Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    At Zef Pllumi - Deshmia e se Vertetes

    Shekulli Online, 19/11/2006 KATEGORIA: Kulture

    Mbrenda nji muaji, jo vetėm Kisha Katolike, por edhe ajo Orthodokse e dy komunitete myslimane u shembėn pėrfundimisht, minaret e xhamijave e kumbonaret e kishave tėrhiqeshin nga traktorė tė fuqishėm dhe rrxoheshin pėrdhé

    At Zef Pllumi: Revolucioni kultural mbi kisha e xhamija


    E nderta Zojushe Ebi Spahiu,

    Dje mė ra nė dorė letra e Juej. Sot provova tė dy numrat e telefonit por nuk pėrgjegji asnjani, sigurisht qė orari Shkodėr-Pekin asht tepėr ndryshe. Letra e Juej mė dha shumė knaqėsi sepse ktu nė Shqipni nuk e dij se mė permendė kush, por u gėzova kur mora vesht se mė kujton dikush nė Pekin tė Kinės e jo nė Peqin tė Fierit.

    Ndigjo vajzė, nipēe: sot jam tetdhetė vjeē e kėt letėr temen ruje si dishmi historike. Ti mė pėvetė pėr ēashtjen e mbylljes sė kishave e xhamijave nė Shqipni nė vjetin 1967. E vėrteta āsht kjo:

    Enver Hoxha kryesonte njė klikė ose grup terroristash gjakatarė e sadista, tė cilėt mueren pushtetin nė Shqipni nėn udhėzimet e Partisė Komuniste Jugosllave. Kėt klikė e instruktojshin emisarėt e asaj partie Miladin Popoviē si edhe Dushan Mugosha.

    Aso kohe populli shqiptar ishte pothuej 90% analfabet. Shkollat as filloret nuk ishin tė detyrueshme. Shkolla tė mesme kishte Shkodra katėr copė, Tirana dy e Korēa nji (Lyceun Francez). Vendi ynė ishte blegtor kryesisht, me nji agrikolturė primitive. Intelektualėt ishin tė gjithė sa ishin tė nivelit europjan sepse i kryejshin studimet ndėr universitetet ma tė mira tė Europės. Industri pothuej nuk kishte fare, ndėrsa tregtia merrej me eksportin e prodhimit blegtoral e importin e tekstileve dhe tė mjeteve tjera pėr jetesė. Si rrjedhim i ksaj gjendje populli as nuk dijte se ēka asht komunizmi, jo vetėm si ideologji por as si parti. Intelektualėt e atėhershėm nuk e dojshin bolshevizmin e egėr qė po zhvillohej i izoluem nė Rusi, megjithse tė gjithė pa pėrjashtim ishin kundra gjendjes shoqnore primitive ose feudale tė popullit shqiptar. Ndėrkaq studentat e rij shqiptarė qė po frekuentonin universitetet europjane, sidomos nė Francė dhe Itali, atje u takuen jo vetėm me kto ide tė reja, por edhe me grupe tė ndryshme qė legalisht ose ilegalisht funksiononin ndėr ato vende. Franca ishte djepi i lirisė, ndėrsa Italia drejtohej nga fashizmi diktatorial, i lindun si kundrapeshė shoqnore, ideologjike e politike karshi bolshevizmit sovjetik.

    Me folė tė drejtėn, idealet e tė gjithė njerzve tė botės, gjatė shekujve, ishin ato utopiket tė barazisė sė drejtave dhe pasunive tė gjithė njerzve. Dishira tė mira, por praktikisht tė parealizueshme. Revolucioni Francez me dhunė e terror mendoj me vū nė jetė slloganin “Liberté, Égalité, Fratenité” por dėshtoi. Po n’atė rrugė e njoftuna “Komuna e Parisit”, edhe ajo dėshtoi. Po tė njajtat ide tė reja tė “Komunizmit internacjonal proletar”, po me ato metoda veprimi, pra me dhunė e forcė pushtetit, filluen me qarkullue ndėr tė gjithė popujt europjanė.
    Si shembull klasik i ksaj forme politike, qė do ta ēonte pėrpara njerzimin, paraqitej komunizmi sovjetik sikur tė ishte ideologjia ma humanitare gjatė historisė.

    Nė kėt mėnyrė kur inteligjencia e re shqiptare kėthei nga Europa nė Shqipninė e mbrapambetun, ajo ishte e infektueme nė pjesėn ma tė madhe nga kto ideologji:

    nga dashunia pėr popullin e atdheun, mendonin se vetėm metoda e komunizmit sovjetik do tė mund tė lėvizte kėt popull nga mbrapambetja. Nė tė vėrtetė ata njihnin idealet e propagandėn komuniste, por nuk dinin fare se cilat ishin metodat praktike tė regjimit sovjetik komunist.
    Kėshtu nga kjo inteligjencķ e re shqiptare, u krijuan tri grupet kyesore komuniste nė Shqipnķ: ai i Shkodrės me udhėheqės themeluesin Zef Malaj, ai i Korēės me themelues Koēo Tashko dhe ai “i tė rijve” me Sadik Premten. Kishte edhe nji tjetėr “tė zjarrit”. Ma i madhi, ma i pėrhapuni nė tė gjithė vendin ishte “grupi i Shkodrės” qė prej Shkodre e deri nė Vlonė. Nuk kishte kurrnji lidhje ndėrkombėtare. Zef Malaj ishte nji intelektual i formuem nė Austri, i ndjekun nga qindra intelektualė tjerė, qė kishin ndėrgjegjėsue grupe tė mdha puntorėsh artizanė e shegerta tregtarėsh. Ky grup nė letėrsi u paraqit me Migjenin. Ndėrsa grupi i Korēės, shum i vogėl, u paraqit me revistėn “Bota e Re” dhe me demonstratėn e bukės. Thohej se “grupi i zjarrit” kishte lidhje me komunistat grekė, ndėrsa ai i tė rijve, tepėr i vogėl, kishte lidhje me atė tė Shkodrės.

    Organizimi i propagandės komuniste tė grupit tė Shkodrės ra ose u bā i njoftun te shėrbimi sekret i qeverisė e cila menjiherė shtini nė burg pjesėn kryesore drejtuese tė kėtij grupi, tė cilve iu bā gjyqi nė Shkodėr nė vjetin 1938. U dėnuen me burg.

    Me ardhjen e okupacionit italian nė 7 Prill 1939, tė gjithė u liruen, por Zef Malaj kje dėrgue n’internim nė ishullin Ventottenne tė Italisė. Shumė patriotė tjerė shqiptarė nacionalista kjenė nder kampe tjera tė fashizmit.

    Nė vj. 1941 filloi lufta me Jugosllavinė. Qe ndėr ditėt e para hini nė Shqipninė e Verit grupet nacionaliste shqiptare tė kryesueme prej Abaz Kupit e Seit Kryeziut shoqnue nga Koloneli anglez Hill, ish instruktor i xhandarmėrisė shqiptare. Nga Maqedonia kėthyen nė Shqipni vllazent Peza e tarafi i tyne.

    Ushtritė gjermane pėrveē se shkatrruen Jugosllavinė, okupuen edhe Greqinė me tė cilėn ushtria italiane kishte pėsue disfatėn e madhe. Nga tė gjithė patriotėt u pa kjartė se okupacioni italian ishte tepėr i ligshtė. Ndėr operacionet qė ushtria italiane zhvilloi nė Mal tė Zi, mbas shkatėrrimit tė Jugosllavisė, ia mbėrriti me kapė nji antar tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Jugosllave shokun Miladin Popoviē tė cilin e internoi nė Gramsh tė Elbasanit. Dushan Mugosha nėpėrmjet Vasil Shantos ua kėrkoi lirimin e tij komunistave shqiptarė, tė cilėt, qysh nė Qershor-Korrik tė vj. 1941, me rastin e mėsymjes gjermane kundra Bashkimit Sovjetik, kishin fillue me u gjallnue. Nė kėt kohė Josif Broz Tito kishte organizue luftėn partizane ndėr malet e Bosnje-Hercegovinės e Malit tė Zi.

    Kėshtu komunistat shqiptarė Mustafa Gjinishi, Tuk Jakova, Vasil Shanto etj., ia dolėn me e rrėmbye Miladin Popoviēin nga duerėt e italianve dhe e mbajtėn nė ilegalitet, herė nė Pezė tė Tiranės e herė nė Tiranė mbrendė. Peza u bā baza kryesore e tė gjithė luftarėve kundra okupacionit fashist. Mbas vrasjes tė vllaut tė vet, Babė Myslim Peza vazhdoi tė drejtojė luftėn kundra okupacionit, por tue pėrkrahė vetėm lėvizjen komuniste.

    Miladin Popoviē e Dushan Mugosha ia duelėn me i unifikue tė gjitha grupet e ndryshme tė Shqipnisė dhe formuen mė datėn 8 Nandor 1941 nė Tiranė Partinė Komuniste tė Shqipnisė e cila u vū nė krye t’asaj qė u thirr “Lėvizja Nacionalēlirimtare”.

    Lėvizja Nacionalēlirimtare pėrbahej nga elementa tjerė antifashistė e jokomunistė. Nė tė cilėn muarėn pjesė shumė intelektualė dhe tjerė qė kundėrshtonin okupacionin nėn emnin e organizatės “Fronti Demokratik”. Po nė tė njajtėn kohė u themelue nga Mithat Frashėri partia Balli Kombėtar kundėr okupacionit fashist italian. Dorzimi i ushtrive gjermane nė Stalingrad (Vollgograd) dhe kapitullimi i Italisė nė Shtator tė vj. 1943, kjenė decizive nė Luftėn e Dytė Botnore, dhe u pa kjartė nga gjithkush se nė cilin krah anonte fitorja. Tash e mbrapa tė gjithė politikanėt mendonin vetėm si tė merrej pushteti e kush do ta pėrfaqsonte me fundin e luftės. Lėvizja Nacionalēlirimtare u shėndrrue nė “Luftė Nacionalēlirimtare” dhe simbas instruksjoneve tė Miladin Popoviēit, nuk pranoi asnji kompromis e bashkpunim me Partinė e Legalitetit tė drejtueme nga Abaz Kupi, as me partinė Balli Kombėtar, megjithse nė Mbledhjen e Mukjes dy delegatėt e saj Mustafa Gjinishi e Ymer Dishnica kishin vū firmėn pėr pranim. Lufta e quejtun Nacionalēlirimtare nuk ishte nji luftė aq e egėr kundra nji okupatori i cili dihej tashma se do tė ikte vetė, edhe pa e sulmue anash, sepse lufta po zhvillohej nė kufijėt e Gjermanisė. Lufta Nacionalēlirimtare u zhvillue kryesisht kundra Legalitetit dhe Ballit Kombėtar e tė gjitha forcave tjera nacionaliste qė u quejtėn bashkėpuntorė me anmikun e trathtarė: pra kje nji luftė vllavrasėse pėr pushtet. Jo vetėm kjo luftė u zhvillue kundra partive tjera nacionaliste, por ajo ma tepėr u tregue e pamėshirshme mbrenda vetė Luftės Nacionalēlirimtare e sidomos mbrenda vetė Partisė Komuniste.

    Gjatė kėtij vjeti, ose gjatė ksaj lufte iu pregatit kurthi pėr tė “ra dėshmor” ose u eliminuen shumė nga krerėt komunistė si Vasil Shanto, Vojo Kushi etj., etj., tė cilėt stolisin me bustet e veta sheshet e qyteteve tona. Tė gjitha kėto veprime u kryen nga grupi terrorist i Enver Hoxhės, qė mos tė ketė asnji rival tjetėr nė pushtetin qė do tė merrte. Ky grup hini triunfalisht nė Tiranė mė 28 Nandor 1944 i ardhun si Qeveri Provizore e Beratit. Ndėrsa pėr me iu uniformue stemės sė republikave federative jugosllave qė kishin 29 Nandor 1944 u caktue hymja triunfale e ushtrive partizane nė Shkodėr, n’orėn 10 paradite tė 29 Nandorit 1944.

    Kjo qeveri e Enver Hoxhės praktikisht drejtohej nga Beogradi, prandaj edhe u njoft shpejt nga tė katėr Aleatėt e Mdhaj qė dėrguen pėrfaqsuesat e tyne nė Tiranė.

    Enver Hoxha sundoi Shqipninė deri nė 11 prill 1985, pra plot 41 vjet. Ai nuk kje nji burrė shtetit qė mendon pėr popullin e vet, por kje nji tiran mizor nė popull e nji klloun i vėrtetė nė politikė: i vetmi qėllim i jetės sė tij kje mbajtja e pushtetit me dhunė, se pėrndryshe ai nuk dinte fare. Nuk pat kurrnji vijė tė caktueme politike, por kje nji shėrbėtuer servil i atyne qė e mprojshin nė pushtetin e tij mizor.
    Kėshtu qė nga vj. 1944 deri nė 1948 siē binte lodra nė Beograd ashtu kėrcente ai nė Tiranė. Kur e pau se Tito donte tė krijonte nji shtet normal dhe jo terrorist ai u lidh me Stalinin i cili kje dielli i jetės sė tij. Vazhdoi kėshtu me atė avaz, qė siē binte lodra nė Moskė ashtu kėrcente ai nė Tiranė. Ai u bashkue me Kongresin e Njizetė qė kritikonte kultin e individit tė Stalinit edhe kur u ēveshėn nga pushteti nji nga nji tė gjithė udhėheqsat e partive komuniste tė Europės Lindore. Por kur Hrushovi mbėrrijti nė Tiranė nė vj. 1958 dhe aty nė aeroport tė Rinasit, mbas prezantimit tė autoriteteve shqiptare ai tha si me tallje: “Sikur tė ishem nė nji tjetėr shtet e tė paraqiteshin Hoxha, Shehu, Haxhia, Myftiu, me siguri do tė hiqsha kėpucėt pėr me u falė nė xhami, por tue e dijtė se jam nė nji vend socialist, edhe se asht i vogėl, do ta bėj nji kopshtė tė lulzuem si shembull nė botė.” Kur i ndjeu kto fjalė, edhe pse tė thanuna me tallje, Enveri e kuptoi se Hrushovi do tė bante ē’ishte e mundun pėr ta rrxue nga pushteti. Prandej filluen divergjencat me Moskėn tue vu marrdhanjet me Kinėn e Madhe tė Mao Ce Dunit.
    Por Kina, jo vetėm qė ish tepėr e madhe, por ishte shum ma e larmishme se Bashkimi Sovjetik. Nuk sundonte vetėm Mao Ce Duni, por ishin edhe Ēu En Lai, Lin Shao Ēi, e Ten Hsiao Pin. Paraqitej sikur secili prej tyne kish mbretninė e zonėn e vet.

    Me plakjen e Mao Ce Dunit duel nė skenėn kineze e bija e tij. Flitej se pėr nji flirt qė ajo kish me nji emisar tė Enver Hoxhės, Mao Ce Duni akordoi “kredinė e madhe kineze” me tė cilėn Shqipnia vuni bazat e saj tė industrisė, panvarsisht se teknologjia ishte e vjetėr. Ndėrkaq, Kina pat nji bazė tė sigurtė tė Europė, si pėr propagandėn ashtu edhe bazė ushtarake.

    Nė vj. 1965-66 nė skenėn politike kineze duel Lin Biao me Revolucionin Kultural.

    Natyrisht, qė gjatė ksaj kohe siē binte lodra nė Pekin ashtu kėrcente edhe Enver Hoxha nė Tiranė. Nji revolucion kultural duhej bā edhe nė Shqipni.

    Ēashtja e institucioneve fetare qėndronte kėshtu:

    Nė vj. 1946 filloi nji sulm i rrebtė kundra Kishės Katolike, u banė shumė akuza pėr bashkpunim me okupatorin si edhe pėr rrximin e pushtetit popullor me dhunė. U sajue e u ndėrthur “gjetja e armėve tė mshehura nė kishė”. Nėn kto pretekste ndėr vitet 1946-1947 e 1948 kleri katolik u zhduk me 2/3 e veta. U eliminue ēdo institucion katolik dhe ēdo veprimtari kulturore e sociale. Ajo 1/3 qė mbeti u la pėr t’i thanė popullit se Pushteti Popullor ishte i drejtė, por nė tė vėrtetė ata qė mbetėn ishin pleq, tė sėmundė e tė tremun e pa mjete jetese. Prandaj zhdukja e Kishės Katolike tė Veriut ishte po thuej e kryeme.

    Kur Enver Hoxha u takue me Stalinin, ai i tėrhoq vrejtjen pėr kto veprime tė paligjshme: “Kjo i shėrben propagandės kapitaliste, prandaj duhet tė bājsh ligjin pėr lirinė e komuniteteve fetare; natyrisht nji ligj socialist shtėrngues.”

    Ligji u bā dhe liria e besimit hini nė Kushtetutė. Pėr ēudi, nė bazė tė ktij ligji e tė Kushtetutės, Kisha Katolike erdh e ringjall aq shumė sidomos me nji prestigj tė pabesueshėm nė popull aq sa ngjalli inadin e madh nė mendjen e sėmundė tė Enver Hoxhės. Prandej tue u pėshtetė te eksperjenca e Revolucionit Kultural tė Lin Biaos, ai mė dt. 6 shkurt 1967 bani nji fjalim doktrinal para Konferencės t’organizatave tė Partisė sė Tiranės ku ēpalli: “Pse, a ligjet tona do tė na pengojnė ne qė tė shkatrrojmė tė gjitha zakonet mbrapanike e besimet e kota fetare?!”

    Mbas ksaj ēpallje pothuej nė ēdo rreth tė vendit u krijuen “shtabet e Rinisė tė Revolucionit Kultural”, zakonisht tė udhėhequna nga antarė tė Komitetit Qendror tė Partisė Punės Shqipnisė. Nji valė e re tėrbimi tė papamė ndonjiherė pėrfshin tė gjithė Shqipninė. Mbrenda nji muaji, jo vetėm Kisha Katolike, por edhe ajo Orthodokse e dy komunitete myslimane u shembėn pėrfundimisht, minaret e xhamijave e kumbonaret e kishave tėrhiqeshin nga traktorė tė fuqishėm dhe rrxoheshin pėrdhé e vetėm ato qė vendoste Shtabi u shėndrruen nė tjetėr pėrdorim. Pėr gjith vend thirreshin konferenca popullore ku njerzit e ndershėm u demaskojshin, u shajshin e kėrcnoheshin, pėr gjith vend vendoseshin fletė-rrufetė tė cilave u duhej dhanė pėrgjegja detyrimisht. Vetėm mbas nji muaji, kur ishte shkatrrue gjithēka, filluen tė mblidhen kuvendet e popullit ku thohej se e gjith kjo punė nuk ishte e Partisė, por vullneti i rinisė e vullneti i popullit. Filluen n’ato kuvende me e skjarue popullin se nuk kishte Zot as fé se gjithshkafja ish kenė rrenė e mashtrim ose zakon mbrapanik i kotė e se tash e mbrapa tė udhėhequn nga idealet e mėsimet e Partisė do ta arrijshim jetėn e lumtun qė bjen socializmi.

    Ajo jetė e lumtun nuk erdhi kurr, por erdh tue u bā pėrditė e mā e vėshtirė.

    Nipēe, as ktu nuk mbaron ajo perjudhė e zezė, qė ma vonė pėrfshini sferat tjera tė kulturės e jetės shqiptare.

    Nipēe, ti do ta dijsh se kam kalue njizetepesė vjet tė jetės seme nė burg e sidomos nga vj. 1974 e mbrapa, kur filloi e zhvillohej mbrenda grupit tė bashkpuntorve tė tij mā tė ngushtė, zhvillohej e ashpra luftė e trashigimit tė pushtetit gjatė sė cilės u elimunuen pa mėshirė nga njani tjetri Beqir Balluku e gjeneralat Koēo Theodosi e Abdyl Kėllezi, Hysni Kapo e Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e Feēorr Shehu, tė gjithė pa pėrjashtim antarė t’atij grupi terrorist qė mbajti nė pushtet Enver Hoxhėn, derisa mbet i vetmi trashigimtar pėr vullnet tė Nexhmijes, vetėm Ramiz Alia.

    Gjatė kohės sė burgut mė ka ra me ndejė gjatė e me u rrfye nė sekretin mā tė madh me bashkpuntorė tjerė tė rangut tė dytė, gjithmonė besnik e veprimtarė t’atij grupi terrorist, dhe ata vetė mi kanė tregue nė imtėsi psehin e tė gjitha ngjarjeve qė ndodhėn, ashtu si ndodhėn.

    Pėr shembull, pse u prishėn marrdhanjet aq tė pėrzemėrta me Kinėn? Sa kje gjallė Mao Ce Duni kėtu u shpėrndanė “librat e kuq” e kokardot e tij. Mbas vdekjes sė Maos hypi nė fuqi Ten Hsiao Pin i cili me sa duket e si thohej nė nji intervistė me nji gazetar pėrendimor qė e pėveti pėr Enver Hoxhėn ēė mendonte, ai iu pėrgjegj se: pėr mendimin e tij ishte ma i madhi skllavopronar gjatė historisė sė njerzimit. Prandej tirani shqiptar urdhėnoi kėputjen urgjente tė gjitha marrdhanjeve me Kinėn. Se si u paraqitėn arsye tjera, ato tė gjitha janė maskime.

    Zojushe Ebi Spahiu, besoj se deri diku ta plotsova dishirin qė mā shfaqe nė letrėn tuej. Mė fal se nuk asht shkrue bukur, mbasi jam keq me sy, sepse mė ka mbetė vetėm 10% e pamjes normale.

    Nė rasė se ke me pasė tjera pėvetje, pėr sa dij mund t’i tregoj.

    T’uroj suksese nė studime e nė jetė.

    At Zef Pllumi

    Kuvendi Franēeskan
    Arra e Madhe
    Shkodėr-Shqipni

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxh Xhumaku pėr postimin:

    Meriamun (29-12-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Sa kan vuajtur keta te klerit katolik. Ishin dhe jane elita e kombit.

  4. #3
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Thuhet se ne mbreterine e te verberve njeriu me nje sy veteshpallet mbret. Rregjimi diktatorial i Hoxhes e ēfarrosi shumicen derrmuese te elites se mendimtareve katolike dhe keshtu i mbeti rradha te flase e te nderohet at Pllumi ''si emblema moderne e katolicizmit shqiptar'', i cili , per hir te se verteses, kur nuk ia thote edhe aq shume nga e verteta dhe historia e ploteson me hamendesira si ajo puna e ''popullit 90% analfabet '' kur u prishen kishat (!) ne vitet '60, historikun e levizjes se majte shqiptare (kinse ''komuniste'') me historickat e Ten Hsiao Pinit apo bemave te Esat Pashe Toptanit ( ne shkrimet e tjera). Si duket keto mendime nuk ia ka dhene per korrekture e redaktim Zotit Prof.Aurel Plasari!!! Kur do te vije ajo kohe qe kleri katoliko franceskan te nxjerre ndonje figure si Fishta e Mjeda per model te ri se Shqiponjave po u ben hije Pllumthi!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Thuhet se ne mbreterine e te verberve njeriu me nje sy veteshpallet mbret. Rregjimi diktatorial i Hoxhes e ēfarrosi shumicen derrmuese te elites se mendimtareve katolike dhe keshtu i mbeti rradha te flase e te nderohet at Pllumi ''si emblema moderne e katolicizmit shqiptar'', i cili , per hir te se verteses, kur nuk ia thote edhe aq shume nga e verteta dhe historia e ploteson me hamendesira si ajo puna e ''popullit 90% analfabet '' kur u prishen kishat (!) ne vitet '60, historikun e levizjes se majte shqiptare (kinse ''komuniste'') me historickat e Ten Hsiao Pinit apo bemave te Esat Pashe Toptanit ( ne shkrimet e tjera). Si duket keto mendime nuk ia ka dhene per korrekture e redaktim Zotit Prof.Aurel Plasari!!! Kur do te vije ajo kohe qe kleri katoliko franceskan te nxjerre ndonje figure si Fishta e Mjeda per model te ri se Shqiponjave po u ben hije Pllumthi!
    ti as sa gjysmen e shkolles se ketij kolosi te Franceskaneve te fundit te mijevjecarit te kaluar apo shekullit te kaluar apo quaje si te duash ti i nuk e ke dhe flet sikur te kishe kryer disa lloj shkollash te larta.
    Pa me thuaj kush na dha ne shqiptareve nje gjuhe me shkronja latine e jo si ata te arabise qe synjoshin ne kongresin e Manastirit?
    Kush e projektoi pavaresien e Shqiperise? Sot kane dale deshmi te reja o shqipja e Skenderbeut
    Mire e ka thene mirditori Ndue Oroshi para disa vitesh "lartesohen kriminelat aty perdhosen njerezit e ndershem"

    Kur lexova nje liber te At Zef Pllumit, qajta se vdiq nje njeri qe te jep deshiren per me qane njeri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 16-12-2010 mė 18:11

  6. #5
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Te verteten nuk e mbulojne dot gjethet e plepit

    Tė gjitha “gjetheplepet” e rruzullit tokesor nuk mund tė maskojne e te spekulojne me te verteten sepse i fshin puhiza e historise. Meqe e personifikove muhabetin po te them qe une kam perveē arsimimit tim universitar, ate te pasionit, , ate genetik, ate familjar dhe ate esencialisht qytetar, hej bre, ti qe te dalldis veē propaganda e dasisė fetare. Per dijeni perveē Franēeskanėve, ne kete vendin tone, kane ekzistuar e vepruar edhe katolike, ortodokse, protestante, myslimane e besime te tjera.
    Ne lidhje me gjenezen e shkrimit shqip dhe germat e perdorura hidhi nje sy edhe rrasave prej guri ne gjuhe shqipe, te zbuluara ne trevat rreth Janines e Dodones se jane me germa jo latine qe te ēojne drejt lidhjes me qyteterimin pellazgjik e vijimesise iliro-arberore- shqiptare ( tema pellazet, forumi shqiptar).
    Ne lidhje me Kongresin e Pare e te Dyte te Manastirit, lėēit pak mė shumė qe te mesosh se e organizuan dhe e mbrojten protestantet me familjen Qiriazi apo Zavalani ne krye ( pas tyre fshihej politika dhe influenca anglo-amerikane) dhe ata i binden katoliket, ortodokset e myslimanet te ishin me largpames ne pretendimet e tyre.
    Per Pavaresine e Shqiperise te shpallur nga Ismail Qemali e Isa Boletini dhe konsolidimin e shtetit shqiptar dje dhe sot mos shiko vetem dokumentat e Vatikanit por veshtro paksa me tej ne rast se je largpames. Nuk zgjatem se do te me perqeshin nxenesit e fillores.
    Tani ne lidhje me perdhosjen e vlerave po te kujtoj se nen hyqmin e luftes kunder komunizmit e pasojave te tij, u zbatua “politika e tokes se djegur’’ e jane perbaltur edhe shume vlera te mirefillta kombetare (p.sh eshte pergojuar edhe nga at Pllumi roli heroik i femrave ne luften antifashiste dhe emancipimi i tyre. Ai tek libri ‘’Rrno per me tregue” thote se qe turp per to te mbanin pushke dhe se mbushen me parazite Shkodren , etj, etj. LEXOJE SE VERTET TE BEN PER TĖ KLITHUR E ĒJERRE FAQET NGA TURPI)
    Sa per vlerat e mirefillta intelektuale te at Pllumit, te siguroj se po te mos kishte Prof. Aurel Plasarin si hartues, kryeredaktor e korrektor, po te mos kishte pajisur me bursa nja 30 letrare te apasionuar e te perpunuar per ta propoganduar, zor se do te kishte ‘’korrje’’ ne fushen letrare dhe elitare. Megjithate, per te qene realist, ai vuajti burgjet politike te diktatures, mbeti "i vetmi ne llojin e vet", morri perfaqesimin simbolik te paraardhesve te shquar franēeskane dhe shkroi disa kujtime te cilat ia rregulloi ne stil e brendi stafi i Prof. Plasarit se bashku me propaganden perkatese ne kohen dhe vendin e duhur. Por per mbivlera si Ndre Mjeda e Fishta "i koheve moderne" as qe mund te diskutohet, flluske sapuni. Ne lidhje me vertetesine e pohimeve te tij per veprimtarine politike le te shihen arkivat e le t’ia leme kohes te gjykoje, mos bej tifozllek kaq shpejt.
    Sa per anen dokumentare, estetike, problemore e emocionale, kam lexuar libra shume me mbreselenes nga te persekutuar politike te tjere, por qe nuk ua ve veshin njeri , se keshtu i do mushka drute ne kohen e sotme.

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2012
    Postime
    1

    Pėr: Te verteten nuk e mbulojne dot gjethet e plepit

    Pike se pari komplimente per universitetin vitrina, a te kushtoj shtrejt????
    Se dyti, contributi i katolikeve nuk ka te krahasuar me ate te klerikeve mysliman, ortodoks apo ateisteve te marre sebashku, edhe ky eshte fakt. Franceskanet e shkodres berbejne nje nder kolonat me te rendesishme te kultures se kombit tone. Une kam studju ne ate kolegj per kater vite, prandaj e di mire kuntributin e vlerat e ketij instituti. Ju doni te krahasoni Ate Zef Pllumin me Mjeden e Fishten, kane jetu ne dy periulla krejtesisht te ndryshme nen trysni e probleme qe per rrjelloje kan influencu veprimtarin e tyre letrare; nuk besoj qe Mjeda e Fishta pasi te kishin ba 25 vite burg, pa literatur ku te studjonin(biblioteka franceskane u boshatis ne komunizem) e nen frigen e komunizmit do kishin kontribu me shume se Ate Zef Pllumbi.
    Pa krahasoje pak me Kadaren e me D.Agollin, kto po qe kane kontribut ne zhvillimin kulturor kumunisto-ateist, adhuroni sa te doni kto palo shkrimtar, me vjen neveri kur i permendin e jo ma ti lezoj. Shkrmitaret e kumunizmit jane ata qe kane ba burg e kane vdek per ideale e liri e jo shkrimtare pa identitet bashkpuntor te krimeve me mizore. Tani eshte e leht ta kritikosh nje person ne ate moshe,pa shikim te mire, pas gjitha atyre gjanave qe ka kalu, besoj se edhe shkrimtare me te mdhej boteror kan shume per ti kritiku, e nuk vleresohen per kto vogelsira.
    Marjo Kaci
    Danja Katolike
    Emri:  Stema_shkolle_jezuitve.gif

Shikime: 316

Madhėsia:  22.7 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marjo95 : 08-04-2015 mė 19:37

Tema tė Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Gruaja nė Islam
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Drita Dhe Koha E Pejgamberit Muhammed (s.a.a).
    Nga Mision nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 17:52
  5. Goja E Se Vertetes
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-05-2003, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •