Close
Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 87

Tema: Elvana Gjata

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2006
    Postime
    16
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Elvana Gjata

    C.dini rreth kesaj kengetareje? kenget,pamja,dhe jeta sentimentale?

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime
    Emri i Elvana Gjatės nuk ėshtė i rastėsishėm nė botėn e muzikės dhe as thjesht pėr tė plotėsuar ndonjė nga kapriēiot e moshės. Rruga e saj artistike ka filluar qė fėmijė, me debutimet e saj tė para nė pallatin e pionierėve. Qė nė pjesėmarrjen e saj tė parė, nė Festivalin e Zėrave tė Rinj, vlerėsohet me ēmimin e tretė, me kėngėn 'Tė kėndojmė sė bashku'. Ky ēmim e inkurajon edhe mė tej nė rrugėn e saj tė saponisur. Merr pjesė nė spektaklin 'Kėrkohet njė yll', dhe nė interpretimin e kėngėve tė Laura Pauzinit del nė finale, nėn shkėlqimin e njė ylli tė fshehur tek kėngėtarja e re. E shtyrė nga i ati merr pjesė nė edicionin e parė tė show-t televiziv, 'Ethet e sė premtes mbrėma'. Elvana, me njė paraqitje tė admirueshme skenike, por edhe me zėrin e saj tė ėmbėl dhe melodioz do tė fitojė simpatinė jo vetėm tė stafit realizues, por edhe tė publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtėsisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do tė jetė njė nga dhjetė finalistėt e njė prej spektakleve mė tė ndjekur nė Shqipėri, ku evidentohet talenti i kėngėtarėve tė rinj. 'Ethet e sė premtes mbrėma', mė hapi dyert e suksesit, nė rrugėn e profesionalizmit muzikor', thotė Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakėl , i cili ndezi dritėn jeshile nė rrugėn e saj muzikore. Pas kėtij spektakli, emri i Elvana Gjatės, nuk do tė jetė mė i panjohur, por do tė fillojė bashkėpunimet me emra tė njohur tė muzikės shqiptare. Menjėherė pas 'Etheve', merr pjesė nė njė duet me solistin e grupit 'The Dreams' nė 'Maratonėn e kėngės popullore' dhe arrijnė tė dalin edhe nė finale, ku Elvana dallohet edhe nė interpretimin e kėngėve popullore. Nė vitin 2003, merr pjesė pėrkrah emrave tė njohur tė muzikės shqiptare, nė festivalin e RTVSH, me kėngėn 'Pranė teje', me njė tekst tė shkruar nga ajo vete, ku shumė shpejt do tė realizojė ėndrrėn e saj mė tė madhe. Sė fundi, tek 'Kėnga Magjike' e zhvilluar nė Kosovė, paraqitet nė njė bashkėpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kėnga e saj 'Vetėm Zoti e di', ka pushtuar majat e hit-paredeve nė Kosovė, por, edhe nė Shqipėri ėshtė njė nga kėngėt mė tė dėgjuara nė valėt e radios 'Energy'. Njė nga qėllimet e saj nė kėtė koncert ishte qė kėnga tė kishte sukses nė tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotėsuar dhe me fansa tė shumtė. Ėshtė vetėm 18 vjeē dhe ka filluar pėrgatitjet pėr albumin e saj tė parė, qė pritet tė dalė nė tregun muzikor nė korrik tė kėtij viti. Kėngėt e albumit janė tė rrymave tė ndryshme, por mbizotėron rryma R&B, njė nga rrymat mė tė preferuara nga tė rinjtė pėr momentin. Deri tani janė rregjistruar 11 kėngė, tė cilat janė punuar me mjeshtėri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse kėngėt tė gjitha janė tė regjistruara nė studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbėshtetur edhe financiarisht. Albumi do tė shoqėrohet edhe me njė videoklip, qė do tė filmohet jashtė vendit dhe qė do tė jetė edhe supriza e publikimit tė albumit. Krahas pėrgatitjeve pėr albumin e saj tė parė, ajo po pėrgatitet edhe pėr fillimin e studimeve tė larta nė Akademinė e Arteve, dega regjisurė. Nuk do ta tradhėtojė kėngėn, por nė kėtė degė ajo mendon tė kompletohet artistikisht, qė nė tė ardhmen pėrveē se njė regjizore e mirė, shpreson tė bėhet njė show-girl e famshme. Dy motra kėngėtare Ka qenė Migena, motra e madhe e Elvanės, ajo qė e ka zbuluar si kėngėtare.Ajo e ka shtyrė gjithmonė pėr pjesėmarrjet nė konkurse dhe spektakle tė ndryshme televizive. Migena ėshtė studente nė vitin e fundit pėr kanto dhe pėr Elvanėn, ajo ka qenė gjithmonė 'udhėheqėsja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nėnkolonelit Fatmir Gjatės, nė rrugėn qė ato kanė nisur, kanė gjetur gjithmonė mbėshtetjen e veēantė tė babait tė tyre, qė padyshhim njė pjesė e suksesit tė tyre i dedikohet atij.

    Revista Mbrojtja


    Duket se Elvana Gjata nuk ka nder mend te kenaqet vetem me koncertet dhe suksesin e shpejte ne muzike. Pas nje turi mbreselenes ne Zvicer dhe vende te tjera te Evropes, kengetarja seksi ka goditur serish. Me nje kenge te re, kete here te realizuar me grupin kosovar “Tingulli tre”, ajo i eshte rikthyer me ne forme se kurre ekraneve muzikore. Nje zgjedhje e zgjuar qe i ka garantuar serish fame. Dhe po te kihet parasysh fakti se nje duet i ri me Getoarin eshte nje formule e garantuar per sukses, mund te thuhet qe Elvana eshte nje vajze jo vetem me fat, por edhe qe di te zgjedhe bashkepunetoret e saj.

    Klan
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,485
    Faleminderit
    22
    103 falenderime nė 97 postime
    Elvana Gjata Nje Nder Kengetaret Me TE Bukura Ne Estraden E Muzikes Shqipe Vertet Eshte Yll Shqiptar

  4. #4
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    455
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Elvana eshte pa dyshim nje yll me ze hyjnor,paraqitjet e se ciles i magjepsin te gjithe.
    I dhashte zoti shendet e fat ne rrugen qe ka zgjedhur !
    ArsGothicė

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    Elvana ndahet nga Getoari

    Thuhet se lidhja e tyre rezultoi shumė mė e shkurtėr nga sa qe menduar. Ndonėse pėr Getoarin, ky fakt nuk pėrbėn risi. Elvana Gjata dhe Geti i “Tingulli 3” i kanė dhėnė fund marrėdhėnies sė tyre. Ėshtė ky thashethemi mė i fundit, qė ka nisur tė qarkullojė nė rrethet muzikore pėr kėtė ēift tė krijuar vetėm disa muaj mė parė. Ende nuk dihen motivet e ndarjes, por duke kujtuar natyrėn e paqėndrueshme tė Getoarit dhe lidhjet e tij tė shumėpėrfolura me disa kėngėtare duhet ta pranojmė, qė ky fakt nuk na ēudit, e madje mund tė themi qė pritej. Por nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr ish-lolitėn e ngrohtė tė kėngės sonė. Sepse, pavarėsisht suksesit nė fushėn muzikore pėr jetėn e saj private Elvana Gjata kishte qenė pėherė e kujdesshme. Nuk kishte zbuluar asnjė fjalė pėr veten e saj. Gjithmonė ka dashur tė flasė pėr muzikėn, studimet e saj nė degėn e regjisurės, familjen, por kurrė pėr jetėn private apo dashurinė. Dhe pavarėsisht se edhe pėr lidhjen me Getoarin ajo nuk foli kurrė, gjithsesi nuk ngurroi, qė nė disa festa publike tė shfaqej nė krah tė tij. Gjė, qė pėr njė ēast na bėri tė mendonim se gjėrat mes tyre po shkonin pėr mrekulli. E madje, thuhet se nė atė periudhė bukuroshja nga Tirana filloi tė kalonte mė shumė kohė nė Prishtinė.

    Mėsojmė se lidhja e Elvana Gjatės me Getoarin ka nisur pikėrisht atėherė kur ajo, nė bashkėpunim me grupin “Tingulli 3” nxorėn kėngėn “Me ty”. Njė kėngė, qė na shfaqi njė imazh tė ri tė Elvanės, ndryshe nga sa ishim mėsuar ta shihnim zakonisht. E bukur, rrėzėllitėse, por edhe seksi njėkohėsisht. Imazhi prej njė vajze tė ndrojtur dhe deri diku larg ekstravagantes, nė atė udhėtim drejt Kosovės, u zėvendėsua me pamjen e njė zonjushe joshėse, qė pėrveē zėrit tepėr tė veēantė diti tė nxjerrė nė pah edhe hiret femėrore, dhuratė e natyrės. E pas kėsaj kėnge, ndoshta falė qėndrimeve tė gjata nė Kosovė, Elvana do tė nxirrte njė tjetėr kėngė, e prezantuar me njė klip tė animuar dhe ku dilnin nė pah, disa elementė tė dialektit kosovar. Por pavarėsisht tė gjitha kėtyre, me sa duket Getoari ėshtė kthyer sėrish nė karakterin e tij tė paqėndrueshėm, ndaj edhe kjo lidhje ka marrė fund.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2004
    Postime
    90
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    une nuk e besoj kete thashethem,ata dy vazhdojne te jene bashke ,si nje qift i perkryer!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Vanilla_Angel
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    77
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Getoari, nje tjeter kenge per Elvanen...

    Kengetari i mirenjohur kosovar Getoar Selimi, ka pergatitur surprizen e rradhes per publikun shqipetar. Ai nuk ka hezituar ti ofroje Elvana Gjates per te dyten here nje bashkepunim te suksesshem, me kengen e krijuar prej tij te titulluar "Mames". Nga burime te besuara prane Getoar Selimit mesojme se kjo kenge eshte nje re-mix i kenges me titullin 'BAbes" se kenduar prej grupit 'Tingulli 3" ne albumin e tyre te fundit. Kenga "MAmes" eshte nje risi ne muziken shqipetare dhe mesohet se performanca e Elvana Gjates eshte mbreselenese. Ajo shfaqet plot energji dhe me nje vokal ne ngritje. Me sa duket leksionet e Getoarit kane mundesuar kete transformim, kete sukses te radhes.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Postime
    15
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    ok

    hi te gjitheve , me pelqen shume.

  9. #9
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Elvana Gjata eshte njera nder kengtaret me te bukur ne trojet Shqiptare

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e @rdi@n@
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Postime
    52
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Elvana eshte shum e mir,e sa i perket lidhjes me Getin
    pfffffffffffffffffffffffffff me mir te perfundoj
    po ku e gjeti bash kete kjo Elvana

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-11-2006
    Postime
    12
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Elvan Gjata Kengetarja Ime E Treferuar. Elvana Kengetarja Me Sexy Ne Trojat Shqiptare. Je Yll Fare. Vazhdo Keshtu. Bravo

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,485
    Faleminderit
    22
    103 falenderime nė 97 postime
    Kenga Me E Re E Elvana Gjates Eshte E Titulluar "MAMES"

    Ja Refreni I Kenges

    Si Ky Tekst Ske Ni
    Si Ky Bit Ske Ni
    Se Ky Sen Ske Ni
    Se Ky Osht Suksesi Jem
    Sui generis

  13. #13
    rrushja Maska e Bejbi
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Kėndej rrotull
    Postime
    382
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    yv bote eshte Elvana

    pershendetje
    I chose to love you in silence, for in silence I find no rejection

  14. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,485
    Faleminderit
    22
    103 falenderime nė 97 postime
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL
    Kenga Me E Re E Elvana Gjates Eshte E Titulluar "MAMES"

    Ja Refreni I Kenges

    Si Ky Tekst Ske Ni
    Si Ky Bit Ske Ni
    Se Ky Sen Ske Ni
    Se Ky Osht Suksesi Jem
    Si ky text ske ni
    si ky BEAT ske ni
    ..............
    flm
    Sui generis

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    110
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Elvana Gangsta prezenton "Mames" + shikoni videon

    Duhet te pohoj qe “Te dy” eshte nje prej kengeve me te mira te vitit te shkuar.Elvana eshte Hot dhe ka nje prej zerave me te mire ne muziken shqiptare sot,por me “Mames” dikush ti telefonoj emergjences,sepse kemi nje problem! Dhe pse disa vjet ne tregun muzikor shqiptar dhe nje sukses te konsiderueshem,kengetarja duket se ende nuk e ka gjetur identitetin e saj. Fillimisht u shfaq si kengetare e muzikes dance,pop,folk e tani R’n’B-hip-hop. Ne “Mames” ajo vesh dhe nje kapele G-Unit qe nuk eshte thjesht emri i nje grupi,por dhe emri i nje prej seksioneve te nje burgu lol. Nuk ben keq te lexosh ndonjehere …a po e din’? E vut’ re? Thashe a po e din’? E nderrova dhe une aksentin si Elvana hahahhahaa.Qy breeee! U be dhe kjo si Madonna. Kenga eshte thjeshte ok,ritmi cool,videoja duket si nje prej atyre spoteve te Pepsit apo American Idol (tek refreni)…nuk di nese eshte mire apo keq,por thjesht po tregoj. Ne kenge ajo kendon /si ky beat ski ni/si ky flow ski ni/ …tani me t’thone te drejten or taj, ene na shikona MTV naj here.Eh? Se ket’ beat pasha vallaja e kam niju te Bejoncja e Destinis…
    Ne fakt,pyes se po te heqesh lukun alla JLo,kendimin si Beyonce dhe ritmin si Destiny’s Child, ku mbetet Elvana?
    Dua te them; Albumi i saj, eshte nje prej albumeve me te shumpritur te vitit dhe kjo kenge shpresoj te mos jete pjese e tij. Ajo meriton dhe mund te jap me shume se kaq.Ndonjehere me pak eshte me shume dhe nuk ben keq te jesh vetvetja. Seriozisht,jam shume kurioz te shikoj sesi do jete albumi i saj.
    Ps. Geti dhe Elvana thone qe jane thjesht miq,por targat e makinave i kane “Mames”,”Babes”.Kenga ka per autor Getin dhe titulli eshte “Mames”.Mama e baba nuk jane miq or ti! A ta bojne “Mecis”.

    Albaniac.com

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,255
    Faleminderit
    0
    26 falenderime nė 24 postime
    Elvana dhe gjithe bemat e saj

    E Shtune, 23 Qershor 2007


    Nese synon te beje dicka, ajo di te gjeje rrugen dhe menyren e duhur. Ka qelluar gjithnje ne shenje. Si? Ka edhe ajo ca sekrete te sajat. Disa prej te cilave na e rrefen sot ne kete interviste.

    Kur trokiti per te paren here ne deren e NRG, Elvana Gjata dinte vetem qe kishte bere zgjedhjen e duhur. Ishte e bindur qe kjo ishte menyra e vetme per te pushtuar tregun, me kenge hit e me klipe te nxehta. Ajo e dinte se po behej pjese e skuadres me te preferuar te tregut muzikor. Sepse grupi i NRG eshte i specializuar ne recetat pikante te karaktereve te vecante. Por me tej se kaq Elvana nuk mund te parashikonte dot.

    Atehere ajo s’mund ta merrte dot me mend se do te vinte shume shpejt dita kur bota do te rrotullohej rreth saj. Kur do te kapercente sa hap e mbyll syte edhe kufijte e do te behej e njohur edhe ne Kosove, se do te behej e preferuara edhe e Getoarit. Do te pushtonte televizionet me nje nga klipet me te nxehta dhe… Dhe albumi i saj do te shkaktonte aq zhurme sa c’po behet keto dite ne Tirane. Pergatitjet kane kohe qe kane filluar. Rruget jane pushtuar nga posterat dhe ne Pub Venue gjithcka eshte gati per sot ne mbremje, vetem per Elvana Gjaten. Nje promovim qe te krijon idene e nje ngjarjeje te madhe. Nje buje qe ka ne qender nje vajze te embel ende te vogel, por qe ka guxuar ne RnB, ka guxuar edhe ne dialekt kosovar. Madje ka guxuar edhe te thyeje cdo rregull, sepse tekstet e kengeve te saj i drejtohen asaj dhe vetem asaj.

    Nje grup i tere njerezish po punojne qe albumi i pare i Elvanes me titullin “Mames” te beje “boom”. Dhe meqe ata qe po punojne quhen Flori, Andi Dj dhe Getoari, mbremja e sotme ne Pub Venue nuk mund te jete tjeter vecse nje eveniment.

    Si lindi ideja per te realizuar albumin tend te pare me nje titull paska te cuditshem?

    Une mund te kisha zgjedhur edhe nje titull te tipit “Te dua”, “Me mungon”, e te tjera si keto. Por me pelqeu ky titull i vecante, qe eshte dhe versioni femeror i kenges “Babes” kenduar nga Getoari. Duke degjuar kengen e albumit te tij me po te njejtin titull, na lindi ideja per te ruajtur 50 per qind te tekstit dhe per te krijuar nje version te ri, qe do te titullohej “Mames”.

    Ka lidhje gje me nenen kjo kenge?

    Mund te duket keshtu nga emri, por ne fakt nuk ka te beje me kete. Titulli “Babes” ka ardhur nga fakti se Getoarit ne Kosove i therrasin babe, sepse eshte i pari qe ka kultivuar rrymen RnB.

    Do te thote se ti je mama ne Shqiperi?

    Mund te themi keshtu. Sepse ky album eshte nje risi. Edhe ne kenge kam dashur te shpreh pikerisht kete.

    Ne klipin e pare kenga flet per ty dhe ne te dytin je ti qe flet po per veten…

    Kjo ka lidhje me natyren e muzikes. Nuk ka te beje fare me natyren time.

    Ke pasur frike se mos te keqkuptonin?

    Ne fillim po, pastaj mendova se ia vlente te riprovoja. Kjo eshte nje muzike qe te lejon te provosh dicka ndryshe dhe une mendoj se ia kam arritur.

    Ku eshte realizuar klipi i kenges “Mames”?

    Ne Kosove, me te njejtet bashkepunetore si edhe ne klipin e kaluar.

    Kush eshte kujdesur per imazhin tend?

    Per sa u perket veshjeve, kam zgjedhur nje stil sportive-ushtarak sipas shijes sime dhe markave me te mira ne dyqanin TAXI MAPO. Kurse floket dhe grimi jane realizuar nga dy profesioniste ne Kosove.

    Stili yt i te veshurit eshte i njejti qe kemi pare ne te dy klipet?

    Pak a shume. Me pelqen ai lloj stili. Nuk pershtatem dot me veshjet klasike dhe takat.

    Me ke ke bashkepunuar per realizimin e albumit?

    Rreth nentedhjete per qind te kengeve jane te Flor Mumajesit, por ka edhe te Getoarit. Kemi rreth nje vit e gjysme qe po punojme me Florin per krijimin dhe me pas seleksionimin e 11 kengeve te albumit.

    Pse ky bashkepunim kaq i gjate me Florin?

    Sepse eshte i vetmi qe me pershtatet, cdo kenge e tij me ben menjehere per vete. Per mua, Flori eshte nje nga artistet me te mire.

    Fakti qe je duke bashkepunuar me me te kerkuarit e tregut te sotem muzikor, Florin dhe Getoarin, te ben te mendosh se mund te kesh shkaktuar pak xhelozi tek koleget e tua?

    Jo, aspak. Mendoj se nuk ka vend per te tilla ndjesi. Kush te doje eshte e lire te bashkepunoje me ta. Eshte dicka qe nuk me perket mua. Une ndoshta ne nje te ardhme do te kem te tjera bashkepunime me Getoaritn, kurse me Florin do te punoj gjithmone. Sepse pa te, shume gjera do te ishin ndryshe.

    Te ka kushtezuar pergatitja e albumit nga aktivitetet e tjera?

    Me ka lodhur vertet shume. Me eshte dashur te alternoj mire kohen qe me duhet t’ia kushtoja punes me albumin dhe kohes qe me duhet sidomos per shkollen.

    Pse ke zgjedhur regjisuren?

    Sepse jam e prirur per rrugen e artit. Sepse gjithmone me ka pelqyer teatri.

    Ke fike se me vone mund te braktisesh muziken per regjine?

    Jo. Kjo s’ka per te ndodhur. Do perpiqem t’i nderthur te dyja. Muzika eshte shume e rendesishme per mua.

    Po nje album sa i rendesishem eshte per nje kengetar?

    Eshte thelbesor. Sepse ai qe e pelqen muziken tende kerkon te kete edhe mundesine per te te degjuar.

    Pervec suksesit, kjo eshte edhe menyra me e mire per te fituar pavaresi ekonomike?

    Patjeter,

    Si te ben te ndihesh fakti qe moshataret e tua nuk e kane kete mundesi?

    Une nuk kam ambicie te theksuar per para. Por fakti qe kam te ardhurat e mia, qe i fitoj vete, sigurisht qe me fal kenaqesi. Por ajo qe me ben te ndihem me mire eshte qe kam mundesi te ndihmoj familjen time.

    Meqe jemi tek familja. Shume nga kengetaret e reja kane preferuar qe te kene si menaxhere nje pjesetare te familjes, mamin ose motren ne disa raste. Kjo ndodh edhe me ty?

    Jam shume e lumtur qe nuk e kam ndjekur kete mode. Menaxheri im eshte Flori.

    Jane te pranishem prinderit e tu neper te gjitha skenat ku ti kendon?

    Jo. Kjo ndodh shume rralle. Nder te gjitha ato koncerte ne Kosove, babi im ka ardhur vetem njehere. Nuk jane nga ata qe te ndodhen neper te gjitha skenat e mundshme ku une kendoj.

    Cilat jane mikeshat me te ngushta, me te cilat te lidh muzika?

    Julka, Jonida Maliqi dhe Soni. Ka edhe shume te tjera, me te cilat kam marredhenie shume te mira.

    Cfare te pelqen te besh ne kohen kur nuk je e impenjuar me aktivitetet e muzikes?

    Te gatuaj. Te shtunen dhe te dielen ne shtepi merrem une me gatimin, sidomos me embelsirat.

    Ndihesh e sulmuar nga thashethemet e gazetave?

    Ka nje mase te caktuar per thashethemet. Shumica e gazetareve i sajojne dhe prej tyre kam ngelur shpesh shume e zhgenjyer.

    Cili ka qene thashethemi i fundit?

    Qe jam lidhur me Getoarin dhe qe jam e fejuar.

    Ka ndopak te vertete ne keto thashetheme? Thone ku ka ze nuk eshte pa gje…

    Nuk ka asgje te vertete ne keto thashetheme. Mua nuk me pelqen te flas per jeten private. Edhe nese do te kem nje lidhje, kjo nuk do te behet kurre publike.

    Edhe pse tashme je shume e njohur nga te gjithe, nuk te pelqen te jesh e lakuar?

    Jo per gjera te trilluara.

    Po fakti qe ne klasen tende ke hyre si nje personazh ekrani, te ka perkedhelur ne seder?

    Eshte nje shkolle arti, me pedagoge te njohur te skenes dhe ekranit. Te jesh i njohur aty, kjo eshte gjeja me normale, qe nuk cudit askend. Shoket dhe shoqet e klases sime nuk rrine me mua sepse jam kengetare. Une aty jam Elvana dhe kaq.

    Planet e veres?

    Me NRG Summer Tour, me koncerte neper te gjitha qytetet bregdetare te Shqiperise. Keshtu do te kem mundesi te promovoj edhe albumin tim.

    Kjo nenkupton edhe pushimet?

    Nese do kem kohe, keto dite do te jene edhe pushimet e mia. Por ne plan te pare ngelet albumi.

    E arrin gjithmone ate qe do?

    Perpiqem, por nuk mund te them se jam e ashper ne ambicien time.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  17. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,485
    Faleminderit
    22
    103 falenderime nė 97 postime
    Per mua eshte Kengetare e mire i deshiroj suksese te me tutjeshme se ka moshen akoma te re
    Sui generis

  18. #18
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Shume kengetare e mire & e Bukur...

    I uroj fat Ne Jet.


    Suksese te metejshme cikes

  19. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,485
    Faleminderit
    22
    103 falenderime nė 97 postime
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Elvana ndahet nga Getoari

    Thuhet se lidhja e tyre rezultoi shumė mė e shkurtėr nga sa qe menduar. Ndonėse pėr Getoarin, ky fakt nuk pėrbėn risi. Elvana Gjata dhe Geti i “Tingulli 3” i kanė dhėnė fund marrėdhėnies sė tyre. Ėshtė ky thashethemi mė i fundit, qė ka nisur tė qarkullojė nė rrethet muzikore pėr kėtė ēift tė krijuar vetėm disa muaj mė parė. Ende nuk dihen motivet e ndarjes, por duke kujtuar natyrėn e paqėndrueshme tė Getoarit dhe lidhjet e tij tė shumėpėrfolura me disa kėngėtare duhet ta pranojmė, qė ky fakt nuk na ēudit, e madje mund tė themi qė pritej. Por nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr ish-lolitėn e ngrohtė tė kėngės sonė. Sepse, pavarėsisht suksesit nė fushėn muzikore pėr jetėn e saj private Elvana Gjata kishte qenė pėherė e kujdesshme. Nuk kishte zbuluar asnjė fjalė pėr veten e saj. Gjithmonė ka dashur tė flasė pėr muzikėn, studimet e saj nė degėn e regjisurės, familjen, por kurrė pėr jetėn private apo dashurinė. Dhe pavarėsisht se edhe pėr lidhjen me Getoarin ajo nuk foli kurrė, gjithsesi nuk ngurroi, qė nė disa festa publike tė shfaqej nė krah tė tij. Gjė, qė pėr njė ēast na bėri tė mendonim se gjėrat mes tyre po shkonin pėr mrekulli. E madje, thuhet se nė atė periudhė bukuroshja nga Tirana filloi tė kalonte mė shumė kohė nė Prishtinė.

    Mėsojmė se lidhja e Elvana Gjatės me Getoarin ka nisur pikėrisht atėherė kur ajo, nė bashkėpunim me grupin “Tingulli 3” nxorėn kėngėn “Me ty”. Njė kėngė, qė na shfaqi njė imazh tė ri tė Elvanės, ndryshe nga sa ishim mėsuar ta shihnim zakonisht. E bukur, rrėzėllitėse, por edhe seksi njėkohėsisht. Imazhi prej njė vajze tė ndrojtur dhe deri diku larg ekstravagantes, nė atė udhėtim drejt Kosovės, u zėvendėsua me pamjen e njė zonjushe joshėse, qė pėrveē zėrit tepėr tė veēantė diti tė nxjerrė nė pah edhe hiret femėrore, dhuratė e natyrės. E pas kėsaj kėnge, ndoshta falė qėndrimeve tė gjata nė Kosovė, Elvana do tė nxirrte njė tjetėr kėngė, e prezantuar me njė klip tė animuar dhe ku dilnin nė pah, disa elementė tė dialektit kosovar. Por pavarėsisht tė gjitha kėtyre, me sa duket Getoari ėshtė kthyer sėrish nė karakterin e tij tė paqėndrueshėm, ndaj edhe kjo lidhje ka marrė fund.
    Kto jane peralla , nuk jane ndar , shif videon me te re te elvanes dhe do shohesh qe me getin e ka bere dhe aty jan bashk dhe si te dashuruar shife...> http://www.youtube.com/watch?v=updmja7-3WU

  20. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    Elvana Gjata si Jenifer Lopez

    Sapo ka pėrgatitur albumin e saj tė parė, nga i cili ka prezantuar vetėm njė kėngė dhe duket se Elvana Gjata ka qėlluar nė shenjė.

    Ka gjetur kėngėn e duhur nė zėrin e saj tė spikatur, autorėt e duhur, por edhe klipin e duhur, qė edhe kėtė radhė tė tėrheqė jo pak vėmendjen e publikut, qė nga njė dalje nė tjetrėn ėshtė duke njohur dalėngadalė transformimin artistik tė Elvanės. Sot nė mbrėmje, nė ambientet e “Venue club” ajo do tė promovojė albumin e parė tė titulluar “Mamės”. Eshtė ky nė fakt titulli i njėrės prej kėngėve tė albumit me tekst dhe muzikė tė Getoarit, kėngėtarit tė njohur tė grupit “Tingulli 3”, me tė cilėt Elvana ka pasur edhe njė bashkėpunim tė mėparshėm. Kėnga e cila i pėrket rrymės “R&B” ėshtė e shoqėruar edhe me njė videoklip shumė interesant dhe ka vetėm pak ditė, qė ėshtė shfaqur nė ekranin muzikor “Supersonic”, qė ka marrė pėrsipėr edhe shitjen e albumit. Eshtė njė prej tė paktėve videoklipe, qė iu afrohet niveleve perėndimore dhe ku nė krah tė Elvanės shfaqen edhe Geti e Florian Mumajesi, qė janė gjithashtu bashkėpunėtorėt kryesorė qė kanė krijuar kėngėt e saj. Gjithashtu nuk mund tė mos pėrmendim kėtu edhe pamjen e Elvanės, qė sėrish befason. Ndoshta nė klip gjejmė edhe disa elementė qė na risjellin imazhin e Jenifer Lopez nė kėngėt “Wating for tonight” dhe “Jennie from the block” ndonėse kėngėtarja pohon qė nė asgjė nuk ka patur parasysh imazhin e Lopez. Por nė fakt kėnga “Mamės”, natyrisht me tekst nė dialektin kosovar, nuk ka asnjė lidhje me nėnėn. Elvana duke qeshur na tregon se ajo ėshtė varianti femėror i kėngės sė Getit “Babės”. Por edhe ky titull nuk ka lidhje me babain, por me studion muzikore “Baba records” tė Getoarit. “Brenda tekstit nuk ka ndonjė mesazh, tregon Elvana duke shtuar, se vlerat e kėngės janė mė shumė te muzika sesa te teksti i saj”. Ajo tregon se kjo kėngė ka lindur krejt rastėsisht, ndėrsa Geti e ka dėgjuar Elvanėn tė kėndojė nėn zė, vargje nga kėnga e tij “Babės”. Dhe kaq ka mjaftuar, qė ai tė shkruajė pėr Elvanėn njė kėngė, nga e cila meritoi titullin edhe albumi. Pėr mė tepėr, duke ditur, qė Elvana Gjata ėshtė e pėlqyer edhe nė Kosovė, kjo ėshtė njė mundėsi mė shumė pėr tė prekur tregun kosovar. Albumi pėrmban 11 kėngė, qė kryesisht janė balada ose tė rrymės “R&B”, mė e preferuara pėr Elvana Gjatėn. ]

    GAZETA PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dhuna ndaj grave
    Nga blondina nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 343
    Postimi i Fundit: 24-11-2017, 04:59
  2. Tingulli 3
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 12:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •