Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Pse?

  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pse?

    Pse ??


    Pse semuren njerezit me kancer? Pse bien termete qe shkaterrojne qytete te tera? Pse njerezve iu duhet te punojne shume dhe mezi te fitojne sa per te mbajtur familjet?

    Ne menyre te pavetedijshme ne i bejme shpesh keto pyetje, por me vetedije rralle. Sepse jemi aq te zene duke jetuar jeten saqe rralle ndalojme te pyesim PSE?

    Por pastaj diēka ndodh dhe na zgjon nga gjumi. Prinderit tane divorcohen. Vajza e vogel rrembehet ne rruge. Nje i aferm zbulon se ka kancer. Kjo na permend per pak. Por shpesh ne biem perseri ne mohim. Dmth derisa te na godase nje tragjedi tjeter, nje tjeter mosperputhje. Atehere mbase mendojme, Diēka nuk shkon ketu. Diēka vertet nuk shkon. Jeta nuk duhet te ishte keshtu!

    Pra, PSE ndodhin gjerat e keqia? PSE bota nuk eshte me e mire?

    Ka nje pergjigjie per pyetjen PSE, dhe ajo gjendet ne Bibel. Por nuk eshte pergjigjia qe shumica e njerezve jane gati te degjojne: bota eshte keshtu siē eshte sepse, ne njefare menyre, vete e kemi zgjedhur.

    Duket e ēuditshme?

    Ēfare, ose kush mund ta beje kete bote ndryshe nga ē'eshte? Ēfare, ose kush mund te garantoje nje jete pa dhimbje per te gjithe njerezit, pergjithmone?

    Hyji. Hyji mund ta beje kete, por nuk e ben. Te pakten jo tani per tani. Dhe si rezultat ne inatosemi me Te. Ne themi, "Perendia s'mund te jete i gjithefuqishem dhe i gjithedashur. Po te ishte, bota nuk do te ishte keshtu!"

    Ne e themi kete duke shpresuar qe Hyji do te ndryshoje qendrim ne lidhje me kete ēeshtje. Shpresa jone eshte qe duke i vene Atij nje ndjenje faji do ta bejme te ndryshoje menyren si i ben gjerat.

    Po Ai duket se nuk leviz nga vendi. PSE?

    Hyji nuk leviz nga vendi--Ai nuk i ndryshon gjerat tani--sepse Ai po na jep ne ate qe kerkuam: nje bote ku ne mund ta trajtojme Ate sikur nuk eshte ose eshte i panevojshem.

    Ju kujtohet historia e Adamit dhe Eves? Ata hengren "frutin e ndaluar." Ai frut ishte ideja qe ata mund ta injoronin ate qe Hyji tha apo u dha atyre dhe te nisnin nje jete pa Hyjin. Sepse Adami dhe Eva shpresonin qe mund te beheshin si Hyji, pa Hyjin. Ata e vune ne jete nocionin qe ekziston diēka me e vlefshme se vete Hyji, diēka me e vlefshme sesa pasja e nje marredhenieje personale me Hyjin. Dhe ky sistem boteror--me gjithe te metat e tij--erdhi si rezultat i zgjedhjes qe ata bene.

    Historia e tyre eshte historia e ne te gjitheve, apo jo? Kush nuk ka thene--ne mos me ze te pakten ne zemer--Hyji, une mendoj se mund te bej pa ty.Shume falemnderit, po do te eci vete.

    Ne te gjithe jemi perpjekur te jetojme pa Hyjin. Pse e bejme kete? Ndoshta sepse te gjithe e kemi gelltitur nocionin se ka diēka me te vlefshme, me te rendesishme se Hyji. Per njerez te ndryshem eshte diēka e ndryshme, por mentaliteti eshte i njejte: Hyji nuk eshte gjeja me e rendesishme ne jete. Une mund t'ia dal fare mire pa Te.

    Cila eshte pergjigjia e Hyjit ndaj kesaj?

    Ai e lejon. Shume njerez perjetojne rezultatet e dhimbshme te zgjedhjeve te tyre ose te te tjereve qe jane ne kundershtim me rruget e Hyjit...vrasje, abuzim seksual, lakmi, mashtrim, shpifje, tradhti bashkeshortore, rrembim personi, etj. Te gjitha keto mund te shpjegohen me refuzimin e njerezve qe i bejne keto gjera per t'i lene Perendise vend dhe ndikim ne jetet e tyre. Ata e jetojne jeten si te duan, dhe ata vete dhe te tjere vuajne.

    Cila eshte pikepamja e Hyji mbi gjithe kete? Ai nuk eshte i kenaqur. Ne fakt, me te drejte Perendia mund te shikohet si i perkulur drejt nesh me dhembshuri, duke shpresuar se do te kthehemi tek Ai dhe Ai te na jape jete te vertete. Jezusi tha, "Ejani tek une, o ju te gjithe te munduar dhe te renduar, dhe une do t'ju jap ēlodhje." Por jo te gjithe jane gati te shkojne tek Ai. Jezusi foli per kete kur tha: "Jeruzalem, Jeruzalem, qe i vret profetet dhe i vret me gure ata qe te jane derguar! Sa here kam dashur t'i mbledh bijte e tu ashtu si i mbledh klloēka zogjte e vet nen krahe, por ju nuk deshet!" Perseri Jezusi ngre ēeshtjen e marredhenies me Te. "Une jam drita e botes; kush me ndjek nuk do te ece ne erresire, por do te kete driten e jetes."

    Po kur jeta eshte e padrejte? Po kur ato rrethana te tmerrshme qe na godasin ne jete shkaktohen nga dikush tjeter? Kur ndihemi si viktima eshte me vlere te kujtojme se edhe Hyji vete duroi nje trajtim te tmerrshem nga te tjeret. Hyji e kupton plotesisht se ēfare po kalon ti.

    Ne kete jete s'ka asgje me te dhimbshme se ajo qe Jezusi duroi ne vendin tone, kur u braktis nga miqte, u perqesh nga ata qe nuk i besonin, u rrah dhe u torturua para kryqezimit, pastaj u mberthye ne kryq duke u bere objekt turpi para te gjitheve, dhe vdiq nga mbytja e ngadalte. Ai na krijoi, megjithate ua lejoi njerezve lirine ta benin kete, per te permbushur Shkrimin dhe per te na ēliruar nga mekati. Kjo nuk ishte e papritur per Jezusin. Ai ishte teresisht ne dijeni te asaj qe po vinte, duke i paranjohur te gjitha hollesite, gjithe dhimbjen, gjithe poshterimin. "Pastaj, kur Jezusi po ngjitej ne Jeruzalem, i mori menjane te dymbedhjete dishepujt gjate rruges dhe u tha atyre: "Ja, ne ngjitemi ne Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dorezohet krereve te prifterinjve dhe skribeve , dhe ata do ta denojne me vdekje. Do ta dorezojne pastaj ne duart e paganeve qe ta tallin, ta fshikullojne dhe ta kryqezojne; por ai diten e trete do te ringjallet."

    Imagjino sikur ta dije se diēka e tille do te te ndodhte ty. Jezusi e kupton ankthin psikologjik dhe emocional. Naten qe e dinte se do ta arrestonin Jezusi shkoi te lutej, dhe mori disa miq me vete. "Dhe mori me vete Pjetrin dhe te dy djemte e Zebedeut, dhe filloi te ndjeje trishtim dhe ankth te madh. Atehere ai u tha atyre: "Shpirti im eshte thellesisht i trishtuar, deri ne vdekje; qendroni ketu dhe rrini zgjuar bashke me mua". Dhe, si shkoi pak perpara, ra me fytyre per toke dhe lutej duke thene: "Ati im, ne qofte se eshte e mundur, largoje prej meje kete kupe; megjithate, jo si dua une, por si do ti."

    Megjithese Jezusi iu tregoi tre miqve te tij, ata nuk ia kuptonin thellesine e ankthit, dhe kur Jezusi u kthye nga lutja i gjeti ne gjume. Jezusi e di ē'do te thote te kalosh permes dhimbjes dhe trishtimit te thelle i vetem.
    Kjo eshte nje permbledhje e kesaj ashtu siē e pershkruan Gjoni ne ungjillin e tij: "Ai (fjala) ishte ne bote, dhe bota u krijua me ane te tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi ne shtepine e vet dhe te vetet nuk e pranuan, por te gjithe atyre qe e pranuan, Ai u dha pushtetin te behen bij te Perendise, atyre qe besojne ne emrin e Tij." "Sepse Hyji e deshi aq boten, sa dha Birin e tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme. Sepse Perendia nuk e dergoi Birin e vet ne bote qe ta denoje boten, por qe bota te shpetohet me ane te Tij."

  2. #2
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    po Pse?cdo Gje Ne Toke Eshte Si Nje Zinxhir I Gjate Shume Here I Gjate Ku Po U Keput Njeri Do Ndikoje Dhe Ne Hallkat E Tjera Te Zinxhirit,keshtu Ndodhin Dhe Keto Gjera.
    Per Me Shume Shpjegime Duhet Me Qene Filozof Dhe Psikolog Vlla,
    Me Respekte Niku
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  3. #3
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Tre gjera nuk i ka dot nen kontroll njeriu: ' Kapitalin, Shendetin dhe Femijen'
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •