Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 123
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cme zune syte tani..

    Ne gazeten Shqiptare shikoj nje rubrike me copa shkrimesh nga forumet shqiptare ne internet,

    mes tjerash lexoj dhe nje pjese nga nje shkrimi im ketu ne forum.. qe kta te gsh-se e kishin futur ne kte rubrike te gazetes se tyre..

    cte shihja.. kryekeput ndryshime fjalesh frazash e permbajtjeje..
    cfar fallcifikimi..cfar paturpesie..

    Jam habitur..
    kaq te pacipe sma merrte mendja te ishin zagaret e GSH-se..

    Turp turp..

    lexoni ktu e kush ka durim te lexoj dhe origjinalin ne forum..'



    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=659



    keta firmat e GSH-se.. dhima tase kulla malltezi etj.. te GSH-se se bollino rucit te edvinit.. jane nje bande shum speciale me shum misione..

    rastesisht e pashe kte lojen e ndyre me poste nga forumet..

    kshu bekan perdite..

    te neveritshem..

    Jo me kot gazetar te ksaj gazete jane pjesmarres ne vrasjen e Drinit ne Kosove..
    pacin faqen e zeze.. keta caushe te erresires..

  2. #22
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pervec nick-ut, asgje prej lezetit tend, s'ka ai shkrim.
    Cfare shansi qe ke...mua asnje bejte s'me ka dale ne gazete deri tani. Mbase nga pamundesia per te me redaktuar...

    Hajt, mos u merzit... , se cfare s'pret nga kanibalet. Nuk thua shyqyr qe s'te hane dot !?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    1234567890
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 17-11-2006 më 22:51
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol korason.. cte me han.. pse aq te but e kam mishin un..


    ....

    RTP arb e drin me lexoni..


    Llap..

    a ban me tregue se ato dosjet qe ke postue lart kush i ka shkrue apo prej ciles gazet i ke marre..

    vec mos harro se.. njiher thoni ne kemi vra se jan kon shpijuna.. ata qe kemi vra e njiher thoni ..i ka vra temkolli me rugoven.. e perseri dosjet i postoni per sejcilin qe i kini ba atentate..
    cudi.. rugova nuk i bani dosje drinit.. ju ja bat..
    edhe ne referat Veseli mbi varr ja permendin ashtu si"rastesisht" shkollen drinit qe e ka krye ne beligrad..
    qe do te thote..ne se del se e kemi vra ne..dijeni o popull se asht kan shpijun.. se qe ..shkoll ne beligrad ka ba..
    Ky variant enverist perdorej shpesh nga enveri e regjimi i tij kur denonin Rilindasit mbas 45-ses..se x e y ka ba shkoll ne vendet kapitaliste.. ani se vet enveri atje ish kan ne shkoll.. ne vendet kapitaliste..ashtu si qose demaqet vet shkollat ne beligrad i kan krye..por askush nuk ja sheh kte si veper "armiqesore"..
    nejse ..
    Llap ..veti shefat e tu se a mos e kan dhe dosjen e atij fmis 4 vjec e asaj qikes 11 vjece te familjes selimi qe u mitraluan me mitraloza e kallasha pi elshanit dhe atij kanibalit qe topallon ..?

    Duhet ta ket milaim Zeka sepse ai shkoj deri ne gjermani me ba video per rtk me krijue alibi se elshani ska mitralue ilir selimin , luftarin e uck-s e familjen e tij.. por se paskish kon ne gjermani..

    E "krimi" i ilir selimit ishte se.. denoncoj masakren e qosisto-enveristave te cilet i pren ne bes luftaret e farkut.. i carmatosen i rrahen e torturuan si Vishinska staliniste.. dhe i masakruan duke i hjedh ne fund ne ujrat e liqenit..

    E meqense luftari ilir e shqiptari ilir smundi me e pertyp kte veper kriminale te dautit e idrizit me porosi te katan qos-kup-klosave.. ather elshani i enver qoseve.. i del ne prit ilirit i cili ne kerr kish pleqe gra e fmi te vogjel.. dhe banda qoseiste e elshanit te lpk-se derdh qindra plumba mbi fmiun 4 vjec e vajzen 11vjece ..
    hajt llap..ku i kini dosjet e fmive.. cka faji kan ba ata..

    Fat..dhe pshtoj plaku e sot ne e dime cka ndodhi e kush ishin autoret.. e alibite e milaim zekes nuk pijne uje..sikurse alibite e taulant dedes nuk pine uje kur desh me mbrojt jaho salihin shokun tuaj kanibal..
    asht kan ne gjermani .. elshani yne.. kur u ba masakra.. u perpoq me mashtrue RTK e Zatriqave qe dirigjohet me kalladh pi enveristave qose demaqoiste..
    asht kan ne tropoje jaho .. kur u vra azemi.. u perpoq me mashtrue taulanti i edvin klos enver qose meto kanibaleve ..
    prandaj jeni ne sinkronizim ju kanibalet si ne tiran ashtu dhe ne prishtin.. se ju bashkon krimi..






    Korason o mori mike..
    mos hin ktu nder politike..
    se tmerrohesh mori qik..
    e un ty te kam vap-ik..
    ndonse je atje ne florid..
    per mu je ti uj-selit..



    Tash per GSH-ne..

    gjerat kan lidhje..

    Jam habit kur lexova ne postimet qe ka sjell ketu vet llapi.. se ne dosjet e vrasjes se Komandant drinit.. luftarit te shquar e intelektualit poliglot Ekrem Rexhes.. ( vrare disa kohe pas Clirimit te Kosoves nga forcat e Natos.. ) prej bandave qoseiste enveriste del si i perzier ne pislleqet e ketij akti te ndyre anti njerzor e anti kombetar edhe nje beniamin i Nanos.. Ilir Kulla i GSH-se..
    Ja ka mbathur si hije e ka ik ne tirane por ka harrue.. do letra ne hotel bordellot e Prizrenit.. te cilat jane sot ne sirtaret e gjykates se Kosoves..
    Shkencerisht ska krim qe nuk zbulohet sepse ska krim qe sle gjurme..

    Cudira ben rastesia.. ..

    policia e tiranes ne koh te nanos duke vigjeluar per te zbuluar kercenuesin e bosit te kokakoles.. (i cili i kerkonte nje shume marramendese bosit ndryshe e kercenonte me jete..) duke ndjekur bisedat ne celular.. e duke pergjuar policia me ndihme te teknikes moderne qe kan sot kompanite celularoiste.. zbulon vendndodhjen e autorit te kercenimit dhe.. cudia.. ai ishte ne kerr me klosin.. klosin ton te urte.. diku jo shum larg fabrikes ku kish zyren bosi i kokakoles..
    dhe kercenuesi ishte nje vlonjat qe patjater do ket qene ndonji 97-tsh luizohoxhist..
    kaq than lajmet ate dite dhe.. " u harrua" ajo gje..
    Klosi eshte monument "kulture" dhe ..ruhet nga mafia.. pra dhe nga media qe komandohet nga mafia..
    Nejse..
    Dua te them se rastesia zbulon shum gjera..

    Rastesisht un shikoj dje GSH dhe po kerkoja pergjigjen e Qoses ndaj kadarese sepse e di qe GSH eshte tribuna e qoses dhe e te tjereve ne fushaten anti kadare..
    kur shikoj aty ca shkrime.. ..mes tyre ca te marra nga forumi qe komandohet nga kanibalet enveroiste qoseiste .. kosova.de.. dhe aty dhe nje shkrim nga forumi yne e pikerisht shkrimi qe une nuk e kopjoj dot se sdi si kopjohet por qe e vura si link ta lexoj kush ka interes..
    Kur cte lexoj aty.. krejt shkrimi im ne forum ishte nakatosur aq bukur sa i kishte jo vetem humbur kuptimi por dhe ndryshue drejtimi..
    nga nje shkrim anti qoseist anti kanibalist anti luizovampirist e pro Kadare ne nje pacavure pro kanibaliste..
    dhe prandaj po detyrohem ta postoj prap origjinalin cka kam shkruar une..
    ja ckam shkruar:
    ---

    ..........

    pse e shoh si ngjarje historike ndarjen e kadarese me qosen..

    qosja dhe demaqi etj.. eshte ai qe kurre nuk tha nje fjale te llojit.. dale or shoqa..mos vrisni.. mos kallashnikoni bashkombasit.. sepse ne kuvende burrash e media asht mire me i nda pikpamjet..

    jooo..
    perkundrazi cdo shkrim i tije kto 10 vjet e ka nxitur kanibalizmin.. deri sa arriti ktu ku ka arritur.. ne vitet e fundit qe hapur ti justifikoje ningjat (vrasesit) e lim thaqo jakup veselave..

    kadare per x a y arsye iku nga stani i kanibaleve ku tangencialisht pa vet dije ndoshta lundronte ne kenetat e tyre..
    ai e gjeti udhen..
    dhe ska rrug me te drejte se te largohesh nga kjo kolere anti-kombetare.. pamvaresisht se cfar motivi nxjerr..

    pres qe dhe berisha te ndahet nga kanibalet e kosoves e boll ma ne ujra neutrale..
    me kanibalet ska diplomaci..

    e shenj qe berisha do ndahet nga kanibalet do jete kur ne tirane do kerkohet me force hetimi i vrasjes se kolonelit ahmet krasniqi.. ajo eshte prova..
    kjo prove.. ky lakmus vlen dhe per tutsin fatmir sejdi i cili ka mshel goj e ka trus beth kur kryekanibali ideologjik qosja ka lavderuar falangat e veta e ka fyer kombin..
    e jo vetem per sejdiun.. lakmusi vlen per te gjithe.. per gjithe ata ne kosove qe duan te mbahen per burra e jo per zymbera e vetona te shtabit kanibal..

    shaban sinani publikoi ca pusulla para ca kohesh te arkivit te shtetit.. me shkrimin e dores se shokut Shpati..

    njera thoshte..

    nako.. po ju vjen filani e fisteku (intelektuale 1000 here me shum se enveri me gjith shtab bashke) ne peze.. vritini pa cak pa bamb e mos beni si gogua qe nuk i ka zbatuar ato urdhera..

    nakua nuk i vrau filanet e fisteket.. por kjo nuk mjafton..
    eshte dashur. tjeter gje.. pa eja ktu ti shok shpat .. na nje plumb ti kokes e shko ne te semes.. e te shpetonte vendi nga kolera qe dukej ne horizont..

    mbyll nje sy e nji vesh dhe.. krimi u ul kembe kryq.. 60 vjet rresht.. dhe plenumet kok mish -ngrense ben kerdine.. nje kanibalizem i papare sikurse ne ato pak sekuenca dokumentaresh te plenumeve Sadamo-iste..

    a ta lejojme ne qe kosova qe u shpetua nga nderhyrje natos te sakrifikohet nga kanibalet enveriste..

    jooo..

    kadare e dha ndihmen e tije..
    ai nuk eshte me mik me qose polpotat ne kosove..
    e kjo eshte nje mrekulli..

    kjo eshte nje mbeshtetje e madhe per miljona kosovare qe prej tutes nuk e din ma cka asht njerzilleku..
    ata ulerijne ne mitingjet e kanibalve dhe nuk guxojne me ja ba nji vizit nanave te te vrareve ne prita..

    shikoni se po terbohen kanibalet.. cdo dite e cdo ore vershojne artikujt kunder kadarese..
    kjo eshte shenj e frikes..

    a vritet sabahetja..
    faji i saje ishte se u lidhi plaget luftareve..
    a i jepet dora e a u buzeqeshet vrasesve te saje?

    jooo

    e po 99, 999 perqind e politikanve shqiptare ne tiran e prishtine.. nuk e kan per turp te takojne e puthen me shtabistet qe dirigjojne ato vrasje..
    nuk e bejne se..kan arsye kombetare sic do te deshin ata te justifikohen..
    joo e bejne prej tutes..
    po shyqyr zotit jane nji grusht trimash qe nuk perulen.. ata flasin dhe e thone te miren..te verteten..
    e takova nji dit ne tirane nji nga me trimat e gazetarise kosovare..
    nuk po ja permend emrin.. se nuk dua ta rrezikoj..
    i thash.. per mua ti o njeri je hero i kosoves..



    qashtu..

    rtp e drin e arb e deqanas..jepni mendimin tuaj per cka thash..

    tung..

    ..................
    ...................................

    dhe ja cfar ka llaparqitur gsh-ja..

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=659


    --


    Pra GSH eshte jo rastesisht tribune e Qoseistave dhe e Pezako-istave..

    Ku i ka shkelur Kadare kanibalet qe ata jan terbuar..

    Mos valle kanibalet i kan kerkuar kadarese direkt a indirekt.. qe ai te behet pale me ta qe te nderhyje neper kancelarite e eu-se apo uashingtonit qe.. Ata ..pra Bota.. si ne 97 ti japin "vize" nje revolucioni tjeter 97-toist dhe Kadare ska pranuar te hyje ne kte loje?

    Se per ceshtje feje nuk kish fillu lufte qose kunder Kadarese..
    qosja eshte ai qe eshte tallur me muslimanet ne Kosove se pse i bejne ashtu keshtu ritet e varrimit.. ( a eshte keshtu i nderuar Drin e RTP? mos me lini me rrejt)..
    Pra diku tjeter fle lepuri..
    Dihet qe Qose plasi qe kadareja ( jo si qose demaqet qe spushuan se hedhri m.ut e tritol mbi Rugoven.. sa qe gjalle e perseri mbas vdekjes) hodhi Lule e shprehu dhimbje per liderin historik..
    Biles dhe ne shkrimin e fundit.. ai i jep merite Rugoves qe.. dikur grindja apo mosmarrveshjet mes kadarese e Rugoves nuk moren permasat e nji marrie..
    Ne qe e respektuam Rugoven ne gjallje e mbas vdekjes.. ja dime kte "arme" Rugoves.. pra ai kurre nuk fyeu njeri..ai kurre sju pergjigj fyersve ..shpifsave e demagogve..dhe me kte ai lartesoj vehten.. dhe kjo ane e tij dhe shum te tjera e ben ate qe ne gjallje nje figure te respektuar.. dhe Kadare si i mencur qe eshte e ka kuptuar kte madheshti te Rugoves.. dhe beri ate qe ben shumica e Kosovareve.. E respektoj dhe vleresoj Rugoven ne fund ..

    Kjo natyrisht ishte nje Bombe kunder kanibalve.. por nje Bombe njerzore jo tritol -ore sikurse qosistet perdoren ndaj Rugoves..

    Qosja se fundi por dhe me pare e godet Kadarene me ca arme te ndyra si psh.. i thote ik mo vishinsk.. ik mo stalin ..ik mo se je si enveri..etjetj..
    Kte lloj pushke e kemi degjuar shpesh.. nga stalinet vishinsket e enveret qe jane rrjeti .. dhe falanga te Qoses....

    Pak histori.. per vishinsket stalinet dhe enveret.. e qe tja heqim maskat qoseve e kristomilove..
    me von do e shtjelloj..

    ..

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Çfare mashtruesish keto te GSH!!!
    Po edhe fjalet qe ke shkrue per Qosen i paskan perdredhe sikur i ke shkrue per Kadarene. Shif:

    "Pasi Kadare kurrë nuk tha një fjalë të llojit; ‘dale more shokë, mos vrisni.. mos internoni bashkëkombësit’. Sepse në kuvende burrash e media është mirë me i nda pikëpamjet. Jo. Këtë gjë nuk e bëri. Përkundrazi çdo shkrim i tij këto 10 vjet e ka nxitur kanibalizmin, deri sa arriti këtu ku ka arritur. Në vitet e fundit në disa vende dhe i ka justifikuar vrasësit dhe vasalët e asaj kohe"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua dje në Mitrovicë me çmimin “Kepi i shpresës së mirë Fahredin Gunga”

    Kadare në Mitrovicë, shmanget Rexhep Qosja

    Kadare: Shqiptarët mbrojnë popullin serb nga demonët e vet

    Gazmend Syla

    Si mjeshtër i mrekullueshëm i rrëfimit, romanit dhe gjinive të tjera të krijimtarisë letrare, shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua dje në Mitrovicë me çmimin “Kepi i shpresës së mirë Fahredin Gunga”. Përpara një publiku të gjerë bashkëkombasish, por edhe letrarësh të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, si Mal i Zi, Bosnje –Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Turqia, Maqedonia për manifestimin e përvitshëm letrar, Kadare shprehu jo vetëm konsideratën për marrjen e këtij çmimi, por shprehu mendimin e tij edhe për çështjen e Kosovës. ai rikujtoi edhe një herë kohën, kur për herë të parë shkoi në Mitrovicën e ndarë e të robëruar, për përjetimet e asaj vizite dhe për të ardhmen shqiptare. “Kemi ardhur një mbasdite të ftohtë, gri. Moitrovica mu duk e trishtua dhe e pluhurosur. Ndoshta nuk ishte e tillë, por ishte ndjenja e robërisë që më krijonte këtë përjetim. Unë vetë vija nga një vend gri, i pluhurosur dhe në robëri. Për të qenë i sinqertë, unë në atë kohë nuk besoja që në gjalljen time Kosova do të ishte e lirë, sepse nuk besoja që në gjalljen time Shqipëria do të ishte e lirë, sepse nuk besoja që komunizmi do përmbysej në kohën kur ne ishim gjallë. Shqipëria u bë e lirë dhe pastaj Kosova u bë e lirë, ku komunizmi u përmbys në botë. Unë nuk mendoj se pa përmbysjen e komunizmit do ndodhnin këto ngjarje të mëdha, për çdo popull e në veçanti për popullin shqiptar. Çdo popull kur lufton për lirinë e vet, lufton pa e ditur edhe për lirinë e popujve të tjerë. Kur shqiptarët thonë dhe e mbrojnë këtë e thonë për të gjithë popujt, për të Ballkanit, Evropës, por edhe për popullin serb, i cili ka pasur konfliktin më të ashpër deri më sot. Shqiptarët duke mbrojtur lirinë e vet, e mendojnë ose jo, mbrojnë edhe popullin serb nga demonët e vet dhe ata do ta kuptojnë këtë, madje do të jenë mirënjohës ndaj popullit shqiptar”, - u shpreh Kadare në ceremoninë e ndarjes së çmimit. Sa i përket ardhmërisë së Kosovës, ai u shpreh se “nga pikëpamja strategjike është ashtu si e kemi dëshiruar. Në kohë kalendarike mund të ketë ca ditë më shumë, apo më pak, ashtu si një stinë që nuk ndryshon nëse disa ditë bën kohë e mirë e në ca të tjera e keqe”. Sipas tij, e ardhmja e popullit kosovar do të jetë shumë më e mirë nga ajo çka lanë pas. Ai tha me siguri se “të gjithë e dimë që qielli dhe toka të përmbysen shqiptarët nuk bien më në robëri”. Sa i përket krijimtarisë letrare dhe pasqyrimit të ngjarjeve të Kosovës në librat e tij, Kadare u shpreh se asnjëherë nuk ka bërë ndonjë ndarje Kosovë-Shqipëri. “Kur shkruaj e mendoj botën shqiptare, psikologjinë, mendimin si një të tërën dhe nuk bëj plane për ndarje sektorësh, kështu që kur shkruaj i mendoj të gjitha bashkë. Populli shqiptar është po ai kudo, është po ai gen, po ajo dritë në sytë e njerëzve, po ajo shpresë”, - tha ai. Shkrimtari Ismail Kadare mbërriti dje në Kosovë për të marrë pjesë në manifestimin tradicional letrar ndërkombëtar, “Kepi i Shpresë së Mirë, Fahredin Gunga”, që nisi në Mitrovicë. Para nisjes së ceremonisë, Kadare vuri kurora lulesh dhe kreu homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova. Kadare u shpreh se kishte ardhur për të kryer homazhe për mikun e tij Rugova, për presidentin e parë të Kosovës. Mësohet se gjatë qëndrimit në Mitrovicë Kadare do zhvillojë takime dhe vizita në vendet historike të kësaj zone, si në kompleksin e kullave të Isa Boletinit, Muzeun e Kristaleve në Stan Terg, etj. gjithashtu Kadare do të vizitojë edhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, anëtar i së cilës është prej kohësh.




    08/11/2006
    KATEGORIA: Kulture
    shekulli

    --

    shum mire dhe shum bukur..
    Brari ja se qfar ka qen ky fahredin gunga qe e dekoruan Kadaren
    --------------


    BURGOSJA PER HERE TE TRETE I SIMBOLIT TE REZISTENCES ADEM DEMACI NE FUND TE VITIT 1975

    Sheradin Berisha

    Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 UDB-a ndërmorri një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast (6 tetor 1975)u arrestua për herë të tretë simboli i rezistencës ADEM DEMAÇI.Në organizimin e këtij procesi kanë marrë pjesë fatkeqësisht të gjitha strukturat(hallkat)e pushtetit në Kosovë,duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës... e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe/TV-të dhe gazetat).

    Në këtë proces drejtpërdrejt kyqen:

    1.MAHMUT BAKALLI-ish.kryetar i Komitetit të LKK-së(aktualisht këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj);

    2.MEHMET SHOSHI-ish-sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;

    3.HASAN MEHMETI-ish-kryeshef i Sigurimit shtetëror(UDB-së)në Prishtinë;

    4.NAZMI JUNIKU-ish-sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme;

    5.DURAK JASHARAJ-ish-gjykatës hetues;

    6.HALIL KELMENDI-ish-prokuror publik;

    7.DURMISH KOÇINAJ-ish-kryetar trupit gjykues

    8.SHEFQET BYTYQI-ish-gjykatës;

    9.FEHMI GASHI-ish-gjyqtar porot;

    10.MILEVA GRUJIQI-ish-gjyqtare porot;

    11.HASAN BERISHA-ish-gjyqtar porot;

    12.NAZMIJE KRASNIQI-ish-procesmbajtëse në gjykim;

    13.ISAK HASANI-gazetar i „RILINDJES“;

    14.ALI OLLONI ish-gazetar i”Zërit të rinisë”

    15.FAHREDIN GUNGA-ish-kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës(RTP);

    Hetimet ndaj viktimave të këtij procesi i kanë kryer këta udbashë:

    1.Bafti Jakupi,
    2.Pavle Jelisaviq
    3.Mehmet Haskaj
    4.Ibush Kllokoqi
    5.Drago Dragojeviq
    6.Muharrem Dana
    7.Sllobodan Mijoviq
    8.Asllan Sllamniku
    9.Shefqet Hashani
    10.Jusuf Karakushi
    11.Svetisllav Dollasheviqi
    12.Zenun Shala
    13.Naip Hoxha
    14.Refik Tashi
    15.Metush Sadiku
    16.Zejnullah Shala
    17.Hasan Mehmeti
    18.Shefqet Obria
    19.Faik Nura
    20.Rajko Çalloviqi
    21.Metë Kuqi
    22.Ramçe nga Prizreni
    .....etj

    ÇKA DEKLARUAN MAHMUT BAKALLI DHE FADIL HOXHA NË PRAG TË MBAJTJES SË GJYKIMIT...!!!

    -Fadil HOXHA-ish-zyrtar i lartë i LKJ-së,pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarëve tjerë,do të deklarojë:”...Sa pretendentë e të pafytyrë!Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet,as lagjja e vet nuk i njeh,VEC PER TE KEQ E PER HAJNI!!!”

    -Ndërkaq Mahmut BAKALLI-kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LK-së,në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976,thotë:”Irredentizmi shqiptar në versionin në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste,por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta.Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste-fashiste shqiptaromadhe(!!!),irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist...Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shembullore!!!”

    Dhe vërtet porosia e Mahmut B(Ç)akallit shkojë në vend.Më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni (pikërisht nga M.Bakalli):Durmish KOÇINAJ në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së,në“emër të popullit”shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh dhe me këtë rast u denuan:

    1.Adem Demaçi me......................15 vjet burg të rëndë,
    2.Skënder Kastrati,me..................12 vjet burg të rëndë,
    3.Hetem Bajrami,me.................... 7 vjet burg të rëndë,
    4.Hasan Dërmaku,me................. 10 vjet burg të rëndë,
    5.Osman Dumoshi,me................ 7 vjet burg të rëndë,
    6.Rexhep Mala,me...................... 9 vjet burg të rëndë,
    7.Selatin Novosella,me............... 7 vjet burg të rëndë,
    8.Ilaz pireva,me.......................... 7 vjet burg të rëndë,
    9.Fatmir salihu,me..................... 7 vjet burg të rëndë,
    10.Xhavit Dërmaku,me.............. 9 vjet burg të rëndë,
    11.Sherif Masurica,me............... 7 vjet burg të rëndë,
    12.Sami Dërmaku,me................ 6 vjet burg të rëndë,
    13.Zijadin Spahiu,me................. 5 vjet burg të rëndë,
    14.Isa Kastrati,me...................... 6 vjet burg të rëndë,
    15.Ahmet Hoti,me ..................... 6 vjet burg të rëndë,
    16.Njazi Korça,me..................... 6 vjet burg të rëndë,
    17.Irfan Shaqiri,me.................... 7 vjet burg të rëndë,
    18.Hilmi Ramadani,me ............. 5 vjet burg të rëndë,
    19.Nazim Shurdhani,me............. 4 vjet burg të rëndë.


    CILI ISHTE KOMENTI I RADIO TELEVIZIONIT TË PRISHTINËS/RTP/ LIDHUR ME GJYKIMIN E ADEM DEMAÇIT....!!!

    Pas shpalljes së aktgjykimit kundër Adem Demaçit dhe dhjetra atdhetarëve tjerë,RTP-ja gjegjësisht kryeredaktori i këtij mediumi FAHREDIN GUNGA dha këtë KOMENT televiziv:
    (Një fragment i komentit)
    ”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës,grupit irredentist,i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar,iu shqiptuan denime të merituara.Opinioni ynë,klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës,e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë,i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht,duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen,ashtu siç i ka gjykuar,denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre.
    Pas shqiptimit të denimeve të merituara,ky grup as që meriton të mirret ngojë,sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh,të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik...Petku i tij dogmatiko-stalinist,frazat në emër të gjojamarksizëm-leninizmit,aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist,antisocialist dhe antishqiptar...Prandaj,çdo tentativë e armikut,sikurse edhe e këtij irredentist,do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste,të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”

    Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”,”Zëri i Rinisë”etj.Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull”U denua grupi armiqësor irredentist”u shkrua nga Isak Hasani në gazetën”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po qosja bre llap si nuk u denue kurre?

    e mundohet i ziu me u mshef pas burgut te demaqit.. e vet me vill te titos 4 katshe midis prishtine..

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Dihet qe Qose plasi qe kadareja ( jo si qose demaqet qe spushuan se hedhri m.ut e tritol mbi Rugoven.. sa qe gjalle e perseri mbas vdekjes) hodhi Lule e shprehu dhimbje per liderin historik..
    Biles dhe ne shkrimin e fundit.. ai i jep merite Rugoves

    LEXONE KËTË PYETJE TË KADARESË TË BËRË PËR UKSHIN HOTIN...Konkludimet nxirreni vet.....



    Pyetja e pestë e Ismail kadaresë

    janë së paku tre mbledhje botërore ku fati i Shqiperisë dhe i shqiptarëve është vënë në balancë:
    Kongresi i berlinit më 1878, mbledhja e ambasadorëve në londër më 1913 dhe Dejtoni më 1995. Nuk po përmend të tjerat si ajoe jaltës, sepse shqiptarët s'kanë ditur asgjë, për një kohë të gjatë, për vendimet e saj..

    Në vitin 1995, në kushte njëqind herë më të favorshme, kur Shqiperia shtetërore ishte shtet i pavarur, për më tepër shtet i pavarur jo-komunist, mik i Evropës dhe i SHBA-së, kur çështja e Kosovës ishte bërë e njohur mirë a keq në botë, kur Jugosllavia komuniste ishte shpërbërë, kur sistemi informativ botëror kishte arrituar shkallën më të lartë, shqiptarët, e këtu e kam parasysh në radhë të parë shqiptarët e Kosovës, të KËSHILLUAR NGA LIDERËT E TYRE MBAJTËN NJË HESHTJE TËPLOTË... Nuk u bë asnjë kërkesë, asnjë demonstratë, me fjalë të tjera nuk pipëtiu asgjë... Demonstratat nuk u bënë jo vetëm në Prishtinë e në qytete të tjera të Kosovës, por u dhanë udhëzime të prera që të mos bëhen as në New -Jork e në Evropë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Brar i nderuem.

    Mos u habit me keto krijesa te quditshme ,se ka prind që hedh fëminë para interesit të tij dhe nuk qan kokën.


    Sa propagandat, sa paragjykimet, sa idhnimet, sa furtunat, sa cunamet, sa konfliktet, sa luftërat sa vrasjet e vdekjet i ka shkaktuar pasioni e gjakimi për mallin, paranë, pronën, pasurinë,kjo më së miri duket në `Gazetën Shqiptare`e në shumë gazeta të tjera të ashtuqujtura shqiptare!

    Kështu bënë i ligu.

    Kush është sot i dënuar: i drejti apo i padrejti, njeriu apo antinjeriu?!Përgjegjja dihet..
    Nuk është lehtë dhe pa rrezik të hyjsh në lumin e së keqes dhe të së idhtes që është krijuar nga psikologjia e egoizmit,lakmis,naivitetit,parasë dhe teorive tjera që nuk janë të ndjeshme ndaj njeriut dhe drejtësisë...Nuk është letë! Mund të të shkoi koka për një moment!Karakteri i fortë njerëzor nuk lejon që për shkak të gjykimeve të njëanshme (asaj partiake,fetare apo çfardo çofte) të dhunohet, mohohet dhe të mos thuhet e vërteta e cila është mburojë e dinjitetit, nderit dhe njerëzisë. Kjo, sidomos, te intelektualët e vërtetë që janë edhe sot idealistë.

    Prandaj,`këta`gazetarë/media,shkencëtarë,politikanë,profesorë,prindër e çkado çofshin ,ende nuk e kuptojnë se nga padija e vet dhe jo nga diçka tjetër, mirëbërësi mund të shndërrohet në keqbërës, sidomos kur ndihmon atë që NUK duhet të ndihmohet,apo ndihmon jodrejtë ata që duhet të ndihmohet.

    Shumë marrëzira rrjedhin nga kjo e shkrete mosnjohje dhe mosdashje për njohuni!


    Të paditurit e kanë shumë vështirë ta kuptojë një të ditur.Apo e kuptojnë ashtu si iu konvenon atyre.Shembull konkret ishte Ramush Hajradinaj,një herë bënin lumë,mandej bënin bum për të!Kështu këto koka ngrejnë pluhur mbrapa Kadares,mbrapa të ndjerit Rugovë,mbrapa gjithë atyre që flasin drejtë.(E mira qëndron aty se gjithherë shkojnë MBRAPA...)


    Ata nuk e kuptojnë se sa shumë është e dëmshëm që u ka dhënë mundësia të krijojnë turlifarë paragjykimesh absurde dhe, edhe vet t’i marrin si të vërteta!


    Edhe shumë jetra njerëzish shpirtbardhë dhe mendjebardhë do të shkatërrohen e harxhohen duke hequr paragjykime, helme dhe hidhërime që janë krijuar mes nesh.


    Me t`mira Brar,e mos qaj kokë për gjë se ne i vlerësojme shkrimet tuaja dhe nuk ka bir nane që mund ta vej një pikë dyshimi në ty.

    rtp_ja

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dje RTK transmetoj nje interviste qe kishte ba me Kadarene gazetari Melaim Zeka..
    Melaim a milaim katundari ka fatin te hyje e dale ne shpi te Kadarese..
    I pagdhendur ne njerzillek e i neveritshem ne djallezi ky pis vazhdon te luaje rol negativ ne boten kosovare..
    Kadare duhet te distancohet nga keta envero-qoseiste te rrezikshem.. e tu a refuzoje dhën-jen e intervistave..
    Ka plot gazetare serioze e dinjitoze tek te cilet Ai mund te shprehet..

    Por dhe keta seriozet e dinjitozet.. duhet te trokasin tek Kadareja e mos ta lejojne qe Kolosi yne te mbetet nen tutelen e terrin dis-informues te kodosheve shum ftyresh tip Melaim..


    ----
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-12-2006 më 05:01

  11. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Brari
    po rugova bre llap si nuk u denue kurre?

    e mundohet i ziu me u mshef pas burgut te demaqit.. e vet me vill te titos 4 katshe midis prishtine..
    e ka votu populli i Kosoves se sa per mu sja kisha dhane as ni kolib te qenit,po shyqyr qe diq e u haru shpejt

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    adolf .. ku e ke gjet at cop shkrim prej meje..?

    mesa di un .. skam shkrue .."po rugova pse nuk u denue" ..por Qosja..

    ?

    ki drejt or adolf hitleri qe rugoven e ka votue populli prandaj e kemi dasht ne shqiptaret..

    e mos u ban merak se nuk harrohet rugova por ti me klysha tjer jeni te harrum qysh tash.. vec prej kallashit ju kujtojm qe dini me e zbraz mbi shqiptar..

    hup more mi gjirizi..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-12-2006 më 18:31

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Brar

    Pse habitesh ne Talentin e fallsifikimit te Adolfit?!

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RTP ..a njihesh me Dacin..?

    mos dilni me parti te re thuaj..
    Aty ne LDK rrini..e kadal dale ndreqini punet..
    primare tash eshte statusi Kosoves..

  15. #35
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari
    RTP ..a njihesh me Dacin..?

    mos dilni me parti te re thuaj..
    Aty ne LDK rrini..e kadal dale ndreqini punet..
    primare tash eshte statusi Kosoves..
    Brari, kete pyetje qe ja parashtrove RTP-se, se a njihet ai me Dacin eshte budallaku i vitit 2006, te cilin po e leme pas!!! Mendon ti se ky RTP-ja i ketij foumi eshte kaliber intelektuali, apo politikani?! Ky RTP-ja i yt, nuk eshte asgje tjeter veqse nje palaqo, mu sikur ti.

    Brar Merlika, keta me posht kane qene dhe mbeten krenaria e kombit, kurse ky RTP-ja eshte antipod i atdhetarit. Je naiv ti dhe u beson shume njerzve, te pabiografi dhe te pa identitet!




  16. #36
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Marinqe

    I kam dy keshilla,gratis,per njerez si ty:

    E para-Mos e ngaterro temen e partive politike te Kosoves, me Kadaren.
    E dyta-Po han shume speca babure.Ndalu pak se plase.
    -

    Brar i nderuem:
    Mos kie merak se edhe n`njeqind partija mu copetue LDK_ja,
    prap se prap koalicionin bashke e bajne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 21-12-2006 më 12:05

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marinar..biografin tande e di..
    je pjestar i asaj hordhie barbare ku kriter per tu ba pjesmarres ne te eshte ky....
    sa ldk-ista ke vra..
    ose sa ldk-uca ke spiunu tek shkau a tek klosi..
    sa gazetar te huaj ki sjell e pagu me kriju atmosferen per revolucion vampiroist ne 97 ne vlor..
    e sa i ke kontribue djegjes se shqiperise..
    dhe sa katundeve shqiptare me simpatizant te ldk-se ja u ke cu arkanin e blindum ne tenka e topa e bajoneta.. ne dere.. qe arkani me ja u myt femijt e burrat e grate.. e me ju a kall shpijat..
    sa shum e ki sha rugoven..
    sa luftar ki vra mbas shpine ne koh te luftes e pas luftes..
    dhe sa here u ke dhurue argumenta shkaut per me ja po.rdh ceshtjen shqiptareve..
    sa her ki arrestu luftar uck-je apo farku te cilet jan dyshuar se nuk e kan enverin perendi.. e nanon daj e klosin xhaj e ruc edvinin idol.. e qe nuk e urrejn rugoven pathologjikisht..
    sa her ki ndihmue me kriju alibi te pabesve mbas aksioneve me vra drina uka sabahete e xhemala..
    sa shum decibel e ki pas fishkellimen ne stadion kur erdh urdhri pi kup shim qos demut acit me fishkellye ramushin..
    sa te gjat e ki ba listen me armiq te mundshem te enverizmit..dhe sa pleq kosove ki regjistrue ne dosje te partejs.. qe kan marr pjes ne vorrim te rugoves e qe kan derdh lot per shallin..

    etjetj.. merita qe kerkohen me hi ne ate gjiriz berllogun tuj..
    ne kte lloj partie a m.utsihane ben pjes e je kuader me rendesi..ti marinari..i sllobos..

    kushedi sa te gjata i ke listat me merita ti marinar.. e prandaj nuk je antar i thjesht..
    por cka do me qen..e ki nji emnus te perbashket ne tana meritat..
    je anti shqiptar..

    kurse RTP me shok jan brumi i Kosoves..
    Ata e kan ndertu cdo gja te mire per kosoven e ata do ta perfundojn dhe shtetin e kosoves.. pa ju polpotistet.. qe i sherbeni akademis serbe..






    ..

  18. #38
    Shqiptarët dhe Diplomacia
    Bekim Hoxha Shkup, 21 Dhjetor 2006

    Papjekuria e shqiptarëve në sferën e diplomacisë edhe njëherë doli në sipërfaqe ditëve të fundit. Sot, diplomacia moderne është një armë e fuqishme në duart e shteteve me të cilën arrihet realizimi i interesave kombëtar dhe shtetëror. Kur do ta kuptojmë rëndësinë e këtij mjeti dhe do të ja kushtojmë vëmendjen e nevojshme?

    Kohëve të fundit në aspektin diplomatik shqiptarët, me në krye shtetin amë, janë duke demonstruar një axhamillëk total. Mjafton vetëm ti hidhet një sy ngjarjeve të fundit në rrafshin politik shqiptar dhe shumë lehtë mund të vihet deri te ky përfundim.

    Duke filluar prej shtetit amë, në kohën kur nevojitet një unitet politik dhe mbajtje e zgjedhjeve vendore demokratike në Shqipëri, dy forcat më të mëdha politike nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Situata momentale në Shqipëri i ngjan plotësisht situatës para referendumit për ndarjen e re të administrimit lokal në Maqedoni kur tensionet u rritën aq shumë saqë vendi ishte buzë greminës. E majta shprehu kërkesë për anulimin e zgjidhjeve para gjashtë muajsh duke kërkuar reforma në kodin zgjedhor duke harruar se tetë vite pandërprerë ishte në pushtet dhe se me këto ligje ka pasë rast dhe kohë që ti reformojë dhe riformulojë. E djathta shpreh gatishmëri për reforma dhe kërkon respektimin e ligjeve dhe kushtetutës në këtë aspekt, ndërsa presidenti sillet si me qenë mysafir në vendin e vet. Deputetët njëri tjetrit shpesh i tregojnë edhe aftësitë individuale nga sfera e boksit dhe sporte të ngjashme.

    Faktorët politik shqiptar duhet të kuptojnë peshën e të qenurit “Shtet Amë” dhe se në erën e sotme kur nëpërmjet të teknologjisë së zhvilluar informative janë para syve të botës, me sjelljen e vet kanë ndikim të madh, por edhe përgjegjësi, ndaj të gjithë shqiptarët kudo që ata gjinden. Pse është aq rëndë vendosja e një dialogu të civilizuar politik, demokratik dhe konstruktiv mes pushtetit dhe opozitës? Pse është presidenti Mojsiu i plogësht dhe pa vizion dhe sens politik që të sigurojë dialogun e nevojshëm politik në vend dhe ti ulë palët konfliktuoze rreth një tryeze? A ka nevojë që çdoherë kur nuk pajtohen mes veti dy palë shqiptare të ketë ndërmjetësim ndërkombëtar? Me çfarë syri dhe si e vlerësojnë këtë situatë faktorët relevant ndërkombëtar (BE, OSBE, ShBA, etj.) dhe çfarë raporti do përgatisin për Shqipërinë kur deklarojnë haptas se zgjidhjet janë me rëndësi jetike për ardhmërinë e Shqipërisë? Pyetje të ngjashme mund të parashtrohen edhe në lidhje me situatën në Kosovë.

    Tajmingu i vizitës së Ministrit të Jashtëm shqiptar z. Mustafaj Kosovës është një gaf (lexo turp) diplomatik dhe politik. Arsyeja për këtë është se kjo është vetëm vizita e parë e tij zyrtare Kosovës për një vit e gjysmë të ushtrimit të këtij posti. Arsye tjetër është se në të njëjtën kohë Shqipëria është e përfshirë nga një krizë e thellë politike me pasoja të paparashikueshme. PD’së për momentin i duhet mobilizim i të gjithë forcave të veta për zgjidhjen e problemit në lidhje me realizimin e zgjidhjeve lokale. Poashtu, kjo vizitë u zhvillua në një periudhë me turbulenca të mëdha në Prishtinë pas zgjidhjeve për kryetar të LDK’së, domethënë në një moment të pavolitshëm politik kur liderët politik kosovar janë të preokupuar me situatën aktuale dhe zhvillimeve që do të pasojnë këtyre ditëve në kohë kur janë vënë në lojë diplomacitë e shteteve të Grupit të Kontaktit si dhe disa shteteve tjera rreth zgjidhjes së fatit të ardhshëm të realitetit kosovar.

    Ditëve të fundit mund ta ndjekim z. Sejdiu nëpër mjetet e informimit i cili jep deklarata në cilësi të shefit të LDK’së e jo si president i Kosovës. Pse ishte e nevojshme që këto zgjidhje të realizohen mu në këtë moment? Pse duheshte të ndodhin incidente gjatë këtij procesi? Athua nuk janë të vetëdijshëm faktorët relevant në Prishtinë se çfarë pasoja mund të ketë për Kosovën përçarja e LDK’së dhe formim i një faktori të ri politik nga ana e z. Daci?

    Nëse Qeveria e Çekut e humb mazhorancën dhe Kosova mbetet në një vakuum politik në kohën kur pritet vendimi për statusin e Kosovës, kush do ta bart përgjegjësinë politike dhe historike? Si do ta vlerësojnë ndërkombëtarët këtë papjekuri politike të theksuar qartë nga ana e udhëheqësve kosovar, si të LDK’së ashtu edhe të tjerëve të cilët nuk vepruan aspak në drejtim të anulimit të mbajtjes së këtij procesi zgjedhor pas përcaktimit të statusit. Si mund të kandidohet presidenti Sejdiu për kryetar të partisë kur është e njohur se funksioni i tij i tashëm nuk është kompatibil me atë të udhëheqësit partiak për çka edhe kishte reagime zyrtare diplomatike nga ana e UNMIK’ut?

    Të gjithë këto pyetje na shqetësojnë dhe na brengosin shumë dhe janë një tregues i qartë i nivelit të pjekurisë politike dhe diplomatike të shqiptarëve në përgjithësi. Ngjarjet e fundit në Prishtinë definitivisht janë një hap prapa në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. Nëse realizohet mundësia më pesimiste rreth rënies së Qeverisë aktuale kosovare (mos dhashtë zoti), atëherë do të kuptohet panevojshmëria dhe irelevanca e lëvizjeve të fundit politike dhe me siguri se pasojat më së shumti do ti ndjen qytetari i rëndomtë kosovar i cili është në kufi të durimit duke pasë parasysh situatën rreth papunësisë dhe varfërisë ekstreme.

    Mund të vërehet se edhe diplomacia shqiptare (Tirana dhe Prishtina) nuk ndërtoi ndonjë qëndrim konkret dhe të thuktë në lidhje me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në zgjidhjet e përgjithshme në Serbi. Atje edhe pse u formua një platformë për unitet nga ana e subjekteve lokal, me qëndrim që të merret pjesë në zgjedhjet me qëllim të pasjes së përfaqësuesve shqiptar në Beograd, përsëri ndodhi përçarje klasike e përjetuar më parë në trojet shqiptare dhe njëri nga subjektet u largua nga platforma dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në zgjidhjet që do të thotë mungesë të konsensusit për çështje me rëndësi jetike për popullatën e atij rajoni.

    Mungesë e dialogut mes partive politike shqiptare në pushtet dhe opozitë mund të vërehet qartazi në Maqedoni. Pakënaqësia e madhe te partia që fitoi shumicën e votave shqiptare dhe mbet në opozitë, pas përzgjidhjes së Qeverisë së re në gusht, disi shumë lehtë u shuajt dhe filloi të kanalizohet nëpër institucionet e sistemit, por ende ka shprehje të vogla të pakënaqësisë dhe mungesë të dukshme të dialogut për të gjithë çështjet. Athua erupsioni i pakënaqësisë mund të ringjallet pas përfundimit të përcaktimit të statusit të Kosovës? Këtë do ta tregojë koha. Për funksionimin kuptimplotë të institucioneve të aparatit shtetëror, duhet të vendoset një dialog dhe konsensus i plotë mes gjithë palëve me qëllim të realizimit të reformave politike, juridike dhe ato në sferën e mbrojtjes gjatë disa muajve kritik të ardhshëm që Maqedonia të pranojë ftesë për anëtarësim në NATO me çka do të trasohet edhe rruga për në BE. Njëlloj, nëse nuk realizohen këto objektiva, do të duhet dikush të bart përgjegjësinë, njëkohësisht do të thotë stagnim i plotë në agjendën euro-atlantike, ndërsa barra më e madhe do të bie mbi qytetarin e rëndomtë të cilit i është premtuar shumë.

    Shqiptarët duhet urgjentisht ta kuptojnë relevancën e diplomacisë dhe ta përdorin si mjet për ti realizuar interesat kombëtar dhe shtetëror. Duhet qartë të caktohen objektivat dhe të bëhet gjithçka për realizimin e tyre e të mos jenë prioritar interesat e imët personal ose partiak. Për realizimin e këtyre objektivave duhet mobilizim i tërësishëm popullor, intelektual, akademik dhe politik pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe fetare. Strategjia diplomatike shqiptare do të krijoheshte dhe udhëhiqeshte më së miri nga një institut kombëtar diplomatik i cili qartë do ti kish vënë prioritetet diplomatike afatshkurte dhe afatgjate. Nëse një ditë edhe realizohet ky vizion, atëherë populli ynë do të kish bërë një hap të madh drejt familjes së popujve me tradita të gjata të diplomacisë të cilët janë edhe mjeshtrit e saj të spikatur siç janë Anglia, Franca, Shtetet e Bashkuara.

    / 21 12 2006/B.H.

  19. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga adolfi
    po rugova bre llap si nuk u denue kurre?

    si mujti me zhvillu politike kunder shkinis perball zyrave te udbes.. e vet me vill te titos 4 katshe midis prishtine..
    o brar o hugo chavez mos ofendo se te fshij prej ketij forumi tash une do te behem administrator

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Bacoo,adolf hitler i thot vedit ky.
    Qy!

    Kujdes se nuk a qudi mu ba qifti i ti administrator.
    Veq lus Perendin mos te bahet najsen ne qeveri,se qat`her na mer pusi.

    Sa per forume,le ta lulojne qysh te dojne.Nuse le ta bajne....

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Kadare: Schwartz, një përçarës fetar
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •