pershendetje,
Mund te me gjen ndokush linqe apo ndonje permbajte ne lidhje me vepren e Shekspirit "Jul Cezari"?
gjithe te mirat, shendet
pershendetje,
Mund te me gjen ndokush linqe apo ndonje permbajte ne lidhje me vepren e Shekspirit "Jul Cezari"?
gjithe te mirat, shendet
me pelqen edhe ky. pak i cuditshem!
Always do right - this will gratify some and astonish the rest.
Po sjell ketu disa fraza nga "Cymbeline".
Cloo leave you in your madness,'twere my sin will not.
Imo.Fools cure not mad folks.
Clo. Do you call me fool?
Imo:As I am mad,I dof you'll be patient(just),I'll no more be mad;That cures us both.
Veprat e Shakespeare jane mbushur me perla.Duhet vetem te dish t'a lexosh me vemendje.
A di kush ndonje website ku mund t'i degjosh veprat e ketij autori?
[QUOTE=wittstar;1781442]Po sjell ketu disa fraza nga "Cymbeline".
Cloo leave you in your madness,'twere my sin will not.
Imo.Fools cure not mad folks.
Clo. Do you call me fool?
Imo:As I am mad,I dof you'll be patient(just),I'll no more be mad;That cures us both.
Veprat e Shakespeare jane mbushur me perla.Duhet vetem te dish t'a lexosh me vemendje.
......
Krejt ēėshtja ėshtė tė dish t' i lexosh Shekspirin dhe shkrimtarėt tjerė tė natyrės sė tij. Shumshtresshmėria e tė folurit poetik tė Shekspirit, kėrkon kulturė dhe njohje tė lexuesit.
Shekspiri, bashkė me ndonjė tjetėr qė janė perla tė letėrsisė sė pėrbotshme, me qindra vjet studjohen dhe prapėseprapė, gjithnjė ėshtė e mundur tė mos i zbulosh tė gjitha shtresa dhe pėrmasėn e thėnies poetike...
Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!
William Shakespeare (1564-1616)
Epoka
Shekspiri ėshtė shkrimtari mė i madh i rilindjes evropiane; ai ėshtė njė prej mendjeve tė fuqishme, vigane, qė lindi kjo epokė. Kuha kur jetoi ai ka qenė e stuhishme. Nė shekullin XVI nė Angli u shėndrrua tėrė jeta ekonomike shoqėrore e Anglisė. Feudalizmi u ēthur nė qytet deh nė fshat, mardhėniet kapitaliste morėn hov mė tepėr se nė cdo vend tė Evropės. Si rrjedhin shteti anglez u kthye nė njė fuqi tė dorės sė pare.
Jeta
Shekspiri lindi mė 1564 nė qytetin e vogėl Stratford. Kėtu kaloi fėmirinė dhe rininė. Ai pati mundėsi tė vėzhgojė e tė njohė mire jetėn e zakonet e krahinės angleze, tė shijojė bukuritė e natyrės qė kishin rrethinat e qytetit tė lindjes, tė dėgjojė prej gojės sė fshatarėve gojėdhėnat popullore plot poezi, tė njohė mire gjuhėn e gjallė popullore.
Nė shkollėn qė ndoqi nė vendlindje, mėsoi latinisht, pak greqisht, logjikė e retorikė.
Nė moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeqare, pėr shkak tė keqėsimit tė gjendjes ekonomike tė familjes ( I ati kishte tetė fėmijė) Shekspiri u shtrėngua tė fitojė vetė mjetet e jetės. U muar me punė tė ndryshme.
Tetėmbėdhjetė vjeq u martua.Rreth vitit 1586, I pakėnaqur nga jeta nė Stratford, u nis e shkoi nė Londėr pėr tė kėrkuar punė. Hyri nė teatėr u bė actor. Nga viti 1590 bėri provat e para nė krijmtari, shkroi kronika dramatike, komedi dhe dy poema. Sukseset qė I pati nė teatėr e nxitėn ti kushtohet dramaturgjisė. Pėr 22 vjet ai I dha skenės e letėrsisė 37 vepra tė mrekullueshme nga ana e jetės plot gjallėri qė lėvrin nė to e nga mprehtėsia e analizės psikologjike. Kulmin e krijimtarisė e arrin nė vitet e para tė shekullit XVII, kur cfaqen nė skenė tragjeditė madhėshtore tė tijė Hamlet, Othello, Makbeth, Mbreti Lir etj. Shekspiri u bė edhe drejtor I teatrit kryesor tė Londrės. Mė 1612 hoqi dorė nga verpimtaria letrare dhe shkoi nė qytetin e lindjes. Vdiq mė 1616.
Veprat
Shekspiri ka shkruar 37 vepra teatrale, dy poema dhe njė pėrmbledhje sonetash. Pjesėt teatrale ndahen nė komedi, kronika historike, tragjedi.
Komeditė
Shekspiri rreth nė to problemin e madhė tė kohės, clirimin shpirtėror moral tė njeriut nga prangat e jetės feudale e tė mendėsisė mesjetare, mbron tė drejtėn e njeriut pėr tė qenė I lire nė vullnetin, veprimet e ndjenjat e tija.
Komditė e Shekspirit janė plot optimizėm. Nė to shprehet qartė besimi se njeriu mund tė arrijė tė bėjė njė jetė tė gėzuar, tė bukur e tė lumtur, tė mbėshtetur nė drejtėsi. Nga ana artistike ato shquhen me jetėn plot lėvizje qė lėvrin nė to, me larminė e karaktereve dhe me gjallėrinė e madhe tė dialogėve.
Ndėr komeditė shquajmė Ėndrra e njė natė vere, Tregėtari i Venedikut, Gratė gazmore tė Uindsor-it, Shuamė zhurmė pėr asgjė etj.
Kronikat historike trajtojnė subjekte tė historisė angleze si p.sh Rikardi II, Rikardi III, Henriku IV etj.
Nė kronikat historike Shekspiri demaskon feudalėt qė me grindjet e tyre pa fund e zhysin vendin nė gjakėderdhje, e shkatėrrojnė atė dhe pengojnė zhvillimin e kombit.
Tragjeditė
Tragjeditė trajtojnė me ngjyra thellėsisht tragjike probleme nga mė tė ndėrlikuarat e jetės, pasqyrojnė rritjen e kontradiktave shoqėrore nė Anglinė e fillimit tė shekullit XVII, dyshimet se mund tė ndreqet e keqja e se mund tė pėrmbushem idealet humaniste nė kushtet egzistuese. Duke u pėrpjekur tė depėrtojė thellė nė mardhėniet njerėzore, Shekspiri bindet se njerėzimi ėshtė ende larg lumturisė sė kulluar, pėr tė cilėn kishin ėndėrruar mendimtarėt e pėrparuar tė Rilindjes. Ai sheh se drejtėsia e lumturia nuk mund tė arrihet nė shoqėrinė ku sundon egoizmi, ambicja e hipokrizija. Por Shekspiri sheq dorė nga idetė humaniste dhe I mbronme force ato.
Tė ngjeshura me mendime tė thella, tė ndėrtuar me mjeshtri tė madhe artistike, tragjeditė janė kryeveprat e Shekspirit. Ndėr to pėrmendim Romeo e Zhulieta, Jul Cesari, Hamleti, Othello, Mbreti Lir, Makbeth etj.
Makbethi ėshtė ndėr tragjeditė e pėrsosura nga ana artistike.
nuk e di nga e keni marr kete informacion qe pas emrit te Shekspirit fshihet Eduard de Ver,por nga te dhenat qe keni vendos nuk deshmon asnjera qe de Veri apo kushdo tjeter eshte Shekspiri. ne kete tekst nuk eshte asnje deshmi reale vetem disa sqarime te mundshme pse ai e ka mbajt te fshehur emrin e tij e te cilat jane jo logjike. nese de Veri eshte autori edhe i ka shkruar te gjitha ato eshte e pa mundur qe askush te mos e kete ditur edhe nuk jepni asnje deshmi konkrete nga ai personalisht apo nga te tjere bashkohes te de Verit qe thone se pas emrit te Shekspirit fshihet ai
mendoj se ky forum ka njerėz shum tė zotė sepse ky informim te ndihmon shum dhe ta pasuron trurin me dije siq jan kėto lart.
Imzot F.S.Noli e konsideron tragjedinė Makbeth si njė gjėmė tė madhe ,si tragjedinė mė tė tmeruar qė ka dalė nga pena e Shekspirit .
Gjithkush ėshtė intriguar nga fakti i ekzistencės sė te madhėrishmes nė kėtė kryevepėr tė letėrsisė botėrore ; i simpatisė qė tė pėrvjedhin ēifti Makbeth , qė e harxhojnė tėrė heroizmin e tyre sipas imzot Nolit , pėr tė shtypur tė tjerėt dhe pėr tė vrarė vetveten.
Duke respektuar gjithė ata qė u pėrpoqėn pėr tė zgjidhur kėto enigma letrare po i afrojmė lexuesit interpretimin tonė.
Nuk ėshtė e rastit qė Shekspiri parapėlqen kastėn e Glamsit pėr heronj tė tragjedisė sė tij , duke e konsideruar shtresėn e mesme tė shoqėrisė si inicuesen e vlerave re reja njerėzore .
Ishte fisnikėria e mesme aktive , qė kėrkoi e provoi tė udhėprinte nė epokėn e re .
Nė kėtė kuptim tragjedia Makbeth ėshtė historia e fisnikut anglez , qė tenton tė shpėrbėjė strukturėn e murosur shpirtėrore ,morale e jurudike tė kupolės mesjetare : apatike,parazitare , tė asaj hijene gjakpirėse , qė ndodhej nė udhėkryq .
Pėr ta shpėrbėrė atė kupolė , Shekspiri rikrijon mitin e dioskurėve Makbeth- Banko, binomin e sfidės sė kundėrshtarėve tė denjė Makbeth- Makdaf ,shfaq njė mendėsi te pazakontė tė ēifti Makbeth dhe risjell mitin e tri fatthėnave pellazge(sipas tė lashtėve jeta e njeriut ndjek rrjedhen e njė filli qė: fillimisht zgjatet , pastaj pėshtjellohet dhe dikur tė pritet , si ta parathonė tri mojrat (te mirat)ku : e para e tjerr fillin e jetės , e dyta e pėshtjellon dhe e treta e pret atė) Me kėto modele letrare parathuhet fundi i qerthullit mesjetar tė tradhėtive , helmimeve ,vajit nė vesh, kamės nė gjumė ,si dhe nxitet katarisi shpirtėror te sprektatori pėr tė pranuar e gjetur shembėlltyrat alternative humane ,qė na i propozon Shekspiri nė tėrėsinė e mozaikut tė personazheve tė tragjedisė.
Gjenia shekpirjane ka kuptuar se : epoka e re kėrkon individ aktiv ,tė lirė ,imponues e tė barabartė nė kontribut pa dallim gjinor dhe shoqėror.Dioskurėt Makbeth Banko, antipodėt Makbeth -Makdaf jane sfidues te mesjetės parazitare tė Dunkanit. Por sfida e epokės sė re kapitaliste padyshim ėshtė Ledi Makbeth , heroina e pare nė gjininė dramatike , figura e femrės potente, jetėsore, inspiruese e gjithpushtetshme e pavarur aktive ,e cila rezėllen afirmim ,barazi dhe pushtet sensual tek Makbethi, bashkėshorti dhe patriarku tipik, qė zė fill nė letėrsi me 28 shekullorin Uliks famėmadhin(1180 pere TROJA -1603 ere ).
Heronjtė e Shekspirit veprojnė nė situata apokaliptike, ku kurora verbon arėsyen,dhe si tė tillė, ata shėndrohen nė pishtarė tė ndezur me gjenialitet , pėr tė ndriēuar monopatet e ferrtė tė mesjetės tė mbytur nė qerthullin e gjaktė . Gjenialiteti shekspirjan ėshtė nė gjendje tė konturojė tė ardhmen edhe atje ku mund tė duket e pamundur .Pėr kėtė , ai sjell ,nė skenė, heronjė me individualitete tė spikatura dhe qė janė vetvetja e pa pėrsėritshme , qė pėrpiqen me ēdo kusht tė mbrijnė diku , por spektatori e sheh qorsokakun e heronjve dhe nuk ēuditet nga fundi i gremintė i tyre.
Njė spektator i vemendshėm sheh se, subkoshienca ėshtė e pėrbindshme , kur nuk ka ndrojtje tė shfaqet si virtyt te heronjtė e tragjedisė..
Makbethit ia tronditin natyrėn njerėzore mendimi i vrasjes . Nė fillim , mendimi i tij e kėrkon si fat kurrorėn, pa lėvizur fare. Mendimi pėr kurorėn nuk e le ore e ēast tė qetė. Tė qėnit princ i Kemberlendit ėshtė si njė gurė qė i zė udhėn , qė e pėrmbys , po se kaperceu.Lakmite e zeza e tė thella kėrkon t’i fsheh nga syri.Dora duhet tė mbarojė veprėn ,qė syri druhet ta shikojė.
Zonja Makbeth fillimisht prezantohet si njė zemer tepėrplotė me qumėshtin e zemėrbutėsisė njerėzore .Ambicja pėr tu bėrė mbretėreshė,pas profetėsisė sė fatthėnave , pėrcillet prej saj me ligėsi. Ledi Makbeth e pėrballon me kurajon e nje gruaje qėllimin pėr tė arritur qarkun e Artė duke pėrjashtuar me gjuhė tė ashpėr , ēdo gjė qė e ndalon.
Zemėrngurtėsuar,gjakmpiksur ndaj mėshirės e dhemsurisė njerėzore ,ajo kėrkon:
- Nga kraharori femėr –mermėni qumėshtin dhe nemni vrrerin ,nemni natėn e errėt tė veshur me tymin me tė dendur te skėterrės qė tė mos shoh thikėn qė plagėn shpon ,
-ajo kėshillon : Pėr tė gėnjyer kohėn ,duku sipas kohės ;nė sy nė dorė e nė gjuhė kij mikpritjen; duku si delja e pafajshme , por ji gjarpėr i fshehur nėn gur; fajėso tė tjerėt,bėrtit,ēirru dhe vajto pėr viktimat e krimit tėnd...
Ledi Makbeth , pėr mendimin tonė ,ėshtė heroina mė komplekse dhe njėherazi dhe brilanti mė rezėllues i universit shekspirjan.Thėniet e saj i kalojne kufijtė e sensuales ,brishtėsisė, pafajsisė,ėngjėllit tė dashurisė toksore , ripėrtėritėses sė jetės ,qė duhet ta karekterizojnė si femėr. Fillimisht e kujton se ėshtė njė fatthėnese e katėrt e tragjedisė dhe kur e nxit tė shoqin nė krim e kujton si njė shpirt tė sė keqes.Dhe pėr imazhin negativ qė tė krijon mendon, pėr njė ēast, se do tė dalė shumė shpejt nga skena . Por jo ,ėshtė e pamundur. Arėsyeja ? Nga akti nė akt kupton se ėshtė ajo ,qė i ve nė lėvizje subjektin e tragjedisė duke u pėrplotėsuar nė planin shoqėror.
Na bėn pėrshtypje fakti qė ka njė dashuri tė panjollė dhe tė pa tronditur ndaj tė shoqit.Endėrra e saj ishte kurora mbretėrore e jo brinjtė e turpit nė kokėn e te shoqit.Plotėria e planeve shoqėrore nė figurėn e ledit Makbeth pėrvijohen nė njė atmosferė kaosi ; ku pabesia ,dhuna e krimi ishin modeli jetėsor dhe ushqimi shpirtėror pėr kėdo brenda atij qerthulli.Pėr shkallėn e emancipimit dhe tė ndėrgjegjėsimit tė Ledit Makbeth , pėrgjegjėse ėshtė shoqėria e kohės sė saj.Figura e saj nuk idealizohet . Jo rastėsisht,asaj i mungon plani nėnės ,tė cilėn ja plotėson skematikisht ledi Makdaf . Si inspiruese e tė shoqit nė krim , ledit Makbeth , i mohohet tė riprodhojė jeten sepse kohės sė re nuk i lipsen trashigimtar pėbindėsha -njerivrasės.E zotėruar nga instikti, ajo ėshtė dėshmitare e vazhdueshme nė krimet e tė shoqit.Shekspiri na bind se asaj , hap pas hapi , i zgjohet ndėrgjegja ,por kjo nuk mjafton .Imazhet e krimit ja kanė helmuar shpirtin nė atė masė sa ,sėmuret nga samnabulismi dhe vdes ēdo natė nga pak e ēmendurisht.
Kur ambicja pėr pushtet tek Makbethėt i kalon kufijtė e ferrit me vepra tmeruese , atėhere vetedija e tyre kalon nė drejtėsi se paanshme :
- Na zgjat kupėn , tė pimė helmin ,qė pėrgatitėm vet ; tė vrasėsh gjumin e pafajshėm ,qė ripėrtėrinė jetėn e largon vdekjen ,si banjo pas lodhjes kapitese ,si balsam pėr shpirtin e plagosur,si gjellė e dytė qė ushqen dasmėn e jetės - ke tradhėtuar vetveten.Dorėn vrasėse nuk e lan dot uji i oqeanit ,ajo skuq e pėrgjak tė gjitha detet.
-Makdafi-Sketera ka bėre kryeveprėn ,vrasja sakrilegje hyri tinės nė tempullin e Zotit tė bekuar dhe vodhi jetėn nga altari.
-Makbethi – Vdiq nderi dhe fama ,vera e jetes rrodhi dhe mbeti vetem krund i fundėrisė.
Makbethi , pas kėsaj , shndėrrohet nė nje kriminel hakmarrės e pėr poshtėrimin qė i bėri jetės , ai zotėrohet nga ndjenja e tė lodhurve nga mjerimi dhe tė shtypurve nga fatėkeqėsitė.Pėr tė tradhetia ėshtė nje hije tmerruese . Pėr njė burrė ėshtė mė mirė te ndeshet me njė ari Rusie,rinoqeront a tigėr Hirkanije ,tė ndeshet me shpat nė mes te shkretirės, pa ju drithėruar shpirti si njė doē kurve.
Tragjedia shekspirjane nuk pėrfundon kėtu. Ajo pėrplotėsohet ne dialogun Malkolm –Makdaf.
Malkolmi—Jam shartuar me ēdo bėrthamė vesi e ligėsie ,qė kur tė lulėzojnė , do ju duket Makbethi i zi mė i bardhė se dėbora ,si shqerrė e ėmbėl pranė njė kuēedre .Vėrtetė Makbethi ėshtė gjakatar ,kurvar,avar,dinak e i pabesė ,gjakėnxehtė e zemėrligė i pėrmbytur nė mėkate e vese qė kanė njė emėr.Por pusin e asganllėkut tim tė pafund nuk e mbushin gratė dhe vajzat tuaja. Dėshira ime nuk njeh asnjė kufij.Mė mirė mbret Makbethin ,se sa nė fron njė njeri si unė .Avar i pangopur si unė , rrezikoni ēifligje e kėshtjella tė tė parėve ,xhevahire ,dhe shtėpi e nderin .Sa mė shumė vjedh aqa mė shumė mė rritet urija ,dita ditės.Kjo avaricje ėshtė vesi mė i egėr qė ka rrėnjė mė tė thella dhe mė tė rrezikshme se asganėria pranverore .Kjo ėshtė shpata qė u pret kokėn mbretėrve. S’kam asnjė hir qė i ka hije mbretit si:drejtėsi,besnikėri e masė, qėndrim madhėshtor e mirėsi ,durim ,kurajo e zemėrmadhėsi. S’kam gjurmė prej kėtyre ,por jam plot me vese e krime lulėzuar ,qė u rritėn e stėrvitėn gjer nė kulm ,po dhe sikur te kem fuqi nė dorė hedh mjalten e pajtimit ne sketerrė dhe i ve pishtarin(flakėn) paqes sė pėrbotshme dhe ēdo bashkėri tė dheut e shkallmoj.
Plotėsohet nė kėtė dialog pak a shumė thelbi epokės mesjetare , qė domosdoshmėrisht duhej larguar. Shekspiri risjell nė skenė heronj tė tipit homerian si : Makbeth –Banko dhe e hap tragjedinė e tyre nė njė situate fantastike , kur ju parathuhet e ardhmja nga fathėneset.
Dihet tashme se Makbethi qe njė nga figurat reale tė historisė e sė Skocisė (1110) qė mbretėroi pėr 25 vjet , ndėrsa Banko ėshtė sozia e tij artistike .I pari na shfaqet si vezullim i fundit i mesjetes dhe i dyti na propozohet si model i mundshėm i i kohės sė re . Dallohen prej njėri tjetrit nga ajo ēka fati u rezervon kur u pritet filli i jetės. Mabethi pas medyshjes sė fillimit, priret nga egoja pėr kurordhe zgjedh rrugėn e krimeve , pas parathenies sė fatave dhe inspirimi qė i bėn Ledi Makbeth . A nuk ju kujton ēifti Makbeth bashkėshortėt ideal ,model pėr kėdo qė beson vėrtet tek besnikėra bashkėshortore.
Bankoja u bė viktima e parė se,qe dėshmitar nė parathėnien e Fatit tė Makbethit .
Sipari i vetasgjesimit brenda llojit ,fataliteti i zhdukjes se njeriut nga njeriu ,si kufiri i apokalipsit tė pritshėm , ishte hapur. Bankoja i nėnshtrohet fatit pėr hir tė tė bijėve, qė sipas tė thėnave , do tė ishin trashigimtar tė fronit mbretėror.
Makbethi pėr kurrorėn vret Dunkanin dhe njėherazi gjumin dhe qetėsinė e tij, vret mikun e tij Bankon dhe njėherazi vret sigurinė, vret Ledin Makdaf me fėmijet e saj ,pra pafajsinė dhe njėherazi vret dhe tė drejtėn pėr tė sjellė nė jetė trashigimtarin e tij. Egoizmi i vret atij lumturinė e nė kėtė kuptim , egoizmi ekstrem ėshtė vetasgjesues.
Njė gjė ėshtė e vėrtetė qė, pse nė pėrfundim tė tragjedisė pushtohesh nga ndjenja e keqardhejes pėr ēiftin Makbeth? Shfaqja realist si i vlerave dhe i egoizmit ekstrem te heronjė e tragjedisė na bėn ne tė mos i shohim ata vetėm bardh e zi .Ashtu si nė jetė tė mirėn dhe tė keqen njė ēast i ndan. Mund tė kėrkosh modelin tėnd dhe do ta gjesh brenda kėtij mozaiku vlerash e instiktesh te tė gjithė heronjtė e tragjedisė dhe nuk mund tė pėrjashtosh qoftė edhe njerin prej tyre , nė se tė duhet tė strukturosh modelin human ,qė kėrkon tė ngjiz tek ty Shekspiri.
Individin aktiv do ta gjeni te Makbethi e Bankua ,hierarkun pompoz tek Dunkani,bashkėshortėsinė ideale te ēifti Makbeth,vendosmėrim shpaguese tek Makdafi ,pafajsinė te ledi Makdaf dhe te femijtė e saj,inspiruesen e pushtetshme tė pa epurėn tė vendosurėn per kurorėn e lavdinė te ledi Makbeth.
Ajo qė duhet tė pėrjashtosh e tė mos bėhesh pjesė,nė kėtė tragjedi , ėshtė; kaosi mesjetatar , ku pabesia, krimi e instikti i pėrvjedhin jetėn heronjve Kryefjala a tragjedisė ėshtė : Kush mbjell vdekjen , gjen prehje tek ajo.
shpresoj qe keto fragmente te shkeputura nga interneti ti sherbejne ndokujt ne referate apo esse
Pergezime per keto te dhena, per Shekspirin.
kush nga ju mund te me ndihmoj me analizen e vepres se Shekspirit "Antoni dhe Kleopatra"??????????
Soneti 116
Unė s'di se si mund tė prishet njė bashkim
shpirtrash besnik. Dashnia s'ėshtė dashni.
Nėse ndryshon kur sheh ndonjė ndryshim,
Ose dredhon kur s'gjen mė bukuri:
Oh, jo! Ajo ėshtė si njė fer i ngulur mirė,
Qė vėren stuhitė, ngahera i patronditshėm;
Eshtė yll udhėheqės per ēdo vark' n'errėsirė,
Qė ndonse rri i fshehtė; ėshtė fort i ndritshėm.
Faqeve e buzėve, koha, mund t'ua shuaj
Tė kuqtė rinorė, por zjarrin, jo, Dashnisė!
Dashnia s'ėshtė njė lojė pėr javė e muaj,
Por gati tė hapė dhe dyert e Pėrjetėsisė!
.... Nė qoftė gabim kjo, dhe tek unė provuar,
.... Un' kurrė nuk shkrova, e askush s'pat dashuruar.
Pėrktheu Napolon Tasi
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Soneti 36
Megjithėse na ka bėrė "njė" miqėsia,
Lejomė tė them se duhet t'rrijmė "dy";
Kėshtu trupin qė mbulon pun't e mia
Do t'a mbaj vetėm un, jo tok me ty.
Megjithėse jetėt tona i ndan zemėrimi,
Nė zemrat tona njė qėllim jeton,
Qė, ndonėse dashurinė s'na e dobson,
Vjedh prap-se-prap nga ajo ca orė gėzimi.
Pra, qė - tashti mė duhet mos tė t'njoh,
Se mos prej meje tė zė turpi sytė;
As para botės mė mos mė ndero,
Qė mos ta heqsh at' nder nga emri yt:
.....Mos ji, pra, i tillė, tė dua aq fort -mbaje mėnd-
.....Sa, si t'kam timin ty, kam dh'e emrin tėnd.
Pėrktheu Napolon Tasi
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
SONETI 2: KUR DYZET DIMRA BALLIN TĖND DO TA KENĖ KAPLUAR
Kur dyzet dimra ballin tėnd do ta kenė kapluar
Dhe llogore tė thella do ta brazdojnė arėn e bukurisė tėnde,
Petku krenar i rinisė, deri tani i admiruar,
Do tė jetė bėrė zhele, askujt pėr tė nuk do ti bjerė nė mendje.
Atėherė, nėse do tė pyesin se ku shkoi bukuria jote,
ku treti thesari i ditėve tua tė ndritura tė dikurshme,
tiu pėrgjigjesh se ato tani nė sytė e tu janė gdhendur fort
pėr ty turp pėrvėlues do tė ishte lėvdatė e turpshme.
Sa lėvdata mė shumė do tė meritonte bukuria jote,
Nėse ti do tua ktheje: "Ky fėmija im bukurosh
Ėshtė fryt i bukurisė dhe vitet qė kalojnė bėn tė mos i dallosh",
duke dhėnė provė se bukuria e tij buron prej teje.
Kjo i bėn tė ndihesh i ri edhe kur plakur tė jesh,
tė vėresh gjakun tėnd tė ngrohtė, kur ai nė damarėt e tu ėshtė i ftohtė.
SONETI 21: UNĖ NUK JAM SI AJO MUZA
Unė nuk jam si ajo Muza
e frymėzuar pėr poezinė nga bukuritė bajate,
qė ka si ornament qiellin vetė
dhe ēdo bukuri e krahason me shkėlqimin e saja,
duke u rigrupuar nė shembuj solemnė
diell, hėnė, tokė dhe margaritarėt e deteve,
lulet e para tė prillit dhe gjithsa vlera
ndryn nė vete kupa qiellore nė kėtė rrotullim tė tmerrshėm.
I ndershėm nė dashuri, lejon qė unė tė shkruaj tė vėrtetėn
e pastaj besomėni, dashuria ime ėshtė e bukur sa edhe
biri i ēdo nėne, edhe pse nuk llamburit
si ato drita tė floririt fiksuar nė kupėn e qiejve:
lereni ta teprojė ai qė dashuron frazat me shumė efekte;
unė nuk lavdėroj ato qė ti shes nuk kam qėllim.
SONETI 23: SI NJĖ AKTOR TEJET I KEQ NĖ SKENĖ
Si njė aktor tejet i keq nė skenė
harron rolin e tij nga frika i dambllosur,
apo si njė tėrbim i stėrmbushur me pezėm
sfilit, zemrėn e vet nė turrin e pasosur,
edhe unė, tek ndjehem i pasigurtė, nuk gjej fjalėt dot
pėr hymnet e domosdoshme tė ritualit tė dashurisė,
e nė kulm tė dashurisė sime mė duket vetja kot
ndrydhur nėn peshėn e fuqisė sė saj tė pakufi.
Janė kėshtu vargjet e mia, e vetmja gojėtari
dhe mesazherėt memecė tė zėrit e tė zemrės sime,
pėr tiu pėrgjėruar dashurisė e pėr tė marrė pjesė nė shpėrblim
shumė mė tė madh se ajo gjuhė qė foli pa pushim.
Tė lutem, mėso tė lexosh heshtjen e zemrės sime
Ėshtė zgjuarsi e dashurisė tė synojė qėllimin me anė tė syve.
SONETI 24: SYRI IM ĖSHTĖ BĖRĖ PIKTOR DHE KA TRADHTUAR
Syri im ėshtė bėrė piktor dhe ka tradhtuar
Pamjen tėnde tė bukur nė portretin e zemrės sime;
Trupi im ėshtė kornizė nė tė cilėn mbyllet
Panorama, arti i shkėlqyer piktorik,
Se nėpėrmjet piktorit duhet tė shikoni artin
Pėr tė gjetur ku ėshtė pėrfytyrimi yt i mirėfilltė i pikturuar,
Ruajtur kėtu nė shishen e gjirit tim,
Qė i ka sytė e tu dritare pėr tė shikuar.
Shiko tani si na ndihmojnė sytė nė kėtė punė, pra:
Sytė e mi kanė hetuar figurėn tėnde, ndėrsa
Sytė e tu janė dritare nė gjirin tim, ku Dielli
Arrin tė mbėshtetet dhe tė tė admirojė ty,
Megjithatė artit tė syrit i mungon cilėsia mė e mirė:
Portretizon atė qė shikon, por zemrėn nuk e njeh kurrsesi.
SONETI 25: KUSH ĖSHTĖ NĖ FAVOR TĖ YJEVE TĖ TIJ
Kush ėshtė nė favor tė yjeve tė tij
Merr ndere publike e tituj madhėshtorė,
Ndėrsa unė, qė fati mė mohon triumfe tė tillė,
Jepem pa shpresė pas asaj qė mė sė shumti ēmoj,
Favoritėt e tė fuqishmėve ēelin petale tė bukura
Vetėm si shtogu nėn shkėlqim tė diellit,
Tashmė ėshtė varrosur brenda vetes krenaria e tyre
Sepse nėn renė e parė qė vjen madhėshtia e tyre bie.
Lufta heroike, e famshme pėr vlera
Nėse pas shumė fitoresh pėson njė humbje njė ditė
Pėrgjithmonė kurorėzohesh nga mėngjesi i lavdisė
Dhe pėr mė tepėr harruar ēdo sukses trimėror
I lumtur jam unė qė dashuroj dhe mė japin dashurinė
Atje ku dashuria nuk ndryshon dhe askush dot se braktis.
SONETI 27: SFILITUR NGA LODHJA, REND SHPEJT NĖ SHTRAT
Sfilitur nga lodhja, rend shpejt nė shtrat
Tė ēlodh trupin e dėrmuar nė udhėtim;
por atėherė nė kokėn time njė tjetėr rrugė hapet
ta lodhė mendjen time tani qė pushon trupi im.
Zgjuar mendimet e mia nga larg ku gjendem
Fluturojnė nė pelegrinazh tė pafund drejt teje
Dhe mbajnė hapur qepallat e mia tė rėnda
Duke kqyrur atė terr qė e njeh vetėm i verbėri:
por ja qė pamja pėrfytyruese e zemrės sime
sjell hijen tėnde nė shikimin tim pa dritė,
qė, e ngjashme me diamantin e ruajtur nė terrin mė tė zi,
e bėn tė bukur natėn e errėt dhe tė re fytyrėn e saj plakė.
Kėshtu ditė pėrditė mendja ime e ngratė
Pėr fajin tėnd dhe timin nuk gjejnė kurrė qetėsi.
SONETI 28: KU MUND TA GJEJ PRAPĖ PAQEN TIME
Ku mund ta gjej prapė paqen time
Nėse gjumi krejt mė ka braktisur?
Nėse ankthi i ditės nuk gjen prehje natėn
Por dita tryset nga nata dhe nata nga dita tryset?
Dhe tė dyja, edhe pse armike tė njėra tjetrės,
merren vesh mirė vetėm qė tė mė torturojnė pafund
njėra me sfilitje, tjetra me ankthin
qė ndodhem larg, gjithnjė mė larg kėshtu.
Pėr tu bėrė i lig ditės i them se je dritė
Dhe e zbukuroj nėse retė ia errėsojnė qiellin:
Kėshtu e zbardh natėn e errėt duke thėnė
Se ti e argjendon mbrėmjen nėse nuk shkėlqejnė yjet.
Por dita ēdo ditė mi zgjat vuajtjet e mundimet
E nata ēdo natė dhimbjet mė tė rėnda mi bėn.
SONETI 29: NGANJĖHERĖ, DUKE URRYER FATIN DHE NJERĖZIT
Nganjėherė, duke urryer Fatin dhe njerėzit,
Unė qaj vetmitar nė braktisjen time tė trishtė,
Dhe e trazoj qiellin shurdh me thirrjet e mia tė kota
Dhe e kundroj veten time, dhe e mallkoj fatin tim,
Duke lakmuar fatin e atyre qė janė plot me shpresa,
Tė atyre miqve tė panumėrt qė iu ka ecur nė jetė,
Duke lakmuar mendjen e disave, pushtetin e dikujt tjetėr,
Tė atyre qė janė mirė dhe mė tė pakėnaqur se unė vetė;
Por ja qė nė tė tilla mendime pothuaj vetveten duke sfilitur,
Pėrfytyrimi yt mė shfaqet, e atėherė merr fund nemitja
Dhe lauresha, nė tė aguar tė ditės, fluturon
Nga toka e errėt, lėshon hymne ndaj fronit tė qiellit:
Sepse kujtimi i dashurisė sate tė ėmbėl sjell tė tillė
Pasuri; qė me njė mbretėri unė kurrė nuk e ndėrroj.
SONETI 35: MOS TĖ TĖ VIJĖ KEQ PĖR ATĖ QĖ KE BĖRĖ
Mos tė tė vijė keq pėr atė qė ke bėrė
Trėndafilet kanė gjemba dhe baltė kanė burimet argjendorė;
Retė dhe eklipset errėsojnė diellin e hėnėn
Dhe nė lastarin mė tė bukur fshihen krimbat mė mizorė.
Ēdonjėri nga ne gabon dhe edhe unė jam mashtruar
Duke shfajėsuar fyerjet e tua me ngjashmėri
Duke poshtėruar veten time pėr tė falur mangėsitė e tua,
Duke bėrė sikur i fyeri nuk jam unė por ti:
Pasi fal mėkatet e shqisave tua nis
Ana jote e mbrapshtė tė bėhet avokati yt-
Dhe kundėr meje ndėrmerret mirėfilli njė proces:
E tillė ėshtė lufta midis dashurisė dhe urrejtjes sime,
Ku fatalisht edhe unė jam bashkėfajtor i atij
Hajduti tė dashur qė pa mėshirė gjithēka mė vjedh.
Perkthyer nga : Elida BUĒPAPAJ
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
45
Dy tjerėt - ajri i lehtė dhe zjarri dlirės,-
Ngado qė unė shkoj, kėnaqen t'rrijnė pas teje;
I pari mendimi, i ndjekur prej dėshirės -
Kėtė prani - mungesė rrėshqasin mes teje e meje.
Po kur k'ta dy elementėt mė tė shpejt
Shkojn larg tek ti tė ndezur prej dashnisė
Une i pėrbėrė nga katėr gjithėsejt,
Mbetur me dy sėmurem prej vetmisė;
Derisa jetėn prapė te ma plotsojnė
Kėta lajmėtarė tė shkatht' qė m'vijnė nga ti;
Sa mbrrijnė, qė je shėndosh mė sigurojnė,
Dhė m'thonė gjithcka rreth teje me hollėsi;
..Me kaq kėnaqem, por pas pak shqetėsohem;
..Mė duhet t'i kthej mbrapsht, dhe sakaq trishtohem.
perktheu Napolon Tasi
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
(1564-1616)
Shqipėroi Fan Noli
HAMLETI
(fragmente)
THUAJ YJTĖ SJANĖ ZJARR
Thuaj yjtė sjanė zjarr,
Thuaj dielli u shua,
Thuaj jeta ėshtė varr,
Po mos thuaj qė stė dua.
TĖ RROSH A TĖ MOS RROSH
Tė rrosh a tė mos rrosh - kjo ėshtė ēėshtja:
M e lartė ėshtė vallė tė durosh
Hobe*, shėgjeta fati tė tėrbuar
A tė pėrballsh njė det tė turbull helmesh.
Me arm e funt tu japsh? Tė vdeē - tė flesh
Jo mė! - dhe me njė gjumė tė mbarosh
Ēdo zėmėr - dhėmbje, mijėra tronditje,
Qė trupi prej natyrės trashėgon,
Ja njė qėllim qė duhet dėshėruar
Me gjithė shpirt. Tė vdeē - tė flesh, tė flesh?
E nofta tėndėrrosh! Ah, kėtu ngec;
Se ēėndrra shohim natė gjumė vdekje,
Pasi na shkundet kjo pėshtjellj e mortme**,
Kjo frikė na qėndron; ja arėsyja
Qė aq e zgjat njė jetė me mjerime;
Se kush duron pėrbuzjen dhe kamēikn e botės,
Zullumn*** e shtypėsit, pėrdhunėn e krenarit,
Lėngimn e dashuris sė papėrfillur,
Vonimn e ligjės, gojė-ēthurrjen e zyrtarit,
Dhe shkelmet, qė ēdo vlerė zemėr-gjerė
Nga tė pavlershmit merr, kur munt ta lanjė
Hesapin fare me njė copė thikė?
Kush vallė barra mban e kush dėrsin,
Rėnkon nėnė njė jetė tė mėrzitur,
Po vetėm tmerr i saj diē pas vdekjes
Vėndit tė pazbuluar nga sna kthehet
Kurr udhėtari - na trullos vullnetin,
Dhe vuajmė tė ligat qė po kemi
Se sa tė hidhemi nato qė sdimė.
Kėshtu na bėn ndėrgjegja gjith frikaēė;
Kėshtu me ngjyr e gjall e rezollutės****
Sėmuret, verdhet nga hij e mejtimit,
Dhe pllane tė mėdha e rėndėsore
Ndalen, pėrēajnė rrjedhjen, dhe humbasin
Emrin e vepėrimit. Hesht tani!
E bukura Ofeli! Engjėll, nė lutjet
Mėkatet mi kujto tė gjitha
-------------------
*Hobe vegėl me njė rryp lėkure a llastiku, pėr tė gjuejtė me gur.
**E mortme vdekje, vdekėsore.
***Zullum fj. arab., dėm, mizor, vandalizėm.
****Rezollutė fj. neol., vendim.
SI T A NJOH TRIMIN QĖ MĖ DO VĖRTET
I
Si t a njoh trimin qė mė do vėrtet
Nga ndonjė tjatėr trim?
Nga syri dhe nga zėmra qė mi flet?
Zemrės e syrit tim.
Mė vdiq, o shoqe, dhe mė la,
Ma vunė nė qivur,
Mi varrin bar tani mė ka,
Mi kokėn ka njė gur.
Tė bardhė si dėbor e kish savanin*
Me lule tė stolisur,
I vogėl e i math me lot e qanin
Me zemėr tė zalisur.
----------------------
*Savan - qefin
II
Shėn Valentinin* nesėr po kremtoj
Dhe ngrihem nė mėngjes
Dhe, vajzės, nga dritarja po i shkonj,
Se nukė munt tė pres.
U-ngrit ay ahere dhe u-vesh
Dhe derėn po ia ēel.
Nė dhomėn brėnda vajza hyn e qesh,
Po vajzė jashtė sdel.
III
Pėr Zotin Krisht, pėr Zonjėn Shėn Mėri,
Ajme, sa turp, sa keq!
E bėn, kur e gjen rasjen djali ri,
Dhe vajza shkon nė dreq.
I thot ajo: Mė bėre be, pa shtrirė,
Qė do tmė merrnje grua!
I thotė ay: Vėrtet, po sje e mirė,
Kur fle pėr turp me mua!
KUR ISHA I RI, KISHA DASHURI
Kur isha i ri kisha dashuri,
ah dashuri,
E kisha zėmrėn plot me lumtėri,
Me nuse e me dasm e me kurorė,
Isha si dash me brir e me kėmborė,
Po e pabesa pleqėri mė theu,
ah mė theu,
Me panēėn e me thonjtė mė mbėrtheu,
Mė ēthuri, marratisi nė kurbete,
ah kurbete,
Nė male, nė shkėmbinj, nė pronj e dete.
Njė bel, njė bel, njė kazm e njė lopatė,
ah lopatė,
Dhe njė savan i gjėrė dhe i gjatė;
Njė grop e thellė dhe pėrsipėr baltė,
ah moj baltė,
Kėshtu e do kjo mysafir e naltė.
OTELLO
(fragment)
E VARFĖRA RRĖZĖ NJĖ MANI PO RRI
E varfėra rrėzė njė mani po rri,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Me kokėn mi gjunjė, me duar nė gji,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Dhe lumi buēizte me keng e me vaj,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
Dhe shkrinin shkėmbinjtė nga lotėt e saj,
Qaj, shelk, o shelk i zi;
JUL CEZARI
(fragment)
O miq romanė, qytetarė, mė dėgjoni
Vij ta varros, jo ta lėvdoj Cezarin
E keqja qė ka bėrė ēdo njeri mbetet
E mira i mbulohet shpesh nė varr me kockat
Ashtu i qoftė edhe Cezarit.
Trimi Brut ju tha tani, Cezari qe ambicioz
Nė paska qenė ashtu, qe faj shumė i rėndė
Dhe rėndė shumė e pagoi Cezari
Kėtu, pas lejes, Brutit e tė tjerėve
Se Bruti ėshtė burr' i ndershėm
Tė ndershėm janė qė tė gjithė, ai dhe shokėt.
Vij qė tė flas nė funeralin e Cezarit
Ish miku im, mė qe i drejtė dhe i besės
Po Bruti thotė qe ambicioz
Dhe Bruti ėshtė burr' i ndershėm
Cezari i solli Romės shumė robėr lufte
Dhe arkat me shpėrblime ia ka mbushur
Kjo qe ambicia e Cezarit? Si ju duket?
Cezari qante kur thėrrisnin tė vobektit
Ambicia duhet t'ish me zemėr mė tė ashpėr
Po Bruti thotė qe ambicioz
Dhe Bruti ėshtė burr' i ndershėm
E patė qė tė gjithė se nė Luperkalet
Tri herė i dhashė njė kurorė mbretėrore
Edhe tri herė e hodhi; ambicie qe kjo?
Po Bruti prapė thotė qe ambicioz
Dhe Bruti ėshtė padyshim burr' i ndershėm
S'dua tė kundėrshtoj ato qė foli Bruti
Por s'mund t'ju flas veē pėr ato qė di
Njė herė e deshėt qė tė gjithė - jo pa shkak
Pėrse tani s'ju vjen asfare keq pėr tė?
Ndėr egėrsirat paske ikur, o gjykim
Dhe njerėzit e paskan humbur arsyen!
Duroni pak se e kam zemrėn te Cezari
Aty, dhe pres tė mė kthehet prapė.
ROMEO DHE ZHULIETA
(fragment)
Zhulieta
Mos do tė ikėsh? Ende sėshtė gdhirė,
Nuk ishte lauresha, por bilbili
Ai qė vrau veshin tėnd tė frikshėm.
Ai kėndon ēdo natė pėrmbi shegė,
Besomė, i dashur, ish vėrtet bilbili.
Romeo
Ish lauresha, kasneci i mėngjesit,
Nuk ish bilbili. Pa shiko, e dashur,
Rrezet nakare, si dantellė e hollė,
Qėndisin retė e zeza tė agimit.
Qirinjtė e natės, dalėngadalė po shuhen,
Dhe dita e qeshur, gati pėr tu nisur,
Qėndron mbi mugėtirėn majė malesh.
Prandaj mė duhet tė iki e tė rroj
Ose tė rri kėtu e tė vdes.
Zhulieta
Ajo atje nuk ėshtė drita e ditės,
Por ėsht njė meteor qė e nxori dielli,
I cili do tė bėhet pishtarmbajtės
Tė tė ndriēojė rrugėn e Mantovės.
Prandaj qėndro, se ske nevojė tė ikėsh.
Romeo
Le tė mė kapin, pra, dhe tė mė vrasin.
I lumtur jam tė rri kur kėrkon ti.
Pra, eja, vdekje,
Edhe mir se tė vish, kur do Zhulieta!
Ēthua, shpirt? Le tė flasim, sėshtė gdhirė.
Shqipėroi: Skėnder Luarasi
Mbreti Lir
(fragment)
Liri: Jo, jo, jo jo! Tė vemi shpejt nė burg;
Atje tė dy ne vetėm do kėndojmė
Si zogjtė nė fole. Kur tė kėrkosh
Uratėn time, unė do tė bie
Mė gjunjė qė tė lyp prej teje ndjesė.
Kėshtu do rrojmė e do falemi.
Do tė kėndojmė kėngėn e tregojmė
Pėrralla njėri-tjetrit, nga tė moēmet,
Do t'admirojmė fluturat krahė-shpuara.
Atje do t'marrim vesh nga tė burgosur
Se ē'ngjasin nė pallat, do bisedojmė
Se kush fitone e kush humbet dhe kush
E ka fuqinė sot dhe kush e humbi.
Dhe tė kuptojmė shtytjet mė tė fshehta
Qė po sundojnė punėt njerėzore,
Se t'ishim ne pėrgjonjės tė dėrguar
Me porosi prej perėndisė vetė.
Nė burg do shohim se si vinė e zhduken
Tarafet e lavditė e tė mėdhenjėve,
Qė hipin e qė zbresin sipas hėnės.
Edmundi: Po, nxirrini.
Liri: Mbi theroritė e tilla, moj Kordelja,
Hyjnitė hedhin themjan. A tė kam Ty?
S'na ndajnė dot, veēse ndė marrēin urė
Prej qiellit, tė na tymosin burgun
Sikundėr nxjerrin dhelprat jashtė shtrofkės.
Mos qaj! Murtaja t'i pėrpinjė ata
Qė duan tė na bėjnė ne tė qajmė.
I pafshim duke ngordhur prej urisė.
Eja bijė! (Dalin Liri dhe Kordelja me rojėn).
Shqipėroi: Vedat Kokona
Soneti XLVI
Sytė e mi dhe zemra janė nė luftė tė rreptė;
Se kush do ta fitojė nurin tėnd tė rrallė,
Sytė ia mohojnė zemrės kėtė tė drejtė,
As zemra syve kėtė thesar sua fal.
Zemra kėrkon tė tė ketė nė gji,
Kthinė ku sdepėrtojnė sytė e kulluar,
Por sytė nuk pranojnė kurrsesi
Qė tu shpėtojė ky thesar i ēmuar.
Nė njė kuvend aherė na u mblodhėn
Mendimet kėtė punė pėr ta shoshitur,
Se ēdo tu jepej palėve vendosėn,
Syve tė kulluar dhe zemrės sė zhuritur:
Syve tu falin gjithė bukurinė,
Zemrės tė zemrės sate dashurinė.
Pėrzgjedhur ca fragmente nga "Mbreti Lir"
Mbreti Lir (drejtuar Kordelias):
"Sa e re dhe sa e vrazhdė!"
Kordelja: "Sa e re dhe sa e drejtė, i dashur atė."
***
Liri (sėrish drejtuar Kordelias):
"Po mirė pra, tė Drejtėn marrsh pėr prikė...
....
Kordelia marrtė pėr burrė fodullėkun, qė e quan ēiltėrsi"...
....
Mbreti i Francės:
"Cilėsitė e vajzės janė njė prikė e pasur pėr ēdo burrė"...
***
Loloja:
"Ki mė shumė nga ē'tregon
Fol mė pak nga sa di
Jep hua mė pak se ke
Kur ke kalin mos lodh kėmbėt
Nxė mė shumė nga ē'beson
Prish mė pak nga ē'fiton
Lėre kupėn dhe laviren
dhe rri brenda nė shtėpi
Kėshtu do kesh mė shumė
se dy dhjeta pėr njėzet"
***
Loloja:
"Shkaku pėrse tė shtatė yjtė,
s'janė mė shumė se shtatė, ėshtė i bukur"....
***
Loloja (drejtuar Lirit):
"Nuk duhej tė plakeshe para se tė bėheshe i menēur..."
***
Glostėri:
"Sikundėr janė mizat pėr rrugaēėt
ashtu jemi ne njerėzit pėr hyjnitė
Ata na torturojnė pėr zbavitje".
***
Albani:
"E mira i duket ligėsi tė ligut
sė ndyrės ia ka ėnda qelbėsirėn"
***
Kenti:
"Nė ngjitem apo bie do t'ma tregojė
Kjo luftė e rreptė kur tė mbarojė."
***
Albani:
"Kur s'jam mė i ndershėm,
s'mund tė jem as trim..."
***
Dhe njė nga sonetet mė tė bukura (pėr shijet e mia kuptohet ), soneti 66, i shqipėruar nga njė prej juristėve mė tė mirė qė ka vendi ynė (pėr mos tė thėnė mė i miri) Kristaq Traja:
Soneti 66
Mė dhembin sytė, prandaj dhe vdekjen lus,
Kur shoh meritėn lindur pėr lėmoshė,
Dhe ndershmėrinė e mbytur mu nė pus,
Dhe luksin qė e shpie jeten bosh,
Dhe lavd e nder qė mban njė horr i zhyer,
Dhe vajzėrinė e shkelur nėpėr kėmbė,
Dhe krejt persosmėrinė nė baltė zhgėrryer,
Dhe forcėn qė ēalon e qė s'ka dhėmbė,
Dhe artin qė ia mbyll pushteti gojėn,
Dhe marrėzinė qė bėhet menēuri,
Dhe tė vėrtetėn qė ia nxorrėn bojėn,
Dhe mirėsinė qė bėn veē ligėsi.
Mė dhembin sytė, po s'iki nga kjo jetė
Nga frika se mos Ti, mė mbetesh shkretė
Gėnjejnė vargjet qė kam shkruar mė parė,
Kur thonė se s'tė dua dot mė shumė,
S'e dija tek digjesha porsi zjarr
Nga zjarr m'i madh do pėrvėlohem unė.
Por Koha numėron miliona raste,
Kur shėmben ligje, shkelen pėrbetime,
Kur fishket bukuria nė pak ēaste,
Tė plotfuqishmit bėhen ēikė e thėrrime.
Nga frik' e Kohės aq tė pamėshirshme,
S'tė thashė kurrė: "Mė fort tani tė dua !",
Se unė vlerėsoja vetėm tė tanishmen,
Sikur tė ardhme s’ do tė kish pėr mua.
Por dashuria ėshtė si njė fėmijė
Qė kurrė nuk e ndal zhvillimn' e tij.
Fleur Blanche!
Ne perkthim te Sonete te Shakespeare nje pune te perkryer ka bere Z Cezar Kurti!!
Krijoni Kontakt