Nga Turqia thirrja e Papės gjatė Meshės Shenjte kremtuar nė Efez
Paqe ndėrmjet popujve
Paqe pėr Tokėn e Shenjtė
Paqe pėr mbarė njerėzimin
(29.11.2006)
Nga Efezi, zemėr Mariane e Turqisė, Benedikti XVI i lartoi Zotit lutjen e paqes pėr Tokėn Shenjte e pėr mbarė njerėzimin. Papa solli nė Efez dashurinė dhe inkurajimin e gjithė Kishės pėr bashkėsinė e vogėl katolike tė Turqisė: rreth 30 mijė besimtarė, nė gjirin e njė popullsie prej 70 milion banorėsh, 99% myslimanė. Shenjtėrorja e vogėl e Meryem Ana Evķ , dmth e Nėnės Mari, ngrihet nė njė vend mahnitės, qė njihet me emrin Kodra e bilbilit, mbi detin Egje, nė mes tė njė pylli tė blertė qė, pėr fat tė keq, sivjet u shkatėrrua pjesėrisht nga njė zjarr i papritur. E ēuditėrisht zjarri, qė era e pėrhapi nė pyll, u ndal pikėrisht para shtėpisė ku, sipas njė tradite tė lashtė, Maria jetoi vitet e fundit tė jetės, sė bashku me Shėn Gjonin Apostull, tė cilit ia kishte besuar vetė Krishti. Kėtu sot ishin tė pranishėm katolikė tė riteve tė ndryshme: latinė, armenė, kaldej, siro-katolikė. Tė gjithė u munduan ti shprehin Papės dashurinė e tyre tė madhe, duke iu afruar sa mė pranė, duke brohoritur emrin e tij, duke e pėrshėndetur me gėzim tė jashtzakonshėm. E Benedikti XVI iu pėrgjigj me tė njėjtėn dashuri, i takoi me gjithė zemėr, u shtrėngoi duart, u bekoi fėmijėt:
Me kėtė vizitė desha tė bėj qė tė ndjehet jo vetėm dashuria e afėrsia ime shpirtėrore, por e mbarė Kishės universale pėr bashkėsinė e krishterė qė kėtu, nė Turqi, ėshtė vėrtetė e vogėl dhe pėrballon ēdo ditė jo pak sfida e vėshtirėsi.
Gjatė homelisė sė Meshės shenjte, Papa kujtoi se kėtu, nė Efez, nė vitin 431 u mbajt Koncili, qė shpalli solemnisht amėsinė hyjnore tė Marisė. E Maria ėshtė Nėna e Zotit, qė iu besua njerėzimit nga Jezusi prej lartėsisė sė Kryqit, si Nėnė e bashkimit dhe e vėllazėrimit tė gjinisė njerėzore, vėllazėrim pėr tė cilin sot, mė shumė se kurrė, ka nevojė bota. Papa i lartoi Zotit njė lutje tė posaēme pėr paqen ndėrmjet popujve:
Nga ky cep i gadishullit anatolik, urė natyrore ndėrmjet kontinenteve, lutemi pėr paqe e pajtim posaēėrisht pėr ata qė banojnė nė Tokėn tė cilėn e quajmė Shenjte si ne, tė krishterėt, ashtu edhe hebrenjtė e myslimanėt: ėshtė toka e Abrahamit, e Izakut dhe e Jakobit, e paracaktuar tė strehojė njė popull qė do tė bėhej bekim pėr tė gjithė popujt. Paqe pėr mbarė njerėzimin! U realizoftė sa mė shpejt profecia e Izaisė: Do ti kthejnė shpatat nė plorė/ e heshtat nė drapinj. Njė popull nuk do tė ngrejė mė shpatėn kundėr njė populli tjetėr,/ nuk do tė ushtrohen mė nė artin e luftės!
Papa kujtoi nė vijim, moton e kėtij shtegtimi apostolik: Ai, Krishti, ėshtė paqja jonė. Jezusi jo vetėm solli paqen, por ėshtė Ai vetė paqja jonė. Krishti ėshtė hir, ėshtė forcė qė e shndėrron njeriun e botėn, duke shembur muret qė ndajnė, pėr ta bėrė njerėzimin njė famije tė vetme. Benedikti XVI iu drejtua edhe njė herė posaēėrisht grigjės sė vogėl tė Krishtit, qė jeton nė kėtė komb, dhe e nxiti tė vijojė rrugėn e saj me besim, gjithnjė e bashkuar, duke kėnduar, sė bashku me Marinė, kėngėn Magnificat, qė madhėron Zotin:
Ta kėndojmė me gėzim, edhe kur kalojmė vėshtirėsi e rreziqe, siē tregon dėshmia e bukur e meshtarit romak, don Andrea Santoro, qė mė pėlqen ta kujtoj edhe nė kėtė kremtim. Maria na mėson se burimi i gėzimit tonė dhe mbėshtetja jonė e vetme ėshtė Krishti, e na pėrsėrit fjalėt e Tij: Mos kini frikė, Unė jam me ju!. Ne i besojmė krahut tė tij tė pushtetshėm. E Ti, Nėnė e Kishės, na shoqėro gjithnjė nė udhėn tonė! Shenjtja Mari, Nėna e Tėnzot, lutu pėr ne! Aziz Meryem Mesihin Annesi iēin Dua et
.Po vijojmė me etapėn tjetėr tė shtegtimit, atė tė Stambollit, me vlerė tė dyfishtė ekumenike dhe ndėrfetare, nė tė cilėn pamjet e Efezit u zevendėsuan me pamjet e Stambollit. Qyteti i Bosforit ishte sot pasdite teatėr i takimit tė shumpritur tė Benediktit XVI me Patrikun Ekumenik Ortodoks Bartolomeun I. Kujtojmė se nė Turqi katolikėt kanė tė pėrbashkėt me Kishėn ortodokse, nevojėn qė tu krijohen kushte mė tė pėrshtatshme pėr dėshminė e tyre fetare.
Krijoni Kontakt