po ti cke mo lal qe ju kundervihesh te gjithve???????????Postuar mė parė nga ClaY_MorE
ti fol mendimin tend .mos bej si ne parlament ketu qe u kundervihesh te gjithve
apo ke inot se do fitoj EDI pa diskutim(lol)
Sokol Olldashi
Edvin Rama
po ti cke mo lal qe ju kundervihesh te gjithve???????????Postuar mė parė nga ClaY_MorE
ti fol mendimin tend .mos bej si ne parlament ketu qe u kundervihesh te gjithve
apo ke inot se do fitoj EDI pa diskutim(lol)
Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.
Nuk po u kundervihem te gjitheve jo, thjesht meqe kishte replikuar mendimin tim me dukej e arsyeshme te vetembrohesha.
ashtu e lem ..
deri sa ta bej rrugen elbasan tiran ngjeqari te mos flasim per elbasanin
e keni degjuar xhevon
kte robin e merrte cani me tall ****** cdo te premte te zone e lire
berisha u mashtru kujtoj se ishte shkencetar ky robi dhe sa erdhi ne pushtet para nja nje viti i dha me koncesion rrugen tirane elbasan
ky deliranti xhevo ngjeqari thot se eshte duke ber projektet ala
keshtu qe do presesh ca clay no more
deri ateher tung dhe shhhhhhhhhhhhhtttt per elbasanin
Jemi ketu per te biseduar rreth Rames dhe Olldashit apo Tiranes dhe Elbasanit ?
Nese doni qe tema te qendroje e hapur mos kaloni jashte teme.
pa diskutim olldashi.ska me qeverine ne dore ps te vjedhi votat sic beri ne zgjedhjet paraprake.edvini humbi dhe ne zgjedhjet e fundit por vodhi votat si lane te votojne nje pjese te tiransve qe i dinin se jane me pd.ne tirane do fitoje pd as qe diskutohet.vetem zgjedhjet e para i fitoi me merite edvini se pastaj e pa populli se cju beri.paska rregullu tiranen ai.ai vetem ka vjedh dhe asgje te hajrit ska bere.
The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway
Hipokriti Ed,kohe me pare gjendej ne Peze e trumpetonte me Paskalin me shoke te rehabilitojne figuren e nxire te Enver Hoxhes.
Uroj nese fiton nje tjeter mandat ne Tirane ,ti nxjerri,daltat e ndryshkura e tu beje nje bust te ri te Enverit ne qender te qytetit.
Ed Rama nuk eshte gje tjeter vec nje klloun ne cirkun socialist,me sfond nostalgjine per vitet e diktatures te haremeve komuniste.
Ruana o Zot,nga kolera...........................
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 23-11-2006 mė 18:52
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Edvini eshte tip karizmatik, por mua me kujton Filmimet e Hitlerit e te Duces sa here del ne Tv. Nuk besoj se fiton me ne Tr. Ndoshta ne Ballsh a ne Gramsh mundet.Ata qe banojne ne Tr e dine mire se si punon Edvini. E la Tr nje vit e gjys pa vene dore gjekundi dhe tani ne prag zgjedhjesh e beri kantjer ndertimi . E ka bere Tr balte ne te kater anet. Kush i ha me keto lodra. Edvinit i ka mbetur ora te teatri i kukullave. Djali i perkedhelur i beniaminit te Enverit nuk mund te mos shikoje prapa, por ne duam te shohim perpara dhe kete do ta bejme me njerez te tjere, qofte ky Olldashi apo kushdo tjeter.
Olldashi fiton jo sepse eshte me i zoti se Rama, por sepse njerezit u lodhen me Ramen dhe nuk e besojne me.
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
Postuar mė parė nga ClaY_MorE
Clay me me then te drejten nqs se dine ata qe jane dem baba dem tironsa nuk munde ta dishe ti.Pastaja nqs arin dhe gjykon ti Edi ramen atere politika ka mare funde
ciao te pershendes !
"Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"
Beteja e parė, e vėrtetė e Edi Ramės
Armand Shkullaku
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, do tė ketė pėrballė tij nė sfidėn e tretė pėr tė rimarrė Tiranėn, Sokol Olldashin, njė politikan i ri, me njė karrierė tė shpejtė, por tė suksesshme dhe vazhdimisht nė ngjitje. Shqetėsimi i kryebashkiakut aktual pėr tė njohur kundėrshtarin e tij duket se ka marrė fund. Edhe strategjia e sulmeve tė tij tani do ta ketė shėnjestrėn e qartė. Por, a merr fund kėtu ankthi i Edi Ramės dhe a ndihet ai i qetė nė prag tė garės sė janarit pėr ti pėrqėndruar tė gjitha forcat kundėr sfidantit Olldashi? Vėshtirė tė thuhet po. Jo se Rama ėshtė njė politikan, te i cili ankthi ėshtė njė bashkudhėtar i pėrhershėm, por sepse kėtė herė pozicioni i tij ėshtė mė delikat se kurrė.
Pėr herė tė parė, Edi Rama i hyn njė gare me njė rival tė tij tė krahut tjetėr, pa qenė pjesė e njė force politike nė pushtet e pėr rrjedhojė, pa mbėshtetjen e qeverisė, strukturave tė shtetit, njė pjese tė mediave e beneficeve tė tjera, qė pėr vende si Shqipėria kanė ndikim jo tė vogėl. Akuzat dhe sulmet qė do vijnė duke u ashpėrsuar me afrimin e fushatės, Rama nuk mund ti kalojė mė me batuta tė tipit Olldelja, por do ti duhet tė ndeshet me njė kundėrshtar qė kėtė herė nuk ka nė dorė vetėm fjalėn nė parlament, por shumė mė tepėr. Nė Shqipėri, rėndom nuk mungojnė ata, qė nga frika e pushtetit heshtin, apo nga servilizmi ndaj tij flasin dhe shumė ēėshtje tė konsideruara tė mbyllura ndaj kryebashkiakut mund tė rihapen. Nėse njerėz tė tillė, qė shfaqen sa herė nuhasin se pushteti mund tė ndėrrojė, mund tė mos i rrezikojnė votat, e detyrojnė gjithsesi Edi Ramėn qė nė kėtė fushatė tė tregohet shumė mė i kujdesshėm, larg euforisė sė dy fushatave tė mėparshme. Ai nuk do tė ketė pėrballė vetėm Olldashin, por tė gjitha antenat e pushtetit qė do tė hetojnė ta zėnė nė gabim.
Ankthi i Ramės nuk mund tė gjejė prehje edhe pėr faktin se kėtė herė ai nuk ėshtė mė ai politikani trendy qė bėnte fushatė me videoklipe, njė personazh ekstravagant, qė ndonėse konkurronte pėr njė forcė politike, sillej dhe vepronte si njė mendje e pavarur, qė synonte tė revolucionarizonte krejt politikėn shqiptare. Duke arkivuar njėherė e pėrgjithnjė ambicien e tij prej revolucionari, kėtė herė Edi Rama ka marrė pėrsipėr fatet e Partisė Socialiste dhe gjithė tė majtės shqiptare. Humbja e Tiranės do tė ishte njė grusht dėrrmues pėr opozitėn, e cila do tė ndihej e pafuqishme pėr tė provokuar gjashtė muaj mė pas njė krizė presidenciale. Me njė humbje tė mundshme nė kryeqytet, opozita do tė humbte edhe mundėsinė e njė lideri tė ri qė shpresonte ta rikthente nė pushtet dhe tek i cili investoi gjithė besimin dhe mbėshtetjen nė zgjedhjet vendore. Dhe kjo ėshtė njė barrė e madhe qė natyrisht peshon dhe kondicionon fushatėn e Edi Ramės.
Por mbi tė gjitha, beteja pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė njė betejė vendimtare pėr vetė tė ardhmen e Edi Ramės nė politikė. Ndryshe nga Sokol Olldashi qė ka zgjedhur vetė tė lėrė karrigen e ministrit dhe tė deputetit nė emėr tė njė sfide, Rama ėshtė i destinuar tė rrezikojė postin e kryetarit tė PS-sė e pėr rrjedhojė, karrierėn e tij tė sapo nisur nė krye tė kėsaj force politike, nėse nė kėto zgjedhje do tė dilte i humbur. Ndonėse kryetar i Partisė Socialiste dhe drejtues i sė majtės sė bashkuar, Edi Rama gėzon njė solidaritet me kusht dhe jo njė mbėshtetje natyrale. Pėrkrahja ndaj tij ėshtė e kondicionuar me fitoren e zgjedhjeve lokale, ose mė saktė, tė Bashksiė sė Tiranės. Nėse dėshton, braktisja do tė jetė veprimi i dytė qė do ti ndodhė pas shpalljes sė rezultatit. Brenda Partisė Socialiste janė tė shumtė ata qė nuk e pranojnė lidershipin e Ramės, por kanė zgjedhur tė heshtin pėr tė mos e ēorientuar elektoratin pėrpara zgjedhjeve. Ndonėse Majko, Blushi, Dokle, Koēi, etj nuk po shprehin rezerva apo kritika ndaj Ramės, nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė konstatuar nė anėn tjetėr se mungon mbėshtetja entusiazte, pėrkrahja e ngrohtė dhe rreshtimi pasionant nė krah tė kryetarit. Edhe aleati kryesor, Ilir Meta, i cili pėr hir tė zgjedhjeve e harroi pėrkohėsisht teorinė e njė pallat- njė votė, lexohet qartė se mė shumė sesa pėrqafimin e njė ideali tė pėrbashkėt, ka bėrė njė zgjedhje tė detyruar. Pėr tė mos harruar Fatos Nanon, i cili, nėse ka ndėrmend tė rikthehet nė politikė, nuk do tė kishte rast mė tė mirė pėr tė shfrytėzuar sesa humbjen e Ramės dhe krizėn, nė tė cilėn do tė binte opozita mė pas. Prandaj sfida e Edi Ramės kėtė herė ėshtė tepėr delikate dhe ankthi i tij disafish mė i madh. Atė vėshtirė ta shpėtojė gjė tjetėr, pėrveē fitores. Nė tė kundėrt, ata qė sot duket sikur e mbėshtesin apo janė tė detyruar ta pėrkrahin, nesėr do ti kthejnė me shpejtėsi krahėt, duke e treguar atė me gisht si fajtorin dhe pėrgjegjėsin e vetėm pėr humbjen e zgjedhjeve.
Kjo nė fakt ėshtė beteja e parė, e vėrtetė e Edi Ramės. Fati i tij kėtė radhė varet vetėm prej tij.
Gazeta Tema
Krijoni Kontakt