A do të delë Kosova nga ankthi i vrasjeve pas shpine, i vrasjve politike të organizuara dhe të kryera nga spketri i majtë politik? Askush nuk e di.
A do të ndalen vrasjet polike në Shqipëri sikur kjo e Flamur Shkozës, i cili u qëllua me 12 plumba kallashnikovi? E fundit qoftë kjo seri e zezë e vrasjeve, e cila nuk ka të ndalur që nga "revolucioni demokratik" i vitit 1997!
A do të ndalen vrasjet ndërshqiptare edhe ne Maqedoni? Heshtja aktuale e cila po mbretëron, thuhet se është sikur "qetësia para furtunës".
Në vazhdim lexoni një shkrim të gazetës "Bota sot"
--------------
Bot sor, 19 korrik 2002
Editorial
NËNTË MUAJ PAS VRASJES SË BEKIM KASTARATIT, JA SE NA KËRCËNOJNË VRASËSIR E TIJ
“A nuk jeni ngopur boll me gjakun e Bekim Kastratit jutë gazetës “Bota sot”? A nuk jeni ngopur boll me gjakun e Xhemajl Mustafës ju të gazetës “Bota sot”? A nuk jeni ngopur boll me gjakun e Enver Malokut jutë gazetës “ Bota sot”? Këto janë pothuaj fjalë për fjalë formulimet gati të përditshme, nëpërmjet të cilave, në mediat e tyre, na kërcënojnë nëntë muaj pas vrasjes së Bekim Kastratit, na kërcënojnë pikërisht vrasësit e Bekimit. Pyetjet e mësipërme mund të shtjellohen: „A prapë keni ndërmend të na detyroni t’jua bëjmë siç ia bëmë Bekim Kastratit ju të gazetës “Bota sot” ? A prapë keni ndërmend të na detyroni t’jua bëjmë siç ea bëmë Xhemajl Mustafës ju të gazetës “Bota sot”? A prapë keni ndërmend të na detyroni t’jua bëjmë siç ia bëmë Enver Malokut ju të gazetës “Bota sot”?” Këto janë kërvënime, të cilat janë cituar pothuaj në mënyrën autentike në fillim të Editotialit dhe të cilat i lexojë në mediat e shtypura dhe në Internet lexuesit në Kosovë dhe në hapësirën Shqiptare, i lexojnë ndërkombëtarët në Kosovë dhe Bashkësia Ndërkombëtare, i lexojnë institucionet shtetërore të Kosovës, sepse jan¨të publikuara, janë e zezë mbi të bardhë. Kërcënimi i vrasësve të Bekimit kundër gazetës kombëtare “ Bota sot “ është i qartë: “A prapë keni ndërmend të shkruani të vërtetën për Kosovën dhe për Kombin Shqiptar dhe të na detyroni ne që t’ju vrasim, siç ia bëmë Bekim Kastratit, ju të gazetës “Bota sot”? A prapë keni ndërmend të shkruani të vërtetën për Kosovën dhe për dhe të na detyroni ne që tju vrasim, siç bëmë Xhemajl Mustafës, ju të gazetës “Bota sot”? A prapë keni nkërmend të shkruani të vërtetën për Kosovën dhe për Kombin Shqiptar dhe të të na detyroni t’ju vrasim, siç ia bëmë Enver Malut, ju të gazetës “ Bota sot””?” Nëntë muaj pas vrasjes së Bekim Kastrati vrasësit e fjalës ë lirë, të mendimit të lirë, vrasësit e lirisë së Kosovës, dora e Zgjatur e Beogradit janë sot më kërcënues se kurrë, më të sigurtë se kurrënë në rrugën e tyre vrasëse. Me 19 tetor 2001, reth ores 20:00, në afërsi të Skënderajt, nga një bandë e dalë në pritë, u vranë Bekim Kastrati, gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot” në Drenicë, luftëtar trim i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Besim Dajaku, truproja e Presidentit Ibrahim Rugova, lufëtar trim i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, si dhe plagos Gani Geci, bashkëpunëtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, luftëtar trim i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, një ndër bashkëluftëtarët më të afërt të themeluesit dhe komandantit të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Legjendës Adem Jashari. Prindërit e Bekim Kastratit i shpallën me emra dhe mbiemra vrasësit e mirëfilltë të Bekim Kastratit. Edhe familjarët e Besim Dajakut dhanë të njëjtën adresë të vrsësve. I mbijetuari Gani Geci, po ashtu, dha të njëjtën adresë të vrasësve qoftë gjatë hetimeve, qoftë në shkrimet e tij për ngjarjen. Gazeta kombëtare “Bota sot” i publikoi disa herë emrat dhe mbiemrat e vrasësve dhe e ndriçoi në aspektet e soj vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut dhe plagosjen e Gani Gecit. Mediat botërore, institucionet ndërkombëtare të mbrojtjes së gazetarisë, të fjalës së lirë, të mbrojtjes sëtë drejtave të njeriut iu kërkuan UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-së dhe ndërkombëtarëve të tjerë që ta ndriçojnë ngjarjen dhe vrasësit të vihen përpara drejtësisë. Opinioni i Kosovës dhe opinioni mbarëshqiptar në Atdhe dhe në Diasporë kërkoi me këmbëngulje që të ndriçohet ngjarja deri në fund dhe të dërgohen përpara drejtësisë vrasësit kushdo qofshin ata , çfarëdo imuniteti, partiak, shtetëror apo tjetër që të kenë ata. Vrasja e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut ndodhi në kulmin e fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve të 17 Nëntorit 2001. Vrasja e Xhemajl Mustafës kishte ndodhur menjëherë pas Zgjedhjeve të tetorit 2000. Vrasja e Enver Malodut kishte ndodhur ato ditë kur njerëzit e Nanosit dhe Millosheviçit do të krijonin agjencinë rivale të lajmeve të QIK-ut të Enver Malok. Nëse dotë vendosej drejtësija për Besim Kastratin dhe Besim Dajakun që u vranë në kulmin e atyre zgjedhjeve që do të çonin në themelimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, atëherë vrasësit nuk do të lejoheshin të vrisnin edhe deputetin e Kunendit të Kosovës Ismail Hajdarahn. Nëse drjetësia do të vendosej për Bekim Kastratin, Xhemajl Mustafën, Enver Malukun, nëse do të vendoseshin në bankën e të akuzuarit vrasësit e atyre dhe vrasësit e Ali Ukajt, Ahmet Krasniqit, Ekrem Rexhës, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Ilsmajl Hajdarit e plot të tjerëve, atëherë vrasësit, dora e zgjatur e Beogradit, nuk do të na kcënonin përsëri, tashmë në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit të Kosovës. Dhe, pra, vrasësit janë aty me imunitet partiak, qeveritar, parlamentar, ekonomik, janë aty në ekstremin e majtë internacionalist proserb e progrek të Kosovës , janë aty, në mediat të cilat themeloi dhe me të cilat krenohet e mburret edhe sot Millosheviçi, janë përditë një kërcënim i madh jo vetëm për gazetën “Bota sot”, jo vetëm për fjalën e lirë dhe për mendimin e lirë të Kosovës, por edhe për vetë lirinë e Kosovës, për vetë Kosovën, janë kërcënim i madh ata, njerëzit e Nanosit, Klosit, Millosheviçit dhe Kushtunicës të cilët i njeh gjithkush në Kosovë.
Krijoni Kontakt