Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Vera “Made In Albania”, 90% jashtë standardeve

    Nga analizat e Ministrisë së Bujqësisë, del se rreth 90% e verërave nuk janë të pranueshme për tregun

    Silvana Sinaj

    TIRANË

    Mungesa e origjinalitetit dhe një marketing tepër i dobët, janë ndër arsyet kryesore të konsumit të ulët të verërave në vend. Nga analizat e kryera nga laboratorët e Ministrisë së Bujqësisë, është vënë re se 15 për qind e verërave kanë gradë alkoolike më të ulët se 9.5 për qind, ndërsa 10 për qind e tyre kanë aciditetin e përgjithshëm nën 4.5 g/l. Këta dy tregues, ekstrakti jo-reduktues dhe lëndët minerale, të vendosura në rregullat enologjike, tregojnë për një përdorim masiv të ujit në 15% të verërave të bardha. Vihet re se 20% e verërave të bardha, tejkalojnë normat e lejuara (duke tejkaluar shifrën prej 1g/l). Si në rastin e verërave të bardha, këta dy tregues, së bashku me ekstraktin e thatë, tregojnë për përdorimin e ujit për hollimin e verës, por më i theksuar për verërat e kuqe, është përgatitja e tyre me alkool etilik, ujë dhe bojëra të kuqe artificiale. Këto lloje verërash përbëjnë rreth 15% të mostrave të analizuara. Rreth 85% e verërave të bardha janë jashtë parametrave organo-shqisore të standardit shtetëror.

    Ato paraqiten me të meta të rënda: të turbullta, me ngjyrë kashte të errët-kafe, me kundërmime dhe erë uthulle, si pasojë e higjienës jo të mirë të enëve të fermentimit dhe ruajtjes, dhe shije të papëlqyeshme, me aciditet të lartë, si pasojë e uthullimit të verërave. Ndërkohë, edhe 75% e verërave të kuqe, janë jashtë parametrave organo-shqisore të standardit shtetëror. Kantinat dhe punishtet ekzistuese janë shumë të amortizuara në makineri, pajisje dhe në strukturën e tyre inxhinieriko-ndërtimore dhe nuk krijojnë kushte për zbatimin e një teknologjie bashkëkohore në prodhimin e verërave. Rreth 90% e verërave që tregtohen në tregun publik, kanë mangësi të theksuara cilësore dhe sipas kritereve ligjore, shitja e tyre në treg është jo e lejuar. Numri i përgjithshëm i kantinave në vendin tonë, që përpunojnë deri në 20 ton rrush, është 30, ndërsa i punishteve që përpunojnë 5-15 ton rrush, është 42. Aftësia faktike e përpunimit ditor të rrushit në industrinë e verës, në kantinat ekzistuese, është ulur në 275 ton në vit.

    Gazeta Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 13-11-2006 më 07:26
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kuota për eksport në BE është 545 milionë litra në vit, por asnjëherë nuk është shfrytëzuar

    Vera shqiptare ngec në traun e doganës

    Silvana Sinaj

    TIRANË-Shumë pak litra verë shqiptare kanë arritur të kalojnë traun e doganës, për shkak të cilësisë së dobët që ka. “Kam menduar të eksportojë prodhimet e mia, por është mjaft e vështirë pasi tregu evropian është i ngopur me verëra shumë më cilësore”,- shprehet Ferdinand Xhakolli. Ndërsa importi i verës gjatë vitit të kaluar arriti në 286.58 milion lekë, duke u rritur me afro 100 milionë lekë nga viti 2004, eksporti shënon vlera minimale, në vetëm 61 mijë lekë. Tendenca e eksportit të verës tregon rënie të vazhdueshme, ku gjatë 2004-2005, shfaqet një diferencë negative prej 737 mijë lekësh. Sipas Xhakollit, shifrat tregojnë se, nëse në gjithë botën ka një tendencë të rënies së çmimit të verës, prodhuesit vendas aplikojnë çmime shumë të larta nga viti në vit, duke krijuar mjaft stoqe. Sipas të dhënave të ACIT, për vitin 2005, 63 për qind e importeve të verës vijnë nga Italia dhe 12 për qind nga Maqedonia.

    Që prej vitit 2000, Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit një kuotë të përbashkët për eksportin e verës, pa tarifë doganore, 545 milion litra verë, por Shqipëria nuk e ka shfrytëzuar këtë kuotë, pasi ka eksportuar një sasi minimale prej 9,500 litrash. Vendin e parë të eksporteve drejt BE-së, e ka zënë Maqedonia, me një shkëmbim prej 33 milionë litra. Në marrëveshjen e re tregtare me BE-në, parashikohen kushtet në lidhje me pozicionin gjeografik, të cilat, së bashku me standardet, përbëjnë elemente kyçe për realizimin e eksportit të verës drejt tregut europian. Sipas specialistëve të ACIT, aktualisht, Shqipëria është larg këtij eksporti, si edhe eksporteve në rajon dhe duhet të zgjidhë shumë çështje të prodhimit dhe cilësisë për të fituar terren, së pari, në tregun e brendshëm.

    Tregu
    Edhe pse verërat e importit kanë çmime mjaft të larta në krahasim me verërat “Made In Albania”, përsëri janë triumfuese në treg. Xhakolli shprehet se cilësia e verës shqiptare është jashtë standardeve evropiane dhe si rrjedhim, e ka të vështirë të përballojë hapjen e tregjeve. Një fakt të tillë e pohojnë dhe vetë specialistët e Ministrisë së Bujqësisë. Sipas tyre, gangrenë e industrisë së verës shqiptare janë mungesa e origjinalitetit, si dhe një marketing tepër i dobët në këtë sektor, gjë që ka sjellë konsumin e ulët të verërave në vend. Ndërsa, sipas Xhakollit, verërat e importit janë mjaft të kërkuara dhe klientët janë shtuar nga viti në vit, ndërsa ka rënë mjaft kërkesa për verërat vendase. Xhakolli, sqaron se verërat importohen nga Spanja, Italia dhe Kili dhe nga të gjitha vendet e tjera të botës.

    Kili është vendi ku çmimet e verës janë edhe më të lira, pasi ato blihen nga tregtarët vetëm me 1 dollar, por shiten me afro 15 dollarë, por sqaron, se nuk është e vërtetë, pasi aq pak nuk kushton vetëm ambalazhimi e shishja dhe është e thjeshtë, që malli i importit evidentohet në doganë, e tatimet na e llogarisin menjëherë fitimin, e nëse krijohen marzhe të tilla fitimi dhe tatimet do të jenë më të larta. Edhe nga shteti fqinj, Italia, tregtohen verëra të ndryshme, deri në 20 euro, por që në çmimin e shumicës kushtojnë vetëm 3 euro. Megjithatë, në tregun vendas kanë hyrë edhe marka cilësore, të cilat kushtojnë mjaft shtrenjtë, që tregtohen deri në 120 euro për shishe. Ndërkohë, me çmime më të ulëta, serviren për konsumatorin markat "Made in Albania".

    Çmimi i verës vendase luhatet nga 300-500 lekë, kur ajo shitet në shishe. Vera e hapur kushton më lirë, 200 lekë për çdo litër. Ndërkohë që, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, pritet që çmimet e verës së importit të bien ndjeshëm. Xhakolli sqaron, se me heqjen e taksës doganore për verën e importit dhe çmimet do të ulen. Problemi i vetëm që kanë importuesit në vend, është kontrabanda e verës që destabilizon mjaft çmimet e tregut. Ai tregon, se kanë ardhur mjaft individë, që kanë sjellë verë importi pa paguar asnjë detyrim doganor dhe na e kanë shitur shumë herë më lirë se çmimet reale të tregut. Në tregun vendas nuk funksionon asnjë organizëm apo institucion, i cili kontrollon cilësinë e verës që prodhohet dhe hidhet në treg. Organet e kontrollit nuk kontrollojnë tregun dhe subjektet prodhuese, për të vërtetuar origjinën e rrushit të përpunuar, mjaftohen me miratimin formal të etiketimit, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili është në fuqi që në vitin 2000.

    Gazeta Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-02-2018, 09:07
  2. UNIONI Shqiperi-Kosove
    Nga besi84 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 11:49
  3. De Lolis
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2004, 12:22
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •