Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 123
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kadare: Lufta e parë morale u bë në Kosovë

    Lufta e parë morale e shekullit XX u bë në Kosovë

    Zakonisht në këso rastesh fjalët janë jo shumë të sakta, jo shumë të pasura, jo shumë origjinale. Sot, jam shumë i prekur, jam shumë i nderuar. Jam i detyruar të përsëris fjalët e zakonshme për një ngjarje që për mua është e pazakonshme. Jam jashtëzakonisht i prekur dhe jashtëzakonisht i nderuar që u mblodhëm sot në këtë qytet, për të marrë një çmim që mban emërtimin e mrekullueshëm “Kepi i shpresës së Mirë- Fahredin Gunga”, që jepet në përkujtim të poetit Fahredin Gunga, të cilin e kam njohur dhe e kam çmuar. Kam pasur fatin, pra, ta njoh dhe ta çmoj.

    Kam qenë në Mitrovicë dhe është hera e dytë që ndodhem. Kam qenë në vitin 1972, pra 30 e sa vjet përpara, me mikun tim Azem Shkreli, gjatë vizitës sime të parë bërë Kosovës.

    Kam ardhur në një pasdite të ftohtë, ngrinte, dhe Mitrovica më është dukur e trishtuar dhe e pluhurt. Ndoshta, nuk ka qenë e pluhurosur. Rrugët mund të kenë qenë të pastra, por, si duket, ishte ajo ndjenja e robërisë, që ma krijonte tërë këtë përfytyrim. Të them të drejtën, në atë kohë, unë nuk besoja se gjatë jetës Kosova do të ishte e lirë, sepse nuk besoja se gjatë jetës Shqipëria do të ishte e lirë nga komunizmi. Sepse nuk besoja se komunizmi do të përmbysej, ndërkohë që ne do të ishim të gjallë. Por, ndodhi. Shqipëria u bë e lirë dhe pastaj Kosova u bë e lirë. Po, sepse komunizmi u përmbys në këtë botë. Kjo nuk do të ndodhte po të mos përmbysej komunizmi. Këto ishin ngjarje të mëdha për gjithë popujt, e veçanërisht për popullin shqiptar. Shumë popuj e fituan lirinë, por Kosova mbeti përsëri, dhe pastaj ndodhi gjëja më e pabesueshme, gjëja më e kobshme. U ngrit kontinenti evropian, dhe kontinenti verior amerikan. U ngrit aleanca më e fuqishme ushtarake e botës dhe më përparimtarja deri më sot, Aleanca Atlantike. Dhe u ngritën për lirinë e Kosovës. Nuk u ngritën siç mendohej, siç ishte klisheja dikur se gjoja bëhej luftë për naftë, luftë strategjike detare, për arsye ekonomike, por u ngrit për lirinë e një populli. Dhe sot, pothuajse unanimisht, pohohet se lufta e parë morale u bë në shekullin XX.

    Në Kosovë nuk kishte vajguri, nuk kishte ndonjë kyç të rrugëve ndërkombëtare që do të bashkonte oqeanet. Kosova ishte thjeshtë një rajon i Ballkanit, i banuar nga një popull i vjetër i Ballkanit, nga shqiptarët, dhe bota perëndimore u ngrit në luftë për lirinë e këtij populli.

    Në ndërgjegjen e popullit shqiptar u depozitua një triumf i madh i ushqimit shpirtëror për shekujt e ardhshëm, që gjithë bota u tund për shkak të Kosovës. Për këtë vend po flitet në këto ditë, në këto javë, e që do të flitet ende, siç është folur për Kosovën gjerësisht para se të ndodhte furtuna e madhe. Jemi këtu plot shpresë dhe kjo është fjala e kryefjala e kohës që jetojmë. Këtu lind emri i shpresës, në thelbin e emërtimit të këtij tubimi, në thelbin që Fahredin Gunga i ka dhënë njërës prej veprave më të rëndësishme të tij.

    Ka dy lloj shpresash në botë: një shpresë për gjithçka në kuptimin human, filozofik, e disa herë fetar, ku njeriu ka shpresë se një forcë disa herë hyjnore, disa herë të mëshirohet nga Zoti, do t’i japë diçka më të mirë, por ka edhe një shpresë tjetër, më të devotshme, më urgjente, më të afërt, më të prekshme, kjo është shpresa e hakut historik dhe politik për një popull. Ne i kemi të dyja shpresat sot. Populli shqiptar jeton në një ekspansion në kuptimin më të mirë dhe më pozitiv të fjalës. Nuk ka vend absolutisht për dëshpërim. Nuk ka vend për dëshpërim, as për thyerje, as për nguti, as për ligështim moral,sepse thelbi i asaj që ka ndodhur dhe asaj që po ndodh është liria e popullit shqiptar.

    Ne të gjithë e dimë që qiejt dhe dherat përmbysen, dhe toka e qielli po të përmbyset, populli shqiptar nuk bie më në robëri.

    Nuk kam ndërmend të bëj ndonjë thirrje me tingëllimë nacionaliste, por kjo është një thirrje reale, thirrje humane. Populli shqiptar duke e mbrojtur Kosovën e mbron edhe popullin serb nga demonët e vetë, dhe, herët a vonë, ai popull do ta kuptojë këtë gjë dhe do të jetë mirënjohës ndaj popullit shqiptar, e duan a s’e duanë këtë. Duke e mbyllur këtë fjalë, duke e përsëritur sa i gëzuar jam që erdha për herë të dytë në Mitrovicë, që është e lirë e që do të jetë edhe më e lirë, shpresoj se herën e tretë në qoftë se më bije rasti të vijë, të takoj këtu një tjetër realitet dhe bashkë me lexuesit e mi shqiptarë të jenë midis tyre edhe lexuesit serbë, përfundoi Ismail Kadare.


    marre nga Iliria Post
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua dje në Mitrovicë me çmimin “Kepi i shpresës së mirë Fahredin Gunga”

    Kadare në Mitrovicë, shmanget Rexhep Qosja

    Kadare: Shqiptarët mbrojnë popullin serb nga demonët e vet

    Gazmend Syla

    Si mjeshtër i mrekullueshëm i rrëfimit, romanit dhe gjinive të tjera të krijimtarisë letrare, shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua dje në Mitrovicë me çmimin “Kepi i shpresës së mirë Fahredin Gunga”. Përpara një publiku të gjerë bashkëkombasish, por edhe letrarësh të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, si Mal i Zi, Bosnje –Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Turqia, Maqedonia për manifestimin e përvitshëm letrar, Kadare shprehu jo vetëm konsideratën për marrjen e këtij çmimi, por shprehu mendimin e tij edhe për çështjen e Kosovës. ai rikujtoi edhe një herë kohën, kur për herë të parë shkoi në Mitrovicën e ndarë e të robëruar, për përjetimet e asaj vizite dhe për të ardhmen shqiptare. “Kemi ardhur një mbasdite të ftohtë, gri. Moitrovica mu duk e trishtua dhe e pluhurosur. Ndoshta nuk ishte e tillë, por ishte ndjenja e robërisë që më krijonte këtë përjetim. Unë vetë vija nga një vend gri, i pluhurosur dhe në robëri. Për të qenë i sinqertë, unë në atë kohë nuk besoja që në gjalljen time Kosova do të ishte e lirë, sepse nuk besoja që në gjalljen time Shqipëria do të ishte e lirë, sepse nuk besoja që komunizmi do përmbysej në kohën kur ne ishim gjallë. Shqipëria u bë e lirë dhe pastaj Kosova u bë e lirë, ku komunizmi u përmbys në botë. Unë nuk mendoj se pa përmbysjen e komunizmit do ndodhnin këto ngjarje të mëdha, për çdo popull e në veçanti për popullin shqiptar. Çdo popull kur lufton për lirinë e vet, lufton pa e ditur edhe për lirinë e popujve të tjerë. Kur shqiptarët thonë dhe e mbrojnë këtë e thonë për të gjithë popujt, për të Ballkanit, Evropës, por edhe për popullin serb, i cili ka pasur konfliktin më të ashpër deri më sot. Shqiptarët duke mbrojtur lirinë e vet, e mendojnë ose jo, mbrojnë edhe popullin serb nga demonët e vet dhe ata do ta kuptojnë këtë, madje do të jenë mirënjohës ndaj popullit shqiptar”, - u shpreh Kadare në ceremoninë e ndarjes së çmimit. Sa i përket ardhmërisë së Kosovës, ai u shpreh se “nga pikëpamja strategjike është ashtu si e kemi dëshiruar. Në kohë kalendarike mund të ketë ca ditë më shumë, apo më pak, ashtu si një stinë që nuk ndryshon nëse disa ditë bën kohë e mirë e në ca të tjera e keqe”. Sipas tij, e ardhmja e popullit kosovar do të jetë shumë më e mirë nga ajo çka lanë pas. Ai tha me siguri se “të gjithë e dimë që qielli dhe toka të përmbysen shqiptarët nuk bien më në robëri”. Sa i përket krijimtarisë letrare dhe pasqyrimit të ngjarjeve të Kosovës në librat e tij, Kadare u shpreh se asnjëherë nuk ka bërë ndonjë ndarje Kosovë-Shqipëri. “Kur shkruaj e mendoj botën shqiptare, psikologjinë, mendimin si një të tërën dhe nuk bëj plane për ndarje sektorësh, kështu që kur shkruaj i mendoj të gjitha bashkë. Populli shqiptar është po ai kudo, është po ai gen, po ajo dritë në sytë e njerëzve, po ajo shpresë”, - tha ai. Shkrimtari Ismail Kadare mbërriti dje në Kosovë për të marrë pjesë në manifestimin tradicional letrar ndërkombëtar, “Kepi i Shpresë së Mirë, Fahredin Gunga”, që nisi në Mitrovicë. Para nisjes së ceremonisë, Kadare vuri kurora lulesh dhe kreu homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova. Kadare u shpreh se kishte ardhur për të kryer homazhe për mikun e tij Rugova, për presidentin e parë të Kosovës. Mësohet se gjatë qëndrimit në Mitrovicë Kadare do zhvillojë takime dhe vizita në vendet historike të kësaj zone, si në kompleksin e kullave të Isa Boletinit, Muzeun e Kristaleve në Stan Terg, etj. gjithashtu Kadare do të vizitojë edhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i së cilës është prej kohësh.




    08/11/2006
    KATEGORIA: Kulture
    shekulli

    --

    shum mire dhe shum bukur..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kadare: Shqiptarët myslimanë janë po aq evropianë sa edhe të tjerët, kurse kampionë të kombit - Naimi dhe Fishta
    Prishtinë, 8 nëntor - Shoqëria demokratike është e hapur, ndërsa demokracia nënkupton mungesën e mistereve, tha shkrimtari Ismail Kadare në një debat me shkrimtarë dhe studentë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. "Asgjë në këtë botë nuk është e përsosur", tha Kadare, duke iu referuar nevojës për diskutimin e të gjitha fenomeve në mënyrë të hapur. Një nga çështjet me të cilat po përballen sot shoqëritë postkomuniste, përfshirë edhe Shqipërinë, është hapja e dosjeve, gjë kjo e kërkuar edhe nga Këshilli i Evropës, apo siç tha ai për "hapjen e të fshehtave të bodrumeve". Ndërsa, për hapjen e diskutimit për identitetin, temë kjo e hapur nga ai, tha se është çështje e ditës, dhe si i tillë është i pashmangshëm pasi "ne duam të hyjmë në Evropë, dhe atje e kemi vendin me identitetin tonë". Arsyetimet e kundërta tha se janë djallëzi dhe hipokrizi. Kadare prezantoi tezat kryesore, të tij për identitetin shqiptar, që sipas tij, populli shqiptar ka identitet, fizik, gjenetik, e deri tek identiteti fetar. Ai tha se shqiptarët myslimanët janë po aq evropianë sa edhe të tjerët. Kadare përkujtoi se ishin rilindasit të parët që e filluan luftën për identitetin evropian. Tezat e kundërta që dëshirojnë të provojnë se Evropa nuk ua do të mirën shqiptarëve, tha se janë trillet më të këçia. "Evropa nuk është klub i krishterë, dhe po të ishte Evropa nuk do të bombardonte të krishterët, por neve myslimanët. Ajo e bëri këtë për ne, atëherë çdoni më"?, pyeti Kadare. Duke iu rikthyer në debat edhe njëherë identitetit, Kadareja tha se shqiptarët kanë një myslimanizëm që është model për Evropën, dhe kjo buron nga toleranca fetare, që pasohet nga toleranca ndëretnike. Dhe ky është modeli që jep Shqipëria dhe me këtë duhet të ecet, pasi ky model vjen nga historia dhe gjenetika shqiptare. Ai në këtë kontekst përkujtoi Skënderbeun, dhe tha se ai themeloi me fitore identitetin evropian të shqiptarëve, dhe ajo është drita nga duhet të ecin shqiptarët. Ai tha se prandaj ne jemi një aleat kulturor për amerikën dhe "jo pse i kemi sytë e bukur". I pyetur për të përcaktuar dallimet apo raportet e letërsisë shqiptare me atë botërore, Kadare tha se letërsia i ka rrënjët në universalizëm, dhe mbase ky art është pikënisja e globalizmit, si proces politik, por njëkohësisht tha ai, çdo shkrimat ka një komb dhe atdhe. Kalimi i këtyre kufijve varet para së gjithash nga vlerat artistike, dhe se vetëm 1 për qind mbase i kalojnë kufijtë, ndërsa për t'u verifikuar si shkrimtar botëror duhet të paktën 6-7 dekada apo edhe një shekull të jetë vlerësuar në ato lartësi. Poashtu ai është pyetur edhe për raportet me shkrimtarin Dritëro Agollin dhe Rexhep Qosjen. Raportet me të parin tha se kanë qenë shumë miqësore për një kohë të gjatë, deri në momentin kur Agolli ishte vënë në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe në një çast kishte kritikuar Kadarenë. Por, ai tha se edhe pse nuk ekziston ajo miqësi, raportet janë njerëzore dhe assesi armiqësore dhe se kurrë nuk kanë pasur grindje. Ndërsa, raporteve me Qosjen, i bëri një pasqyrë koronologjike. Ai tha se mospajtimet kishin filluar, që më '72, kur sipas rastësisht ishte vënë në vorbullën e sulmeve, si pasojë e një debati të gjerë në Kosovë, ndërsa edhe ai atë vit kishte vizituar Prishtinën. Ai tha se më vonë Qosja kishte ndërruar qëndrimin dhe në disa raste kishte bërë edhe kritika pozitive për librat e Kadaresë, dhe poashtu më '90 kur Kadare u largua nga Shqipëria kishte bërë një deklaratë pozitive për të. Por, sërish Qosja kishte ndërruar qëndrimin edhe pse Kadareja më '93, kishte ndërhyrë që romani "Vdekja..." i Qosjes të botohej në Paris, dhe kishte bërë një parathënie 21 faqesh, por vetëm një faqe ia kishte kushtuar romanit dhe të tjerat Kosovës. Poashtu ai përkujtoi se kishte bërë një parathënie edhe për librin "Çështja e Kosovës" të Presidentit Rugova. Kadare tha se Qosja ishte armiqësuar sërish, për të arritur kulmin me akuzat më denigruese dhe fyese, duke e vlerësuar Kadarenë si shkrimtar mediokër, enverist, komunist dhe çfarë jo, duke denigruar me akuzën me një Janulla. "Turp i madh për Qosjen", tha Kadare duke shtuar se ai po vazhdon me këto marrëzi, ndërsa ia dha edhe një këshillë, siç tha ai prej miku. "Do ta këshilloja të shkojë në psikiatri. Dhe unë po them se ky njeri është i papërgjegjshëm", theksoi Kadare, dhe siç tha ai kjo është më e pakta që mund ta thotë për të, që të mos thoshte se, Qosja shtyhet nga dikush. Ai tha se i gjithë nënteksti i akuzave të Qosjes, ka këtë përmbajtje, që "Kadare duhet nxjerrë jashtë nga letërsia shqipe, dhe jo vetëm nga letërsia, por edhe nga kujtesa e shqiptarëve". Kadare duke folur për politikën dhe ideologjinë në letërsi, tha se edhe ajo është pjesë e jetës dhe si e tillë, ka shkrimtarë të mëdhenjë që edhe me të janë bërë të famshëm, duke e përmendur Dante Aligerin, si gjeniun më të madh të Evropës, por që këto raste janë të rralla. Ndërsa, në të shumtën e rasteve tha se shkrimtarët e tillë mbesin të nivelit kombëtar, si Hygoi në Francë, ndërsa dy kampionë të kombit shqiptar tha se janë Naimi dhe Fishta. I pyetur për inspirimin e tij, duke ia vënë në dyshim Kadaresë vlerën e librave të fundit, ai tha se shkrimtarëve nuk mund t’u kërkohet kjo llogari. "Keni parë ju gjëkundi që një shkrimtari t'i kërkohet llogari? Nuk mund t'ia kërkojë shkrimtarit këtë llogari askush", tha Kadare duke sqaruar, se vjen një moshë që edhe shkrimtari i bën 75 vjeç dhe aftësitë tkurren, por vjen edhe mosha 80 vjeçe, kur mendja turbullohet dhe vjen një ditë që ai vdes, "dhe do t'i kërkosh llogari pse nuk shruan më?", pyeti ai. dhe po për këtë çështje dha edhe një mendim. "Atëherë kur paskam qenë më i ri, ia paskam kaluar vetes sime", tha ai. Sa i përket disidencës, ai tha se ekziston një pëkufizim i qartë, se ajo bëhet kur një shkrimtar apo dikush tjetër, i shpallë publikisht idetë e tija. Dhe se në regjimin e Enverit, apo të Stalinit kjo ishte e pamundur. Disidencat, tha ai u shfaqën diku kur regjimet u zbutën. Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, ka vizituar edhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i jashtëm i së cilës është që nga fillimi i viteve të '90-ta.

    qik

  4. #4
    Per his te se vertetes, dhe per te patur ne dispozicion edhe opinion ndryshe, por qe nuk do te thote domosdosmerisht se i perkas asaj apo kesaj rryme, krahu, dege, ahu, shelgu, zhegu, dysheku... :

    Gazeta Shqiptare, 13/11/2006 - 09:34

    Na shau dhe iku!
    Nga Abdyl Kadolli, Sekretari i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë

    Kadare erdhi për t’u shfryrë në Kosovë dhe tregoi fytyrën e vet. Udhëtoi deri te Kepi i shpresës së mirë për ta marrë një çmim letrar. A e dinte Kadare se ai manifestim sot është simbol i Mitrovicës së ndarë, sepse mban emrin e një poezie të F.Gungës së ndjerë kushtuar Titos së tij të dashur?!

    A dinte se poeti i asaj poezie kishte denoncuar disidentin Demaçi më 1959, tok me disa shkrimtarë të tjerë, që tashmë dihen nga libri Dosja Demaçi. Në sajë të kësaj besnikërie, ai ishte bërë edhe veprimtar shoqëror-politik i diktaturës së Titos, duke vjellë shumë helm mbi disidencën shqiptare dhe vetë Shqipërinë.

    Kështu, shkrimtari Kadare ia ktheu shqelmat diktatorit të vet, por përqafoi simbolin e një diktatori të huaj. Kur kishte ardhur për herë të parë në Kosovë, Kadare kishte zgjedhur ciklonin e shkrimtarëve të pushtetit, sepse ishte kritikuar Dasma e tij, që edhe vetë e pranon si veprën më të dobët. Përse e fut aty edhe Çabejn e madh, që është çmuar gjithherë në Kosovë?! Tash Kadare erdhi e na bezdisi me shumë rrëfime e denigrime të tij.

    Qosja të shkojë në psikiatri!-urdhëroi diktatori Kadare.

    Veçse nuk u mor vesh si të shkojë: si Frojdi për psikanalizë apo si Jungu për arketipat?

    Njëmend Kadare është një fenomen interesant i psikanalizës!

    Mori çmimin dhe na shau. Nuk e ofendoi vetëm rivalin e tij, por edhe të gjithë të pranishmit në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Dhe, në fund, poshtëroi edhe vetveten, sepse kur nuk ke argumente të arsyeshme, të mbetet vetëm sharja, fjalori i rrugaçërisë. Ata duhej ta braktisnin e të mos zgërdhiheshin, ta linin fillikat vetëm.
    Kadare sillet sot si mbret i letrave. Askush nuk guxon ta kritikojë e të mos pajtohet me të, por vetëm ta lavdërojë. Lavdia për të është mbi të gjitha. Ai është alkimist i fjalës, sepse saora i rrotullon fjalët dhe mendimet.
    Ai ësht demiurg: ka të drejtë të zemërohet, të marrë inat, madje edhe të shajë e të mallkojë!

    Asgjë nuk ka ndryshuar nga mendësia e tij ballkanike e komuniste, edhe pas qëndrimit 16-vjeçar në Paris.

    Ububu, çfarë diktatori do të bëhej sikur ta kishte pushtetin!

    Ai di edhe të kërcënohet: Nuk po e them tjetrin version, sepse versioni tjetër është shumë më i rëndë. Ky njeri shtyhet nga dikush!

    Po, kush qenka ai Dikushi?!

    Kështu vepronin të gjithë diktatorët: i shpallnin të çmendur gjenitë para se t’i linçonin.

    Kadare është moderator i madh, arkitekt i pallatave të ëndrrave dhe dirigjent i koncerteve të dimrave. Ai ishte shkrimtar pushtetar.

    Derisa ai nuk mund të heqë dorë nga romanet e tij politike, nuk ka as të drejtë morale të kërkojë dënimin e diktaturës.

    Kadare kërkon hapjen e dosjeve, por së pari të hapet dosja e mëkateve të tij.

    Kadare i lazdruar ka paranojë: i bëhet sikur të gjithë po e sulmojnë, prandaj grindet me të gjithë.

    Kadare është i gjithdijshmi i botës: ai e vlerësoi, pa e parë fare, edhe filmin e lauruar Kukumi, si tragjedi e popullit të Kosovës në sytë e një të çmenduri !

    Është mirë që në historinë e letërsisë hyjnë vlerat letrare e artisike dhe jo biografitë e shkrimtarëve, sepse ndryshe do të tmerroheshin lexuesit.

    Kadare si person u zhvesh në Kosovë, ku vdiq miti i tij i shkrimtarit të famshëm. Ai sot është kontributi ynë më i madh për botën dhe falë i qoftë asaj!

    Iku Kadare kokulur nga Kosova, duke lënë shumë helm e pezëm.

    Ai nuk vuri asnjë lule mbi përmendoret e dëshmorëve e të martirëve.

    Në purgator Dante do ta pyesë për gjithë metamorfozën e tij politike, për mëkatet me kolegët dhe për një dashuri të këputur e shumë tragjedi familjare.

    Falja, Dante, mëkatet!

    Amen!

    Gazeta Epoka e re, Prishtinë

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te vraret ne pabesi nga kanibalet Qoseiste ne Kosove e Tirane do te prehen te qete ne token shqiptare tani qe Shkrimtari i madh dhe Kombetari i madh Kadare.. u nda perfundimisht nga makiavelet e mafies.. nga kriminelet qoseiste enveroiste.. nga frymezuesit e realizatoret e tragjedise 97-te ne shqiperi dhe bashkpuntoret e shkaut ne genocidin arkanoist te 98-tes.. ne kosove..

    Ec perpara Kadare !

  6. #6
    A asht pas pas kone aj ndoj her me ata kobaltat?

    Kur bre, qysh e si?

    Ajjjjjj, tesh po ja ban edhe ktyne si ... atyne!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Intervista e Ismail Kadarese dhënë Tv Koha Vision në Prishtinë

    Kadare: Abuzimi me fenë islame


    Adriatik Kelmendi

    Vizita e shkrimtarit Ismail Kadare në Kosovë është parë si një rast nga auditorët ku ai ka folur dhe nga mediat, për të marrë prej tij mendimet e hedhura publikisht në Tiranë për çështjet e ditës dhe të ditëve të shkuara, për tema aktuale dhe tema që kanë ricikluar debate të herëpashershme. Disa prej tyre Kadare i sqaron në këtë intervistë dhënë kryeredaktorit të Televizionit të Prishtinës Koha Vision, Adriatik Kelmendi. Shkrimtari pranon edhe një herë më fort, se ka gabuar kur ka shkruar se me prirjen drejt fesë së krishterë “Kombi shqiptar do të bënte një korigjim të madh historik, çka do të shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mëmë: Evropën”. Ai pohon edhe se debati me publicistin dhe studiuesin Rexhep Qosja do donte të mos e kishte bërë fare.


    Ka disa vite që nuk keni qenë këtu, si e keni gjetur kësaj radhe Kosovën?
    Çdo herë që vij në Kosovë më duket se diçka e mirë ndodh, sepse këtu pritem shumë mirë, kam shumë miq, kam shumë dëshirë të vij. Çdo vizitë më duket e bukur. Këtë herë kam ardhur në një kohë shumë interesante, në prag të ngjarjeve të mëdha. Të thuash që Kosova është në një orë të mirë të sajën siç është gjithë kombi shqiptar, në një orë shumë të mirë të tij. Tashmë e dëgjoj shpesh që njerëzit kanë padurim që ajo e mira që presin të arrijë sa më shpejt. Është e natyrshme, populli shqiptar ka njohur vuajtjen, pritjen, robërinë e gjatë. Megjithatë këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kam një shpresë, jo shpresë të kotë, fantaziste, si të thuash, poetike. Këtu bëhet fjalë që të jetë një e mirë më e madhe se e mira që presim. Me kohë gjithçka do të vijë. Liria e Kosovës që është kryesorja, është e siguruar për jetë të jetëve. Çdo gjë mund të parashikojmë në botë, por kjo nuk kthehet më, kjo është themelorja. Po të marrim më të keqen, ka vetëm një shtyrje të lehtë.

    Nuk e merrni me shqetësim këtë?
    Fare nuk e marr me shqetësim. I kuptoj njerëzit e thjeshtë “se prapa kësaj ka një dredhi që na kthehet”. Asgjë nuk kthehet prapa. Procesi ecën, çdo gjë do të ecë përpara, shpresojmë që nuk do të ketë shtyrje, por edhe nëse ka nuk ka për t’u shqetësuar asgjë.

    E përmendët që në Kosovë çdo herë priteni mirë. Kësaj radhe ju u shpërblyet me çmimin “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”...
    Erdha me gëzim të madh, me dëshirë. Zakonisht kur kam ftesa për udhëtime, në mënyrë instiktive shikoj t’i refuzoj, në kuptimin që e kam vështirë, më prishen planet, më prishet puna letrare dhe gjëja e parë që mendoj është: jo, ndoshta jo. Këtë herë sinqerisht kur z. Bejta më mori në telefon dhe më tha kemi një takim kulturor dhe kemi nevojë që të vini, u premtova që do të vij. Atë ditë do duhej të ndodhesha në Angli. U thashë në mund ta shtynin për disa ditë takimin dhe u bë kjo gjë, u bë shumë mirë.

    Përmendët Anglinë ku vepra juaj është rinjohur me përmasa më të gjëra pas fitimit të Çmimit “Man Booker International”. Sa ju ka hapur dyert ky çmim në botën anglo-saksone?
    Unë kam qenë i botuar në Angli dhe Amerikë menjëherë, pas Francës, në vitin ‘70-të. Është e vërtetë kjo që thoni ju. Ky çmim gjithmonë i hap dyert më shumë dhe interesimi shtohet. Unë kam pasur disa ftesa më tepër që pa këtë çmim nuk do t’i kisha.

    Menjëherë pas këtij çmimi u botua në Angli romani “Pasardhësi” i cili ka qenë në listën e 20-30 librave më të kërkuar në ato javë në Britani të Madhe.
    Ky ishte një libër i çmuar mjaft nga kritika dhe edhe shitjen e ka pasur shumë të mirë. Me një fjalë, në publikun anglez tashti librat e mi ose letërsia shqipe u bë më e njohur, është më e pranishme. Bota anglo-saksone ka një organizim të shkëlqyer të propagandimit të librit, ka një kritikë të nivelit shumë të lartë ka zakone shumë të bukura, një ndër to është se për kolegun e tyre shkrimtar të huaj shkruajnë vetë shkrimtarët anglezë ose amerikanë. Një zakon që tregon një solidaritet, një respekt për kolegun gjë që disa vende duhet ta mësojnë.

    Por kjo ndoshta nuk është e dyanshme në aspektin lexues dhe autor i huaj. Dihet se në Britani të Madhe dhe në SHBA nuk parapëlqehen gjithaq shkrimtarët e huaj.
    Është e vërtetë që vendet e mëdha kanë një farë rezerve, sepse nuk kanë po atë nevojë si vendet e vogla. SHBA-të janë një kontinent i tërë, gjuha angleze është një gjuhë e përhapur dhe kanë shumë shkrimtarë të tyre, kështu që vetvetiu shkrimtarët e huaj kanë vështirësi për të hyrë. Ndryshe, në vendet e vogla ku si zakonisht shumica e botimeve janë të shkrimtarëve botërorë dhe është e drejtë kjo. Por kur një autor hyn dhe çmohet, ai pritet shumë mirë, nuk ka më dallim pse është shqiptar, hungarez, amerikan ose anglez, respektohet njëlloj.

    Do të kalojmë në një sferë tjetër të bisedës, por që sërish lidhet me Britaninë të Madhe. Kohëve të fundit në një sondazh ku qytetarët janë pyetur se cilat shtete kanë gjasa më të mëdha që të pranohen në BE ose cilat dëshirojnë ata që t’i shohin në këtë organizëm të madh, në vendin e parë me përgjigje negative është radhitur Shqipëria. Si e shpjegoni këtë refuzim ndaj Shqipërisë?
    Shumë nuk më çudit kjo gjë. Kemi qenë vendi më i ashpër stalinist në Evropë dhe kjo luan një rol sigurisht. Kemi një imazh jo të mirë, ka propagandë kundër Shqipërisë shumë të fortë. Për një pjesë të kësaj, duhet ta pranojmë, jemi vetë shkaktarë. Nuk duhet t’ia hedhim vetëm të huajve fajin, por për të qenë të sinqertë ose të drejtë, duhet të pranojmë gjithashtu që të metat e shqiptarëve përgjohen shumë.

    Ndodh kjo veçanërisht me shqiptarët?
    Ka një prirje racizmi e që ne duhet ta luftojmë, sepse është e tepruar. Unë e kuptoj, ne s’kemi pse të marrim në mbrojtje as banditët, as trafikantët, as ata të drogës e të prostitutave. Na vjen keq që janë shqiptarë kur i kapin, por s’duhet të kemi asnjë mëdyshje. Le t’i dënojnë. Kam përshtypjen se bandit dhe trafikant ka nga shumë vende, për fat të keq ne biem shumë në sy. Mafia është ndërkombëtare në botë, por shpeshherë përmendet sikur një pjesë të kësaj mafieje e drejtojnë shqiptarët. Unë nuk e besoj kurrë. Nuk kanë kaq forcë shqiptarët që të drejtojnë mafien evropiane, e botërore aq më pak. Neve na ka dalë nami, na ka dalë nami i keq. Kjo nuk është e përhershme, kjo mund të ndryshojë sigurisht dhe disa herë po ndryshon. Ka disa vende që kanë përmirësim të imazhit. Kultura e një populli e lufton imazhin e keq, por disa herë nuk arrin. Është më i fortë imazhi sesa ajo. Në vende të ndryshme ka një luftë midis imazhit të keq dhe imazhit të mirë. Këtë luftë ne nuk e kemi fituar dot ende, por shpresoj që mund ta fitojmë.

    Kush e ka një pjesë të përgjegjësisë për këtë imazh të keq, ju i përmendët disa raste. Dhe a ndodh kjo ngaqë shqiptarët nuk dinë t’i vetëreklamojnë punët e mira?
    E para ne nuk dimë të bëjmë propagandë të mirë për vendin tonë, propagandë pozitive. Përkundrazi e shtojmë propagandën negative. Nuk është puna që të mburrim veten, është shumë e keqe kur një popull fillon e hedh pudër për të fshehur atë që ka, por ne të themi të vërtetën. E vërteta nuk është kaq e hidhur kundrejt shqiptarëve. Ndonjëherë ne nuk dimë ta reklamojmë të vërtetën që është në favorin tonë, për të mirën tonë. Dhe prandaj i hapim rrugë të keqes. Gjithashtu nuk duhet harruar që ka propagandë antishqiptare nga rrethe antishqiptare për arsye të konflikteve në Ballkan. Mos harroni, çështja e Kosovës është ende në rend të ditës dhe kur shtrohet çështja e pavarësisë, gjithë bagazhi antishqiptar do të ringjallet, do të thonë se shqiptarët janë të aftë vetëm për prapësira, nuk janë të aftë për punë pozitive. Sigurisht duan të vijnë tek ajo që Kosova nuk duhet të marrë pavarësinë. Nuk duhet të çuditemi për këtë. Propaganda e vjetër antishqiptare ringjallet përnjëherësh. Kështu shpjegohet, nuk është rastësi. Pse u ringjall tashti prapë?!

    A mund të na pengojë kjo që të anëtarësohen si Shqipëria si Kosova në organizmat ndërkombëtare? Kemi një sinjal të fundit nga Komisioni Evropian se nuk do të ketë zgjerim të shpejtë, ose anëtarësim të vendeve të reja. Nuk përmendet Shqipëria fare për aderim në BE. Sa është kjo me rrezik për ne?
    Nuk duhet tepruar kjo gjë. E para kur përmendet Ballkani Perëndimor, nuk përmendet vetëm Shqipëria. Në qoftë se u tha do të ketë shtyrje në pjesë të Ballkanit, do të ketë për të gjithë.

    Përmendet që Kroacia dhe Maqedonia janë më afër BE-së.
    Janë disa shtete që mbeten: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Ju siguroj, mëndja ma thotë që nuk ka se si Evropa të lerë jashtë një copë të ngushtë, nuk bëhen as 15 milionë banorë. Këta janë popuj që kanë qenë në pararojën ku është përplasur vala anti-evropiane. Do të triumfojë një e vërtetë tjetër. Do të ketë ndoshta një pengesë, një shtyrje. Nuk mund të ndodhë që Evropa me gjysmë miliard njerëz, të lerë 15 milionë përjashta që s’janë as në anë të saj por janë pothuajse afër qendrës. Nuk ka assesi. Andaj këto janë disa alarme të cilat gazetarët, analistët i teprojnë. Kemi shumë qejf të bëjmë tragjedi kur nuk ka ndodhur tragjedia.

    Do të thotë, nuk e besoni?
    Assesi. Është një lloj pedagogjie që u bëhet këtyre popujve. E quaj të drejtë, në fakt është njëfarë presioni që rregulloni punët, ejani në vete, hiqni dorë nga prapësitë ata që nuk heqin dorë, sepse do t’iu bëjmë një lloj nderi. Është një pedagogji që u bëhet popujve të vegjël për të cilët historikisht nuk ka ndonjë kujdes të madh Evropa. S’ka ndonjë gjë të keqe, le të sillet ashpër, ndoshta ndonjëherë bën mirë kjo gjë.

    Të flasim për debatin me Qosjen. Ka qenë temë edhe gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë. Në fakt ka pasur në thelb “mosdurim të ndërsjellë” nga të dy. Nuk ishte shkas vetëm debati për identitetin e shqiptarëve. Edhe në intervista që kam pasur me ju më herët, keni shprehur doza nervozizmi për njëri-tjetrin. Kur ka filluar kjo?
    Ju bëtë një simetri. Natyrisht do të them se s’është e vërtetë. Mendoj objektivisht, nuk kam pasur kundër tij kurrë, asgjë. Ndërsa disa herë prej tij ka pasur ndaj meje diçka që s’e kam kuptuar mirë dhe sinqerisht kam qenë i pavëmendshëm, dhe do ta vërtetoj që kam qenë i pavëmendshëm. Shumë vite përpara ai ka pasur polemikë me shkrimtarë të rinj në Kosovë dhe ndërkohë nuk e di pse jam gjendur dhe unë pa dashur në këtë farë polemike dhe kam qenë objekt sulmesh. Tashti kam harruar, ka kaluar shumë kohë. Por një periudhë ftohjeje më kujtohet, kur kam ardhur në Kosovë për herë të parë në 72-shin. Kam përshtypjen se kam takuar shumicën e shkrimtarëve të Kosovës. Me atë kishin marrëdhënie shumë të ftohta për shkak të tij, mendoj unë. Ka qenë një periudhë ftohtësie, një periudhë sjelljeje normale, nuk e di pse.

    Pse e quani sjellje normale? Jeni takuar, keni kontaktuar në ndonjë mënyrë gjatë viteve, e keni lexuar njëri-tjetrin?
    Jemi takuar, por është punë e harruar kjo gjë. Që unë e kam harruar e tregon fakti që kam bërë çmos të botohen dy libra të tij në Francë. “Çështja shqiptare” bile është botuar te botuesi im francez, dhe romani i tij të cilin e kam shoqëruar me një parathënie të gjatë. Ju do thoni që në parathënie flitet kryesisht për Kosovën dhe më pak për romanin. Po, është e vërtetë. Në pjesën kryesore ka qenë e lançuar kultura e Kosovës me çdo kusht.

    Do të ndodhte botimi pa kujdesin, insistimin, do të thosha, pa ndihmesën tuaj?
    Mund të ndodhte, por kishte gjasë më tepër të mos ndodhte. Unë bëra një parathënie mbi 20 faqe që ishte rekomandim-parathënie dhe sugjerim për ta botuar. Mund të ndodhte edhe pa këtë.

    Ju i keni hapur portat në gjuhën frënge Rexhep Qosjes?
    Për librin “Histori e Çështjes Shqiptare” absolutisht e kam çuar te botuesi im dhe i kam thënë: të lutem botoje se ndihmohet populli të cilit unë i përkas dhe ti ke vite që po më boton. E shoqëruar nga parathënia ime, ka luajtur një rol. Nuk pres ndonjë mirënjohje. Por sidoqoftë kjo tregon se nuk kam pasur ndonjë zemërim me të, ajo është harruar. Më vonë ai ishte acaruar përsëri në ngjarjet e ‘97-ës. Ka bërë ca letra që kanë qenë të marra, d.m.th me një ngazëllim të madh për atë që ka ndodhur në Shqipëri, edhe pse unë nuk kam marrë pjesë që ta përshëndes.

    E keni fjalën për ciklin e shkrimeve “Revolucioni i vonuar demokratik”?
    Pikërisht, më janë dukur letra të marra. S’i jam përgjigjur dhe nuk i kam dhënë asnjë rëndësi, të them të drejtën. Kam qenë shumë i dëshpëruar në atë kohë. Për mua djegia e Shqipërisë në ‘97-n ka qenë një tragjedi kombëtare, një turp i jonë si komb. U turpëruam përpara ndërgjegjes sonë, para gjithë Evropës dhe para gjithë botës. Të gëzohesh që është djegur Shqipëria, ta quash revolucion të vonuar demokratik është vërtet të mos jesh mirë nga mendja. Ka kaluar dhe kjo, pastaj kanë ardhur diskutimet e vonshme. Nuk i kam bërë me një sulm, kam kritikuar tezën e tij që nuk jemi plotësisht evropianë.

    Megjithatë libri, sprova juaj, ka qenë në njëfarë mënyre e lidhur me shkrimin që kishte bërë Rexhep Qosja më parë?
    Shiko, atë sprovë do ta shkruaja sikur Rexhep Qosja të mos ekzistonte në këtë botë. Nuk është ai që më ka kushtëzuar me këtë gjë. Ka qëlluar, sapo është marrë me këtë problem e kam kundërshtuar siç bëhet në një polemikë. Kaq. Shumë e thjeshtë. Pastaj ai ka degraduar gjithçka. Ka bërë dy libra kundër meje, për disa paragrafë që kam unë, për disa faqe. Kjo është historia. Një mllef i jashtëzakonshëm, i çuditshëm. Në kohën kur kemi të tjera punë për të bërë, e harroi çdo gjë, e harroi problemin e pavarësisë së Kosovës, e harroi Serbinë, dhe dola unë armiku kryesor i Kosovës, i popullit shqiptar, i letërsisë, i mendimit, i filozofisë, i të gjithave. Është një absurditet, unë nuk e kuptoj si mund të kesh kaq pasion ndaj kolegut tënd. Mund të kesh zemërim, mund të sulesh një herë ose dy, por të mos lodhesh për këtë gjë. Nuk ka histori të komplikuar, është shumë e thjeshtë.

    Kjo mund të vlerësohet edhe si njëra ndër polemikat që zgjoi interesimin më të madh në të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët dhe kishte edhe vazhdim, pasi që u shkrua shumë nga shumë të tjerë. Kishte të tillë që vlerësuan se nëse kemi këso ndeshje, sidomos tash kur po bëhen përpjekje për afrim më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë, kjo mund të ndikojë edhe negativisht, pasi dy nga ata që u quajtën kolosë, ju dhe Qosja, ndesheni në këtë mënyrë dhe, ç’është më e rëndë, nganjëherë edhe nuk zgjidhni fjalë për t’i vënë epitete negative njëri-tjetrit. Mund të sjellë gjë pozitive kjo?
    Unë jam kundër epiteteve: kolosë, korife, baba i kombit, bacë... Këto për mua janë gjepura. Ne duhet të mësohemi pa këto. Nuk është nder i një vendi të qytetëruar të përdorë koncepte të këtilla. Këto janë koncepte klanike, kur zihen në shtëpi dhe bien në gjak, ku baca i njërës dhe baca i tjetrës bëjnë bisedime merren vesh etj.

    Po ky ishte reflektimi që u dha kryesisht nga shtypi mbi polemikën.
    Po, pa të keq është mendja jonë e prapambetur që e koncepton këtu. Unë do ta refuzoja një fjalor të tillë në raport me kolegun tim. Ne jemi kolegë në letërsi, të tilla askush s’ka të drejtën të uzurpojë me titullin e bajraktarit, të kolosit etj.

    Megjithatë, ju jeni të dy personalitete me ndikim në kulturën shqiptare.
    Kultura shqiptare ka disa personalitete, nuk jemi vetëm ne të dy. Nuk e pranoj këtë gjë. Nuk pranoj këto struktura dyshe ose treshe. I refuzoj.

    Ose mos doni të thoni vlejnë për mua, por nuk futet edhe Rexhep Qosja këtu?
    Unë i refuzoj parimisht. Këto janë karakteristika të mentaliteteve të prapambetura. Dhe prandaj po thoni ju që është e vërtetë që kjo nga një pikëpamje është një polemikë jo e mirë. Është koha për një tjetër gjë. Në këto raste nuk duhet të bëjmë një simetri patjetër të shikosh kush merret me çfarë merret. Dhe në qoftë se kjo punë zë një pjesë të vogël të asaj që unë shkruaj dhe te tjetri zë 90% të asaj që po bën, sigurisht që edhe faji ndahet ndryshe. Ta zëmë që po, jemi të dy fajtorë që u futëm në polemikë. Unë nuk e përjashtoj dhe nuk më vjen keq të them po të kem bërë një gabim që vajta u futa kot në një polemikë të tillë. Është e lehtë të shikosh proporcionet, përmasat. Kur tjetri e kapërcen 20 herë që aty ai është i humbur, dhe ne duhet të kemi guximin t’i themi zotëri të ka thënë kaq, i ke thënë 20 të tilla. Është në të drejtën botërore kur përgjigja është e proporcionuar, dhe aty gjykohet lehtësisht. Në këtë rast siç e thatë ju që kemi probleme të tilla, vërtet polemika mund të jetë fatkeqe.

    Do dëshironit të mos e kishit bërë fare?
    Po, mund të mos ishte.

    Ju e keni thënë edhe më herët që feja u imponua si çështja kryesore brenda këtij debati, brenda identitetit shqiptar. Përse?
    Problemi në këto polemika është një mashtrim i madh i palejueshëm. Një nga gjërat më të shëmtuara është abuzimi me fenë. Sepse polemikë e pandershme quhet ose siç kam thënë unë, polemikë e pabesë, kur ngre një tezë që tjetri nuk e ka dhe thua frazë më frazë në këtë sprovë “Ismail Kadare ka një përçmim, një dënim të myslimanizmit shqiptar, është kundër myslimanizmit është pro katolicizmit”. Pasi e thua një herë pas pesë paragrafësh të ngrihesh kundër myslimanizmit si Ismail Kadare, shpif një herë, thua një mashtrim që është krim. Pastaj e përsërit dhe i ke bindur mendjen vetes, prandaj këtu fillon edhe psikopatia, që kjo është e vërtetë sepse thua këtu nis e pamoralshmja, shpreson që publiku të thotë që me sa duket Kadare me të vërtetë e ka thënë këtë sepse ky kot nuk e thotë. Këtu është abuzimi që çdo vend i qytetëruar nuk e lejon kurrë. E ndalon me gjyq, që te ne për fat të keq nuk ekziston. E ndalon sepse kështu pritet shpifja. Zotëri ke gënjyer pa pikë turpi. Ku e ke gjetur këtë?! Asnjëherë nuk kam thënë asnjë fjalë fyese për myslimanizmin shqiptar. Teza ime është që ne duhet të hyjmë në Evropë me myslimanët e të krishterët bashkë. Asnjë pengesë nuk është myslimanizmi shqiptar për Evropën, asnjë ndryshim s’ka myslimani shqiptar. Jemi të gjithë shqiptarë, myslimanë katolikë, ortodoksë dhe ateistë bashkë.

    Kjo thoni është nxjerrë nga konteksti, ngase ju nuk keni qenë kundër myslimanizmit? Megjithatë ju gjithherë jeni shprehur me një simpati për krishtërimin. E keni parë atë si diçka më të afërt me Evropën.
    Pse të mos e shoh krishterimin kështu? Çfarë ka të keqe? Vetë shprehja juaj keni parë edhe krishtërimin... sigurisht edhe ajo është feja jonë. Ne kemi tri fe dhe një komb. Përse është katolicizmi sidomos feja më e goditur gjatë diktaturës komuniste?! Duhet ta pranojmë, e goditur egërsisht. E goditur nga dy burime: sepse ishte fe, sepse ishte mishërim i perëndimit, sipas mentalitetit komunist. Ndërsa për ortodoksizmin mund të kishte njëfarë zbutje sepse ishte feja zyrtare e Rusisë, gjithë vendeve komuniste. Katolicizmi quhej feja e Vatikanit, SHBA-ve, NATO-s, Evropës Perëndimore. Prandaj ajo ka qenë më e goditura. Edhe në koloni katolikët janë goditur më ashpër sesa të ishin shumicë. Megjithatë katolicizmi ishte në teh të goditjes. Shkrimtarë katolikë të veriut, nuk kanë numër më të madh të martirëve sesa midis tyre. Janë goditur edhe myslimanët, në mesin e të pushkatuarve ka po aq. Po në rastin e shkrimtarëve klerikë, katolikët zënë vendin parë. Unë kështu e di dhe besoj se kështu është e vërtetë. Ne e kemi për detyrë morale ta themi këtë gjë, aq më tepër unë që vij nga një tjetër fe. Është normale, e detyrueshme moralisht, ti që ke tjetër fe të mbrosh fenë tjetër. Në qoftë se ajo fe ka pësuar më shumë, sipas mendjes tënde, të jesh ti i pari të thuash, kjo ka shumë martirë.

    Kjo ju ka nxitur të shkruani në librin “Nga një dhjetor në tjetrin” se: “Prirja e Shqipërisë do të ishte drejt fesë së krishterë, ngaqë ajo lidhej me kulturën, kujtimet e vjetra, dhe nostalgjinë e kohës paraturke. Me kalimin e viteve, feja e vonë islamike, e ardhur bashkë me otomanët, do të zbehej (së pari në Shqipëri e më pas në Kosovë), derisa t’ia linte vendin fesë së krishterë, ose më saktë kulturës së krishterë. Kështu që së paku nga një e keqe (ndalimi i fesë më 1967) do të vinte një e mirë. Kombi shqiptar do të bënte një korigjim të madh historik, çka do të shpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mëmë: Evropën”. Kjo pjesë është përdorur edhe nga Rexhep Qosja, në polemikë.
    Kjo është tjetër. Ky është abuzimi, abuzim i pastër i pandershëm. Pse?
    E para kjo është një bisedë, është një kujtim që unë vetë e kam nxjerrë. Nuk është një që ka kapur një dokument ku Ismail Kadareja ka thënë këtë dhe këtë. Unë vetë kam kujtuar një bisedë me Ramiz Alinë. Është abuzuese kur një ditë rrëfimin për diçka që ka bërë dikush ti fillon dhe abuzon me të. E para gjë është ta pyesësh njëherë. E dyta unë jam shkrimtar në një vend që feja është ndaluar dhe shkoj te shefi i shtetit komunist, komunist i egër, armik i fesë, dhe i kërkoj hapjen e kishave dhe xhamive, i kërkoj lejimin e fesë. Kjo është kurajoze sepse situata është absurde, feja është e ndaluar dhe bisedojmë për një gjë që nuk ekziston ende. Dhe unë kam deklaruar në intervistë. Ka qenë mendimi im krejtësisht i gabuar, parashikim krejtësisht i gabuar, që nuk doli.

    Ju e quani të gabuar sot?
    Pa diskutim. Nuk e kam përsëritur kurrë më sepse kam thënë që ka qenë i gabuar, e ti çfarë bën, nuk shikon ç’ka ndodhur më pas, por gërmon me një kënaqësi të madhe ja ç’ka thënë njëherë Ismail Kadare. “Ja pra zotëri e kam thënë gabim”. Është gabim pa asnjë hezitim. Dhe po të duash, të thellohesh, gabim i bërë në rrethana krejtësisht lehtësuese, në kuptimin se unë vetë e kërkoj në fund të fundit dhe them të hapen kishat katolike, ortodokse, po të duan dhe xhamitë, megjithëse mendoj, unë them se myslimanizmi shqiptar ka për t’u zbehur nga shkaku i hyrjes në Evropë. Mendim i gabuar, parashikim i gabuar, çfarë do më tepër. Ç’është kjo kënaqësi për të kapur të keqen, kjo është e shëmtuar, kjo nuk ndodh asgjëkundi, vetëm në mbretërinë e të ligës mund të ndodhë një gjë e tillë. “Do të gjej patjetër mendimin tënd të gabuar ndonëse ti e ke korrigjuar më vonë, je shumë i kujdesshëm për të mos e përsëritur më”. Kjo s’ndodh kurrë. Na pëlqen e liga, na pëlqen mallkimi, na pëlqen e zeza. Nuk duam të shohim asgjë të mirë.

    Ne shqiptarëve na ndodh shpesh?
    Për fat të keq na ndodh disa herë, jo shpesh. Unë jam kundër asaj që e dënojmë veten të mallkuar. Abuzimi në këtë është një burracakëri e jashtëzakonshme. Kanë abuzuar, jo vetëm Qosja, kanë abuzuar edhe të tjerë, një ish.zv Ministër i Jashtëm një Pëllumb Xhufi. E nxori ai me vrap, “historiani”. Jo, jo, të ketë turp, historian. Historiani vajti e gjeti këtë, por unë kam njëmijë mendime të tjera korrigjuese të kësaj. Por jo, ajo u intereson, vetëm e keqja, sepse ata janë një klan që i shfrytëzojnë këto.

    Lidhur me këto sulme, shpesh e keni përdorur fjalën zili, cmirë.
    Ka shumë, ka disa arsye, mund të jetë edhe ajo. Nuk kam dëshirë të flas për këto më duket e padenjë të flas për këto gjëra.

    A mendoni se fati i shqiptarëve do të ishte më ndryshe sikur të ishim në shumicë të krishterë? Ka disa teza që e mbështesin këtë.
    Një populli nuk mund t’i kërkohet kurrë ajo që mund të ishte, të bëhen hamendje. Populli është ai që është. Ne s’mund të bëhemi më të bukur se ç’jemi. Jemi ata që jemi. Unë nuk mendoj që kjo ka qenë një fatkeqësi kaq e madhe. Ndoshta, me sa duket, përpara. Na ka penguar me atë që për sa kohë Serbia e mbajti nën çizme Kosovën duke pëshpëritur jo shumë haptazi por fshehurazi, këta janë islamikë, këta janë të rrezikshëm, për të pasur dorë të lirë nga Evropa për t’i rënë, dhe të them të drejtën ka pasur njëfarë suksesi. Tani kjo gjë është e kapërcyer, tashti Shqipëria po rehabilitohet, në qoftë se hyn në Evropë. Pa myslimanët kombi shqiptar prishet, prandaj është absurde të kesh mendime kundër myslimanëve. S’mund të ketë. Unë jam shkrimtar, i kam të tërë lexuesit e mi. Pse të them unë që pjesa më e madhe e popullit tim s’janë më shqiptarë. Këto janë marrëzira, vetëm fantazirat më të këqija, më makabre mund t’i pjellin. Feja nuk është një pengesë, ne jemi ata që jemi, nuk ka pse të zbukurojmë veten, por as ta keqësojmë. Do të hyjmë në Evropë kështu siç jemi dhe nuk i kemi borxh askujt. Duke u marrë me shkaqet pse është bërë konvertimi, jam përpjekur të shoh anën e fisme të kësaj gjëje, sepse shumë thuhet e bënë shqiptarët për servilizëm, e bënë nga dhuna, për arsye karriere, për taksa. Këto të gjitha janë cilësi që e rëndojnë ndërgjegjen shqiptare. Ka diçka të vërtetë në të gjitha, por është përqindje shumë e vogël. Unë mendoj që nga arsyet madhore, ose arsye e madhe, e kam thënë së paku që nuk e ka përmendur asnjë historian shqiptar. Mendoj që me këtë konvertim jo për t’u hequr shqiptarëve një faj se nuk është ndonjë faj, arsye kryesore ka qenë problemi i armës, i mbajtjes së armës. Kush e njeh psikologjinë evropiane dhe ballkanase, problemi i armës ka luajtur një rol të madh për dinjitetin e njeriut. Një popull i armatosur, shtëpi që ka armë është gjysmë e lirë. S’mund të jetë kurrë plotësisht i robëruar një njeri që ka armë jo ilegalisht, legalisht. Prandaj okupuesi otoman i vuri shqiptarët përpara një dileme tragjike, do të mbash armën jep fenë. Unë jam i sigurt se mijëra e mijëra njerëz kanë kaluar net pa gjumë për të zgjidhur këtë dilemë që është dilemë e pastër tragjikisht: fenë apo armën. Sepse je mësuar me armë e dorëzon, por t’i dukesh i zhveshur, i pambrojtur, pa dinjitet dhe i turpëruar dhe thotë më mirë po jap fenë, ta mbaj armën. Armë do të thotë dinjitet dhe prapa armës qëndron ideja e lirisë, një vend i pushtuar, dhe e kanë bërë këtë gjë. Të tjerët e kanë menduar: lë armën, mbaj kryqin. Shqiptarë janë të dy palët. Njëlloj unë vuaj përpara kësaj dileme të tmerrshme, ti dot nuk e di kujt t’i japësh të drejtë. Unë këtë nuk e gjej dot. Prandaj e shfajësoj popullin shqiptar. Si mund të kem përçmim për myslimanizmin kur populli ka zgjedhur të ndahet në dy rrugë. Dhe sot ende nuk mund të them kush ka bërë mirë, kush ka bërë keq, kur sa është po aq mirë sa edhe keq. Ky është qëndrimi i shkrimtarit ndaj popullit të vet. Ti del dhe kërkon bisedën me Ramiz Alinë. Nuk i intereson se njëri ka thënë... është edhe tragjike edhe komike në të njëjtën kohë.

    Një riciklim të këtij problemi, i kësaj dileme, ndoshta po e shohim tash kur Kosovës i premtohet pavarësia, por a do ta ketë ushtrinë e vetë. A do mund të bëhet Kosova shtet i pavarur, pa ushtri?
    Askush nuk ia ka mohuar ushtrinë Kosovës, nuk do t’ia mohojë, absolutisht kurrë. Mos e mendoni këtë gjë. Në Kosovë është bërë siç e kam thënë disa herë, një luftë për moralitet që është gjë e rrallë në historinë e botës, e vetmja ndoshta. Morali evropian këtu u vë në provë, nuk u bë për vajguri, as për diamante e gjëra të tjera, u bë për moral. Tani Evropa hap një epokë të re për shkak të shqiptarëve dhe shqiptarët duhet ta kenë për nder historinë e tyre që e shtyn kontinentin evropian drejt një lufte të tillë, të tipit të ri. Evropa, se nuk kam thënë asnjëherë vetëm ajo, duke ndihmuar luftën e popullit shqiptar, emancipoi vetveten. U ngrit një qytetërim evropian në nivel më të lartë, është në nderin e saj. Evropa nuk mund të shkelë më mbi këtë moralitet, nuk do të kthehet prapa. Prandaj populli shqiptar në Kosovë nuk do të humbasë asgjë, do t’i ketë të gjitha, përfshirë edhe armën që thatë ju.

    Nuk do të ketë më dilema të tilla, ose fenë në njërën anë, ose shtetin, Evropën?
    Absolutisht.




    14/11/2006
    KATEGORIA: Politike

    shekulli

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Te vraret ne pabesi nga kanibalet Qoseiste ne Kosove e Tirane do te prehen te qete ne token shqiptare tani qe Shkrimtari i madh dhe Kombetari i madh Kadare.. u nda perfundimisht nga makiavelet e mafies.. nga kriminelet qoseiste enveroiste.. nga frymezuesit e realizatoret e tragjedise 97-te ne shqiperi dhe bashkpuntoret e shkaut ne genocidin arkanoist te 98-tes.. ne kosove..

    Ec perpara Kadare !
    Shume e vertet!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn per mendimin qe shprehe o miku im RTP..
    lexo ne fund te intervistes se kadares.. kam shkrye dicka..

    ---------

    shekulli

    Ismail Kadare: Marrëdhëniet e mia me Rugovën


    Adriatik Kelmendi

    Vijon nga dje

    Në këtë pjesë të dytë të intervistës së Ismail Kadarese dhënë kryeredaktorit të Televizionit “Koha Vision” në Prishtinë, shkrimtari shpreh bindjen se tensioni për një farë kohe në marrëdhëniet me Ibrahim Rugovën u kapërcye falë fisnikërisë së ish- presidentit. Qoftë kjo deklaratë, qoftë ajo në numrin e djeshëm të intervistës për çështjen e religjionit mysliman të shqiptarëve, pavarësisht se janë sqaruar më parë nga shkrimtari në mediat e Shqipërisë, ato marrin një tjetër peshë të pohuara pikërisht në Kosovë dhe ku tonet e ndjesës nga ana e Kadaresë janë më të dukshme.

    Pak ditë më parë, kryetari i Shqipërisë Alfred Moisiu, ka kritikuar vendin e tij që nuk ka ecur në hap me shtetet e tjera të rajonit. Pajtoheni me këtë mendim?
    Unë nuk e kam parë këtë deklaratë, por mendoj që kur një vend kritikon vetveten është një shenjë shëndeti dhe morali politik. Një vend që ka hapësirë të kritikojë vetveten në bazë, sigurisht jo të shpikur. E quaj pozitive që Presidenti i Shqipërisë është i pakënaqur me Shqipërinë. Në qoftë se ka të dhëna që është kështu, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Na nderon që jemi ne vetë ata që i themi ato gjëra që na kanë ngecur. Nuk na turpëron një gjë e tillë.

    Ju vetë personalisht mendoni se po ndodh kështu në Shqipëri?
    Po ka punë që nuk shkojnë mirë në Shqipëri. Të gjithë e dimë. Punë që 16 vjet duhet të ishin zgjidhur. Kanë kaluar disa qeveri dhe të gjitha pak a shumë duhet t’i kritikojmë për këtë gjë. Këtu nuk është puna të djathtë e të majtë, janë gabime që kanë një vazhdimësi historike. Nuk i lejohet Shqipërisë të ketë problem herë pas here të dritave dhe të ujit. Nuk lejohet që rrugët të jenë po në ato gjendje, më të përmirësuar sigurisht, por të pakënaqshme. Nuk lejohen ca gjëra bazike, nuk lejohet varfëri e skajshme, d.m.th disa gjëra që kalojnë si një stafetë e keqe, nga një qeveri te tjetra, nga një pushtet te tjetri. Duket banale çështja e ujit e dritave, duhet shpjegim përfundimtar para popullit pse s’bëhet, sa kohë duhet për t’u bërë. Po kështu për varfërinë, ka një nivel që është i dënueshëm dhe nuk ka një justifikim. Shqipëria nuk është një vend i varfër objektivisht. Ajo duhet të masë ca gjëra bazike dhe t’i zgjidhë përfundimisht. Këtu hyn edhe puna e korrupsionit në të gjitha nivelet. Korrupsioni nuk ka arsye objektive. Korrupsioni është degradim i brendshëm, sëmundje e brendshme e shoqërisë.

    Një ndër top temat në Kosovë është korrupsioni. Është ky një ves apo ka të bëjë me situatat e tranzicioneve në Kosovë e Shqipëri?
    Jo, jo është ardhja e këtyre traumave psikike, psiko-politike, që kanë kaluar kombet. Shpesh qëllon kjo në këto tranzicionet. Janë dukuri të njohura.

    Ju keni shprehur rezerva me emërimin si ministër i Jashtëm i Shqipërisë të Besnik Mustafajt. Ai është kritikuar edhe në Kosovë kur ka thënë se Kosova duhet të fitojë një pavarësi të kushtëzuar. Si e vlerësoni ju këtë qëndrim?
    Qëndrimin tim e kam shprehur publikisht. Jam përgjegjës për deklaratat që bëj, të jenë të vërteta, të pavërteta të tepruara apo të patepruara. Unë e kam kritikuar për këtë që thatë ju. Jo vetëm unë. Ka qenë një deklaratë e pamatur e Shqipërisë. S’duhet të dilte e para, kurrsesi. Ky është mendimi im. Ndërsa sa i përket ministrit është punë e tij ta shpjegojë. Ai ka dhënë shpjegimet e veta që mua nuk më mbushet mendja, e as të tjerëve. Ai ka bërë një deklaratë edhe më të rëndë: që nuk do të ketë dy shtete shqiptare në Ballkan. Kosova së shpejti do të bëhet shtet. Do të presim mandej çdo do të thotë ministri, jam shumë kurioz ta di.

    Po ju keni shprehur rezervat tuaja për Mustafajn edhe para kësaj deklarate. Çfarë keni pasur në mendje kur e keni parë si person jo të përshtatshëm për postin e Ministrit të Jashtëm?
    Mua nuk më ka pëlqyer këmbëngulja e tij e vazhdueshme kur është shprehur se “do të bëhem ministër dhe do të vazhdoj të merrem me letërsi, do të kem mendjen te letërsia”. Këtë e kam parë si një gjë joserioze. Kam shpjeguar se për një vend si Shqipëria, Ministria e Jashtme është shumë e rëndësishme. Ne kujtojmë që po të merret një anëtar i qeverisë me letërsi, qeveria është e nderuar. Ju siguroj që është e kundërta. Gjithë vendet e prapambetura gjysmën e qeverisë e kanë me poetë, ose romancierë, po ashtu i kanë problemet më të mëdha. Ju kujtoni se u rregullua imazhi i një vendi afrikan pse ka tre romancierë ose katër poetë në qeveri? Aspak. Andaj nuk të nderon letërsia nga kjo anë, je ministër i Jashtëm dhe ke kaq shumë punë, saqë as nuk duhet të vejë mendja në punë të tjera.
    Nuk është seriozitet nëse ministrat e kanë mendjen te vjershat ose tregimet.

    Kjo ishte edhe arsyeja përse ju nuk pranuat të kandidoni për kryetar të Shqipërisë, pasi jeni propozuar disa herë?
    Nuk është kjo arsyeja. Por në qoftë se do të më ndodhte kjo gjë, do të ishte turp që unë të thosha “jam prapë shkrimtar dhe do të më lini gjysmën e ditëve të mbyllur në shtëpi se do të vazhdoj letërsinë”. Kurrsesi. Është turp për atë që merr përsipër një barrë të rëndë dhe të kujtojë që ende është artist, shkrimtar etj. Jo, absolutisht. Kjo është një hipotezë që unë s’e kam menduar kurrë, s’kam pasë mëdyshje të pranoj një post të lartë. Në qoftë se do ta pranoja atëherë do të hiqja dorë nga letërsia, për respekt të postit ose përgjegjësisë që të jep populli yt.

    Le të kthehemi edhe një herë te çështja e fesë. Reflektimet tuaja mbi fenë ndonjëherë kanë qenë të ngjashme me ato të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Ai ka qenë liberal ndaj feve të tjera, mbante fotografinë e Papa Gjon Palit II në zyrë, punonte për madhërimin e të Shenjtës Nënë Terezë, ka vënë gurëthemelin e katedrales në qendër të Prishtinës. Por edhe mbështetësit e tij më të mëdhenj dhe anëtarët partisë në pushtet, sikur e kanë harruar këtë çështje, nuk i kanë realizuar nismat e tij. Si e shpjegoni?
    Gjëra që kanë ndodhur, nuk mund të shpikim gjëra të paqena. Ibrahim Rugovën e kam pasur koleg dhe mik përpara se të merrej me politikë, përpara se të bëhej president dhe udhëheqës i LDK-së. Ka qenë koleg dhe miku im në botimin e veprave komplete në Kosovë. Raportet e mia me të nuk i lidh me politikën. E kam pasur mik, e kam dashur, kur ka qenë puna e kam kritikuar publikisht, jo prapa krahëve. Kjo nuk ka luajtur rol në prishjen e miqësisë. E kam thënë dhe është reale se merita që kjo gjë nuk u shndërrua në marri është e tija, sepse unë e kam kritikuar dhe ai nuk më është përgjigjur asnjëherë. Pra në qoftë se ka meritë në këtë që themi të dy, ne e kapërcyem. Po them e kapërceu ai, pastaj unë, dhe kjo më ka pëlqyer shumë. Kur u çlirua Kosova, kur ai ishte president, kur kam ardhur me time shoqe këtu, e kam përshëndetur dhe kam thënë që ka qenë ëndrra ime të takoj presidentin e Kosovës. Presidenti ishte ai, dhe po të ishte një tjetër, unë do t’i thosha këto fjalë, se ka qenë ëndrra ime që Kosova të ketë presidentin e saj dhe unë ta takoj. Qëlloi një miku im i vjetër, miku im që ishim grindur, ose isha grindur unë, jo ai, dhe unë do t’i thosha këto fjalë. Kjo është historia. Kur vdiq unë thashë po këto fjalë. Dhe këto janë raportet e mia me të, krejt të hapura, krejt prej qytetarësh. Por unë s’kam pasur lidhje politike me Ibrahim Rugovën. Mua nuk më interesonin punët e partisë, punët e zgjedhjeve, kjo ka qenë punë e popullit të Kosovës. Unë e respektova vullnetin e tij, atë e zgjodhi populli dhe për ne që ishim jashtë Kosovës, ishte ai. Nuk kishim pse të bënim naze dhe trille, nuk është punë e jona të gjykojmë një popull që jeton jashtë kufijve të Shqipërisë. Këto ishin marrëdhëniet e mia me Rugovën, kjo ka qenë afërsia ose largësia ime me të. Në fund të fundit ishte afërsia që zotëroi mbi gjithë të tjerat.

    E quani të drejtë të kemi një katedrale dhe të çohet amaneti i Rugovës në vend?
    Nuk është puna që të çohet amaneti i tij në vend. Çdo gjë ndërtohet mbi parime. Që katolikët e Kosovës të kenë katedralen e tyre është krejtësisht normale. Gjithë bota po flet për pakicat etnike që të respektohen. Ne kemi jo pakicë etnike, por fetare. Si do të jemi ne të kursyer për ta që të mos u japim katedralen që është e drejtë e tyre, e drejtë e Zotit që ta kenë. Për mendimin tim në peizazhin e kombit shqiptar është një objekt që ndihmon këtë komb, që në fund të fundit lufton mitin e serbëve që thonë “ne të krishterë, ata myslimanë”. “Zotëri, ne jemi pak të krishterë por jemi më të vjetër se ju dhe ia kujton botës dhe ndërgjegjes së shqiptarëve të Kosovës”. Ja një shenjë e fesë së hershme që tregon se shqiptarët kanë qenë këtu në këtë truall përpara jush.
    Shkaku i parë është e drejta njerëzore dhe hyjnore që kanë krishterët e Kosovës ta kenë këtë katedrale. Kjo nuk bie ndesh me interesat e kombit shqiptar por është një argument i dukshëm për të gjithë. Mjaft më me përralla që ju jeni të krishterë dhe ne jemi aziatikë. Nuk e di si arsyetohet në Kosovë, përse zvarritet kjo, nuk e kuptoj të them të drejtën.

    Keni thënë shpesh kohëve të fundit, se shqiptarët në të gjitha vendet ku jetojnë janë më mirë se kurrë. Po e shfrytëzojnë shqiptarët këtë çast që e kanë arritur për të pasur një bashkëpunim mes tyre?
    Që shqiptarët janë më mirë se kurrë, vetëm duhet të jesh i verbër për të mos e kuptuar. Se sa e shfrytëzojnë këtë është e diskutueshme. Sinqerisht nuk e kam menduar, por mund të jetë ashtu si mendoni ju, ndoshta nuk e shfrytëzojnë sa duhet sepse kur nuk e ke lirinë e çmon shumë, kur e fiton - si çdo gjë, çmohet më pak.




    15/11/2006
    shekulli

    besoj shekulli ska ngrene germa e fjale nga origjinali


    -----------



    ...




    RTP po ku humbet ju..
    Une kam nevoj per komentet tuaja.. se vetem kur shkruani ju arbi e deqanasi e Drin m e gjillansi i verifikoj ne se flas drejt apo jo..
    natyrisht dhe shokin llap e lexoj por nuk pres nga ai analiza te drejta..

    Kolomb..

    qe llapi e ca tjere postojne artikuj nga shtypi qoseist kjo nuk perben gabim..
    ne forum si kudo duhen degjuar dy kumonat ose këmbanat..
    une e vleresoj llapin qe e pasuron debatin me shkrimet qe sjell..


    E qe thoni ju .. .. ju e dini se shpesh po perdor termin "kanibal"..

    ky term eshte perdorur nga etnografet apo studiusit e ndryshem ne pershkrimet qe i kan bere ata fiseve te ndryshme primitive qe kane jetuar ne zonat e izoluara te kontinentit e qe e sotmja i gjeti ne gjendjen primitive te civilizimit..

    studiusit vun re se ne kto fise konsumohej dhe mishi i njeriut.. dhe i quajten fise kanibale..pra hanin njeri jatrin..

    ne kontekstin tone.. me kanibal quaj ata njerez qe politiken e shikojne si luft brenda llojit (ne rastin tone mes shqiptaresh) qe nuk perdorin fjalen ne konkurrencen politike por kallashin.. pra qe vrasin dike qe nuk mendon si ata..
    shembuj te ketij "kanibalizmi" gjejme ne historine shqiptare me bollek..e sidomos ne historine e PPSH-se me ne krye enver Hoxhen..
    Disa muaj mbas formimit te PPSH-se (partise komuniste shqiptare ne nentor 1941) u cfaqen eleminimet fizike..pra plumbi ne vend te fjales..
    misionaret e kesaj partie te sapo formuar disa mos marreveshje me disa nga themeluesit e partise i zgidhen ne format shum te denushme e jo civilizuese..ose kanibale sic i quaj une..
    ne kujtimet e disa pleqve vlonjate.. (kujtimet e njerit jane dhe ne forum) pershkruhen menyrat si u veprua ne 1942 e ne vazhdim ne qarkun e vlores..
    Na ka dal kunder per x a y ceshtje sadik premtja apo anastas lulua.. apo hasani apo hyseni.. skan rendesi emrat tani.. dhe jo te bisedohet per sheshimin e mosmarrveshjeve apo per gjetjen e pikave te perbashketa..por.. direkt ne prita..
    pra nje pusull me korrier per x-n e eja i thuhet ne y vend te bisedojme dhe ne udhe presin njesiti.. me urdherin e zi..
    urdherdhenesit sjane as gjykat as kuvend popullor as asamble as prokurore por militante te nje partie e cila as rast per tu votuar nga populli nuk ka pasur e as ndonji histori te deri athershme me merita ne histori qe te keni deri diku ndonji 2arsye"te denojne dike me vdekje..
    pra cfar ndodhi ne 1942 ne gerxhet e vlores..
    te ftuarit per bisede po ecin shtigjeve per te mbrritur ne takim.. dhe nuk e dine se diku i pret prita e pabese.. te lodhur nga udha e te zhuritur nga vapa.. apo zhegi.. sic thone kosova.. ulen te pushojne e te pin nje gllenk uje te burimi me uj mali por .. u kercet pushka mbas shpine..
    kjo ishte fillimi i kanibalizmit modern ne gjirin e levizjes komuniste shqiptare.. i cili vazhdoj me vone ne permasa teper tragjike e te dhimbshme.. kur kjo parti me dhune morri pushtetin ne shqiperi..
    dhe nje nga kulmet e saje pershkruhet sakte nga nje komunisto-partizan tiranas.. i cili duke qene krye bodigard i shtabistave enver e miladin ne vitin 1944 diku ne malet e korces.. tregon..
    pran radio marresit portativ ushtarak (mjete qe anglezet ja kishin dhuruar shtabit te UNCL-se) qendronte enveri me milladinin dhe prisnin me shume interes nje lajm qe une athere nuk e kuptoja.. thot ky deshmitari..
    lajmi erdhi.. dhe sapo radisti ja dha letren Enverit ai e lexoj dhe i shkelqeu fytyra dhe ja tregon milladinit..
    Te dy u hodhen ne krahet e njeri tjetrit duke u perqafuar me gezim te madh..
    Ckish ndodhur.. diku ne malet e dibres ishte vrare Mustafa Gjinishi.. Nismetari i Pezes dhe i luftes partizane..
    O trondita thot deshmitari sepse e njihja Mustafa gjinishin dhe ja dija meritat e jshtezakonshme ..Si po gezoheshin keta.. enveri me milladinin..
    dhe pas pak enveri i dorzon nje komunkate radistit qe ta shperndaje shtabeve te brigadave e divizioneve partizane.. dhe kjo komunikate. pak a shume thote keshtu..
    me hidherim te thelle njoftojme se u vra heroi i luftes e organizatori i shquar i saje shoku yne Mustafa Gjinishi.. urdherohen te gjithe formacionet partizane si dhekeshillat nacional clirimtare te ngrene flamurin ne gjys shtize per te respektuar kujtimin e shokut tone te lavdishem..etjetj..

    Kur lexon e degjon keto histori te dhimbshme dhe pothuajse te njejtat histori perseriten ne ditet e sotme nu mund te mos alarmohesh e te denosh me ashpersi si enverizmin e athershem si perseritjen e saje ne ditet tona..

    Pse shpesh e permend une Drinin..

    Sepse vec tjerash ne rastin e vrasjes se tije.. ka nje ngjashmeri te madhe me rastin e mustafa gjinishit..

    Luftar enveri ne lufte luftar mustafai..
    enveri pa e pasur te drejten me vra kend se sja dha kush.. e vret mustafane ne prite.. dhe ja ben komunikaten hipokrite..

    luftar drini ne lufte luftar dhe veseli.. i kup lim thaqit te qose demaqit..

    veseli e vret drinin ne prite dhe vjen ne varrim e ja lexon referatin..pra i thur lavdi ne sy te pjesmarresve ne varrim..
    dhe pastaj shkon me gezue ne orgji me shoket e vet ashtu sikur milladini me enverin 60 vjet me pare.. qe u perqfuan prej gezimit..

    Ky fenomen nuk eshte tjeter vec kanibalizem i neveritshem..

    Por kanibalizmi nuk eshte vetek kaq..

    Si valet rrethore qe hapen kur hedhim nje gur ne uje.. ashtu perhapet dhe kanibalizmi e perfshin shum njerez..

    Kemi kanibalin.. e pare.. valen e pare pra.. qe jane dirigjenti i vrasjes.. pastaj jane ekzekutoret.. jane logjistika e aksionit.. pra ndihmesit ne vrasje.. pra ekipi qe pergatit terrenin mjetet para e pas vrasjes qe te mos mbetet asnji shenje.. e qe vrasesit te zhduken pa u hyre ferre ne kembe.. pra u be vala e pare e dyte dhe trete e kanibalizmit.. pastaj vijne tellallet.. ata qe do justifikojne vrasjen.. neper media pra ernest lumet osek shqipfolsit e milaim zek jakupat.. e kta epok zinjte.. me apo pa emer.. qe do thurrin historine sipas "arsyes" kanibale.. pra x ishte ashtu keshtu prandaj u vra..
    pra u perhap.. u pefshine ne kanibalizem dhe nji taborr tjeter njerzish te cilet nuk jane me pak kanibale se dirigjenti i pare dhe ekzekutori.. /toret..
    pastaj jane vala tjeter me rreze shum me te madhe.. ata qe do lehin kunder te vrarit.. qe do duartrokasin shtabin vrases qe kthehet ne parti.. qe do financojne kte parti.. qe do propogandojne kte lidership me baze kanibale.. e keshtu me radhe ne progresion gjometrik.. bile sferik.. perhapet vala e kanibalizmit dhe shtohen si krimbat kanibalet.. dhe inkriminohet nji komb.. dhe epilogu..

    mjer ai popull..


    pse e shoh si ngjarje historike ndarjen e kadarese me qosen..

    qosja dhe demaqi etj.. eshte ai qe kurre nuk tha nje fjale te llojit.. dale or shoqa..mos vrisni.. mos kallashnikoni bashkombasit.. sepse ne kuvende burrash e media asht mire me i nda pikpamjet..

    jooo..
    perkundrazi cdo shkrim i tije kto 10 vjet e ka nxitur kanibalizmin.. deri sa arriti ktu ku ka arritur.. ne vitet e fundit qe hapur ti justifikoje ningjat (vrasesit) e lim thaqo jakup veselave..

    kadare per x a y arsye iku nga stani i kanibaleve ku tangencialisht pa vet dije ndoshta lundronte ne kenetat e tyre..
    ai e gjeti udhen..
    dhe ska rrug me te drejte se te largohesh nga kjo kolere anti-kombetare.. pamvaresisht se cfar motivi nxjerr..

    pres qe dhe berisha te ndahet nga kanibalet e kosoves e boll ma ne ujra neutrale..
    me kanibalet ska diplomaci..

    e shenj qe berisha do ndahet nga kanibalet do jete kur ne tirane do kerkohet me force hetimi i vrasjes se kolonelit ahmet krasniqi.. ajo eshte prova..
    kjo prove.. ky lakmus vlen dhe per tutsin fatmir sejdi i cili ka mshel goj e ka trus beth kur kryekanibali ideologjik qosja ka lacderuar falangat e veta e ka fyer kombin..
    e jo vetem per sejdiun.. lakmusi vlen per te gjithe.. per gjithe ata ne kosove qe duan te mbahen per burra e jo per zymbera e vetona te shtabit kanibal..

    shaban sinani publikoi ca pusulla para ca kohesh te arkivit te shtetit.. me shkrimin e dores se shokut Shpati..

    njera thoshte..

    nako.. po ju vjen filani e fisteku (intelektuale 1000 jere me shum se enveri me gjith shtab bashjke) ne peze.. vritini pa cak pa bamb e mos beni si gogua qe nuk i ka zbatuar ato urdhera..

    nakua nuk i vrau filanet e fisteket.. por kjo nuk mjafton..
    eshte dashur. tjeter gje.. pa eja ktu ti shok shpat .. na nje plumb ti kokes e shko ne te semes.. e te shpetonte vendi nga kolera qe dukej ne horizont..

    mbyll nje sy e nji vesh dhe.. krimi u ul kembe kryq.. 60 vjet rresht.. dhe plenumet kok mish -ngrense ben kerdine.. nje kanibalizem i papare sikurse ne ato pak sekuenca dokumentaresh te plenumeve Sadamo-iste..

    a ta lejojme ne qe kosova qe u shpetua nga nderhyrje natos te sakrifikohet nga kanibalet enveriste..

    jooo..

    kadare e dha ndihmen e tije..
    ai nuk eshte me mik me qose polpotat ne kosove..
    e kjo eshte nje mrekulli..

    kjo eshte nje mbeshtetje e madhe per miljona kosovare qe prej tutes nuk e din ma cka asht njerzilleku..
    ata ulerijne ne mitingjet e kanibalve dhe nuk guxojne me ja ba nji vizit nanave te te vrareve ne prita..

    shikoni se po terbohen kanibalet.. cdo dite e cdo ore vershojne artikujt kunder kadarese..
    kjo eshte shenj e frikes..

    a vritet sabahetja..
    faji i saje ishte se u lidhi plaget luftareve..
    a i jepet dora e a u buzeqeshet vrasesve te saje?

    jooo

    e po 99, 999 perqind e politikanve shqiptare ne tiran e prishtine.. nuk e kan per turp te takojne e puthen me shtabistet qe dirigjojne ato vrasje..
    nuk e bejne se..kan arsye kombetare sic do te deshin ata te justifikohen..
    joo e bejne prej tutes..
    po shyqyr zotit jane nji grusht trimash qe nuk perulen.. ata flasin dhe e thone te miren..te verteten..
    e takova nji dit ne tirane nji nga me trimat e gazetarise kosovare..
    nuk po ja permend emrin.. se nuk dua ta rrezikoj..
    i thash.. per mua ti o njeri je hero i kosoves..



    qashtu..

    rtp e drin e arb e deqanas..jepni mendimin tuaj per cka thash..

    tung..




    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-11-2006 më 06:02

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rtp lexo ckam shkruar me lart..

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Thumbs up

    '' brari ''

    Për mendimin tim ,çdo fjalë e ke shkruar me vend dhe me fakte që as topi i ollomanit ( si thotë një fjalë ) nuk i luan .

    Po një gjë më vjen inat dhe ate shum , përse njihen dhe pranohen prej disave për ,, bura të mirë '' e ,, athdetarë -kombëtarë '' kjo sortë ,, intelektualësh '' , ,, trimash '' të çajtoreve dhe kafetarive all-banglladezhi .

    Këta tipa nuk janë asgjë tjetër pos vegla qore të kujt tjetër veç hasmit tonë shekullore prej se kur mbahet mend e deri në prezent ,prandaj edhe vrasin mbas shpine e nëpër prita ,me të drejtë jo të Atdhetut ,jo të popullit por me të drejtë të komandës/urdhërit nga lartë alla-kremlin ,beograd e kretë .

    Përse i ndozi dullës njëherë e një kohë para 60 viteve ,që me ate taktikë -sabotimi, krimele, propagandimi,etiketimi ,ekzekutimi të sundojë ,këta menduan që edhe këta do fitojnë po me të njetën rrugë .

    Por një gjë është e sigurtë ,se këta ( klyshët e dullës ) fituan diçka ,por ajo diçka që fituan është vetë Turpi i Tyre .
    Dhe se vërtet fituan vetëm turpin , këtë e vërtetuan katër palë zgjedhje që u mbajtën në Kosovë .

    Krejt vrasjet që u bënë në Kosovë , si gjatë luftës ,si dhe pas luftës u bënë nga këta krijesa laboratorike sllave ( njerzit e rinj socialist dullist ) gjëja për të mirë të Kosovës dhe popullit -duke i etiketur të vrarit si tradhëtarë , spiuna e kriminela në stilin dullist - me pusulla ( lista vdekjesh ,të përpiluara podrumeve të perëndimit në bashkëpunim me sigurimsat e dullës e udb-shët e stane dollancit e stanishës së milloshit ) .

    Por nëse është e vërtetë thënia ,se kush i mbaron gropën shokun bie vet në të ,edhe këta kanë për ta hëngër më keq se kundërshtarët e tyre . Por i lutem zotit që ta hanë kryet e shoqi shoqit ( po sipas mësikeve të dullës ,sy këlysh të të cilit edhe jenë ) .

    Kadare ,midis Prishtinës iu tregou se të vetmin shpëtim ( alternativë ) e kanë në Klinikën e Shtimjes .
    I lumtë I. Kadares ,që ndau exhrën nga drithi .

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kaderese, bash i lumte! I ka tregu vendin Qosjes e zagareve te tjere si ai!

    Brar, ke fol drejte si gjithmone... Ashtu edhe DriniM...

    Po, a ini qysh ini krejt bre?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Me fol drejt,kah del shpirti,sa here e lexoj Brarin me mbushen syt me lot edhe plasi mbrenda,se cdo fjale e pike e presje e shkruar eshte me vend dhe i kenaqen veshtrimit te ti logjij e korrekt qe i bene situates..Thene shkurt,ia kam lakmi per kete dhe e admiroj shume.

    Kur ndalem e mendoj per nje çast se si do te ndihesha po te isha ne rrobet e nenes apo ndonje familjari shume te afert te Sebahates,Drinit,Bardhylit apo Ahmetit etj ...e ti shoh keta kanibal duke me qare mbi varrin e tyre....ah zemer plas...nuk di si do te reagoja!!Edhe pse,per krye te familjes sime gadi ndjehem njejte,edhe pse nuk i kam te gjakut,se e di shpirti im sa kam derdhe lot per Bardhyl Ajetin,e per te gjithe keta heronje te tjere..
    Por,prap mbas disa dite do te mundohesh me u pajtue siq thone plakat tona se `e paska pas te shkrueme at dite`,po nuk mundesh me u pajtue pse u vra,si u vra,kush e vrau,dhe KUSH po e qan para kamerave!!

    Kjo i bjen siq thote Brari,e vrajne naten e qajne diten!

    Frika ka hy ne place,dhe mir e ke o Brar,DIKUSH duhet kerkue mu hap keto dosje njeher...

    Kadareja eshte i madhe.Shume i madhe...
    Sikur ti kishim vetem edhe nja 5 Kadareja ne Kosove e Shqypni.Edhe nja 5 Brara,Arba,DriniM,...(m`thuni tashti :O shuej,o ndalu ma...)

    Ju nderoj shume,e u lexofsha per te mire
    rtp_ja

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP

    Kur ndalem e mendoj per nje çast se si do te ndihesha po te isha ne rrobet e nenes apo ndonje familjari shume te afert te Sebahates,Drinit,Bardhylit apo Ahmetit etj ...e ti shoh keta kanibal duke me qare mbi varrin e tyre....ah zemer plas...nuk di si do te reagoja!!Edhe pse,per krye te familjes sime gadi ndjehem njejte,edhe pse nuk i kam te gjakut,se e di shpirti im sa kam derdhe lot per Bardhyl Ajetin,e per te gjithe keta heronje te tjere..

    Me "ulu" i është drejtuar disa herë edhe vetë Lajçi ministres Tërmkolli. Pas kësaj, kanë pasuar fyerje të dyanshme, të cilat e ndezën flakë atmosferën edhe ashtu të tendosur. Sipas Lajçit, Tërmkolli e ka kërcënuar atë, derisa po ulej në
    karrigen e mysafires. "Me mua nuk të shkon, se ta bëj si Smajl Hajdarajt", tregon Lajçi farë i ka thënë Tërmkolli.

    Gazeta “LAJM”
    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    Kriminelet e vrasesit ne burg e kane vendin e jo ne ministri e funkcione te ndryshme
    u erdhi koha te zbuloin kriminelet njeri tjetrin
    fundi i UDB-ashave te gjith do ti burgosemi dhe pik

    brari me shok ini zbulue si keq vete jo une as ai as tjetri veq vet vrasesit po tregoin vet edhe ate publikisht kur po jane nervoz dhe kur po u lekundet posti e karrika

    kane than se kungulli mbi uji nuk shkon gjithmon jo .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap..

    ai bre po harroni ka njiher..
    aq shum ju nervozon tenkolli.. sa harroni cka kini than vet..
    ju qe kini vra shqiptar ne bashkpunim me udben..jeni po ju qe kini vra dhe ditve te sodit.. te njejtet jini..
    kjo shpifja e re.. kinse temkolli i ka than lajcit.. nuk shkon tek ne ne forum sepse ketu moti ju kemi zbulue ju kanibalet ne tana fazat tuaja te kanibalizmit e mashtrimit..

    nuk eshte temkolli qe ka vra smajla..po jeni ju..

    ishte milaim Zeka , adjutanti i hashimit.. qe i tha Mero Bazes.. ne rambuje..
    Mero.. te vras e ta baj si ahmet krasniqin..

    e tash ju milaimet e qose enverit e klos halitit te njejten shprehje e kini perdor por vec kini ndryshue emrat..

    Milaimin e kini ba temkoll e lajcin mero baz..
    mirpo harroni se brari eshte digitron.. nuk ju a harron krejt taktikat..

    un po ju lavdroj kohet e fundit o llap..

    sepse per nga mjeshteria e mashtrimit juve ja kini kalue Pravdes e xhenminzhibaos e ZP-se e Borbes e krejt cka jan fabrikat e Rrenes..

    dikur enveristi kosovaro qosist mund te shkonte me ba kurs specializimi ne ZP.. por sot ka ndryshue puna.. ata te ZP mund te vijne ne kosovpres e epokzez me rrit aftesite ne mashtrim..

    artikulli i Kodollit eshte nje mjeshteri e larte qe do ta ket zili cdo mashtrus profesionist..
    ju lumte..

    mirpo edhe se mashtroni bukur "dielli nuk mlohet me shosh"..

    Si thot qosja kadarese..
    ti o kadare ki denoncue shkrimtara e intelektuala e ki denue janulla.. etj..

    e kosova kushedi cka mendon kur lexon ate qe thot qosja..

    sa intelektuala kosove jan denoncue e vra pi qosistave..
    flet per janull qosja i cili dirigjon vrasjet e sabaheteve..

    akademyku ..ndihet mire vec kur eshte ne mesin e kanibalve.. dhe ajo qe e shqetson nuk eshte pse kadare ka shkru per enver e parti.. por se kadare sot asht distancu nga regisori vrasjeve Qos demaq.. e kjo do te thot dhe distancim nga ningjat veselo-jakupoiste..

    eh mor Rasim shala ..o trim mbi trima.. qe ja zblove maskat qoseistave..

    -----

    i nderuar rTP drin e arb etj..

    flmn per fjalet.. ju me jepni forc e shpres se ..kur ka kosova njerez si ju.. e ardhmja do jet e mire.. per popullin tone..

    qofshi te bekuar..

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    e brari brari po kaher e dim qe "sigurimcave" ju prini mili dhe kreu i ldk-ucave qe kan fillue te zbuloin njeri tjetrin dhe fol qfar te duash nuk do ti shpetoin burgut jo se shume vrasjet i kan ba idiotat e tuj u mundue tua mveshin te tjerve heeee kot e kini se u ka ardh fundi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    e brari brari po kaher e dim qe "sigurimcave" ju prini mili dhe kreu i ldk-ucave qe kan fillue te zbuloin njeri tjetrin dhe fol qfar te duash nuk do ti shpetoin burgut jo se shume vrasjet i kan ba idiotat e tuj u mundue tua mveshin te tjerve heeee kot e kini se u ka ardh fundi.
    O Llap,

    A hala po llap ti ksajde a?

    Kadale he burre se kjo qe paske shkru as qe ka te baj me temen ne fjale.

    Kadareja i ka tregu Qosjes psikiatrine. Llap msyja edhe ti se ka vend edhe per ty atje.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    llap..

    ai bre po harroni ka njiher..
    aq shum ju nervozon tenkolli.. sa harroni cka kini than vet..
    ju qe kini vra shqiptar ne bashkpunim me udben..jeni po ju qe kini vra dhe ditve te sodit.. te njejtet jini..
    kjo shpifja e re.. kinse temkolli i ka than lajcit.. nuk shkon tek ne ne forum sepse ketu moti ju kemi zbulue ju kanibalet ne tana fazat tuaja te kanibalizmit e mashtrimit..

    nuk eshte temkolli qe ka vra smajla..po jeni ju..

    ishte milaim Zeka , adjutanti i hashimit.. qe i tha Mero Bazes.. ne rambuje..
    Mero.. te vras e ta baj si ahmet krasniqin..

    e tash ju milaimet e qose enverit e klos halitit te njejten shprehje e kini perdor por vec kini ndryshue emrat..

    Milaimin e kini ba temkoll e lajcin mero baz..
    mirpo harroni se brari eshte digitron.. nuk ju a harron krejt taktikat..

    un po ju lavdroj kohet e fundit o llap..

    sepse per nga mjeshteria e mashtrimit juve ja kini kalue Pravdes e xhenminzhibaos e ZP-se e Borbes e krejt cka jan fabrikat e Rrenes..

    dikur enveristi kosovaro qosist mund te shkonte me ba kurs specializimi ne ZP.. por sot ka ndryshue puna.. ata te ZP mund te vijne ne kosovpres e epokzez me rrit aftesite ne mashtrim..

    artikulli i Kodollit eshte nje mjeshteri e larte qe do ta ket zili cdo mashtrus profesionist..
    ju lumte..

    mirpo edhe se mashtroni bukur "dielli nuk mlohet me shosh"..

    Si thot qosja kadarese..
    ti o kadare ki denoncue shkrimtara e intelektuala e ki denue janulla.. etj..

    e kosova kushedi cka mendon kur lexon ate qe thot qosja..

    sa intelektuala kosove jan denoncue e vra pi qosistave..
    flet per janull qosja i cili dirigjon vrasjet e sabaheteve..

    akademyku ..ndihet mire vec kur eshte ne mesin e kanibalve.. dhe ajo qe e shqetson nuk eshte pse kadare ka shkru per enver e parti.. por se kadare sot asht distancu nga regisori vrasjeve Qos demaq.. e kjo do te thot dhe distancim nga ningjat veselo-jakupoiste..

    eh mor Rasim shala ..o trim mbi trima.. qe ja zblove maskat qoseistave..

    -----

    i nderuar rTP drin e arb etj..

    flmn per fjalet.. ju me jepni forc e shpres se ..kur ka kosova njerez si ju.. e ardhmja do jet e mire.. per popullin tone..

    qofshi te bekuar..
    kerkoi falje qe jemi dal nga tema por brari ne qdo teme e postim akuzon pa lidhje te tjeret per vrasje edhe kur vet keta te ldk-se tregoin se kush po i vret ky prap e akuzon krahun e luftes
    brari po ta rikujtoi edhe njiher se kush jan keta qe po i mbron ti me pak shok per fate te mire vetem 3-4 veta keni mbet ne ket forum

    ------------------------------

    KUSH ËSHTË RAMIZ MURIQI?!


    Ramiz B. Muriqi (1951) nga Koshutani i Rugovës, me banim në Lagjen Fidanishte në Pejë ka qene lidhje e ngushtë e Tahir Zemajt e Vesel Muriqit. Edhe para luftës i njohur për koketimet me organet e sigurimit serb dhe për marrje me kontrabandë me drogë, falsifikim devizash, rrahje e keqtrajtime të shumta të qytetarëve në Pejë. Ramiz Muriqi është i vëllazëruar me Hysen Fazliun, apo siç njihet në Pejë me emrin Hysen Maxhupi, me të cilin bashkëvepron qe shumë vite. Mbi familjen e vëllezërve Hysen e Ibrahim Fazlia, ka pasë kontroll direkt, oficeri i sigurimit serb të Pejës, Sllavko Baleviq, të cilët kanë punuar dhe punojnë nën urdhrat e tij. Hysen Fazlia gjatë muajve mars – qershor 1999 bashkë me Ramiz Muriqin është marrë me trafikimin e shqiptarëve nga Shqipëria për në Itali, ku shumë prej tyre i mbytën në det, duke i kaluar ilegalisht me skafa. Përderisa, gjatë vitit 1998/99 për të kaluar përmes Malit të Zi, qytetarët shqiptarë për të pasë udhë pa pasoja nga policia serbe është dashur të marrin vërtetime tek gjinekologu Ibrahim Fazlia në Pejë. Hyseni me Ramizin edhe para luftës bashkë janë marrë dhe merren me kontrabandë droge, armësh etj. Ata janë të pandarë në veprimet e krimit të organizuar dhe kriminalitetit ekonomik. Ramiz Muriqi me Hysen Maxhupin, Zenel Kelmendin e Hamid Kajtazin që nga ditët e para të pasluftës në lidhje direkte me Vesel Muriqin janë marrë me trafikim armësh me shumicë, duke filluar nga revolet me shurdhues, pushkët automatike deri tek armët më të rënda. Ramiz Muriqi ka edhe një punëtori në Pejë për prodhimin e pjesëve të revoleve “TT” dhe atyre “shutgun”. Të gjithë pjesëtarët e grupit të Ramiz Muriqit e të Musajve të Strellcit kane qarkulluar të armatosur me revole e pushkë automatike, mortaja krahu, pushkomitralozë, me këmisha antiplumb e gjëra të tjera pa pasë asnjëherë probleme me “ligjin”. Disaherë janë zënë edhe nga vetë policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i me armë të tilla. Nuk është e qartë se këta gangsterë kanë apo nuk kanë leje për veprime të tilla nga ata që janë të ngarkuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Kosovë, apo kanë mbrojtjen e ndonjërit prej tyre. Anëtarët e këtij rrjeti rregullisht marrin paga mujore nga Ramiz Muriqi. Këta persona pase lufte vazhdimisht kanë qarkulluar me automjete me targa të Malit të Zi e Serbisë. Një gjë të tillë e dëshmon edhe fakti i gjetjes së targave serbe e maqedone, drogës e armve nga policia gjatë bastisjes në lokalin e Isuf Kelmendit në Pejë, bazë ku rrinë Muriqët e Kelmendët, në fillim të vitit 2001: Targat serbe UR 120-70; BG 415-035; BG 361-973; BG 305-689; BG 423-714; BG 325-249; BG 144-805; BG 220-800; BG 136-279; BG 333-044; BG 203-419; BG 328-607; AR 181-33; NI 104-95; PE 136-00; targat maqedone SK 945-A9 dhe një sasi droge, dy armë automatike dhe patentëshoferë e pasaporta fallso jugosllave. Ramiz Muriqi, më 1 gusht 2000 në Katundin e Ri në Pejë tenton ta vrasë me armë zjarri qytetarin Shefqet Veseli nga Qyshku i Pejës, duke e plagosur në shpatullën e djathtë. Këtë akt Ramiz Muriqi e kishte bërë vetëm pse viktima Shefqet Veseli i kishte kërkuar që t’ia lironte rrugën për të kaluar, që e kishte bllokuar me makinën e tij “Ford Scorpio” në mes të rrugës. Mirëpo pas kësaj Ramizi i afrohet Shefqet Veselit duke i thënë “a e di kush jam unë dhe si guxon të më thuash ta largoj makinën nga rruga”, duke e grushtuar, por edhe duke e qëlluar me armë. Më 23 prill 2000, Ramiz Muriqi kishte mbajtur një takim në shtëpinë e tij në Lagjen Fidanishte, ku merrnin pjesë; Rexhep Kelmendi- Xheka, Sadik Musaj, Vesel Muriqi, Sadik Muriqi, Mehmet Sadrijaj, Hysen Kurbogaj, Skënder Muriqi, Ahmet Mala, Bedri Podrimçaku etj., rreth organizimit të sulmeve kundër disa pjesëtarëve të TMK-së. Ka dhene urdher personalisht per vrasjen e trimit AVNI ELEZI. Kete vrasje e kryen REXHEP KELMENDI-XHEKA nga Peja. Në dhjetor të vitit 2000, në bodrumin e shtëpisë së Rexhep Muriqit (kushëri i afërt i Ramiz Muriqit), në lagjen Fidanishte në Pejë, policia e UNMIK-ut ka zbuluar një poligon ku pjesëtarët e grupit të Vesel e Ramiz Muriqit kanë kryer stërvitje me armë zjarri, me ç’rast është gjetur edhe një sasi armësh. Enver Shkreli nga Peja, pronar i kafiterisë “Elan” bashëkveprues i ngushtë i Ramiz Muriqit, i njohur si bashkëpunëtor i policisë serbe dhe kontrabandist në zë. Në lokalin e tij që gjendet përballë Shkollës Bujqësore në Pejë, Enveri, u ofron shërbime pa pagesë, pastaj u jep vetura, por edhe financime të tjera. Vazhdimisht për nevoja të Ramiz Muriqit me shokë ka bërë dhe bën kalimin e mallrave të padoganuara nga Mali i Zi në Kosove. Për t’iu bërë barazpeshë UÇK-së nëpër fshatra, në shtator te vitit 1998, policia serbe do t’i emërojë përgjegjës në radhët e „policisë lokale serbe“ personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muqaj (vella i Uke Muqajt-Prokurorit), Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj. Me keta persona Ramiz Muriqi ka edhe sot lidhje te ngushta pune dhe veprimi.


    KUSH ËSHTË VESEL MURIQI?


    Vesel Muriqi, i lindur më 15 mars të vitit 1961, në fshatin Koshutan, komuna e Pejës (të zhvendosur me banim në Vitomiricë), nga baba shqiptar dhe nëna serbe. I regjistruar në librin amzë të të lindurve në Zahaç me emrin Veselin Todoroviq (Todoroviq, mbiemri i vajzërisë së nënës), kombësia “jugosllave”, e më vonë do të marrë edhe emrin Vesel Muriqi (Muriqi, mbiemri i babës). Për periudhën kohore deri në vitin 1999, të paktë janë ata që e kanë ditur se çfarë përkatësie kombëtare ka Vesel Muriqi, pasi ai tërë kohën ka qenë i shoqëruar me serbë e malazez, shumica prej tyre më postë zyrtare në polici e administratën jugosllave. Edhe ata pak shqiptarë me të cilët shoqërohej Veseli i përkisnin të njëjtës kategori shoqërore. Duke gëzuar privilegjet e shoqërisë së kohës, Vesel Muriqi si punëtor i UDB-së në Pejë, qëndronte mbi ligjin, apo ligji mbyllte sytë para veprimeve të tij, i përzier gjer në maje me kontrabandë droge, armësh, prostitucion e çka jo tjetër, pa u ndarë asnjëherë nga bashkëkombasit nga nëna Bozhana Todoroviq. Ndërsa pas luftës del në skenë me lansimin se Vesel Muriqi i paska shpetuar një atentati dhe disa bashkëpunëtorëve të tij nga ana e UÇK-së. Mirëpo, fatin e Veselit nuk e paskan pas Bashkim Balaj, Rexhë Osaj, Sinan Musaj dhe Ramë Idrizaj. Një lansim të tillë, Vesel Muriqi e bën nga kryqendra e Malit të Zi, Podgoricë, në fundin e vitit 1999, duke qenë në “mbrojtje” të ushtrisë dhe sigurimit serb, njëkohësisht duke shfrytëzuar rastin sipas diktatit të atyre që e humbën luftën, për të akuzuar persona të njohur të UÇK-së, edhe në Tribunalin e Hagës. Dhe, në këtë drejtim trumbetuesit më të medhenj do të jenë Tahir Zemaj e Ramiz Muriqi me bashkëpuntorët e vet. Duke parë rrjedhën e mëvonshme të ngjarjeve, shihet se denoncimi dhe akuzimi i bërë nga ana e Vesel Muriqit (alias Veselim Todoroviq) ka pasë një prapavijë të madhe, me pasoja tragjike. Përderisa Vesel Muriqi, në shtypin e kohës, sidomos në “Bota Sot” lavdërohet si një shenjtor e luftëtar i dalluar për lirinë e Kosovës (jashtë saj), si i tillë gjen strehim dhe përkrahje në Mal të Zi, pa u ndarë asnjeherë nga sigurimsat serbë e malazez, duke kontrolluar vijat Titograd-Beranë-Rozhajë, për t’u futur herëpashere edhe ne Kosovë, gjë që nuk ka ndodhur me persona të tjerë. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, shumicën e kohës në Beranë, por edhe në Rozhajë e Bellopole Vesel Muriqi organizon njerez të veçantë në rrjetin e mbledhjes së informatave për shërbimet sekrete serbe. Njëkohësisht bashkë me ortakët e tij serbë blen 60 hektarë mal nga komuna e Rozhajës, por që mali gjendej brenda territorit të Kosovës, për t’i përpunuar në Mal të Zi dhe futur në Kosovë. Duke qenë gjatë gjith kohës në krye të agjendave për kontrabandë droge e armësh, madje i zënë disaherë radhazi nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut, por i liruar menjëherë dhe duke i lënë hapësirë të pakufizuar veprimi. Duke poseduar leje për armëmbajtje (revole, automatik, pancir) edhe këndej e andej kufirit Kosovë - Mal i Zi, bile duke qenë pjesëmarrës në një varg aksionesh të armatosura, edhe në vrasje, të cilat i kam paraqitur me lart. Vesel Muriqi ka lidhje të mira me tre personat më të urryer në komunën e Istogut e me gjerë, veprimet kriminale të të cilëve i ka përjetuar në kurriz popullsia shqiptare e kësaj ane, siç janë Ahmet Mala, Muhamet Zekaj dhe Avdi Rexha, me të cilët ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë kontakte të rregullta, si në Mal të Zi ashtu edhe në Kosovë, të cilët pos të tjerave i ndihmojnë edhe në kontrabandën e armëve e drogës nga Mali I Zi në Kosovë.

    Ahmet Mala, nga Istogu, bashkëveprus i forcave paramilitare serbe gjatë lufte në Istog me rrethinë dhe njëri prej informatorëve kryesor të kësaj ane që vazhdimisht kontakton me oficertë e MUP-it serb që gjenden në Mal të Zi, ku qysh pas përfundimit të luftës qëndron në Rozhajë e Tutin pjesën më të madhe te kohës. Në Kosovë (në Pejë e Istog) hyn vetëm për të kontaktuar me lidhjet e shërbimeve serbe. Me Ahmet Malën, Vesel Muriqi ka lidhje të ngushta pune.

    Muhamet Zekaj nga fshati Sushicë (Istog), disa herë gjatë vitit 1998 i prezentuar përmes ekranit televiziv të TV Beogradit, si shqiptar lojal i Serbisë. Bashkëveprues i forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe gjatë luftës, të cilin policia serbe e kishte caktuar edhe “mbikëqyrës” të popullatës civile të zënë rob nga policia serbe në Istog. Muhamet Zekaj bashkë me policin paramilitar Millosheviq e policë të tjerë kanë dhunuar dhjetëra vajza shqiptare të zëna rob.

    Avdi Rexha nga fshati Staradran (Istog), bashkveprus i hapt i forcave serbe, tezak i inspektorit te MUP-it serbë Demë Muja, i cili edhe sot e kësaj dite mban kontakte të rregullta me inspektorët e MUP-it serb Demë Muja e Raçiq qe gjenden ne Tutin.





    KUSH ISHTE TAHIR ZEMAJ?


    Tahir Zemaj, ishte i lindur më 28. 12. 1952 në fshatin Strellc i Epërm të komunës së Deçanit me profesion ka qene ushtarak. Ka të kryer Akademinë Ushtarake (drejtimi i këmbësorisë) në Beograd në vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i Ushtrisë Jugosllave në vende të ndryshme të Jugosllavisë me detyra të veçanta. Ka shërbyer një kohë në Zajeçar, Knjezhevac dhe Negotin. Nga viti 1983-84, me gradën major caktohet me detyrë në Prishtinë, ku për disa vite ka qenë kryeshef i Qendrës së Mbrojtjes Territoriale në Hajvali, i emëruar nga ana e serbëve, në krizën më të madhe për Kosovën. Tahir Zemaj ka qenë komandant i Njësisë Speciale të Policisë Jugosllave me veprim në Kosovë, për shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Ishte ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar në linjën e KOS-it me projektet e Klubit të Ushtarakëve Serbë „Shigjeta e vdekjes“. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shërbente në Kosovë. Si i tillë Tahir Zemaj në krye të Njësisë Speciale të Policisë merr pjesë në drejtimin e operacionit per vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Prishtinë. Tahir Zemaj ishte i martuar me serbe. Gruaja e parë quhej Gordana Travica – Zemaj; ndërsa e dyta Liljana Stankoviq – Zemaj. Pas lufte ai mori edhe nje shqiptare, si grua te trete. Krahas detyrave speciale ushtarake Tahir Zemaj në fund të viteve 80-ta lidhet ngushtë me nëntokën jugosllave e ruse në Gjermani, duke hyrë thellë në rrjetin e trafikimit të drogës që i sillte fitime të mëdha, rrjet ky që edhe sot është funksional. Për këtë, më; 04. 05. 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte ngritur aktpadi kundër grupit të Tahir Zemajt dhe Daut Kadriovskit, të cilët e mbanin linjën kryesore të kontrabandës me drogë në relacionin Stamboll – Prishtinë – Beograd – Madrid - Itali. Destinacioni bazë i kësaj vije të trafikimit të drogës ishte Italia. Në aktakuzën e shpallur publikisht më 14 deri më 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur publikisht aktgjykimin kundër 24 të akuzuarve nga Kosova, për çka Tahir Zemaj burgoset, por pas një kohe të shkurtër në rrethana misterioze i mundësohet “ikja” nga burgu i Dubravës së Istogut për të kryer detyra të veçanta. Kalon në Republikën Federale të Gjermanisë dhe shumë shpejt i bashkohet prapë mafias në Hamburg e Berlin, ku në shërbim të vetin e kishte edhe bandën e drejtuar nga Musajt e Strellcit. Atje vepron deri në korrik të vitit 1998 kur hyn ne Kosovs, me detyra të sabotimit dhe dështimit të luftës së UÇK-së. Gjatë qëndrimit dymujor në Kosovë, Tahir Zemaj në muajin gusht të vitit 1998 dy herë kishte kontaktuar përmes OSBE-së, me oficerin serb Vllastimir Gjorgjeviq - RAXHA, shef i resorit për Sigurim Publik në Kosove. RAXHA karrierën policore e filloi në Zajeçar. Punoi në Beograd me detyra të veçanta, ku brenda një kohe të shkurtër u gjet në detyra të larta të shërbimit policor serb. Ishte i ngarkuar për çështje të Kosovës, sidomos për ta shtypur kryengritjen e UÇK-së. Më vonë e shohim me detyra edhe në Kosovën Lindore. Vllastimir Gjorgjeviq, ishte edhe në Isniq, kur u bë dorëzimi i armëve dhe iniciator për formimin e të ashtuquajturës „lokalno obezbedjenje“ (polici lokale), të përbërë nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Ne operacionin për eliminimin e UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit morën pjesë mbi 15.000 policë, ushtarë e paramilitarë serbë. Në kuadër të këtij plani Tahir Zemaj organizoi dorëzimin masiv të armëve të fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit në Isniq dhe formimin e „policisë lokale serbe“, ku pjesa dërrmuese e njerëzve që i kishte caktuar Tahir Zemaj në kuadër të Mbrojtjes Territoriale pas 15 gushtit 1998 për t’iu bërë barazpeshë UÇK-së nëpër fshatra, në shtator policia serbe do t’i emërojë përgjegjës në radhët e „policisë lokale serbe“ personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muçaj, Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj. Gjatë gjithë qëndrimit të Tahir Zemajt në Kosovë, i vetmi veprim (antiveprim) “ushtarak” ishte lëvizja e tij dhe ushtarëve të tij nga Prapaqani deri përtej kufijve të Kosovës. Mirëpo shumicën e ushtarëve i braktisi në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa vetë me një grup të ngushtë prej 7-8 vetash, me ndihmën e Ramiz e Sadik Muriqit, përmes Ministrit të Punve të Brendshme të Malit të Zi kaloi në Shqipëri përmes pikës kufitare në Han të Hotit, kur, ne te vetmin rast në histori dekorohet tradhtia. Për veprimet dezertuese dhe shkatërruse të UÇK-së, Tahir Zemaj dekorohet nga kolonel Ahmet Krasniqi, me gradën kolonel. Edhe pas përfundimit të luftës (kur një kohë qëndron në Shkup) Tahir Zemaj, vazhdon veprimtarinë e vet, duke qëndruar në krye të kriminalitetit të organizuar në Kosovë, por njëkohësisht duke përdor të gjitha mjetet për shkatërrimin e pjesëtarëve të UÇK-së. Duke organizuar marrjen e deklaratave të ndryshme me dhunë, por edhe me pagesa të majme deri në 100 mijë marka gjermane, kinse persona të caktuar të UÇK-së kanë kryer vrasje të ndryshme gjatë luftës. Tahir Zemaj bashkë me Sadik Musajn e kane patur mik te ngushte zëvendëskomandantin e policise te rajonit te Pejes, i cili ishte nga Jordania. Poashtu Tahir Zemaj ka patur lidhje të ngushta me policin ndërkombtar, pakistanezin Vahid, me shërbim në policinë rajonale të Pejës, i cili bashkë me përkthyesin Rifat Berisha nga Klina, në Pejë gjatë viteve 1999 –2001 kanë marrë para të majme për pranimin e njerëzve në polici, duke tentuar me çdo kusht mospranimin e pjesëtarëve të UÇK-së në SHPK, por të njerëzve të shërbimeve serbe. Edhe femrat që janë pranuar në SHPK përmes kësaj linje së pari është dashur të kalojnë nëpër “duart” e Vahidit, Veselit e Rifatit, duke paguar edhe tarifën prej 500 – 1000 DM, varësisht prej pamjes fizike të tyre. Dhe nuk është çudi që përqindjen më të madhe të vendeve në SHPK në rajonin e Pejës, e zënë pikërisht ato femra që janë të njohura për historitë e tyre me policë, sigurimsa e paramilitarë serbë.


    MUSAJT E STRELLCIT


    Anëtarët e familjes Musaj të Strellcit ka më se dy dekada që vazhdimisht kanë kryer veprime të jashtëligjshme, duke kryer edhe vrasje, dhunime, plaçkitje, keqtrajtime etj., si në fshatin e vet, si në Kosovë, por edhe në Perëndim, ku vetëm në Zvicër e Gjermani banda e tyre, ku merrnin pjesë edhe Sadik Musaj, Xheladin Musaj, Naim Musaj, Sami Musaj, Ismet Musaj, Agim Musaj etj., kanë kryer vrasje e plaçkitje të dhunshme, për çka janë dënuar me shumë vjet burgim nga gjykatat e këtyre vendeve, por burgimin asnjëherë nuk e kanë mbajtur në tërësi. Në vitin 1986, Musajt e kanë vrarë bashkëfshatarin e tyre Rrustem Mahmutdemaj, kurse Arif Mahmutdemajn e kanë plagosë rëndë, duke e therë me thika. Në këtë kohë e kanë vrarë edhe një vajzë në një kafe në Pejë. Më 22 korrik 1996, Xhavit Musaj kishte konflikt me vëllezërit Agron e Arben Bozhdaraj në Strellc, në të cilin incident ishin përdor edhe armët e zjarrit. Me 4 tetor 2000 Musajt e Strellcit e kanë therë me thika, duke e plagosë rëndë qytetarin Blerim Matoshi nga Peja në vendin e tij të punës. Më 8 prill 2000, vajza S. L. punëtore në barnatoren “Herbo Komerc”, në Deçan derisa ishte në vendin e punës kërcënohet, rrahet brutalisht nga vëllezërit Musaj të Strellcit, të cilët tentojnë ta marrin me dhunë. Vajza e sulmuar e paraqet rastin në polici, por pas një kohe detyrohet ta tërheqë padinë në presionin Musajve. Më 18 korrik 2001, Sadik Musaj e merr me dhunë një femër të njohur me emrin Afërditë nga kafiteria “Las Pallmas” në Pejë, të cilën e dërgon në shtëpinë e pabanuar të Haki Povatajt në Strellc, ku dhunohet gjatë tërë natës. Më 5 tetor 2000, Musajt e kanë rrahur rëndë gjyqtarin për delikte të vrasjeve në Pejë. Për veprimtarinë kriminale të Musajve dëshmojnë edhe shkrimet e botuara në shtypin zviceran të kohës (vitet 90-të) me titujt: - “Banda e shqiptarëve dhunonte, vidhte dhe vriste, por gjithmonë natën” - “Gangu kosovar i dhomave të fjetjes përsëri ringjallet në Zvicrën gjermane” - “Patriarkia e Gangut të dhomave të fjetjes lirohet nga burgu për mbajtje të parregullt në burg…”, ku kryeprotagonistët e krimit të organizuar ishin Musajt e Strellcit. Në një artikull të botuar në gazeten zvicerane “Tribune De Geneve”, më 3 dhjetor 2000, duke iu referuar familjes Musaj me titullin “Një familje kaq sharmante” ndër të tjera thuhet: Kalojn si kriminel në Zvicër. Me kthimin në Kosovë, vëllezërit Musaj janë gjendur në zemër të qërimit të hesapeve me dhunë. Tek ne (është fjala për Zvicër) ata kanë mbjellë terror nën emrin GANG apo “Gangsterët e dhomave të fjetjes” …Duke hulumtuar arkivat, kemi zbuluar se aktivitetet e tyre kanë zënë vend në organet e drejtësisë zvicerane e gjermane. Sadik Musaj, ka qenë në të njëjtin grup me disa nga vëllezërit e tij dhe ai grup është i njohur për ne si “Gangsterët e dhomave të fjetjes”. Njerëz të cilët natën hyjnë nëpër ferma apo villa të izoluara dhe terrorizojnë banorët e tyre dhe ndonjëherë me ritualet e tyre i poshtërojnë moralisht dhe i torturojnë para se të plaçkitin dhe marrin paratë dhe të zhduken nga vendi i ngjarjes. Vetëm në Zvicër, në fillim të viteve ’90, kjo bandë e kriminelëve ka kryer rreth 30 sulme të këtij lloji. Gjithsejt 12 shqiptarë të Kosovës kanë qenë të arrestuar, ndër ta ishin gjashtë vëllezër të familjes Musaj. Të dënuar me shumë vite burgim nga gjykatat zvicerane dhe gjermane, ata ia dolën që të kthehen në vendin e vet. Ismet Musaj ka qenë i dënuar më 1995 nga Gjykata për Kriminelë e Kantonit të Solyrës me 5 vjet burgim, të cilit dënim iu shtua edhe 2 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata e Kantonit të Sant Gallenit. Në muajin qershor 1992 ai kishte marrë pjesë në një agresion të një piktori dhe gruas së tij në Laupersdorf, në rajonin e Salerës. Ky çift bashkëshortor është sulmuar në mes të natës. Burri është rrahur keq, ndërsa gruaja ka përjetuar dhunime disa herë rresht.

    I dënuar nga Gjykata Kriminale e Pajernës.

    Sadik Musaj i lindur më 1964, i ardhur në Zvicër, si azilkërkues politik në vitin 1986 ai shumë shpejt u gjend prapa grilave (në burg) për dhunim, hajni dhe lëndime trupore, para se të lirohet më 1991. Dy vjet më vonë ai u gjend prapë para Gjyqit kriminel në Pajernë, i akuzuar për thyerje të një karrocerie të firmës "Broye" së bashku me disa bashkatdhetarë të tij dhe vjedhje të një ferme të dy vëllezërve fermerë në Kantonin e Bernit. Për kërcënim me armë zjarri dhe me shrafcigerë për terrorizmin e këtyre banorëve dhe për rrahjen e tyre me çykë revoleje dhe mbylljen e tyre në bodrum dhe në toalet. Sadiku i mori 10 vjet burg për gangsterizëm, vjedhje dhe dëmtim të pronës. Ai i mbajti tri vjetët e para në Burgun e Orbes në Zvicër, siç e konfirmon Andre Valton drejtor i burgjeve të Kantonit Vaud, e mandej ai ka qenë i transferuar në një burg të kantonit Cug.
    Babai i Sadikut, Ramë Musaj ka qenë i dyshimtë për kontrabandë me drogë nga policia e Zvicrës në fillim të viteve 90-ta. Në vitin 1992 ai ka qenë i arrestuar në Klloten, në momentin kur po përgatitej të udhëtonte për në Kosovë dhe me vete kishte një sasi të arit. I dënuar me tri vjet burg nga Gjykata e Bremgartenit kantoni i Argaut ai është liruar shumë shpejt me pretekst se ishte i sëmurë rëndë.

    Nga të gjithë njerëzit e klanit të tij më i rrezikshmi del i biri i tij Xheladini. Në vitin 1991 dyshohet të ketë bërë një vrasje, ai ka qenë i arrestuar në Solyre dhe i liruar për mungesë provash. Tri vjet më vonë, po në Solyre, ai është dënuar, me disa vite burgim por prapëseprapë ai kishte ikur nga burgu. Me vëllain e tij, Samiun, ai u gjend në Këln të Gjermanisë, ku kanë mbjellë terror para se të arrestohen në vitin 1992. Ata kalojnë në gjyq, dhe lirohen nga një shikues i armatosur (gjatë gjykimit) para syve të gjyqtarëve dhe rojeve të midis gjykatës së këtij vendi në Këln. Dhe, prej atëherë ata janë kthyer në Kosovë.

    Ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramiz e Vesel Muriqit dhe Musajve te Strellcit janë edhe vllezërit Skënder Azem Hoxhaj (1972), dhe Naser Azem Hoxhaj (1973) nga Strellci i Epërm. Skënder Hoxhaj është i njohur si bashkëpunëtor i hershëm i policisë serbe, sidomos prej vitit 1990 e këndej. Prej vitit 1991 deri në vitin 1997 ishte njëri ndër informatorët më aktivë të policisë serbe në rajonin e Strellcit e fshatrat e tjera, në aksionin për kërkimin e armëve tek popullsia shqiptare, të shifruar “Tragaq”, gjatë të cilit dhjetëra shqiptarë u maltretuan e u torturuan barbarisht në stacionet policore serbe. Sikurse i vëllai, edhe Naser Hoxhaj, organizator për dorëzimin e armëve të fshatit Strellc, prej tetorit të vitit 1998 deri në përfundim të luftës i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i sistemuar në njësitet e MUP-it serb në Deçan (në sektorin e tretë) vazhdimisht ka qarkulluar me automjete zyrtare policore serbe. Me policinë serbe në Deçan, Naser Hoxhaj ka qëndruar e vepruar edhe në kohën e dëbimit masiv të popullatës civile në Shqipëri deri më 12 qershor 1999, kur ka bërë edhe djegien e dhjetëra shtëpive shqiptare në Strellc të Epërm e të Ulët por edhe në fshatra të tjera, në dhunime të disa vajzave shqiptare bashkë me policinë serbe etj. Më 5 mars të vitit 2000, Mentor Istrefaj nga Strellci e kishte akuzuar Naser Hoxhajn për djegien e shtëpisë së tij bashkë me policinë serbe dhe shtëpive të tjera të lagjes Istrefaj, mirëpo ky i fundit e sulmon fizikisht. Gjatë përleshjes, Mentori e ther me thikë Naserin. Në qershor 2000, Naser Hoxhaj, Sami Musaj e të tjerë e rrahin brutalisht Mentorin në shenjë hakmarrjeje, duke e kërcënuar se nuk guxon më ta përmend djegien e shtëpisë. Agron Bajraj nga Strellci i Epërm, i dënuar para luftës disa here për vjedhje të rënda, bashkëpunëtor i policit serb Jokiq Veko, i perket ketij rrjeti... Me Muriqet vepron edhe Qazim Metë Idrizaj nga Strellci i Epërm i cili gjatë luftës në Kosovë ka vepruar në kuadër të organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë” që ka vepruar në Pejë, ku ndër kryesorët e kësaj organizate ka qenë edhe inspektori i MUP-it serb të Pejës, Hamda Musiq, shok i ngushtë i Qazimit.



    DISA NGA "TRIMAT" E RAMIZ MURIQIT!!!



    KUSH ËSHTË FATMIR FERIZI?!


    Fatmir Ferizin nga lagjja Kapeshnicë e Pejës, të gjithë në Pejë e më gjerë e njohin si bashkëpunëtor dhe bashkëveprues të hershëm të forcave serbe, madje edhe gjatë kohës së luftës, i cili gjatë gjithë jetës së tij është marrë me gjërat më të ndyra. Fatmir Ferizi i ashtuquajtur “RASHA” gjatë luftës ishte i pandarë me policët kriminelë serbë të MUP-it të Pejës Mishko Ivanoviq (Pejë), Miqo Martinoviq (Vitomiricë) dhe me kriminelin e njohur Vidomir Shalipur. Familja Ferizi apo siç njihet në Pejë e më gjerë Familja e Ullukxhinjve të Pejës, është e njohur në gjithë Pejën si familje që ka bashkëpunuar haptazi me policinë serbe. Janë marrë me kontrabandë të drogës, të veturave, të të hollave që i kanë sjellë nga Nishi, por edhe që kanë bashkëpunuar ngushtë me sigurimin dhe policinë serbe.

    RIZA FERIZI, djali i axhës së Fatmir Ferizit, i ashtuqujtur “KOSTA” bashkëveprues i forcave serbe para dhe gjatë luftës, është larguar nga Kosova bashkë me forcat serbe në qershor të vitit 1999, për t’u kthyer në Pejë në vitin 2001. Lokali i tij “Bar RATKO” (afër spitalit të Pejës), gjithnjë ka qenë çerdhe e policve dhe punëtorëve të sigurimit serb. Edhe më 4 dhjetor 1998, Myrvete Maksutaj, vritet nga njësia intervenuese serbe që gjendej me qëndrim në lokalin e “Kostës”, siç e thërrisnin gjithnjë serbët. I këtillë ishte edhe Filo Ferizi. Njekohe, deri vone ka qene ne sherbim te plote te Ramiz Muriqit. Bashkëveprues në vjedhjen e makinave të shtrenjta, dërgimin e tyre në Shqipëri dhe këmbimin me drogë gjithnjë do ta ketë djalin e Ramiz Muriqit, Musajt e Strellcit dhe një varg banditësh në zë nga Shqipëria. Do të vazhdon vjedhjet, plaçkitjet, dhunimet, trafikimin e drogës, për të arritur kulmin me vrasjen kriminale të ish-ushtarit të UÇK-së, Xhemajl Buçolli. Menjëherë pas lufte në lagjen Kapeshnicë, Filo Ferizi, Nexhat Belegu, Mirsad Honsiq – „KALA“, me urdhër të Ramiz Muriqit në Kapeshnicë e formojnë të ashtuquajturin „shtab paralel të UÇK-së“ në Pejë - „Kobra“, ku mblodhën bashkëpuntorët e policisë serbe për të vazhduar avazin e mëhershëm të maltretimeve të qytetarve, kërcënimeve dhe plaçkitjes së pasurisë së tyre, sidomos të asaj shtrese që ua dinin bëmat e tyre me policinë e paramilitarët serbë. Bashkëunëtore e këtij shtabi ishte edhe Zyrafete Rraci - “Zuki”, e cila haptazi edhe gjatë lufteës ka shkuar me policë e paramilitarë serbë.


    KUSH ËSHTË MEHMET SADRIJAJ – “TUSHI”?!



    Mehmet Sadrijaj (1973) – “Tushi”, është nga fshati Lëbushë i Deçanit, me banim në fshatin Kryshec të Pejës. Nip i Ramiz Muriqit. Para luftës kishte lidhje të ngushtë me shefin e Sigurimit Publik të MUP-it të Pejës, Bato Bullatoviq. Tushi bashkë me të vëllanë më të madh Ilir Sadrijajn ka vite që janë marrë me kontrabandë droge dhe me kriminalitet të organizuar, duke qenë në bashkëveprim të ngushtë me Sadik Musajn, Xhavit Musajn, Xheladin Musajn, Sami Musajn e të tjerë në kuadër të mafias të drejtuar nga Tahir Zemaj me qendër në Berlin të Gjermanisë, të cilët ishin në lidhje të ngushtë me mafian serbo-jugosllave. Për shkak të veprimtarisë së tillë Ilir Sadriaj është dënuar disaherë me burgim nga gjykatat gjermane, duke përfshirë edhe dënimin e fundit me burg te perjetshem nga gjykatat gjermane bashkë me Xhavit Musajn (alias Xhavit Pashën) e Strellcit në vitin 1997, pasi ishin zënë nga Interpoli në Shkup. Edhe para kësaj kohe në Kosovë i arrestuar disaherë bashkë me Sami Musajn (gjatë viteve 1992, 1993) për akte kriminale. Me bashkëvepruesit e mësipërm. Mehmet Sadriaj nuk do të ndahet asnjëherë as pas lufte në Kosovë. Duke qenë në lidhje të ngushtë familjare me Ramiz Muriqin, si nip i tij dhe me veprimtari të përbashkët disavjeçare, Mehmet Sadriaj u bë njëri ndër ekzekutuesit më në zë të urdhrave të Tahir Zemajt dhe Ramiz e Vesel Muriqit. Vlen të theksohet se më 26 tetor 2000 në tubimin promovues të LDK-së të mbajtur në palestrën sportive në Pejë, kryetari i kësaj partie Ibrahim Rugova truproje i kishte Mehmet Sadriajn “Tushin”dhe Fatmir Ferizin “Rashën”, të dy të implikuar në një varg aktesh kriminale në Pejë e më gjerë. Më 21 qershor 2000, rreth orës 17.00, Mehmet Sadriaj pas një rrahje që e kishte nxitur vetë në Pejë, e qëllon me arm zjarri Blerim Elshanin, duke e plagosur në këmbë. Katër ditë pas kësaj, policia e UNMIK-ut e bastis shtëpinë e Mehmet Sadriajt në Kryshec, ku e gjejnë edhe armën gjysemautomatike me të cilën i kishte sulmuar Blerim e Adem Elshanin. Më 26. 6. 2000 Mehmet Sadrijaj paraburgoset nga policia për t’u liruar pas disa ditësh. Më 26 qershor 2000, fill pas arrestimit të Mehmetit, Sadik Musaj i ishte kërcënuar me likuidim fizik, prokurorit publik të gjykatës në Pejë, Flamur Kelmendit, që të mos merret me ta, në të kundërtën e pret vdekja. Në ndërkohë tre muaj pas vrasjes së Virgjil Elshanit, ku në dy tentim-vrasje ndaj Elshanëve merr pjesë edhe Mehmeti (Tushi), më 4 janar 2001, në orën 17 e 15 minuta nga burgu hetues i Pejës arratisen Mehmet Sadriaj – Tushi nga Krysheci dhe Behar Badallaj nga Prizreni, të dy të akuzuar për vrasje, të cilëve dikush prej personelit të burgut ua kishte hapur portën e burgut. Para se Mehmeti të “arratiset” nga burgu, Sadik Musaj i Strellcit dhe Habib Gashi nga Qyshku i Pejës, prej orës 13.00 – 14.00, e kanë vizituar në burg Mehmet Sadriajn – Tushin.



    KUSH ËSHTË ILIR ISUFAJ – “ILIR SHTRIGA”?!



    ILIR ISUFAJ i njohur në Pejë e më gjerë me emrin “ILIR SHTRIGA”, i lindur më 15. 8. 1974 në Katundin i Ri të Pejës, njihet si bashkëpunëtor i forcave serbe, i cili vazhdimisht është marrë me trafikun e drogës në bashkëpunim të ngushtë me Xhavit Musajn (Xhavit Pashën) e Strellcit, Ilir Sadriajn, etj. Është i njohur sidomos për lidhjet e tij të hapta me inspektorin e MUP-it serb të Pejës, Dushko Armush. Motra e Ilir Isufajt (Ilir Shtrigës), Kymetja, gjatë tërë kohës së luftës është shoqëruar me policë e paramilitarë serbë. Kymete Isufaj e martuar me policin serb Pajo Radulloviq, me të përfunduar të luftës largohet për në Serbi bashkë me forcat serbe. Ilir Shtriga, edhe pas lufte në Kosovë e vazhdoi të njëjtën veprimtari, me të njëjtin rreth bashkëvepruesish. Duke qenë i lidhur ngushtë me vëllezërit Musaj të Strellcit, Ramiz Muriqin, Mehmet Sadriajn (Tushin) dhe Habib Gashin e Çyshkut, ka vazhduar kontrabandimin e drogës, armëve, plaçkitjeve të armatosura, marrjen me prostitucion etj. Këtu duhet përmend plaçkitjet arkave në fabrikën e Tjegullave në Pejë (bashkë me Bedri Isufajn), në degën e Elektro-Kosovës në Pejë etj., gjatë vitit 2000 dhe dhjetëra raste të tjera të plaçkitjeve me maska në rajonin e Pejës. Ilir Isufaj (Ilir Shtriga) në rrjetin e vet ka edhe një grup kontrabandistësh të armëve dhe drogës nga Shqipëria. Ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në këtë drejtim që ia sjellin dërgesat në Kosovë janë shtetasit shqiptarë Luan Tobli (1974) nga fshati Metali, komuna e Hasit; Xhevahir Sylaj (1979) nga fshati Mejdan i Tropojës, dhe Shkëlzen Ukëperaj (1976) nga Hasi. Më 30 tetor 2000 Ilir Isufaj, i kërkuar për disa plaçkitje e vjedhje të rënda në Pejë, zihet nga policia kosovare, duke hyrë në pikën doganore në Pejë, me pasaportë të huaj fallso me emër të serbit Goran Millaçiq, kriminel i njohur nga Katundi i Ri. Për falsifikim dokumentesh dhe sulm ndaj policëve, të njëjtën ditë Ilir Shtrigës i caktohet paraburgimi prej 40 ditësh. Mirëpo, më 24 dhjetor 2000, Gjykata e Qarkut në Pejë, duke qenë nën presion të vazhdueshëm të bashkëpunëtorëve të Ilir Shtrigës (por flitet edhe për marrje të shumave të mëdha të të hollave nga ana e gjykatësve) e liron si të pafajshëm Ilir Isufajn – “Ilir Shtrigën”, i cili në bazë të veprave për të cilat akuzohej pritej të dënohej së paku me 5 vjet burgim. Të njëjtën ditë e braktis Kosovën dhe kalon në Gjermani, ku është i martuar me një gjermane, për të hyrë herëpashere ilegalisht në Kosove. Në rrjetin e Ramiz Muriqit bën pjesë edhe Fetah (Halil) Kamaj – me banim në rrugën “Avdullah Shabani”, në Vitomiricë, i cili gjatë luftës ka vepruar me maska bashkë me forcat serbe.


    VRASJA E VIRGJIL ELSHANIT


    TENTIMVRASJA E PARË NDAJ FAMILJES ELSHANI


    Më 18 tetor 2000, në orët e mbrëmjes në oborrin e shtëpisë së vetë Isuf Elshani nga Ozdrimi (Pejë) e gjen të vendosur një minë teledirigjuese të paaktivizuar, për çka e njofton policinë në Pejë, të cilët e bëjnë çmontimin e saj. Akterët, kur kishte dalë nga oborri i shtëpisë djali i Isufit, Demë Elshani, mbase për ndonjë gabim teknik nuk kishin mund ta aktivizojnë lëndën plasëse, por as ta tërheqin më vonë, sepse ishte vërejtur nga familjarët dhe në vendin e ngjarjes vie policia e SHPK-së dhe UNMIK-ut. Sipas deponimeve që do të bëhen më vonë në polici, por edhe në gjykatën e qarkut në Pejë, nga disa pjesëmarrësit në këtë akt. Në këtë tentimvrasje kanë marrë pjesë Vesel Muriqi nga Vitomirica, Rexhep Kelmendi – “Xheka” nga Peja, Mehmet Sadrijaj – Tushi (operues me teledirigjues), Ilir Selimi nga Vitomirica e Pejës bashkë me tezakun e tij Hysenin nga Isniqi me banim në Vitomiricë.



    TENTIMVRASJA E DYTË


    Pas tentimit të realizimit të atentatit me lëndë eksplozive, nga grupi i lartpërmendur pason atentati tjetër, kësaj radhe sulm me armë zjarri. Gjithçka ndodhi më 24 tetor 2000, rreth orës 22.30 minuta në qendër të Ozdrimit, me ç'rast në dy veturat e vëllezërve Elshani është qëlluar nga pusia njëkohësisht nga 5-6 armë automatike. Si pasojë e kësaj plagoset rëndë Visar Elshani, ndërsa më lehtë plagosen Demë Elshani dhe Ramadan Elshani (ushtar i Brigadës "Adrian Krasniqi" të TMK-së në Istog). Këtë akt e kryen Sadik Musaj, Mehmet Sadrijaj – Tushi, Vesel Muriqi, Rexhep Kelmendi – Xheka, bashkë me vëllain dhe një nip të vetin nga Potërçi, Ilir Selimi, Hyseni dhe një person tjetër. Pasi familja Elshani i zbulon disa prej pjesëmarrësve në dy sulmet e lartcekura, e lajmëron rastin në polici, me ç’rast arrestohen tre prej tyre (Mehmet Sadriaj, Ilir Selimi dhe Hyseni) të cilët në policinë e UNMIK-ut e pranojnë pjesëmarrjen e vet në këto dy sulme, por dëshmojnë edhe për pjesëmarrësit e tjerë, duke dhënë edhe detajet, se gjatë tërë kohës kanë komunikuar mesveti me radiolidhje, se e kanë formuar një grup prej 30 vetash me qellim që të kryejnë atentate kundër pjesëtarëve të UÇK-së, TMK-së, por edhe të LDK-së për të nxitur konflikte të hapta mes tyre etj. Lidhur me këtë rast inicohet procedura penale në Gjykatën e Qarkut në Pejë.


    ATENTATI I TRETË – VRASJA E VIRGJIL ELSHANIT



    Më 10 nëntor 2000 (e premte), gjykimi kundër personave që ua kishin vënë minën në oborr dhe i kanë gjuajtur me armë zjarri më 18 e 24 tetor 2000, ishte paraparë të fillonte në orën 12.00, por që për arsye të panjohura ishte shtyer nga gjykatësi për dy orë. Në atë gjykim Demë Elshani me babain e tij Isufin kishin për të dalë në gjyq si dëshmitar. Pas përfundimit të seancës, rreth orës 16.20 min., duke u kthyer nga gjyqi, familja Elshani sërish sulmohen me armë zjarri. Ata ishin duke udhëtuar me dy vetura: në të parën ishin Isuf e Demë Elshani, ndërsa në të dytën Virgjil e Granit Elshani. Kur arrijnë në Ozdrim, vetëm disa dhjetëra metra larg nga shtëpia e tyre, disa persona nga një veturë „Alfa Romeo“ me ngjyrë të bardhë (pronë e Musajve të Strellcit), që vinte nga drejtimi i Pejës, në tejkalim e sipër qëllojnë me armë automatike dhe bomba dore në drejtim të veturave të Elshanëve. Nga shpërthimi i bombës dhe plumbat e automatikut plagosën rëndë Virgjil Elshani (19), ish-ushtar i UÇK-së, i cili vdes pas 12 orësh në spitalin ushtarak të KFOR-it në Pejë dhe Granit Elshani (15), të cilët gjendeshin në veturën e dytë. Ndërsa Demë dhe Isuf Elshani që ishin më përpara shpëtojnë, sepse vetura “Alfa Romeo” që ishte në tejkalim ndeshet ballë për ballë me një makinë kombi që vinte nga drejtimi i Mitrovicës dhe veturën e mbulon zjarri. Shoferi i vetures “Alfa Romeo” nga tronditja që merr nga ndeshja vetëm pas disa minutave që e nxjerrin nga vetura vdes, ndërsa tre të tjerët dërgohen në spitalin ushtarak italian. Në veturë policia dhe KFOR-i gjejnë tri pushkë automatike me tre karikatorë rezervë, një tjetër pushkë automatike të djegur në veturë, një revole gjysmautomatike dhe një bombë dore. Kësaj radhe kryesit e krimit ishin katër persona nga Shqipëria: Fatbardh Gabraj (1979), nga fshati Geghysen me banim në Tiranë, Gazmend Luma nga Bajram Curri, Shaqir Bajraj nga Tirana dhe një person tjetër.



    VRASJA KRIMINALE E XHEMAJL BUÇOLLIT NGA RAUSHIQI I PEJËS



    Xhemajl Buçolli nga një familje e njohur e fshatit Raushiq të Pejës, ishte njeri që kurrë nuk ishte përzie në punë të dikujt tjetër. Në kohën e luftës renditet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa pas lufte i kthehet punës. Me djersë e mund duke punuar pandërprerë fitonte kafshatën e gojës. Por mizorisht ia ndërprenë jetën e punën. Derisa më 5 gusht 2000, ditë e shtunë, Xhemajl Buçolli si çdo ditë ishte duke punuar (duke bartë zallë) tek Agim Ganiqi në Pejë, pasdite, Fatmir Ferizi nga Kapeshnica e Pejës bashkë me tre persona të tjerë nga Puka e Shqipërisë shkojnë dhe e kërkojnë Xhemajlin kinse për të punuar diçka. Mirëpo, me t’u larguar Xhemajl Buçollin e vrasin dhe kufomën e tij e hudhin në një pus (bunar) në Brestovik të Pejës. Prej këtij grupi kriminelësh (tre nga Peja e tre nga Shqipëria) dy arrestohen nga policia në Pejë. Njëri prej tyre, Adrian Nela, tregon rastin e vrasjes, dhe në bazë të deklaratave të tij gjendet kufoma e masakruar e Xhemajlit dhe e hudhur në pus. Ndërsa krimineli Fatmir Ferizi pas zbulimit të vrasjes kalon në Shqipëri, ku një kohë qëndron tek Alfred Hasi në Fushë Arrëz, bashkëpjesëmarrës në vrasjen e Xhemajl Buçollit. E prej atje kalon në Bosnje e pastaj në Gjermani, ku qëndron deri në shkurt të vitit 2002, kur ekstradohet nga policia gjermane në Kosovë.



    VRASJA MAKABRE NË STRELLC



    Më 14 shkurt 2001, në orën 24.30 minuta nga shtëpia e Musajve të Strellcit shtihet me armë automatike në drejtim të veturës “Golf 2” me ngjyrë të bardh, me regjistrim; 145-KS-660, me ç’rast vriten vajzat Sanella Koiq dhe Vjollca Krasniqi, plagoset rëndë Kastriot Krasniqi, ndërsa më lehtë Alban Mulliqi dhe Riçard Krasniqi, të gjithë nga Peja. Djemtë që i shpëtuan vdekjes kanë treguar se pesë të rinjtë po shkonin në aheng për ta festuar Ditën e të Dashuruarve dhe ishin ndalur rastësisht para shtëpisë së familjes Musaj që gjendet bri rrugës magjistrale te stacioni i autobusëve. Mirëpo sapo vetura ishte ndalë në parkingun mu para shtëpisë, pasi që dikujt i kishte rënë gaca e cigares në veturë dhe vajzat kishin dalë jashtë për t’u shkundur, aty i kishte pritur breshëria e plumbave. Ata me vajzen e quajtur Sanella, e vdekur në makinë, kishin udhëtuar deri në Deçan për të kërkuar ndihmën e policisë. Ndërsa Vjollca kishte vdekur rrugës për në spitalin e Prishtinës. Për këtë vrasje, policia ka arrestuar Qazim Musajn dhe Isa Hoxhajn, të cilët edhe kësaj radhe kanë përsëritur slloganin e njohur “na kanë sulmuar”. Ndërsa nga Gjykata e Qarkut në Pejë, dënohet vetëm Isa Hoxhaj, i cili e merr përsipër aktin e kryer, ndërsa Qazim Musaj lirohet pa kusht. Gjatë procesit gjyqëor kundër Qazim Musajt, për të mos vuajtur dënimin, mbrojtësit kanë tentuar ta nxjerrin si person të sëmurë mental, gjë që ia kanë arritur, pas lëshimit të diagnozës nga psikiatrja kroate Nada Morina, duke ia dhënë asaj nje shume te konsiderushme marka gjermane mito.



    VRASJA E SADRI AHMETXHEKAJT NGA ISNIQI


    Më 10 korrik 2000, e martë, në pikë të ditës Besnik (Elez) Balaj nga Isniqi, në tavernën e lokalit hotelier “Deçani” në të hyrë të Deçanit vrau publikisht me armë automatike bashkëvendësin e vet Sadri Azem Ahmetxhekaj, luftëtar i UÇK-së. Lidhur me vrasjen e Sadri Ahmetxhekajt, të nesërmën më 11. 7. 2000, zëdhënësi i Komandës Italiane të KFOR-it në Pejë, koloneli Xhanfranko Skalas i tha agjencisë ANSA se fill pas vrasjes është ndalur shqiptari Besnik Balaj, i cili iu dorëzua menjëherë policisë së Kombeve të Bashkuara. Por deklarimin e bërë një ditë pas vrasjes, zëdhënësi i KFOR-it e mohoi të nesërmen, duke thënë se nuk është zënë vrasësi, por është marrë në pyetje një anëtar tjetër i familjes Bala. Në rastin konkret, përflitet se një deklarim i tillë është bërë me qëllim që Besnik Balaj pas vrasjes makabre të kalon në Shqipëri pa therrë në këmbë. Baba i vrasësit Besnik Balaj, Elezi gjatë luftës ka punuar haptazi me policinë serbe, sidomos me kryeshefin e sigurimit të MUP-it në Deçan Vukmir Mirçiq – VULA. Elezi e ka bërë dorëzimin e armëve te policia serbe në Isniq dhe është caktuar kryepolic lokal i Serbisë, për bashkësinë lokale të Isniqit duke poseduar librezë përkatëse, revole, por edhe pushkë automatike që ia jep policia serbe për të luftuar kundër UÇK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Eh mire Llap, a po na kallxon ni sen tash... Cka kane keto biografi te Epokes se Re, te bajne me temen ne fjale?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    shko ti pusho se je lodh tuj u rreh me grushta ne fushatat zgjedhore te juajat e mos ma lodh nua se nuk te pyeti ty kush njieri i gjall banu nervoz qe po shkatrroheni e po hupni e po baheni cop e grim ne mes veti ju ldk-ucat e kishe po me thua mua diq mbylle.

    e sa i peerket biografive pyete brarin perse e qka kan lidhje
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Kadare: Schwartz, një përçarës fetar
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •