi këtë mundësi. Jam këtu të bisedojmë mbi çështjet - vazhdova unë, - rreth të cilave besoj se mund të biem dakord". Midis tyre, sidoqoftë, nuk është çështja e Kosovës dhe Metohise. Përsa i takon situatës në këtë krahinë serbe, takimi ynë nuk do të kishte ndodhur as për disa shekuj në vazhdim. Por në qoftë se jo gjithçka, të paktën mund të arrinim diçka. I tregova se gjyshja ime gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mjekuar për disa muaj një partizan të plagosur shqiptar. Kur e kam pyetur se si janë marrë vesh, sepse ajo nuk dinte shqip, ajo më kishte parë me çudi dhe më kishte thënë: "Si të mos merremi vesh kur jemi njerëz?" E kapi nënkuptimin. Kërkova që të mundohemi dhe të gjejmë atë që na bashkon, me gjithë atë humnerë që na ndan. Ma ktheu me një tregim të bukur mbi gjyshen e vet, i cili diku në grykën e Rugovës, rrinte përpara shtëpisë buzë rrugës dhe i priste udhëtarët mysafirë - shqiptarë dhe serbë - me gëzim të njellojtë, dhe me trishtimin e tij kur lufta e shkretoi këtë krahinë dhe ai u priste më kot, që të bisedonte përsëri me dikë në mënyrë njerëzore. Domethënë, nuk ishim dhe aq të largët!!

    Biseda, që i hapi rrugë... karburantit

    U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kishta nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet "perdja e hekurt", e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t'i jepet mundesia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri-tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gje më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër - të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkombëtare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, dmth derivatet aq të nevojshme për ne. "Zoti President, a kërkoni Ju, që Shqipëria të shkel sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?" më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë. "Zoti na ruajtë, - u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t'i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron psh ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështire që ta llogarisësh atë, në qoftë se nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër". E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin...Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëherëshme ekonomike në Shqipëri, nga pikpamja jonë, ishte krejtësisht shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, mbështetja e pushtetit të Presidentit Berisha, jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyre legale osë në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t'i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di. Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën. E dija që një fuqi e huaj, para së gjithash Amerika nuk do ta ndalonte të vepronte kështu. Sepse, megjithëse dukej paradoksale, shkelja në mënyre të tillë e sanksioneve ishte pikërisht në frymën e tyre. Qëllimi i kreatorëve të tyre nuk ishte që ne të mbeteshim me çdo kusht pa pikë nafte, por vetëm ta paguanim shtrenjtë dhe ta gjenim atë në mënyrë të mundimshme. Organizimi i trafikut të naftës Pala shqiptare e pranoi propozimin tonë. Që tregtia në përgjithësi të ishte e mundur, nuk ishte e mjaftueshme që organet e tyre shtetërore të lejojnë tregtinë e vogël nëpërmjet liqenit (që të mbyllnin sytë), por duhej të krijonin mundësitë. -E para, kjo do të thoshte importimi në Shqipëri i sasive shumë më të mëdha të derivateve në krahasim me të zakonshmen, dhe e dyta - shitja e tyre në pjesën veriore të vendit, nëpërmjet shpërndarësve lokale të vegjël, dhe me kohë të dealer-ave (shpërndarësve) më të mëdhenj. Nga ana jonë hapeshin shumë probleme të veçantë. Duhet të vendosej organizimi i shërbimeve shtetërore, që do të mundësonin marrjen e sasive të pritura të derivateve, por të mos lejohej edhe një lloj kaosi ekonomik. Ishte e qartë se benzina nuk ishte kruajtëse dhëmbësh, që të fshihej dhe të transportohej në xhep. Modeli, të cilin e kemi përcaktuar, meritonte të ishte i skicuar. Të paktën nga dy arse. E para, sepse besoj që ishte i suksesshëm dhe na vinte në detyrim që të mbahej mend. E dyta, që është më e rëndësishmja, se ai ishte i ndryshëm nga modeli i kontrabandes së cigareve nëpërmjet Malit të Zi (për këto do flas më vonë), i cili përcaktoi në mënyre vendimtare fatin politik dhe çdo fat tjetër të Malit të Zi - në vitet e mëvonshme deri në ditët e sotshme. Nëpërmjet Liqenit të Shkodrës (dhe në rrugët tokësore përreth), mjetet lundruese dhe të transportit tokësor kalonin pranë njësive ushtarake kufitare dhe policisë, pa u ndaluar dhe kontrolluar. Shkarkimi bëhej nga lokacionet e përcaktuara më parë, numri i të cilave duhej të ishte sa më i madh. Në një moment, ato do numëroheshin më shumë se tridhjetë. Me gjithë këto punë, merreshin private, që kishin krijuar lidhje me anën tjetër të kufirit. Faktikisht, ata ishin importuesit e naftës dhe organet shtetërore nga pikëpamja e ligjshmërisë së brendshme. "Të gjitha pagesat ishin në monedhë të huaj cash dhe derdheshin në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura ishin veçanërisht të rendësishme në periudhen e hiperinflacionit" Kështu i trajtonin. Kjo do të thotë që në vend të një "Jugopetrol"-i, patëm qindra e mijra petrole të vogla. Karakteristikat kryesore e një mënyre të tillë pune ishte mungesa e monopolit të dikujt mbi to. Cdonjeri mund të importonte derivatet e naftës dhe cdonjeri ishte i detyruar të kalonte të njëjtën procedurë të parashikuar nga ana e shtetit. Ajo karakterizohet me kontrollin e detyrueshëm në pikat e daljes së saj nga territori. Sasitë detyrimisht duhet të deklaroheshin dhe mbi këto duhet të paguhej taksa e parashikuar. Të tilla letra "të rregullta" ishin kusht për lëvizjen e lirë nëpër territorin e Jugosllavisë.

    Teksti është marrë nga kujtimet e z. Momir Bulatoviç "Pravila Cutanje, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993 ribotuar për herë të tretë nga ALFA në vitin 2004.

  2. #2
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Berisha pro sërb. Dha naftë, moli miliona dollarë

    Pendohet Bllativic, Berisha pro serb. Dha nafte, moli miliona dollare

    Data e Publikimit: 25/11/2006

    Autori i Lajmit:
    G.B.
    Tirane
    - Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993.
    Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, tashmë bëhet publike. Sipas ish-kryeministit malazez, ish- Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Milloshevic vriste vëllezërit kosovarë dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci. Bullatovic ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993 të shkelë embargon dhe tu sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore të drejtuar nga Berisha. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht " Shqiponja ", pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e emargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare. Por asnjëherë nuk u pranua nga Berisha. Tani ka ardhur koha që të zbulohen qelbësia që përcjell qeverisja e Sali Berishës ndaj vëllëzrve kosovarë që vriteshin. Komentet e mëtejshme janë të tepërta për cdo shqiptar që i lexon kujtimet e ish-kryeministrit malazez.

    Materiali i meposhtem eshte marre nga revista “MAPO”

    Bulatoviç: Tirana pranoi propozimin tonë për naftën

    Presidenti i atëhershëm shqiptar të jepte përshtypjen e një zotërie të vërtetë. Me profesion kardiokirurg, i shkolluar në Paris, në kohën e një izolimi të plotë të vendit të tij (e paraqiste veten si viktime e rregjimit të mëparshëm, megjithese rruga e tij jetësore nuk e vërteton këtë), ishte i pashëm dhe i veshur në mënyrë shembullore, ai fliste në mënyre të shkëlqyeshme gjuhën frënge, të cilën e zgjodhem për konkurim.

    Përballë Berishës

    Në sallë kishte ministra, këshilltarë, përkthyes, por në fakt, ishim vetëm ne të dy. Objektivisht ishte fjala për një takim të rëndësishëm. I pari, që pas shumë viteve të injoriumit ndërshtetëror, bile dhe armiqësive, takimi mund të kishte konsekuenca të jashtëzakonshme. Besoj se për këtë, ne të dy ishim të ndërgjegjshëm. Megjithatë, pata përshtypjen se prapa shikimit të tij depërtues fshihej padurimi për të marrë vesh arsyet e vërteta të vizitës sime. Pas frazave të zakonshme protokollare mbi rëndësinë e takimit (që e pranuam në mënyrë të dyanshme), ai e ndjeu veten të obliguar të përmendte Kosovën dhe të shprehte "shqetësimin e thellë" për situatat, të cilat, të jemi të sinqertë, që atëherë duhet të më shqetësonin edhe mua, ndersa atë ta bënin të kënaqur. Ky ishte momenti, që biseda jonë të kthehej në drejtimin që dëshiroja unë.
    E luta që ta kapërcenim atë temë: "Jam këtu si përfaqësues i lartë i vendit tim. Kam ardhur pas pesëdhjetë vjetësh dhe jam mirenjohës, që ai më krijoi këtë mundësi. Jam këtu të bisedojmë mbi çështjet - vazhdova unë, - rreth të cilave besoj se mund të biem dakord". Midis tyre, sidoqoftë, nuk është çështja e Kosovës dhe Metohise. Përsa i takon situatës në këtë krahinë serbe, takimi ynë nuk do të kishte ndodhur as për disa shekuj në vazhdim.
    Por në qoftë se jo gjithçka, të paktën mund të arrinim diçka. I tregova se gjyshja ime gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mjekuar për disa muaj një partizan të plagosur shqiptar. Kur e kam pyetur se si janë marrë vesh, sepse ajo nuk dinte shqip, ajo më kishte parë me çudi dhe më kishte thënë: "Si të mos merremi vesh kur jemi njerëz?" E kapi nënkuptimin. Kërkova që të mundohemi dhe të gjejmë atë që na bashkon, me gjithë atë humnerë që na ndan. Ma ktheu me një tregim të bukur mbi gjyshen e vet, i cili diku në grykën e Rugovës, rrinte përpara shtëpisë buzë rrugës dhe i priste udhëtarët mysafirë - shqiptarë dhe serbë - me gëzim të njellojtë, dhe me trishtimin e tij kur lufta e shkretoi këtë krahinë dhe ai u priste më kot, që të bisedonte përsëri me dikë në mënyrë njerëzore. Domethënë, nuk ishim dhe aq të largët!!

    Biseda, që i hapi rrugë... karburantit

    U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kishta nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet "perdja e hekurt", e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t'i jepet mundesia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri-tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gje më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër - të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkombëtare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, dmth derivatet aq të nevojshme për ne. "Zoti President, a kërkoni Ju, që Shqipëria të shkel sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?" më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.
    "Zoti na ruajtë, - u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t'i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron psh ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështire që ta llogarisësh atë, në qoftë se nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër". E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin...Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëherëshme ekonomike në Shqipëri, nga pikpamja jonë, ishte krejtësisht shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, mbështetja e pushtetit të Presidentit Berisha, jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyre legale osë në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t'i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di.
    Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën. E dija që një fuqi e huaj, para së gjithash Amerika nuk do ta ndalonte të vepronte kështu. Sepse, megjithëse dukej paradoksale, shkelja në mënyre të tillë e sanksioneve ishte pikërisht në frymën e tyre. Qëllimi i kreatorëve të tyre nuk ishte që ne të mbeteshim me çdo kusht pa pikë nafte, por vetëm ta paguanim shtrenjtë dhe ta gjenim atë në mënyrë të mundimshme.

    Organizimi i trafikut të naftës
    Pala shqiptare e pranoi propozimin tonë. Që tregtia në përgjithësi të ishte e mundur, nuk ishte e mjaftueshme që organet e tyre shtetërore të lejojnë tregtinë e vogël nëpërmjet liqenit (që të mbyllnin sytë), por duhej të krijonin mundësitë. -E para, kjo do të thoshte importimi në Shqipëri i sasive shumë më të mëdha të derivateve në krahasim me të zakonshmen, dhe e dyta - shitja e tyre në pjesën veriore të vendit, nëpërmjet shpërndarësve lokale të vegjël, dhe me kohë të dealer-ave (shpërndarësve) më të mëdhenj.
    Nga ana jonë hapeshin shumë probleme të veçantë. Duhet të vendosej organizimi i shërbimeve shtetërore, që do të mundësonin marrjen e sasive të pritura të derivateve, por të mos lejohej edhe një lloj kaosi ekonomik. Ishte e qartë se benzina nuk ishte kruajtëse dhëmbësh, që të fshihej dhe të transportohej në xhep. Modeli, të cilin e kemi përcaktuar, meritonte të ishte i skicuar. Të paktën nga dy arse. E para, sepse besoj që ishte i suksesshëm dhe na vinte në detyrim që të mbahej mend. E dyta, që është më e rëndësishmja, se ai ishte i ndryshëm nga modeli i kontrabandes së cigareve nëpërmjet Malit të Zi (për këto do flas më vonë), i cili përcaktoi në mënyre vendimtare fatin politik dhe çdo fat tjetër të Malit të Zi - në vitet e mëvonshme deri në ditët e sotshme. Nëpërmjet Liqenit të Shkodrës (dhe në rrugët tokësore përreth), mjetet lundruese dhe të transportit tokësor kalonin pranë njësive ushtarake kufitare dhe policisë, pa u ndaluar dhe kontrolluar. Shkarkimi bëhej nga lokacionet e përcaktuara më parë, numri i të cilave duhej të ishte sa më i madh. Në një moment, ato do numëroheshin më shumë se tridhjetë. Me gjithë këto punë, merreshin private, që kishin krijuar lidhje me anën tjetër të kufirit. Faktikisht, ata ishin importuesit e naftës dhe organet shtetërore nga pikëpamja e ligjshmërisë së brendshme.
    "Të gjitha pagesat ishin në monedhë të huaj cash dhe derdheshin në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura ishin veçanërisht të rendësishme në periudhen e hiperinflacionit"
    Kështu i trajtonin. Kjo do të thotë që në vend të një "Jugopetrol"-i, patëm qindra e mijra petrole të vogla. Karakteristikat kryesore e një mënyre të tillë pune ishte mungesa e monopolit të dikujt mbi to. Cdonjeri mund të importonte derivatet e naftës dhe cdonjeri ishte i detyruar të kalonte të njëjtën procedurë të parashikuar nga ana e shtetit. Ajo karakterizohet me kontrollin e detyrueshëm në pikat e daljes së saj nga territori. Sasitë detyrimisht duhet të deklaroheshin dhe mbi këto duhet të paguhej taksa e parashikuar. Të tilla letra "të rregullta" ishin kusht për lëvizjen e lirë nëpër territorin e Jugosllavisë.

    Teksti është marrë nga kujtimet e z. Momir Bulatoviç "Pravila Cutanje, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993 ribotuar për herë të tretë nga ALFA në vitin 2004.

    ZP
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Humdinger

    Ja shifeni Sali Berishen, ky kryeminister i tanishem qe kinse mundohet ta luftoj korrupcionin keto dite ne Shqiperine, ndersa ish president ne vitin 1993 i korruptuar ishte vete ai!

    Ja faktet e gjalla, lexojeni!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lum ti miku ne ne Kosove qysh ateher e kemi dit qe sala qka eshte kah ben dhe serbia pa i ndie pasojat e embargoas i bente edhe luftrat pikerishte ka qen klani mafioz i sales qe i ka ndihmue
    perpos tankave te policis e ushtris serbe qe benin zullum ne Kosove sala ne ate kohe eshte pergjegjes edhe per shume fiktima ne kroaci e bosne qe me naften e sales ushtria barbare serbe bente masakra
    ky eshte sala qe disa ju e quani edhe nacionalis djathtist ket mafioz
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    PS: Berisha te jape doreheqjen, lejoi kontrabanden e naftes

    Data e Publikimit: 27/11/2006

    Autori i Lajmit:
    Mo.Ro.

    Tiranë
    - Partia Socialiste, përmes nënkryetarit të grupit parlamentar Petro Koci ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Berisha. Ai ka komentuar pjesët nga libri i ish-Kryeministrit të Malit të Zi, Momir Bullatoviç, referuar takimit me Z. Sali Berisha, ish President dhe sot Kryeministër. Sipas Bullatoviç, takimi me ish-Presidentin Berisha dhe biseda për të thyer embargon e vendosur nga OKB është pasuar me transport të karburantit për Jugosllavinë në luftë. "Pohimet publike të krahut të djathtë të diktatorit të ballkanit Millosheviç, numrit 2 të ish-Jugosllavisë, Momir Bullatoviç mbi përmbajtjen e bisedimeve dhe marrëveshjen Berisha-Bullatoviç të 15 Shtatorit 1993, vërtetojnë se thyerja e embargos së vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ndaj regjimit të Millosheviçit, furnizimi me naftë nga Shqipëria për milicinë jugosllave, furnizimi me karburant i makinerisë politike ushtarake që kryente krime kundër njerëzimit dhe spastrim etnik në Bosnje dhe Kroaci, nuk qe një krim si pasojë e tolerancës dhe paaftesisë shtetërore të shprehur por krim i ideuar dhe i organizuar ndërshtetëror me përgjegjës kryesor nga pala shqipëtare ish-Presidentin Berisha. Ngritja, liçensimi dhe veprimtaria e kompanisë "Shqiponja" të PD-së vërtetojnë më tej përmasat e kësaj marrëveshjeje kriminale në aspektin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Kriminaliteti i kësaj marrëveshjeje nuk mund të justifikohet as me lidhjet familjare të Z. Berisha në Malin e Zi. Ndërkohë marrëveshja Berisha - Bullatoviç nuk është e rastit. Thirrjet e Z.Berisha për të mos firmosur marrëveshjen e Rambujesë, aspektet për destabilizim të Shqipërisë në vitet '98 -'99, deklaratat e krahut të djathtë të Berishës për pavarësi të kushtëzuar të Kosovës, tregojnë një vijueshmëri qëndrimesh të kompromentuara ndaj çështjes së Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon".

    Zëri Popullit

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Qe çohej nafte ne Jugosllavia ne kohen e luftes kjo dihet nga te gjithe!
    Mos harroni se ne 1993-in Shqiperia ishte ne nje gjendje ekonomike
    katastrofike; duhet ta kesh jetuar mbi kurriz qe te kuptosh.
    Kishim zgjedhjen te respektonim "embargon" e te vdisnim per te ngrene
    pasi asnje kompesim nuk na jepej nga OKB-ja apo Evropa (e cila edhe sot
    na mban ne karantine sikur te jemi murtaja vete) apo te fusnim valute
    ne vend me ç'do menyre.
    E quaj zgjidhjen e Z. Berisha te veshtire, limit moraliteti, po s'kishte nga t'ja
    mbante; ishim si i thone fjales me breke neper kembe; eshte e lete te gjykosh
    tani.

  7. #7
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Akoma me zerin e popullit ju?

  8. #8
    Ki moimir pallosh gjati, a di gje ai se keto memuare i lexon edhe Karlla del Ponte?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    PS: Berisha te jape doreheqjen, lejoi kontrabanden e naftes
    More keta qenkan budalla 101%.. cka i thon mor ksaj te jap dorhejqe? Apo harruan keta qe i ... ropt Shqiperis rrafsh e qiten n'dy gjunje.. duke vjedh e vra e bo cmos.. ? Harruan keta zagaret qe populli ne fund i kuptoj se kush jan keta? Si si vjen turp qe te dalin e te folin.. un sdi si kan fytyr.. kur vet e din qe Krimi jan ata dhe ata plot 10 vite kan masakru popullin dhe shqiperin e vet.. qe ka me shku edhe shum vite shqiperia ska me ardh ne vete..

    Koha e 1993 kuptojeni edhe vitin si ka qen shqiperia ne at koh , edhe pse un skam qen i madh dhe te ju jap fakte , por nga ato qe lexoj nga te tjeret dhe gazetat qe shkruajn per kete gje.. dihet boterisht.. se shqiperia ka qen vendi i dobet ne at koh dhe keto kan qen kryesore per tu bere dhe per te arrit dicka brenda..

    Lejeni cfar thon shkijet malazes.. ata nuk e bejn se po i vie keq qe Shqiperia ka Kryeminister X Personin , ata e bejn qe ta percajn popullin shqiptar dhe te behet lemsh brenda saj.. dhe kshtu edhe ju beni te mire , mos filloni te shani as ke , pasi ne koha ishte e till qe te veprohet sic ka vepruar pra Salihu..

    Merrni kujtoni Nanon.. kujtoni ato bijet qe u vran. kujtoni ata banditet qe ecnin te lire neper rruget e shqiperis me gjith politiken e ps.. ato kujtoni ju dhe falmnderoni zotit qe jeni te lire dhe shetitni te lire tani..

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #10
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

    Nuk eshte e vertete ajo qe thuhet.
    Aq nafte sa ka hyre nga shqiperi nuk do mjaftonte as me mbush makinen e kryeministrit te Jugosllavise. E verteta eshte se shqiperia ishte karrem per me mbulu rusine qe fuste nafte 99.9% . Kurse shqiperia ishte sa per me mbajt pergjegjesite.
    Cti besh, keshtu eshte politika boterore......

  11. #11
    Nuk eshte e vertete ajo qe thuhet
    Pse u kalua te kaloje aq nafte sa thua ti, e te lejohet te behej Shqiperia karrem per me mbulu rusine qe te fuste nafte 99.9%?

    Po ajo qe shkruhet, nuk eshte e vertete?

    Eshte kaluar nafte, lum den_bossi, mos kujto se nuk dihen e njihen; eshte kaluar nafte me tubaciona, me varka, me makina, e cfare ka qene e mundur.

    Mbase te kujtohet ne ate kohe kur perfaqsues te ambasades amerikane vizituan zonen e Liqenit te Shkodres, dhe i kerkuan qeverise qe te merrte masa energjike kunder atij trafiku?

    Eshte njolle, e turpi nuk duhet ngrene me buke.

  12. #12
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Pse u kalua te kaloje aq nafte sa thua ti, e te lejohet te behej Shqiperia karrem per me mbulu rusine qe te fuste nafte 99.9%?

    Po ajo qe shkruhet, nuk eshte e vertete?

    Eshte kaluar nafte, lum den_bossi, mos kujto se nuk dihen e njihen; eshte kaluar nafte me tubaciona, me varka, me makina, e cfare ka qene e mundur.

    Mbase te kujtohet ne ate kohe kur perfaqsues te ambasades amerikane vizituan zonen e Liqenit te Shkodres, dhe i kerkuan qeverise qe te merrte masa energjike kunder atij trafiku?

    Eshte njolle, e turpi nuk duhet ngrene me buke.
    Po mor mik....
    Une nga shkodra jam dhe i di mire se cfare eshte bere. E verteta eshte se nafte eshte cuar, dhe kete nuk e mohoj, por te garantoj qe aq nafte sa eshte quar nuk do mjaftonte me mbajt as vetaruat e misnistrave, e jo me te mbante nje ushtri.
    Edhe une e denoj, por e verteta eshte se shqiperia si gjithmone ne histori edhe ne kete rast ka qene gomar qe ka mbajt vetem barren, pa perfituar asgje...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    interesant keto dite nuk e kan kurdisur spiunin Koplik GSH-te e ZP-se se Ruc Edvinit.. me rastin e Naftes ..

    As kopliku vet spo vet kurdiset..

    as kryeministri i kohes Leks Meksi spo jep kontrim.utin e tije ne kte rast si beniamin i ZP-se..

    te dy duhet te flasin se cka qene kjo kontrabande.. sepse njeri ka qene minister rendi.. tjatri krieminister qe folte me gishta..

    mafia kto dite kur transmetonte ne tv -te e saje tope chanell e alsat.. lajmin e bulllatovicit qe kinse ka bere kontrat kontrabande me Saliun jepte ne ekran naftesjelles tip alasko siberie.. qe ja shëkoni juve.. si shkonte nafta.. per te ushqyer makinen serbe.. te luftes..
    paska ec me naft me bidona ajo makine..

    ne 8 vite pse priten bullatoviqin shteti socialist..

    te hetonte.. e conte ne gjyq tere kontrabandistet..
    kush e ndalonte..

    ec Duraku ec..

  14. #14
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Lum ti miku ne ne Kosove qysh ateher e kemi dit qe sala qka eshte kah ben dhe serbia pa i ndie pasojat e embargoas i bente edhe luftrat pikerishte ka qen klani mafioz i sales qe i ka ndihmue
    perpos tankave te policis e ushtris serbe qe benin zullum ne Kosove sala ne ate kohe eshte pergjegjes edhe per shume fiktima ne kroaci e bosne qe me naften e sales ushtria barbare serbe bente masakra
    ky eshte sala qe disa ju e quani edhe nacionalis djathtist ket mafioz
    Shife ca thot ky mer, Sala u ka leshu shpine UCKse e kan perdor si baz ushtarake e ky me thot Sala terrorist, ca sakrifice apo nderi tjeter duhej qe Sala te bente?

    Ikni pash Zotin se ju ka marr truni ajer, e spo dini se ca po shkruni ktu ne forum.

    Nafta qe ka shit Shqiperia ka qene me nga 200 litra ne dit, e ju tani vini dhe i beni Shqiptaret sheik nafte????

  15. #15
    As kopliku vet spo vet kurdiset..

    as kryeministri i kohes Leks Meksi spo jep kontrim.utin e tije ne kte rast si beniamin i ZP-se..

    te dy duhet te flasin se cka qene kjo kontrabande.. sepse njeri ka qene minister rendi.. tjatri krieminister qe folte me gishta..
    Perse nuk e hap ate proces qeveria sot, kush e pengon, meksa, koplikna, e gazidedna kan qen ne timon, mos ia kan mbath me ndonji balon, e dosjet nuk ka kush i kompleton?

    Po saliu pse rrin e nuk bezan, apo ka takim me metropolitin Stiljan?

  16. #16
    Berisha pranon per here te pare pas 11 vjetesh: Shkela embargon e OKB-se per Kosoven e Malin e Zi
    Nga Daniela Bonollari

    TIRANE (30 Nentor)-Pas 11 vitesh kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se ka shkelur embargon e naftes te OKB-se vendosur ndaj Ish-Jugosllavise per te ndihmuar Kosoven dhe Malin e Zi. Gjate nje konference per shtyp te Kryeministrit Sali Berisha ne seline e kryeministrise, kreut te qeverise iu drejtua nje pyetje ne lidhje me nje deklarate te Ish- Presidentit te Malit të Zi, i cili në kujtimet e tij është shprehur për një lloj marrëveshjeje të heshtur mes tij dhe Berishes për thyerjen e embargos së naftës në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

    “Nëse i riktheheni viteteve ’92-’96 do të gjeni në mënyrë të përsëritur deklaratat e mia ku unë nuk jam dakort me embargon e vendosur ndaj Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë e kam shprehur publikisht dhe nuk e kam fshehur. Unë nuk isha dakort, sepse Serbia furnizohej anije pas anijeje nga Danubi dhe, ndërsa këto vende i linte në acar, në Beograd nuk mungonte asgjë. Kjo ishte e vërteta e qendrimit tim. Këtë qendrim unë e kam shprehur publikisht dhe dhe për një qendrim, që unë e kam shprehur publikisht në atë kohë, unë kam qenë i sinqertë.

    Nuk them se nuk ka patur mospëlqime ndaj qendrimit të Shqipërisë, por në total Organizata e Kombeve të Bashkura që mbikqyrte embargon arriti në përfundimin se 96 për qind e të gjitha ngarkesave me naftë e karburante të dërguara në Serbi ishin nga vende të tjera dhe vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria. Nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje, por një qendrim i qartë i imi për këtë
    “.

    Sipas kryeministrit thyerja e kesaj embargoje kishte si qellim vetem ardhjen ne ndihme ndaj Malit te Zi dhe Kosoves. “Jam përpjekur të ndihmoj këto dy vende, por sa kanë përfituar ato nuk ishte puna ime, sepse nuk e kontrolloja unë territorin e tyre, as të Kosovës dhe as të Malit të Zi. E rëndësishme është që ajo është bërë jashtë çdo lloj interesi të njëanshëm të Shqipërisë. Nuk më dukej e drejtë që ata merrnin çdo natë anije nga Danubi, ndërsa këto mbeteshin pa ngrohje“, tha Berisha.

    (Balkanweb)
    ================================================== ============================

    Berisha ben lojra fjalesh, dhe artikulon mire dykuptimshmerine e asaj qe leshon nga goja. Nje qendrim i shkurter ne fjalet e tij nxjerrin ne pah me shume se ai deshiron te dale ne shesh, si dhe i ben me te percaktuara e te identifikuara gjerat, shkaqet dhe pasojat aq brenguese e te dhimbshme.

    Thote Berisha per ate kohe se
    unë nuk jam dakort me embargon e vendosur ndaj Kosovës dhe Malit të Zi
    Ne ato vite, Shqiperia ka pasur perfaqesi, apo jo, ne OKB, dhe zyrtarisht e ka mbeshtetur embargon, ndersa tani shprehet se nuk ka qene dakord. Mund te mos kesh qene dakord 100 here, por kjo nuk te jep liçence per te thyer embargon, sado pjeserisht qe pretendon sinqerisht Berisha, gje qe nuk eshte e vertete se e paska thyer vetem per Mal te Zi e Kosove.

    Thote Berisha se Serbise
    vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria
    Sikur kjo te kete qene faktikisht e vertet, a e ka llogaritur kush se cfare do te thote kater perqind per nje shtet me permasat e ish-Jugosllavise, dhe me nje makine ushtarake maksimalisht te angazhuar ne lufte? Po Mali i Zi nuk ishte pjese integrale e ish-Jugosllavise te atyre viteve?

    Por kjo nuk eshte e gjitha.

    Gjithashtu, Berisha pranon se nuk ka njohuri se sa kane perfituar Mali i Zi e Kosova nga kjo thyerje embargoje, dhe sa ka shkuar ne Serbi duke u shprehur
    sepse nuk e kontrolloja unë territorin e tyre
    Pyetja e bere nuk ishte se a e kontrollonte ai territorin e ish-Jugosllavise, po a e kishte shkelur embargon. Nga ana tjeter, futja e karburantit ne Mal te Zi, ne kufi dhe aq prane fronteve te luftimit ne Bosnje e gjetke, nuk kishte pse te transportohej ne Serbi, por drejt e ne furnizimin e ushtrise ish-Jugosllave qe ishte angazhuar ne luftime gjakesore e genocidale, vecanerisht ne Bosnjen kufitare me Mal te Zi.

    Gjithashtu, analiste e politikane europiane e pertej Atllantikut, paten paralajmeruar se pas konfliktit te Bosnjes do te vinte radha edhe Kosoves. Por Berisha nuk ua vinte veshin atyre sinjaleve e paralajmerimeve. Thyerja e embargos nga ana e Shqiperise ka pershpejtuar futjen e makines ushtarake serbe ne Kosove dhe qe secili e di fare mire se cfare ndodhi me 1999, aq sa u shokua e u alarmua bota, dhe Aleanca Atlantike ndermorri aktin e paprecedent, bombardimin e objekteve ushtarake ne ish-Jugosllave, dhe beri te mundur çlirimin e Kosoves.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Berisha e beri per te ndihmuar Kosoven, po sic thote pak me pas se ndihmonte dote se se kishte territorin ne dore?!

    Po ca ndihme do ti jipje kur ti ??!! e dije se si kishe ne dore ti ndihmoje?! se nafta do vente te ushtria serbe...sikur e deklaron hapur ish drejtusi Malazez.

    Keto jane lojra fjalesh.Humor i hidhur.

    Me bindes qe argumenti qe pohohej atehere nen ze, qe e bejme per pare e keto para ndihmojne ekonomine e shqiperise me probleme, pa pasur ne mendie ca behej ne ishJugosllavi.

    Ketu harohet dhe lidhja greke, e nje nga nga me te pasurit e greqise e qe kishte biznes kryesor naften, aktiv ne politiken ballkanike e me financime ne te, e ne klanet me ekstreme te saj, qe ky qe sillte naften ne shqiperi,e qe dhe ai negocioi per kete, ku pothuaj gjithe nafta qe vinte nga greqia.
    Te cilet qe nga ajo periudhe vune monopol ne importet e naftes qe vinin ne shqiperi.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  18. #18
    Iliriani shkruan:
    Ketu harohet dhe lidhja greke, e nje nga nga me te pasurit e greqise e qe kishte biznes kryesor naften, aktiv ne politiken ballkanike e me financime ne te, e ne klanet me ekstreme te saj, qe ky qe sillte naften ne shqiperi,e qe dhe ai negocioi per kete, ku pothuaj gjithe nafta qe vinte nga greqia.
    Ja pra mor Ilirian, ku na del filli, e plotesohet skenari me greket. Po kush i lejonte greket per nafte te vinin ne ate kohe e ne ate menyre, ndersa behej gjithe ajo zhurme thuajse shurdhuese per ata 5 minoritaret e futur sa per sy e faqe brenda?

    Besoj se i shikon lidhjen kauzale te ngjarjeve dhe datat perkatese, te cilat kane per autor Berishen.

  19. #19

    Ooooops, dolen tigrat (pe letre)!

    Berisha pranon per here te pare pas 11 vjetesh: Shkela embargon e OKB-se per Kosoven e Malin e Zi

    Nga Daniela Bonollari/Elona Mamushi

    TIRANE (30 Nentor)

    Ora 17:50 Thyerja e embargos, PS: Të ngrihet komision hetimor. Koci: Berisha të jape dorëheqjen

    Partia Socialiste do te kerkoje ngritjen e nje komisioni hetimor per kryeministrin Berisha pas deklarates se sotme te tij permes se ciles pranoi publikisht se ne kohen kur ka qene president ka shkelur embargon e naftes te OKB-se vendosur ndaj Ish-Jugosllavise per te ndihmuar Kosoven dhe Malin e Zi. Sekretari politik i selise roze Petro Koci kerkoi gjate nje konference per shtyp doreheqjen e Berishes. Ai e quajti tradheti kombetare thyerjen e embargos te OKB-se, pasi sipas tij ky veprim ishte pjese e marreveshjes qe ish kreu i shtetit ne vitet ’92-‘96 kishte me ish presidentin jugosllav Sllobodan Milloshevic. Koci kerkoi me tej qe kryeministri Berisha gjate seances se rradhes se parlamentit te jape sqarime rreth ceshtjes. Ne fund te deklarates se vet, zoti Koci ftoi te gjithe deputetet dhe anetaret e PD te reflektojne mbi kete ceshtje.

  20. #20
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nuk kishte si të mos e pranonte këtë hajvanllëk që ka bërë me ndërgjegje të plotë ky idiot që kemi për kryeministër.
    Ka thyer EMBARGON E VENDOSUR NGA OKB-ja... sikur kjo të ishte bërë për ndonjë shtet tjetër, ta zemë për Rumaninë apo ndonjë tjetër fqinj, nuk do kishte ndonjë problem të madh POR kur kjo embargo ishte vendosur KUNDËR Sërbisë sepse VRITESHIN kosovarët në masë dhe bota mundohej me çdo mjet të përgjuntte sërbët, ky kallash apo tru-tallash, shkon dhe i jep naftë PIKËRISHT atyre që vrisnin kosovarët.

    Si mundet ky psikopat të rrijë akoma kryeministër kur ka ndihmuar direkt sërbët në krimet e kryera në 94-95??!!

    Ku jeni ju mor kosovarë të forumit që e mbroni këtë ndyrësirë edhe tani që e shihni me sytë tuaj që kjo doli mëse e vërtetë??!!

    Çfarë akoma duhet të bëjë ky katil që të mund të besoni më në fund që votoni një katil dhe një politikan shterpë ??!!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •