Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje

    Anagnosti sot dhe dje


    Elsa Demo

    Nė pėrgjithėsi patėm shumė shpresa tė cilat mbetėn tė parealizuara. E thėnė nga goja e Dhimitėr Anagnostit, kjo fjali merret me mend qė ėshtė deduksion i energjive intelektuale tė prera nė mes, nė sistemet dikatorial dhe demokratik. Dje nga liria qė s’ishte, sot nga rrėnimi ekonomik, njė lloj lirie qė prapė s’ėshtė. Anagnosti nuk ka qenė ndonjėherė pjesė e atij grupi elite kulturore nė Shqipėrinė e viteve ‘60-‘90 qė e identifikonte veten me Brezin e Humbur nė Evropėn e deziluzionuar pas Luftės sė Parė. Kėshtu ka ndodhur me klasėn intelektuale tek ne. Ka qenė pararojė nė vend tė vet, po nė njė prapavijė tė nuhatur evropiane. Tė nuhatur, sepse tė tjerėve si ai kur u kthyen nga studimet nė Evropėn Lindore atdheu iu duk njė provincė qė si nėpunėsve po u hapte dyert e fabrikės. Kinostudio ishte fabrika e filmit. Dhe si nė ēdo fabrikė nė mes tė provincializmit nuk ia vlente tė rebeloheshe.
    Pėr gazetarėt Dhimitėr Anagnosti mbetet njė refuzues nopran. Po qėllon t’i marrėsh mendime qė i kapėrcejnė qėndrimet ndaj kinemasė si estetikė mė vete duke lėnė tė kuptojė se ka koncepte relative pėr vlerat nė raport me gjeografinė e tyre. Pat thėnė nė njė refleksion tė hapur tė viteve tė fundit se “pėr shtetet e mėdha, me popullsi dhjetėra e qindra milionė, ky art ėshtė fitimprurės pėr tregun e madh qė ka. Pėr shtetet e vegjėl, filmi nė radhė tė parė ėshtė vepėr artistike, kulturė, pjesė e identitetit tė tij shpirtėror dhe ka pak shanse tė jetė fitimprurės pėr tregun e vogėl qė ka.”
    Ndėrgjegje si kjo pėr tė bėrė art nė njė vend me kufizime tė mėdha, nė Shqipėrinė tonė numėrohen pak. Ėshtė temė mė e gjerė ajo qė do shpjegonte se sa ia arriti kėsaj Anagnosti me filmat e tij, se pse pėr shembull “Lulėkuqet mbi mure” (1976) mbetet njė nga realizimet mė tė mira nė historinė e kinemasė pėr gjuhėn unike kinematografike; pse “Duel i Heshtur” (1967) ishte njė pėrjashtim i qartė nga skema e realizmit socialist; pse “Vėllezėr dhe shokė” (1982) qė ia shkatėrruan, e qė bashkė me “Gurėt e shtėpisė sime” (1985) nuk mundėn tė transmetoheshin nė televizion. Pėr kėtė tė fundit regjisori ka bindjen se ėshtė filmi i tij mė i mirė. Ka pak shanse qė kjo vepėr tė shihet dhe gjykohet si gjithė filmat e tij dhe tė kėsaj epoke. Njė pse mund tė hidhet mbi “Pėrrallė nga e Kaluara” (1987) dhe “Kthimi i Ushtrisė sė Vdekur” (1989) por nė tjetėr kėnd vėshtrimi. Jo mė nė raportin e kufizimeve. Koha e realizimit tė dy filmave pėrkon me zbutjen e regjimit. Nė ‘89 po lėkundej, deri sa ra pėrfundimisht nė pranverė tė vitit 1991 kur nė Sheshin Skėnderbe u tėrhoq zvarrė monumenti i Enver Hoxhės. Kėtij, Dhimitėr Anganosti do t’i bėnte njė dokumentar me porosi, Kujtime nga Gjirokastra (1983). Ky nuk ėshtė njė fakt i fshehur. Nė faqet e kėsaj gazete dy vite tė shkuara regjisori do ta shpjegonte nė artikullin “Unė, ndihmėsi i Partisė nė Edukimin Komunist tė Masave”. Pas shkatėrrimit tė “Vėllezėr dhe shokė” ishte gati ta braktiste kinemanė. Hoxha sapo kishte shkruar “Vite tė vegjėlisė” kur Anagnostit i propozohet me porosi tė Nexhmije Hoxhės njė dokumentar pėr tė “shoqin”. Regjisori e ka parė kėtė punė mėditėse pa e pėrjashtuar veten nga ai mekanizėm i madh propagande ku ngriti nė kėmbė talentin regjisorial, Kinostudion “Shqipėria e Re”. Kjo Kinostudio “ndonėse nuk na bėri tė pasur, profesionistė na bėri dhe na fali emocione tė paharruara pėr mirė e pėr keq, siē ėshtė jeta, bardh’ e zi”,- shkruan ai.
    Nėse Enver Hoxha s’mund tė lexonte ēdo roman qė shkruhej, filmat do t’i shihte. Ishte i fundit nė hierarkinė e kontrollit qė ushtrohej qysh nė projektin filmik nė letėr nga redaksia nė Kinostudio, kėshilli artistik, Ministria e Arsimit, Komiteti i Partisė, Komitetit Ekzekutiv, Komitetit Qėndror etj. Tullacėt e vegjėl tė strehės vorfnore tek “Lulėkuqet mbi mure” pėr Enver Hoxhėn ishin “fėmijėt e Partisė”. “Sigurisht, - tregon Anagnosti, - ishte ankth. Pėr tė mos thėnė pastaj se vetė artistėt kishin njė lloj autokontrolli. Kontrolli nė art ka pasur viktimat e tij.”
    Shkurt, nisur nga kėto kushte dhe nga ajo traditė qė u ngrit nga bashkėkohės tė tij, ai pohon se nuk mund tė pretendohet pėr njė shkollė kinematografike shqiptare nė kuptimin estetik tė fjalės, siē mund tė flitet pėr njė shkollė kinematografike amerikane, tė neorealizmit italian, ruse apo ēeke. Po atėherė ē’pėrfaqėson kinemaja shqiptare? Pyetja e bėn nervoz dhe gati e rrezikon bisedėn. Janė tė gjitha arsyet e mundshme qė do ta bėnin tė ndihej mėse i bezdisur nga kjo pyetje. Keqardhja, nuk ėshtė tamam fjalė e duhur, se si atij dhe brezit tė tij i ra pėr short tė zgjidhte artin mė tė ri nė moshė e qė pėr mė tepėr do t’u diktohej si dhe pėr ēfarė duhej rrėfyer nė njė vend ku artet klasike , letėrsia, muzika, piktura ishin kultivuar pak. Rezultati ėshtė ca mė shumė i trishtueshėm po raportohemi pėrballė vendeve tė tjera. Ē’ėshtė kinemaja shqiptare? Nuk ėshtė gjė tjetėr, po ai fond i krijuar nga filmat e parė, ėshtė ajo kinema ku me regjisorė si Anagnosti e tė tjerė, ku me artistė servilė e ku me tė indoktrinuar tregoi histori tė vėrteta dhe gėnjeshtra nė njė ekran tė madh.
    Do duhej njė natė dimri tė tregohej kjo histori parė nga pėrvoja e njė artisti tė vetėm. Nė asnjė prej intervistave qė regjisori dha gjatė ditėve tė Festivalit Mesdhetar nė Romė ku u vlerėsua me Ēmimin Special tė jurisė nuk preku as majėn e kėtij ajzbergu. Sikur ta konsideronte njė ēėshtje tė brendshme qė duhet konsumuar vetėm mes shqiptarėsh. Tė gjithė do t’i linte tė habitur kur iu fliste pėr Tiranėn qindra-mijėbanorėshe me njė kinema. E ndėrsa industria kinematografike po shkon drejt lehtėsimit, dixhitalizimit i cili nuk po e kushtėzon aspak kinemanė nė tėrėsi duke i zgjidhur disa probleme teknike nė favor tė saj, regjisori ynė tjetėrkund i sheh problemet dramatike qė ka kinematografia shqiptare. Dikur njė film shqiptar shihej nga rreth 300 mijė spektatorė, nė kinema dhe nė televizion. Sot kjo nuk ndodh. Anagnosti si autor i Ligjit “Pėr Kinematografinė” e di mirė se ky ligj e parashikon qė njė film qė prodhohet duhet tė shkojė tek spektatori, por nuk shkon. Njerėzit e kanė parapaguar filmin pasi kinemaja jonė vazhdon tė financohet nga shteti, pra bėhet me paratė e taksapaguesve shqiptarė. Veē kėsaj Qėndra Kombėtare Kinematografike duhet tė kontrollojė fondet qė jepen pėr projektet. Mendon se ky ligj ka nevojė tė rishikohet. Tjetėr gjė ėshtė politika qė duhet ndjekur pėr regjisorėt e veprės sė parė. Pėr tė mos folur pėr piraterinė. Nė kėto debate regjisori nuk ėshtė pėrfshirė ndonjėherė sadoqė e di mirė se fenomeni ka nisur qė nė vitet ’90. “Gjithė filmat e prodhuar nga Kinostudio ishin nė TVSH. Kjo s’duhet harruar.” E ēfarė mund tė bėjnė kineastėt e pėrēarė pėr kėtė? Aktualisht nė Shqipėri ka tre shoqata kineastėsh. Anagnosti s’ėshtė anėtar nė asnjė.
    Ai vetėm beson se nė ēfarėdo rrjedhe tė gjendet shoqėria shqiptare, pėr tė bėrė kinema duhet para dhe talent. “Por edhe kur ka para dhe s’ka talent prapė duhet bėrė film”, shton ai aty pėr aty. “Kinemaja ėshtė art i ekzistencės. A jetohet me filmin?” Konkretisht “Gjoleka, djali i Abazit” thotė se e ka bėrė me detyrim. Duhet tė jetonte. Ėshtė hera e parė qė regjisori e deklaron kėtė. Ėshtė njė e vėrtetė e vogėl e njė artisti tė vetėm, pas tė cilės fshihet njė konstatim, njė lutje dhe njė kėrkesė e madhe qė ai ta shprehė kėshtu: “Ne s’mund tė kemi tjetėr identitet veē atij kulturor dhe kėtė mund ta ndėrtojė veē shteti.”
    Ditėve kur “Gjoleka, djali i Abazit” konkurronte nė MEDFILM nė Romė ai nuk e nxorri nė fushė kalin e betejės. Kėshtu e ka quajtur qėllimin final tė tė bėrit kinema nė Shqipėri. Kalė beteje do tė thotė talent dhe vetėdije kombėtare. Me kėtė kalė 70-vjeēari donte tė bėnte filmin e fundit. Njė film shqiptar brenda po atij stili qė ka bėrė thuajse gjithė tė tjerėt. Shqipėria e viteve tridhjetė dhe ajo e viteve dymijė qė masin forcėn e tėrheqjes sė litarit tė patriarkalizmit.
    Nėse njė ditė do tė bėjė njė film tjetėr, ai do tė jetė krejt ndryshe. Pavarėsisht se ky njeri ka nga ato mendime qė nė moshėn e tij janė mė shumė se kokėforta: se gjėrat nuk kanė ndryshuar qysh nė krye tė herės, se bota mbetet njė fshat i madh dhe arti njė mister ku po kėrkohet mė pak. Gjėrat e bukura janė bėrė, ndėrsa njerėzimi ka bėrė hapa mbrapa.




    18/11/2006

    Shekulli

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    SpecialeDhimitėr Anagnosti, dimensioni i ri i kinemasė

    Figura e shquar e kinematografisė shqiptare, ėshtė regjisori mė i rėndėsishėm i shekullit tė kaluar/ Pėrkujtohet 75-vjetori
    SpecialeDhimitėr Anagnosti, dimensioni i ri i kinemasė

    Dhimitėr Anagnosti, nė karrierėn e tij mbi 40-vjeēare ka realizuar 14 filma artistikė, 10 filma dokumentarė, ka fituar mjaft ēmime nė konkurime tė ndryshme kombėtare e ndėrkombėtare.

    Anagnosti i dha njė dimension tjetėr filmit shqip dhe pėr kėtė ėshtė regjisori mė i rėndėsishėm i shekullit tė kaluar.

    Pėr kėtė figurė tė shquar tė kinematografisė, kemi pėrgatitur kėtė speciale ...



    abcnews.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 15-02-2011 mė 06:36
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje

    Ndėr Intervistat e rralla & jashtėzakonisht tė bukura !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 02-04-2018 mė 08:23

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje

    Ikonė e Flimit Shqiptar !




    Opinion - Dhimiter Anagnosti, Jeta ( Janar 2009 )

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje

    Filmi i Anagnostit “Gjoleka, djali i Abazit”

    https://www.forumishqiptar.com/threa...i-Abazit%C2%94

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje

    Emocione nė Presidencė, Roza Anagnosti flet pas dekorimit tė tė shoqit: Me fat qė kam pasur nė krah njė bashkėshort tė tillė. Pėr mua ėshtė 20 vjeē

    Emri:  roza-anagnosti.-1png-1-750x375.jpg

Shikime: 1882

Madhėsia:  18.8 KB

    Dhimitėr Anagnosti ėshtė vlerėsuar sot nga Presidenti i Republikės, Ilir Meta, me Dekoratėn “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”.

    Nė ceremoninė e marrjes sė ēmimit, artisti i njohur sė bashku me bashkėshorten, artisten e madhe tė skenės shqiptare Roza Anagnosti kanė ndarė njė mesazh.
    Regjisori e quajti njė ditė tė veēantė duke falėnderuar njerėzit me tė cilėt ka punuar nė vite dhe presidentin Meta.

    “Sot ėshtė njė ditė e veēantė pėr mua. Falenderoj tė gjithė njerėzit me tė cilėt kam punuar vite tė tėra dhe bashkė kemi lėvizur nė vendin tonė dhe bėmė ato vepra tė filmit.
    Vepra e kineastėve jeton nė ēdo brez. Falenderoj Presidentin e Republikės, z.Meta qė mė nderon me njė titull tė lartė”, tha regjisori Dhimitėr Anagnosti.

    Ndėrsa bashkėshortja e tij, u ndal pėr tė lexuar mesazhin e tij, me shumė emocione dhe shikime dashurie ndaj kineastit 85-vjeēar, pėr tė cilin tha se i duket ende si 20.

    “Ky shkruan unė po ia lexoj dhe shpesh ia interpretoj. Dikur, diku kam shkruar se nė pleqėri njeriut i dobėsohet shikimi sepse nis tė shohė mė shumė brenda vetes se jashtė saj. Jam me fat qė kam pasur nė krah njė bashkėshort tė tillė. Bashkė kemi mbėshtetur njėri-tjetrin”, tha ndėr tė tjera aktorja.

    Koha Jonė

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje



    Kineasti Dhimiter Anagnosti - " NDERI I KOMBIT "


    Kineasti Anagnosti nderohet me urdhrin “Nderi i Kombit”

    https://shqiptariiitalise.com/dhimit...nder-i-kombit/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-01-2022 mė 10:44

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje



    DHIMITER ANAGNOSTI NGA ELSA DEMO | ABC NEWS

    Dhjetor 2017.

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Dhimitėr Xhuvani
    Nga ChuChu nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 15:43
  3. Filmi i ri i Anagnostit “Gjoleka, djali i Abazit”
    Nga BOKE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 10:27
  4. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  5. Shuhet Prof. Doc. Dhimiter Shyteriqi
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 08:35

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •