Lexim nga “Traktatet” e shėn Baldovinit nga Kanterbury, ipeshkėv
(Trakt. 10; PL 204, 513-514. 516)



Dashuria ėshtė e fortė si vdekja


E fortė ėshtė vdekja, e aftė tė na lejė pa dhuratėn e jetės. E fortė ėshtė dashuria, qė ėshtė e aftė pėr tė na ēuar nė njė pėrdorim mė tė mirė tė jetės.
E fortė ėshėt dashuria, qė ėshtė e aftė tė na zhveshė nga veshja e kėtij trupi. E fortė ėshtė dashuria, qė ėshtė e aftė t’ia shkėpusė vdekjes veshjet tona pėr tė na i kthyer.

E fortė ėshtė vdekja, sė cilės nuk mund t’i bėjė ballė asnjė njeri. E fortė ėshtė dashuria, aq e fortė sa tė ngadhėnjejė mbi tė, t’i thyejė tehun, t’i zbusė fuqinė, t’i kotėsojė fitoren. Do tė vijė koha kur do tė tallet, kur do tė mund tė thuhet: Ku ėshtė o vdekje therja jote? Ku ėshtė fuqia jote? (krh. Oz 13,14; 1 Kor 15,55).

“Dashuria ėshtė e fortė si vdekja” (Kk 8,6), sepse dashuria e Krishtit ėshtė fundi i vdekjes. Prandaj thotė: Unė do tė jem fundi jot, o vdekje; unė do tė jem kamxhiku jot, o ferr (krh. Oz 13,14). Nė tė vėrtetė, dashuria qė kemi pėr Krishtin, edhe ajo ėshė e fortė si vdekja, sepse duhet tė jetė njė farė vdekjeje, pėrderisa ėshtė shkatėrrim i jetės sė vjetėr, asgjėsimi i veseve dhe braktisje e veprave tė vdekura.

Le tė jetė kjo dashuri njė lloj shpėrblimi pėr Krishtin, edhe pse duhet tė pranojmė se do tė jetė gjithmonė e pabarabartė me dashurinė e tij pėr ne dhe si njė shėmbėllim i zbehtė i saj. Ai na ka dashur i pari (krh. 1 Gjn 4,10) dhe me shembullin e dashurisė sė tij ėshtė bėrė pėr ne si njė thirrje pėr tu bėrė tė njėformshėm me shėmbėllimin e tij, pėr tu zhveshur nga njeriu tokėsor dhe pėr tu veshur me njeriun qiellor.

Ashtu sikurse na ka dashur, ashtu duhet ta duam. Na ka lėnė, nė fakt, njė shembull qė tė ndjekim gjurmėt e tija (krh. 1 Pjt 2,21).

Prandaj thotė: “M’vendos si vulė mbi zemrėn tėnde” (Kk 8,6). Sikurse tė thoshte: Mė duaj ashtu si tė dua unė. Mė ki nė mendjen tėnde, nė kujtimet e tua, nė dėshirat e tua, nė psherėtimat e tua, nė ankimet e tua, nė lėngimet e tua.

Mos harro o njeri se gjithēka qė ti je vjen prej meje. Kujtohu si tė kam parapėlqyer nga tė gjitha krijesa t e tjera, dhe nė dinjitet e tė cilit tė kam lartėsuar, si tė kam kurorėzuar me lavdi dhe me nder, si tė kam bėrė pak mė tė vogėl se engjėjt dhe gjithēka kam vėnė nėn kėmbėt e tua (krh. Ps 8, 6-7). Sill ndėr mend jo vetėm atė qė tė kam dhuruar, por sa gjėra tė tmerrshme dhe tė pamerituara kam vuajtur pėr ty. Vetėm atėherė do tė mund tė kuptosh sa i padrejtė je me mua nėse do tė mė lėsh pa dashurinė tėnde. E kush tė do sa tė dua unė? Kush tė ka shėlbuar pėrveē meje?

Hiqe prej meje o Zot kėtė zemėr guri. Ma shkėput kėtė zemėr tė mpiksur. Shkatėrroje kėtė zemėr tė parrethprerė. Mė jep njė zemėr tė re, njė zemėr mishi, njė zemėr tė pastėr! Ti, pastrues i zemrave dhe dashurues i zemrave tė pastra, bėhu zotėruesi i zemrės sime, bėje banesėn tėnde. Pėrqafoje dhe kėnaqe. Ji ti mė i lartė se ēdo lartėsi e imja, mė i brendshėm sesa vetė brendėsia ime. Ti, shembull i ēdo bukurie dhe model i ēdo shenjtėrie; gdhende zemrėn time sipas shėmbėllimit tėnd; gdhende me ēekiēin e mėshirės sate, Hyji i zemrės sime dhe trashėgimi im, o Hyj, lumturia ime e amshuar. Amen (krh. Ps 73/72/,26).