Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..

    -------------------------

    Përvoja tragjikomike në Korenë e Veriut rrëfehet në romanin që është pritur me kuriozitet të madh në Perëndim

    Dy muaj në "perandorinë e ferrit"

    Udhëtimi i një kanadezi guximtar në atdheun e komunizmit "të verdhë"


    Koreja e Veriut është vendi
    më i çuditshëm në botë dhe
    njëkohësisht edhe vendi ku
    pakkush ka "privilegjin" të ketë
    akses të hyjë e të shohë "live" jetën
    e përditshme të vendasve. Një diktaturë
    staliniste e mirëfilltë, e vetmja
    që u ka mbijetuar ndryshimeve
    të kohërave e që qysh prej
    viteve ‘50-të e ka bërë kësisoj popullin
    prej miliona banorësh një
    peng të një eksperimenti barbar
    me kavie njerëzore. Ajo po eksperimenton
    ndërkohë, duke luajtur
    me zjarrin, me programe provokuese,
    duke vënë në jetë plane
    të hershme për prodhimin e
    armëve bërthamore. Pasi vetëm
    kështu mendon se mund të mbijetojë
    "perandoria" plotësisht e
    izoluar nga bota e jashtme e
    "udhëheqësit të dashur" Kim
    Jong-il, duke i bërë presion Perëndimit,
    fqinjëve, e së pari SHBA-së,
    që e shohin atë prej dekadash një
    dele të zezë e të rrezikshme për
    fatet e gjithë rruzullit. Në humnerën
    që "udhëheqësi i dashur" ka
    ndërtuar, përveç programeve të
    dyshimta të prodhimit të bombës
    atomike, ka dhe një fytyrë tjetër:
    ajo e varfërisë absolute dhe e
    mëshirës së pjesës tjetër të botës,
    sipas vetë udhëheqësit e partiakëve
    të Koresë së Veriut, armiq e
    imperialistë, e cila ka bërë që të
    paktën populli të mos vdesë për
    bukë, duke u ushqyer kësisoj
    vetëm nga ndihmat e Programit të
    OKB-së për ushqimin.
    Shkëlqimi i rremë
    Ajo çka fsheh pra kjo botë djallëzore,
    shfaqet më së miri edhe në
    një vëllim më të fundit me foto të
    Philippe Chancels me titull "Koreja
    e Veriut". Janë foto të rralla, e që
    vijnë në dukje nga një kohë tjetër,
    nga një univers paralel tepër bizarr.
    Ato tregojnë vende të zbrazëta,
    masa njerëzore njerëzish të koreografuar
    në mënyrë perfekte,
    ndërsa festojnë në formacione të
    rregullta e të mirëtrajnuara,
    ndërtesa të mëdha që dëshmojnë
    autoritet të frikshëm,
    shkëlqim të
    një pushteti në
    dukje në kulmin e tij,
    statujën e stërmadhe
    të "udhëheqësit
    të dashur" e njëkohësisht
    edhe mjerimin
    e fshehur pas
    tyre. Vendi, elita
    pushtetmbajtëse e
    të cilit i ka bërë, si të
    themi, një shpëlarje
    totale të trurit
    popullit të vet, që
    me sytë e Perëndimit
    shihet me
    çudi e ku në fokus
    është kulti ndjellakeqës
    i
    udhëheqësit aktual,
    në fillim të shekullit të 21-të
    ngjan të jetë bërë kësisoj një realitet
    i një utopie të tmerrshme me
    trupa njerëzorë.

    Dy muaj në "perandorinë e djallit"

    Guy Delisle, një animues,
    skicues e njëkohësisht romancier
    e gazetar kanadez, që sot jeton në
    jug të Francës, ka punuar e jetuar
    për dy muaj rresht në këtë bastion
    të stalinizmit "Hardcore". Skicuesi
    profesionist dyzetvjeçar, në
    pranverën e vitit 2001 ka punuar
    për një firmë produksioni filmash
    francezë në Korenë e Veriut. Fotot
    dhe botimi i një serie skicash të
    animuara për programin e
    mbrëmjes së TV franceze u
    prodhuan në vend, pra në Korenë
    e Veriut, me çmim thuajse falas nga
    "bashkëpunëtorët" koreanoveriorë
    të kanadezit.
    Romani komik me titull "Pyongyang",
    në të cilën ai sjell të përpunuara
    e të papërpunuara përjetimet
    e ato çka ai ka parë, të lejon
    një vështrim mbresëlënës në atë
    që nga Perëndimi njihet si "Perandoria
    e së keqes". "Kryeqyteti i
    Koresë së Veriut është një lloj Disneyland-
    i", thotë vetë Delisle.
    "Është një inskenim madhështor,
    një fasadë perfekte me shumë
    rrugë e shtëpi të pastra, sikur të
    inskenohej e të bëhej njësh vetë
    regjimi me mbarë qytetin. Ato
    bëjnë nga ky realitet një "show"
    vërtet të madh, jo për botën e jashtme,
    por madje edhe për vetë ata.
    Të jep përshtypjen sikur ata të
    kishin dashur të dëshmonin se
    kështu po i afrohen shumë rrugës
    së tyre të zgjedhur me kohë, të socializmit,
    e duke na e shfaqur kësisoj
    Korenë e Veriut një vend modern
    e të fuqishëm".
    Sa më e madhe të jetë vuajtja e
    mjerimi i popullit, aq më e rëndësishme
    duket për regjimin përputhshmëria
    e fasadave.
    Vullnetarët dhe fasada
    Delisle pa aty njerëz që pastronin
    me fshesë në dorë, si vullnetarë,
    rrugët e boshatisura nga
    njerëzit. Mirëpo pas fasadës,
    njerëzit notonin në mjerim të skajshëm.
    Përkthyesi i Delisles iu lut
    atij t‘i siguronte disa ilaçe për të
    shoqen e tij të sëmurë rëndë, pasi
    furnizimi me medikamente
    mjekësore për popullsinë civile,
    megjithëse me të madhe bërtitet
    për shërbime falas, praktikisht
    nuk ekziston. Çdo gjë që Delisle
    mund t‘i jepte burrit që i qëndronte
    pranë, ishte aspirina.
    Libri, leksion
    mbresëlënës
    Vëllimi komik i botuar së fundmi
    në Kanada e SHBA, të cilin
    Delisle e shkroi pasi erdhi nga Koreja
    e Veriut, është një leksion
    mbresëlënës, një libër xhepi, i
    reduktuar, i qartë e i vizatuar në
    bardh e zi, një dokument vëzhgimesh
    lakonike e akribike nga një
    vend absurd. Delisle është një
    njeri sarkastik, që ia lejon shpesh
    vetes të shkruajë edhe gjëra "të
    turpshme", por të lezetshme e realiste.
    Për shembull, kur ai i jep
    dhuratë përkthyesit e "shoqëruesit"
    të tij të pandarë koreanoverior
    romanin e George Orwellit
    të vitit 1984. Përkthyesi, një
    nënshtetas besnik e i përulur i Kim
    Jong-il, shumë i irrituar ia kthen
    atij librin e dhuruar mbrapsht,
    pasi i kishte hedhur një sy të shkurtër.
    "Shteti i mbikëqyrjes" atij
    duhet t‘i jetë dukur jashtëzakonisht
    i besueshëm e i fortë. Stili i
    rrallë minimalist i Delisle, komika
    e thatë dhe mënyra ekzemplare e
    e bëjnë librin e tij një vepër
    tërheqëse arti dhe një raport
    mbresëlënës të një udhëtimi në
    gojën e ferrit.
    "Metodat e efektshme"
    Kush jetonte në Phenian kishte
    fat, tregon Delisle. Pasi aty
    gjendja, për sa i përket furnizimit,
    ishte më e mirë se në fshat e qytete
    të tjera. Metoda më e efektshme
    për t‘u zhvendosur nga fshati në
    kryeqytet, me sa dukej qëndronte
    në denoncimin që u bëhej
    njerëzve të tjerë në zyrat e Shërbimit
    të Fshehtë, edhe kur në rastin
    më të keq s‘kishe asgjë për të
    treguar e të duhej të sajoje akuza
    false e gënjeshtra. Jeta e të denoncuarve
    pas kësaj, pak vlerë kishte.
    Kur Delisle i dëgjoi këto nga një
    bashkëpunëtor i organizatave të
    ndihmave, ai pyeti menjëherë kalimtarë
    të rastit, duke u nisur nga
    ndjesitë e profesionit të vet, se
    kush ia kishte dalë me sukses me
    këtë manovër të vinte e të jetonte
    në kryeqytet.
    Telashet me pasoja
    fatale
    Pas dy muajve shumë të gjatë,
    Delisle thuajse u mësua tashmë me
    faktin se në çdo hapësirë e dhomë
    të veçantë të çdo ndërtese në vend
    do gjente të varura foto e postera
    madhështore të "udhëheqësit të
    dashur" Kim Jong-il dhe të babait
    të tij, të "Udhëheqësit të Madh"
    Kim Il-sung. Secili, vërtet secili nga
    vendasit, mbante të ngjitur në
    veshjen e vet një stemë që tregonte
    dy udhëheqësit, diktatorin aktual
    dhe babanë e tij të vdekur, që
    themeloi diktaturën një gjysmë
    shekulli më parë. Dhe kur stema
    rastis të mos jetë pastruar mirë e të
    qëndrojë mbi xhaketë e shtrembër
    apo e pa fiksuar mirë në gjoks,
    atëherë mund të kishe vërtet
    telashe. Dhe telashe do të thoshte:
    dëbim apo internim i të gjithë familjes
    në kampet e riedukimit në lindje
    të vendit. "Frika se mos një ditë të
    dërgojnë në ndonjërin prej tyre
    është shumë e madhe dhe evidente,
    vëren Delisle në romanin e
    tij komik. Zyrtarisht këto kampe
    nuk ekzistojnë. Por secili e di se ato
    janë një fakt rrëqethës".
    Puna e Delisle në prodhimin e
    filmit në kryeqytetin Phenian
    konsistonte në kontrollin e
    lëvizjeve të animuara e përputhshmërinë
    e tyre.
    Imazhet e censuruara
    dhe "ekonomia në
    hapje"
    Vetëm në studio, me të cilën ai
    kishte të bënte shpesh, punonin
    qindra skicues e animatorë vendas.
    Mund të duket paradoksale, porse
    një vend ku lejohen të qarkullojnë
    vetëm imazhe të censuruara, prodhon
    nga ana e tij filma që i shërbejnë
    më pas mbarë industrisë globale
    të programacionit zbavitës në
    botën e filmit e të TV. Vendi që
    punon pa pushim për perfeksionimin
    e zbukurimin e imazhit të vet,
    është një furnitor i rëndësishëm
    njëkohësisht i gjithë atyre fotove
    "të pafajshme", që fëmijët francezë
    për shembull do t‘i bënte vetëm të
    qeshnin. Atë, ku shërbimet e fshehta
    e diplomatët nuk ia dalin, e bën
    të mundur deviza e urisë së ekonomisë
    problematike e plot mungesa
    e Koresë së Veriut: një hapje paraprake
    në dukje, që përmblidhet në
    vetvete vetëm në
    përpjekjen për të
    eksportuar më
    shumë mallra
    tipike koreanoveriore
    (si armët e zjarrit,
    drogë e para të
    falsifikuara) për
    t‘u zgjeruar madje edhe me
    shitjen e filmave
    të retushuar e
    përpunuar.
    Raport realist mbi
    globalizmin
    Kështu, libri
    i Delisle është,
    le të themi,
    edhe një "raport nga brenda" për
    çështjen e globalizmit. Për përditshmërinë
    në punë të punëtorëve
    të globalizmit në komikun e tij janë
    bërë diskutime të pafundme me
    gazetarë, skicues e fotografë, si për
    shembull netët në një dhomë hoteli
    para një aparati TV, në të cilin
    televizioni shtetëror koreanoverior
    shfaq ose filma me luftë, ose
    parada ushtarake, ose fjalime të
    "udhëheqësit të dashur". Delisle
    madje kishte refuzuar dy herë, kur
    firma e tij fillimisht i kishte bërë ofertën
    për të shkuar e punuar në Korenë
    e Veriut, por më pas e kishte
    pranuar atë. "Unë nuk kam ndonjë
    problem moral me të. Pasi mendoj
    se tek e fundit është më mirë
    që koreanoveriorët të kenë një
    kontakt me të huajt se sa të mos
    kenë, megjithëse atje çdo gjë kontrollohet
    deri në detaj. Të vetmit
    që kishin besim e guxim të kontaktonin
    me mua në rrugë ishin fëmijët.
    Me shumë gjasa, koreanoveriorëve
    u është ndaluar të flasin me të huajt.

    Paradoksi me firmat perëndimore

    Një ndërmarrje perëndimore
    që prodhon filma vizatimorë në
    Korenë e Veriut, është natyrisht një
    burim i mirë valute e huaj për
    regjimin vendas. Por është mirë
    gjithashtu edhe për ata skicues e
    piktorë të mjerë vendas, që në këtë
    mënyrë mund të fitojnë pak para
    e të mos detyrohen të vuajnë urie.
    Firma e prodhimit të filmave në
    fjalë, për të cilën Delisle punoi në
    Korenë e Veriut, nuk mbeti plotësisht
    e kënaqur nga romani më i
    fundit komik i të punësuarit të saj.
    Pasi shumë realitet nuk është mirë
    në industrinë e filmit të animuar.
    Ndërkohë, libri i tij është rrugës për
    të parë një sukses botëror. Pas botimit
    në anglisht e frëngjisht, libri i
    tij ka dalë menjëherë paralelisht
    në Korenë e Jugut në gjuhën koreane
    e në Japoni, ndërsa në vazhdim
    do të dalë edhe në gjuhë të
    tjera të mëdha perëndimore.

    gazeta shqip..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-11-2006 më 04:24

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Brar mavria! Propaganda dhe demagogjia te perdorura per qellime ofensive ndaj "armikut" nuk eshte ndonje gje e re!
    Denglashkruesi dhe sidomos dengla-ngrenesit (ku paske rene dhe zotrote) do benin mire te merreshin me shume me venien rreguull ne shtepite respektive.
    Me sa duket cave akoma u djegin shqelmat b......theve qe hengren 55 vjet me pare nga keta te uruar Koreane!
    Tashme qe Koreja ka armen atomike ne pamundesi per ti bere shantazh ushtarak (nuk jane gati te ndrrojne New Yorkun apo Tokjon) per Pjong-Jangun..... merren me dengla propagandistike qe nuk i ha njeri (sidomos pas 1990).......................
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #3
    antares,

    Mos ke vajtur gje ne Korene e Veriut ne perberje te ndonje delegacioni te Nexhit, Milloshit apo Mujo Asllanit, dhe i ke pare me syte e tu begatite e Korese se Veriut, ne te cilen uria ben kerrdine ashtu sic beri Stalini me kolkozet midis dy luftrave boterore shekullin e kaluar.

    Po qe se i ke pare me syte e tua, te lutna, na bej nje cike forme edukimi e na pasuro formimin m-l te forumit; ne rast se eshte nje deduksion i yti, shprehu ku mbeshtetesh, ndersa me lejo te bej ni pietje:

    Po te ishte nje vend fqinj i Shqiperise me arme atomike, a do te merakoseshe ti ndonje cike, apo pluhri atomik eshte pjese e revolucionit komunist boteror?

    Shkelmat qe ti permend jane te pasakta historikisht. Gafat e McKarthurit dhe vullnetaret e panumurt kineze jane pjese e asaj lufte, per te qene i sakte.

    Dhe ngjo ktuna: shif se mos po na kerkon strehim politik atje ne Piong Jong, se na prishet imazhi ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    staliniste kim il -ngiste maoiste bin ladeniste.. interesant.. ne nje poce p.jerdh.in..

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Xhuxhuja e shpetoi situaten me fakte historike si "gafat e Mc Arturit" apo "vullnetaret Kineze"!
    Xhuxhuja qe me sa duket te gjithe bagazhin historiko kulturor e ka nga gazetat amerikane dhe nuk ka faj qe gromesin brockulla te tilla.
    Me sa duket Xhuxhuse i duket e padrejte qe pasi Jankite kaluan Paralelin e famshem arriten deri ne Jalu ku u priten nxehtesisht nga 3 armata Kineze qe i "shoqeruan" (me shqelma prapanicave) deri ne oqean!
    Xhuxhuja ka nevoje dhe per pak gjeografi per te pare se c"perfaqeson Lumi Jalu!
    Mc Arturi i dashur i Xhuxhuse u degua ne pension te detyruar sepse kerkonte se fillonte Luftene Trete Boterore ne 1951 (sidomos pasi Jankite e tij te dashur e kishin marre mesazhin qe edhe USSR posedonte armen termoberthamore).....
    Xhuja do jete pak me i honepsshem per kete forum nese lexon me shume dhe prrallis me pak.
    Tani i eshte futur studimit te thelluar te Gjeografise e historise......
    Spasiba ........Xhuxhuuuuuuuuuuuuuuu...........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    antares..

    a ste dhimbsen ata miljona nordkoreane.. qe skan buk more buk thate te gervishin pak zorret se per ngopje as qe behet fjale..
    c'i gezohesh more muzeum i gjalle i stalino binladeno talibano- kastro-komitetoenvero- qenroro-sluajm nga istikamoizmo-kimilsungizmit.. kesaj menxyre qe po perjeton prej dekadash.. nje komb ish i lavdishem dikur si koreanet.. qe na paska shkelmuar dikur amerikanet..
    kur erdh bejkeri duall gjith populli ta prese ne shqiperine qe sapo i kish bere mune enveroizmit..
    a nuk shikon qe asnje shqiptar po dhe ukrainas a afrikan e aziatik.. nuk ze radhe ne ambasadat veri koreane te marre vize a lloto.. po te tere ven te rrug e elbasanave ku jan zakonisht ambasadat amerikano veriore..
    jan miljona femij ne kore te veriut qe sdin c'eshte buka.. cesht pilafi i ngrohte me nje pik tlyn persiper apo qoftja a supa a bananja a molla.. a kepuca e ngrohte apo jorgani e krevati..
    po ngordh nje komb qe ktu e 1000 vjet me pare kishte nje mbret qe nat e dit punonte per te miren e popullit te tije.. qe ta ushqente e arsimonte.. e sot jan skllever te nje perbindeshi me nje te that mbas qafe e tani te te birit te tij te cmendur ne cinizem e sadizem te papare..

    A e di c'i ka bere xha stalua.. se keshtu e quante enveri kur ish i ri keshtu si ti.. baban e tije.. xhukashvillin famekeq.. ukrainasve ne vitet 1930-te?
    Patjater do ta kesh degjuar..
    I ngordhi me pabuke e pa ngrohje ne minus 30-40 grade miljona njerez.. dhe sja beri syri terr..
    Te jesh ne Ukraine do te thot te besh shkolle anti-staliniste pa vajtur fare ne asnje shkolle po vetem me te degjuar neper tramvaje.. a stola lulishtesh.. pleqt qe kan mbetur gjalle..

    Korea e veriut eshte nje tragjedi e pashembullt.. dhe te jesh njeri nuk mund te mos te ndjesh keq ardhje per ata miljona fatkeq..
    Cfar je mor djal?

    Ja me te tille militante mbush radhet e saje PS-ja dhe ata japin vota Mafies me kostum armani e benza miljonesh.. po qe si kopila qe jane nuk ven te Kim ili.. po te bush bleri e bejne poza atllantisto integro euro brukseliane por nen zhaqete jane perbindsha si kolegu i tyre ne Phenian..

  7. #7
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Cfare komedie! edhe deklaroher se Koreja eshte vend i izoluar, edhe na dalin ca papagej proamerikane qe na hiqen si eksperte te statistikave qe "njihkan" Korene me "dhembe e dhemballe"!
    Keto jane statistika te tipit Timishoara (60 000 te vdekur - kur nuk ishin ne realitet as 60), Kosove 200 000 deri 400 000 (kur nuk ishin me shume se 3-4 mije, edhe keta shumica te vrare nga Natoja), Mali me Gropa (600 te pushkatuar - nuk rezultoi asnje kerme qeni e jo njeriu), etj etj.
    Brar! Nuk impresionon njeri me ulerimat e tua!
    Kini bertitur pak si shume Zjarr, Zjarr, qe tu besoje njeri tashme!
    E vetmja garanci per Korene qe te mos perfundoje si Iraku eshte te prodhoje 5-6 Bomba (me Hidrogjen mundesisht) ne vit qe tja beje peshqesh Daj Samit ne cdo qytet amerikan me mbi 1 miljon banore ne rast tentative per "eksport Demokracie" nga USA!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  8. #8
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Antares ti me brarin jeni si "Bir selman i nenes ke te qaj me pare"
    My whores left me no time to get married.

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga antares
    Cfare komedie! edhe deklaroher se Koreja eshte vend i izoluar, edhe na dalin ca papagej proamerikane qe na hiqen si eksperte te statistikave qe "njihkan" Korene me "dhembe e dhemballe"!
    Keto jane statistika te tipit Timishoara (60 000 te vdekur - kur nuk ishin ne realitet as 60), Kosove 200 000 deri 400 000 (kur nuk ishin me shume se 3-4 mije, edhe keta shumica te vrare nga Natoja), Mali me Gropa (600 te pushkatuar - nuk rezultoi asnje kerme qeni e jo njeriu), etj etj.
    Brar! Nuk impresionon njeri me ulerimat e tua!
    Kini bertitur pak si shume Zjarr, Zjarr, qe tu besoje njeri tashme!
    E vetmja garanci per Korene qe te mos perfundoje si Iraku eshte te prodhoje 5-6 Bomba (me Hidrogjen mundesisht) ne vit qe tja beje peshqesh Daj Samit ne cdo qytet amerikan me mbi 1 miljon banore ne rast tentative per "eksport Demokracie" nga USA!
    Ndersa Brari mund te te mos impresionoje me fjalet e tij (ndoshta ky nuk eshte as qellimi i tij) nga ana tjeter "you never fail to amaze me" me idiotlleqet qe keput ketu apo atje.

    Do beje mire te mos "vegjetoje" (nga nje teme tjeter) ne Kanada, se s'i dihet, ato lart (mundesisht ato me hidrogjen) e kane rrezen te madhe, e na vete dem kot me te tjeret.

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Privilegji Yt si Super te jep mundesine te ofendosh majtas e djathtas nderkohe qe nuk e ke problem tu mbyllesh gojen atyre qe nuk jane dakord me teoritr e tua!
    Ne nje Forum ku nuk do e kishe kete privilegj, do te te jepja nje pergjigje te denje!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  11. #11
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga antares
    Privilegji Yt si Super te jep mundesine te ofendosh majtas e djathtas nderkohe qe nuk e ke problem tu mbyllesh gojen atyre qe nuk jane dakord me teoritr e tua!
    Ne nje Forum ku nuk do e kishe kete privilegj, do te te jepja nje pergjigje te denje!
    Hehehehe, antares, sa ka ketu qe s'jane dakort me teorite e mia, u shtofshin, se keto ka pluralizmi i ideve (edhe pse ti s'beson ne te, por akuzon te tjeret ne te njejten kohe.)

    Eshte tjeter gje nje mendim i ndryshem e tjeter gje te shkruash per senario te tilla, si shuarje qytetesh. Politika e US ne Irak eshte nje deshtim kolosal, dhe per kete kam shkruar shume here, dhe asnjehere nuk kam mbrojtur vrasjen e civileve ne cdo lloj konflikti. Po ti?

    Pfffff, se as qe ia vlen.

  12. #12
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    E kam shijuar disa here "pluralizmin e ideve" te tua, prandaj nuk mund te te pergjigjem. Duke te krehur bishtin ty dhe atyre qe te kane vene do e mbyll kete vit pa qene "ne hapsane" ne Forumin "tend" "pluralist"!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  13. #13
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga antares
    E kam shijuar disa here "pluralizmin e ideve" te tua, prandaj nuk mund te te pergjigjem. Duke te krehur bishtin ty dhe atyre qe te kane vene do e mbyll kete vit pa qene "ne hapsane" ne Forumin "tend" "pluralist"!
    T'u shtohte humori, edhe Gezuar Vitin e Ri, mundesisht larg "hapsanase."

  14. #14
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Per antares :

    Ka 10 vjet qe qelbesh forumeve duke vjellur helmin tend anti-shqiptar e pro-rusoserbokoreanoirakianoqelbesiriane !

    Te pelqen rroga he ? Te paguajne mire, te paguajne ? E po dije mire pra : qe shqiptaret qe jane vertete shqiptare as qurrat nuk fshijne tek ty !

    Shko tani, kendo internacionalen (pa raca) me nje muzike antisemite (racore). Çifti yt eshte llumi i shoqerise, lumpeni, kokerruarit e koketulet naziskine te perzier me shallet e pionierit te Kim Kong Leshave dhe Enver **** Fodulleve.

    Po per nje gje ke merite : je i vetmi qe edhe pas nje mbremje te gezuar dhe te lodruar, me vere e me kenge franceze qe kam kaluar, ti te ben te me vije e gjitha perpjete. Kot qe flas dhe une, vazhdo vazhdo, kendo internacionalen, fort ama, fort, se ndryshe nuk quhet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 21-12-2006 më 22:11

  15. #15
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Gjithe diten ka dhene TV sot tek "History Channel" tmerret e krimet e ketyre tiraneve; Stalin, Sadam...Caushesk...etj...etj...
    Mjere kush i provoi !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. #16
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Artikulli duket si " deja vu",besoj e keni parasysh se per cilin vend behet fjale.
    Qe nga parakalimet e spartakiadat madheshtore ne lavdi te udheheqesit dhe marksizem leninizmit,fushat e shkreta me fshatare 25-30 vjecare qe duken 25-30 vjet me te moshuara,uniformiteti ne veshje dhe sjellje,aksionet dhe pune te tjera vullnetare,izolim total prej botes,e ndaluar te komunikosh me te huajt e pakte qe vizitojne kete parajse fshataro-proletare.Pervec numrit te popullsise asgje tjeter nuk ndryshon me Shqiperine tone te dashur socialiste qe hidhte valle ne goje te ujkut.Sa per armet berthamore,per ato s'cajme koke ne se kemi Sazanin qe eshte shkemb graniti dhe nja 7-800 mije mini Sazane prej betoni e hekuri te ndertuara me pune vullnetare,te cilat ne fakt sherbyen si nevojtore publike,per te bere seks,dhe strehe per kafshet e egra.
    Njeriu me i cuditshem ne kete forum eshte nje fare antares qe mundohet me c'do kusht te na mbushe mendjen se nuk ka qene edhe aq keq ne kohen e partise se punes,se krimet e krimineleve me te medhenj qe ka njohur njerezimi paskan qene te tepruara,se kosovaret na qenka qaramane dhe se me shume i paska demtuar NATO dhe Amerika sesa Serbia.Dhe gjepurat dhe idiotesite e ketij individi nuk kane fund sa here qe hap gojen apo leviz gishtat mbi tastiere.Na e thuaj qarte mer mik se je nje komunist i flakte,qe nuk e tradhton rrugen e partise edhe bar po te te japin,qe serbet i quan vellezer dhe kosovaret i quan shoke, dhe te pakten mos humbim kohen kot me pallavrat e tua.Beji vetes nje favor,fol sa me pak se nuk e ke idene se c'fare traplliqesh shkruan.Nuk e kuptoj a e di familja dhe shoqeria se je keshtu?Apo tjeter je ne shoqeri,dhe tjeter behesh ketu ku ste sheh dot njeri fytyren si ***** qe e ke.

  17. #17
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kjo teme eshte kthyer nga ca qe duke mos pasur argumenta per te bere nje debat racional mbi ceshtjen e Korese, kujtojne se duke ofenduar oponentin do fitojne debatin!
    Sa naiv duhet te jete njeriu qe te mendoje se duke perdorur te gjithe arsenalin e fyerjeve personale dhe propaganden e dale boje tashme te perfaqesuesve te atlanticizmit do fitoje nje debat!
    Pafillot e mesiperm kujtojne se kane te bejne me ndonje te brumit te tyre qe paskan keto iluzione......
    Si pula e rrjepur (qe pretendon te fluturoje) apo pafillua i mesiperm une ha nga 4 te tille para buke e pas buke.......
    Per Korene keni gje?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Tema të Ngjashme

  1. Koreja e Veriut Kercenon Me Lufte Japonine
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 12:19
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Shqipëria, më e izoluar edhe se Koreja e Veriut
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 16:00
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •