Darius ! Duke u nxitur nga kjo teme ,jam shtyre te gjej autore serioze lidhur me fenomenet paranormale, ku ne me te shumten e rasteve , pergenjeshtrohen autoret ,nga vete koleget e tyre eksperte. Sa per trekendeshin e Bermundes, dikush e shpjegon si nje anomali te fushes magnetike te tokes ( duke patur parasysh simetrine me ate te Djallit ,ne japoni) qe mendohet se ndoshta lidhet me berthamen e tokes,( dhe a ndoshta mund ta shpjegonte kjo mungesen e kohes?) qe mund te jete vete origjina e kesaj fushe, por s kam patur mundesi te eci me tutje.
Ky rast apo edhe pak te tjera jane me pak te shpegueshme!
Por edhe ne rastin ,kur njerezve ,u eshte treguar, misteri,apo hileja, atyre u pelqen akoma te vazhdojne te besojne, dhe zakonisht ne aplikimin e ketyre fenomeneve, ka te pakten nje ose disa bashkefajtore, pa te cilet fenomeni nuk funksionon.
Materiali qe kam kaluar, eshte shume i pasur, dhe shembujt jane te pafundem, dhe do ishte ,e pamundur , ti sjellesh ketu, apo ti kuptosh te gjitha, pasi ,preken sfera te te ndryshme te jetes.
Me e bukura eshte se jane peshkuar edhe vete ata qe jane shkencetare, duke rene ne naivitet.
Fenomene qe permbysin parimet e fizikes, dhe ku eshte e veshtire te riprodhohen ,apo te jene autentike, edhe per faktin qe shpesh shkencetaret levizin ne nje terren qe nuk eshte i tyre, dhe rrezikohet te te deklarohen per fenomene te pastra ,ato te cilat nuk kuptohen apo jane thjesht nje hile. Apo kur shkencetaret behen viktima te mashtrimeve te mediumeve! Bile edhe ne rastin kur diskretitohen(mediumet) ,nga ekspertet,ata, bien viktime e lojes (se mediumeve) dhe marrin perkrahjen e publikut si te "persekutuar" duke u dhene me shume kredibilitet vegjenteve.
Aty shpjegohet,gjithashtu, se sa e veshtire eshte ,per nje shkencetar, te kryeje nje kontroll te vertete ne nje eksperiment parapsikologjik.
Sa here qe ne ,profanet e shkrete, degjojme qe subjekt eshte provuar ne labortor, p sh, nga nje cmim Nobel tentojme te besojme qe behet fjale ,per nje eksperiment te paster, dhe autori i cmimit Nobel ofron garancine autentike per kete fenomen!
Kur i sheh gjerat nga afer, kupton qe parapsikologet ,vegjentet, mediumet, dalin me te mencur se shkencetaret (me hileqare), dhe kontollet nuk jane te besueshme, dhe shume shkencetare (edhe pse shume te zotet ne punen e tyre) e kane lene veten te terhiqen prej hunde per shkak te moskompetences se tyre ne nje fushe tjeter, ku levizin si diletante, ne paranormale apo iluzionizem.
Gjeja tjeter kurioze eshte se mediumet, nuk i kontrollojne,shpesh, koleget e tyre vegjente,apo parapsikologe, por pothuaj gjithmone shkencetaret( kimista, fiziologe,fizikante,etj) te cilet jane mesuar me molekula, atome, ekuacione diferenciale. Muhabeti eshte se molekulat dhe atomet nuk dine te genjejne. Njerezit po!
Atehere kuptohet se me shkencetare te ketij lloji eshte e lehte te biesh ne mashtrim!
Fakti tjeter eshte qe te ben te reflktosh eshte se sa e madh eshte besimi i tyre .
Tregohet, per rastin Uri Geller, apo rasti i parshikimit te aksidentit ne ishujt 'Canarias' nje jave me perpara aksidentit, ku parashikimi ishte plumbosur, tek dhoma e rektorit te universitetit , pikerisht nje jave me pare.
E plot e plot raste te tjere: Si shikohet nje zarf i mbyllur, si perthyhet nje pirun me "energjine e mendjes", si mund te fotografhet mendimi, si mund te parashikohet nje ngjarje,aspekte nga astrologjia, si mund te"sherohet" nje semundje pa operacion kirurgjik,,, etj ,etj, etj,,
Shpesh nga kontrollet qe behen kupton qe behet fjale ,per mashtrime,iluzione,gabime, ku kerkohet per tu futur ne nje dimension te ri, dhe ta zvendesojne ate me shkencen e vertete!
Te gjitha te perditshmet , radio, TV, internet, publiciteti, u kushtojne nje rendesi te vecante oroskopit,astrologjise ,fenomeneve paranormale,"sheruesve",etj , por pa asnje kriter kontrolli, dhe jo ne menyre kritike, duke kerkuar shpesh ta bejne ngjarjen sa me sensacionale per te patur tregues te larte degjimi, ose shitje!
A nuk kurajohet me shume tendenca irracionale, nepermjet fenomenve paranormale ?
A nuk u jepet shume kredibilitet,ne kete menyre, disa individeve, qe nxjerrin te vetmit perfitim nga kjo situate?
Nuk kam mundur te lexoj dot gjithcka shkruan , dhe ndoshta mund ta kesh edhe thene, por a ke ndonje informacinon per cmimin James Randi ?
Krijoni Kontakt