Me 10 Nėntor Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Leonin e madh, Papė.



“Duhet t'i ngjasosh Bariut tė Mirė, i cili shkon ta kėrkojė delen e humbur dhe e sjell rishtas nė grigjė, duke e mbartur pėrmbi shpatulla. Kėshtu duhet tė veprosh me ata qė kanė dredhuar rrugė, duke hyrė nė shtigje tė verbėra, tė cilat i ēojnė larg sė vėrtetės. Duhet t'i rifitosh pėr Zotin pėrmes lutjeve tė kishės sė tij".

Papa Leoni ia shkruante kėtė letėr Timoteut, ipeshkvit tė Aleksandrisė, mė 8 gusht tė vitit 460 - njė vit para se tė vdiste - duke i dhėnė kėshilla qė janė pasqyrė e vetė jetės sė tij e duke treguar se ishte bari qė nuk i dėnonte delet rebele, por i kthente nė vath me dashuri e vendosmėri. Mendimi tij pėrmblidhet nė kėto dy fragmente themelore: "Edhe atėhere kur duhet tė qortosh, mos e humb kurrė dashurinė” e sidomos, “mos harro se Krishti ėshtė gjithēka pėr ne, me Tė mund t'i arrijmė tė gjitha”.

Nuk ėshtė e rastit qė Leoni i Madh, Papė e doktor i Kishės, pėrballoi Atilėn, kryetarin e Hunėve, pėr tė cilėt shkruhej se ku vinin kėmbėn, nuk mbinte mė bari, duke e bindur - i armatosur vetėm me kryqin papnor - tė mos marshonte mbi Romėn dhe tė tėrhiqej pėrtej Danubit. Ky Takim i vitit 452 pranė lumit Minēio mbetet edhe sot e kėsaj dite njė nga misteret e mėdha nė historinė e Kishės.