Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 107
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Ai ishte nje gur ne maje te piramides se keopsit.
    Ajo diku mblidhte guralece
    per te ndertuar nje bodrum
    Renato kishte nje dashnore
    ajo zbriste nga maja e piramides
    per te pak pak dashuri ne bodrumin e saj
    me mbretin e vet.
    Deri ketu gjithcka shkoi mire
    Me vone AJO" donte nje gure ne maje
    Ai nje gure me pak ne rruge
    ishte koha kur shembeshin dhe ndertoheshin piramidat brenda nates
    Princi dhe princesha putheshin.
    u puthen deri sa u ndane
    As piramida su shemb
    nje ndodhi ordinere
    ne hije te piramides
    dhe kaq.
    U ndane dy te rinj
    aspak cudi , mes miliona ndarjesh
    Jeta iku
    bashke me piramiden
    Gurin e majes e moren oqeanet
    princesha e vogel
    diku gjeti nje keshtjelle
    Princi fatkeq u rrezua
    nga nje enderr gjigande
    Ajo therret nga bodrumi
    hej..dikur ketu behej dashuri
    Eh......huuu.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2006
    Postime
    20
    S'e kuptoj pse u shnderrua kjo teme nga LETERSIA ne diskutim te aktualitetit ditor?

    Me ben pershtypje gjithashtu qe shume ketu i drejtohen kesaj zonjes me "pse kshu e pse ashtu." Biles ca kane guximin te kalojne dhe ne ofeza. Ore shoke, qe pushtetaret ne monizem kane bere krime mizore, ky eshte fakt. S'kane lene gje pa u marre disave, si pasurine, njerezit me te dashur, dinjitetin, dhe JETEN. Te te marrin JETEN s'eshte aq keq por kur te marrin dinjitetin dhe te lene gjalle, s'ka gje me rende. S'e di si kane mbijetuar disa ne ate lloj shoqerie ku s'te hidhte njeri syte po te kishe damke nga gomeret lart.

    Japim mend ne ketu se s'na ka rene mbi shpine. Por kesaj zonjes cfare si kane thene....fjalet me ordinere. E eshte prind mbi te gjitha dhe tragjedia e saj vazhdon....sepse jeton cdo dite me djalin e transformuar. Si cdo prind, dhe ajo ndoshta do ta shohe te birin te ece perpara ne jete.....por ca gjera nuk kthehen me dot. Dhe ne te tilla situata, njeriu ne menyre jo koshiente kerkon t'i kthehet dinjiteti....drejtesi....hakmarrje....qe te gjeje pak qetesi shpirterore. Ndoshta ne s'na pelqen menyra qe ka zgjedhur, por eshte e drejta e saj...qe publiku ME NE FUND te degjoje dhe anen e saj te medaljes.

    Ca thone t'i drejtohej organeve ligjore. Me falni, kujt? Organeve ligjore ku? Ne Shqiperi? Hahaha, very funny.

    Dhe me duket shume qesharak fakti ajo qe u tha me lart qe letrat e kesaj zonjes jane bere aresyeja kryesore qe Ismail Kadarese mos t'i jepet cmimi nobel. Ai spo merr cmimin nobel per MORAL por per stilin e shkrimit. Nese nuk e ka marre kete cmim, atehere nuk e ka merituar. Pike.
    I tha buza syrit pse loton? Pyet zemren se ajo te tregon...

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Ju dėshmoj mėkatin e Kadaresė me internimin e familjes Rapi

    “Ishte viti 1982, kur Foto Ēami mė thirri nė zyrė...”




    Nga Dilaver Bengasi



    Kėrkoi ndjekjen penale pėr njė djalė 18-vjeēar, i quajtur Renato Rapi. Ky djalė merrte nė telefon familjen e Kadaresė pėr tė biseduar me vajzėn e tij, me tė cilėn kishte lidhje shoqėrore. Djali pretendonte se me vajzėn dashuroheshin. Kur Kadareja mori vesh mbi kėtė lidhje, donte me ēdo kusht qė kjo tė prishej. Por Renato vazhdonte me tė tijėn. Mirėpo, telefonatat e pėrsėritura “e shqetėsonin” familjen Kadare. Prandaj, Kadareja po bėnte denoncimin ndaj Renatos. Kjo ishte vepėr e sanksionuar nga neni 129 i Kodit Penal. Akuzohej nė denoncim edhe nėna e Renatos, Janulla Rapi, e cila kishte marrė guximin pėr tė shkuar nė shtėpinė e Kadaresė. Mirėpo nuk i ishte hapur dera dhe Janulla e paskėsh fyer, duke i rėnė derės me forcė. Kėshtu, kishte shqetėsime tė mėdha Ismail Kadareja.
    U fillua ēėshtja penale nga hetuesi N.Topjani. U mor nė pėrgjegjėsi penale dhe nėna e Renatos, Janulla Rapi. Akuza ishte pėr fyerje publike tė Ismail Kadaresė. Renato ishte simpatik, inteligjent dhe vazhdonte vitin e katėrt tė Liceut Artistik tė Tiranės. Nėna e tij, Janulla Rapi ishte shitėse e divorcuar nga burri. Hetuesi N.Topjani nuk njihte nga palėt asnjė person. Por duhej tė shmangte tė gjitha ndėrhyrjet apo presionet qė mund tė bėheshin. Ishte i aftė dhe korrekt. Njėherazi pėr ēdo gjė do tė konsultohej me kryetarin e hetuesisė.
    Pas fillimit tė hetimeve, mė thėrret nė zyrėn e tij Foto Ēami, nė atė kohė ishte sekretar i parė i Komitetit tė Partisė sė Tiranės, i cili mė shpjegoi se I.Kadareja ishte ankuar pėr njė “rrugaē” tė quajtur R.Rapi, qė i kishte mashtruar vajzėn, duke krijuar momente irritimi. “Mė ka thėnė, - theksoi Foto Ēami, - se megjithėse e ka denoncuar problemin nė hetuesi, juve nuk po e vlerėsoni si duhet. Pėr kėtė problem qė ka tė bėjė me nderin e I.Kadaresė, - tha ai, - duhet tė bėni tė gjitha pėrpjekjet deri dhe nė arrestimin e atij djali. Nuk duam tė shqetėsohet familja e Kadaresė”.
    Shpjegova se ai djalė ishte njė nxėnės shkolle nė Liceun Artistik, por siē del, ai ėshtė dashuruar me vajzėn e Kadaresė. Pėr sa i pėrket hetimit tė ēėshtjes, mendoj se ėshtė vlerėsuar, megjithėse denoncimi i bėrė nuk i plotėsonte elementėt e veprės penale, sikurse pretendohet. Djali me vajzėn kanė lidhje prej kohėsh dhe kėtė e vėrteton edhe... “Pėr sa i pėrket sugjerimit, - vazhdova unė, - se nderi i I.Kadaresė duhet shpėtuar nėpėrmjet arrestimit tė kėtij djali, kjo mė vjen keq qė po ju them, por nuk mund tė bėhet, sepse nuk ka bazė ligjore pėr njė arrestim tė tillė. Djali Renato nuk ka bėrė asnjė vepėr penale, veē dashurisė. Pėr dashuri, qė ka tė bėjė me njė normė morale, nuk kemi bėrė ndonjėherė arrestime”. Mė tha qė tė shkoj pėrsėri pasdite nė zyrėn e tij, se do tė ishin dhe kryetari i Gjykatės dhe prokurori i rrethit. Ndėrkaq, unė u takova me V.Konomin dhe I.Remjen, pėrkatėsisht kryetar dhe prokuror, e u tregova porosinė qė mė ishte bėrė. Ata kishin tė njėjtin mendim me mua. Edhe nė takimin qė bėmė pasdite me Foto Ēamin, ata tė dy mbėshtetėn mendimin tim.
    Por hetimi vazhdoi. Janulla, nėna e Renatos ishte marrė e pandehur nė gjendje tė lirė. Ajo erdhi disa herė nė zyrė pėr t’u ankuar ndaj njė hetuesi, qė pretendonte se ndihmonte padrejtėsisht familjen Kadare. E sigurova se nga hetuesia do tė kishte vetėm zbatim tė drejtė tė ligjit dhe objektivitet. Janulla kėmbėngulte se nuk kishte bėrė asnjė veprim antiligjor nė adresė tė familjes Kadare. Sqarimet qė ajo kėrkonte tė bėnte me atė familje, ata i kishin marrė pėr fyerje. Kėto pretendime, hetuesi N.Topjani i kishte vėrtetuar dhe i kishte raportuar. Hetuesi i ēėshtjes kishte raportuar se shpeshherė i shkonte nė zyrė edhe Elena Kadare, qė i bėnte presion duke i kėrkuar arrestimin e Janullės dhe Renatos. Pas kėtij raportimi nė prani tė rreth 25 hetuesve, tėrhoqa vėmendjen se, nėse nuk provohej vepra penale, atėherė akuza tė pushohej dhe tė mos binte askush nėn presionin Kadare.
    Sigurisht qė nga ana ime si kryetar i hetuesisė, toni me tė cilin porosita qė tė zbatohej ligji ishte i lartė, i ndikuar edhe nga ankesat e Janullės apo presionet e Elenės ndaj hetuesit. Ditėn e dytė, rreth orės 8:30 tė mėngjesit, mori nė telefon ministri i Punėve tė Brendshme, i cili kėrkonte tė sqarohej pėrse ishte fyer nė mbledhjen e hetuesisė, Ismail Kadare. Veē u theksua se nė hetuesi tė mos pranohej asnjė person qoftė edhe nga Kadare.
    Ndėrkohė, Hekuran Isai mė tha se Elena Kadare i kishte shkuar nė zyrė qė nė mėngjes dhe ishte ankuar ndaj kryetarit tė hetuesisė, i cili jo vetėm nuk po e vlerėsonte ēėshtjen e denoncuar nga familja Kadare pėr tė ndėshkuar familjen Rapi, por pėr mė tepėr kishte fyer Ismail Kadarenė nė mbledhjen e Hetuesisė sė Tiranės. Nė orėn 10:00 shkuam nė zyrėn e ministrit, sė bashku me dy hetues. Atje gjetėm dhe drejtorin e Punėve tė Brendshme tė Tiranės dhe njė punėtor operativ tė sigurimit. Hetuesi N.Topjani shpjegoi saktė se denoncimi i Ismail Kadaresė nuk pėrmbante elementė tė ndonjė vepre penale, as pėr Janullėn e as pėr tė birin, Renaton. Ministri Isai na shpjegoi se Ismail Kadareja ishte njeri i nderuar dhe vetė shoku Enver Hoxha e kishte vlerėsuar posaēėrisht. “Problemi ėshtė i qartė, - vazhdoi ai, - do pasur kujdes nė trajtimin e Kadaresė”. Pastaj Elena Kadare kishte akuzuar se Janulla ndiqej si agjente ruse. Kush e kishte thėnė kėtė? Ishte e vėrtetė, apo ishte thashethemnajė si shumė hamendje keqdashėse?
    Ministri shfaqi inat e pakėnaqėsi ndaj operativit V.M. dhe hetuesit R.I., kur dėgjova se Janulla Rapi ndiqej nga Sigurimi si agjente ruse dhe kėtė problem e paska mėsuar Elena, tė them tė drejtėn u ēudita. Sa thellė i kishte futur rrėnjėt I.Kadareja me “informatorėt” e tij nė punėn e sigurimit dhe hetuesisė, kur ne nuk kishim dėgjuar asnjė fjalė tė tillė. Mbas pyetjeve dhe pėrgjigjeve qė u bėnė nė zyrėn e ministrit, u porositėm qė tė kishim kujdes dhe tė mos krijonim situata shpėrthyese ndaj Kadaresė. U tėrhoq vėmendje dhe pėr faktin se Elena kishte mėsuar sekretet e Sigurimit tė Shtetit. Por, me gjithė presionin nga lart, ēyshtja e ngritur pėr Janulla Rapin dhe djalin e saj Renato, nga hetuesia u mbyll. Sidoqoftė edhe pas kėtij veprimi objektiv ligjor tė hetuesisė, reagimet e veprimet ndėshkuese ndaj familjes sė djaloshit Renato Rapi nuk pushuan. Pėr tė plotėsuar dėshirėn e Kadaresė dhe qė ai tė “rrinte i qetė”, me porosi partie u vendos masa e internimit tė familjes Rapi. Pra, u internua Janulla dhe Renato, si kundėrshtarė tė familjes Kadare, pėr tė vėnė “nė mbrojtje dinjitetin e tyre”. Me urdhėr nga njė apo disa drejtues tė lartė, mė 25 prill 1984, familjen Rapi e internuan nė Kosovė tė Elbasanit. (...)
    Sipas rrėfimeve tė njė ish-gjyqtareje tė Gjykatės sė Lartė, kam mėsuar se Janulla Rapi, mbi bazėn e denoncimit tė Ismail Kadaresė
    Nė polici, pėr njė vepėr penale si ajo “e fyerjes”, qė ishte nė kompetencė tė drejtpėrdrejtė gjykimi nga gjykata, ishte dėnuar me 11 muaj edukim nėpėrmjet punės. Vuajtjen e dėnimit e kishte filluar nė kombinatin “Josif Pashko”. Sapo kishte filluar punėn e detyruar nė zbatimin e vendimit tė gjykatės, Janulla Rapi
    I kishte shkruar njė letėr Enver Hoxhės, duke i treguar se shkaku i dėnimit tė saj ishte vetėm fakti se djali i saj dashuronte vajzėn e Ismail Kadaresė, lidhje tė cilėn ai nuk e dėshironte. Enver Hoxha, pasi kishte lexuar letrėn, kishte vėnė njė shėnim duke theksuar se si ishte e mundur tė dėnohej ajo nėnė, pse djali i saj dashuronte vajzėn e Ismail Kadaresė apo kushdoqoftė tjetėr. Kjo letėr me shėnim pėrkatės i ishte dėrguar kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, i cili kishte urdhėruar rigjykimin e ēėshtjes direkt atje, me kryesues seance gjyqtarin e mirėnjohur A.Z, i cili masėn e dėnimit “me punė tė detyruar me 11 muaj”, e uli gjykimin nė 2 muaj, kohė qė Janulla Rapi kishte bėrė deri nė kohėn e rigjykimit.
    Por sikurse citova mė sipėr, ky dėnim i lehtė nuk kėnaqi kurrė kundėrshtarin e saj dhe mė 25 prill 1984, Janulla Rapi me tė birin Renaton, u internuan nė Kosovė tė Elbasanit.

    Marrė nga libri “Enigmat e 2 Korrikut ‘90”

  4. #44
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    E pashe emisionin tend Janulla dhe me beri pershtypje fjala "kadare eshte shkrimtar i madh por eshte shpirt vogel" .Me te vertete ishe shume bindese ne ato qe thoje dhe padyshim qe ato e njohin kadaren jane dakort me ty se ai eshte nje njeri mendjemadh dhe shpirt ulet.Nje njeri qe vret krijesa ne bark dhe se behet shkak te internoje njerez pavarsisht se eshte shkrimtar i madh ne fantazi eshte njeri i ulet dhe do ishte me mire te shkruante nje roma killer se aty do ishte vetvetja.

  5. #45

    Per te drejtat e publikut...!

    E vertetė qė :
    Citim Postuar mė parė nga ZEINA
    S'e kuptoj pse u shnderrua kjo teme nga LETERSIA ne diskutim te aktualitetit ditor?
    Mbase do ish mirė tė shkėputej nga poezitė duke u zhvendosur nė njė temė tė posaēme!



    Por pėr ,
    Citim Postuar mė parė nga ZEINA
    Ndoshta ne s'na pelqen menyra qe ka zgjedhur, por eshte e drejta e saj...qe publiku ME NE FUND te degjoje dhe anen e saj te medaljes.
    Pėrderisa kjo ēėshtje u bė publike, dhe mua si publik m'u servir njė temė e tillė, kam plotėsisht tė drejtėn time tė shpreh mendimin tim nė lidhje me atė qė isha dėshmitare dėgjimi dhe qė i pėrkushtova vėmendje dhe kohė dėgjuese!

    Nėse personazhėt realė tė ēėshtjes nuk do donin tė ndjeheshin tė gjykuar, pro a kundėr ēėshtje tjetėr, nuk do hidhnin hapa publikė. Thjesht do zgjidhnin ēėshtjet e tyre pa shumė zhurmė.

    Tashmė gjithkushi ka tė drejtėn e tij tė fjalės, bazuar nė atė qė ka ndierė e pėrjetuar gjatė ndjekjes sė kėtij debati!

    Kam pėrshtypjen, qofsha gabuar, se shumė njerėz anashkalojnė faktin qė dhe publiku ėshtė njė krijesė njerėzore, ndėrtuar jo vetėm me mish e gjak, por dhe me emocione, dhe se ngjarje tė tilla dhe shumė tė tjera si kėtorondisin. Pra, nuk mund ta lėnė indiferent!

    Ateherė, pėrderisa sa personazhet reale i dalin zot ti ndajnė historitė e tyre me publikun, duhet tė pėrgatiten dhe pėr anėn tjetėr tė medaljes: Zotėrimin e reagimeve tė publikut!

    Bomba kur lėshohet ka dhe tymin pas!




    Fėmija nuk ėshtė mjet pėr tė realizuar ambicjet tona!


    Citim Postuar mė parė nga ZEINA
    Ca thone t'i drejtohej organeve ligjore. Me falni, kujt? Organeve ligjore ku? Ne Shqiperi? Hahaha, very funny.
    Sipas asaj qė unė dėgjova dhe kuptova nga diskutimi Znj. Rrapi, ajo ndjehej shumė e mbrojtur me nėnshtetėsinė amerikane prej vitesh, dhe linte tė kuptonte se kjo gjė i jepte siguri ligjore, madje deri nė atė pikė sa tė kėrshėronte Kadarenė, duke shprehur pak a shumė: Sot dhe ne jemi amerikanė... atėherė, pėrderisa dhe ju jeni francezė mund ta ēoni ku tė doni ēėshtjen! Ok nė Shqipėri ish e pamundur atė kohė:Atėherė, pėrse tė mos pėrfitonte nga kjo siguri ligjore nė kohėn dhe vendndodhjen e sotme pėr ēėshtjen, pėrderisa organet ligjore shqiptare dhe sot duken mosbesues?!

    Pėr mua nė kėtė ēėshtje viktima kryesor ėshtė Renato Rrapi,tė cilit i ėshtė shkatėrruar jeta dhe tė qenit njeri, i ndjekur nga Gressa Kadare, e cila mbase vėrtet ka dashuruar atė kohė... por ishte vetėm 15 vjeē dhe askush nuk pėrkujdeset tė thotė qė ky djalė adult kreu marrėdhėnie seksuale me njė minore dhe kjo ka qenė dhe ėshtė e dėnueshme nga ligji me dashje a padashje nga personi minor. Pėr mė tepėr vazhdon tė pėrgojohet publikisht, pa u merakosur askush pėr vazhdimėsinė e jetės sė saj, mė kryesorja: Fėmijėve tė saj. Dy herė viktimė dhe kjo, viktimė e mosrealizimit tė asaj ndjenje atėhere, viktimė e pėrgojimit nga ajo ndjenjė sot.. !

    Fatkeqėsisht, zonjėn Rrapi, pas asaj qė unė ndjeva nė intervistė, nuk e quaj aspak viktimė... madje fatkeqėsisht, shumė fatkeqėsisht, dhe me shumė falje pėr kėtė qė do shpreh, gjykimi im shkon pėrtej dhimbjes dhe mė thotė se Znj Rrapi ka anashkaluar dhe vazhdon tė anashkalojė rolin e prindit, rol i cili detyron ēdo prind tė pėrkujdeset sa mė mirė tė jetė e mundshme pėr fėmijėn e tij, pėr ta pregatitur pėr jetėn si njeri tė lirė por dhe pėrgjegjės tė akteve tė tija pėrballė shoqėrisė dhe njėrėzve qė e rrethojnė. Pėr mua kjo nėnė ende nuk e ka integruar nė vetėdijen e saj se rehabilitimi i fėmijės sė saj fillon sė pari nga qetėsia e tij shpirtėrore, dhe ngjallja e gjithė kėsaj historie, mė shumė sė fėmijės sė saj, askujt tjetėr nuk i bėn mė shumė dėm!

    Nuk di cilat janė arsyet e vėrteta pėr gjithė kėto vargmale fjalėsh, por njė gjė mė tingėlloi nga intervista: nuk fliste njė zė nėne...Mė vinte thjesht njė zė i parealizuar qė donte tė realizohej me hir a me pahir. Mbase atij zėri, nga diku i ngrohen shpatullat e kėsaj ēėshtje...po ky diku ku ishte sot e 15 vjet qė demokracia vėrshoi nė Shqipėri?! Pse kjo ēėshtje del sot, kur pėr tė drejtat e njeriut mund tė dėgjoheshit nė ēdo vend tė botės nga gjyqe internationale?! Pse ky njeri, Renato Rrapi vazhdon tė jetė ende viktimė fati, sikur tė mjerit mos ti kishin mjaftuar gjithė ēka kaluar, dhe pse kjo nėnė e lejon ende kėtė viktimėzim?! Mua kėto pikėpyetje mė mbetėn nga ajo intervistė?!

    Mbase do mendoni se jam pro Kaderiste... Por jo. Madje, pėrveē poezisė sė pikave tė shiut qė qarkullonte aso kohe nė shkollat tona dhe pėrpos ēfarė na ka qenė imponuar nė mesime, unė nuk kam lexuar gati asnjė libėr tė tij. Kjo jo pėr rebelim. Thjesht s'mė ka tėrhequr stili i tij. Si njeri nuk enjoh, as dua ta njoh!

    Nėse mė ka ngjallluar reagim ky debat, ėshtė thjesht pėr faktin se nuk gjej rolin protektor, jo protektor ndaj forcave te policisė sė atehershme, se kėtė e kam tė qartė qė ka qene e pamundur, por rolin protektor prinderor ne aspektin e pregatitjes sė kėtij tė riu pėr jetėn e tij, rol i cili vazhdon akoma tė anashkalohet dhe sot qė ai ka ende shumė nevojė pėr tė, nga aftėsitė e tij tė kufizuara qė i janė imponuar nė jetė!

    Tashmė mbase ėshtė vonė, por ka qenė mė e udhės tė bėhej njė gjyq internacional larg kamerave dhe publikut, sesa njė skenar i tillė?!

    Ky ėshtė mendimi im!

    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 12-11-2006 mė 19:57

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2006
    Postime
    20
    Elna, pse i kalojme gjerat ne ekstreme? Dhe pse i marrim personalisht postet? Une nuk thashe qe publiku nuk ka te drejte te shprehe mendimin e tij por te tregohemi me te qyteteruar ne diskutim pa ofenduar ate tjetrin. Sepse ne fund te fundit (mos na mbese hatri) e kemi pak per huq ne shqiptaret te "zgjidhim" ceshtjet e botes dhe ti japim mend dynjase. Une u futa ketu se ishte teme letersie dhe as e kisha idene se kush ishte Renato. Me pelqeu rrjeshti i tij dhe kaq. Mora vesh per ngjarjen dhe me vjen keq per c'ka ndodhur dhe e perbuz menyren si eshte sjelle Kadare (sepse as me kafshen nuk sillesh ashtu). Por ne monizem, cfare nuk behej. Po s'me takon mua t'i kerkoj llogari protagonistes ne fjale se pse e ka nxjerre kete muhabet pas 20 vjetesh ose te futem me thelle. Ketu ta kisha llafin.

    Sa per ate qe thua qe femija s'duhet perdorur si karrem per te realizuar ambicjet, ke te drejte. Por prape gabon sepse as une e as ti nuk e dime aresyen e vertete pse kjo nene me ne fund vendosi ta beje kete histori publike. S'ke menduar ndonjehere se te te therrasin "k...." pa e merituar dhe te te perbuze nje mehalle e tere sepse keshtu u vendos nga lart, ndoshta me ne fund deshiron tu tregosh atij publiku qe te perfoli per vite te verteten e te vendosesh nderin ne vend. E pra......

    Gresa e mitur? Moter, ne gjimnaz shoqet tona u fejonin e u martonin ne ate kohe. Dhe ky djali i mitur ka qene (vit 3 gjimnaz). Ligji te kap kur ti je mbi 18 vjec dhe ke maredhenie me nje te mitur. Biles nuk jam e sigurte ne ka egzistuar ne monizem ky ligj.

    Jo jo, nuk mendoj se po mbron Kadarene si shkrimtar. Mendoj se po e mbron si njeri. Mgjtht, si shkrimtar, dhe mua s'me ka terhequr stili i tij se si njeri jo e jo. Ka pasur sa te duash pushtetare ne monizem qe kane qene njerez persembari e jane sjelle bute me popullin. Pse jo ky? Nejse, who cares! Lol

    Naten elnushe.
    I tha buza syrit pse loton? Pyet zemren se ajo te tregon...

  7. #47
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kjo me lart i kerkoka Elnes te mos gjykoje Janullen e kurdisur,dhe te mos veshim ate petkun e keq te shqiptarit qe marrim te tjeret neper goje,apo kerkojme te zgjidhimit hallet e botes..............

    Po ti a nuk ben te njejten gje qe e quake Kadarene njeri i keq?
    Se na e ndrite kur thua se nuk ja pelqen stilin e te shkruarit,nje shkrimtari qe perkthehet,lexohet ne shume gjuhe te botes.


    Postimi yt trikotazho-rrobaqepsie kur ve pikepyetje nese vertet Gresa 15-vjecare ishte e mitur eshte qesharak.
    Siduket do kesh degjuar leksionet e gangove te lagjeve kur thoshin qe ule vajzen ne karrige,po i arriten kembet ne toke eshte gati per "spanim".
    Media dhe gazetareve ne Shqiperi nuk u dhimbset aspak Renato e akoma me pak Janulla,histori te tilla ne ate kohe ka pasur shume,qellimi eshte i caktuar te goditet Kadare,arsye kush kerkon e lexon gjen plot.
    Sa historira dashurie jane prishur,se njera familje ka qene me biografi te zeze apo kulakesh,nuk kane pasur te sosur.Sa familje jane internnuar e vrare.
    Me goditjen kunder Kadarese po mundohen te fshihen gjithe cibanet e kuq qe nuk internuan nje familje,nje Renato,nje Janulle,por me qindra e mijera.
    Ky eshte morali i fabules qe eshte kthyer ne farso-komedi.

    Degjoni dhe anen tjeter te medaljes dhe nje interviste te Kadarese jo vetem autopolantet e zhurmshem te Janulles.

    Sa per vepren e Kadarese................"Dielli thone nuk mbulohet me shoshe"

    PS Nese Fiori ose Shigjeta lexojne kete teme te lene vec poezite dhe postimet qe kane te bejne me poezite e Renatos,postimet e tjera te bashkohen andej nga shtypi i dites,ka dy tema qe flasim per kete histori.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 13-11-2006 mė 00:49
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2006
    Postime
    20
    Do ishte humbje kohe t'i ktheja pergjigje postimit tend, i shkruar gjithe eufori. Plus qe e ke zberthyer mesazhin tim sic te ka dashur qefi per te shpreh dufin tend. Rilexo i dashur dhe KUPTO!!!

    Aj shnet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZEINA : 13-11-2006 mė 10:52
    I tha buza syrit pse loton? Pyet zemren se ajo te tregon...

  9. #49
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ato ngjarje ndodhen ne nje kohe shume te keqe per shqiptaret , ku ta masnin koken mire per cdo llaf qe dilte nga goja , dhe imagjino per dashuricka lart e poshte . Ne fakt nuk gjykohet nena "Janulla " ne ket rast o njerez, i dhemb shpirti kur sheh djalin e katandisur ne ate menyre . Por sic e tha dhe Zeina me lart , kur e provon ne kurriz dhe atehere e di se cfare ndjen dhe tjetri. Ato ishin dy adoleshente qe u dashuruan . Disa thone ketu Gresa ishte vetem 15 vjec ? Epo dashuricka dinte te bente ajo lart e poshte ? Njeri me zor nuk e kapi ? Kshuqe te dy jane pergjegjes per cka ndodhi. Por regjimi ishte tille , o burra se u prish biografia. Nejse nuk eshte kollaj te gjykosh ne kete situate pasi cdo prind kerkon me perfektin/en per femijen e tij/saj .. por ketu eshte bere krim. Eshte vrare nje femije ne bark .Kush eshte fajtori ? Tsk tsk ... te gjithe ishin viktima ne ate kohe . Eshte shume sad .

    Disa hidhen dhe pyesin pse nuk u ndicua me pare kjo histori ?Epo shpirti nuk harron kollaj ato qe ka hequr , sikur sa vite te kalojne .. ato lene gjurme aty. Me vjen jashtezakonisht keq per Renaton qe ju shkaterrua jeta qe i ri , i uroj ta rigjeje vetveten sa me shpejt dhe te vazhdoje ta jetoj jeten e tij .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Nė bazė tė shkrimeve qė kam lexuar qė nga fillimi qė ėshtė hapur kjo aferė,
    do tė thosha denigruese pėr z. kadare, mbase ky ėshtė si duket edhe i vetme qellim, kam krijuar pėrshtypjen se Janulla plakė edhe nė kėte moshė po kryen porositė e patronėve tė sajė pėr tė ngritur akuza mu nė kėte kohė kur do hapen dosjet qė deklarata e zotit kadare ishte pėr, pastaj koinqidon me polemikat nė mes tė z.kadare-milo rreth diktatorit hoxha, pastaj kadare-qosje e tj. etj. Unė do tu kisha lutur pjesėmarrėsve nė forum, tė kenė kujdes dhe para se tė japin mendim pėr kėte ju kėshilloj tė lexoni edhe intervistat e z. kadaresė , pastaj mos harroni mbi tė gjitha duhet ruajtur gresa e cila atėherė ishte viktimė e keqtrajtuar / ishte nėn moshėn 15 vjeqare/ dhe e mashtruar nga njė djalė qė si duket i ka munguar edukata atėrore.
    Ėshtė mirė qė janulla tė shpjegoj se nė shėrbim tė kujtė agjenturė ishte ajo atėherė kur qirrej para pallatit se kadare ėshtė agjent i borgjezisė dhe i mahmet shehut etj. etj.

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Mazhoranca miraton nė kuvend ligjin pėr hapjen e dosjeve
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 18:51
  3. Denoncoi trafikun, vret gruan dhe djalin
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 13:25
  4. Daja i Klajdit: Djalin tonė e vranė “Ēobenėt”
    Nga FLORIRI nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 06:32
  5. Ka kryer maredhenie seksuale me djalin e tezes
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •