Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar

    Merr pjesė nė festivalin operistik tė Salzburgut, hap sezonin e shfaqjeve nė Vjenė dhe udhėton pėr nė skenėn japoneze. Tenori shqiptar 23 -vjeēar, Saimir Pirgu, cilėsohet nga media austriake si njė “Pavarot i ri”

    Pavaroti i ri vjen nga Shqipėria


    A.Mile

    “Kush nuk e ka dėgjuar mė parė, do tė ketė mundėsi ta njohė. Ka pasur shumė nga ata qė e kanė konsideruar 23-vjeēarin “Pavaroti i ri”, tė tjerė e kanė quajtur njė “Anton Darmota”. Kėshtu do tė shkruhej nė faqet e njė prej revistave kulturore mė tė rėndėsishme austriake “Buhne” (“Skena”), pėr tenorin e ri shqiptar. Ēmimi i akorduar nga ministri i Kulturės sė Austrisė, pėrfshirja e tij nė Teatrin e Operės sė Vjenės dhe sė fundi, pjesėmarrja nė festivalin mė tė madh operistik nė botė, nė Salzburg, nuk mund tė kalonte pa u vėnė re prej mediave. Djaloshi nga Shqipėria, Saimir Pirgu, ka qenė sė fundmi njė ndėr personazhet mė tė rėndėsishėm tė faqeve kulturore, jo vetėm nė shtypin austriak, por edhe atė francez e italian. “Salzburger nachrichten” (“Lajmėtari i Salzburgut”), “Kurier”, “Opera”, “Le figaro”, “Corriere della sera” kanė veēuar mes zėrave tė Salzburgut, edhe djalin nga Elbasani, i cili u prezantua nė kėtė festival me rolin e Ferrnandos, tek opera e Moxartit, “Cosi fan tutte”. “Saimir Pirgu, 23-vjeēari shqiptar, ėshtė njė prej zėrave mė tė mirė, i cili po shkon drejt majave operistike. Ai do tė interpretojė nė teatrin “Staatsoper” tė Vjenės, rolin e Fentonit nė operėn e Verdit, “Falstaf”,- shkruan gazetari austriak Derek Weber nė revistėn “Buhne”, i cili i ka marrė Pirgut edhe njė intervistė. Krahas talentit tė tė riut, “Buhne” nuk ka harruar tė pėrmendė edhe qytetin e tij industrial, prejardhjen nga njė familje pa asnjė lidhje me muzikėn, si dhe festivalet e fėmijėve nė kohėn e regjimit komunist. Ndėrkohė, “Lajmėtari i Salsburgut” e vlerėson Pirgun si njė nga zėrat e rinj mė premtues.
    Pas pjesėmarrjes nė Festivalin Ndėrkombėtar Operistik, qė zhvillohet nė vendlindjen e Moxartit, nė Salzburg, Pirgu ka interpretuar nė operėn verdiane “Falstaf”. Kjo vepėr ka shėnuar dhe hapjen e sezonit operistik tė teatrit vjenez, ndėrkohė qė ai ndodhet nė njė turne nė Japoni, sė bashku me trupėn e Vjenės, pranė sė cilės do tė interpretojė gjatė sezonit operistik 2004-2005. Vetėm pak muaj mė parė, Sekretari i Shtetit i Kulturės dhe Medias nė Vjenė, Franz Morak, i ka dorėzuar tenorit shqiptar, ēmimin “Eberhard Wacher”, i cili prej vitit 1997 u jepet pėr arritje tė shkėlqyera, artistėve tė rinj mė tė mirė nė fushėn e interpretimit tė roleve operistike. Kėtė vit, kjo medalje qė mban emrin e tenorit tė njohur austriak, Eberhard Washer, iu dha tenorit Pirgu pėr rolin e Nemorinos te “Elisir d’amore”, vėnė nė skenėn e operės sė Vjenės.
    Nga Elbasani nė Vjenė
    Saimir Pirgu ka lindur nė qytetin e Elbasanit nė vitin 1982. Mėsimet e para tė muzikės i ka marrė nė qytetin e lindjes, nė instrumentin e violinės dhe mė pas ka vazhduar studimet pėr kanto nė Liceun Artistik “Jordan Misja”. Kryen studimet e larta nė Balzano tė Italisė, nėn drejtimin e mjeshtrit italian Vito Brunetti. Gjatė vitit 2001 ka fituar disa ēmime, si atė tė “Kėngėtarit tė ri mė tė mirė” nė Bolonja, qė i hapi rrugėn pėr ēmimet prestigjioze nė aktivitetet ndėrkombėtare “Caruzo” nė Milano dhe “Tito Skipa” nė Leēe. Gjatė vitit 2003, ka interpretuar disa role pranė Teatrit tė Operės sė Romės dhe suksesin mė tė madhe e ka korrur nė shkurt tė kėtij viti, nė operėn e Moxartit “Cosi fan tutte”. Pasi fiton njė bursė studimi nga fondacioni “Karajan” nė Vjenė, pėr herė tė parė, nė prill tė kėtij viti luan nė skenėn vjeneze, nė operėn “Elisir d’amore”. Pėr herė tė parė nė Shqipėri, ai u prezantua sezonin e shkuar, me veprėn e Donizettit “Elisir d’amore”.



    22/09/2004

    Bravo Saimir dhe urime e suksese edhe mė tė mėdha nė tė ardhmen.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Eshte kenaqesi te lexosh qe nje tjeter shqiptar te marr vleresime te tilla ne fushen e muzikes klasike. Suksese te metejshme Saimir Pirgut ne karrieren e tij operistike.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    E degjova Saimirin tek ajo faqja ne internet qe ishte vene per krah lajmit.
    Degjova qe kendonte Una Furtiva Lagrima nga opera "L'elesir d'amore".
    Edhe pse regjistrimi nuk ishte i paster gje qe nuk te le edhe ta vleresosh si duhet, mu duk qe kishte vokal.
    Megjithate gjithcka kuptohet kur e degjon nga afer.
    Me behet qejfi qe ka arritur te kete nje repertor sado modest ne moshen 23-vjecare. Ne kete moshe tenorat nuk ekzistojne. Dmth zeri kompletohet pas moshes 36-37 vjecare. Prandaj meriton pergezime per ate qe ka arritur.
    Edhe nje gje tjeter per sa i perket talenteve ne kete fushe. Shqiperia eshte afer Italise dhe tenorat me te medhenj te botes kane dale nga Italia. Ka lidhje shume me klimen mesdhetare gje te cilen e gezon dhe Shqiperia. Mos u habisni qe talentet do te dalin nga Shqiperia. Madje me shume do te dalin. Vetem kane nevoje per mbeshtetje.
    HOLLAND...

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Edhe pse jashtė vendit tė tij, tenori Pirgu ka mundur tė spikasė nė sallat mė prestigjioze tė botės

    Mė cilėsojnė Pavaroti shqiptar

    Eshtė njė nga historitė, tė cilat ndodhin shumė rrallė dhe kjo mrekulli i ėshtė bėrė realitet kėngėtarit Sajmir Pirgu. Ka lindur nė vitin 1981 nė qytetin e Elbasanit, ka mbaruar liceun artistik “Jordan Misja”si dhe shkollėn e mesme nė Conservatorin Claudio Monteverdi Bolzano, ndėrsa tė lartėn nė teatrot e shumta tė botės, ku ai kėndon shpesh. Eshtė krenar pėr shkollėn shqiptare dhe e konsideron atė si “njė nivel shumė i lartė.. “Kėtė e them me plot gojė, sepse shkollat tona janė nga mė tė mirat e ndonjė vendi evropian me mė shumė kulturė operistike se ajo e vendit tonė” - pohon ai. Nė kėtė kohė, Sajmiri ėshtė duke kėnduar nė shumė teatro prestigjioze, tė cilėt janė tė lakmuar nga tė gjithė kolegėt e tij: Bolzano, Reggio Emilia, Ferrara, Bologna, Pesaro e Roma, Londra, Madrid, Valencia, Zyrih, Berlin, Colonia, Hamburg etj. Gjithmonė ėshtė evidentuar pėr intuitėn e padiskutueshme, si dhe punėn sistematike. Nė vitin 2001 ėshtė vlerėsuar nga kritika si “kėngėtari mė i mirė i tė rinjve”, nė konkursin “Enrico Caruso” nė Milano, si dhe “Tito Schipa” nė Leēe. Pas kėtyre ēmimeve nis njė karrierė brilante me shumė role dhe oferta koncertesh. Eshtė konsideruar si Pavaroti shqiptar, duke u nisur jo vetėm nga ngjyra e tij vokale, por dhe pėr faktin se Pavaroti e ka nxėnėsin e tij mė tė preferuar.

    Me se po merreni kėto ditė?
    Jam duke punuar me prof Brunettin pėr njė rol tė ri dhe po mundohem tė pushoj pak sepse kam vetėm njė javė kohė.

    Cila ėshtė oferta e fundit qė keni nėnshkruar?
    Santa Fe America 2009, njė nga festivalet mė tė rėndėsishėm nė USA, ku do tė interpretoj Alfredo (Traviata), rol, tė cilin e kam debutuar pėr herė tė parė nė Tiranė.
    E mbani mend numrin e koncerteve dhe ftesave tė fundit?

    No koment, janė shumė

    Jeni i ri dhe shumė i suksesshėm, nuk keni frikė se vokali juaj mund tė devijojė nga sforcimi i tepėrt?
    Po, rreziku ekziston, por kėtu qėndron sekreti i njė artisti qė studion gjithmonė. Koha do ta tregojė se si do tė vijojė vokali im. Unė kam pėr detyrė tė kujdesem pėr tė. Me punė e studim, asgjė nuk prishet. Vokali i njė artisti lirik ėshtė tepėr i ngjashėm me stėrvitjen e njė atleti, apo futbollisti.

    Sa orė nė ditė kaloni me vokalica dhe mbi partitura?
    Nuk ėshtė punė ore, varet nga opera, vėshtirėsia e saj ose nga gjendja ime momentale. Ka ditė qė studioj 2-3 orė dhe gjithmonė nė orė tė vona deri mė 3-4 tė mėngjesit, (tė kuptohemi nuk ėshtė se kėndoj nė 3 tė mėngjesit (qesh)) dua tė them se lexoj partiturėn e momentit. Fakti qė kam studiuar violinė mė ka ndihmuar shumė pėr kėtė aspekt. Por ka ditė qė dėgjoj vetėm muzikė.

    Sa orė u takojnė zbavitjeve?
    Siē e thashė dhe mė lart, fle vonė, mundohem tė zbavitem (normalisht si tė gjithė tė rinjtė e tjerė). Nuk jam ai tenori klasik me shall tė kuq, qė ka frikė se ndokush teshtin, apo flet (qesh). E konsideroj veten mjaft normal, kjo gjė mė ka ndihmuar tė zbavitem mė shumė e mė lirshėm.

    Cila ėshtė ora mė e ngarkuar nė punė?
    Orari varet nga teatri ku jam nė atė moment. Por gjithmonė pėr mua orėt mė tė zėna ku akumulohen dhe problemet e jetės sime janė nga 15–22, pra gjithė pasditja dhe darka.

    Cila ėshtė ora kur ju jeni i lirė?
    Mėngjesi, sepse zgjohem vonė.

    Cili ėshtė ndryshimi i shkollės sonė me atė perėndimore?
    Ah, kjo ėshtė njė pyetje, tė cilės nuk i jap dot pėrgjigje tė saktė. Jam munduar tė marr sa mė shumė aty ku jam gjendur. Gjithmonė duke dalluar me intuitė e pa diskutuar. Por do ju pėrgjigjem kėshtu: Kam lindur tenor nė Elbasan nė liceun Onufri, kopshtin dhe filloren e kam bėrė nė liceun Jordan Misja, tė mesmen nė Konservatorin Claudio Monteverdi Bolzano, e tė lartėn nė Teatrot e botės ku tashmė kėndoj. Nuk mundem t’i pėrgjigjem pyetjes suaj. Dua tė shtoj se puna qė pedagogėt shqiptarė bėjnė nė vendin tonė ėshtė e njė niveli tė lartė e mund tė them me plot gojėn se janė nga mė tė mirėt e ndonjė vendi evropian mė me shumė kulturė operistike se vendi ynė

    Kur ju takojnė kolegė tė huaj, ēfarė thonė pėr vendin tuaj?
    No koment.

    Jeni pėr tezėn “mė shumė punė sesa talent”, apo e kundėrta?
    70 % talent, 20 % punė, e 10 % fat.

    Ku ju sulmojnė mė shumė armiqtė?
    Eshtė shpesh e diskutuar dhe e vėnė nė dyshim mosha ime e re. Mė vjen keq pėr ta, ėshtė shumė e lehtė pėr ta vėrtetuar moshėn time

    Do ju pėlqente njė duet me......
    Nė mungesė tė Frenk Sinatrės, Mikael Buble.

    Me cilin i keni realizuar fotografitė nė faqen tuaj tė internetit?
    Kanjo Take

    Keni nė plan tė kėndoni me njė kėngėtare tė muzikės sė lehtė?
    Pse jo..., por varet se kush ama.

    Nė sa teatro keni kėnduar?
    Nė shumė, por ėshtė akoma shpejt pėr t’i numėruar

    Ka pasur ditė tė kėqija nė skenė?
    Po, ka ndodhur. Eshtė e vėshtirė ta pranosh, por i ka jeta edhe kėto. Pa tė kėqija nuk arin tė vlerėsosh tė mirėn.

    Tė stonosh nė njė shfaqe, do tė konsideronit si njė ngjarje normale?
    Stonosh, apo tė stekosh... Jo, njė profesionisti nuk i falet kollaj, por ndodh. Edhe mė tė mėdhenjve si Pavaroti, Domingo etj., u ka ndodhur.

    Ju streson fakti se mund tė flisni nė njė gazetė pėr jetėn tuaj private?
    Jo, aspak.. Mendoj se njė gazetar i klasit tė tretė mundohet gjithmonė tė gjejė polemikė nė njė shkrim, apo intervistė. Gazetari i vėrtetė di vetėm si tė shkruajė e tė pyesė pa tė vėnė nė siklet.

    A keni njė lidhje?
    Po, kam njė lidhje qė prej 6 muajsh

    Martesėn e konsideroni tė mirėseardhur, apo nuk e mendoni fare?
    Pėr momentin jam akoma i ri, por njė gjė ėshtė e qartė: jam rritur nė njė familje ku prindėrit mė kanė dhėnė gjithēka qė kishin. Do tė doja tė bėja tė njėjtėn gjė me fėmijėt e mij.

    A ka martesa tė lumtura sipas jush?
    Mendoj se po.

    Pse tradhtohet?
    Sepse mungon kuraja tė thuhet e vėrteta nė sy....

    Cila do tė jetė surpriza e radhės?
    Tė shohim

  5. #5
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121

    Saimir Pirgu - Pavaroti shqiptar

    As seen on "Kenga Magjike 2006", ky djale eshte absolutisht pasardhesi i Pavarotit qe vajton ne shtrat nga nje pankreas i tmerrshem. Pirgu merr rregullish mesime nga mjeshtri dhe eshte nje mik i mire i tij. Vete mjeshtri e ka cilesuar si tenori i se ardhmes. Pirgu eshte shume i famshem dhe ka dhene koncerte ne te gjithe boten.
    Per me teper:
    http://www.saimirpirgu.com/
    Nuk e di, por mua me emocionon fakti qe pasardhesi i Pavarottit eshte nje shqiptar.
    So the **** whaaaat??!!

  6. #6
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Saimir Pirgu
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 21-11-2006 mė 01:27
    So the **** whaaaat??!!

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kete foton permbyllese e ka te perfshire dhe ne albumin e tij te pare qe ka dale keto muaj ne qarkullim ne Austri. Ne CD perfshihej si zakonisht dhe nje broshure e vogel orientuese per Saimirin vete. Nje pjese te tekstit brenda saj e kish pergatitur Ismail Kadare. Saimiri vete shprehej bukur per albumin: ne te do dokumentohej zeri i tij ne moshen 23 vjec, nje ze qe ai me nuk do ta kish.

    Faqe tjeter e tij: http://www.pirgu.com.

    Pyetja e madhe (korcarce) eshte: Po nga mbiemri ky Saimiri ngjan si pe Korce, pse thote qe eshte nga Elbasani?
    Pergjigja qetesuese: He, se do jete nga korcaret qe jane zhvendosur ne Elbasan.

  8. #8
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Saimir Pirgu, sukses nė Operėn Mbretėrore Londer

    Saimir Pirgu, sukses nė Operėn Mbretėrore Londer

    Tenori shqiptar interpreton Rinuēion nė operėn "Gianni Schiēhi" tė Puēinit nė Londėr

    Nga Royal Opera House ne Londer
    Muhamed Veliu

    Tenori shqiptar, Saimir Pirgu, pėrmes njė interpretimi mjeshtėror nė operėn "Gianni Schiēki" tė Giacomo Puēinit ka fituar admirimin e mijėra britanikėve, tė cilėt e kanė duartrokitur gjatė. Ishte po e njėjta skenė si pesė vjet mė parė ku po nė kėtė skenė Inva Mula me zėrin dhe sharmin e saj nė "La Traviatėn" e Verdit nė fund tė shfaqjes do tė rikthej disa herė duke u pėrkulur pėrpara publikut. Me njė zė perfekt, interpretim skenik tė zjarrtė, 25-vjeēari Pirgu ėshtė kthyer protagonisti kryesor i mbrėmjes nė sallėn qendrore tė "Royal Opara House" nė Covent Garden Londėr duke i habitur tė gjithė. Ai pėr 90 minuta ka luajtur nė rolin e Rinuēios. Publiku britanik ka vlerėsuar zėrin e Pirgut dhe ėshtė habitur pėr moshėn e tij tė re duke marrė pėrsipėr interpretimin e njė opere tė vėshtirė. Ishte hera e parė qė britanikėt patėn mundėsi tė ndjekin nga afėr talentin shqiptar tė Pirgut i cilėsuar nga kritika austriake si "Pavaroti i Ri".
    Nė Londėr, Saimir Pirgu ėshtė vlerėsuar si njė zbulim i vėrtetė nė rolin e Rinnuncio-s, duke dhėnė njė interpretim absolutisht tė bukur tė aries " Firenze ĆØ come un albero fiorito" dhe me njė tonalitet tė shkėlqyer gjatė gjithė veprės. Dominic McHugh, kritik opere ėshtė shprehur se "Saimir Pirgu premton tė bėhet njė nga tenorėt lirikė mė tė mirė nė tė ardhmen, pas Rinuēios sė habitshėm". Media britanike ka anashkaluar pėrmendjen e faktit se ky talent qė po ngjit me shpejtėsi shkallėt e suksesit nga njėra skenė nė tjetrėn nė tė gjithė botėn ėshtė me origjinė nga Shqipėria. Fatmirėsisht, origjina e tij ėshtė shkruar nė njė revistė tė "Royal Opera House" rreth kėsaj opere. "Pėr mua mbase do tė jetė shfaqja mė interesante, pasi kam interpretuar pėrkrah kolegėve me nivel si Antonio Papano apo Richard Jones, tė cilėt janė kolona tė artit operistik botėror" u shpreh Pirgu. Sipas tij, vepra e Puēinit ka qenė relativisht e vėshtirė pėr t‘u interpretuar, pasi siē ai sqaron mė tej, nė tė shkuarėn ėshtė mėsuar tė interpretojė opera tė gjata. Ndėrsa nė kėtė operė janė vetėm tre personazhe qė interpretojnė arie, ai nė rolin e Rinuēios, Laureta dhe personazhi kryesor, Gianni Schiēki, gjė e cila, sipas Pirgut, bėn qė tė jesh shumė konciz, pasi ke vetėm 90 minuta kohė ndryshe nga "Traviata" apo "Rigoleto" ku ke dy orė e gjysėm. Suksesi i Pirgut ka bėrė qė ai tė sigurojė interpretime tė tjera nė skenėn londineze nė Covent Garden.
    "Do tė rikthehem nė Londėr nė 2009 dhe nė 2011 me produsksione tė kėtij niveli. Pas Londrės, Pirgu do tė udhėtojė drejt Nju-Jorkut me njė koncert recital e mė pas pėr nė Portugali me rolin e Rigoletos. Megjithėse axhenda e tij ėshtė e mbushur edhe pėr disa vite nė vazhdim ai nuk e fsheh dėshirėn qė sė bashku me Inva Mulėn dhe Josif Gjepalin tė organizojnė njė koncert tė pėrbashkėt nė Tiranė.

  9. #9
    Nje interpretim i shkelqyer i "Nessun dorma" te Puccini-t, qe tregon edhe nje here talentin e tij. Eshte kenaqesi ta degjosh...

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    Si shpirt eshte ky!
    Ka kenduar nje kenge te "kenga magjike" me Ardit Gjebrean!
    Po sa i mire dreqi!
    Ca zeri qe ka!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  11. #11
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Tenori Pirgu nė Royal Opera

    • Tenori Saimir Pirgu interpreton njė nga rolet kryesore nė operan “Gianni Schicchi” tė Puēinit nė Royal Opera House nė Londėr.

    Artisti nga Shqipėria ėshtė vlerėsuar nga kritika britanike si “njė nga tenorėt lirikė mė tė mirė tė sė ardhmes”. Nė mė pak se pesė vjet ai ka marrė pjesė nė ngjarje tė rėndėsishme operistike nė tre kontinente dhe po punon me shtėpinė e njohur diskografike UNIVERSAL pėr diskun e dytė me muzikė klasike. Tenori Pirgu do ta luajė rolin e Rinuēios edhe nė Los Anxheles tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku opera e Puēinit do tė vihet nė skenė nga Plaēido Domingo dhe Woody Allen. Marre nga BBC

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  12. #12
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Shyqyr qe ka emra qe i japin dhe imazh pozitiv Shqiperis, se deri tani kemi degjuar vetem gjera negative, ka njerez me te vertet qe e nderojne Shqiperin dhe i japin nje imazh te mrekullueshem ne arenen boterore.

    Suksese Pirgut ne te ardhmen..

    Me respekt

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga "Shekulli"


    "Mė mungon jeta e pėrditshme"


    Alma Mile
    26-04-2007


    Rinuccio-ja i Saimir Pirgut tėrheq vėmendjen nė Londėr. Nėnshkruan edhe dy kontrata tė tjera me "Royal Opera Covent Garden"
    Kritika e ftohtė londineze nuk i ka kursyer lėvdatat. Pas sukseseve nė skenat vjeneze, gjermane, apo italiane, djaloshi shqiptar ka bėrė pėr vete edhe publikun anglez. Kritika ka vlerėsuar interpretimin e tij absolut dhe e konsideron si njė nga zėrat mė tė mirė tė sė ardhmes. Tenori shqiptar Saimir Pirgu ndodhet tashmė nė Londėr ku interpreton nė operėn "Gianni Schicchi" tė Giacomo Puccinit nė skenėn e "Royal Opera Covent Garden". Edhe kėtė herė luan rolin e njė tė dashuruari. I veshur nėn petkat e Rinuccios, 25-vjeēari lufton pėr dashurinė e njė vajze tė thjeshtė. "Gianni Schicchi" ėshtė njė opera gazmore, por impenjimi i tenorit ishte i njėjtė, si nė operat e tjera voluminoze. Madje edhe ca mė tepėr. "Ėshtė mė vėshtirė tė jesh komik, sesa dramatik nė teatėr", - thotė Saimir Pirgu. Pas kėtij debutimi tė parė nė operėn londineze, Pirgu ka siguruar edhe dy kontrata tė tjera me "Royal Opera". Kėto ditė drejtuesit e kėtij teatri i bėnė ftesėn zyrtare pėr tė interpretuar tek "Traviata" dhe "Faust". Bėhet fjalė pėr vitin 2010 dhe 2011, pasi axhenda e Pirgut tashmė ėshtė e mbushur dhe e mirėpėrcaktuar deri nė vitin 2009. Pas Londrės e pret Bolonja, Vjena, Madridi… Sigurisht 25-vjeēari nuk mund ta fshehė kėnaqėsinė qė i fal njė gjė e tillė, ashtu si nuk mund ta mohojė se i mungon pėrditshmėria dhe ato gjėrat e vogla e tė zakonshme qė bashkėmoshatarėt e tij i bėjnė ēdo ditė.

    Zėrat pėr suksesin tuaj nė skenėn e nderuar londineze, kanė mbėrritur nė Tiranė, ē'mund tė na thoni nė lidhje me veprėn qė po shfaqet nė "Royal Opera Covent Garden"?

    Po, ėshtė e vėrtetė, unė tashmė ndodhem nė Londėr ku po debutoj me rolin e Rinuccios nė operėn e Puccinit "Gianni Schicchi". Ėshtė pritur mjaft mirė nga publiku dhe kritika, duke e cilėsuar si njė nga produksionet mė tė suksesshme tė kėtyre viteve tė fundit nė "Royal Opera". Shfaqja do tė ritransmetohet nga radio BBC3 mė 26 prill (sot). Kėshtu qė tė interesuarit mund ta dėgjojnė.

    Si nisi bashkėpunimi me operėn londineze?

    Drejtori artistik P. Katona dhe dirigjenti i pėrgjithshėm A. Pappano, mė kishin dėgjuar nė "Berlin Staatsoper" dhe Romė, nė "Santa Cecilia", kėshtu qė vendosėn dy vjet mė parė tė mė besonin kėtė rol. Sigurisht e mirėprita ftesėn e tyre pėr tė bėrė kėtė debutim nė "Royal Opera Covent Garden" dhe pėr mė tepėr nė njė produksion tė ri.

    Na flisni pak pėr rolin, ēfarė ndryshon nga rolet e tjera qė keni interpretuar dhe sa i afrohet karakterit tuaj?

    Normalisht roli i Rinuccio-s nuk ėshtė shumė i gjatė dhe nė tė vėrtetė nuk pėrbėn nė tė ndonjė vėshtirėsi tė madhe vokale. Por ėshtė shumė delikat. Puccini normalisht nuk ka shkruar pėr tenorė tė ndryshėm. Ai pėrdorte nė mėnyrėn e tij tė tė shkruarit njė tip tenori, atė lirik apo spinto. Kėshtu, kjo e bėn rolin e Rinuccio-s tė ngjashėm me tė gjitha rolet e tjera pucciniane. Sigurisht nė njė operetė prej 70 minutash nuk ke shumė mundėsi t'i tregosh publikut aftėsitė e tua vokale. Kėshtu qė aria e Rinuccios kėrkon gjakftohtėsi gjatė kėndimit, sepse ėshtė e vetmja arie dhe nuk tė jepet njė mundėsi tjetėr. Ndėrsa nga aspekti skenik, roli ėshtė ai i njė tė riu tė dashuruar, qė mundohet me dėshpėrim t'ju mbushė mendjen familjarėve tė tij, tė pranojnė dashurinė pėr vajzėn e njė njeriu tė thjeshtė qė nuk bėn pjesė nė aristrokracinė firenceze. Ndėrsa me Saimirin pėrputhet vetėm tek mosha e re.

    Ē'ndiesi ju krijon interpretimi i rolit tė njė tė dashuari?

    Tė them tė vėrtetėn, tenorėt pothuajse nė tė gjitha operat luajnė rolin e tė dashurit. Pra pėr mua ėshtė i sati rol qė kėndoj njė personazh tė tillė. E nga ky aspekt nuk ka shumė ndryshim nga tė tjerėt. Ndyshojnė vetėm historitė...

    Si opera gazmore qė ėshtė, ēfarė diferencash ka nė interpretim, krahasuar me veprat e tjera dramatike?

    Nė interpretimin vokal nuk ka ndonjė ndryshim nga operat e tjera. Ndryshimi qėndron nė libretin e operės dhe nė pėrgjegjėsinė e artistit ta bėjė rolin e tij interesant nė atė mėnyrė, qė tė ngjallė buzėqeshjen e publikut. Siē mund ta dini, ėshtė mė vėshtirė tė jesh komik, sesa dramatik nė teatėr.

    Kritika londineze nuk i ka kursyer organizatorėt, pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė pjesėve, apo edhe ndonjė prej kolegėve tuaj, ndėrkohė qė pėr ju flasin me superlativa.

    Zakonisht kritika ka punėn e vet e nė shumė raste nuk pėrputhet me mendimin e publikut. Fakti qė publiku dhe kritika e kanė pritur mirė debutimin tim nė kėtė teatėr mė gėzon, por do tė shtoja, qė pėr njė artist ka mė shumė vlerė pritja e publikut sesa kritika. Megjithatė, si debutim i parė nė Operėn Mbretėrore Londineze jam tepėr i kėnaqur.

    Mund tė presim ndonjė bashkėpunim tjetėr mes jush dhe Operės Mbretėrore?

    Po. Kėto ditė drejtoria e Royal Opera-s mė bėri ftesėn zyrtare pėr njė produksion tė ri nė vitin 2010 nė rolin e Alfredos tek vepra e famshme e Giuseppe Verdit "La Traviata" dhe pėr vitin 2011 tek opera "Faust". Kėshtu qė do tė jem pėrsėri nė Londėr.

    Bėni njė jetė artistike tepėr aktive, ndiheni ndonjėherė i lodhur? Ju bezdis fakti qė nuk mund tė keni jetėn e bashkėmoshatarėve tuaj tė zakonshėm?

    Kjo ėshtė e vėrtetė. Jeta ime artistike nuk lejon shumė gjėra, qė njė i ri normal ka mundėsi t'i bėjė. Ju garantoj qė ėshtė njė sakrificė e madhe tė kujdesesh pėr atė ēka ke ndėrtuar deri tani. Dhe duhet shumė studim e punė e pėrditshme pėr tė arritur e mbajtur kėtė nivel. Plus qė, sa mė shumė rritet suksesi, aq mė shumė shtohen pėrgjegjėsitė. Mė mungon jeta e pėrditshme. Shpesh herė dhe familjarėt, apo miqtė e mi e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė peshėn dhe mundin e profesionit tim. Por gjithsesi sėrish janė ata qė tė japin forcėn pėr tė mos u dorėzuar e pėr tė kaluar ēdo vėshtirėsi.

    Kur do t'ju shohim sėrish nė Tiranė?

    Tė them tė vėrtetėn nuk kanė munguar ftesat nga institucionet shqiptare, por ėshtė shumė vėshtirė pėr mua tė korrespondoj datat. Megjithatė jam nė kontakt tė vazhdueshėm me Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit dhe besoj se do tė gjejmė mėnyrėn pėr tė ardhur pėrsėri nė Tiranė sė shpejti.



    Te lumte Saimir!

  14. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje kronike per Saimir Pirgun ne Canale 5:


  15. #15
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Saimir Pirgu - Tenori Shqiptar ne fame boterore



    Interviste me tenorin Shqiptar Saimir Pirgu

    Intervistoi ne Torino per ATSH

    Benko Gjata

    “Torinezėt dėgjojnė ungjillin sipas Abbados”. Kėshtu shkruanin gazetat italiane menjėherė pas koncertit te organizuar nga Associazione Lingotto Musica, duke i thurur elozhe sa dirigjentit historik tė Mahler Chamber Orchestra, Claudio Abbado, aq edhe vetė orkestrės, korit tė Radios sė Suedisė dhe katėr kėngėtarėve “fuoriclasse” lirikė, ndėr tė cilėt spikaste emri i tenorit me famė botėrore shqiptarit Saimir Pirgu.

    Nė Torino, dy koncertet "Requiem" te Orkestrės Mahler Chamber Orchestra, e drejtuar nga maestro Claudio Abbado, u zhvilluan nė Auditorium Lingotto, ish-godinė e grupit FIAT, e transformuar nė njė nga sallat mė prestigjioze tė muzikės klasike nė mbarė Europėn. Ata u ndoqėn nga mbi 2000 spektatorė tė zgjedhur tė shoqėrisė sė lartė torineze.

    Pirgu 28 vjecar, pas impenjimeve me Abbadon dhe orkestrėn Mahler nė Torino e nė Bolzano do tė udhėtojė drejt Parisit ku e presin 5 data tė njėpasnjėshme, gjatė tė cilave do tė interpretojė pėrkrah Placido Domingos nė operan “Cyrano de Bergerac”.

    Saimir Pirgu, 28 vjeēari Shqiptar me origjinė nga Elbasani ėshtė sot njė nga tenorėt mė tė njohur e mė tė kėrkuar tė skenės operistike ndėrkombėtare. Me njė ritėm prej enfant prodige, ai i pėrfundon nė vitin 2003, nė Konservatorin e Bolzanos, nė Itali, studimet e nisura nė moshėn 6 vjeēare nė qytetin e lindjes. Nė Itali e ka zanafillėn edhe karriera e tij profesionale. Po kėtu, nė 2004-ėn, Saimir Pirgu debuton si profesionist, nė moshėn rekord 22 vjeēare, nė rolin e Ferrandos, nė operan moxartiane “Cosģ fan tutte” tė drejtuar nga maestro i madh italian Claudio Abbado. Qė atėherė karriera e tij, e vlerėsuar me ēmime prestigjioze ndėrkombėtare, ka shėnuar vetėm rritje tė shpejtė dhe suksese tė njėpasnjėshme. I vlerėsuar nga Pavarotti si njė nga talentet mė premtuese tė lirikės botėrore, Pirgu debuton nė Vjenė, nė Berlin, nė Salzburg, nė Romė, nė Londėr, nė Paris, nė New York e nė Los Angeles, pėrkrah profesionistėve mė tė mėdhenj tė skenės ndėrkombėtare.

    I intervistuar nė Torino nga ATSH, ai rrėfen pėr publikun shqiptar etapat mė tė rėndėsishme tė karrierės sė tij profesionale deri mė sot.

    A keni dhėnė ndonjėherė tjetėr shfaqje nė Torino?

    Jo, kjo ėshtė hera e parė nė kėtė qytet dhe jam me tė vėrtetė i lumtur qė ndodhem kėtu. Kam dėgjuar se Torino ka njė publik artdashės, tė ngrohtė dhe tė kualifikuar, prandaj pėr mua shfaqja kėtu do tė jetė njė kėnaqėsi.

    Koncerti i Torinos shėnon pėr ju njė rikthim. Atė tė bashkėpunimit me Claudio Abbadon. Si jeni njohur me maestron e madh?

    Me Claudio Abbadon jam njohur nė vitin 2003, nė njė audicion pėr operan “Cosģ fan tutte”. Pak kohė mė parė pata fituar nė dy konkurse tė rėndėsishme kantoje ēmimin “Enrico Caruso”, nė Milano dhe atė “Tito Schippa”, nė Lecce. Gjatė njė audicioni, njė person i afėrt me Abbadon mė kishte pikasur dhe mė kishte prezantuar tek maestro.



    Sot ju jeni njė nga profesionistėt mė tė kėrkuar tė muzikės lirike, njė nga yjet e skenės operistike ndėrkombėtare. Po cilat janė fillimet tuaja, ku e ka zanafillėn rruga juaj drejt suksesit?

    Studimin e muzikės e kam filluar nė moshėn 6 vjeēare. Talentin, apo mė mirė prirjen time e ka “zbuluar“ pėr herė tė parė njė mėsuese muzike. Nė atė kohe mėsuesit e muzikės shkonin nė shkolla e kopshte pėr tė pėrzgjedhur talentet e reja. Audicionin e parė ma kanė bėrė nė kopėsht. Prindėrit e mi mė kishin rregjistruar nė shkollėn “Jeronim de Rada”, nė Elbasan, tė cilėn duhej ta frekuentoja sė bashku me vėllanė tim binjak, por njė telegram ju ‘komunikoi’ se unė duhej tė vazhdoja studimet nė shkollėn e muzikės, fillimisht pėr violinė.

    Studiova nė Elbasan, tashmė pėr kanto, deri nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme. Atje frekuentoja liceun artistik ‘Onufri’. Pak a shumė nė atė kohė kuptova se qyteti im i lindjes nuk mund tė mė ofronte mundėsitė qė kėrkoja. Vendosa t’i vazhdoja studimet nė Tiranė. Ju kėrkova prindėrve tė mi tė mė ndihmonin pėr t’u transferuar. Mendoja tė jetoja nė konvikt, ndėrkohė qė do tė vazhdoja studimet nė liceun artistik “Jordan Misja” tė kryeqytetit. Por im atė mendonte ndryshe. Ai ėshtė jetim. Dhe mė tha se nuk dėshironte qė edhe unė, djali i tij, tė rritesha vetėm, duke jetuar nė struktura publike, njė pėrvojė tė cilėn ai e kishte kaluar vetė. Kėshtu, pėr tė mbėshtetur aspiratat e mia, prindėrit e mi shitėn apartamentin tonė nė Elbasan dhe tė gjithė familjarisht u transferuam nė Tiranė. Kėtu kemi jetuar nė njė shtepi me qera nė periferi, nė zonėn e qytetit tė nxėnėsve.

    Nė Liceun Artistik tė Tiranės u diplomova nė vitin 2000. Gjatė vitit tė fundit tė shkollės, Ambasada Italiane nė Tiranė, ose mė saktė Instituti Italian i Kulturės, na dėrgoi disa formularė dhe materiale informuese pėr mundėsitė e vazhdimit tė studimeve tė larta nė Itali. Nė materiale prezantoheshin 4-5 institute apo shkolla muzike ku mund tė bėja kėrkesė tė shkoja, Accademia Santa Cecilia, Conservatori Giuseppe Verdi nė Milano, shkollat nė Bolzano, Torino, Bologna.

    Pėrse zgjodhėt pikėrisht Bolzanon?

    Mendova se konservatorėt e Romės apo tė Milanos, pėr shkak tė flukseve tė mėdha tė kėrkesave qė ju drejtoheshin, nuk kishte shumė shanse tė mė pėrgjigjeshin. Ndėrsa nė Bolzano, kėto shanse ishin mė tė mėdha. Ajo e Bolzanos ishte gjithashtu njė shkollė mjaft prestigjioze, e cila frekuentohej nga emra tė mėdhenj tė muzikės botėrore si pianisti Michelangeli. Atje zhvillohej gjithashtu edhe konkursi i njohur pėr piano ‘Bossoni’. Bolzano ishte gjithashtu fare pranė Austrisė, e cila pėr mua ishte njė alternativė e dytė, nė rast se nė Itali nuk do tė mė pranonin.

    Nė atė periudhė, motoja e ditės ishte “tė ikim nga Shqipėria”, nuk pyesnim shumė se ku apo pse. Zgjedhja e shkollės ishte e rėndėsishme, kjo nuk diskutohet, por prapė kryesore ishte tė largoheshe, si mėnyrė pėr tė rregulluar tė ardhmen. Mbaj mend se fjalėt e mia tė fundit drejtuar prindėrve tė mi, pėrpara largimit nga Shqipėria ishin “Mos prisni tė kthehem. Fitova s’fitova do tė rri atje”.

    Nė Bolzano pata bėrė kėrkesė pėr tu pranuar dhe ju nėnshtrova konkursit. Komisioni i vlerėsimit ishte i pėrbėrė nga dhjetė persona. Nė atė garė dola i pari.

    Kursi i studimeve tė larta pėr kanto nė konservatorin e Bolzanos zgjaste pesė vjet. Unė arrita ta pėrfundoj, me rezultate tė shkėlqyera, brenda 2 viteve tė para. Gjatė asaj kohe mė ėshtė dashur ta studjoj ēdo lėndė veēmas, me profesorėt e mi, pasi asnjė nga studentėt e tjerė nuk ndiqte ritmin tim.

    Studioja shpejt edhe pėr arsye tė faktit se, nė atdhe, familja ime po pėrballej me probleme ekonomike. Mbėshtetja e tyre nuk mė ka munguar kurrė. Ata mė patėn dhėnė gjithēka qė kishin mundėsi tė mė jepnin, madje kishin shitur edhe shtėpinė pėr tė financuar studimet e mia. Kjo ishte pėr mua njė pėrgjegjėsi e madhe, ndonėse prindėrit e mi nuk ma kanė pėrmendur kurrė. Kėshtu, me paratė e para tė fituara bleva njė shtėpi nė Tiranė pėr familjen time.

    Nė vitin 2002 fitova dy ēmime tė rėndėsishme, “Enrico Caruson” nė Milano dhe “Tito Schippan” nė Leēe. Secili ēmim shoqėrohej me nga 10 mijė euro. Me kėto para si garanci mora huanė e parė bankare qė mė mundėsoi financimin e blerjes sė apartamentit.

    Suksesi profesional i kėsaj periudhe, flasim pėr vitet 2003-2004, u shoqėrua edhe me rritjen e tė ardhurave ekonomike. Dhe kėtu mė lindi njė problem i paparashikuar. Prindėrit e mi nisėn tė shqetėsoheshin pėr burimin e tė ardhurave tė mia. Im atė kishte dyshime serioze pėrsa i pėrket pėrfundimit tė studimeve. “Tė gjitha shkollat duan 5-6 vjet tė pėrfundohen,” thoshte ai, “nuk tė besoj qė ti e ke mbaruar pėrpara kohe, pa parė diplomėn”. Unė isha diplomuar nė vitin shkollor 2002-2003, me nota maksimale. Ama pergamenėn zyrtare tė diplomės, nuk e kam shtėnė nė dorė as sot e kėsaj dite, pėr shkak tė iterit tė stėrgjatė burokratik qė karakterizon kėtė proēedurė nė Itali. Kėshtu, materialisht nuk kisha se ēfarė t’i tregoja!

    Nė atė kohė unė kisha kėnduar ndėrkaq nė njė opera. Kisha bashkėpunuar gjithashtu me maestro Abbadon, njė gjigand i skenės ndėrkombėtare, por qė nuk njihej thuajse fare nė Shqipėri. Por, fatkeqėsisht, prindėrit e mi nuk kishin mundur tė vinin dot asnjėherė nė Itali. Edhe sot e kėsaj dite, pavarėsisht suksesit tim dhe faktit se banoj nė Verona, udhėtimet e tyre nė Europė, pėr tė mė ndjekur mua, apo pėr motive personale mundėsohen pėrherė nga viza tė lėshuara nga shtete tė tjera Europjane, si p.sh. Austria.

    Pikėrisht nė Austri pata mundėsinė tė shfaqesha pėr herė tė parė nė skenė pėrballė prindėrve tė mi. Nė vitin 2004, pasi kisha bashkėpunuar nė “Cosi fan tutte”, tė drejtuar nga Abbado, debutova nė Vjenė me operan “Elisir D’amore”. Ajo u transmetua drejtėpėrdrejtė nga televizioni austriak dhe kritika vendase i dha shfaqjes njė jehonė tė jashtėzakonshme. Nė atė periudhė, njė koleg hoqi dorė nga pjesėmarrja nė Festivalin e Salzburgut, - festivali mė i madh i muzikės lirike qė zhvillohet sot nė botė - dhe vendin e tij nė operan “Cosģ fan tutte”, ma dhanė menjėherė mua. Nė ato kohė isha si Aladini: mund tė kėrkoja ēfarė tė doja dhe do tė mė jepej. Kėshtu kėrkova qė prindėrit e mi tė ishin tė pranishėm nė shfaqje. Ata udhėtuan me bileta tė klasit tė parė nga Tirana nė Vjenė dhe prej aty u transferuan nė Salzburg me njė automjet tė shtrenjtė me shofer. Pėr prindėrit e mi ishte padyshim njė pėrvojė e bukur dhe mendoj se aty, ndoshta, ata nisėn tė kuptojnė edhe profesionin tim.

    Ēfarė pėrfaqėson pėr ju pjesėmarrja nė Festivalin e Salzburgut dhe nė pėrgjithėsi pėrvoja Austriake?

    Festivali i Salzburgut ėshtė njė moment i rėndėsishėm i karrierės sime, pas bashkėpunimit tė parė me Abbadon. Ai ishte pėr mua njė lloj pasaporte. Unė isha dikush qė maestro i madh e kishte zgjedhur. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Pas bashkėpunimit tė parė me tė, nė shumė audicione nė Itali mė kanė refuzuar; herė pėr shkak tė moshės sė re dhe herė tė tjera pėr shkak se isha shqiptar. Ndoshta nuk ishte e lehtė pėr drejtuesit artistikė tė “atdheut tė lirikės”, siē cilėsohet Italia, tė pranonin qė njė shqiptar tu zinte vendin kėngėtarėve Italjanė. Xhelozia ndoshta u theksua edhe mė atherė kur Pavarotti, nė njė intervistė dhėnė gazetės La Repubblica, pohoi se ndėr tenorėt italianė nuk dallonte ndonjė pasardhės, por ndoshta do tė ishte njė Shqiptar ai qė do ta zėvendėsonte. Gjithsesi, ndėrsa nė Itali mė refuzonin fitova njė audicion nė Staatsoper tė Vienės, ku mė lidhėn menjėherė njė kontratė dyvjeēare. Dho jo pėr role tė vogla, por pėr role tė rėndėsishme. Pas kėsaj pėrvoje tė suksesshme edhe Italia u detyrua “tė ulė kokėn” pėrballė talentit tim.

    Nė njė intervistė keni deklaruar se kanė qėnė pikėrisht tre tenorėt, gjatė njė koncerti nė Caracalla, tė cilin e keni ndjekur nė televizor, qė ju kanė frymėzuar tė bėheni kėngėtar lirik. A keni patur rast tė njiheni me ta?

    Po, i kam njohur tė tre. Me Pavarotin madje na lidhte njė miqėsi veēanarisht e fortė. Ndėrsa me Domingon jemi kolegė, do tė kėndojmė sė bashku edhe nė kėtė periudhė

    A mund tė na tregoni diēka mė shumė pėr Pavarotin? Si jeni njohur me tė?

    Pavarotin mund tė them se e kam njohur nga njė rastėsi fatlume. Nė Bolzano nuk kisha shumė qė kisha mbėrritur, ndoshta nuk kishin kaluar ende gjashtė muajt e parė. Nė atė periudhė pėrpiqesha tė mbijetoja duke marrė pjesė nė koncerte tė vogla tė organizuara nga shoqatat artistike, ndėrkohė qė studjoja nė konservatorin e qytetit.

    Pavaroti shkonte pėr pushime njė herė nė vit nė njė lokalitet aty pranė, nė Merano, ku ndodhet njė qendėr e rėndėsishme termale. Atje ai i nėnshtrohej kurave dhe dietave tė veēanta dhe pėrgjithėsisht kishte mjaft kohė tė lirė. Pėr kėtė arsye thėrriste pranė vetes miqtė e tij. Njėra prej tyre ishte njė vajzė, njė artiste nga Bolzano, tė cilėn ai e njihte prej vitesh. Pavaroti e pyeti me se po merrej nė atė periudhė dhe ajo i tha se po vinin nė skenė Traviatėn, nė formė koncerti. Maestro u interesua tė dinte se kush ishte tenori dhe ajo ju pėrgjigj se ishte njė djalė i ri 19 vjeēar, qė isha unė. Pyetjes sė Pavarotit pėr vetitė e mia ajo ju pėrgjigj: “ėshtė i zoti, por ‘bėrtet’ pak si tepėr nė veshėt e mi”. Kohė mė vonė, pasi ishim bėrė miq, maestro mė ka treguar se i ėshtė pėrgjigjur duke i thėnė: “mos u bėj kaq e keqe. Fakti qė njė tenor 19-vjeēar arrin tė tė ‘bezdisi’ ty, nuk aspak ėshtė shenjė e keqe. Sille njėherė ta dėgjoj”.

    Dhe kėshtu ndodhi. Ajo i telefonoi profesorit tim, Vito Brunettit, nė Bolzano dhe i kėrkoi tė shkonim tė takonim Pavarottin. Nė atė kohė, pėr tė financuar studimet punoja edhe si pjatalarės. Jetoja dhe punoja nė njė strukturė pėr studentė tė administruar nga priftėrinjtė Salesianė. Pėrpara se tė shkoja tė takoja Pavarotin kisha punuar nė kuzhinė dhe, i ‘inkurajuar’ edhe nga mėsuesi im, bėra dush pėr tė hequr nga trupi erėn e makaronave.

    Rrugėn pėr tek Pavaroti e kemi bėrė me njė Ford tė vjetėr. Kur mbėrritėm nuk pata kohė as ti thoja mirėdita, hymė, si tė thuash, direkt nė thela. Ai mė pyeti se ēfarė dija tė kėndoja dhe ramė dakord pėr “Una furtiva lacrima”. Pas dy versave tė para mė ndaloi dhe mė pyeti: “Kush tė ka mėsuar tė kėndosh kėshtu!”. Atė ditė kėndova edhe disa herė tė tjera pėr Pavarotin, i cili mė lavdėroi. Por ajo ditė mbaroi dhe nuk mendoja absolutisht se do tė pėrsėritej mė. Kur, pas dy ditėsh, dikush mė mori nė telefon dhe mė tha, “Jam maestro Pavaroti dua tė takohemi sėrisht” nuk e besova. Mendova se ishte mėsuesi im, Vito Brunetti, qė po tallej me mua. Faktikisht ishte Pavaroti dora vetė! Ai duhej tė qėndronte 20 ditė nė Merano dhe pėr fatin tim tė mirė e kishte kohėn tė lirė. Punuam bashkė edhe rreth 10 ditė tė tjera, tė cilat qenė pėr mua njė pėrvojė e bukur dhe e vyer.

    Me Pavarotin u lidhėm sėrisht kur fitova ēmimet e para. Ai mė pėrgėzoi dhe kur mėsoi se do tė debutoja me Abbadon mė tha: “Ke hyrė nga dera kryesore. Pėrgatitu mirė pasi qė kėtej e tutje nuk tė lejohet tė gabosh”. Qė nga ajo kohė kemi punuar shpesh sė bashku. Ai mė ftonte nė shtėpinė e tij tė frekuentuar nga artistė tė mėdhėnj si Juan Diego, Marcello Giordani apo Alania. Bisedonim, por kryesisht kėndonim, nė pozita tė barabarta, si kolegė, ndonėse ai ishte njė nga tė mėdhenjtė e skenės ndėrkombėtare. Miqėsia jonė mbeti pėrherė shumė e fortė dhe unė isha ndėr personat e paktė qė ai, nė porositė e tij tė fundit, kishte lejuar tė merrnin pjesė nė funeralin e tij.

    Po njohja me Placido Domingon?

    Ndėrsa me Placido Domingon jemi takuar nė njė mjedis pune. Unė punoja nė operan e Vienės, ku ai bėri njė audicion, nė vitin 2006. Asokohe vinim nė skenė Don Giovannin apo Traviatėn. Ai kishte dėgjuar pėr mua, ndonėse nuk njiheshim. Audicioni ishte pėr operan “Gianni Scicchi”, tė cilėn do ta drejtonte nė Los Angeles regjizori i famshėm hollivudian Woody Allen. Domingo ishte drejtor artistik i “LA.Opera” dhe “Gianni Schicchi” u realizua me sukses vitin qė shkoi. Kėto ditė nė maj, do tė jemi bashkėprotagonistė nė Paris, me operan “Cyrano de Beregerac” ku ai interpreton Cyranon, ndėrsa unė Cristianin.

    Si mund ta pėrshkruani pėrvojėn mė Allenin? A keni menduar ndonjėherė pėr ta “modifikuar” rrjedhėn e karrierės suaj nė drejtim tė Hollywoodit?

    Absolutisht jo. Pėrvoja me Allenin ishte interesante dhe mbi tė gjitha e vlefshme nga pikėpamja e vizibilitetit mediatik. Por unė e dashuroj profesionin tim dhe nuk kam ndėr mend asnjė zhvillim tjetėr. Kam punuar deri mė sot me dirigjentė maestro tė mėdhenj tė muzikės klasike si Abbado, Muti, Harnacourt, etj., dhe kur ke fatin tė punosh me ta ndėrton gur pas guri repertorin tėnd. Pjesa mė e madhe e artistėve qė e kanė kėtė fat arrijnė ta bėjnė kėtė nė moshen 40–50 vjeēare, kurse unė e kam patur qė herėt. Nuk kam ndėr mend ta tradhėtoj vokacionin tim.



    Pavarotti, Domingo, Abbado, Muti, Harnancourt...nga Parisi nė New York, nga Londra nė Los Angeles, nga Vjena nė Tokio. Tė gjitha veprimtari tė nivelit mė tė lartė. Mendoj se mund tė pohohet se ju jeni njė ndėr shqiptarėt mė aktivė nė skenėn ndėrkombėtare. Nė njė intervistė qė keni dhėnė kohėt e fundit pohoni se e pranoni me kėnaqėsi rolin e ambasadorit Shqiptar nė botė. A ėshtė me tė vėrtetė kėshtu?

    Unė jo vetėm e pohoj njė gjė tė tillė, por e luaj tashmė kėtė rol. Nuk kam nevojė tė pajisem domosdoshmėrisht me njė pashaportė diplomatike pėr tė pėrfaqėsuar vendin tim, kėtė punė e bėj vetvetiu, pasi ėshtė pjesė e veprimtarisė sime profesionale.

    Zakonisht, pas njė shfaqjeje, ne na presin ambasadorė e krerė shtetesh. Bashkė me maestro Abbadon jemi tė ftuar tė marrim pjesė nė njė pritje qė jepet pėr nderin tonė nga autoritetet mė tė larta tė qytetit tė Torinos. Kėto janė mundėsitė qė na jepen. Mbretėresha Elisabetė, sovrane e Mbretėrisė sė Bashkuar, pas shfaqjes sė “Gianni Schichit” nė Londėr, kėrkoi tė takohej personalisht me artistėt. Ajo shpenzoi pak kohė me ne dhe u interesua pėr veprimtarinė tonė. Mendoj se shumė politikanė tė botės ta kishin pėr nder tė takoheshin dhe tė bėnin fotografi me tė. Kėshtu, pėr ne ėshtė ndoshta edhe mė e lehtė tė komunikojmė nė njė nivel tė caktuar.

    A keni marrdhėnie me botėn artistike shqiptare?

    Fatkeqėsisht jo shumė. Pasi niveli profesional i veprimtarisė qė zhvilloj ka nevojė edhe pėr njė nivel tė lartė pėrgatitje tė gjithanshme organizative dhe administruese. Eshtė folur p.sh. pėr tė ftuar nė Shqipėri Placido Domingon, ashtu siē ėshtė biseduar mė parė edhe pėr tė sjellė Pavarottin. Kurrė nuk ėshtė bėrė gjė. Pėrshtypja ime ėshtė se vendoset tė futet dora nė xhep vetėm atherė kur ka ndonjė pėrfitim politik. Ndėrsa unė mendoj se politika dhe arti duhet tė konsiderohen si dy gjėra tė ndara. Drejtori artistik ėshtė drejtor artistik, nuk ndryshon gjė nėse ėshtė i djathtė apo i majtė. Po kėshtu, nėse arti ka nevojė pėr njė financim tė caktuar, kjo nuk ka lidhje me kahėt politikė. Shqipėria ka tashmė njė traditė me operan dhe mendoj se duhet punuar pėr tė mos e humbur. E kuptoj vendi ynė ka sot pėrparėsi tė tjera, pasi duhen rindėrtuar shkollat dhe infrastrukturat e tjera, por mendoj se mund dhe duhet tė ketė mė tepėr respekt edhe pėr artin dhe artistėt.

    Nė Shqipėri dhe nė botė studiojnė dhe punojnė mė mijėra artistė tė rinj shqiptarė. Edhe kėtu, nė Konservatorin e Torinos kanė kaluar vitet e fundit me qindra artistė shqiptarė. Pjesa mė e madhe e tyre janė tė rinj dhe mendoj se secili dėshiron suksesin, nė fushėn e tij. Ēfarė mesazhi do t’ju pėrcillnit atyre?

    Mesazhi im kryesor do tė ishte tė mos hiqnin kurrė dorė. Si edhe tė studjojnė e tė pėrgatiten shumė. Zakonisht nė shkollė studjohet aq sa tė japin, duhet bėrė tre herė mė shumė, pėrndryshe nuk je i ndryshėm nga shumė tė tjerė. Secili ka fatin e tij dhe vendin e vet nė botė. E rėndėsishme ėshtė tė japėsh maksimumin dhe tė arrish maksimumin e asaj qė tė lejojnė aftėsitė e tua. Njė tjetėr gjė e rėndėsishme ėshtė tė mos jepesh kurrė, tė mėsosh tė ringrihesh edhe pas ndonjė disfate. Nė profesionin tim p.sh pėrqendrimi mendor ėshtė shumė i rėndėsishėm. Rolet ndėrrojnė shpesh dhe po ashtu edhe partnerėt e nivelit mė tė partė. Duhet tė dish tė adaptohesh dhe tė pėrballėsh ēdo natė me njė publik egzigjent prej mijėra vetash.

    Ju urojmė sukesese dhe ju falenderojmė pėr kohėn e ēmuar qė na dedikuat

  16. #16
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Tenori Saimir Pirgu, me Domingon nė skenėn e Parisit

    31/05/2009 - ALMA MILE - Panorama

    Mund tė thuhet me plot gojėn qė ai ėshtė njė djalė me fat. Ėshtė 27 vjeē, ka prekur skenat mė tė mėdha operistike tė botės dhe ka punuar me njerėzit mė tė shquar tė kėsaj fushe. Prej 19 majit, tenori shqiptar Saimir Pirgu, ėshtė duke interpretuar nė tė njėjtėn skenė, nė tė njėjtėn opera me tenorin Placido Domingo.

    Bėhet fjalė pėr operėn “Sirano dė Barzherak” (CYRANO DE BERGERAC) tė Franco Alfanos, e cila ka sot shfaqjen e fundit nė Théātre du Chātelet tė Parisit. Njė vepėr e vėshtirė, me skena tė shumta veprimi, me skena luftarake, ku vihet nė pėrdorim skerma. Vepra ėshtė komentuar si njė sukses i plotė dhe padyshim pjesė e kėsaj “feste” ėshtė edhe tenori shqiptar. Pas interpretimit nė skenėn e Los Angelesit, e cila drejtohet nga Domingo nė operėn “Xhani Skiki” tė Giacomo Puccinit, me regji tė Woody Allen, Pirgu ėshtė propozuar sėrish nga tenori, pėr tė interpretuar, jo mė njė opera komike italiane, por njė vepėr franceze, tepėr impenjative.

    Pėr shkak tė karakteristikave tė tij vokale, edhe kėtė herė i duhet tė interpretojė rolin e njė tė riu tė dashuruar, atė tė Kristianit. Ndėrsa Domingo interpreton rolin kryesor, atė tė Sirano dė Barzherak. Tė tjerė interpretues ishin sopranoja franceze Nathalie Manfrino nė rolin e Roksanės, baritoni francez, Laurent Alvaro nė rolin e Razhėno, Marc Labonnette (De Guiche), Franco Pomponi nė njė rol tė dyfishtė (Carbon dhe Valvert). Ndonėse nė moshėn 68-vjeēare Domingo ka mbajtur pa frymė publikun francez, madje ai ėshtė konsideruar si njė fenomen i vėrtetė. Edhe pse kishte kėnduar nė teatrin e tij, Pirgu, nuk e ka pasur tė lehtė tė interpretojė nė krah tė njė legjende si Domingo, aq mė tepėr qė vepra interpretohet nė gjuhėn frėnge.

    Megjithatė Pirgu, nėn petkun francez, ia ka dalė deri nė fund. Vetėm pak kohė mė parė, Pirgu pėrjetoi njė tjetėr sukses nė skenėn italiane, e cila ėshtė kthyer tashmė nė njė shtėpi tė dytė. Qė nga koha kur u largua nga Shqipėria me tė vetmen pasuri, zėrin e tij, Pirgu ka njohur vetėm ngritje. Ka lidhur kontrata tė gjata me teatrin Shtetėror tė Vienės, ka kėnduar nė Itali, Berlin, Los Angeles, Paris dhe kudo qė ka shkuar ka marrė vetėm duartrokitje, madje kritika e ka vlerėsuar edhe si Pavarotin shqiptar.


    Vepra pėr Mussolinin

    “Sirano dė Barzherak” e Franco Alfanos pati premierėn e parė nė vitin 1936 dhe i ėshtė kushtuar Benito Musolinit. Ajo u konsiderua si vepra qė do tė krijonte “njė model tė ri nė operėn italiane”. Ėshtė njė opera me 4 akte dhe 5 skena, me libret tė Livret de Henri Cain, mbėshtetur nė veprėn e Edmond Rostand.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  17. #17
    Pirgu sukses nė Los Anxhelos

    Opera Los Anxhelos ēeli sezonin e 26-tė tė shtunėn qė kaloi me njė produksion tė ri tė Ēajkovskit nga “Eugen Onegin”, njė produksion qė e pėrditshmja ‘Los Angeles Time’ e cilėson si anemik krahasuar me produksionin e sė dielės, operan e Mozartit “Cosi fan Tutto”. “Diferenca mes tė dyjave ishte si nata me ditėn”, shkruan e pėrditshmja amerikane. “Cosi fan Tutto” nis me dy tė rinj qė duket se kanė shumė vetėbesim dhe rreth martesės sė dy motrave dhe rrugės sė tyre pėr tė testuar dhe kuptuar femrat. Tenori shqiptar Saimir Pirgu ishte vetėm 22-vjeēar kur kėndoi pėr herė tė parė nė operan “Cosģ fan tutte” dhe nė Operan e Los Anxhelos-it ai mahniti publikun sėrish. Me regji tė Nikola Hytner, opera ishte e mbushur me nuanca dramatike, me momente tė buta, por dhe disa momente agresioni seksual paska tė diskutueshme. “Nė fund tė fundit nėn interpretimin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu nė rolin e Ferrnandos, italianit Ildebrando d'Arcangelo nė rolin e Gugliemlo-s dhe dy sopranove Ruxandra Donose dhe Aleksandra Kurzak ishte nė fund tė fundit nė opera dhe teatėr i fuqishėm pėr spektatorin” – shkruan ‘Los Angeles Time’. Katėrshja e kėngėtarėve lirikė u mirėprit nga publiku, i cili nė fund doli me pėrshtypjen se vėrtet burrat vijnė nga Marsi dhe femrat nga Venusi. Performanca ishte e pabesushme edhe pse opera nėn regjinė e Hytnerpit herė pas herė dukej absurde. “Tenori italian Ildebrando d'Arcangelo ėshtė disi mė i njohur nė skenat operistike. Sė fundmi ai po pėrgatit tė nxjerrė njė CD tė re me ariet e Moxartit. Nga ana tjetėr tenori shqiptar Saimir Pirgu, i cili pėr publikun amerikan u bė i njohur me pjesėmarrjen nė prodhimin e Woody Allen, nė filmin “Xhoni spica”, por nė rolin e Ferrnandos tenori shqiptar ishte impresionues, po, po, pikėrisht njė shqiptar…”- shkruan e pėrditshmja amerikanė. Ndėrsa gratė “e ndezura” ishin Aleksandra Kurzal, njė soprano polake, e cila dhe ajo sapo ka nxjerrė njė CD me arie nga kompozitorė tė ndryshėm; dhe Ruxandra Donosė, njė soprano rumune, qė nė operan Los Anxhelo ka debutuar tre vjet mė parė. Njė zbulim tjetėr nė kėtė produksion operistik ishte dhe mezosopranoja Roxana Konstantinesku, qė mė thellėsinė e zėrit dhe shkėlqimin e syve bėri pėr vete publikun.

    shkeputur nga MAPO

    *********

    Eshte nje nga zerat me te mire te muzikes klasike shqiptare, qe ka bere buje ne skenat boterore dhe ka marr vleresimet me te mira nga figura shume te njohura te artit. Me nje kalendar te ngjeshur, pas shfaqjeve ne LA do jete ne Washington D.C me operen "Lucia di Lammermoor"
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Eshte kenaqesi te lexosh qe nje tjeter shqiptar te marr vleresime te tilla ne fushen e muzikes klasike. Suksese te metejshme Saimir Pirgut ne karrieren e tij operistike.
    Ndaj te njejtin mendim & urim ! Suksese !

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar

    New York Times: ‘Saimir Pirgu, tenori nga ana e errėt e Hėnės’

    SHBA - Sė fundi, Saimir Pirgu po interpreton nė Metropolitan Opera nė Los Angeles rolin e Alfredos nė Traviatėn e Verdit, krah Placido Domingos. E pėrditshmja e famshme amerikane “New York Times” i kushton Saimir Pirgut njė artikull tė gjatė me autor Matthew Gurewitsch.

    “Kjo ėshtė shtėpia e Zotit, ju nuk mund tė mė largoni”. Sigurisht fraza ėshtė e rindėrtuar dhe e pėrkthyer nga njė gjuhė tjetėr, por faktet janė fakte.
Nė shtator tė vitit 2000, nė Bolzano, Saimir Pirgu, njė 18-vjeēar qė sapo kish mbaruar shkollėn e muzikės nė Shqipėri, trokiti nė derėn e konviktit Rainerum, shtėpi pėr studentėt e drejtuar nga Salezianėt. Pirgu kėrkonte punė dhe strehė, iu tha se ishte shumė i moshuar dhe shumė shqiptar.


    Kur la qytetin e tij, Elbasanin, Pirgu u tha prindėrve tė tij, qė tė dy tė punėsuar nė Metalugji, se ishte pranuar nė Konservatorin Claudio Monteverdi nė Bolzano pėr Violinė, dhe kjo ishte e vėrtetė. Por u tha gjithashtu qė kishte fituar njė bursė dhe kjo nuk ishte e vėrtetė. Siē pritej, kursimet e tij morėn fund brenda njė ose dy ditėve. Kur nuk kishte mė asnjė grosh iu drejtua Salezianėve qė e pranuan.

    Pirgu, qė tashmė ėshtė 31 vjeē dhe njė tenor me karrierė ndėrkombėtare, ka debutuar nė Metropolitan Opera nė vitin 2009 nė rolin e Rinuccios nė operėn “Gianni Schicchi” tė Puccinit, aria e gogėl e tė cilit mund edhe tė mbyllė spektaklin. Tė enjten, mė 7 mars, ai u kthye si Alfredo Germont nė “Traviatėn” e Verdit, i verbuar nga shkėlqimi i kurtizanes parisiane, Violetta Valery.


    Si djalė ballkanas, Pirgu dėshironte tė luante piano, por ai kishte vesh tė mirė muzike dhe komisarėt komunistė e caktuan atė nė violinė. Por nė adoleshencė mėsoi se ē’do tė bėhej kur tė rritej. 


    “Kurdo qė njė njeri i rėndėsishėm vdiste, televizioni ynė kombėtar transmetonte ‘Tre tenorėt’ gjatė gjithė ditės”, tha ai vjeshtėn e shkuar nė San Francisco, ku debutoi nė rolin e kokėkrisurit Tebaldo nė “Capuleti e i Montecchi” tė Bellinit. “Kush e di pse? Kur isha 14 apo 15 vjeē, i regjistrova ato nė njė videokasetė. Audioja ishte e tmerrshme, por e mjaftueshme pėr mua. U pėrpoqa t’i imitoja, por ishte e pamundur. Zėri im po ndryshonte. Nuk kapja dot notat e larta”.

    Me tė mbėrritur nė Bolzano, Pirgu u soll mė sė miri sin ė shtėpinė e tij tė re – duke ndihmuar nė kuzhinė ashtu si gjithė qiraxhinjtė e tjerė – ashtu si edhe nė shkollė. “Kėndo”, i kishte thėnė mėsuesi i muzikės Vito Maria Brunetti “Brenda njė viti do tė bėhesh kėngėtar”.


    “Dhe u bėra”, thotė Pirgu. Nė vitin 2002, vit nė tė cilin u diplomua, ai merr pjesė nė njė konkurs nė kujtim tė Enrico Carusos dhe Tito Schipa, tenorė tė mėdhenj tė tė kaluarės.


    Me njė emėr ekzotik, Pirgu nuk shtron sfida tė mėdha. Pėr momentin, pėr shumė dashamirės tė operės ėshtė thjesht “Tenori shqiptar”. Vendlindja e tij ėshtė vetėm 45 milje larg prej takės sė ēizmes italiane pėrtej kanalit tė Otrantos, por pėr shumėkėnd nė Perėndim ajo mund tė jetė edhe ana e errėt e hėnės.


    “Njerėzit mė pyesin nėse jemi sllavė”, thotė Pirgu. “Jo, nuk jemi. Shqiptarėt janė po aq tė vjetėr sa dhe grekėt e romakėt. Njerėzit mė pyesin nėse jam mysliman. Jo, nuk jam. Shėn Pjetri kaloi pėrmes Shqipėrisė pėrgjatė rrugės sė tij pėr nė Romė. Jemi njė popull i vogėl, vetėm 3 milionė e gjysmė dhe kemi qenė tė pushtuar nga Perandoria Otomane pėr 5 shekuj, por ne kurrė nuk i humbėm gjuhėn dhe traditat tona”.


    Saimir Pirgu nė rolin e Alfredos nė operėn “Traviata” nė Metropolitan Opera
nė Los Angelos

    “La Traviata” ėshtė opera e Violettės dhe disa tenorė e konsiderojnė Alfredon si njė rol tė dorės sė dytė. Pėr karakterin, Pirgu ėshtė shumė i ngjashėm dhe e do muzikėn e tij. “Alfredo ėshtė i ri, i pasionuar, pak provincial”, thotė ai. “Dhe nė krahasim me botėn perėndimore, Shqipėria ėshtė njė lloj vendi provincial. Unė nuk jam aq naiv sa ai, por kur dashuroj, dashuroj me pasion. Do tė doja qė mbyllja tė ishte ndryshe pėr Alfredo dhe Violetėn. Mė pėlqejnė fundet e lumtura. Por Verdi, gjeniu, e dinte mė mirė se unė”.


    E drejtuar nga Yannick Nézet-Séguin, “Traviata” ndjek triumfin e “Rigolettos”. Tenori Plįcido Domingo, qė e ka filluar karrierėn e tij dekada mė parė, ka luajtur rolin e Alfredos nė vitin 1970, ndėrsa kėtė radhė shfaqet si baritone nė rolin e tė atit moralizues tė Alfredos.

    Deri mė sot, Domingo ka pasur raste tė ndryshme pėr tė vlerėsuar kolegun e tij mė tė ri. Si drejtor i pėrgjithshėm i Operės sė Los Angeles, Domingo ka prezantuar Pirgun nė "Gianni Schicchi" (me regji tė Ėoody Allen) dhe "Cosģ Fan Tutte" tė Mozartit, me " Lucia di Lammermoor" tė Donizettit qė do tė vihet nė skenė sezonin e ardhshėm. Nė Paris tė dy i ka bashkuar “Cyrano de Bergerac" e Franco Alfanos.

    "Ia kemi kaluar mė sė miri sė bashku," tha zoti Domingo sė fundi mes performancave nė Valencia, Spanjė. "Unė me tė vėrtetė po kėrkoj tė punoj pėrsėri me Saimirin. Teknika e tij ėshtė madhėshtore, dhe cilėsia lirike e zėrit tė tij ėshtė kaq e bukur".

    Pėrpara Domingos, mė i qėndrueshmi nga “Tre tenorėt”, Luciano Pavarotti, ndoshta edhe mė i dashuri, e kishte shumė pėr zemėr Pirgun, thuajse si ta kishte bir arti. Gjatė qėndrimit nė njė klinikė dobėsimi nė afėrsi tė Bolzanos, duke dashur t’u jepte mėsim talenteve tė reja, Pavaroti kontaktoi Brunettin, qė is jell nxėnėsin e tij Saimir Pirgu.
“Big Luciano kishte simpati dhe respekt pėr Saimirin”, ėshtė shprehur Brunetti sė fundmi. “Ata u bėnė miq tė mirė”.


    Ēfarė i mėsoi Pavarotti? “Luciano mė dha madhėshtinė”, pėrgjigjet Pirgu. “Ai mė tregoi njė tjetėr botė. Mjaft ta shihje atė si pėrgatitej, si fliste, si ecte nė dhomė”.


    Por ajo ēfarė donte tė dinte Pirgu, ishte sekreti i shėndetit tė tij vocal.


    Siē tregon Pirgu, pėrgjgjja e Pavarottit ishte kjo: “Intonimi. Kėndo me tonin e saktė dhe automatikisht zėri yt do tė bėhet i pėrsosur. Dhe kur njerėzit tė kuptojnė fjalėt, ky ėshtė maksimumi”.

    Nė fillim, fjalėt i sollėn ca probleme Pirgut nė Teatrin Komunal tė Bolzanos ku ishte punėsuar ndėrsa vazhdonte akoma shkollėn. Zotėrimi i tekstit pėr rolin qė kishte nė “Flauti magjik” tė Mozartit ishte i dobėt dhe regjisori donte qė ai tė largohej. Por Manfred Schėeigkofler, asokohe drejtor i pėrgjithshėm, kundėrshtoi. Schėeigkofler bėri njė audicion me Ioan Holender, drejtorin despotik tė Vienna State Opera.

    I mrekulluar prej tij, Holender i dorėzoi Pirgut njė kontratė pėr rolin e Nemorinos nė “L’Elisir d’Amore”, njė rol vendimtar pėr Caruson dhe Schipa. Ky debutim nė vitin 2004 i hapi shumė dyer.


    Me flokėt e zinj, me sytė e gjallė dhe njė buzėqeshje fitimtare, Pirgu e ka tė lehtė tė veshė petkat e Nemorinos, por edhe tragjeditė, tė stuhishme ose tė errėta, i shkojnė pėr shtat gjithashtu. Tė kėnduarit e tij tingėllon spontan dhe i pasforcuar, falė njė loje intuitive dritėhijesh dhe njė prekjeje tė mėndafshtė nė pasazhet e qeta. Tani pėr tani profili tij ėshtė mė shumė lirik se heroik, por sipėrmarrės kokėkrisur tashmė i kanė parashtruar oferta pėr maratonomakun e Siegfriedit tė Vagnerit. Ndoshta njė ditė. Ndoshta kurrė.


    Mė herėt me ndihmėn e Schėeigkoflerit, Pirgu hartoi listėn e teatrove ku duhet tė kėndonte. “La Scala, Covent Garden, Bavarian State Opera, Zurich, Metropolitan Opera”, i kishte thėnė Schėeigkofler. “Saimiri kėndoi te tė gjitha, madje pėrpara afatit”.

    Njė tjetėr aventurė pėr Saimir Pirgun. Nikolaus Harnoncourt, mjeshtri radikal antikuar, e ka caktuar pėr njė kryerol emocionues nga Mozart “Idomeneo”, njė vijim i historisė sė luftės sė Trojės. Verėn qė shkoi, Franco Zeffirelli peshkon Saimir Pirgun pėr “Don Giovannin” nė Arenėn romake 15.000 vendėshe tė Veronės, e vetmja vepėr mozartiane qė ngjitej nė atė hapėsirė antimozartiane. Nė televizionin zviceran, Pirgu portretizoi poetin Rodolfo nė operėn “Boheme” tė Puēinit, qė u transmetua live nga hapėsira tė ndryshme publike nė Bernė, ku kalimtarėt mund tė ndėrhynin dhe nė momentet mė intime tė operės.


    Me pak fjalė, Pirgu ia ka dalė mbanė. Me fitimet e para ai u bleu prindėrve njė shtėpi, duke shtuar dyshimet e tė atit se ai merrej me drogė dhe seks, siē thotė ai. “Ai pyeti nėnėn time: Si ėshtė e mundur, nė njė kohė kaq tė shkurtėr, tė vijnė paratė nga hiēi? Ai nuk mund tė besonte qė tė kėnduarit mund tė mė jepte njė jetė kaq tė mrekullueshme”.


    Pas “Traviatės”, Pirgu i bashkohet dirigjentit Riccardo Muti dhe Chicago Symphony Orchestra pėr Meshėn nė Si minor tė Bach-ut, qė Riccardo Muti refuzon ta trajtojė si njė ushtrim praktik tė performancės baroke. Nė shkelje tė ortodoksisė bashkėkohore, ai ua ka besuar pjesėt e solistėve njė kuarteti zėrash operistikė talianė.


    “Intensiteti i Meshės sė Bach-ut buron nga intensiteti i tekstit liturgjik”, ėshtė shprehur sė fundmi dirigjenti Muti nė Ravena. “Tė kėnduarit nuk duhet tė jetė kurrė i ftohtė apo i rėndė. Njė zė joshės, karizėm dhe personalitet teatror janė avantazhe pėr ēdo kėngėtar dhe sigurisht nė operė ato mund tė mbulojnė shumė mėkate. Pjesėt e kėnduara tė Bach-ut kėrkojnė muzikalitet dhe shprehshmėri tė lartė erbale”.

    Pasi ka bashkėpunuar me Riccardo *****, me njė repertor nga Mozart dhe Mercadante te Berlioz dhe Verdi, Pirgu e mirėpret kėtė sfidė tė fundit me gazmendin e tij karakteristik.


    “Jam kundėr idesė se duhet tė jesh i specializuar”, thotė ai. “Duhet tė kėndosh me zėrin tėnd dhe ta bėsh mirė kėtė gjė, ēfarėdo pjese qoftė. Verdi, Puccini, Mozart, Tchaikovsky, Bach: nuk ka rėndėsi. Kjo ėshtė ajo qė kėngėtarėt e mirė bėjnė gjithnjė. Specializohesh kur nuk bėn dot gjė tjetėr”.


    (er.nu/shqiptariitalise/BalkanWeb)

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar

    Saimir Pirgu me Traviatėn nė Nju Jork

    Saimiri ka mahnitur si publikun, edhe kritikėt e muzikės, duke interpretuar nė kryeqytetet kryesore tė muzikės nėpėr botė

    Laura Konda
    13.03.2013

    Nga 14 marsi e deri me 6 prill, Opera Metropolitane e New Yorkut do te shfaqė “Traviatėn” e Xhuzeppe Verdit, ku nė rolin e Alfredos interpreton tenori i famshėm shqiptar Saimir Pirgu. Saimiri ka mahnitur si publikun, edhe kritikėt e muzikės, duke interpretuar nė kryeqytetet kryesore tė muzikės nėpėr botė, me njė repertor mjaft tė larmishėm, nė interpretimin e veprave tė kolosėve tė muzikės operistike, Moxartin, Rossinin, Donizettin, Bellinin, Verdin, Puccinin, Gunonė, Massenet-in. Ai ishte i ftuar pėr njė intervistė tė drejtpėrdrejtė nga New Yorku pėr "Ditarin".



Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •