Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Vendimi i fshehtë, qeveria jep me qera 15 mijë m2 të Spitalit Ushtarak

    Firma turke, “Univers-Alb” do të investojë për hapjen e një klinike private, të cilën do ta administrojë për 20 vjet

    Vendimi i fshehtë, qeveria jep me qera 15 mijë m2 të Spitalit Ushtarak



    Aleksandra Bogdani

    TIRANË

    - Këshilli i Ministrave “tkurr” spitalin e vetëm ushtarak të vendit, pas vendimit për dhënien me qera të një pjese të mirë të kompleksit universitar. Vendimi i firmosur pa bujë më 18 tetor të këtij viti në sallën e mbledhjeve të qeverisë, ka hyrë në fuqi tre ditë të shkuara, me botimin në Fletoren Zyrtare, duke i hapur rrugën ndërtimit të një qendre spitalore private. “Univers- Alb” sh.a quhet shoqëria që ka përfituar jo pak, por 15. 638 metra katrorë në mjediset e spitalit ushtarak, ndërkohë që vendimi i Këshillit të Ministrave nuk bën publike shumën e parave që do t’i duhet kësaj shoqërie t’i paguajë shtetit shqiptar, për ambientet e marra me qera. Mësohet se “Univers-Alb” është një kompani me pronarë turq, të cilët kanë planifikuar të investojnë për ngritjen e një kompleksi spitalor privat, bash në mjediset e Ushtarakut në Tiranë.
    ***
    “Për dhënien me qera, pa konkurrim, shoqërisë “Univers-Alb” sh.a të disa ambienteve në spitalin ushtarak universitar, Tiranë”,-emërtohet VKM-ja e miratuar në mbledhjen e datës 18 tetor të këtij viti. Ky vendim mban firmën e kryeministrit Sali Berisha dhe është bërë i vlefshëm më 15 nëntor, pas botimit të Fletoren Zyrtare. Propozimi për dhënien me qera të më shumë se 15 mijë metrave katrorë ka mbërritur në tavolinën e kryeministrit nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe ai i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Këshilli i Ministrave vendosi dhënien me qera, pa konkurrim shoqërisë “Univers-Alb” të disa mjediseve me sipërfaqe trualli gjithsej 15 638 metra katrorë në spitalin ushtarak, për ngritjen e një qendre spitalore”,-thuhet në VKM-në e miratuar më 18 tetor. Më tej shtohet se afati i kontratës së qerasë do të jetë 20 vjet. Qeveria i ka ngarkuar Ministrisë së Ekonomisë të nënshkruajë kontratën me shoqërinë “Univers-Alb”, shoqëri kjo që për 20 vitet e ardhshme do të ketë nën administrim një pjesë të mirë të mjediseve që deri pak ditë më parë i takonin spitalit ushtarak.
    ***
    Megjithë kontestimet nga deputetë të opozitës për kontratën e mësipërme, përfaqësues të qeverisë shqiptare e vlerësojnë atë si shumë të vlefshëm. Eno Bozdo, zv.ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës pohoi dje për “Shekullin” se vendimi për dhënien me qera të disa ambienteve në spitalin ushtarak është në dobi të shtetit shqiptar, pasi aty do të investohen mijëra dollarë për ngritjen e një qendre spitalore. I pyetur për dhënien me qera të këtyre ambienteve pa konkurrim, Bozdo u përgjigj se:” kjo është një procedurë normale, pasi dhënia me qera e ambienteve shtetërore bëhet zakonisht pa konkurrim”. Zv.ministri nuk ka bërë me dije sesa para do të përfitojë shteti shqiptar nga qeraja, por shton se është miratuar plan-projekti i ofruar nga shoqëria “Univers-Alb” për investimet që do të bëhen nga kjo shoqëri për ngritjen e kompleksit spitalor, që do të konkurojë spitalin ushtarak në Tiranë.


    15 638 Metra katrorë truall e ambiente i janë dhënë me qera shoqërisë “Univers-Alb” për ndërtimin e një kompleksi spitalor privat. Qeveria e ka miratuar dhënien me qera më 18 tetor, ndërsa VKM-ja ka hyrë në fuqi tre ditë më parë

    20 Vjet është afati i dhënies me qera të ambienteve në mjediset e spitalit Ushtarak. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nuk bëhet me dije sesa para për metra katrorë do të paguajë shoqëria “Univers-Alb” për shfrytëzimin e ambienteve

    18/11/2006

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    presim te mesojme me tej rreth kesaj çeshtje, per te thene diçka me shume
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Berisha jep veresie trojet publike të Tiranës

    Berisha jep veresie trojet publike të Tiranës

    Data e Publikimit: 18/11/2006

    Tiranë
    - Kryeministri Berisha duhet të përballet me akuzën për shpërdorim detyre me firmosjen e vendimit për dhënien me qera të 15638 metrave katrorë sipërfaqe në Spitalin Ushtarak. Ky vendim i marrë prej tij është në kundërshtim të hapur me ligjet dhe madje edhe me ligjet dhe vendimet të cilave u referohet. Në vendimin e datës 18.10.2006 të botuar tashmë edhe në fletoren zyrtare numër 117, thuhet se ky vendim është "në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 803 dhe 901 të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994 "Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë" dhe të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të ndryshuar". Nga një përballje me nenet 100 të Kushtetutës dhe nenet 803 e 901 të ligjit nr.7850 del se këto janë zbatuar të paktën përsa i përket periudhës kohore që kërkohet jo më shumë se tridhjetë vjet dhe se "kontrata e qirasë, për një kohë më të gjatë se një vit, duhet bërë me shkresë". Kjo shkresë është në dorë të ministrive të angazhuara për zbatimin e saj. Ndërsa në pikën 3 të vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave thuhet "Autorizohet Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës për lidhjen e kontratës së qirasë, sipas përcaktimeve të parashikuara në vendimin nr.315, datë 24.04.2003 të Këshillit të Ministrave "Për dhënien me qera të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore". Pikërisht ky vendim me numër 315 e denoncon Berishën si abuzues me ligjin dhe shpërdorim me detyrën, pasi përmbajtja e këtij vendimi ligjëron të kundërtën e asaj që ka vendosur kryeministri me firmën e tij, për të dhënë me qera një sipërfaqe të konsiderueshme brenda Spitalit Ushtarak.

    Vendimi 315 kundër vendimit të Berishës

    Baza ligjore së cilës i referohet pika e tretë e vendimit të Këshillit të Ministrave që i fal shoqërisë "Univers-Alb" një pjesë të madhe të Spitalit Ushtarak e rrëzon ligjërisht të gjithë vendimin. Vendimi Nr.315, datë 24.4.2003 "Për dhënien me Qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore" në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 22 të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur përkufizimin e pasurisë publike, elementet e konkurrimit, e drejta, kompetencat dhe afatet e dhënies me qira. Por në të janë vendosur të tjera parametra dhe rregulla të dhënies me qera të pasurive publike, duke filluar që nga procedura e parë, që sipas llojit të pronës ndahet në "me konkurim" dhe "pa konkurim". Më pas me sipërfaqen e pronës që jepet me qera, e cila është përcaktuese edhe për afatin e kësaj qeradhënieje. Por Berisha nuk i ka respektuar këto pika në vendimin e firmosur prej tij e megjithatë, për ironi e ka përdorur edhe për bazë ligjore vendimin nr.315. Ndërkohë që rezulton ta ketë shkelur të paktën dy herë këtë vendim në përcaktimet e tij.

    Vendimi: Qeratë me konkurim publik

    Vendimi 315 që në pikën e parë të tij thotë: "Pasuritë e ndërmarrjeve, të shoqërive dhe të institucioneve shtetërore, ku përfshihen ndërtesat, trualli i lirë funksional (jo nën ndërtesë), si dhe makineritë e pajisjet, u jepen me qira të tretëve, nëpërmjet procedurës së konkurrimit publik". Sërish ky vendim përcakton se të vetmet pasuri publike të cilat përjashtohen nga procedura e konkurimit për t'u dhënë me qera janë të gjitha "sipërfaqet deri në 200 m2, të cilat jepen me qira, me afat deri në 1 vit" si dhe "Objektet, në shërbim të shfrytëzimit të pasurive natyrore, të cilat u jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë, subjekteve të pajisura me leje shfrytëzimi minerar, peshkimi dhe të ujërave".

    Vendimi i Berishës: Pa konkurim

    "Vendimi nr.729, datë 18.10.2006 "Për dhënien me qera, pa konkurrim, shoqërisë "Univers-Alb" sh.a, Tiranë, të disa mjediseve në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë". Vendimi i firmosur nga kryeministri Berisha shprehet qartë se dhënia me qera e një sipërfaqeje të konsiderueshme prej më shumë se 15 mijë metër katror brenda spitalit në favor të shoqërisë private është bërë pa konkurrim. Kjo do të thotë se ka shkelje të vendimit nr315, i cili përcakton se pronat publike, institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore duhet të kalojnë nëpër konkurrim përpara se të jepen me qera. Kurse zyrtarët, që në mbështetje të këtij vendimi shprehen se këto jepen pa konkurse, nuk e njohin ose bëjnë sikur nuk e njohin bazën ligjore dhe saktësisht vendimin nr.315. Sepse ky shprehet se të vetmet prona që nuk i kalojnë konkurimit janë ato me sipërfaqe deri në 200 metra katrorë dhe në këtë rast shifrat nuk përputhen dukshëm, sepse sipërfaqja e dhënë me qera nga Berisha i kalon 15 mijë metrat katorë.

    Për 20 vjet u falën 16 mijë metër katrorë

    Por edhe pse është në kundërshtim me përcaktimet të bazës ligjore ku referohet vendimi i Berishës, ky nuk është ndalur për ta menduar dy herë kur ka vendosur faljen e më shumë se 15 mijë metrave katrorë, për 20 vjet me rradhë një shoqërie për të cilën nuk dihet asgjë më shumë se emri i saj. Dhe se do të ketë në përdorim për vite të tëra një hapësirë të konsiderueshme brenda spitalit ushtarak, për të shfrytëzuar aty një qendër tjetër spitalore, për të cilën zyrtarët shqiptarë shprehen me krenari se do të ofrojë shërbime shumë herë më të mira edhe se vetë Spitali Ushtarak. Por nëse bëhen fjalë për përfitime të mëdha në favor të shtetit shqiptar dhe sidomos për një vendim që nuk ka brenda tij asnjë lloj shkeljeje ligjore, atëherë pse nuk u trumbetua edhe ky si një arritje e qeverisë Berisha?! Përkundrazi, ky mundi të dukej vetëm pas botimit në Fletoren Zyrtare, kohë edhe kur ka hyrë në fuqi si vendim, pavarsisht vullnetit të qeverisë për të bërë transparente cdonjërën prej vendimeve të saj. Ndërkohë që e vetmja pikë që është respektuar në vendimin nr.315 është ajo e kohës së gjatë të dhënies me qera të pronës publike në bazë të sipërfaqes, kur kjo është më e madhe se 501 metër katrorë. Por kjo nuk tregon për respektimin e ligjit nga ana e qeverisë që ka firmosur këtë vendim, më shumë se sa si e përdor këtë ligj për të përfituar atje ku duhet. Atje ku ligji nuk flet në interes të Berishës, ky ndryshohet ose shtrembërohet. Por edhe përdoret për referim kur është kundër vendimit, sepse kryeministri nuk ka frikë nga askush se mund ta kontrollojë.

    Berisha fshehu vendimin

    Vendimi për të dhënë me qera një sipërfaqe prej 16 mijë metrash katrorë në Spitalin Ushtarak është marrë në fshehtësi të plotë nga ana e qeverisë. Në datë 18 Tetor 2006, kur është shënuar marrja e vendimit rezulton të ketë patur një mbledhje të Këshillit të Ministrave. Megjithatë në faqen zyrtare të Kryeministrisë nuk ka asnjë vendim për dhënien me qera për 20 vjet shoqërisë "Univers- Alb". Zakonisht ky shërben si burimi zyrtar i informacionit edhe për mediat, që përkon me materialet e bëra publike gjatë kohës që gazetarët lejohen të qëndrojnë brenda në sallën e mbledhjes. Në këtë faqe interneti, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Ministrave në datë 18.10.2006 janë publikuar vendime të tjera të marra, si ai për miratimin e protokollit të bisedimeve, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, financiar e teknik, për vitin 2006. Marrëveshje me Greqinë për bashkëpunim në fushën e energjisë, përcaktim të numrit të punonjësve në disa institucione buxhetore. Po në këtë mbledhje, qeveria ka vendosur për politikat e saj me kazinotë, lojrat e fatit e hipodromet si dhe për shtesa fondi në ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Pikërisht në këtë mbledhje është marrë edhe vendimi që kalon ujësjellësat në varësi të pushtetit vendor, pasi ai qëndror dhe saktësisht qeveria Berisha dështoi me administrimin e tyre dhe sidomos për përmbushjen e premtimit për furnizim 24 orë me ujë, por përmes vendimeve të tjera kryeministri nuk e lë veten të dështojë të paktën në misionin tjetër të tij, atë të shitjes dhe faljes së pasurive shtetërore dhe të mirave publike, në interes vetëm të përfitimeve të tij.

    Zëri Popullit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    uu zp qenka zemruar pse nuk beri uj 24 ore berisha..
    ka 70 vjet ne pushtet zp-ja.. dhe uj kurre nuk solli jo 24 po as 1 ore ne dit te sigurte..
    hajt se da dalin dhe trojet se kush i ka gllaberuar..

  5. #5
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Shoqëria turke, “Univers-Alb” ka shkatërruar 3 dhomat e Traumatologjisë. Më pas, zapton Urologjinë dhe sallën e operacionit

    Spitali ushtarak me qera, revoltohen mjekët

    Mjekët: Dhënia me qera e ambienteve të spitalit, është e turpshme dhe shkel dinjitetin tonë


    Eglantina Bardhi

    Pushtimin i disa ambienteve në Spitalin Ushtarak, nga shoqëria turke “Univers-Alb” ka revoltuar personelin mjekësor të këtij spitali. Të turpshme dhe shkelje të dinjitetit ndaj popullit dhe mjekësisë shqiptare, e quajnë ata vendimin për dhënien me qera të disa ambienteve të spitalit. Megjithëse ndihen tepër të fyer nga një skandal i tillë, frika e pushimeve nga puna nuk i lejon ata të prononcohen me emër. “E dimë shumë mirë se kush fshihet pas këtij skandali. Ndaj nuk duam të dalim vullnetarë për të lënë vendet e punës”,- thonë mjekët. Ndërsa drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj, me anë të sekretares së tij, bëri të ditur se nuk pranon të japë asnjë prononcim në lidhje me dhënien e ambienteve të spitalit.

    Dhomat, në gërmadha

    Nuk është kohë lufte, por 3 dhomat e katit të dytë të shërbimit të Traumatologjisë, janë kthyer në gërmadha, sikur mbi to të kishin rënë bomba. Janë pikërisht dhomat e para, ku shoqëria turke tentoi të hapte aktivitetin privat. Sipas mjekëve të këtij shërbimi, shoqëria turke, pasi masakroi në mënyrë brutale këto dhoma, i la në mëshirë të fatit, pasi mori ambiente të tjera për të ushtruar aktivitetin privat. “Erdhën këtu, prishën muret dhe gjithçka në këto dhoma dhe i lanë gërmadha, pa dhënë asnjë shpjegim. Shikojeni vetë se çfarë mizorie është bërë me këto 3 dhoma”,- thotë njëri nga mjekët e shërbimit të Traumatologjisë, duke shtuar se një skandal i tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës. Sipas tij, dhënia e këtyre ambienteve turqve, ka revoltuar së tepërmi personelin mjekësor të këtij pavioni. “Nuk arrij ta kuptoj përse i braktisën këto 3 dhoma, pas shkatërrimit që u bënë. Ndoshta ka ndikuar edhe rezistenca e ne mjekëve të këtij shërbimi, por, fundja atyre nuk u kushtoi asgjë, pasi morën ambiente në shërbime të tjera”,- thotë mjeku i shërbimit të Traumatologjisë.

    Ambientet e pushtuara

    Shoqëria turke “Univers-Alb” ka gjetur shtrirje edhe në ambiente të tjera të Spitalit Ushtarak. Tashmë, nën zotërimin e turqve janë 2 dhoma në shërbimin e Urologjisë, që ndodhet në katin e tretë të spitalit. Edhe pse dje ishte ditë pushimi, 8 punëtorë po punonin me ritme të shpejta për sistemimin e këtyre dhomave. Asnjëri prej tyre nuk pranon të flasë, duke pohuar se janë të porositur nga shefat, për të mos dhënë asnjë shpjegim. Por, si të mos mjaftonte kjo, shoqëria turke nuk është mjaftuar me kaq, pasi nën “kthetrat” e saj ka futur edhe një pjesë të sallës së operacionit, në katin e dytë të shërbimit të Traumatologjisë. “Te Blloku Operator, është marrë nga turqit dhoma e zgjimit. Kjo dhomë shërben për pacientët që sapo dalin nga operacioni”,- thotë njëri nga mjekët. Sipas tij, për herë të parë, Spitali Ushtarak do të pajisej me një dhomë të tillë por, fatkeqësisht, shton ai, atë dhomë nuk arritën ta gëzonin shqiptarët. E, megjithëse personeli mjekësor shpreh keqardhje për këtë problem, duke e quajtur atë skandaloze dhe anti-humane, asnjëri prej tyre nuk guxon të japë emrin, pasi fshesa e largimeve nga puna do të bjerë pikërisht mbi ata. Madje, dikush prej tyre pohon se është ulur në detyrë, pikërisht pas kundërshtimit të hapur që i bëri këtij skandali.




    19/11/2006

    Shekulli



    PS:
    Sa shtërngohet ky robi... sikur është në WC i ka bërë turinjtë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 19-11-2006 më 15:46

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Policia Ndërtimore denoncon skandalet e kryebashkiakut. Mashtrime dhe falsifikime në dosjet e lejeve në Tiranë


    11 kallëzime penale ndaj Ramës


    Dega e Policisë së Ndërtimit Tiranë, nën drejtimin prej 3 muajsh të kryetarit Shemsi Kebej, ka shënuar rezultate pozitive në zbatueshmërinë e ligjit për prishjen e një numri të madh ndërtimesh të paligjshme të kryeqytetit. Kryetari i Degës së Policisë Ndërtimore të Tiranës, Kebej, në një intervistë të dhënë për gazetën "RD" thekson se, aktualisht Policia Ndërtimore është duke vepruar mbi prishjen e shtesave të jashtëligjshme, duke zhvilluar aksione të përditshme, për prishjen e tyre të ndërtuara jashtë çdo kriteri urbanistik. Kryetari i Degës së Tiranës, shpjegon se menjëherë pas hyrjes në fuqi në muajin maj të vitit 2006 të ligjit të legalizimeve, kanë nisur ndërtime katesh dhe objekte të ndryshme pa leje ndërtimi, për të cilat institucioni ka bërë të gjitha evidentimet, fotografimet dhe ka ndjekur rigorozisht proçedurat ligjore. Sipas kryetarit të Degës së Tiranës, Kebej, raste problematike janë shënuar në lejet e ndërtimit të miratuara nga Rama, ku projektet e paraqitura kanë fshehje të objekteve ekzistuese dhe kondicioneve ndërtimore. Kryetari i Degës së Ndërtimit Tiranë, thekson se ndaj kryetarit të Bashkisë, Rama, është bërë kallzim penal, në miratimin një leje ndërtimi të dhënë në rrugën "Margarita Tutulani". "Në disa raste të kontrollit të dokumentacionit, para fillimit të punimeve nga ana e subjektit ndërtues, kemi konstatuar leje ndërtimi të miratuara nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim flagrant me ligjin. Rast konkret është leja e ndërtimit e miratuar në favor të subjektit "Sara - EL" me vendimin nr.295, datë 01.06.2005 të KRRT-së së Bashkisë Tiranë në rrugën "Margarita Tutulani", për shkak se nga ana e Bashkisë në dokumentacionin e miratuar ka ndryshim dhe falsifikim të gjendjes ekzistuese të objekteve përreth sheshit të ndërtimit dhe shkelje të kondicioneve urbane", u shpreh Kebej.


    - Cila është baza e veprimtarisë të institucionit që ju drejtoni?

    Baza e veprimtarisë sonë është në kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë e të gjithë subjekteve ndërtues, si prej individëve të ndryshëm ashtu dhe firmave të ndërtimit. Së fundi vëmendja e Policisë së Ndërtimit, është kushtëzuar edhe prej hyrjes në fuqi të ligjit të legalizimeve, çka ka sjellë që puna e institucionit të fokusohet kryesisht në ndërtimet e kryera pas muajit maj 2006, që është koha e hyrjes së ligjit "për legalizimet". Natyrisht, shumë qytetarë të pandërgjegjshëm, duke përfituar nga hyrja në fuqi i këtij ligji, kanë nxituar të ndërtojnë me dhjetëra qindra shtesa ndërtimesh katesh dhe objekte të ndryshme pa leje ndërtimi, për të cilat institucioni ka bërë të gjitha evidentimet, fotografimet dhe ka ndjekur rigorozisht proçedurat ligjore.


    - Aktualisht, çfarë aksioni është duke marrë institucioni juaj?

    Duhet theksuar se për të gjitha ndërtimet e kundraligjshme të kryera pas hyrjes në fuqi të ligjit të legalizimeve, apo dhe ato që janë në ndërtim e sipër, do t'i nënshtrohen pa asnjë dyshim forcës së ligjit, duke ekzekutuar vendimet për prishje objekti, ndaj secilit prej tyre. Pra, ju bëj thirrje qytetarëve që të mos kenë iluzione se ndërtimet e kundraligjshme që ata po kryejnë nuk do t'i shpëtojnë sanksioneve të ligjit, ndaj mos shpenzojnë në mënyrë të gabuar dhe të pamenduar mirë, kapitalet e tyre. Sikundër pas përfundimit të proçesit të legalizimit të objekteve, të gjitha ato objekte që nuk përfitojnë nga ligji, gjithashtu do t'i nënshtrohen prishjes së tyre.


    - Në çfarë forme paraqitet kundraligjshmëria e ndërtimit në këtë fazë?

    Si nga kontrollet dhe evidentimet e inspektorëve të Policisë Ndërtimore në terren, ashtu dhe prej shumë denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, konstatohet një fluks shtesash katesh të palleteve në ndërtesa ekzistuese, të cilat paraqesin rrezikshmëri të madhe për qëndrueshmërinë e ndërtesave dhe jetën e banorëve. Në këto kushte, Dega e Policisë së Ndërtimit të Tiranës ka vepruar menjëherë, duke zhvilluar aksione të përditshme, për prishjen e këtyre shtesave të ndërtuara jashtë çdo kriteri urbanistik. Shembujt janë me dhjetëra, por konkretisht dje është ndërhyrë për prishjen e 2 shtesave mbi pallatet ekzistues 5 - katësh, në rrugën "Siri Kodra", duke eleminuar kështu një rrezik akut për shembjen e objekteve dhe kërcënimin e jetës së banorëve.

    Gjithashtu, një problematikë e veçantë e ndeshur në këtë periudhë, ka qenë zënia arbitrare e pronave private në zonat periferike të kryeqytetit, për të cilat institucioni ynë ka vepruar në mënyrë të menjëhershme konform ligjit, duke bërë evidentimin dhe ekzekutimin e tyre, siç është rasti në ekzekutimin e objekteve të ndërtuara pa leje mbi pronat e një familje të vjetër tiranase, Mumajesi. Ndërkaq, këtë javë do të ndërhyjmë për ekzekutimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme mbi pronën private. Jashtë vëmendjes së punës sonë nuk ka mbetur dhe nuk do mbeten zgjidhja e të gjitha ankesave të qytetarëve të trashëguara ndër vite.


    - Çfarë kontrollesh të tjera është duke ushtruar Policia Ndërtimore?

    Në lidhje me të gjitha subjektet ndërtuese që operojnë në qytetin e Tiranës, janë ushtruar në mënyrë permanente kontrolle të njëpasnjëshme përsa i përket zbatimit të ligjshmërisë në objektet që ata ndërtojnë. Për të gjitha rastet që janë konstatuar shkelje në zbatimin e lejeve të ndërtimit, devijime dhe ndryshime nga projekti i miratuar, si dhe ndërtime shtesash apo mosrespektim të kushteve urbanistike, nga ana jonë është vepruar rigorozisht për sanksionimin e secilës kundravajtje përmes aplikimit të gjobave, pezullimeve të punimeve të ndërtimit apo prishjeve të volumeve shtesë. Një ndër masat për vjeljen e gjobave në rastet kur subjektet nuk kanë shlyer detyrimet, kemi proçeduar në rrugë gjyqësore ndaj 17 subjekteve ndërtues, duke kërkuar për nxjerrjen e urdhërave të ekzekutimit dhe vjeljen më pas të shumave të gjobave, prej Zyrës së Përmbarimit Tiranë.


    - A ekzistojnë raste të evidentuara për moszbatueshmëri ligji në vendimet e lejeve të ndërtimit të miratuara nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës?

    Në disa raste të kontrollit të dokumentacionit, para fillimit të punimeve nga ana e subjektit ndërtues, kemi konstatuar leje ndërtimi të miratuara nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim flagrant me ligjin. Rast konkret është leja e ndërtimit e miratuar në favor të subjektit "Sara - EL" me vendimin nr.295, datë 01.06.2005 të KRRT-së së Bashkisë Tiranë në rrugën "Margarita Tutulani", për shkak se nga ana e Bashkisë në dokumentacionin e miratuar ka ndryshim dhe falsifikim të gjendjes ekzistuese të objekteve përreth sheshit të ndërtimit dhe shkelje të kondicioneve urbane. Për këtë rast, janë pezulluar punimet para një muaji, të cilat ishin në fazën fillestare të pilotimit, dhe është dërguar dosja për rishqyrtim KRRTRSH-së, duke rritur kështu autoritetin e shtetit përballë vendimmarrjes abuzive të organeve të pushtetit vendor, për miratimin e lejeve në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast të evidentuar, është bërë kallzim penal ndaj Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që dua të theksoj se në muajt e mëparshëm rezultojnë 11 kallzime penale ndaj Bashkisë së Tiranës për shkeljet ligjore të konstatuara në drejtim të dhënieve të lejeve të ndërtimit. Gjithashtu, nga ana jonë janë duke u shqyrtuar dosje të tjera të subjekteve preferenciale të bashkiakut Rama, ku në projektet urbanistike të miratuara nga Bashkia e Tiranës, që do të zbatonin projektet kanë pasqyruar në mënyrë të qartë uzurpim të sipërfaqeve të gjelbëra të kryeqytetit, në kundërshtim të ligjit për t'i kthyer në sheshe ndërtimi sipas interesave të Ramës. Një rast tjetër ku është konstatuar shkelje të kryera nga Bashkia e Tiranës, është rasti i rikonstruksionit të lulishtes "Vëllezërit Frashëri", ku nga ana jonë janë bllokuar fillimet e punimeve, pasi mungonte leja e ndërtimit dhe vendimi i KRRT-së për fillimin e tyre.


    - Në muajt e mëparshëm janë evidentuar raste të shumta të ndërhyrjeve të jashtëligjshme të Policisë Bashkiake në kompetencat e ndërtimorëve. A ekziston më ky problem?

    Një problematikë e hasur gjatë punës sonë është dhe ndërhyrja antiligjore e Policisë Bashkiake, ku në mjaft raste ky organ në kundërshtim me ligjin e Urbanistikës ushtron kontroll në evidentimin e ndërtimeve të jashtëligjshme. Shpeshherë, Policia Bashkiake ju del garant banorëve për mosprishjen e objekteve të jashtëligjshme, kundrej rryshfeteve të majme. Raste të tilla konkrete ekzistojnë në shifra të konsiderueshme, ku banorë të Tiranës denoncojnë Policinë Bashkiake për marrjen e rryshfeteve. Gjithashtu, edhe gjatë kontrolleve që ne ushtrojmë në ndërtimet e jashtëligjshme, mësojmë nga banorët që Policia Bashkiake ka ushtruar kontroll dhe ju ka kërkuar atyre lekë për mosprishjen e objektit.

    Dorina Azo


    RD

  7. #7
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    mor cuna megjithese edhe mund te kete parregullsi por mendoni se sty po investohet per shendetin e shqiptareve nuk mendoni se eshte dicka e mire sa per anashkalime po patet vene re drejtohuni direkt organeve kompetente
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  3. 80 vjet Spitali Ushtarak
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 06:12
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •