Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 81
  1. #41
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #42
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kjo valle eshte kercyer nga çamet e vegjel ne Festivalin çam te Sarandes:


    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga lojaxhiu Lexo Postimin
    Kjo eshte nje keng shum e dhimbshme per camerine.

    http://albavideo.blogspot.com/2007/0...aj-e-mall.html
    Nje nga kenget me te bukura qe kam ndegjuar ne shqip

  4. #44
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Edhe kjo eshte shume e bukur:

    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #45
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    CAMERI NUSE ME HALLE:

    Çameri nuse me halle
    Vetem ty te kam ndermend
    Me qan syri per nje valle
    Me djeg zemra per nje kenge

    Ka shume kohe qe jam larg teje
    Ika qe kur jesh femi
    Gjaku yt me rrjedh ne deje
    Nena ime Çameri

    Dhe ne ardhsha asaj ane
    Nje merak te madh e kam
    Te kercej nje valle çame
    T'me shkoje koka ne tavan

    Nem nje sy te te shikoj
    Sa her malli te me marr
    Lem nje baçe ta punoj
    Kur te vdes ta kem nje varr

    Çameri nuse me halle
    Vetem ty te kam ndermend
    Me qan syri per nje valle
    Me djeg zemra per nje kenge

    Sa here te kujtoj me malle
    Pikon lot ne syt' e mi
    S'te harroj sa te jem gjalle
    Moj e bukura Çameri

    Kembekryq permbi rrogoz
    Ne baçe une le te rri
    Syte ne qiell do ti fundos
    Te gjej yllin Çameri

    Copa copa te me bluash
    Mos me lesh nam e nishan
    Njeqind here te me gatuash
    1000 here do behem çam!!!
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #46
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #47
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Kujtoni dhe Camerine ne Diten e Flamurit!

    Citim Postuar më parë nga zulullandi Lexo Postimin
    CAMERI NUSE ME HALLE:

    Çameri nuse me halle
    Vetem ty te kam ndermend
    Me qan syri per nje valle
    Me djeg zemra per nje kenge

    Ka shume kohe qe jam larg teje
    Ika qe kur jesh femi
    Gjaku yt me rrjedh ne deje
    Nena ime Çameri

    Dhe ne ardhsha asaj ane
    Nje merak te madh e kam
    Te kercej nje valle çame
    T'me shkoje koka ne tavan

    Nem nje sy te te shikoj
    Sa her malli te me marr
    Lem nje baçe ta punoj
    Kur te vdes ta kem nje varr

    Çameri nuse me halle
    Vetem ty te kam ndermend
    Me qan syri per nje valle
    Me djeg zemra per nje kenge

    Sa here te kujtoj me malle
    Pikon lot ne syt' e mi
    S'te harroj sa te jem gjalle
    Moj e bukura Çameri

    Kembekryq permbi rrogoz
    Ne baçe une le te rri
    Syte ne qiell do ti fundos
    Te gjej yllin Çameri

    Copa copa te me bluash
    Mos me lesh nam e nishan
    Njeqind here te me gatuash
    1000 here do behem çam!!!

    Rrofsh zulullandi per keto vargje te dhimbjes dhe krenarise se mbijeteses,edhe pas citimit te gjithe vargjeve ,ta shkruaj edhe njehere strofen e fundit me gishtat e mi me duket se i shtoj jeten edhe nje minute ketij emocioni shume fisnik dhe te pastert atdhedashes te autorit:

    "Copa copa te me bluash
    mos me leshe nam e nishan
    Njeqind here te me gatuash
    njemije here do behem cam"

    me nderime per Camerine dhe Camet anekend botes...Gezuar 28 Nentorin!
    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Ckemi zulullandi mir ti ...se na kenaqe me kto kenge o patriot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Linda5 : 21-11-2008 më 20:05
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  9. #49
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    I gezuar qofsh perhere Bili99, ta gezojme se bashku kete dite te bekuar qe po afron.
    Ilir i Ilirides, qofsh perhere i bekuar, GEZUAR TE GJITHE SHQIPTAREVE DITEN E FLAMURIT.
    P.S.
    Copa copa te me bluash
    Mos me lesh nam e nishan
    Njeqind here te me gatuash
    1000 here do behem çam!!!

    Keto vargje i kam te shkruara ne çdo qelize ....

    Nderime...
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #50
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    ÇAMËRI, MEDET MORE!

    Elegji labe

    Ngriuni çamër në këmbë,
    Lini lotët, mbroni vëndë,
    Çamëri, medet more!…

    Se greku u shtypi rëndë,
    Të gjithëve u ka përzënë,
    Djerr’ tokën ua ka lënë…
    Çamëri, medet more!…

    Ku i kini babë e nënë,
    Gjyshërit që kanë qënë,
    Varret kujt ia kini lënë
    Çamëri, medet more!…

    Lule mbi varre s`janë vënë,
    Grekët i kanë bërë lëmë,
    Asnjë shënjë s`kanë lënë,
    Baltë e pluhur i kanë bënë,
    Çamëri, medet more!…

    U morën mallin e gjënë,
    Shtëpitë gërmadhë lënë,
    O djem, ju pret toka nënë,
    Çamëri, medet more!…

    Kaq vite të përzënë,
    Malli u ka djegur rëndë,
    S`u ngritët njëherë në këmbë,
    Si s`u bëtë për të qënë,
    Çamëri, medet more!...

    Shkuan shumë vite e vanë,
    Që vëndin ua kan’ marrë,
    Si s`u dogjët për vatanë,
    Si e mbani brënda xhanë
    Për nëna e baballarë,
    Të varrosur në një arë,
    Që kan’ mbetur të pa qarë,
    Çamëri, medet more!…

    Sa bij e bija të vrarë,
    S`dihet ku e kanë varrë,
    Të tjer’ në botë të shpërndarë
    Kanë mbetur të harruar,
    Dhe gjithçka është rrafshuar,
    Çamëri, medet more!…

    Pse i merrni punët zvarrë,
    Ka ardhë koha për të dalë,
    Jini a s`jini atdhetarë,
    Çamëri, medet more!…

    Kini hakë për të marrë
    Kundër hasmëve barbarë,
    Çamëri, medet more!…

    Amanet gjyshërit e parë,
    Gjaku i tyre ngrirë e tharë,
    Ngjollë në gur i pa larë,
    Mbetur që nga luft’ e parë,
    Çamëri, medet more!…

    Dëgjoni fjalët e mia,
    Mos prisni nga qeveria,
    Se s`ka më bij Shqipëria,
    Mjafton t`u rrojë Partia,
    Thrrasin rroftë miqësia,
    Në djall të vejë Çamëria,
    Çamëri, medet more!…

    Rroftë e qoftë miqësia,
    Se punët i ujdis asfalia,
    Lumë derdhet dhrahmia,
    Çamëri, medet more!…

    Ngrihen disa fundërina,
    Brohorasin "Rroftë Athina!"
    Poshtë Çamëria e Janina,
    Le t’i marrë rrukullima,
    Çamëri, medet more!…

    Evropianët venë e vinë,
    Në Tiranë e në Athinë,
    S’duan fare t`ia dinë,
    S`e lexojnë dot historinë,
    Se na prishkan miqësinë,
    Çamëri, medet more!...

    Çamër, mirë duhet ta dini,
    Mbi dafina të mos flini,
    Se s`ta fal njeri lirinë,
    Mos ki shpresë qeverinë,
    Se Tirana me Athinë,
    Kanë lidhur fort miqësinë,
    E kanë falur Çamërinë,
    Me kontrata prapa shpine
    Çamëri, medet more!…

    Çamëri, zgjou, ku je
    Mblidhi djemtë ku i ke
    Të gjëmojnë si rrufe,
    Çamëri, lumja more!…

    Evropa ta ketë të qartë,
    Se trualli çam në hartë,
    Është me shekuj tok’ shqiptare,
    I huaji aty s’ka punë fare,
    Çamëri, lumja more!…

    U përgjak kjo toka çame
    U faros, po s’dha shpirt fare,
    Shkrepëtin si vënd me stralle
    Dhe në gjëm’ di të hedh valle,
    Valle të rëndë si trojet labe
    Çamëri, lumja more!…

    Osman Taka trim me fletë,
    (Si trembëdhjetë Bilbilenjtë
    Që vanë në litarë vetë
    Me këng’ në goj’ e me gërnetë),
    Para litarit valles ia mori
    Sa u drodh dhe vet Stambolli,
    Sulltan pashai e Anadolli,
    Çamëri, lumja more!…

    Osman Takat sot ku i ke,
    Çamëri, lumja more?!…

    Axhem ÇAPO

    Francë, Nantes 2003
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  11. #51
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Pershendetje me kengen e re te Hysni Allushit :



  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    A mundet kush te na i sjelle te plota keto kenge ?

    ----------------------------------------------------------------------------
    Jane dy kenge popullore Shqiptare te cilat Lord Byron
    i ka mbledhur(ndoshta ne Janine ?) dhe botuar ne Shqip dhe me tej te perkthyera
    per lexuesin Anglisht-foles (po bashkengjis nga libri).

    Keto dy kenge jane ne
    fletet 880 - 881 ( Notes to Childe Harold's Pilgrimage )
    te librit qe vijon:
    --------------------------------------------------------------
    Byron: Poetical Works

    By George Gordon Byron, Frederick Page, John Jump
    Contributor Frederick Page
    Edition: 3
    Published by Oxford University Press, 1970
    925 pages

    ---------------------------------------------------------

    A mundet kush te na i sjelle te plota keto kenge ?

    Une kuptoj vetem sa vijon nga shqiperimet(viti 1810)
    e sjella ne librin e Lord Byron.

    Kenga e pare, pjese nga teksti (vijon) :

    ------------------- kenga e pare ------------------
    1. Bo, bo ...
    Nashti arrita, po pusho.
    2. Nashti arrita nashti vij
    Hape deren te hyj.
    3. Hape deren te shkreten
    Te vij te marr ...?
    4. ....................?...................
    Hape se te dua ty.
    5. Bo, bo, bo ......
    Gjegjem shpirt e zemero.
    6. .....................?......................
    7. .....................?.....................
    8. .................................
    Zemren vete une dogja
    9. Vallen hiqe ngadale
    Celo more, more Celo
    10 Pluhuri ti tret
    Te pluhuron capraset ?

    *******************************

    ------------- kenga e dyte --------------

    01. Ne sevda tende u llavosa
    Vetem u pervelova.
    02. Ah vajzo me pervelove
    Zemren ma llavose.
    03. Une te thashe rroba s'dua
    Syte dhe vetullat dua.
    04. Rrobat ...? ...si dua
    .............. ? ..................
    05. Kurmin ............ ? ........
    Rrobat zjarri ti djege?
    06. U tharapesa vajzo me zemren hapur
    .................... ? ..........................
    07. Une te vura ... ? ... c'te mora
    ?.............. ? ... ethe ...?....mora

    =================================

    Ngjitur vijojne fletet_#880_&_#881 nga libri i permendur
    me te dyja kenget.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Vijon: A mundet kush te na i sjelle te plota kenget ?

    . . . vijon postimi i mesiperm, . . . dy kenge Shqiptare nga
    " Childe Harold's Pilgrimage " . . .

    Ngjitur jane kenga_1 dhe kenga_2, dhene per Anglisht-folesit
    tek fletet 880 - 881 te " Childe Harold's Pilgrimage ".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  14. #54
    Refat Sulejmanin e degjoj shpesh here, si edhe kenget i kendoj shpesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga thirsty : 23-06-2011 më 21:29
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  15. #55
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    me Valle çame nje pershendetje te gjithve


    http://www.youtube.com/watch?v=9KUw9hLCtLQ




    Ndryshuar për herë të fundit nga thirsty : 23-06-2011 më 21:32
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nënë moj - Këngë çame

    Nënë moj, nënë moj
    nënë moj, qaj nënën'ë
    të lë porosi e datën'ë
    të mos na lër vetëm'ë
    mespërmes bash odës'ë
    me të bir'n e botës'ë

    Ore j'amanet, o j'amanet
    j'amanet more aga
    sonte mbrëma mos më nga
    të dielën që me saba
    në Filat ç'u bë hata
    seç u vra një bej pasha
    na e vrau Mingoja


  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Çamëria - Këngë çame

    Valle e bukur çamiko
    kërcen vajza bukur'o
    Shkojnë çupat në kasaba
    për të blerë temina

    Fustanellat djemtë i mbajnë
    hedhur supeve jataganë
    Fustanella, xhamadanë
    Çamëria na i mban

    Hidhet vallja lehtë-lehtë
    vajza çame gjithë lezet
    Çamëri, moj Çamëri
    të kanë zilinë, të qetë të rrinë


  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542




    do te thoja se te treja jane kenge madheshtore. sodomos ajo e fundit. te me falni se dola cik nga tema pasi vetem njera eshte keng per camerin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 24-06-2011 më 17:57

  19. #59
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005


    une vdes per kenge qame,edhe pse nuk e di nga me vje kjo,nuk kam asnje lidhje gjaku me qamerin

    love it

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 332
    Postimi i Fundit: 11-04-2013, 15:09
  2. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  3. Londra, rikthim interesi për Çamërinë
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 18:09
  4. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 19:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •