Duke shfletuar kalendarin e 20 nėntorit, Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Oktavin


Pak gjėra tė sigurta dimė pėr Shenjtin qė pėrkujtohet sot. Falė shkrimeve tė ipeshkvit tė parė tė Torinos, Shėn Maksimit, dihet me siguri vetėm se Shėn Oktavi, sė bashku me Shėn Solutorin e Shėn Aventorin jetuan dhe u martirizuan rreth shekullit III. Gojėdhėnat e mėvonshme i paraqesin si ushtarė tė legjionit mitik tė Tebesė dhe tregojnė se Oktavi e Aventori u mbytėn nė Valdoko tė Torinos, ndėrsa Solutori ia doli mbanesh tė ikte nė Kanaveze. Por aty u kap rishtas e iu pre koka nė brigjet e lumit Dora Baltea.

Martiriologu Romak, kalendar zyrtar i Kishės universale, i pėrkujton me 20 nėntor, nė pėrvjetorin e vdekjes, ndėrsa dioqeza e Torinos ua kremton festėn mė 20 janar, ditėn kur trupat e tyre u mbartėn nė Kishėn e tre Shenjtorėve martirė.
Nė Kodikėt e komunės sė Torinos gjejmė njė ikonografi tė pasur kushtuar Shėn Oktavit, Shėn Solutorit e Shėn Aventorit, pajtorė tė lashtė tė qytetit, tė cilėt paraqiten me simbolet e martirėve e tė ushtarėve tebei.