Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 78 prej 78
  1. #61
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Natyrisht qe nuk kam kohe te shume informohem nga te gjitha subjektet dhe kete nuk me vjen turp ta pranoj sepse kjo eshte e njejte per te gjithe por nuk eshte mekat nese jap nje mendim timin edhe ketu, si thua?
    Sa per librin, une sapo shoh mbi te, te shtypur New York Times, me ze migrena dhe ku je pastaj te marresh nje lume ilacesh. Nese ka organ mediatik qe te ben fshirje truri, ky organ eshte.
    Megjithate faleminderit per rekomandimin dhe te them tani qe une me shume nxitim do te interesohem per kete liber qe do e lexoj me nje fryme dhe pastaj tema per te debatuar ketu eshte, nuk iken.

  2. #62
    New York Times ka shkruar review per librin. Clidhje ka organi mediatik ne kete rast?

    Dhe mendimin normal qe se ndalon njeri po tjeter eshte mendimi dhe tjeter eshte 'kompetenca' e atij mendimmi kur nuk ke informacionin e duhur. Kjo eshte pika qe une insistoj dhe perpiqem te shpjegoj gjithmone ne keto tema. Sjane tema ku thjesht shkruan dy rrjeshta dhe je ne rregull. Po nuk pate njohuri te marresh pjese aktive atehere me mire te kalohet ne nivelin e leximit sepse dhe kjo ne vetvete perben nje marrje informacioni (per me teper falas). Nderkohe, lexo librin dhe flasim. Mund te kerkosh online per Hoagland qe te kesh nje fare dijenije me shume per punen e tij.

  3. #63
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    E vertet apo jo ?

    Darius te me falesh por kete video me fjal sdi si ta shprehi.

    http://www.magjistari.com/index.php?...id=498&lang=en

    Ndoshta ka tem si kjo , nese po ateher bashkoje . Flm

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Shume e bukur, ne fakt egziston nje teme e tille ku flitet per misionin ne hene. Po nuk kisha degjuar ndonjehere per piramida ne hene, po nese ato jane ne mars pse mos te jene edhe ne hene?

    Sa per ato vizatimet e refuzuara nga nasa, tek filmi i kubrick 'a space odyssey' ata gjejne nje monolit ne hene, si nje deshmi qe dikush e ka lene ate aty, dhe kubrick meqe supozohet se ka qene regjozori i filmimeve false te uljes ne hene me siguri duhet te kete ditur diçka.

  5. #65
    Nese doni me te vertete te mesoni me shume per te gjitha misionet e NASA-s perfshi ketu shume nga misteret jo vetem ne Hene po dhe Mars atehere lexoni librin e Richard Hoagland qe me ne fund mbas kaq vjetesh qe ka dale, eshte futur dhe ne scribt. Eshte nje lexim qe ja vlen cdo sekonde te shpenzuar per te. Mbas perfundimit te ketij libri do dini shume me teper se pothuajse cdo video e postuar sot ne internet






    Ketu keni lidhjen e librit ku dhe mund ta shkarkoni ne pdf. E falenderoj nga zemra ate person qe e ka postuar pasi eshte gjeja me e vlefshme qe mund ti jepet nje lexuesi te interesuar.

    - Dark Mission - The Secret History of NASA (2007)

  6. #66
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nese doni me te vertete te mesoni me shume per te gjitha misionet e NASA-s perfshi ketu shume nga misteret jo vetem ne Hene po dhe Mars atehere lexoni librin e Richard Hoagland qe me ne fund mbas kaq vjetesh qe ka dale, eshte futur dhe ne scribt. Eshte nje lexim qe ja vlen cdo sekonde te shpenzuar per te. Mbas perfundimit te ketij libri do dini shume me teper se pothuajse cdo video e postuar sot ne internet






    Ketu keni lidhjen e librit ku dhe mund ta shkarkoni ne pdf. E falenderoj nga zemra ate person qe e ka postuar pasi eshte gjeja me e vlefshme qe mund ti jepet nje lexuesi te interesuar.

    - Dark Mission - The Secret History of NASA (2007)
    Ja hodha nje sy shpejte e shpejte , dhe me ra ne sy nje gje shume interesante , logo e Apollo 13 dhe logo e Orionit .

    Pra a ka arrit vertet njeriu te vizitoje yjet ??

  7. #67

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e slogan
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    I humbur diku!
    Postime
    106
    Teknologjia e viteve 60' nuk mendoj se kishte aq shume zhvillim sa qe te arrihej ne hene. Mendoj qe ky "Trillim" u be per shkak te rivalitetit me shtetet e tjera.
    Po zonjë, jam i dehur, por në mëngjes do të jem përsëri mirë, ndërsa ti do të jesh akoma e shëmtuar

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e shadow01
    Anëtarësuar
    02-02-2011
    Postime
    3
    Po ne gjuhen shqipe a gjindet ky liber?

  10. #70

  11. #71
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    E pabesueshme qe ka kaq shume skeptik ne pyetjen "Ka qene njeriu ne Hene" . edhe me e cuditshme eshte shumica e ketyre njerezve nuk di qe kane qene edhe 6 misione te tjera (11,12,14,15,16,17) e jo nje.Keto njerez jane imun ndaj cdo argumenti shkencor e asgje nuk mund ti lekund ne qendrimet e tyre.

    Nasa disponon me 32.000 foto te misioneve Apollo ne te cilet mund lirshem sa te doje qejfi ti analizosh vertetesine e tyre.Shumica e ketyre fotove gjindet ne librin "Full Moon" shtepia botuese Random House te GB.E pamunder eshte qe te falsifikohen tere ato foto e sidomos per ate kohe qe jane bere vitet 60-70 .Ne vertetesine e tyre dyshojne pseudo shkencetaret te cileve nuk i intereson asgje tjeter vetem ate qe ja thot koka e vete .
    Nje pjese e ketyre skeptikeve jane aq fanatik qe edhe neqoftese Nasa do ti bente nder e ti conte ne Hene -nuk do besonin.

    Shumica e "fakteve" qe i sjellin ketu keto njerez qe nuk besojne eshte fryt i paditurise elementare te tyre per kushtet qe mbreterojne ne Hene .Keto fakte munde ti hudh poshte edhe nje student mesatar i vitit te pare ne Fizike p.sh.pluhuri,flamuri ne hene,dyshime per levizjen e astronauteve,xhirimet ne hene ,radijacioni.etj

    Per mua ,me interesant eshte argumenti i tyre me Yjet -"si nuk shihen yjet kur qielli eshte i erret".Ate qe dielli shkelqen me tere fuqin dhe gjindemi ne anen e ndritur te Henes nuk ka lidhje per to.Edhe une beje foto diten ne natyre por nuk dalin yjet ne foto,cudi apo yjet nuk egzistojne

    tung
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  12. #72
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Nasa disponon me 32.000 foto te misioneve Apollo ne te cilet mund lirshem sa te doje qejfi ti analizosh vertetesine e tyre.Shumica e ketyre fotove gjindet ne librin "Full Moon" shtepia botuese Random House te GB.E pamunder eshte qe te falsifikohen tere ato foto e sidomos per ate kohe qe jane bere vitet 60-70 .Ne vertetesine e tyre dyshojne pseudo shkencetaret te cileve nuk i intereson asgje tjeter vetem ate qe ja thot koka e vete .
    Ne fakt disponimi i 32.000 fotove te misioneve nga ana e NASA-s eshte argument shume bindes Edhe falsifikimi i tyre ne vitet 60-70 sipas teje ka qene i pamundur sic ishte i pamundur dhe alterimi i fotove te Viking ne Mars. E sidomos NASA me ndershmerine e saj e ka te pamundur te ndryshoje fotot qe filtrohen ne Malin Space Science Systems (kur kjo e fundit i nxjerr ato 6 muaj mbas perfundimit te misionit).

    Shumica e "fakteve" qe i sjellin ketu keto njerez qe nuk besojne eshte fryt i paditurise elementare te tyre per kushtet qe mbreterojne ne Hene .Keto fakte munde ti hudh poshte edhe nje student mesatar i vitit te pare ne Fizike p.sh.pluhuri,flamuri ne hene,dyshime per levizjen e astronauteve,xhirimet ne hene ,radijacioni.etj

    Per mua ,me interesant eshte argumenti i tyre me Yjet -"si nuk shihen yjet kur qielli eshte i erret".Ate qe dielli shkelqen me tere fuqin dhe gjindemi ne anen e ndritur te Henes nuk ka lidhje per to.Edhe une beje foto diten ne natyre por nuk dalin yjet ne foto,cudi apo yjet nuk egzistojne

    tung
    Ata qe ti i konsideron si njerez te paditur jane ne fakt doktora e shkenctare me phd-ra po kam pershtypjen ti ke lexuar 2 rrjeshta ketej e 3 rrjeshta andej ne teme dhe si student i vitit te pare te Fizikes te kane ardhur nder mend disa ligje qe te mesojne ne shkolle. Po ta lexoje (kuptohet nese ke interes, deshire e sidomos kuriozitet per te mesuar me shume) ate argumentin me yjet do bindeshe qe ka shume me teper sesa komenti qe ke bere i cili ne vetvehte tregon thjesht pasaktesine dhe pamjaftueshmerine e dijeve te tua. Jo me kot e vura ketu lidhjen e atij libri qe eshte hartuar me fakte e dokumenta, rezultate shkencore e jo fantazira e pallavra. Do ishte mire te lexohej dhe pastaj te diskutohej. Mendimet qe kemi sduhet te jene absolute sepse njohuria qe ekziston eshte gjithmone ne ndryshim. Ky ishte thjesht nje sugjerim nga ana ime.

  13. #73
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ne fakt disponimi i 32.000 fotove te misioneve nga ana e NASA-s eshte argument shume bindes Edhe falsifikimi i tyre ne vitet 60-70 sipas teje ka qene i pamundur sic ishte i pamundur dhe alterimi i fotove te Viking ne Mars. E sidomos NASA me ndershmerine e saj e ka te pamundur te ndryshoje fotot qe filtrohen ne Malin Space Science Systems (kur kjo e fundit i nxjerr ato 6 muaj mbas perfundimit te misionit).



    Ata qe ti i konsideron si njerez te paditur jane ne fakt doktora e shkenctare me phd-ra po kam pershtypjen ti ke lexuar 2 rrjeshta ketej e 3 rrjeshta andej ne teme dhe si student i vitit te pare te Fizikes te kane ardhur nder mend disa ligje qe te mesojne ne shkolle. Po ta lexoje (kuptohet nese ke interes, deshire e sidomos kuriozitet per te mesuar me shume) ate argumentin me yjet do bindeshe qe ka shume me teper sesa komenti qe ke bere i cili ne vetvehte tregon thjesht pasaktesine dhe pamjaftueshmerine e dijeve te tua. Jo me kot e vura ketu lidhjen e atij libri qe eshte hartuar me fakte e dokumenta, rezultate shkencore e jo fantazira e pallavra. Do ishte mire te lexohej dhe pastaj te diskutohej. Mendimet qe kemi sduhet te jene absolute sepse njohuria qe ekziston eshte gjithmone ne ndryshim. Ky ishte thjesht nje sugjerim nga ana ime.

    Zemer ,te jesh i bindur qe respektoje shume mundin tend ne kete nenforum.
    Tani,lartemadheri eshte e mundur te ulesh te bisedosh me ne vdeketaret e rendomet.Une nuk pretendoj qe di te gjitha detajet e ketyre misioneve Apollo
    por kam te drejte te them dicka si thua ti stud.i vitit te pare ne fizike.Mendoj mosha ime nuk te ben problem.Thua ke lexuar dy rreshta atje tre ketu,mire si merren informatat ndryshe ? lexo,mendo,logjiko dhe medito.Apo ti vepron ndryshe!

    Pike se pari i urrej teorite e konspiracionit dhe fryhen aq shume qe humbin qellimin e vete.Si eshte e mundur qe te gjitha burimet zyrtare te Nases genjejne e burime jozyrtare gjithmon thon te verteten ?

    Fizika keshtu thote-hena nuk ka atmosfere.Ne vakum gjerat me mase te ndryshme (peshe) te leshuara nga e njejta lartesi bien ne te njejten kohe.Kjo shume me heret eshte vertetuar ne gypet e vakumizuar.Por ne menyre simbolike e ka testuar me duket Apollo 15.Pluhurin asgje se pengon qe lirshem te bie ne siperfaqe te Henes,nuk ka pengese ajrin.
    Xhirimet e astronauteve ne Hene qe duke kercyer ngrehin pluhurin dhe ai bie ne parabola te perkryera dhe levizja e duarve te astronauteve ne te njejten kohe qe eshte me shpejtesi normale eshte Fakt i pamohueshem qe Astronautet gjinden ne Hene.

    Keto pamje tregojne qe nuk munde te kete fjale per xhirime te ngadelsuara por qe astronautet gjinden ne nje hapesire te madhe vakumi me gravitet te ulet.Te besh kete vetem me trika te kamerave te atehershem pa perdorur animime qe gjenerojne kompjuteret e sotem eshte e pamundur.Ne asnje menyre nuk munde te simulohen ,kur kompjuteret e atehershem mezi mbanin grafiken e thjeshte nuk kishte PC personale dhe urrdherrat ne kompjuter jipeshin me ane te numrave.Por,argumenti i skeptikeve me siguri do ishte "Po.por Nasa edhe atehere ka pasur kompjuter te rangut te sotem,por i kan fshehur" .Kunder ketyre mendjeve nuk mundet.

    Me impresionon qe gati cdo kujt i thua qe ke njohuri te pamjaftueshem-qe don te thuash me fjale te tjera "Shiko forumist nuk di ti gje" .... e i dashur Darius nuk eshte tamam ashtu...ule egon !
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 05-06-2011 më 13:44
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  14. #74
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Zemer ,te jesh i bindur qe respektoje shume mundin tend ne kete nenforum.

    Pike se pari i urrej teorite e konspiracionit dhe fryhen aq shume qe humbin qellimin e vete.Si eshte e mundur qe te gjitha burimet zyrtare te Nases genjejne e burime jozyrtare gjithmon thon te verteten ?
    Pike separi jo cdo konspiraci eshte nje teori dhe anasjelltas. Ajo qe ti quan teori mund te jete teresisht konspiraci ose ska te beje fare me kete te fundit.

    Fizika keshtu thote-hena nuk ka atmosfere.
    Je i sigurt per kete fraze? Po te them une qe je gabim si do besh? Shpresoj te dish anglisht: THE LIVING MOON-Lunar Atmosphere

    Ne vakum gjerat me mase te ndryshme (peshe) te leshuara nga e njejta lartesi bien ne te njejten kohe.Kjo shume me heret eshte vertetuar ne gypet e vakumizuar.Por ne menyre simbolike e ka testuar me duket Apollo 15.Pluhurin asgje se pengon qe lirshem te bie ne siperfaqe te Henes,nuk ka pengese ajrin.
    Xhirimet e astronauteve ne Hene qe duke kercyer ngrehin pluhurin dhe ai bie ne parabola te perkryera dhe levizja e duarve te astronauteve ne te njejten kohe qe eshte me shpejtesi normale eshte Fakt i pamohueshem qe Astronautet gjinden ne Hene.
    Nuk e kam mohuar kurre shkuarjen ne Hene, thjesht i qendroj bindjes se filmimet qe jane bere nuk jane ato te vajtjes aty. Kete e kam theksuar me dhjetra here neper kete teme e te tjera.

    Keto pamje tregojne qe nuk munde te kete fjale per xhirime te ngadelsuara por qe astronautet gjinden ne nje hapesire te madhe vakumi me gravitet te ulet.Te besh kete vetem me trika te kamerave te atehershem pa perdorur animime qe gjenerojne kompjuteret e sotem eshte e pamundur.Ne asnje menyre nuk munde te simulohen ,kur kompjuteret e atehershem mezi mbanin grafiken e thjeshte nuk kishte PC personale dhe urrdherrat ne kompjuter jipeshin me ane te numrave.Por,argumenti i skeptikeve me siguri do ishte "Po.por Nasa edhe atehere ka pasur kompjuter te rangut te sotem,por i kan fshehur" .Kunder ketyre mendjeve nuk mundet.
    Prandaj te keshillova te lexosh librin. Do bindesh komplet per te kunderten.

    Me impresionon qe gati cdo kujt i thua qe ke njohuri te pamjaftueshem-qe don te thuash me fjale te tjera "Shiko forumist nuk di ti gje" .... e i dashur Darius nuk eshte tamam ashtu...ule egon !
    Nese dua te them dicka, e them direkt. Skam nevoje per fjale te tjera. Nuk eshte ego por eshte respekt ndaj dijes. Dhe i qendroj mendimit qe nese do te besh nje debat te edukuar per nje subjekt te caktuar, duhet te kesh te pakten nje njohuri sado te vogel per te kontribuar ne debat. Ne te kunderten perfundon ne nivelin e llafollogjise. Dhe ne rastin tend e them serisht, nuk i di gjerat. Mund te te vije keq por nuk kam qellim te te ofendoj, thjesht te te shtyj te shohesh e te hapesh mendjen me shume. Nese e merr per fyerje je gabim. Nese e injoron kete qe shkruaj une, ajo eshte zgjedhja jote.

  15. #75
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Pike separi jo cdo konspiraci eshte nje teori dhe anasjelltas. Ajo qe ti quan teori mund te jete teresisht konspiraci ose ska te beje fare me kete te fundit.



    Je i sigurt per kete fraze? Po te them une qe je gabim si do besh? Shpresoj te dish anglisht: THE LIVING MOON-Lunar Atmosphere



    Nuk e kam mohuar kurre shkuarjen ne Hene, thjesht i qendroj bindjes se filmimet qe jane bere nuk jane ato te vajtjes aty. Kete e kam theksuar me dhjetra here neper kete teme e te tjera.



    Prandaj te keshillova te lexosh librin. Do bindesh komplet per te kunderten.



    Nese dua te them dicka, e them direkt. Skam nevoje per fjale te tjera. Nuk eshte ego por eshte respekt ndaj dijes. Dhe i qendroj mendimit qe nese do te besh nje debat te edukuar per nje subjekt te caktuar, duhet te kesh te pakten nje njohuri sado te vogel per te kontribuar ne debat. Ne te kunderten perfundon ne nivelin e llafollogjise. Dhe ne rastin tend e them serisht, nuk i di gjerat. Mund te te vije keq por nuk kam qellim te te ofendoj, thjesht te te shtyj te shohesh e te hapesh mendjen me shume. Nese e merr per fyerje je gabim. Nese e injoron kete qe shkruaj une, ajo eshte zgjedhja jote.
    Darius,une shkruajta nje tekst me shume provokues i cili nuk kishte qellim ty.Nuk kam qellim te fyej e as te nenvleftesoj diturine qe posedon per tema te tilla,e aq me pak te hy ne nje bisede ne nje fushe ku edhe pranova qysh ne fillim autoritetin tende.Me interesojne hulumtimet ne univerz -dhe eshte super qe ke miresine te pergjigjesh ne pyetje te kesaj fushe.

    tani per atmosferen-(do shkruaj ashtu si me kujtohet nga shkolla) Atmosfere klasike ne Hene nuk ka.Egziston nje fenomen ne siperfaqen e Henes qe eshte lidhur me pluhurin .Meqenese siperfaqja e Henes eshte plotesisht pa uje dhe pa atmosfere therrmit e pluhurit qe jane izolator te shkelqyeshem shume lehte fitojne elektricitet.Keshtu te elektrizuar ata qendrojne pezull dhe nuk prekin siperfaqen e Henes.Kjo nuk eshte atmosfere ne kuptimin e vertet te fjales por mund te duket si e tille.Te themi si fluid ne kuptimin iluzor.Burimin e kane nga "era diellore".
    Teorija thote qe efekte te llojit te tille (si drita polare ne toke por me intenzitet shume me te ulet) mund te shfaqen ne kufirin drite/erresirre te Henes ku grimcat me elektricitet te kundert do te shkaktonte efekte si drita polare.
    Do te thote atmosfere ka por eshte aq e rralle saqe lirisht munde te quhet vakum,sepse shtypja eshte aq e vogel qe ate qe "prodhon" Hena shkon pa kthim ne hapesire.(mirepo, neqoftese insiston OK ka atmosfere).

    Yjet-tani une thenien e percolla me buzeqeshje nuk ishte drejtuar ty por atyre qe apriori hudhin cdo fakt per njeriun ne Hene.Per mendimin tim yjet nuk shihen ne foto sepse koha e ekspozimit dhe blend-i eshte bere per fotografime ditore.Une kam bere nje test te vogel me aparatin fotografik iso-80, kohen ne 1/200 dhe shiko- vertetohet nuk ka Yje.

    Flm per linkun. Hereve tjera kam pyetje

    Tung
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  16. #76
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Darius,une shkruajta nje tekst me shume provokues i cili nuk kishte qellim ty.Nuk kam qellim te fyej e as te nenvleftesoj diturine qe posedon per tema te tilla,e aq me pak te hy ne nje bisede ne nje fushe ku edhe pranova qysh ne fillim autoritetin tende.Me interesojne hulumtimet ne univerz -dhe eshte super qe ke miresine te pergjigjesh ne pyetje te kesaj fushe.


    Tung
    Mos ki merak se nuk e marr per personale. As nuk fyen e as nuk ndihem i nenvleresuar. Me duhet thjesht te te kujtoj dicka: Ky nenforum e ka Fenomenet Paranormale dhe trajton tema te kesaj natyre si dhe ato te konspiracise pasi per kete te fundit nuk ka nje nenforum te caktuar. Nese lind nevoja te hapet nje teme mbi udhetimin ne Hene dhe NASA-n duke u bazuar ne materialet qe jane gjeresisht ne zoterim te publikut, perfshi ketu dhe diturine konvencionale mbi astronomine dhe astrofiziken atehere te siguroj une qe tema nuk do perziheshe aspak me elementat qe gjen ketu dhe do ishte tek Shkenca dhe Jeta. Por ne nenforumin e Paranormales, temat hapen kryesisht nen kendveshtrim konspirativ dhe trajtohen gjithmone me kete sy. Harrova ta theksoja kete gje dhe mu kujtua kur rilexova komentin tend mbi teorite konspirative.

  17. #77
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Per mua ,me interesant eshte argumenti i tyre me Yjet -"si nuk shihen yjet kur qielli eshte i erret".Ate qe dielli shkelqen me tere fuqin dhe gjindemi ne anen e ndritur te Henes nuk ka lidhje per to.Edhe une beje foto diten ne natyre por nuk dalin yjet ne foto,cudi apo yjet nuk egzistojne

    tung
    Ajo qe eshte akoma me interesante ne lidhje me "qeshtjen e yjeve" mbi horizontin e Henes eshte fakti se me sy cveshur ata nuk shihen as naten, apo per me sakte edhe yjet me te ndritura galaksionit memzi ku dallohen.

    Ne kemi fatin e atmosferes dhe efektit te thjerrezes qe shpreh atmosfera jone. Dhe nen kete thjerrez edhe ne netet me te erreta te vitit qiella duket dhjetra here me e ndritshme dhe me e 'populluar' se jasht saj.
    Andaj fotografia nuk mund te kap nje drite aq te imte dhe te zbehte pa ekspozicion apo ndjeshmeri te shtuar dhe pa rrezikun e paevitueshem te djegies se plote te permbajtjes qe fotografon ne siperfaqe te Henes.

    Po deshe te kapesh edhe yjet duhet te flijosh siperfaqen e henes. Perndryshe duhet te perdoresh ekspozicion te dyfishte - e cila gje pastaj kerkon edhe montazh laboratorik, e montazhi laboratorik pos tjerash nenkupton dhe gabime pasaktesi e artifakte shtese te cilat vetem sa e zhvleftesojne autenticitetin e saj duke e bere te dyshimte dhe ne disa raste krejtesisht te papranueshme si material faktografik.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  18. #78
    Kam disa materiale qe nuk i hedh dot ketu e para sepse jane shume te gjata ose te medha dhe e dyta nuk besoj se do ishte e nevojshme per te pasqyruar me shume se cfare eshte thene ne teme. Sidoqofte mund te ndiqni kete videon e shkurter sa per te patur nje ide dhe mund te beni kerkime individuale ne internet.


Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  2. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33
  4. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •