Ligji i Luftes me Shqiperine, ne Greqi eshte akoma ne fuqi.
Diku lexova nga A. Puto, se ky ligj sipas te drejtes nderkombetare eshte i pafuqishem, mqs Shqiperia ka qene e okupuar nga Italia ne ate kohe. Dhe se Traktati i Miqesise mes dy vendeve i nenshkruar me 1996, po ashtu e hedh disi poshte.
Kur kam qene ne fakultet ne vit te 4, kam pas si prof. per Ballkanin Paskal Milon, dhe nje dite nder te rrallat qe na vinte te na bente leksione, e pyes:
- si ka mundesi qe Ligji i Luftes mes Shqip. e Greqise eshte akoma ne fuqi dhe mqs ju jeni e Minister i Jashtem i vendit tone, a mund te na thoni se cfare ka bere pala shqiptare ne kete drejtim ?
Pergjigja e tij ishte pak a shume nje shpjegim i rrethaneve kur hyri ne fuqi ligji, e sipas tij eshte kerkuar njehere ne parlamentin grek nga Pasoku, qe ky ligj te shfuqizohej, por propozimi i socialisteve nuk fitoi dhe kerkesa e tyre u hodh poshte nga shumica parlamentare ne ate kohe.
Por vazhdoi, me 1996 ne kemi nenshkruar nje Marreveshje te Miqesise midis dy popujve, e cila nenkupton se midis dy vendeve nuk ekziston situata e luftes.
Mua keto gjera m'u duken pak kontradiktore, dhe nuk jam specialiste ne fushen e jurisprudences, por si ka mundesi qe akoma ne Greqi ekziston ne fuqi ky ligj ?
Nga ana juridike, traktati i miqesise mes dy popujve a ka fuqi ta shfuqizoje kete ligj ?
Pse qeveria jone nuk insiston ne heqjen e ketij ligji ?
Po nga ana e te drejtes nderkombetare, a bie poshte nje ligj i tille, sic thekson Puto, mqs Shqiperia nuk perbente nje shtet te pavarur kur ky ligj erdhi ne fuqi ?
Krijoni Kontakt