Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    FTI - Fjalor i termave të informatikës

    Duke u nisur nga mungesa e theksuar e fjalorëve në fushën e informatikës, Qendra për Edukim dhe Përparim në bashkëpunim me organizatën Alba-Soft hartuan fjalorin - softuer të teknologjisë së informacionit. Ky është një fjalor shpjegues anglisht – shqip – anglisht që përmban rreth 2500 terma, për realizimin e të cilit është dashur puna e vyeshme e një numri të madh gjuhëtarësh dhe inxhinierësh.




    Shkarko duke klikuar mbi imazhin: Versioni DEMO



    Shkarko duke klikuar mbi imazhin: Versioni i plotë

    Pjesa më e madhe e atyre që punuan në hartimin e këtij softueri / fjalori kanë marrë pjesë dhe në procesin e lokalizimit të Windows XP dhe Office 2003, proces ky tepër i komplikuar si rrjedhojë e mungesës së përvojave në nivel kombëtar në lokalizime, e për më tepër si rrjedhojë e mungesës së një fjalori të tillë.

    Tash e tutje të gjithë përdoruesit e këtij softueri / fjalori do ta kenë më të lehtë lokalizimin e softuerëve, përkthimin në përgjithësi, si dhe përdorimin e terminologjisë së saktë në fushën e teknologjisë së informacionit.

    Falënderojmë shumë për ndihmën e dhënë bashkëpunëtorët e mëposhtëm: Emil Lafe (Akademia e Shkencave), Enver Hysa (IGjL), Gudar Beqiraj (INIMA), Neki Frasheri (INIMA), Betim Çiço (UT, Fakulteti i inxhinierisë elektrike), Fitore Muçolli, Zinaide Kuqi-Gruda, Jeta Rugova-Plakolli, Anila Çepani (IGjL) etj.

    Kontribut të veçantë me pjesëmarrje të përhershme në hartimin e këtij softueri / fjalori kanë Adelina Çerpja (IGjL) dhe Vehbi Neziri (Alba-Soft), të cilët kanë udhëhequr tërë procesin e hartimit të fjalorit / softuerit.

    Tashmë kur kompjuteri është pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme, edhe shqiptarëve u ofrohet mundësia që me kompjuterin “të flasin” shqip. Le të urojmë që kjo gjuhë të pasurohet me të njëjtin ritëm me të cilin po ecën teknologjia e informacionit.

    Alba-Soft

    Burimi: http://www.gjuha-shqipe.com/softuere/fti.html
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: FTI - Fjalor i termave të informatikës

    Akoma nuk ekziston nje fjalor i mirefillte i informatikes, dhe kur them i mirefillte dua te them vetem me terma te informatikes. Deri nga fundi i vitete 90 informatika futej tek matematika, ndersa tani e bashkojne ne elektroniken... normale qe kane dhe gjera te perbashketa por jane fusha te ndryshme. Mesa po shoh une, do nevojiten akoma vite te tera per te patur nje te tille, ndersa per terminologji te shqiperuar......
    Edhe nje ndermarrje qe kishte bere akademia e shkencave te kosoves edhe pse mjaft voluminoz, (nja 500 faqe) fjalori ishte me shume i gjuhesise sesa i informatikes, pasi asnje informacion rreth informatikes nuk kishte thjesht fjalor anglisht shqip ishte. Megjithate ishte nje pune fillestare ku mund te mbesheten te tjeret, shqipopedia ka kohe qe flet per fjalorin e informatikes por nuk po shoh qe te lezive. kryesisht faqet shqiptare jane rreke te vecanta qe nuk bashkepunojne me njeri dhe detyrimisht do humbin. mbaj mend shume faqe te mira me materjale qe tani nuk jane online, dhe gjithe puna e tyre ka shkuar kot. Nejse shpresojme te behet nje i tille pasi eshte shume i nevojshem

Tema të Ngjashme

  1. Perkthime të termave mjekësore në shqip
    Nga thinking në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2018, 18:07
  2. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  3. Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:28
  4. Shpjegime të disa termave Islame!
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 04:32
  5. Fjalori anglisht-shqip i termave kishtare
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-02-2005, 09:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •