Lexim nga “Kėnga shpirtėrore” e shėn Gjonit tė Kryqit, meshtar



Do tė tė bėj nuse timen pėrgjithmonė

Shpirti i bashkuar dhe i shndėrruar nė Hyjin jeton nė Hyjin dhe pėr Hyjin, dhe pasqyron drejt tij po atė impuls jetėsor qė ai i pėrēon. Mendoj se ėshtė ajo qė ka dashur tė thoshte Shėn Pali kur ka shkruajtur: “E prejse vėrtet jeni bij: Hyji e dėrgoi nė zemrat tona Shpirtin e Birit tė vet, i cili gėrthet: Abba – o Atė!” (Gal 4,6), gjė qė u ndodh tė pėrsosurve si mė sipėr.

Nuk duhet menduar se ėshtė e pamundur qė tė ndodhė nė shpirt njė gjė kaq e lartė. Nė tė vėrtetė, kur Hyji i jep hirin tė tė arrijė tė jetė hyjformėsh dhe i bashkuar me tė Shenjtėrueshmen Trini, ai bėhet Hyj pėr nga pjesėmarrja. Atėherė nė shpirt bėhet e mundur njė jetė tjetėr mendore, njohėse dhe dashuruese, e realizuar nė Trininė, nė bashkim me trininė dhe e ngjashme me atė tė Trinisė vetė. Kjo ndodh vetėm me anė tė komunikimit, sepse ėshtė gjithmonė Hyji qė vepron gjithēka qė vėrtetohet nė shpirt. E si ndodh kjo nuk mund tė dihet e as tė shprehet. Mund tė dėftohet vetėm se Biri i Hyjit na ka nxjerrė njė gjendje shumė tė lartė dhe meritoi pėr ne tė mund tė jemi bijtė e Hyjit dhe ia kėrkoi Atit duke thėnė: “Atė, dua qė ata, tė cilėt m’i dhe, tė jenė aty ku jam unė, bashkė me mua, qė tė kundrojnė lavdinė time, lavdinė qė ti ma dhe” (Gjn 17,24), domethėnė qė nė sajė tė pjesėmarrjes tė pėrmbushin nė ne po atė vepėr qė unė pėrmbush nė sajė tė natyrės, pra atė tė fryrjes sė Shpirtit Shenjt. Ka thėnė edhe: “Nuk po lutme vetėm pėr kėta, por edhe pėr tė gjithė ata, qė, pėr shkak tė fjalės sė tyre, do tė besojnė nė mua: qė tė gjithė tė jenė njė. Sikurse ti, Atė, qė je nė mua dhe unė nė ty, ashtu edhe ata tė jenė nė ne, qė ta kuptojė bota se ti mė dėrgove. Edhe unė ua dhashė lavdinė qė ti ma dhe qė tė jenė njė sikurse ne jemi njė – unė nė ta e ti nė mua, qė tė jenė plotėsisht njė, qė bota ta dijė se ti mė dergove dhe se i deshe ata sikurse mė deshe mua”. (Gjn 17,20-23).

Hyji pra i ka bėrė ata pjesėmarrės tė sė njėjtės dashuri si tė Birit, dhe jo nė sajė tė natyrės, si pėr Birin, por nė sajė tė bashkimit dhe tė shndėrrimit tė dashurisė. Biri i kėrkon Atit qė tė zgjedhurit tė jenė njė gjė e vetme jo si esencė dhe natyrė e vetme, sikurse janė Ati dhe Biri, por nė kuptimin e njė njėsi dashurie, sikurse Ati dhe Biri jetojnė nė njėsi dashurie. Prandaj shpirtrat zotėrojnė nė sajė tė pjesėmarrjes atė qė Hyji zotėron nė sajė tė natyrės. Nė bazė tė kėsaj force ata janė me tė vėrtetė Hyj me anė tė pjesėmarrjes, tė barabartė me tė dhe shokė tė tij.

Pėr kėtė arsye shėn Pjetri thotė: “Paēi hir dhe paqe tė plotė me anė tė njohjes sė Hyjit dhe tė Jezusit, Zotit tonė. Vėrtet, fuqia hyjnore na dhuroi gjithēka na nevojitet pėr jetė dhe pėr pėrshpirtėri me anė tė njohjes sė Atij qė na grishi nė saje tė lavdisė dhe tė forcės sė vet. Bashkė me to na u dhuruan premtimet mė tė ēmueshme dhe mė tė mėdhatė qė me anė tė tyre tė bėheni pjesėtarė tė natyrės hyjnore duke i shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė lakmimit”. (2 Pjt 1,2-4).

Shpirti merr pjesė nė Hyjin duke pėrmbushur nė shoqėri me tė veprėn e Trinisė Shenjte, nė mėnyrėn tashmė tė pėrshkruar, nė bazė tė atij bashkimi qė tani e lidh vetėm nė mėnyrė tė papėrsosur me tė tejlartin, por nė jetėn tjetėr do ta lidhė me tė nė shkallėn absolute. Megjithatė, shpirti, pasi ka arritur kėtė gjendje, pėrjeton njė shijim tė pafunmė dhe tė pashprehshėm.

O shpirtra tė krijuar pėr maja kaq tė larta dhe tė thirrura pėr ta, ēfarė bėni? Ku e kaloni kohėn? A doni tė jeni tė verbėr pėrballė njė drite tė tillė dhe tė shurdhėt pėrballė thirrjeve me kaq autoritet?