Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 296
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ramush Haradinaj: Vrasja e Zemajt synon prishjen e imazhit të Kosovës
    Arben Xhixho




    Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj hodhi poshtë spekullimet se vrasja e ish-eprorit të UÇK-së, Tahir Zemaj, kishte lidhje me dëshminë që ai kishte dhënë në gjyqin e vëllait të tij, Daut Haradinaj.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Haradinaj theksoi të martën se deklarata e zotit Zemaj ishte në mbrojtje të Daut Haradinajt dhe ishte konsideruar si mesazh afrimi.

    Fjala është për procesin ndaj Daut Haradinajt, ish komandant i lartë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

    Zoti Haradinaj e dënoi vrasjen dhe theksoi se kjo ngjarje po prish imazhin e Kosovës dhe e quajti atë një prirje për përçarjen e faktorit politik atje.

    Zoti Haradinaj akuzoi shërbimet sekrete që ishin në Kosovë gjatë luftës, apo që kanë hyrë aty pas saj për vrasjen dhe tha se ajo ishte bërë për të krijuar konflikt atje. Ai shtoi se ata ”që na kanë goditur gjatë luftës po bëjnë përpjekje të na godasin përsëri”, duke përmendur forcat e Millosheviçit.

    Ai shprehu bindjen që njerëzit e Kosovës nuk do ta bënin kurrë një gjë të tillë që do të prishte imazhin e saj.

    Zoti Haradinaj tha se ka gjatë kësaj periudhe janë vrarë disa luftëtarë të lirisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që nëse dinë diçka për, dhe sidomos për vrasjen e fundit të dëshmojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet.

    Huazuar nga "Zeri i Amerikes."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova shpall 8 janarin ditë zie


    Me rastin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, luftëtarit të lirisë, të birit Enisit, dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka shpallur ditën e mërkurë, 8 janar të vitit 2003, ditë zie në gjithë Kosovën, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës.

    Huazuar nga RTK-ja.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova: Tahir Zemaj punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës

    Prishtinë, 7 janar - Me rastin e vrasjes së se kolonel Tahir Zemajt, birit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së në Deçan, në organzizim të FR të LDK-së, sot në rezidencën e Presidentit të Kosovës në Prishtinë, u mbajt një mbledhje përkujtimore. Merrnin pjesë funksionarë e aktivistë të LDK-së, deputetë dhe zyrtarë të tjerë, si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të ndjerëve.
    Në këtë mbledhje përkujtimore foli Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.
    "Ju kam ftuar në këtë Mbledhje përkujtimore për t'i bërë nderimin tonë kolonel Tahir Zemajt. E kam ftuar këtë tubim përkujtimi së bashku me Forumin Rinor të LDK-së, që të përkujtojmë edhe Hasan Zemajn, kryetar i këtij Forumi në Deçan", tha në fillim të fjalës së tij Presidenti Rugova.
    "Kur e gjithë Kosova gjendej në kremtimin e festës së Vitit të Ri, në atmosferë gëzimi që po përmbyllnim një vit të frytshëm të lirisë së Kosovës dhe kur po bëheshim gati për një vit tjetër më të frytshëm, ditën e shtunë morëm lajmin tronditës për vrasjen makabre të kolonel Tahir Zemajt, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, që gjendeshin në shoqëri të tij, të kryer nga kriminelët vrasës".
    "Kjo vrasje e trefishtë na vjen më e rëndë, kur Kosova ende nuk i ka shëruar plagët nga vrasja e kryetarit të komunës së Therandës, Ukë Bytyçit, kur të gjithë gëzoheshin për përfundimin me sukses të zgjedhjeve të dyta lokale. Këta janë kriminelë të cilët duan ta vrasin gëzimin dhe lumturinë e popullit të Kosovës. Por nuk do t'ia dalin", theksoi zoti Rugova dhe vazhdoi:
    "Ne të gjithë sot kemi dhembje të thellë dhe po ashtu ndjenjën e krenarisë për veprën dhe personalitetin e kolonel Tahir Zemajt që ua la brezave që do të vijnë. Zemaj ishte njeri, i cili mbi të gjitha e donte Atdheun e vet, Kosovën. Gjatë luftës, në vitin 1998, Zemaj hyri në Kosovë dhe ishte Komandant i Zonës së Dukagjinit. Si ushtar profesionist dhe patriot ai punoi në kuadër të institucioneve me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ai dëshironte të kryente pjesën e vet të detyrës si ushtarak në mbrojtje të vendit. E njihte Komandantin Suprem simbas Kushtetutës së Republikës dhe strukturat e tjera shtetërore.
    Kolonel Zemaj edhe gjatë luftës u tregua si burrë i sinqertë dhe njeri i pajtimit më të mirë të atdheut. Nuk i pranoi konceptet provokuese, por punoi në mbrojtjen e vendit dhe të popullit. Ai nuk u kthye në Kosovë, pas 12 qershorit të vitit 1999, kur hynë trupat e NATO-s, KFOR-it, vetëm për të ruajtur situatën pozitive që po krijohej. Ai u kthye në Kosovë në qershor të vitit 2001 për t’i kontribuar progresit që po shënonte Kosova. Me këtë rast e prita në Rezidencë, e falënderova për punën që kishte bërë dhe ia dhurova një Medalion të Artë të Nënës Tereze. Kjo e gëzoi shumë dhe më tha: 'Se mos është kjo shumë për mua'! I thashë: 'Jo, sepse Ju meritoni më shumë, po tash për tash ende nuk i kam përgatitur medaljet zyrtare".
    "Edhe pas luftës kolonel Zemaj u tregua si njeri i pajtimit dhe i matur. I respektoi institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet. I premtova se do ta emëroj këshilltar për siguri dhe emergjencë në Zyrën time. Për shkak të procedurave administrative, prisja ta bëja këtë brenda këtij viti", nënvizoi Presidenti.
    "Kolonel Zemaj ishte një burrë i madh i Kosovës që punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Ai është shembull i ushtarakut me kulturë shtetërore, gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur e nderuar vendin e vet. Njerëz të tillë i duhen Kosovës edhe në kohë të paqes".
    "Sot e përkujtojmë edhe Hasan Zemajn, bashkëluftëtar i kolonel Zemajt dhe Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Deçan. Hasan Zemaj, si i ri, ishte një aktivist i shquar në Deçan. Këto ditë ai priste të mirrte diplomën e Fakultetit të Elektros në Universitetin e Prishtinës, por kriminelët i shuan jetën e tij të re. Vrasja e tij është vrasje kundër rinisë së Kosovës, kundër ardhmërisë së Kosovës", tha Presidenti Rugova për të theksuar:
    "Vrasja e kolonel Zemajt dhe e Hasan Zemajt është kundër progresit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kjo vrasje e trefishtë është akt terrori nga kriminelët dhe padronët e tyre politikë e jopolitikë".
    "Ne si popull dhe shtet duhet t'i izolojmë këta kriminelë që veprojnë kundër pavarësisë dhe prosperitetit të vendit tonë. Ne duhet të marrim edhe masa preventive përmes pajtimit, respektimit të ligjit, që të ndërpriten krimet e tilla në Kosovë". "Institucionet e Kosovës së bashku me UNMIK-un dhe organet e drejtësisë do të marrin masa në ndjekjen dhe vënien e kriminelëve para gjyqit", theksoi Presidenti dhe në fund tha:
    "Në historinë më të re të Kosovës, vepra dhe figura e Tahir Zemajt do të mbeten si shembull si duhet vepruar për të mirën e vendit. Kolonel Zemaj do të kujtohet gjithmonë si burrë trim, luftëtar i lirisë, pra hero i Kosovës.
    U qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lire!
    Zoti e bekoftë Tahir Zemajn me të birin Enisin!
    Zoti e bekoftë Hasan Zemajn!
    Zoti e bekoftë familjen Zemaj!
    Zoti e bekoftë Kosovën!"
    Në fund të kësaj mbledhjeje i vëllai i Tahir Zemajt, Ramë Zemaj falënderoi Presidentin dhe të pranishmit për pjesëmarrje dhe tha se "Tahiri e deshi Kosovën dhe çmoi Presidentin, e çmoi popullin e vet, i deshi fëmijët e Kosovës, por më së shumti e deshi pavarësinë e Kosovës dhe popullin e saj".

    [QIK-u]
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ore zoteri, sa fatkeqesi qe nuk e kemi ditur per nje personalitet kaq "intelegjent" si ju?

    A ke ndonje ide se ku do te dalesh me keto mesazhe te peshtira?

    Ti je kunder te gjithe atyre qe reagojne pas aktit terrorist ne Peje, bile edhe ndoshta kunder atyre qe kane urdheruar vrasjen e tij, dhe tashme kane deklarata te zakonshme te nje vrasje te ketille te trefishte.

    Na mbetet te postosh pergjigjen e juaj se mesazhe kaq te peshtire me nuk do te postohen nga ju. Te gjitha jane te mbushur me anashkalime dhe genjeshtra aq ideolgjike sa duket qe mesazhe te tilla mund te zbehin dukshem pamjen e ketij Forumi.

    Ne te kunderten, vazhdoni me vetkenqjen tende, por ata qe kane njohuri te duhura rreth te kaluares se tij nuk lexojne asgje qe ju postoni.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #185
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Ej pak me te civilizuar ne ket diskutim. Nje gje eshte e qarte qe vrasje ne mase bashke me femijen dhe kushuririn jane te pa pranueshme, cilido te kete qene mekati i te ndjerit, plus duhet te mesohemi ti drejtohemi gjykatave per zgjidhje ligjshmerie e jo te bejme vetgjyqesi pasi nuk na lejon te ndertojme shtetin ligjor.
    Nje gje me ben pershtypje, ndersa llapi mundohet te sjelli fakte, grupi tjeter i pergjigjet me parrulla si lavdi ect.
    Do te ishte me pozitive sikur dhe ju te mundoheshit te sillnit fakte dhe ti kunder pergjigjeshit llapit, dhe jo duke i nxjerr parrulla per komunismin, enver hoxhen, shpellat ect.. Duhet ta pranojme qe ka dhe njerez qe e pelqejne dullen, po kjo sdo te thote se ti duhet ti ofendosh. Sa per rugoven, me mungon respekti maksimalisht qe kur doli ne telev me miloshvicin dhe tha te ndaloje sulmet natoja, kur beri keq menaxhimine fondeve qe kishin mbledhur emigrantet kosovare dhe nuk i vuri ne dispozicion te uck po u mundua te ngrinte ushtri fantazme te tipit fark, se kujt i duhej percarja ne ate moment dihet mire. E treta, e tregoi surratin kur vuri partine para kombit dhe nuk denjoi te merrte pjese ne festimet e pavarsise ne vlore dhe kulmi, kur shpiku nje flamur te ri duke injoruar historine dhe parimin e madh se flamuri eshte ai qe simbolizon kombin, se ate nuk e bejne ngjyrat por ideali, vetdija dhe per me shume njerez si adem jashari dhe me qindra atdhetare te tjere kosovare qe e vaditen me gjakun e tyre e qe e shtrenguan fort para se mizoret serbe ti ekzekutonin. Rugoven e ka mberthyer megallomania te cilen dhe e shpreh kur thote une jame presidenti dhe kujton se mund te bej histori duke shpikur flamur ne zyre pa kuptuar se ai i verteti ka rrenje te thella te vatitura me gjak dhe nuk shkulet dot kollaj. Mos harroni qe ne ditet e tij me te mira serbi vuri kufi hermetik mes kosoves me shqiperine duke shpresuar se kosovaret dhe shqiptaret do largoheshin sa me shume nga njeri tjetri deri sa ne ate pike ku nai offspring i tij te nxirrte nai flamur tjeter ao te ndryshonet dhe gjuhen!!!!( Jini inteligjent dhe mos na tregoni parrullen se pavaresia kerkon dhe flamur tjeter)
    Kam fatin qe duke qene ne londer po ndjek dhe nje emision te BBC rreth Miloshevicit dhe asaj qe ndodhi ne kosove( pjesa e dyte eshte te dielen ne ora 9.5pm bbc2) ku del shume qarte roli i UCK ne clirimin e kosoves. Prandaj lavdi uck dhe ju lutem civilizohuni me shume. Persa i perket arrestimeve te fundit ne kosove, mos harroni se sa me shume ti vij per zgjidhje perfundimtare te ceshtjes te kosoves, aq me shume do shtohet trysnia e komunitetit nderkombtar mbi elementet e UCK qe jane me radikalet per indipendecen, so mos u beni viktima te ketij procesi deh ta pengoni at epo duhet ta mbeshtesim sa me shume qe kosova te mos bjere ne meshiren e shkjaut pasi ajo eshte rrace barbaresh .
    keshtu, na jepni me shume fakte dhe sa me pak parrualla ju lutemi
    forumisti s0n

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Snom, duket se je i fokusuar ne fakte e jo ne ashtu sic i quan ti "parulla."

    Atehere, na thuaj nga e gjithe pergjigja juaj e fundit cila fjali eshte qe mund te jete faktike.

    Ja po i bej nej pershkrim te shkurter pergjigjes tende:
    Llapi cilesohet nga ju si ai qe po mundohet te sjell fakte, kurse grupin tjeter e quan se po merret me parulla duke i bere nderimin qe ata ndiejne te bejne ndaj Personalitetit Zemaj.

    Edhe ate te drejte deshiron ta marresh nga ai grup, apo?

    Gjej se paku nje fjali, jo me shume, qe Llapi e paska faktike dhe ri-shkruaje, te shohim se si mundohet ai te "sjell fakte" ketu.

    Me poshte shoh edhe pershkrime te tuaja qe bejne te besoj se insitucionet e zgjedhura nga vota e popullit jane te pa-pranuara nga ju.

    Pastaj, ju shkruani per aresyen qe te mungon respekti per "rugoven," (sikur ka ai nevoje per respektin tend).

    Pse jeni kaq i vonshem, nese nuk je akoma i informuar takimi Rugova-Millosheviq eshte dosje e mbyllur, kjo eshte bere perfundimisht ne deshmine e Presidentit ne Hage.

    Edhe nese deshirojme te kthehemi tek ai takim, ajo eshte dicka e perfunduar ne menyre ligjore. Bile, nese te kujtohet as Millosheviqi nuk kishte te drejte te bazohej ne te.

    Por ju gjithsesi, perderisa atij(millosheviqit) nuk i lejohet ju mund te zevendesoni ate, se paku ketu ne forum.

    Pastaj me vone tingelloni "vertete i afte" ne cilesimin "aq te aresyeshem" qe i beni mospjesemarrjes se Presidentit ne Vlore.

    Le te shpresojme qe nje dite ju te mbani me paster kalendarin e Presidentit dhe te mos te lesh ate te bej gabime kaq te medha.

    Edhe per flamurin ke dhene fakte te nevojshme, nuk na duhet me teper te besojme ne opinionin tend.

    E shoh qe nuk ja vlejka per te pershkruar me teper, gjithcka eshte e shtypur nga nje mendje vertete ideologjike, qe eshte shume i bindur qe ajo qe postohet nga ai edhe aprovohet nga lexuesit.

    Duket se ju duhet edhe me shume zell ne kete drejtim!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ndersa, sa u perket fakteve, shpresoj qe thenja e meposhtme do te ndihmoj te mendosh me aresyeshem:

    "Gjysma e atyre qe ne shkruajme eshte e demshme, gjysma tjeter eshte e pavlefshme" -- Becque
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    (Ja pse) Dorasit në Kosovë nuk kapen




    Adriatik Kelmendi (Marrë nga Shekulli )

    Edhe ngjarja rreth vrasjes në Pejë ka ndodhur me skenarin e frikshëm, e tashmë edhe frikshëm të mërzitshëm. Tre persona janë vrarë nga pusia. Nuk ka asnjë dëshmitar. Policia nuk di motivet e vrasjes. E vetmja gjë që zakonisht ndryshon në këta skenarë makabër janë emrat e viktimave. Kësaj radhe ata janë të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe kushëririt, Hasanit.

    Ndërkaq, si pothuajse në shumicën e rasteve të vrasjeve pas luftës në Kosovë, e vetmja gjë që si policia e UNMIK-ut ashtu edhe Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) dinë janë ``inicialet`` e dorasve: N.N.

    Dy rrethanat për të cilat do të lexoni më poshtë, e të cilat nuk janë bërë publike, flasin mjaft për realitetin poshtërues sot në Kosovë – ku ka gjasa që secili të vrasë secilin dhe të mos kapet.

    Njëra: Kur viktimat Zemaj të shtunën rreth orës 17:00 kishin qenë duke qëndruar të parkuar në afërsi të Kombinatit të Drurit në Pejë, në po të njëjtin vend ka qenë duke pritur udhëtarët e vet edhe autobusi i agjencisë turistike ``Beci Turs``. Aty ndodheshin edhe disa automjete që kishin ardhur për të sjellë dhe përshëndetur pasagjerët e autobusit.

    Ndërkohë autobusi ishte nisur për të marrë udhëtarë të tjerë në Gjakovë, për ta vazhduar mëpastaj rrugëtimin drejt Zvicrës. Dy vetura që kishin përcjellur pasagjerë për Zvicër, për ndonjë arsye kishin vazhduar që edhe për një kohë të qëndrojnë në vendin prej nga ishte nisur autobusi.

    Në një afat prej disa minutash kishte ndodhur edhe vrasja e Zemajve, në afërsinë prej pak metrash prej tyre. Pasi që kishte ardhur policia, dy veturat së bashku me njerëzit në to, ishin gjendur brenda kordonit policor dhe natyrisht vlenin si dëshmitarët kryesorë të krimit.

    Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë arritur rreth njëqind pjesëtarë të policisë së UNMIK-ut, të SHPK-së, si dhe policë civilë. Por, mister mbetet se si dy veturat me dëshmitarët, pas rreth një ore të ngjarjes, duket t’i kishte lëshuar dheu.

    Përgjigja e parë e policëve në pyetjet e eprorëve të tyre ka qenë: Këtu ishin.

    E dyta: Shkuan.

    E treta: I lëshoi një polic ndërkombëtar.

    E katërta: Askush nuk e di se cili është ai polic ndërkombëtar.

    Pastaj, përveç këtyre, del se askush nuk i di as emrat e personave/dëshmitarëve në këto vetura; e askush nuk është kujtuar që biles të shënojë numrin e targave të tyre. Suma sumarum, dëshmitarët e artë të momentit janë humbur nga, thënë së buti, pakujdesia e policisë. Kjo të shtyn pashmangshëm të bësh një pyetje:

    Kur policia lejon që të ikin edhe dëshmitarët që Zoti ia ka dërguar në vendin e ngjarjes, si të pritet që të njëjtit të kapin dorasit që nuk i kanë parë kurrë?

    Tjetra: Jo më shumë se një orë pas krimit, një zëdhënës i UNMIK-ut për rajonin e Pejës ka deklaruar për media se policia është në krye të detyrës. ``Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja janë duke shtuar prezencën e tyre jo vetëm në Pejë, por edhe në Deçan, Burim (Istog), Klinë e Gjakovë në kërkim të të dyshuarve``, - ka theksuar Chuck Runnon i UNMIK-ut. Me dallim prej vetëm disa minutash plus ose minus të kësaj deklarate, rastis që tre familjarë të mij të nisen nga Peja për në Prishtinë.

    Për t’iu shmangur tollovisë së krijuar në vendin ku ka ndodhur incidenti, ata kanë zgjedhur që për të dalë nga Peja të përdorin rrugën transitore, që nis në dalje të qytetit në drejtim të Deçanit dhe del në rrugën magjistrale për në Prishtinë, vetëm pak qindra metra nga vendi i krimit.

    Dhe çudia e tyre ishte e madhe. Le që në tërë udhëtimin 86-kilometërsh nuk i kishte ndalur asnjë patrullë policie, por as që kishin parë ndonjë polic gjëkundi gjatë gjithë rrugës. Rrëfim të ngjashëm ka edhe vetë një pjesëtar i SHPK-së.

    Me të dëgjuar për rastin, edhe ai i veshur me rroba civile dhe veturë private ishte nisur për të ardhur në vendin e ngjarjes nga Deçani. Dhe, rezultati i njëjtë – nuk ishte ndaluar askund nga policia.

    Kjo të shtyn të bësh edhe një pyetje: Kur pohohet vetëm deklarativisht se policia është në krye të detyrës në gjithë rajonin, kurse ata as që ndalojnë makinat që qarkullojnë në ato momente, si të mos besohet që në afat prej tri orësh dorasit të kenë qenë duke pirë kafe të relaksuar, jashtë gjithë asaj rrëmuje, në Maqedoni ose Shqipëri?

    Në anën tjetër, dëshirën për të besuar se këtu bëhet fjalë vetëm për lëshime të izoluara rasti të policisë menjëherë ta mbyt thirrja në statistika.

    Vetë policia tregon se rreth nëntëdhjetë për qind e vrasjeve enigmatike në Kosovë pas luftës kanë mbetur të pazgjidhura. Ndërsa pjesë të madhe të fajit këtu padyshim kanë edhe dëshmitarët, të cilët, si në rastin e përmendur, me të gjitha mënyrat përpiqen t’i eskivojnë dëshmimit për krimin që po ia zë frymën proceseve progresive të filluara në Kosovë. A jemi të sigurtë, sot?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Një dëshmi për vrasjen e kolonel Zemajt




    - Klasa politike kosovare ka dënuar vrasjet në Pejë. Flet një prej dëshmitarëve të pranishëm
    - Në vendngjarje ndodhej dhe një xhip me targa shqiptare dhe një “askona” që kanë bllokuar trafikun
    Nga Peja Bashkim Shala / SHEKULLI

    PEJË - "Unë rastisa i pari në vendin e ngjarjes, pothuaj një a dy minuta, pasi kishte ndodhur vrasja”,- thotë për "Shekullin” një burim që dëshiron të mbetet anonim, i afërt me ngjarjen e mbrëmjes të së shtunës.

    Ai po ashtu dëshmon se makina xhip e kolonelit Zemaj ishte e ndaluar jashtë rrugës në drejtim të Pejës dhe se në timonin e saj ishte i ndjeri Zemaj, të cilin nuk e ka njohur, edhe pse me drita të automjetit të vet, po përpiqej të ndriçonte mjetin e bërë shoshë nga plumbat.

    "U ndala të shoh se ç’ kishte ndodhur, kur një sirenë po binte pa pushuar", - shton burimi, duke shpjegur se shoferit i kishte mbetur dora në sirenë tek po jepte sinjal, duke besuar se këtë, po e bënte për të kërkuar ndihmë. I njëjti burim ka përshkruar ngjarjen prej orës 17:15 deri 17:35, e cila "po paraqiste rrezik edhe për kalimtarët e rastit dhe për pjesëtarët e tjerë të trafikut".

    "Ende pa ardhur policia, insistova të ndaloja patrullën e parë të KFOR-it dhe ndonjë veturë tjetër për të dërguar në spital njerëzit, porse askush nuk ndaloi",- shton ai, duke shtuar se më vonë ka ardhur edhe një patrullë tjetër e KFOR-it, e cila ka filluar të lokalizojë vendin.

    Dëshmitari thotë policia e ka marrë nën kontroll vendin e ngjarjes, diku pas 25 minutash, kurse për autoambulancën ai dëshmon se ka ardhur edhe më vonë. Nga fjalët që ka dëgjuar aty, tregon se janë parë dy makina, një xhip i Shqipërisë dhe një "Ascona", të cilat kanë ngushtuar kalimin e automjeteve që po hynin në Pejë.

    Për to kanë thënë se kanë ikur me shpejtësi të madhe rrugës për në Fabrikën e Birrës. Po ashtu ka shtuar se afër xhipit të Zemajt ishe i ndaluar një autobus, duke mos mundur të sqaronte nëse Zemaj kishte gjë të bënte me të. Për këtë fakt një polic që ka ardhur ndër të parët në vendin e ngjarjes, thotë se Zemaj ishte ndaluar që të niste djalin e vet Enisin për në Prishtinë.

    Ai thotë se të shtënat e shumta nga armë të tipit "Kallashnikov" janë zbrazur fillimisht në derën e parë të shoferit, duke besuar se udhëtari në ndenjësen e pasme do të shpëtonte nga plumbat. Vrasjen e familjarëve Zemaj të Strellcit të komunës së Deçanit e kanë dënuar gjithë partitë politike në Kosovë. Ata e kanë konsideruar një akt terrorist, kriminal dhe që pengon stabilitetin e Kosovës.

    Në një reagim të saj, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar vrasjen në Pejë të motivuar politikisht. Ndërsa për PDK-në është një akt dhune i papranueshëm. AAK-ja gjithashtu ka dënuar vrasjen dhe ka kërkuar që organet e rendit dhe ato të drejtësisë të kryejnë punën e tyre në zbardhjen e vrajses.

    Ndërkohë zëdhënësi i UNMIK-ut ka deklaruar dje se ende nuk ka asnjë motiv, për vrasjen e Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt. Zëdhënësi i UNMIK-ut deklaroi se kush ka informacion për këtë ngjarje të njoftojë në polici. Për të dënuar vrasjen e ish -komandantit të FARK-ut, Tahir Zemaj, të dielën në mbrëmje në qendër të Prishtinës u zhvillua një protestë paqësore me moton “Ndal Vrasjet dhe Dhunën Politike në Kosovë!”

    Protesta u organizua nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike. Pjesëmarrësit ndezën qirinj për nder të viktimave, Tahir Zemaj, të birit dhe nipit të tij. Pas këtyre protestave në Prishtinë, protesta të reja kundër vrasjeve dhe dhunës politike janë paralajmëruar edhe në komunën e Decanit.

    http://www.shekulli
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citate nga intervista e Ramush HARADINAJT, kryetar i AAK-së dhënë radios Evropa e Lirë

    R. HARADINAJ:"SHËRBIMET E HUAJA TË INVOLVUARA NË VRASJEN E T. ZEMAJT..."


    RADIO EVROPA E LIRË

    Zoti Haradinaj më katër janar në një sulm të armatosur është vrarë Tahir Zemaj. Ndërkohë që policia nuk ka dhënë detaje për motivet, parti të ndryshme e kanë vlerësuar këtë një vrasje me motive politike. Cili është qëndrimi juaj?


    RAMUSH HARADINAJ

    Në radhë të parë AAK, por edhe unë personalisht shprehim kundërshtimin ndaj akteve të dhunës dhe i dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe sidomos edhe vrasjen e para disa ditësh në Pejë, ku u vra kolonel Tahir Zemaj dhe dy familjarë të tij. Ne nuk i dimë motivet e kësaj vrasjeje, sikurse nuk i dimë as autorët, por duam t’u japim mbështetje mekanizmave të rendit dhe të sigurisë që të zbardhin këtë vrasje. Mendojmë se kjo vrasje është edhe një goditje ndaj përpjekjeve që po bëjmë në Kosovë për stabilitet, pra për rend dhe siguri, por edhe për një imazh më të mirë të Kosovës, si dhe të forcave politike e në këtë kuadër edhe tëe AAK-së e cila ka një shtrirje të mirë në këtë rajon.


    RADIO EVROPA E LIRË

    Së fundi, zoti Haradinaj ju keni theksuar se ju dhe Aleanca… nuk keni pasur ndonjë motiv kundër tashmë të ndjerit Zemajt dhe keni theksuar se kjo vrasje mund të jetë bërë nga shërbime sekrete. A do ta sqaroni këtë pak më shumë këtë qëndrim?


    RAMUSH HARADINAJ

    AAK, por edhe unë personalisht nuk kemi pasur në asnjë mënyrë ndonjë motiv të veprojmë kundër jetës dhe të sulmojmë zotin Zemaj. Kjo, sidomos kur lidhet me zhvillimet në gjykimin që ndodhi ditë më parë në Prishtinë, ku zoti Zemaj me dëshminë e tij i dha një mbështetje të fuqishme mbrojtjes së Daut Haradinajt dhe të gjykuarve të tjerë dhe vetë mbrojtja e Dautit u shërbye me deklaratën e zotit Zemaj. Mendojmë se në këtë rast janë të involvuara ndonjë nga shërbimet e huaja që mund të veprojë në Kosovë me qëllime të këqija, për të dëmtuar imazhin e Kosovës, për të dëmtuar përpjekjet tona, por edhe imazhin e forcave politike, pra edhe të AAK-së, duke ditur, siç thashë, se ne kemi shtrirje në atë rajon.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Në Kosovë vetëm të vdekurit janë të lirë


    Shkruan:Sabit Rrustemi

    Asnjëherë në trevat shqipare nuk ka ndodhur një vrasje e këtillë e cila aq shumë i ka përgjasuar romanit të Markezit "Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar".

    Ky shkrimtar kolumbian "lexuesit" më fanatikë të veprës së tij si duket i paska pasur pikërisht vrasësit e të ndjerit kolonel Tahir Zemës.

    Dhe,krejt ngjashëm,njësoj siç nuk mundi të parandalohej krimi makabër në romanin e cituar tashmë të Markezit,njejtë nuk mundi të shpëtohej nga vrasja e paralajmëruar edhe Tahir Zema. Atentatorët e ndiqnin këmba-këmbës thuaja qe katër vite.
    Vetëm nuk dihej momenti kur do të ndodhë,vendi dhe shoqëruesit që do ta pësonin.

    Tashmë edhe kjo u bë e qartë, njësoj siç u bë e qartë edhe pamundësia jonë në mbrojtjen e veprimtarëve të rezistencës kombëtare,në mbrojtjen e lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit,në mbrojtjen e asaj që është e drejtë themelore e njeriut - jeta.
    Në rastin e kolonel Tahir Zemës, u bë e qartë edhe prova e rëndë e njeriut në mbrojtjen e vlerës institucionale të luftës dhe lirisë për Kosovën,në mbrojtjen e të vërtetës për një luftë sa të drejtë, sublime po edhe për anën e saj tejet të ndytë, e cila siç po shihet, ende nuk ka përfunduar.

    Shqiptarët duket se janë të dënuar që nga antikiteti e këndej,që asnjëherë mos ta shijojnë atë për të cilën kanë luftuar e gjakuar me afsh.Vetëm që ende nuk po dihet kush i ka dënuar dhe për ç'faj.

    Mbase për krimin që prore e kanë bërë dhe vazhdojnë për ta bërë kundër vetvetes. Kundër njëri-tjetrit, shkaku i një ambicje të sëmurë. Shkaku i një uni të pakuptimtë.Të qenit i pari dhe mbi të gjithë. I mosdurimit të tjetrit që përherë ka qëlluar i gjakut tend.Gjakues si ti,si ai tjetri.

    Njëri ndër këta gjakues, sakrifikues dhe tash i flijuar për lirinë,pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, është edhe Tahir Zema,ai që tashmë është i lire vetëm si i vdekur.

    Nxitësit si dhe ata që qëlluan mbi të vetëm sa ia vërtetuan epitetin e një heroi të ri për një Kosovë të lire, pa dhunë dhe mbi të gjitha për një Kosovë të pavarur.

    Dhe, ajo që është më tragjikja,për mua dhe për shumëkend sot në Kosovë, se, edhe me gjithë këto trupa ushtarake, policore si dhe shërbime të ndryshme inteligjente, nuk po arrijmë ta parandalojmë, dënojmë,denoncojmë,dënojmë dhe gjykojmë një krim mafioz politik i cili po ndodhë në vazhdimësi. E, kjo flet më së miri se sa jemi të paaftë,sa jemi të papërgatitur dhe të pazotë, në arritjen e asaj për të cilën jemi përcaktuar, pavarësinë e Kosovës.

    Kjo,ndodhë për faktin se përherë kërkohen vetëm ekzekutorët e asnjëherë inspiratorët po dhe ideatorët e këtij krimi mafioz politik në Kosovë.

    Përderisa nuk izolohen këta inspiratorë dhe ideatorë, nuk do të izolohet e as parandalohet ky krim i cili po i hanë në rend të parë gjakuesit, vepruesit dhe ideatorët e pavarësisë së Kosovës.
    Vrasja makabre e Tahir Zemës si dhe e birit të tij Enisit si dhe veprimtarit të dalluar të LDK-së Hasan Zemës, jo vetëm që është vrasje e vijës institucionale dhe pavarsiste të Kosovës, por, edhe vrasje e dinjitetit të shqiptarëve në përgjithësi.

    Në veçanti, kjo është vrasje e krahut profesionist të luftës së Kosovës që filloi me të ndjerin kolonel Ahmet Krasniqin dhe që ishalla e ka fundin me kolonel Tahir Zemën.

    Tahir Zema edhe do të pranonte të ishte kurban i parandalimit të mëtejmë të vrasjeve të këtilla në Kosovë,sikur kjo të kërkohej prej tij, njësoj që do të pranonte të ishte kurban i përmbylljes së kësaj të keqeje që po e godet Kosovën, akëcili shqiptar që bie dhe zgjohet me një mendim të ndërgjegjshëm po për Kosovën.
    Fatmirësisht që Markezi nuk jeton në Kosovë, sepse edhe ai do të denoncohej dhe vritej për leximin paraprak të mbrapshtive njerëzore, projekteve vrasëse për gjithë ata që dijnë dhe kanë guxim të ëndërrojnë bukur.

    [QIK-u]
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #192
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Kufiri mes krimit dhe politikës

    Fillimi i shekullit

    VETON SURROI


    1. Ekziston një kufi mes krimit dhe politikës, që çdo shoqëri përpiqet ta ruajë. Fjala është për shoqëritë normale, siç quhen në Perëndim, ndonëse po ta shikosh historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, shoqëria italiane kaloi gati gjysmë shekulli duke u përpjekur të ndajë politikën prej krimit, dhe që prej kohësh quhet demokratike. Në fakt, pothuaj pesëdhjetë vjet kishin kaluar në një lloj kohabitacioni, bashkëjetese, mes krimit dhe politikës. Në Kosovë kemi presupozuar se ekziston një kufi i tillë, se çlirimi i Kosovës është në fakt edhe vendosja e demokracisë, pra edhe e sundimit të ligjit. Nuk ndodh kështu qe tre vjet, sikundër edhe në asnjë vend të ish- Jugosllavisë që kaloi luftën, dhe për këtë na përkujtojnë të ashtuquajturat incidente. Brenda disa javësh kemi dy atentate: një bombë që nuk vrau atë që kishte ndërmend, por plagosi gati dyzet kalimtarë rasti dhe një breshëri plumbash që vrau cakun së bashku me dy persona të tjerë që ishin aty pothuajse me rastësi. Bomba në Prishtinë dhe vrasja e Tahir Zemajt në Pejë paralajmërojnë një eskalim të qërimit të hesapeve. Ajo që është e qartë, se vetë përdorimi i dhunës është krim, megjithatë nuk ndihmon shumë në sqarimin e natyrës së qërimit të hesapeve. Në rastin e Prishtinës ende nuk dihet se a janë viktimat e supozuara të atentatit njerëz të involvuar në krime, apo dëshmitarë eventualë në proceset që do të zhvillohen për krimet e bëra në luftë. Në rastin e Pejës, asociacioni i menjëhershëm për lidhmërinë e këtij atentati me procesin e sapopërfunduar të “Grupit të Dukagjinit” mund të konfrontohet me shënime të së kaluarës, ku ravijëzohen edhe dënimet për kontrabandë droge. E qartë mbetet vetëm e paqarta. Përkatësisht, se përfundi sipërfaqes së ngjarjeve ekziston edhe një e kaluar e, siç po shohim, edhe një e tashme, e turbullt, e dhunshme me një përzierje të politikës së krimit.

    2. Ka dy rrugë me të cilat mund të vazhdojmë më tutje me këto historira. Në njërën, pala e cila viktimizohet akuzon një tjetër, për të cilën supozon se ka kryer dhunën, për krim. Nëse historia politike nuk mjafton, ajo kombëtare mund të dëshmojë për qindra vjet hakmarrjesh të ndërsjella, ku çdo palë ka të drejtë: në vend të viktimizuesit, në çdo çast tjetër mund të dalësh si viktimë. Kjo rrugë do të sjellë së paku dy rrafshe të ndërtimit të shoqërisë. Në njërin, liderët politikë do të recitojnë formula demokratike, në tjetrin do të veprojnë grupe që do të marrin në duart e veta atë që ata konsiderojnë si drejtësi. Prapa fjalëve të ëmbla të demokracisë liberale do të fshehen pushkët e kalibrit të madh dhe bombat me kurdisje. Përfundimisht, krimi mund të jetë argumenti më i fortë politik, përkatësisht aftësia për të përdorur dhunën. Rruga tjetër është ajo e ndarjes së krimit prej politikës. Në të, vend kyç zë lufta për çlirimin e Kosovës. Çfarëdo që të ketë ndodhur në Kosovë, ka të bëjë sot me dy instanca të një shoqërie demokratike: arkivin e historisë dhe po të duhen, gjyqet. Qytetarët e Kosovës nuk mund të shndërrohen në pengj të interpretimit se kush çka bëri në Kosovë gjatë luftës, me cilin fond u paguan pushkët e as me cilat njësite u dëbuan okupatorët. Për aq më pak mund të bëhen pengj të “drejtësisë historike”, të asaj se kush ishte tradhtar e kush patriot. Për këtë mund të vendosin qoftë historianët, e në mënyrë të drejtpërdejtë, votuesit. Assesi jo plumbat.

    3. Por, nuk mjafton vëtëm mënjanimi i interpretimit të historisë. Eshtë lehtë të thuash, prej perspektivës së ndërkombëtarëve, se e tërë kjo që po ndodh me dhunën në Kosovë sot është pasojë e luftës. Në fakt, prej kësaj perspektive është po ashtu fryt i mungesës së ndërtimit të shtetit kosovar dhe mungesë e ndërlidhjes dinamike të kosovarëve në të. Si është e mundur që për asnjërën prej vrasjeve të figurave të njohura kosovare ende të mos jenë zbuluar kryesit e veprës? Dhe, a është e mundur që kjo të bëhet pa e vënë, konceptualisht, sistemin e sigurisë në duar të kosovarëve, që ata vetë ta zbulojnë të keqen brenda tyre? Krimi, në fakt, dëshmon të kundërtën, duke eskaluar metodat e veprimit të vet. Para dy vjetësh njerëzit si Xhemajl Mustafa e Rexhep Luci vriteshin nga atentatorë me revole. Sot, prita bëhet o me kalibër të gjatë o me bomba të kurdisura.

    4. Pas gjysmë shekulli konfrontimi me krim të organizuar, Italia kuptoi një leksion. Nuk është me rëndësi ai që ngre këmbëzën e revoles. Eshtë tërë sistemi, me burim në strukturat politike, që krijoi mekanizëm me të cilin krimi dhe politika mund të bashkëjetonin, duke pasuruar njëri-tjetrin.

    www.koha.net

  13. #193
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Z Arb, me vjen keq por duhet tju kundershtoj.
    Vizita e Rrugoves tek Milloshevici nuk eshte dosje e mbyllur, pasi i akuzuari (milloshevici) nuk ka therritur ende deshmitaret e tij.
    Tashi ju mund te besoni si dhe cfare te doni, une besoj qe Ibro shkoj e ju lut ne gjunje Milloshevicit ti shpetonte jeten atij dhe familjes sepse trembej nga UCk.
    Ky eshte opinioni im, dhe besoj (shpresoj qe jo) se do vertetohet dhe nga gjyqi dhe ne menyra te tjera, gjalle do jemi, e do e mesojme te verteten.
    Tashi ju mund te me quani mua c'fare tu doje qejfi juve, po ky eshte mendimi im.
    Per Zotin Zemaj, nuk e kam ditur se kush eshte, hera e pare qe ja degjova emrin ishte kur e paskan vrare.
    Midis jush dhe Llapit, te them te drejten nuk di se c'te mendoj, njeri shkon ne ekstreme ku te justifikoje vrasjen e tjetrit se kishte grua serbe (ai kujtohet kujt nje fare DR Sali Berisha?) tjetri shkon ne ekstremin tjeter duke ja vene fajin Enverit e Stalinit!?
    Un po rezervoj gjykim per kete ceshtje per me vone kur te kete me shume fakte e te dhena, mbi identitetin e vrasesve por dhe mbi personin e Z Zemaj.
    Nderkohe, Zoti qofte me familjen e tij, dhe ndjeste pase rafmetlliu Zemaj.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  14. #194
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Vetem te vdekurit jane te lire (ne kuptimin e LIRISE) ne Kosove" thote SABIT RUSTEMI.

    Nuk eshte ashtu.
    Jane te lire dhe organizatoret dhe te lire (ne cmim, ne pagese ) jane dhe vrasesit.


    Veton Surroi ne shkrimin e tije nuk shpreh as keq ardhje e as e denon Dhunen e cila nuk eshte Dhune pa adres por te gjithe e dine se kjo Dhune ka nji shtab dhe kte Shtab Vetoni e di.
    Vetoni me kte qendrim as mish as peshk tregon se ai si NJERI ka mbaruar.
    Ai Eshte thjesht nji rrufjan miliarder.


    Manciste !

    Rugova ne Hage u tregua i matur i sakte dhe mbrojti bukur popullin dhe ceshtjen e Kosoves.

    Sa per "at fare Sali Berishen" e di se ne Gjermani ku je ti , jeni strehuar gjithe dinastia e Gjinushve, kapobandes se Stalinizmit Shqiptar.

    Ne Vrasjen e Tahir Zemes dhe atyre qindra te tjereve ka gisht mafia staliniste drogiste e Gjinush-Xhavit-Ibrahim-Kloseve te Gjermanise.

  15. #195
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Manciste,

    Ju kisha preferuar te analizoni edhe nje here titullin e Temes, sepse kjo do t'ju ndihmonte per te perfunduar pjesemarrjen tuaj ketu.

    Gjithe te mirat!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #196
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Manciste,

    Aresyeja qe mendoj ashtu eshte fare e thjeshte, tingellon qarte se viktimat e aktit terrorist ne Peje jane plotesisht te panjohura per juve.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #197
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Eshte e drejte e pashmangshme per te miren e kosovs te regullohen punet e brendshme, edhe ne menyre joortodokse sic jane vrasjet politike. Tradhetia ka shume fytyra, nuk eshte ne kompetencat tona te deffinojm ne nje prej fytyrave te saj, por duhet realitetin politik ne kosoven aktuale ta marim si te tille, si te turbullt, si te tensionuar, si labil, natyrisht nga pikepamja jone, si vezhgues nga jasht.

    Mbi cdo gje qendron caku final i lojes me kosoven, qe eshte pamvaresia, nga e cila mvaret edhe fati i mbare shqiptareve mbi rruzull. Mendoj se shume shqiptareve nuk u eshte e qarte kjo domethenje, sidomos tek fqinjet tane ekzistojn "domosdoshmeri" absolute, te paluhatshme, vec te shqiptaret nuk mbreteron nje cilesi e tille. Per serbin eshte e "natyrshme" qe kosova eshte pjese e tij, pasiqe eshte DJEP i kultures se tij. Per sllavomaqedonin eshte e "natyrshme" qe jane pasardhes te Aleksander Makedonskit (Lekes se madh). Shih, edhe abzurditete arrijn te vendohen si domosdoshmeri.
    Por, per ne as pamvaresia nuk do te arrij statusin e "domosdoshmerise", nese filozofohet mbi te edhe me tej.

    Pata mundesi te ndjeki mbreme ne RTK nje diskutim nga perfaqesuesit e partive politike, te policise e UNMIKUT. Pershtypje me la pyetja, se, a cilesohet kjo vrasje e Tahirit si vrasje me motive POLITIKE?

    Ngaqe edhe kosovaret me kane aftesi diplomatike, pa mare parasysh, pergjigjet ishin me shume turbulluese se qartesuese (natyrisht se LDK-ja e sheh te tille).
    Keshtu qe sipas fjales popullore "i din meta, pun't e veta", kjo ngjarje do te mbetet ne erresire deri ate dite, kur do te jet nevoja, qe te mbetet ne erresire.

    Dhe Pol Potista, Stalina, e figura tjera perverze me ideja shkaterimtare (asgje tjeter nuk sollen keta) hane buk ndoshta ne tere boten, e me se fundi nder shqiptaret. Kur nuk arriti pseudosllavia e enveri te na MBARESOJN, edhe ate duke shfrytezuar ne te madhe avantazhet qe solli koha (arsim i dobet, manipulim nepermjet te mediave), perse nje Hashim e XHemal?, jo bre burra, se ne do te jemi te paret qe do ti luftojm, dhe kete e dijne shume mire po te DY.

    Jam i bindet absolutikisht, se ketu punohet per te mirren e kosoves. Me serbin nuk ka diskutime dhe pik. AS PER TE MIRRE, AS PER TE KEQE. Barra per te diskutuar me ta qendron absolutikisht, ne krejt sferat diplomatike, humaniste, a ekonomike mbi shpinen e serbeve. Ne, ne kete drejtim nuk duhet as gishtin e vogel te levizim. Ata qe kane nje affinitet me serbin (cfaredoqoft), duhet se shpejti ta vleresojn ate, dhe te heqin masat e duhura, per shendetin e tyre.

    Flm
    albanish by nature

  18. #198
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuh Musa, nuk te kuptova.
    A ban me qen ma i qarte ne mendime.



    Ja Vetoni sot nxiton te deklarohet se nuk i bindet vendimit te presidentit per dite Zije ne Kosove.

    Perse valle nuk bindet Vetoni??

    Sepse eshte me Komode jeta e biznesi ne Kosove ne se solidarizohesh me vrasesit se me viktimat.

    Te lumte Veton !

    Ja keshtu pehlivane si ty "i duhen" Kosoves.

    Ja cfar thote Vetoni ne "Korrieri" :

    ----------------

    Korrieri

    Kosova dhe politika e arkivolit

    A percaktohen ditet e zise sipas hesapeve te palara ne lufte?

    Nga Veton SURROI

    1.

    Sot ne gazetat kosovare nuk u vendos shiriti i zi, i cili do te ishte i detyrueshem ne nje dite zie zyrtare. Dr.Rugova, ne kaosin administrativ kosovar, e shpalli diten e zise dje, dhe dha shpjegime perse e bente kete, me rastin e vrasjes se kolonelit Zemaj dhe te afermve te tij. Shpjegimi, vec faktit se se shpejti do ta emertonte keshilltar per sigurine kolonelin Zemaj, permbahej ne kete formulim:

    "Gjate luftes, ne vitin 1998, Zemaj ... si ushtar profesionist dhe patriot (...) punoi ne kuader te institucioneve me Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Ai deshironte te kryente pjesen e vet te detyres si ushtarak ne mbrojtje te vendit. E njihte Komandantin Suprem sipas Kushtetutes se Republikes dhe strukturat e tjera shteterore".

    Me kete shpjegim, dr.Rugova vendosi dy kategori ushtarakesh te vrare: ne ata qe e respektonin dr.Rugoven si komandant suprem dhe ne ata qe nuk e respektonin si te tille.

    Vrasja e Zemajt, keshtu, sherben per qerim hesapesh te palara nga lufta, dhe une besoj se redaksia e "Kohes Ditore", e cila ka qendruar ne kembe gjate luftes dhe pas saj, nuk ka nevoje te jete pjese e ketij qerimit te hesapeve.

    Por, per me teper kemi te drejte t'ia terheqim verejtjen dr.Rugoves, qe mos ta perdor tragjedine e vrasjes se cilitdo kosovari per qellim politik. Ne Kosoven e pasluftes jane vrare disa luftetare te lirise, dhe nuk mund te behet diferencimi ideopolitik ne ata qe ishin pro-Rugove dhe ata qe nuk ishin me te. Nese angazhimi i tyre ishte per Kosoven, perse nuk mund te kene trajtim te njejte?

    2.

    Spiralja qe shtrohet me kete pyetje nuk ka fund, dhe me duhet te pranoj, eshte e peshtirshme. Ndertimi i pozicioneve politike mbi arkivole e trupa te ngrire nga vdekja e ben politiken tone makabre. A do ta masim njeri-tjetrin me menyren se si i trajtojme te vraret kosovare? A jemi te keqinj sot, pse nuk e vume shiritin e zi per kolonelin Zemaj e ishim te mire pse e vume me rastin e vrasjes se Uke Bytycit (per te cilin, si bartes te institucionit te dale nga vota e lire, as qe pritem shpalljen e dites se zise)?

    A nuk eshte vete vrasja e nje kosovari, per motive qe mund te jene politike, te mjaftueshme qe te gjithe ta ndajme kete ndjenje zie? Dhe, vene ne nje kontekst tjeter, a do te kete dite zie edhe per ndonje serb a mysliman te vrare, gjithashtu per motive politike, apo seleksionimi i ndjenjes se pikellimit eshte vec aleances politike edhe perkatesia etnike?

    3.

    Momenti yne eshte kritik sa per politiken, ashtu edhe per historine. Politikanet, si dr.Rugova duhet ta lene te kaluaren e jo te ndertojme mbi te. Posacerisht, jo ta rishkruajne historine me ndarje te reja brenda Kosoves: ne momentet kritike te Kosoves, me 1998 e 1999 pak rendesi kishte cfare thoshin "institucionet e Republikes se Kosoves". Kjo varre, qe e bartim te gjithe ne qe perjetuam luften, duhet t'ia leme historianeve.

    Dr. Rugova, dhe politikanet tjere, duhet te ndertojne politike qe do te hyje ne histori, e jo histori qe do te zbatohet ne politike. Politika qe do te hyje ne histori eshte ajo politike qe do t'i bashkoje qytetaret e Kosoves, e jo ajo qe do t'i ndaje, posacerisht jo me lojen e ndjenjave qe sjell morti.


    --------------------------------












    ---------

    Gjate shkrimit Vetoni kurre nuk thote "Presidenti Rugova".

    Ai ka frike ta njohi Rugoven si president.
    Kjo tregon shume bukur se Vetoni e di pse u vra UKA e Tahiri me shoke.
    Ata u vrane sepse njohin institucionin e Presidentit te Kosoves...sepse ata njohiin te drejten e popullit te Kosoves qe te kete President..sepse ata njohin te drejten e Popullit te Kosoven per te jetuar ne nji KOSOVE te Pamvarur.

    Vrasesit jane veglat e atyre qarqeve qe duan nji Kosove "province"..nji Kosove pa president e Parlament..nji Kosove as mish as peshk..mjaft qe te kete te drejten enverizmi e stalinizmi te kryeje misionet e pakryera kanibaliste.

    Mbrapa teorive te Vetonit dhe Shtabit vrases me te cilet Vetoni solidarizohet qendron..Kupola e Mafies qe pergatit Nji Kosove ne baze te formulave te erreta te Tiran-Krete-Beograd-Moskes.

    Nuk eshte rastesi dhe Liria qe UNMIKU i jep shtabit vrases per te zhdukur cdo baze per Rezistence ndaj planeve te zeza per te lene Kosoven nen SERBI.

    Rugova dhe njerzit e tije jane Pengesa e pakalushme e ketyre planeve ogur zeza.

    Futja e Kosoves dhe de facto nen Serbi fillon me asgjesimin e figures se Presidentit..me asgjesimin e te drejtes se Popullit te Kosoves qe me voten e tije te vendose te ardhmen e tije..

    Prandaj kane dore te lire Kriminelet ne Kosove..
    Prandaj para cdo takimi e mbas takimi te Ilir Metave e Hashimave me Ivanovet e Moskes e Beogradit kemi vrasje ne Kosove.




    Bravo Veton legeni !

    Veton o frikacak !

    Si ty dhe Bukoshit ju a ka ba Hashimi 8 me 2.
    Marre nuk ju vjen.

    Megjithate edhe se e dine se Shiku i Xhavitit mban shenim cdo person qe ndjek Rugoven dhe se mbas ketyre shenimeve futet emri ne listen e zeze te likujdimeve, Njerzit Trima e te ndershem ne Kosove do vazhdojne te nderojne viktimat e te denojne vrasesit.

    Keta njerez nuk kane nevoje Per Vetona me 7 fytyra.


    Poshte shtabi kriminal i Xhavit -Hashim e Nasim Haradinajt !

    Rrofte Kosova e lire e e Pamvarur !


    Rrofte presidenti i Kosoves!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-01-2003 më 08:45

  19. #199
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Pergjigj Arbrit & CO. Pres me kenaqsi emncipimin tuaj, apo ju paguajne dhe si besoni dhe ato qe thoni vet. Ok ja ku i ke ca xhevahire:
    1. Ne Vrasjen e Tahir Zemes dhe atyre qindra te tjereve ka gisht mafia staliniste drogiste e Gjinush-Xhavit-Ibrahim-Kloseve te Gjermanise, (mos e ke mare ket shprehjen nga libri Berisha mes Kasandrave).
    2. Sa per "at fare Sali Berishen" e di se ne Gjermani ku je ti , jeni strehuar gjithe dinastia e Gjinushve, kapobandes se Stalinizmit Shqiptar.
    3. Vetoni me kte qendrim as mish as peshk tregon se ai si NJERI ka mbaruar.
    Ai Eshte thjesht nji rrufjan miliarder.
    4. "Gjysma e atyre qe ne shkruajme eshte e demshme, gjysma tjeter eshte e pavlefshme" -- Becque
    5. E shoh qe nuk ja vlejka per te pershkruar me teper, gjithcka eshte e shtypur nga nje mendje vertete ideologjike, qe eshte shume i bindur qe ajo qe postohet nga ai edhe aprovohet nga lexuesit. Duket se ju duhet edhe me shume zell ne kete drejtim! ( ku i ke gjet kto llafe mor jau, apo te jane ngul ne koke msimet e PS dhe ste shqiten dot)
    6. Edhe per flamurin ke dhene fakte te nevojshme, nuk na duhet me teper te besojme ne opinionin tend.
    7. Pastaj me vone tingelloni "vertete i afte" ne cilesimin "aq te aresyeshem" qe i beni mospjesemarrjes se Presidentit ne Vlore.
    Le te shpresojme qe nje dite ju te mbani me paster kalendarin e Presidentit( Idhulli njeshit) dhe te mos te lesh ate te bej gabime kaq te medha.
    8. Por ju gjithsesi, perderisa atij(millosheviqit) nuk i lejohet ju mund te zevendesoni ate, se paku ketu ne forum. ect
    se ulodha, besoj se keto te mjaftojne si feed-back. Sa per Llapin, lexoje ate qe shkruan per lidhjet e te ndjerit me ish-armaten jugosllave ect.
    Dhe te te them nje gje tjeter, nuk eshte se kame apo dua te humb kohe duke debatuar me ty ne ket forum, por shpresoj se ne nje dite jo te larget dinosaur si puna jote dhe Co do emancipohen dhe ne te tjeret te kemi mundesi te kthehemi ne shqiperi pa pasur frike se o shikojme a degjojme mostra nga e kaluara qe na jane qep si balta mas kepuce e sna lene me ece para. Keshtu, shpresoj te ikesh sa me shpejt nga turma dhe te kthehesh ne individ, te mos ngresh doren sa here te urherojne po te mundohesh te shikosh pak me tutje dhe do kuptosh qe ajo(politizimi) qe po ben eshte vetvrasje.
    Shyqyr zotit qe sje ne Angli se po te kishe pa emisionin e BBC2 do kishe sulmu dhe angline si staliniste, sic sulmovi komandanti jot ameriken jo shume kohe me perpara, apo e ke harru.
    Keshtu, dua ta mbyll me nje thirrje lavdi per UCK dhe heronjte e vertete te Kosoves, ata qe e dinin se i priste vdekja ( A JAshari) prap nuk u tuten nga istikami.
    Lavdi

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2002
    Vendndodhja
    Suedi, Malmo
    Postime
    6
    Postuar më parë nga iliria e para
    UÇK, intersante kjo qe e shkruan.Po ku i merr ti keto te gjithat?!
    Tahir Zemaj se kam njohur fare, por ketu nje heri takova nje oficer
    shqiptar qe pershkruante nje jete te ngjajshme me kete, por ky kishte dezertuar nga "frika" se do ta likvidonin serbet.
    Emrin nuk ja di, sic duket i kishte disa emra.Me vone mora vesh se kishte hikur per Shqiperi. Ma nuk kam degjue per te.

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •