Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Dhimitër Anagnosti sot dhe dje

    Anagnosti sot dhe dje


    Elsa Demo

    Në përgjithësi patëm shumë shpresa të cilat mbetën të parealizuara. E thënë nga goja e Dhimitër Anagnostit, kjo fjali merret me mend që është deduksion i energjive intelektuale të prera në mes, në sistemet dikatorial dhe demokratik. Dje nga liria që s’ishte, sot nga rrënimi ekonomik, një lloj lirie që prapë s’është. Anagnosti nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e atij grupi elite kulturore në Shqipërinë e viteve ‘60-‘90 që e identifikonte veten me Brezin e Humbur në Evropën e deziluzionuar pas Luftës së Parë. Kështu ka ndodhur me klasën intelektuale tek ne. Ka qenë pararojë në vend të vet, po në një prapavijë të nuhatur evropiane. Të nuhatur, sepse të tjerëve si ai kur u kthyen nga studimet në Evropën Lindore atdheu iu duk një provincë që si nëpunësve po u hapte dyert e fabrikës. Kinostudio ishte fabrika e filmit. Dhe si në çdo fabrikë në mes të provincializmit nuk ia vlente të rebeloheshe.
    Për gazetarët Dhimitër Anagnosti mbetet një refuzues nopran. Po qëllon t’i marrësh mendime që i kapërcejnë qëndrimet ndaj kinemasë si estetikë më vete duke lënë të kuptojë se ka koncepte relative për vlerat në raport me gjeografinë e tyre. Pat thënë në një refleksion të hapur të viteve të fundit se “për shtetet e mëdha, me popullsi dhjetëra e qindra milionë, ky art është fitimprurës për tregun e madh që ka. Për shtetet e vegjël, filmi në radhë të parë është vepër artistike, kulturë, pjesë e identitetit të tij shpirtëror dhe ka pak shanse të jetë fitimprurës për tregun e vogël që ka.”
    Ndërgjegje si kjo për të bërë art në një vend me kufizime të mëdha, në Shqipërinë tonë numërohen pak. Është temë më e gjerë ajo që do shpjegonte se sa ia arriti kësaj Anagnosti me filmat e tij, se pse për shembull “Lulëkuqet mbi mure” (1976) mbetet një nga realizimet më të mira në historinë e kinemasë për gjuhën unike kinematografike; pse “Duel i Heshtur” (1967) ishte një përjashtim i qartë nga skema e realizmit socialist; pse “Vëllezër dhe shokë” (1982) që ia shkatërruan, e që bashkë me “Gurët e shtëpisë sime” (1985) nuk mundën të transmetoheshin në televizion. Për këtë të fundit regjisori ka bindjen se është filmi i tij më i mirë. Ka pak shanse që kjo vepër të shihet dhe gjykohet si gjithë filmat e tij dhe të kësaj epoke. Një pse mund të hidhet mbi “Përrallë nga e Kaluara” (1987) dhe “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” (1989) por në tjetër kënd vështrimi. Jo më në raportin e kufizimeve. Koha e realizimit të dy filmave përkon me zbutjen e regjimit. Në ‘89 po lëkundej, deri sa ra përfundimisht në pranverë të vitit 1991 kur në Sheshin Skënderbe u tërhoq zvarrë monumenti i Enver Hoxhës. Këtij, Dhimitër Anganosti do t’i bënte një dokumentar me porosi, Kujtime nga Gjirokastra (1983). Ky nuk është një fakt i fshehur. Në faqet e kësaj gazete dy vite të shkuara regjisori do ta shpjegonte në artikullin “Unë, ndihmësi i Partisë në Edukimin Komunist të Masave”. Pas shkatërrimit të “Vëllezër dhe shokë” ishte gati ta braktiste kinemanë. Hoxha sapo kishte shkruar “Vite të vegjëlisë” kur Anagnostit i propozohet me porosi të Nexhmije Hoxhës një dokumentar për të “shoqin”. Regjisori e ka parë këtë punë mëditëse pa e përjashtuar veten nga ai mekanizëm i madh propagande ku ngriti në këmbë talentin regjisorial, Kinostudion “Shqipëria e Re”. Kjo Kinostudio “ndonëse nuk na bëri të pasur, profesionistë na bëri dhe na fali emocione të paharruara për mirë e për keq, siç është jeta, bardh’ e zi”,- shkruan ai.
    Nëse Enver Hoxha s’mund të lexonte çdo roman që shkruhej, filmat do t’i shihte. Ishte i fundit në hierarkinë e kontrollit që ushtrohej qysh në projektin filmik në letër nga redaksia në Kinostudio, këshilli artistik, Ministria e Arsimit, Komiteti i Partisë, Komitetit Ekzekutiv, Komitetit Qëndror etj. Tullacët e vegjël të strehës vorfnore tek “Lulëkuqet mbi mure” për Enver Hoxhën ishin “fëmijët e Partisë”. “Sigurisht, - tregon Anagnosti, - ishte ankth. Për të mos thënë pastaj se vetë artistët kishin një lloj autokontrolli. Kontrolli në art ka pasur viktimat e tij.”
    Shkurt, nisur nga këto kushte dhe nga ajo traditë që u ngrit nga bashkëkohës të tij, ai pohon se nuk mund të pretendohet për një shkollë kinematografike shqiptare në kuptimin estetik të fjalës, siç mund të flitet për një shkollë kinematografike amerikane, të neorealizmit italian, ruse apo çeke. Po atëherë ç’përfaqëson kinemaja shqiptare? Pyetja e bën nervoz dhe gati e rrezikon bisedën. Janë të gjitha arsyet e mundshme që do ta bënin të ndihej mëse i bezdisur nga kjo pyetje. Keqardhja, nuk është tamam fjalë e duhur, se si atij dhe brezit të tij i ra për short të zgjidhte artin më të ri në moshë e që për më tepër do t’u diktohej si dhe për çfarë duhej rrëfyer në një vend ku artet klasike , letërsia, muzika, piktura ishin kultivuar pak. Rezultati është ca më shumë i trishtueshëm po raportohemi përballë vendeve të tjera. Ç’është kinemaja shqiptare? Nuk është gjë tjetër, po ai fond i krijuar nga filmat e parë, është ajo kinema ku me regjisorë si Anagnosti e të tjerë, ku me artistë servilë e ku me të indoktrinuar tregoi histori të vërteta dhe gënjeshtra në një ekran të madh.
    Do duhej një natë dimri të tregohej kjo histori parë nga përvoja e një artisti të vetëm. Në asnjë prej intervistave që regjisori dha gjatë ditëve të Festivalit Mesdhetar në Romë ku u vlerësua me Çmimin Special të jurisë nuk preku as majën e këtij ajzbergu. Sikur ta konsideronte një çështje të brendshme që duhet konsumuar vetëm mes shqiptarësh. Të gjithë do t’i linte të habitur kur iu fliste për Tiranën qindra-mijëbanorëshe me një kinema. E ndërsa industria kinematografike po shkon drejt lehtësimit, dixhitalizimit i cili nuk po e kushtëzon aspak kinemanë në tërësi duke i zgjidhur disa probleme teknike në favor të saj, regjisori ynë tjetërkund i sheh problemet dramatike që ka kinematografia shqiptare. Dikur një film shqiptar shihej nga rreth 300 mijë spektatorë, në kinema dhe në televizion. Sot kjo nuk ndodh. Anagnosti si autor i Ligjit “Për Kinematografinë” e di mirë se ky ligj e parashikon që një film që prodhohet duhet të shkojë tek spektatori, por nuk shkon. Njerëzit e kanë parapaguar filmin pasi kinemaja jonë vazhdon të financohet nga shteti, pra bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Veç kësaj Qëndra Kombëtare Kinematografike duhet të kontrollojë fondet që jepen për projektet. Mendon se ky ligj ka nevojë të rishikohet. Tjetër gjë është politika që duhet ndjekur për regjisorët e veprës së parë. Për të mos folur për piraterinë. Në këto debate regjisori nuk është përfshirë ndonjëherë sadoqë e di mirë se fenomeni ka nisur që në vitet ’90. “Gjithë filmat e prodhuar nga Kinostudio ishin në TVSH. Kjo s’duhet harruar.” E çfarë mund të bëjnë kineastët e përçarë për këtë? Aktualisht në Shqipëri ka tre shoqata kineastësh. Anagnosti s’është anëtar në asnjë.
    Ai vetëm beson se në çfarëdo rrjedhe të gjendet shoqëria shqiptare, për të bërë kinema duhet para dhe talent. “Por edhe kur ka para dhe s’ka talent prapë duhet bërë film”, shton ai aty për aty. “Kinemaja është art i ekzistencës. A jetohet me filmin?” Konkretisht “Gjoleka, djali i Abazit” thotë se e ka bërë me detyrim. Duhet të jetonte. Është hera e parë që regjisori e deklaron këtë. Është një e vërtetë e vogël e një artisti të vetëm, pas të cilës fshihet një konstatim, një lutje dhe një kërkesë e madhe që ai ta shprehë kështu: “Ne s’mund të kemi tjetër identitet veç atij kulturor dhe këtë mund ta ndërtojë veç shteti.”
    Ditëve kur “Gjoleka, djali i Abazit” konkurronte në MEDFILM në Romë ai nuk e nxorri në fushë kalin e betejës. Kështu e ka quajtur qëllimin final të të bërit kinema në Shqipëri. Kalë beteje do të thotë talent dhe vetëdije kombëtare. Me këtë kalë 70-vjeçari donte të bënte filmin e fundit. Një film shqiptar brenda po atij stili që ka bërë thuajse gjithë të tjerët. Shqipëria e viteve tridhjetë dhe ajo e viteve dymijë që masin forcën e tërheqjes së litarit të patriarkalizmit.
    Nëse një ditë do të bëjë një film tjetër, ai do të jetë krejt ndryshe. Pavarësisht se ky njeri ka nga ato mendime që në moshën e tij janë më shumë se kokëforta: se gjërat nuk kanë ndryshuar qysh në krye të herës, se bota mbetet një fshat i madh dhe arti një mister ku po kërkohet më pak. Gjërat e bukura janë bërë, ndërsa njerëzimi ka bërë hapa mbrapa.




    18/11/2006

    Shekulli

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    SpecialeDhimitër Anagnosti, dimensioni i ri i kinemasë

    Figura e shquar e kinematografisë shqiptare, është regjisori më i rëndësishëm i shekullit të kaluar/ Përkujtohet 75-vjetori
    SpecialeDhimitër Anagnosti, dimensioni i ri i kinemasë

    Dhimitër Anagnosti, në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

    Anagnosti i dha një dimension tjetër filmit shqip dhe për këtë është regjisori më i rëndësishëm i shekullit të kaluar.

    Për këtë figurë të shquar të kinematografisë, kemi përgatitur këtë speciale ...



    abcnews.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 15-02-2011 më 06:36
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Dhimitër Anagnosti sot dhe dje

    Ndër Intervistat e rralla & jashtëzakonisht të bukura !

    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 02-04-2018 më 08:23

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Dhimitër Anagnosti sot dhe dje

    Ikonë e Flimit Shqiptar !




    Opinion - Dhimiter Anagnosti, Jeta ( Janar 2009 )

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Dhimitër Anagnosti sot dhe dje

    Filmi i Anagnostit “Gjoleka, djali i Abazit”

    https://www.forumishqiptar.com/threa...i-Abazit%C2%94

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,540
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Dhimitër Anagnosti sot dhe dje

    Emocione në Presidencë, Roza Anagnosti flet pas dekorimit të të shoqit: Me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë. Për mua është 20 vjeç

    Emri:  roza-anagnosti.-1png-1-750x375.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  18.8 KB

    Dhimitër Anagnosti është vlerësuar sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

    Në ceremoninë e marrjes së çmimit, artisti i njohur së bashku me bashkëshorten, artisten e madhe të skenës shqiptare Roza Anagnosti kanë ndarë një mesazh.
    Regjisori e quajti një ditë të veçantë duke falënderuar njerëzit me të cilët ka punuar në vite dhe presidentin Meta.

    “Sot është një ditë e veçantë për mua. Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit.
    Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falenderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë”, tha regjisori Dhimitër Anagnosti.

    Ndërsa bashkëshortja e tij, u ndal për të lexuar mesazhin e tij, me shumë emocione dhe shikime dashurie ndaj kineastit 85-vjeçar, për të cilin tha se i duket ende si 20.

    “Ky shkruan unë po ia lexoj dhe shpesh ia interpretoj. Dikur, diku kam shkruar se në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shohë më shumë brenda vetes se jashtë saj. Jam me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë. Bashkë kemi mbështetur njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera aktorja.

    Koha Jonë

Tema të Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitër Pasko
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 15-09-2015, 23:38
  2. Dhimitër Xhuvani
    Nga ChuChu në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 15:43
  3. Filmi i ri i Anagnostit “Gjoleka, djali i Abazit”
    Nga BOKE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 10:27
  4. Dhimitër Shyteriqi
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  5. Shuhet Prof. Doc. Dhimiter Shyteriqi
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 08:35

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •