Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 107
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    20
    Arti Kadarese eshte dhe mbetet elitar dhe madheshtine e penes nuk ja zbeh asnje fushate e ndermarre kundra tij . Uroj se shpejti te na e nderoje Shqiperine me cmimin Nobel .

    Por fakteqesisht me kte histori po spekullohet pasi kemi te bejm me dy prinder te deshperuar qe kane menduar secili sipas menyres se tij se po bejne me te miren per te marre ne mbrojtje femijen e tij . Me dhimbsen njesoj si vajza po ashtu dhe djali qe jane bere pre e ktij publiciteti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shqypo : 10-11-2006 mė 21:21

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk jan bere pre..por jan kruajtur vete..
    me cpo duken bathet..

  3. #33
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ku eshte botuar intervista qe ka dhene Janulla ne TV?
    Jam kurioze ta lexoj...megjithese c'ka ndodhur e di....qe atehere kur ka ndodhur.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja nga gazeta shqip e morra e ta solla..

    ---

    Familja Rrapi: Konflikti me familjen e Ismail Kadaresė

    Nėnė e bir flasin nga SHBA pėr konfliktin me familjen e shkrimtarit tė njohur, nė emisionin televiziv "Top Story"


    Janulla dhe Renato Rrapi, nėnė e bir, ishin tė pranishėm mbrėmė, pėrmes njė lidhjeje tė drejtpėrdrejtė satelitore nga SHBA, nė emisionin televiziv "Top Story". Ata treguan versionin e tyre mbi konfliktin me familjen e shkrimtarit tė njohur shqiptar, Ismail Kadare, 22 vjet mė parė.


    Intervista me Renato Rrapin


    - E di qė keni kaluar nė vitet e fundit nė shumė strese dhe mė thonė qė keni dalė nga njė depresion. Shpresoj tė jesh nė gjendje tė flasėsh pėr historinė tėnde me vajzėn e Ismail Kadaresė. Familja e vajzės thotė qė ju nuk keni pasur asnjė lidhje me tė, pėrkundrazi qė ju e keni shqetėsuar dhe bezdisur vajzėn e shkrimtarit.

    Jo, jo, ne ishim komshinj dhe nė fillim ishim si miq. Pastaj mė vonė u kthye nė dashuri. Krahas kėsaj ishin ato historitė e psikiatrisė… Policia mė ka ēuar pėr ekzaminim, s‘kishte asnjė shkak.

    - Pėrpara se tė shkojmė tek Psikiatria. Ēfarė mban mend ti, ēfarė kujton ti nga raporti me vajzėn e Ismail Kadaresė?

    Qysh nė fillim, sa u njohėm flisnim nė telefon. Kur mbaronte shkolla flisnim tek hyrja e pallatit tė saj. Atje, njė hetues na kapi njė herė duke folur tek hyrja e pallatit. Mua mė ēoi direkt nė psikiatri pėr ekzaminim. Pastaj mė vonė ishte si punė dashurie e fshehtė, gjithmonė me frikėn e policisė.

    - Pra, ju thoni qė keni pasur njė histori dashurie me vajzėn e Ismail Kadaresė?

    Tė fshehtė, tė fshehtė...

    - Nėna juaj thotė qė ju kanė kėrcėnuar dhe ju kanė rrahur...

    Kjo dashuri ishte 2 vjet ose 3 vjet, nuk e di sa zgjati, por ėshtė e vėrtetė. Mė kanė trajtuar keq.

    - A i mbani mend personat qe ju kane trajtuar keq? A i njihni ata?

    Jo, jo kush i mban mend?! Ishin policė, tė veshur policė.

    - Gjatė momentit qė ushtronin dhunė ndaj jush, a ju jepnin ndonjė arsye pėrse ju kishin thirrur nė polici, pėrse po ushtronin dhunė ndaj jush, pėrse po ju rrihnin? A ju jepnin njė motiv pėr kėtė?

    Nuk mė kanė rrahur dhe aq shpesh me sa mbaj mend unė. 2 -3 herė. Po mė thonin: "kush je ti?!"... Si presion psikologjik me tė gjitha format qė kishte policia atėherė.

    - Ju kanė pėrmendur emrin e Kadaresė apo tė familjarėve tė Kadaresė gjatė kėtyre seancave nė hetuesi dhe nė polici?

    Ata mė dėrgoni fletė-thirrje nė shtėpi pėr t‘u paraqitur nė rajonin e policisė. Dhe kur shkoja, paraqitesha nė rajon tė policisė, njė herė ka qenė edhe e bija e Ismailit, Gresa. Duke bėrė presion psikologjik: "kush je ti?!" e tjera e tjera.

    - Renato, ju thoni qė ka qenė dhe Gresa nė njė nga kėto thirrjet nė polici?

    Njė herė ka qenė edhe ajo.

    - Cili ishte pozicioni i saj?

    Ajo ka qenė e re dhe nuk e dinte se ēfarė po ndodhte. Ndoshta i shikonte gjėrat nga njė pozicion tjetėr, kurse unė nuk isha nė pozicionin e saj. Megjithėse kisha luajtur filma, isha nė lice pėr violinė dhe kisha ėndrra pėr tė ardhmen, po isha krejt nė pozicion tjetėr.

    - Ju duket qė e keni dashur vajzėn e Ismail Kadaresė?

    Kėshtu mendoja unė.

    - Kur patė qė historia me tė po pėrfundonte, atėherė pėrse kėmbėngulėt ta vazhdonit?

    Nė fillim, unė pata idenė tė tėrhiqesha, por ajo deshi tė me fliste. Mė ēoi haber ta merrja nė telefon. E mora nė telefon dhe foli si e pėrlotur, qė tė mos ta ndalonim, por ta vazhdonim. Dhe pata pasoja...

    - Ju ka thėnė ajo ndonjėherė qė ka pasur presion nga familja e saj pėr tė ndėrprerė lidhjen me ju?

    Po, po, mė ka thėnė. Por ju thashė, qė ishte njė dashuri e fshehtė...

    - Ju vetė keni pasur presion nga mamaja juaj pėr tė vazhduar kėtė lidhje?

    Jo, jo. Mamaja madje me thoshte hiq dorė. Mamaja mė thoshte: "mos vazhdo se do gjesh belanė!"

    - Renato, zoti Kadare pohon nė intervistėn e tij, qė ju ka takuar juve, pasi ju kanė rrahur. Nė kėtė intervistė, zoti Kadare pėrshkruan specifikisht edhe dialogun me ju. Ai thotė: "tė kanė rrahur" dhe ju jeni pėrgjigjur: "Po mė keni rrahur ju" dhe me pas ju keni pohuar, thotė zoti Kadare, qė e keni kuptuar gabimin dhe se nuk do ta vazhdonit mė kėmbėnguljen tuaj. Ėshtė e vėrtetė qė ju keni pasur njė takim tė tillė, pasi ju kanė rrahur, me zotin Kadare?

    Jo, jo, s‘e mbaj mend.

    - Renato, ēfarė mban mend nga koha e qėndrimit nė spitalin psikiatrik, ku ti ke kaluar disa vite? A patėt momente kur ju menduat tė iknit nga spitali, ndoshta patėt momente hakmarrjeje apo zemėrate me dikė?

    Ka kaluar shumė kohė, shumė peripeci kanė ndodhur nė atė kohė qė kam jetuar nė Shqipėri. Mė vonė pastaj... kam shkuar nė Greqi dy vjet. Kur edha nė Amerikė u stabilizua kjo situatė.

    - Ke dashur t‘i harrosh shumė prej kėtyre ngjarjeve?

    Gjėra tė kaluara.

    - Megjithatė, cili ėshtė momenti mė i rėndėsishėm nga lidhja me vajzėn e shkrimtarit Ismail Kadare?

    Ngjarjet midis nesh ndryshuan, pėr shkak se ndodhnin dhe gjėra qė kishin lidhje me familjen e saj. Ajo ēfarė ndodhi me kryeministrin Mehmet Shehu. Kėta ishin tė lidhur, kishin miqėsi dhe i jetonin kėto ngjarje politike. Pėr familjen time kėto s‘kishin tė bėnin fare, por pėr familjen e asaj po.

    - Nė ē‘kuptim ndikonin?

    Flisnin pėr kėto gjėra dhe nė atė kohė vetė Ismaili Kadareja kishte frikėn e kėtyre ngjarjeve politike. Jetonte me pasigurinė e....

    - Bėhet fjalė pėr vitin 1982?

    Po.

    - Mos mendoni qė ndoshta ngjarjet e vitit 1982, situata e vėshtirė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut edhe nė familjen e Kadaresė mund tė ketė ndikuar nė lidhjen tuaj me vajzėn e Kadaresė?

    Po! Po, besoj.

    - Renato, tani je mė i qetė, ke kaluar njė depresion tė rėndė mė thotė mamaja juaj. Shumė ngjarje i ke harruar. Ndoshta mė mirė qė i ke harruar dhe ke nisur njė jetė tė re. Megjithatė nėse do tė kishe pėrballė Ismail Kadarenė, i cili ju akuzon qė i keni shqetėsuar familjen, se deri diku i keni prishur jetėn familjes, vajzės sė tij dhe jetėn e tyre nė pėrgjithėsi. Nėse do ta kishit pėrballė, ēfarė do t‘i thoshit sot?

    Ėshtė e kotė t‘i mendoj kėto gjėra. Nuk e di... kam lexuar nė kompjuter pėr deklaratat qė ka dhėnė Kadareja pėr mamanė dhe mua. Por nga ta di unė nga se niset ai tė mendojė tė tilla gjėra, jo pėr agjenturė... Siē e thashė, ngjarjet politike ishin tė lidhura me tė. Ai ka qenė me tė vėrtetė njė figurė kryesore politike shqiptare gjatė kohės sė komunizmit dhe vazhdon, ėshtė figurė kryesore e politikės. Por varet si i mendon ai gjėrat. Emri im si i tingėllon atij, si jo shumė shqiptar.

    - Renato, ti ke lexuar ndonjė vepėr tė Kadaresė? E njeh atė si shkrimtar?

    Po, po kam lexuar nė moshė tė re, romane.

    - Ke njė vlerėsim tėndin pėr kėtė shkrimtar dhe a ndikohet ky vlerėsim nga ngjarjet qė tė kanė lidhur ty me tė?

    Ėshtė shkrimtar i veēantė.



    Intervista me Renato Rrapin


    - Po ju drejtohem me emrin qė ju njohin nė Shqipėri, Janulla. Nė radhė tė parė do tė doja tė dija pėrse vendosėt tė bėnit publike historinė tuaj? Ju nuk jeni as rasti i parė dhe as rasti i fundit, ku familja e vajzės nuk pranon djalin. Pra nuk pranon qė vajza e tyre tė lidhet me njė djalė. Pse kėmbėngulėt kaq shumė qė kėtė histori ta nxirrnit nga sirtarėt e tė kaluarės?

    Nė radhė tė parė, unė jam nėnė dhe dua tė vė nė jetė nderin tim, dinjitetin, qė ma ka ulur aq poshtė dhe vazhdon akoma me ofendime me shpifje nga mė tė ulėtat, nga mė degjenerohet. Dhe aq mė tepėr dhe familja e tij dhe e motra. Prandaj unė vendosa t‘i tregoj publikut se kush jam dhe ēfarė djali kam, ēfarė familje kam, ku jetoj dhe tė gjitha ēfarė ju mund tė kėrkoni.

    - Atėherė kemi dėgjuar, kemi lexuar versionin e plotė tė zotit Kadare. Do tė donim sot tė dėgjonim versionin e plotė tė Janullės. Si nisi historia e djalit tuaj me vajzėn e Kadaresė dhe mė pas tė gjithė incidentet qė e pasuan atė?

    Historia e djalit tim nisi kur ai ishte student nė vitin e tretė nė liceun artistik. Ajo ishte nė vitin e dytė nė shkollėn "Sami Frashėri". Por fati ynė i keq ishte se ne jetonim afėr tyre dhe si tė rinj qė ishin... Unė nuk isha nė gjendje tė madhe, shitėse isha. 25 vjet punova nė Tiranė dhe konditat qė kishte Ismail Kadareja nuk e kisha unė shoqėrinė qė e rrethonte atė. Ai bėnte ligjin, more vėlla, ai duhesh vėnė ministėr i Brendshėm dhe kushedi sa do tė internonte. Ai ėshtė kriminel pėr mua, shoku i ngushtė i Enver Hoxhės qė kanė bėrė krimet e dynjasė. Unė pėr veten time jam e larė, e pastėr nė shpirt e tregoj tė vėrtetėn. Nuk dua tė shpif, nuk dua tė marr njeri nė qafė.

    - Mė tregoni historinė siē ju thashė Ismail Kadare ka mohuar ekzistencėn e njė lidhjeje midis vajzės sė tij dhe djalit tuaj, ai ka deklaruar qė behet thjesht presion nga njė familje. Ju e dini si ju ka vlerėsuar ai si njė grua amorale dhe njė familje qė donte tė fejonte me zor djalin me vajzėn e tij. Nėse do tė na tregonit versionin tuaj tė historisė sė lidhjes sė djalit tuaj me djalin e Kadaresė?

    Djali im kishte filluar dashuri me tė. I ati i vajzės ēfarė nuk i sillte nga Franca se i pari shkrimtar qė shkonte nė Francė, Ismail Kadareja ka qenė. Ēdo gjė vajza ia jepte djalit tim me magnetofon, me "Beatles". Ku kishte atėherė "Beatles" nė 1982 dhe mė shokė ky me njė vajzė tjetėr, kėta takoheshin dhe u dashuruan. Ajo ishte e bija e Kadaresė. E merrte nė telefon nė Liceun Artistik dhe i thoshte: "Hajde Renato, se ke motrėn sėmurė" (bėheshe sikur ishte tezja, motra ime). Renato dilte, kur e shikonte atė dilnin shkonin nė kinema, sė bashku me tė motrėn e saj, Besin. Vjehrra ime e ka gjetur disa herė nė varreza, dy herė e ka parė me lule me trėndafila te babai i Renatos. Ismail Kadareja e dinte shumė mirė kėtė dhe duhet tė tregohesh i drejtė mos ta fshihte kėtė qė po e mban sekret, qė vetėm varri do t‘ia tresė. Ky duke marrė vesh qė e bija dilte me Renaton, se ai e dinte pavarėsisht se thotė qė nuk dija gjė. A i kujtohet Ismail Kadaresė, qė nė orėn dy tė natės, e ka marrė vėllai i tij se vajza vinte nė shtėpinė tonė. Nė dy tė natės e kanė marrė vajzėn dhe i kanė thėnė: "hajde me tė mirė, se po nuk erdhe, do tė marrim policinė".

    - Pėr ēfarė viti bėhet fjalė?

    Po, nė 1982, sepse nė 1983 ato i hoqėn fėmijėn nga barku. Kėshtu qė Kadareja bėri krimin e parė.

    - Atėherė ju po thoni qė lidhja midis djalit tuaj dhe vajzės sė Kadaresė ka pasur njė abort nė mes?

    Ka pasur abort dhe me urdhėr tė Foto Ēamit ėshtė hequr fėmija nė maternitetin e Tiranės. Kėtė e dinė shumė mirė njerėz kompetentė dhe kėtė nuk ka kush ta mohojė asnjeri. Ndoshta njerėzit nuk duan tė flasin, por dokumentet janė, njerėz tė gjallė ka qė e faktojnė. Kėtė e ka faktuar vetė Liri Gjoliku, qė ka qenė nė Kuvendin Popullor dhe unė i bėra letėr atėherė asaj dhe ajo u interesua pėr tė gjithė kėto.

    - Ju thoni qė nė orėn dy tė natės, vėllai i Kadaresė ka ardhur nė shtėpinė tuaj pėr tė marrė Gresėn?

    Po, Shahini. Ai doktori. Motra ime ka qenė atje vajza ime e vogėl, Renato. Madje atė natė qė ajo ka qenė atje, unė kam dalė, kam blerė pasta, se pijet i solli vetė se ia sillte i ati nga Franca dhe ka qėndruar gjithė natėn atje. Dhe 2-3 herė edhe nė mėngjes vinte, se mė thoshte komshija: "Moj, vjen njė vajzė me syze, Renato ėshtė mė i bukur, ēfarė e do Renato atė vajzė". Por ajo nuk e dinte qė ishte vajza e Kadaresė dhe mė pas u miqėsuan me tė dhe u bė aleate me tė, derisa na futėn incizim nė shtėpi. Kush shkrimtar i bėn kėto tė incizojė, ēfarė thonim ne. Kjo ėshtė e vėrteta, s‘ka pse t‘i mohojė ai. Kjo histori ėshtė aq e dhimbshme, sa nuk ka bėrė vaki. Ėshtė ekzemplare pėr Shqipėrinė. S‘ka bėrė vaki nė botė kjo qė ka bėrė ai.

    - Kemi ngelur tek ajo pjesė e historisė kur vėllai i Kadaresė e mori Gresėn. Ku e ēuan Gresėn atė natė?

    Erdhėn e morėn se dhe ajo fėmijė ishte 17 vjeēe dhe jo 15 siē thuhet nėpėr gazeta. Vajzat 17-vjeēare martoheshin nė atė kohė dhe kur erdhi herėn tjetėr mė duket ka qenė ora 9, sa unė derdhja lekėt e dyqanit. Kur erdha nė shtėpi dėgjova kėta tė dy qė ishin tė mėrzitur dhe pyes Renaton qė ēfarė ke. Ky i thoshte, thuaja ti ndėrsa ajo i thoshte "thuaja ti sat ėme". O zot, thashė, vajza e Ismail Kadaresė tė thotė: "thuaj sat ėme". Ēfarė edukate.

    - Ēfarė ju thanė atė natė?

    Renato me tha: "Mami e di si ėshtė puna. Kjo ėshtė 6 muajshe shtatzėnė dhe unė nuk e di ēfarė tė bėjmė. I them asaj a e di mamaja jote babai, jo mė thotė nuk e dinė. Po ti si vete nė shkollė: "Po, ja mė tha, vė korsenė e mamit, qė nuk me duket barku". Dimėr ishte. Nė kėtė kohė i thashė, ma jep nr e telefonit. Tė vete tė marr mamanė tėnde nė telefon dhe vajta tek hotel "Peza". E marr nė telefon dhe mė del Helena, tė cilės i them: "Hajde se kam njė punė". Pėr ēfarė, mė do mė thotė, por ti e di qė vajzėn e ke kėtu, se kemi njė punė serioze dhe unė urtė e butė, jo siē filluan ato. Vjen Helena dhe Renato mė thotė dil mami, se do t‘ia them vetė. Nuk e mbaj mend se ēfarė i tha, dhe kur del nga dhoma, ajo mė thotė: "Janulla, nesėr do tė vish tė bisedosh me Ismailin, se ai vendos. "Dhe ėshtė e vėrtetė, nėna nuk vendos, ai ishte komandant nė shtėpinė e tyre. Mirė i them unė, kur tė vij, kur tė mbarosh punė me dyqanin. E mbajta mend kėtė fjalė qė mė tha ajo dhe kur dola nga dyqani e mora nė telefon. Se mendova, a do tė dojė ai? Sa u hap telefoni, unė i thashė: Zoti Kadare, ju jeni? Po mė tha kush jeni ju? Jam mamaja e Renatos, i thashė. Moj qelbėsirė, mė tha ai, dhe ma mbylli telefonin. Unė, duke u mbajtur me fjalėn e Helenės, shkova tek shtėpia dhe mė del Ismaili dhe mė fut tek dhoma e punės, ku kishte libra. Qė ai thotė, e kanė futur pėr tė spiunuar. Mė bie nė sy fotoja e Ismailit me Enver Hoxhėn me Gresėn dhe thashė me veten time. Bo bo, ku u futa, kėta kushedi se ēfarė do mė bėjnė mua dhe atė qė mendova mė ndodhi.

    Ēfarė tė ndodhi?

    Z. Ismail i thashė, Renato dhe Gresa duhen dhe ti besoj se e ke marrė vesh se u bė njė kohė e gjatė. Ai thotė qė nuk di asgjė. Si nuk di gjė. i thashė. Vajza juaj ėshtė 6 muaj shtatzėnė. Nganjėherė vajzave nuk u vijnė menstruacionet 6 muaj se kam pyetur vėllanė tim Shahinin, mė tha. Po ti sapo mė the qė nuk dije gjė, i thashė, tani ke folur me vėllain tėnd. Do tė thotė qė ti ditke. Megjithatė, ai u nxeh dhe mė tha pėrse ke ardhur tė mė thuash pėr vajzėn. Unė kam ardhur, i thashė, se ata janė tė rinj dhe ēfarė do bėjmė, se ėshtė turp si pėr ta, si pėr ne. Gjithė inat e mbylli derėn e dhomės dhe mė ēoi tek kuzhina, se erdhi dhe Helena nė atė kohė. Ai u nxeh dhe kur nxehet Ismail Kadareja 100 metra larg duhet t‘i qėndrosh. Bėhet mė i keq se Hitleri. Nė kuzhinė, shikoj Lili Zhejin, njė shoqe tė Helenės, Vladimir Zhejin, njė djalė i sigurimit tė shteti. Ulu, mė thotė Vladimir Meēja, qė rrinte pėrkarshi tek tavolina e bukės. E di ti kush je, mė tha e di, qė je mbesė kulaku, e di qė ke njė dajė tė arratisur. E di ti, qė njė dajė e ke nė burg pėr politikė, kush je ti njė copė shitėse. Ēfarė do ti. Te Ismaili ke ardhur tė bėsh krushqi me tė. Unė i thashė: Kush tė kėrkoi krushqi, kam ardhur tė bėjmė muhabet se janė tė rinj. Fėmijėn e ka nė bark, janė nė shkollė, ju jeni me kulturė, silluni me tė butė me mua dhe fillova tė qaja. Nga ato njerėz qė duken shumė tė kulturuar janė aq tė kėqinj qė flasin fjalė, qė mua nuk m‘i ka zėnė veshi te njerėz tė tjerė. Ismaili mori tel dhe mė tha hajde se ėshtė pėr ty. Marr telefonin dhe mė duket se ishte Neshat Tozaj, qė mė thotė: Ik moj prostitutė, pse ke hyrė me zor nė shtėpi. More vėlla, i thashė, kush ka hyrė me zor vetė, mė thirri Helena. Dil mė tha, se do tė thėrras policinė. Sa dal tek dera shikoj 7-8 policė, njėri mė merr zvarrė, tjetri mė tėrhoqi nga flokėt nėpėr shkallė, nuk kishte njeri dhe unė i thashė: Kėtė qė po mė bėn Ismail Kadare, se ti ke edhe gurin edhe arėn, ti je mik i Mehmet Shehut. Ai ka thėnė qė i kam thėnė se je mik i Enver Hoxhės. Nuk e mbaj mend, shpatullat mė dhembnin, njė kėpucė mė mbeti tek shkallėt e katit tė dytė. Mė mbajnė nė polici atė natė, mė ofendojnė me fjalėt mė tė ndyra: "Moj Prostitutė". E gjithė policia e dinte se ēfarė kishte Ismaili me djalin tim. Mė lanė tė lirė si e pandehur. Mė vjen fleta e gjyqit, shkojmė nė gjyq, ku ishte Ismaili e motra dhe njė shok. Mbaj mend qė del sekretarja dhe thotė: Janulla Rrapi dhe Ismail Kadare. Njė nga kalecėt e tij thotė, pėrse bėrtet Ismail Kadare. Ajo i thotė pėrpara gjyqit si shkrimtari dhe kjo qė ėshtė shitėse janė tė barabartė dhe nuk folėn. Gjyqi u bė i mbyllur. Dhe unė nuk e kuptova se pėrse dėnova me punė si korenjtorėse, ku nė dokumente dhe me vendim ėshtė qė Ismil Kadareja mė ka fyer i pari. Mė shau ‘qelbėsirė‘ dhe me fjalėt mė tė ulėta tė fjalorit dhe tani doli qė e kisha fyer unė deputetin, nėnkryetarin e Frontit Demokratik, ai kishte forcė. Pas Enver Hoxhės vinte Ismail Kadareja. Mė hoqėn nga puna dhe punoja nė beton, pėr rreth 2-3 muaj. Bėra njė letėr, letra kam bėrė shumė, sepse kėrkoja tė drejtėn time. Dhe shumė njerėz e dinin qė bėheshin gjėra tė padrejta pėr dashurinė e vajzės sė tij. Ēfarė ishte Ismail Kadareja, ēfarė isha unė. Ai vetė shkruan pėr dashurinė nė librat e tij. Ai vetė ka dashuruar, ka bėrė poezi pėr tė dashurat e tij. Nuk e shikonte vetėn e tij, por mė shikonte mua, me djalin tim tė korrigjonte veten pastaj tė na bėnte atė qė na bėri, qė nuk harrohet pėr jetė, qė e di e gjithė Shqipėria e gjithė Amerika.

    - T‘i rikthehemi ēėshtjes sė internimit tė familjes tuaj nė vitin 1984, ku ju keni akuzuar zotin Kadare si kėrkues tė internimit tuaj. Na e shpjegoni kėtė histori?

    Ajo ėshtė e vėrtetė, qė ne prej Ismail Kadaresė u internuam, se me ato qė ka shkruar nėpėr gazeta motra e Kadaresė, qė unė ushtroja profesionin e "kurvėrisė", gjė qė nuk ekziston dhe unė qė punoja gjithė ditėn me njė dhomė me fėmijėt dhe komshinjtė qė ishin miq tė Manush Myftiut, qė donin tė lirohej shtėpia dhe ta merrnin kėta, siē e morėn.

    - Ju po thoni qė shtėpinė tuaj nė Tiranė e ka marrė familja Kadare?

    Jo, e morėn miqtė e Kadaresė qė futėn incizimin nė shtėpi

    Kanė emra kėta zonja Janulla?

    Ai quhet Reshit Delija, me vajzėn Heroina. Ne kishim njė dhomė poshtė, ku mbanim rrobat e dimrit, atje ku shkonte Renato me Gresėn qė bėnin dashuri. Vinin shokėt, dėgjonin muzikė, bitėllsat. Atje ka ardhur policia, e ka marrė atje, ka ardhur dhe e ėma, po deshe t‘i mohojnė. Dhe internimin prej Ismail Kadaresė e kam, sepse nė ndėrmarrjen time kam qenė shembullore. Nuk ka ndonjė dokument qė tė jem dėnuar pėr prostitucion ose pėr agjitacion propagande. Nuk ka ndonjė dokument qė tė kem futur sovjetike brenda, lloj-lloj shpifjesh qė Kadareja ka pėrdorur nė kurrizin tim dhe kėtė s‘ia fal kurrė, derisa tė jetė gjallė. Po tė ishte sjellė Kadareja si njeri po.

    Ju zonja Janulla keni dokumente qė tė vėrtetojnė se Kadareja ka kėrkuar internimin tuaj apo ju vetėm mendoni qė kjo ka ndodhur kėshtu?

    Jo, kjo ka ndodhur. Ma ka thėnė atė natė: "Ta shikosh se ēfarė do tė bėj" dhe na kanė thirrur nė Komitet tė Partisė, ku ka qenė Xhelil Gjoni, sekretar i frontit tė lagjes, qė na thirri. Vajta unė me Renaton dhe na tha: "Mos e ngacmoni Kadarenė mė, se do tė keni pasoja shumė". Ku ishte parė tė thirrej familja pėr njė histori dashurie. Vetė i vinte Renatos nga mbrapa, nuk i thoshim ne me zor. Edhe Renato i ri ishte, ku dinte ai nga kėto gjėra. Ato e katandisėn djalin tim nė kėtė gjendje. Unė jam plotėsisht e bindur qė Kadareja na ka internuar, se po tė lexoni librin e Dilaver Bengasit "Enigma e 2 korrikut", ku Helena i lutej Hekuran Isait qė tė na internonin. I lutej Foto Ēami, dhe me urdhėr tė Foto Ēamit ata hoqėn fėmijėn 6 muajsh qė sot do ta kishte 23 vjeē. Djalin, se djalė ishte ku ia hoqėn kėmbėt.

    Sipas jush, ju thoni ka ndodhur diēka e rėndė qė Gresa Kadare ėshtė detyruar tė abortojė. A ka persona tė tjerė tė pėrfshirė nė procesin e abortit qė ju pretendoni se ka ndodhur?

    Ėshtė thirrur Liri Gjoliku nga ministri i Brendshėm Hekuran Isai, nga Foto Ēami dhe i ėshtė thėnė qė nuk duhet t‘i ndihmosh kėta, as nėnėn, as djalin, sepse ai ėshtė figurė e madhe. Jo, i tha ajo, pėr ligjin janė tė drejtat e barabarta. Fėmija nuk hiqet, vetėm nėse ajo ėshtė e sėmurė dhe ka raport. Foto Ēami urdhėroi ndonjė infermiere dhe e kenė ēuar nė mes tė ditės. E kanė veshur si fshatare, me motrėn e Kadaresė, qė nuk lė akuzė pa bėrė mbi mua.

  5. #35
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Ku eshte botuar intervista qe ka dhene Janulla ne TV?
    Jam kurioze ta lexoj...megjithese c'ka ndodhur e di....qe atehere kur ka ndodhur.
    na e thuaj versionin tend nje here ....

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga DEN_Bossi
    mos fol me pasjon apo me tifozllek
    mirkupto ndjenjat e tjerve...
    Ndjenjat e atij renatos jane ndjenja ordinere te nje adoleshenti dhe nuk mund te manipulohet nje figure kaq e madhe me te tilla ordinerizma.

  7. #37
    Me bene pershtypje qe paska dale prap ne drite kjo histori!?
    Dikur kam marr vesh (nuk mbaj mend nga ku ) qe vitin qe I.Kadare ishte kandidat per nobel ne letersi, nje leter e zonjes Janulla ishte nder faktoret qe i prishi pune shkrimtarit me te madh shqiptar. Mund te ma konfirmosh zonja Janulla???
    Ne ato vite ishte nder thashethemet me hot ne Tr, se te bijat e Kadarese ishin njelloj si ato te bllokisteve.
    Eshte per te ardhur keq, qe nje dashuri adoleshence e pafajshme pati pasoja te tilla ne jeten e Renatos...
    Megjithate nuk e kuptoj pse publikohet tashme??? Pa dashur tju lendoj, mos ndoshta eshte tashme hakmarrje personale, nuk e diskutoj qe per ju eshte shume e dimbshme, po kjo nuk eshte arsye qe te lypni "meshire" shpirterore neper tv.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ooooo : 11-11-2006 mė 08:45

  8. #38
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga janulla
    . Sa per qendrimin e Greses ne ate kohe vetedihet,perdersa ajo pranoi nga frika e te jatit te abortonte femijen e saje ne barke 6 muajsh djale sepse i jati e detyroi , nje kohesishte dhe me dashjen e saj te martohej me djalin e LLazar Siliqit.
    Pershendetje Zonje,
    kam lexuar pak a shume keto kohe mbi debatin tuaj me Zotin Kadare.Nuk mund te fsheh indinjaten time per nivelin e ketij debati,debat i cili mundohet te preke nje femer ne moral,femer tashme te martuar dhe me femije.Se cfare kishit me Zotin Kadare mund ta flisnit privatisht ose t'ju drejtoheshit instancave te ndryshme ligjore.Por,pikerisht duke pare faktin qe ju s'zgjodhet keto rruge,me ben te mendoj qe ju po mundoheni te mbuloni kryeveprat e nje shkrimtari me fame boterore si Kadare me te thena mbi nje dashuri adoleshenciale.

    Zonje,ju gaboheni rende,e dini pse?Sepse Shqiperia nuk eshte me anno 1982,atehere kur nje femer denohej nga opinioni per nje dashuri,atehere kur femrat luftoheshin me te verteta e te paverteta moralisht,atehere kur femijet e njerezve te medhenj perdoreshin si instrument per te shkaterruar prinderit.Sot Shqiperia lundron ne vitin 2006,vit ne te cilin ju zonje,s'mund te luftoni nje njeri me ceshtje dashurore ne iluzionin qe po i prekni moralin,nuk mund te denosh askend qe ka dashuruar,nuk mund te denosh askend moralisht duke perdorur dashurine pasi dashuria qendron shume larg moralit.

    Gresa ishte 15 vjeēe,Gresa dashuroi djalin tuaj,Gresa puthi djalin tuaj,ndoshta Gresa beri dashuri fizikisht me djalin tuaj...edhe?U be nami,Zonje?Keto te thena mund ta bejne femer te perdale?Jo! Ta dinte Gresa e gjore se ca do thuhej per te mbas ketyre viteve jo vetem qe s'do i afrohej djalit tuaj,por as qe do i kishte drejtuar shikimin ne rruge.
    Historira dashurore te tilla mund te fshehin shume njerez,por jo te gjithe mundohen te shkaterrojne njeriun per te cilin kane ndjere ne nje forme kaq mizore.Ju jeni mama vete,ju keni vete vajze, imagjinoni veten ne vendin e Greses,ne vendin e bashkeshortit te saje,ne vendin e femijeve te saje.Si do ndiheshit sikur te lexonit publikisht fakte te tilla per mamane tuaj?Per bashkeshortin tuaj?
    Zonje,ajo ishte vetem 15 vjec!15 vjec dreqi ta haje!

    Une nuk e di se perse u internuat,kam lexuar shume versione ne gazeta,versionin tuaj,versionin e te tjereve.Une nuk dua te besoj ate cfare thuhet per ju,eshte shume e rende,as dua te besoj ate qe thuhet per Kadare.Dua te besoj qe ishte fryma e kohes qe i bente njerezit te tille,fryma e asaj periudhe te zeze te historise te Shqiperise.Por sot qe jetojme ne nje fryme lirie,cfare ju con Zonje ne akte te tilla?

    Shpresoj qe Renatoja te gjeje forcen te dale nga shqetesimet e tija,shpresoj qe ju te gjeni forcen te shkeputeni nga e kaluara e te jetoni nje jete te qete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 11-11-2006 mė 08:51
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #39
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Me duket se e keni zhvendosur pak temen.
    Nje koment kam une, "zonja" Janulla:
    Pasi pashe me vemendje intervisten tuaj ne Tv impresioni im i pare ishte se Renato, me vjen keq qe po ju a them, nuk ishte ne gjendje te kujtonte asnje gje te sakte te asaj periudhe. Kjo vjen ndoshta ngaqe truri i njeriut automatikisht i "bllokon" ato imazhe qe e bejne te vuaje me shume dhe i fshin nga memoria e tij. Ju vete e pohuat qe ai nuk mund te behet me sic ka qene. Gjithashtu vura re ne te foluren tij nje lloj shamgieje nga e gjithe kjo histori.
    Dhe tani ju futeni ne forum dhe na thoni se ai ka bere poezi per ate kohe??!! Per periudhen e tij me te dhmbshme te cilen ai as donte qe t'a komentonte? Per femren (ose familjen e asaj) qe i shkaterroi jeten?
    Djali juaj ishte ne nje gjendje te mjerueshme dhe mendoj se ka vuajtur boll. Nuk eshte e volitshme per nje nene qe t'i kujtoje femijes se saj gjera aq te tmerrshme sa e kane ndryshuar ate pergjithmone. Mos e beni djalin tuaj te shkrete vegel te politikes se sotme, e cila sherbehet nga faktore te tille per te reguar se cfare eshte e volitshme per popullin tone dhe cfare jo.
    Nuk e kuptoj kush eshte Renatua i vertete, ai qe mezi e permend ate kohe, apo "ai" qe kerkon vendin e protagonistit ne mediat shqiptare per te marre hak per nje jete vuajtjesh dhe dergon letra larte e poshte per te prishur pune.
    Ne fund te fundit, mua nuk mu duket edhe aq intelektuale, per te mos thene e rendomte dhe pa pike interesi.
    Meshire per djalin tuaj, zonje, nga ju ne radhe te pare, pastaj nga opinioni publik shqiptar dhe juria e cmimit Nobel!
    So the **** whaaaat??!!

  10. #40
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Per mendimin tim as kadareja as zonja janulla nuk jan te vertet ne ato qe refehen
    Me vjen keq per RENATON dhe intervista e tij ishte vertet shum e dhimshme.
    Sa per janullen do thosha pse pikerishte tani del ne pah dhe trumbeton historin e djalit te saj ????????????????(kjo eshte teper e holle per ta kuptuar te gjitha nivelet).Kurse sa per kadaren do thosha se eshte ,shkrimtar i vecante,por kjo nuk e perjashton ate nga te perkedhelurit e sistemit qe ai u rit dhe ushqye.Kadareja i famshem me nje dimesion te madh ne shkrimet e tija,me keto deklaratat dhe intervistat qe po jep tani ,pas sulmit te janulles ,po tregon nje kadare te tjetersuar.gjithe melf,e ofendime drejt inteletualve shqipetar.Nga ter kjo rumpall
    deklaratash te kadares dhe janules dhe personave te tjere ,FOLJA E RENATOS ISHTE PAK NDRYSHE,E REZERVUAR,NUK POHOJ SHUM FAKTE ,BINTE NE SY NJE SHMANGJE NGA ANA E TIJ ,gje qe te linte per te deshiruar ,,,,,,skenari duhet te jet teper i rafinuar,,,,,. dhe une kete mendoj qe janulla duhet te mos e lendoj me djalin e saj,cfiton duke ja kthyer e rikthyer nje histori sfilitse per te birin? .kurse,,,,,,
    Kadareja duhet te mbaj pergjesit e veta,sepse shum fakte flasin kunder tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushja : 11-11-2006 mė 10:45
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Mazhoranca miraton nė kuvend ligjin pėr hapjen e dosjeve
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 18:51
  3. Denoncoi trafikun, vret gruan dhe djalin
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 13:25
  4. Daja i Klajdit: Djalin tonė e vranė “Ēobenėt”
    Nga FLORIRI nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 06:32
  5. Ka kryer maredhenie seksuale me djalin e tezes
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •