Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 412 prej 412
  1. #401
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Polemikë me romin greqishtfolës Panajot Barka që i quan atdhetarët shqiptarë “horra“


    Tuesday, 19 December 2006
    Nga Kastriot Myftaraj - Ata shqiptarë që kritikojnë Greqinë për politikën që ajo bën në Shqipëri janë “horra”.Kjo sigurisht është gjuha me të cilët do të shprehej në një debat çdo rrugaç grek, por problemi është se kjo është paradigma e Panajot Barkës, i paraqitur si intelektual minoritar grek në një artikull me titull “Shqipëria, Greqia dhe ‘horrat nacionalistë” të botuar në 12 dhjetor 2006, në gazetën “Shqip”. Nga ky njeri që prezantohet si pedagog i Universitetit të Gjirokastrës ku jep mësim letërsinë greke dhe qytetërimin grek, ishte pritur që si grek që pretendon se është, të kishte disa nga vetitë e grekëve të vjetër, të cilët i dhanë njerëzimit polemikën e bazuar mbi argumente, duke e ndarë logosin nga miti, çka përbën fillimin e qytetërimit perëndimor. Pra ishte pritur që Barka të polemizonte me argumente dhe pa fyerje me tezat e kundërshtarëve të vet. Por ai nuk e bën këtë dhe vetëm fyen. Kjo është e kuptueshme dhe domethënëse pasi grekët e sotëm si në Greqi si në Shqipëri, nuk kanë ndonjë lidhje me grekët e vjetër, veç ndoshta asaj që kanë vjedhur gurët e ndërtesave antike për të ndërtuar kishat, tavernat dhe shtëpitë e tyre. Që nuk ka lidhje midis grekëve antikë dhe grekëve të sotëm, kjo u duk dhe në Olimpiadën e vitit 2004, që u zhvillua në Athinë, kur të gjitha vajzat greke që mbanin në tabaka medaljet që u jepeshin fituesve, ishin veshur nga organizatorët vetëm me kostume të periudhës bizantine e tutje, me fytyra të mbuluara dhe me funde të gjatë, si fshataret dropullite, dhe asnjëra nuk u paraqit e veshur si femrat greke antike të kohës kur bheshin Olimpiadat në Antikitet, me kiton të shkurtër. Grekët e sotëm, si në Greqi, si në Shqipëri janë popullsi greqishtfolse të ngulitura në këto territore të parat në kohën bizantine, kur greqishtja qe lingua franca e Mesdheut lindor dhe të dytat në kohën osmane. Ata kanë të drejtë të pretendojnë për tashëgiminë e grekëve antikë, aq sa arabët e Egjiptit të tashëm kanë të drejtë të pretendojnë për trashëgiminë e Egjiptit antik. Për këtë mjaft të shikosh tiparet dhe ngjyrën e fytyrës të shumësisë së grekëve të sotëm dhe meqë jemi këtu edhe të Barkës, që nuk kanë asnjë lafërsi me grekët antikë, që siç na i përshkruajnë autorët e vjetër kanë qenë racë bionde (“Menela flokëverdhi” thotë Homeri), ndërsa shumësia e grekëve të sotëm ngjajnë më tepër me arabët, ndërsa ata si Barka me romët. Barka që na quan “horra” ne atdhetarët shqiptarë që kritikojmë Greqinë vetë paraqitet jo vetëm si “horr”, por edhe si injorant, kur shkruan: “nuk mund të jetë i mjaftueshëm ngushëllimi që vjen nga maksima amerikane se, ky lloj nacionalizmi është ‘streha e fundit ku kërkon të fshihet çdo horr". (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Kjo nuk është maksimë amerikane (Barka nuk e citon se cili amerikan e ka thënë këtë) por është shprehja e britanikut Samuel Johnson: “Patriotizmi është streha e fundit e maskarait”. Por kaq erudicion nuk duhet pritur nga një rom greqishtfolës. Barka shkruan në artikullin e vet: “antigreqizmi nuk i shkon përshtat as nevojës për fqinjësi të mirë të predikuar e as frymës evropiane të integrimit, globalizmit e të bashkëjetesës së multikulturës e të multietnitetit...” (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Por, sipas parimeve të polemikës që na kanë mësuar grekët e lashtë, me të cilët Barka ka aq lidhje sa magjypët e Nilit me egjiptianët e lashtë, kjo është pikënisja e debatit dhe jo fundi i tij dhe debati konsiston në atë që të verifikohet nëse ka diskrepancë (mospërputhje) midis fjalëve të Greqisë dhe veprimeve të tyre dhe nëse veprimet e tyre bien ndesh me këtë devizë të supozuar të tij për botën si një Arkadi moderne post nacionale ku njerëzit jetojnë me parimet e globalizimit, universalizmit, multikulturës etj. Dhe për të gjetur këtë diskrepancë këtë nuk kemi pse të lodhemi shumë, pasi argumentin na jep vetë Barka kur në një paragraf më poshte shndrrohet në “horr” nacionalist grek, grek kur shkruan: “Shqetësimi që duhet vlerësuar, ndoshta më shumë lidhet me faktin se antigreqizmi mbështetet dhe mban në këmbë një kontradiktë më se të tejshkuar në Ballkan: Përplasjen midis dy qytetërimeve. Nga njëra anë, bëhet fjalë për krishterimin ortodoks si shprehje e qytetërimit bizantin. (Pas rënies së Konstandinopojës barrën përfaqësuese të këtij qytetërimi e morën përsipër, për arsye që dihen, Greqia dhe popujt e tjerë që ruajtën fenë, si shenjë dalluese edhe për identitetin e tyre etnik). Anën tjetër e përbënte kultura e Perandorisë Otomane dhe feja islame, e përfaqësuar nga autoriteti i Perandorisë dhe popujt, apo pjesë të tyre, që përvetësuan fenë dhe njehsuan veten me interesat e kësaj perandorie”. (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Por, të gjithë studiuesit seriozë të botës, me përjashtim të grekëve, kanë mendimin unanim se pas rënies së Konstantinopolit, trashëgimia barrën përfaqësuese-po të përdor shprehjen e Barkës e mori përsipër Rusia si fuqia më e madhe ortodokse e kohës dhe e kohëve në vazhdim. Në kohën e rënies së Konstantinopolit, Greqia as që ekzistonte: ajo kishte qenë pjesë e Imperisë Bizantine dhe shumë kohë para rënies së kryeqytetit bizantin, ishte okupuar nga osmanët. Deri në 1923, kur u larguan, përsëri ishin grekët e Konstantinopolit dhe të Anadollit ata që përfaqësonin pjesën më të zhvilluar të popullit grek, ndërsa ata të Greqisë së sotme qenë vetëm bujq dhe barinj të mjerë. Dhe Barka që hiqet si antihantingtonian, ironikisht vërteton tezën e Huntington për konfliktin mes qytetërimit ortodoks dhe katolik kur shkruan: “rrugës për Itali janë vrarë me dashje apo janë zhdukur mbi njëmijë shqiptarë. Asnjë reagim nuk ka. Përkundrazi, Tirana zyrtare falënderonte më mars të 1997-ës palën italiane se vendosi të nxjerrë nga fundi i detit 88 të mbytur me qëllim nga anija patrullë e tyre. Ndërsa po të ndodhë incidenti më i vogël me ndonjë emigrant shqiptar në Greqi, në Shqipëri bëhet nami !!)”. (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) E para këta shqiptarë nuk janë vrarë nga italianët, por duke kaluar detin dhe sot Italia është vendi që ka legalizuar më shumë shqiptarë (450.000) pa u kërkuar që të ndryshojnë nacionalitetin si Greqia dhe sot Italia është vendi që ka më shumë emigrantë shqiptarë. Ndërsa incidenti i 28 marsit 1997 në Otranto deri më sot ka mbetur i mistershem. Në orën 19. 00, në Otranto, një anije e vogël e nisur prej Vlorës, me 116 vetë në bord, u përplas me luftanijen italiane “Sibila” që patrullonte në ujrat e Adriatikut, për të ndaluar dyndjen e klandestinëve, armëve dhe drogës drejt bregut italian. 83 vetë u mbytën, ndërsa pjesa tjetër, duke inkluduar dhe kapitenin e timonierin e anijes, u shpëtuan prej luftanijes italiane. “Komiteti i shpetimit publik” të Vlorës fajësoi haptas shtetin italian për incidentin. Incidenti ndodhi në ditën kur: Në 28 mars 1997, në Këshillin e Sigurimit të OKB-s në Neë York do të diskutohej projekt-rezoluta e sponsoruar së pari nga Italia për të çuar në Shqipëri një forcë ushtarake internacionale. Kundër kësaj ideje qe shprehur zyrtarisht vazhdimisht Greqia. Greqia qe shprehur kundër kësaj ideje sepse donte që Shqipëria të qe domen i Greqisë, ku nuk ndërhynin të tjerët. Greqia preferonte që ta zgjidhte krizën me anë të marshimit mbi Tiranë të forcave të komiteteve të shpëtimit publik të Jugut, të cilat Athina i kishte nën kontroll(shumë nga ata sot e pranojnë nën zë se u përdorën nga grekët), për të gjetur më pas zgjidhjet më të favorshme për interesat e veta të krizës shqiptare. Greqia angazhoi sherbimin e vet sekret për të gjetur mënyrat për ta penguar në minutën e fundit ardhjen e forcës internacionale në Republikën e Shqipërisë, ose së pakut marrjen e komandës së kësaj force prej Italisë rivale. Në 28 mars 1997 në Vlorë u mbajt një tubim i partive politike të majta me komitetet e shpëtimit publik të Jugut. Nga tubimi doli një deklaratë e përbashkët e 12 partive politike dhe 18 komiteteve të shpëtimit publik. Në deklaratën me 10 pika kërkohej shpërndarja e parlamentit, dorëheqja e Berishës dhe jo vetëm që nuk u tha kurrgjë në favor të ardhjes së forcës ndërkombëtare paqeruajtëse, por indirekt u shpreh kundërshtimi për ardhjen e kësaj force. Kjo kuptohet prej faktit se një prej pikave të deklaratës i proklamonte të paligjshëm deputetët e PD-s, çka virtualisht donte të thoshte shpërndarja e parlamentit në kohën që ky duhej të miratonte ligjin për ardhjen e forcës paqeruajtëse, pasi PD kishte mazhorancën në parlament. Dhe kjo ndodhte dy ditë para se parlamenti të votonte ligjin për ardhjen e forcës internacionale. Aprovimi nga ana e parlamentit shqiptar ishte kushti i vënë nga ndërkombëtarët për ardhjen e forcës paqeruajtëse. E kombinuar me kërkesën për dorëheqjen e Presidentit Berisha, që nuk u harrua të paraqitej, kjo i çonte zhvillimet në një rrugë pa krye, pasi sikur të eliminohej parlamenti, nuk mbetej institucion tjetër legal për të bërë ligjin e zgjedhjeve, të cilat socialistët i kerkonin me aq forcë. Natyrisht, që i vetmi “institucion” që mundej ta zhbllokonte situatën qe marshimi në Tiranë i forcave të armatosura të komiteteve të shpëtimit publik të Jugut. Ndërsa në Vlorë nënshkruhej deklarata, në Otranto ndodhte incidenti me anijen pirate me klandestinë. Incidenti ndodhte veç 5 orë para miratimit prej Këshillit të Sigurimit të Rezolutës 1102, sipas termave të së cilës autorizohej dërgimi në Republikën e Shqipërisë i një force internacionale të komanduar prej Italisë. Rezoluta u miratua në orën 20. 00 (me orën e Neë York) të datës 28 mars, respektivisht ora 02. 00 e 29 marsit sipas orës europiane. Incidenti i 28 marsit në Otranto ka mbetur deri më sot i errët edhe pse sot, pas tetë vitesh Italia ka pranuar fajin, duke akorduar një fond për dëmshpërblimin e viktimave, madje edhe të atyre që shpëtuan gjallë. Nuk ka dyshim se incidenti u përgatit prej shërbimit sekret grek EYP, i cili gjate luftës së vitit 1997 qe zot në Vlorë, ku SISDE italiane qe aq e ngathët sa e meritoi emrin që u vune grekët njerëzve të saj: Spagheti 007. Kryetari i “Komitetit të Shpëtimit Publik” të Vlorës qe Albert Shyti, një ortodoks me shkollë të mesme, i cili pati qenë për gjashte vite emigrant në Greqi dhe që u kthye në Vlore veç në janar 1997, për t' u bërë “kryetari” i Vlorës (komitetit të shpëtimit publik) pasi u mbajt shumë pranë nga ambasadori grek gjatë një vizite që ky i fundit bëri në Vlorë në janar 1997. Kapiteni i anijes italiane dhe gjithe marinarët e saj dëshmuan në gjyqin që u bë në Itali se qe anija shqiptare ajo që eci me shpejtësi drejt anijes “Sibila” dhe u përplas me të. Kjo deklaratë mund të quhet dhe si shfajsim, por këtu del një pyetje: Sikur anija italiane të përplasej qëllimisht me anijen e klandestinëve, përse italianët u ndalën dhe u dhane ndihmë të mbijetuarve, duke shpëtuar dhe 33 prej tyre? Duke bërë këtë gjë italianët zbulonin incidentin i cili, në rast të kundërt do të varrosej në thellësirat e detit, bashkë me viktimat. Instikti vetmbrojtës e shtyn kriminelin që t' i zhdukë dëshmitarët, jo t' i shpëtojë ata. Ky paradoks ka një shpjegim: Marinarët italianë kujtuan se anija shqiptare qe përplasur gabimisht me ta dhe shpejtuan t' u shkojnë në ndihmë të mbijetuarve. Natyrisht italianët u befasuan, kur u akuzuan prej të mbijetuarve se anija e tyre u godit me qëllim. Por pjesa më e madhe e klandestinëve pohuan më pas se ata nuk e patën parë përplasjen, ngase kapiteni pati urdhëruar që në kuvertë të rrinin kryesisht fëmijët dhe femrat, që të lodhur nga udhëtimi në natën e ftohtë, nuk kanë pasur një perceptim të saktë. Incidenti ngriti një zemërim të madh antiitalian në Jug të Shqipërisë, ashtu siç patën llogaritur grekët dhe për disa ditë u vu në dyshim ardhja e forcës internacionale në Republikën e Shqipërisë, çka qe në interes të Greqisë. Unë dua të besoj se sot qytetarët e Vlorës e kanë kuptuar se përse janë përdorur në vitin 1997 nga njerëz si Shyti pas të cilit rrinte Greqia. Barka shkruan më tutje në artikullin e vet: “Por nuk mund të mos vë re se kultivimi i neo-antigreqizmit në shoqërinë shqiptare po viktimizon dhe kthen në peng së pari minoritetin etnik grek në Shqipëri. (Probleme të tjera vijnë pas) Si do të ndihet shqiptari më tolerant, ose më nacionalist po të vihet në pozicionin e një anëtari të minoritetit grek në Shqipëri, kur ky i fundit ndodhet nën një presion në rritje për faktin se qeveria e shtetit amë vendosi të plotësojë një dëshirë fondamentale të tij, t‘i japë, në kushtet e perspektivës evropiane të të gjithë rajonit, nënshtetësinë e shtetit amë? Si do të ndihet ai nëse gjithë ditën kombi i tij amë do të trajtohet si armik? Sa besim do të ketë ai te fqinji apo te bashkëqytetari i tij, nëse nga ambienti i tij shoqëror e etnik vijnë akuza të rënda për kombin e vet?” (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Vendimi i fundit i qeverisë greke është shkallëzimi i zbatimit të atij që në Athinë quhet konfidencialisht plani “Mihalis”, sipas emrit të despotit të Epirit që okupoi Shqipërinë në shekullin XIII, plan sipas të cilit Greqia duhet të realizojë aspiratat e veta historike në Shqipëri minimalisht duke fituar grekët në Shqipëri statusin e kombit shtetformues si shqiptarët në Maqedoni dhe maksimalisht duke aneksuar Greqia territoret e pretenduara shqiptare. Se ç’ u mbetet grekëve që të kërkojnë tjetër pasi të kenë siguruar në letër një milion ose edhe më tepër vorio-epirotë në Shqipëri, veç që të kërkojnë që grekët të marrin në Shqipëri statusin e kombit shtetformues, çka ata e shohin si premisë për shpërbërjen e shtetit shqiptar? Edhe ata shqiptarë që shpresojnë të përfitojnë në mënyrë abusive nga kjo utopi nacionaliste greke ta kenë të qartë se ajo nuk mund të realizohet se cënon interesat e fuqive të mëdha, prandaj ta mbledhin mendjen në rast se nuk duan të ikin nga Shqipëria me torba në krah si grekët e Anadollit. Më tutje, Barka në artikullin e vet shkruan: “Maqedonia duket se jep një mësim ndryshe. Nuk u shqetësua, bile duket se e priti me kënaqësi e me inkurajim, vendimin e qeverisë së Sofjes për t‘u dhënë bullgarëve të Maqedonisë shtetësinë bullgare, vetëm e vetëm për faktin se Bullgaria bëhet së shpejti anëtare e BE-së”. (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Ky është një spekulim i trashë i Barkës se dihet që kombi maqedon është krijuar artificialisht nga Tito dhe se maqedonët sllavë janë në fakt bullgarë që flasin një dialekt të bullgarishtes. Më tutje Barka shkruan: “Ose, si do të reagojë Tirana zyrtare dhe këta "horra nacionalistë", nëse minoriteti grek në Shqipëri do të kërkojë, konform konventës, kuadër dhe në reciprocitet me komunitetin e vogël turk në Kosovë, njohjen e gjuhës greke si gjuhë zyrtare në Shqipëri?” (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Por, nga të drejtat që u ka akorduar turqve të Kosovës është Kosova ajo që ka të drejtë sipas parimit të reciprocitetit që t’ i kërkojë Turqisë që t’ u njohë këto të drejta shqiptarëve-kosovarë të Turqisë dhe Greqia nuk merret vesh se si hyn këtu. Minoriteti grek në Shqipëri është një grup i privilegjuar që dominon abuzivisht një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare. Në rast se se ky minoritet do të donte që të zbatonte konventat ndërkombëtare, atëhere pjesa më e madhe e anëtarëve të tij duhej të pranojnë sinqerisht se janë romë dhe magjypë edhe greqishtfolës dhe t’ u njihen të drejtat si të tillë. Por kulmi është kur Barka shkruan: “Por duhet parë rreziku që parashtron teza se, pas kultivimit të urrejtjes ndëretnike vjen armiqësia dhe pas saj armët…”(“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Kështu Barka bëhet përsjellës i kërcënimit grek se në rast se Shqipëria nuk ia pranon Greqisë të gjitha kërkesat e saj për dyshtetësinë dhe greqizimin e Kishës, atëhere grekët do t’ u drejtohen armëve. Greqia nuk është në pozitë aq të mirë për të na kërcënuar me armë se asaj i rri mbi krye si “shpata e Damokleut“ rreziku i luftës me Turqinë të cilin Greqia po e kërkon prej vitesh si breshka gozhdën dhe Greqia ka llogari të pambyllura edhe me Bullgarinë së cilës i ka marrë me forcën e armëve daljen në Detin Egje (Trakën Perëndimore) dhe që Bullgaria sigurisht që do të kërkojë ta rimarrë në një situatë të favorshme.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #402
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    U be Myftaraj te 'polemizoje' me mikun tim Barken?

    Do te hiqet dhe si Handingtoni i Ballkanit, qe i pelqen te perdore ne c'do shkrim terma si 'gjeopolitike' dhe 'status quo'...

    dhe asnjëra nuk u paraqit e veshur si femrat greke antike të kohës kur bheshin Olimpiadat në Antikitet, me kiton të shkurtër.
    C'fare injoranti...

    E para, grave greke u ishte ndaluar me vdekje pjesmarja (madje dhe si spektatore) e Olimpiadave. Vetem nje rast ne histori u fut nje grua (Kalipatira nga ishulli Rodhos) dhe ia falen jeten se kishte burrin dhe femijet fitues etj. E dyta, grate nuk vishnin 'kiton' por 'kiton' vishnin burrat. E treta veshja e grave ishte e gjate dhe shume konservative (pervec grave te Spartes).

    Pastaj ne Olimpiaden e 2004 si ne fillim edhe ne mbyllje kishte mjafte tema nga Greqia e lashte.

  3. #403
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    U be Myftaraj te 'polemizoje' me mikun tim Barken?

    Do te hiqet dhe si Handingtoni i Ballkanit, qe i pelqen te perdore ne c'do shkrim terma si 'gjeopolitike' dhe 'status quo'...



    C'fare injoranti...

    E para, grave greke u ishte ndaluar me vdekje pjesmarja (madje dhe si spektatore) e Olimpiadave. Vetem nje rast ne histori u fut nje grua (Kalipatira nga ishulli Rodhos) dhe ia falen jeten se kishte burrin dhe femijet fitues etj. E dyta, grate nuk vishnin 'kiton' por 'kiton' vishnin burrat. E treta veshja e grave ishte e gjate dhe shume konservative (pervec grave te Spartes).

    Pastaj ne Olimpiaden e 2004 si ne fillim edhe ne mbyllje kishte mjafte tema nga Greqia e lashte.
    Ne hapjen e olimpiades merrnin pjese te gjitha virgjereshat....te gjithe djemte qe merrnin pjese ne olimpiade ishin te zhveshur lakuriqe dhe i rreshtonin ne qender te fushes ku behej ceremonia e hapjes...dhe perpara tyre kalonin te gjitha virgjereshat.....
    arsyeja e ketij zakoni,(sipas tukididit) ishte qe femrat e pamartuara te shikonin nga afer idhujt e tyre...(si per ti thene, ja se si duhet te jete mashkulli qe do martoheni)...pra keto ishin format e edukimit ne greqine e lashte,ku mashkulli me vyrtyte ishin te rinjte e bukur e te forte, dhe qe i sherbenin shoqerise nepermjet luftes dhe dijes.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #404

    Gjykata e Tiranës "prodhon" grekë

    Gazeta Metropol

    Gjykata e Tiranës "prodhon" grekë të kundraligjshëm
    8 Janar Raporti, 79 shtetas kanë marrë kombësi helene padrejtësisht

    Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një kontrolli të ushtruar në Gjykatën e Tiranës ka arritur të zbulojë disa shkelje tepër të rënda në vendimet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kombësisë. Inspektorët e ministrisë kanë hartuar një raport të hollësishëm me të gjithë avendimet ku janë gjetur shkeljet, madje kanë arritur të bëjnë edhe analizën e këtyre vendimeve. Gjykata e Tiranës ka dhënë vendime me shkelje sipas ekspertëve, në 79 raste të ndërrimit të kombësisë nga shqiptare në greke. Gjykata ka qenë në qendër të kritikave nga ky raport. Nisur nga kjo ministri pasi është njohur me konkluzionet e specialistëve ka thënë se shumë shpejt do të merren masa për gjyqëtarët që kanë shkelur ligjin.

    Vendimet

    Shkeljet kishin të bënin me vendimet e dhëna në lidhje me ndryshiemt e kombësisë. Sipas inspektorëve të ministrisë së Drejtësisë, vetëm gjatë viteve 2002-2004 janë ndryshuar padrejtësisht kombësia e 79 shtetasve nga kombësi shqiptare në atë greke. Sipas raportit, në shumicën e rasteve, kërkesa, pra ndryshimi i kombësisë është pranuar nga gjykata vetëm duke u nisur nga fakti se një nga prindërit e kërkuesit ka pasur kombësi tjetër, pa u konsultuar dhe vënë në bisedim kërkesat e ligjit material sipas objektit të padisë. Në rast mosmarrveshje, ose në rast vdekjeje të njërit prej prindërve, shërbimi i gjendjes civile, përkohësisht shënon si kombësi të foshnjes atë të të atit. Përfundimisht, kombësia e foshnjes në Regjistrin Themeltarë shënohet në bazë të vullnetit të të dy prindërve ose kombësia e njerit prej tyre, sipas vullnetit të foshnjes kur ai bëhet madhor”. Gjykata, në të gjitha rastet, ndryshimin e kombësisë së paditësave e ka bërë vetëm për shkak se njëri prind ka kombësi “greke” dhe fëmija kërkon të marrë kombësinë e atij prindi. Ky shkak nuk parashikohet nga ligji për ndryshimin e kombësisë, pasi regjistrimi i kombësisë së tyre është bërë me vullnetin e të dy prindërve, pra është rregjistruar me kombësi shqiptare, si dhe nuk jemi para një regjistrimi të përkohshëm, në mënyrë që fëmija madhor të kërkojë dhe marrë kombësinë e njërit prej tyre.

    Gjykata

    Gjithashtu, nga ana e gjykatës është pranuar ndërtimi i ndërgjyqësisë pa palë kundërshtare, ku zyra e gjendjes civile është thirrur si palë në proces me cilësinë e personit të tretë. Po kështu, arsyetimet e vendimeve janë tepër formale dhe, për rrjedhojë, dispozitivi i vendimit nuk është rrjedhojë llogjike e arsyetimit të tij, por një zgjidhje apriori e mëparshme nga ana e gjyqtarit. Hapja e kufijve pas viteve ’90 ka bërë që numër i konsiderueshëm emigrantësh të ndërrojnë jo vetëm shtetësin por edhe kombësin. Ndërrim i kombësisë bëhet qëllimisht nga emigrantët për të mos prasur probleme në vendet ku ata emigrojnë. Problemet më të mëdha emigrantët i kanë në fqinjin tonë më të afërt, Greqi. Kushdo që ka emigruar në këtë vend, në jo pak raste ka dëgjuar se edhe një shtetas shqiptar i lindur në veri të pohojë se ka kombësi greke. Të gjitha këto bëhen për të bërë një jetë sa më të mirë në vendin fqinjë. Por, çudia më e madhe qëndron sesi një shqiptar të ndryshojë kaq lehtë kombësin.

    Në gjykatën e Tiranës, gjatë këtij viti janë paraqitur mbi 50 kërkesa për ndryshimin e kombësisë. Në këtë mënyrë shtetasit shqiptarë lënë kombësin shqiptare dhe marrin atë Greke. Vetëm gjatë këti viti, janë pranuar 12 ndryshime kombësie, 11 kërkesa janë rrëzuar si të pambështetura në ligj, dhe pjesa tjetër e kërkesave është rrëzuar pasi personat që kanë bërë kërkesë nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore ditën e caktuar nga gjykata.

    Vendimi i gjykatës vetem me dy rreshte

    Ndryshe nga shumica e vendimeve ku arsyetohet përse është pranuar apo rrëzuar ndryshimi i kombësisë, në dosjet e gjyqtarëve gjenë edhe vendime me katër rreshta. Njëra nga këta vendime është edhe ai i përfitimit të kombësisë greke nga Klotilda Leka. Kështu, në vendimi e gjykatës thuhet se “Në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Tiranë ka ardhur për gjykim çështja civile. Nga shqyrtimi gjyqsor i bërë rezulton se: Kërkuesja Klotilda Leka është banore e qytetit të Tiranës dhe sipas certifikatës së lindjes figuron me kombësi shqiptare. Mamaja e kërkueses Eleni Leka rezulton të jetë me kombësi greke dhe kërkuesja kërkon ndryshimin e kombësisë referuar ligjit përkatës. Ky fakt provohet me deponimet e kërkueses dhe me provat shkresore siç janë, çertifikata e përbërjes familjare, çertifikatat e lindjes. Gjykata arrin në përfundimin se kërkesa është e drejtë dhe duhet të pranohet”. Ky është i gjithë argumentimi që bënë gjykata në vendimin e saj.

    Miratohet kërkesa dhe në mungesë

    Ardian Nishe, lindur në vitin 1968 në Tiranë, i është drejtuar gjykatës me një kërkesë, ku kërkon të ndryshoj kombësinë e tij nga “shqiptare” në “greke”. Gjykimi u zhvillua në mungesë të Zyrës së Gjendjes Civile, pasi kjo e fundit është njoftuar nga gjykata për seancat gjyqësore dhe nuk është paraqitur pa shkak të arsyeshëm ligjor. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Ardian Nishe në regjistrat e gjendjes civile figuron me kombësi Shqiptare dhe dëshiron të marrë kombësi Greke ashtu si dhe babai i tij Petraq Nishe, kjo e drejtë ligjore i lindi paditësit në bazë të provave të mëposhtme: Me vendimin gjyqësor nr. 1710 datë 30.03.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është vendosur vërtetimi i faktit juridik të qënies me kombësi greke të shtetases Ollga Nishe, gjyshja e Ardianit. Me vendimin gjyqësor nr.4339 datë 04.07.2005 të Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë është vendosur: ndryshimi i kombësisë së paditësit Petraq Nishe nga “shqiptare” në “greke”. Sipas ligjit duke qenë se babai i Ardianit ka marrë kombësinë greke, atëherë edhe këtij i takon të marrë kombësinë e babait, që është ajo greke. Prandaj gjykata ka vendosur pranimin e kërkesë–padisë dhe ndryshimin e kombësisë së paditësit Ardian Nishe nga “shqiptare” ne atë “greke”.

    Pas 80 vitesh shqiptarë ndryshon

    Paditësja Eftali Prifti, ka lindur në vitin 1927 në fshatin Haskovë të Gjirokastrës dhe mbas martesës, ne vitin 1951 ajo është transferuar në Tiranë, ku edhe jeton aktualisht. Me anë të një padie ajo i është drejtuar gjykatës duke kërkuar ndryshimin e kombësisë së saj nga shqiptare në greke, pasi ne Zyrën e Gjendjes Civile Gjirokastër, ajo e ka patur kombësine greke, si në certifikaten familjare, ashtu edhe në atë personale. Ndërkohë që kur është transferuar në Tiranë, gabimisht është regjistruar me kombësi shqiptare. Paditëses, në gjendjen civile në Tiranë, i është rregjistruar gabim edhe emri i saj, nga Eftalia që e ka në realitet, në Eftali, por ajo hoqi dorë nga gjykimi i padisë për pjesën e saktësimit të emrit dhe kërkoi pushimin e gjykimit të padisë për këtë pjesë. Për të provuar pretendimet e saj, paditësja paraqiti certifikatën familjare dhe çertifikaten personale të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile të Bashkisë Tiranë, çertifikaten familjare e personale të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Gjirokastër. Nga certifikatat e mësipërme, rezulton se në gjendjen civile të Gjirokastrës paditësja e ka patur kombësinë greke ndërsa në gjendjen civile në Tiranë rezulton me kombësi shqiptare. Nga sa më sipër gjykata bindet se ndryshimi i kombësisë së paditesës nga greke në shqiptare, është pasojë e gabimit material, i bërë në momentin e transferimit të dokumenteve të paditëses nga Gjirokastra në Tiranë. Prandaj padia duhet pranuar për këtë pjesë duke u detyruar të paditurit të ndryshojnë kombësinë e paditëses nga shqiptare në greke.

    Brenda një viti dy ndërrime kombësish në familje

    Ardian Konomi, ka lindur në vitin 1966 në Tiranë. Ai i është drejtuar me padi në gjykatë dhe kërkon të ndryshojë kombësinë e vajzës së tij, Ermioni Konomi nga shqiptare në atë greke. Nga aktet e gjykatës delë se Ardian Konomi për rreth 40 vjet ka mbajtur shtetësin shqiptare dhe vetëm në vitin 2005 e ka ndryshuar kombësin me anë të një vendimi gjyqësor. Kështu, rezulton se prindërit e kërkuesve janë me kombësi të ndryshme. Njëri prind i fëmijës Ermioni Konomi ka kombësi greke dhe këtë kombësi e ka ndryshuar në mitin 2005 me vendim të formës së prerë të gjykatës. Pas këtij ndryshimi paditësit i ka lindur e drejta për të kërkuar ndryshimin e kombësisë për fëmijën e tij. Nëna e fëmijës, e thirrur në cilësinë e dëshmitares nga ana e gjykatës, konfirmoi edhe një herë se është dakort që vajza e tyre të marrë kombësinë e babait të saj. Në këto rrethana gjykata çmon se padia e paditësit për ndryshimin e kombësisë së vajzës së tij nga shqiptare në greke është e mbështetur në ligjë dhe në prova, duke urdhëruar Zyrën e Gjendjes Civile Njësia Nr.7 të Bashkisë Tiranë që të bëjë ndryshimet përkatëse në regjistrat e saj.

    Pas 60 vitesh korigjohet nga gjykata

    Figali Gërbi, datëlindja 10 tetor 1946, në Gjirokastër, banuese në Tiranë ka bërë një kërkesë në gjykatë për ndryshimin e kombësisë. Seanca gjyqsore është bërë në mungesë të Zyrës së Gjendjes Civile, Njësia Nr. 4, Bashkia Tiranë, e cila nuk u paraqit edhe pse kishte dijeni rregullisht për datën dhe orën e gjykimit. Paditësja Figali Gërbi është e bija e Kolës dhe Antigonit. Ky fakt konfirmohet në certifikatën personale të paditëses si dhe në certifikatën e përbërjes familjare të Kola Naci. Po kështu, nga certifikata familjare e Kola Nacit, rezulton se veç paditsës Figali Gërbi, ata kanë dhe dy fëmijë të tjerë, Thodhoraq dhe Artemisi, të cilët rezultojnë se janë me kombësi Greke. Po ashtu, nga certifikata e përbërjes familjare të Kola Nacit si dhe letërnjoftimi i Antigoni Naci, rezulton se kjo e fundit është me kombësi Greke. Nga aktet rezulton se e ëma e paditëses ka lindur në Vanisti, Gjirokastër, ndërsa vetë paditësja si dhe motra e vëllai i saj, kanë lindur në Gjirokastër. Nga shqyrtimi i akteve gjyqësore gjykata ka vendosur pranimin e padisë, me anë të së cilës korrigjimin e aktit të gjendjes civile të përfaqësuar nga certifikata e lindjes së Figali Gërbi, duke ndryshuar përbërësin “Kombësi” të këtij akti nga “Shqiptare” në atë “Greke”.

  5. #405
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Sipas Stavros Markos, deri tani jane dhene 1000 pashaporta greke shtetasve shqiptare (vorio epiroteve), dhe pritet qe ne muajt e ardhshem numri i tyre te arije ne 600.000
    Nderkohe Bullgaria , paska dhene 150.000 pashaporta, po per shqiptaret

    Link

    PS. dicka me shume, ndonje qe di greqisht
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #406
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Sipas Stavros Markos, deri tani jane dhene 1000 pashaporta greke shtetasve shqiptare (vorio epiroteve), dhe pritet qe ne muajt e ardhshem numri i tyre te arije ne 600.000Nderkohe Bullgaria , paska dhene 150.000 pashaporta, po per shqiptaret

    Link

    PS. dicka me shume, ndonje qe di greqisht
    Po nuk ngeli askush ne Shqiperi mor , sa banor i ka Shqiperia 1.5 milion ?
    Mendoj se kjo esht genjeshter qe do tu japin 600.000 pasaporta . Ndersa per Bullgarin te garantoj un se nuk ka 150.000 sepse cdo vit jepen rreth 12-20 mije pasaporta per ata qe ndjehen bullgar , gjysa prej ktyre jan per sllavet e FYROM.

  7. #407
    i/e regjistruar Maska e Stendhal
    Anëtarësuar
    19-02-2008
    Postime
    52
    Pershendetje,

    Mendoj se Greket e kane provuar para 3000 vitesh kolonizimin dhe nuk i doli dhe filluan te bejne luftera me Iliret. E kane provuar Romaket dhe nuk i doli, perkundrazi u qeverisen nga Iliret ne periudhat e tyre me te arta. E provuan Sllavet dhe me nje dhune te papare ndonjehere ne historine e njerezimit sic shkruan dhe vete historia kishtare arriten qe te spastrojne shqiptaret dhe pjeserisht te sllavizojne nje pjese te Ilireve qe mbeten ne ato zona. Provuan perseri Bizantinet por nuk i doli dhe atyre. Provuan Turqit e perseri nuk i doli dhe atyre. Provoi Jugosllavi dhe perseri as atyre nuk i doli. Tani do te provoj Bullgari dhe Greku perseri.

    Kohet jane te tilla qe :
    1) Masakra eshte e veshtire te kryhen edhe pse Greqia vazhdon dhe keqtrajton, por gjera ne mase nuk mund te bej. Vetem nese shkaterrohet ky rend boteror ateher po.
    2) Informacioni leviz shume shpejt, heret a vone shqiperia do te jete ne Europe dhe shqiptaret duhet te presin per "pashaporten Europiane".
    3) Me futjen ne NATO kufijte nuk preken.
    4) Faktori i Shqiptareve te Kosoves duhet te jete percaktues ne perzierjen e popullsise shqiptare. Nuk jemi me para 200 vitesh ku secili ne fshat martohet me fshataren e vet. Kjo gje filloi dhe duhet te vazhdoje sepse eshte nje gje mjaft pozitive dhe per vete rracen.


    Edhe pse kufijte nuk ndryshohen kjo nuk do te thote qe Greqia nuk eshte ne gjendje te kryej nje kolonizim kulturor te Epirit qe pjeserisht ja ka dale kur vodhi Janinen dhe Prevezen. Me ane te ketij kolonizimi Greqia mendoj se eshte ne gjendje te krijoj nje platforme shume te fuqishme rreth legjitimitetit te historise se saj qe deri tani nuk eshte bere gje tjeter vec jane hedhur dyshime. Aresyeja e vetme menodoj eshte sepse mungon nje nyje lidhese, nyja e Epirit qe Greqia ka 3000 vjet qe po mundohet ta mbylle dhe kur nuk ja arriti atehere qe kishte nje fare fuqie, kur nuk ja arriti gjate Bizantit, mendoj se do ta kete me te veshtire ta kryej tani, ose kur ai proces te mbaroje nuk do kete vlere pasi bota po orientohet rreth drejtimeve te tjera. Greqia me kete metode rrezikon te mbetet si Serbi me Kosoven sepse Shqiperia te ardhmen e saj e ka ne Europe.

    Detyra e shqiperise dhe shqiptareve eshte qe te bejne cte munduren qe te investojne ne ate zone dhe me pas te filloj nje fushate mediatike kunder Greqise ne kete ceshtje por jo me shume ne baza historike se sa ne baza politiko-ekonomike. Historia heret a vone do dali ne shesh, dhe nuk mund te dali duke qene pa breke sic jane shqiptaret tani. Duhen minimizuar humbjet.
    "It is difficult to escape from the prevailing disease of one’s generation."
    - Marie Henri Beyle

  8. #408
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nenshtetesia Greke: Beqir Meta, Akti s'i sherben miqesise

    Historianin Beqir Meta, ky fakt nuk i sherben miqesise mes dy vendeve tona, duke pasur parasysh edhe cilesimin e ketyre perfituesve te nenshtetesise greke si vorio-epiriote

    Menyra kolektive e pajisjes se 1106 shtetasve shqiptare me nenshtetesine greke ne nje stadium eshte pare me rezerva nga intelektuale shqiptare. Per historianin Beqir Meta, kyfakt nuk i sherben miqesise mes dy vendeve tona, duke pasur parasysh edhe cilesimin e ketyre perfituesve te nenshtetesise greke si vorio-epiriote.
    Sipas historianit Meta , deklaratat e diskutanteve ne kete ceremoni sipas te cileve, ajo qe po ben Athina zyrtare nuk eshte aspak me shume se sa ajo qe po ben Shqiperia me shtetasit kosovare, eshte e pabaze dhe nuk qendron.

    Referuar sajtit zyrtar ne internet te zyres se shperndarjes se pasaportave ne ministrine e brendshme greke, 46 perqind e ketyre shqiptareve qe kane fituar nenshtetesine greke jane femra, ndersa 52 perqind meshkuj. Nderkaq po sipas ketij burimi, muajin e ardhshem nenshtesine greke do ta fitojne edhe 600 shqiptare qe kane fituar karten e homogjenit.

    balweb

    qenkan 600 dje jo 600.000 sipas S.Markos lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #409
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    qenkan 600 dje jo 600.000 sipas S.Markos lol
    po he o burr i dheut se fillova te behesha merak dhe per ty, thashe se roite fare.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #410
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    qenkan 600 dje jo 600.000 sipas S.Markos lol
    po ku i nxjerre ti 600.000 , plus ato 150.000 per bullgaret
    Dhasht Zoti qe nje dit ti kthehen bumerang grekut gjith kto nenshtetsi qe i jep , kot e kan , se smund ta rrisin numrin e banoreve te vet , esht popull qe po vdes , mosha mesatare mbi 40 vjet , dot behet nje dit krahin e Turqis pa Camerin.

  11. #411
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    600.000 i nxori S.MArko dhe jo une. Atje e kini linkun shikoheni

    "The last paradox of Greek burocracy is to give next months more 600 thousand northern epirotes the Greek Citizen."
    S.Marko
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  12. #412
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, Mar, 11 Mars 2008

    Pesha e Dyshtetësisë

    Nga Emiliano GJIKA, Magister Juris nga Universiteti i Oksfordit dhe punon pranë Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Serbi

    Dhënia e shtetësisë greke nga Athina për minoritarët dhe jominoritarët që mbajnë kartat e homogjenit të lëshuara prej saj, është përcjellë me indiferencën e zakonshme me të cilën përcillen çështjet madhore në këtë vend. Qeveria dhe opozita, njësoj të mbërthyera në shqetësimin për interesat e tyre partiake (që garantojnë ato individuale), duket se nuk e kanë mendjen tjetërkund... Përndryshe, ajo që po bën fqinji ynë jugor është sirenë alarmi për këdo që ka veshë të dëgjojë e vullnet të kuptojë.

    Nëse dhënia e pasaportës do të bëhej sipas asaj që shkruhet e zezë në të bardhë, askush nuk kishte pse të shqetësohej. Mirëpo, duket se kemi më shumë se një arsye për t'u shqetësuar. Mënyra se si shteti fqinj vepron me kartat e homogjenit, tregon se kushti bazë i përfitimit të kartës nga "përfiton po të jesh grek", kthehet në "që të përfitosh, bëhu grek". Sikur kushti "bëhu grek" të vazhdojë të zbatohet në vazhdimësi nga qeveritë e vendit fqinj, "Vorio Epiri" do të na duket vetëm si një gjysëm e keqe.

    Shumë shqiptarë të kulluar, të shtyrë nga nevoja ekonomike, por jo vetëm nga kjo, rendën për të marrë kartën e homogjenit. Megjithatë, deri më sot greqizimi nuk ka mundur të marrë përmasa të frikshme, sepse ka pasur dy barriera kryesore: e para, numrin jo dhe aq të madh të shqiptarëve me sevda për të jetuar e punuar në Greqi dhe, e dyta, mundësinë e kufizuar të qeverisë greke për të pranuar emigrantë pakufi. Dhënia e shtetësisë për homogjenët i rrëzon të dyja këto barriera.

    Shumë shqiptarë që deri dje refuzonin greqizimin, të gjendur tani përballë joshjes për t'u pajisur me një pasaportë Europiane, e cila e bën të prekshme ëndrrën për të punuar e jetuar edhe në vendet më të zhvilluara të BE, tani do të fillojnë të lëkunden deri në bjerrje të krenarisë identitare. Nga ana tjetër, në rrethanat e reja, qeveria greke është shumë më e lirshme të përmbushë planet e veta greqizuese, ngaqë tani një numër i konsiderueshëm i të greqizuarve nuk do t'i bëhen barrë, sepse do të jenë të lirë të marrin rrugët e Europës.

    Një tjetër arsye për t'u alarmuar është fakti se qeveria greke po i jep vetes një argument më të fortë, për të mbështetur pretendimet e saj për përqindjen e minoritarëve grekë në Shqipëri. Numrat nuk do të jenë më vetëm në regjistrat dosido të rajoneve të policisë të shtetit grek, por në database-in e shtetasve, i cili padyshim ka besueshmëri shumë më të lartë në sytë e Brukselit. Përballë defterëve të shtetit shqiptar dhe regjistrit kombëtar të një shteti anëtar, afërmendsh që Europa do pranojë variantin grek.

    Gjithë sa thamë më sipër, të çojnë në përfundimin se dhënia e shtetësisë greke për shtetasit shqiptarë sipas kushtit "që të përfitosh, bëhu grek", do të thotë më shumë minoritarë dhe më mirë të dokumentuar. Të dhënat thonë se, që nga koha kur qeveria greke nisi lëshimin e kartave të homogjenit, deri më sot, rreth 300 mijë shtetas të Republikës së Shqipërisë, me etni greke e shqiptare bashkë, janë pajisur me kartën e homogjenit. Me lëvizjen e tanishme të qeverisë greke dhe pranimin në heshtje të asaj shqiptare nuk është çudi që, pas 10 vjetësh, numri të shkojë në 600-700 mijë. Nga ky moment, Athina zyrtare do të mund të pretendonte minoritet grek anë e kënd Shqipërisë. Dhe s'do të përbënte ndonjë çudi të madhe, sikur të fillonte të kërkonte pas kësaj që greqishtja të bëhej gjuha e dytë zyrtare në Shqipëri.

    Të gjitha këto mund të tingëllojnë edhe si paranojë. Por edhe sikur të jetë kështu, përse u dashka që shteti ynë të rrijë duarkryq, kur mund të marrë masa parandaluese, pa cenuar të drejtën legjitime të minoritarëve për të qenë shtetas të shtetit amë? Po ashtu, këto masa nuk do të preknin as emigrantët shqiptarë, të cilët, përveç shtetësisë shqiptare, kanë arritur të marrin dhe një apo më shumë shtetësi të tjera.

    Mënyra më e mirë për mbajtur nën kontroll ethet greqizuese, është amendimi i Ligjit shqiptar për Shtetësinë. Dhe, modelin më të mirë e gjejmë tek ligji respektiv i shtetit gjerman. Një variant i tillë, i përshtatur për kushtet tona, do t'i jepte mundësinë shtetit shqiptar të frenonte "homogjenizimin" pa cenuar minoritarët, por as shqiptarët e pajisur me dyshtetësi.

    Sipas ligjit gjerman, dyshtetësia mundësohet në tre raste: kur fëmija lind nga prindër gjermanë dhe e fiton shtetësinë e huaj në lindje (pavarësisht nëse shteti tjetër e jep shtetësinë bazuar në parimin jus sanguinis apo jus soli); kur shtetasi merr leje nga autoritetet gjermane për t'u pajisur me shtetësi të huaj; kur autoritetet gjermane i japin leje për të mbajtur shtetësinë e tij fillestare, një shtetasi gjerman të natyralizuar.

    Pika "a" siguron qeverinë greke për mos heqjen e shtetësisë për minoritarët që do të lindin pas marrjes së shtetësisë greke nga prindërit e tyre. Athina nuk do të kishte pse të shqetësohej sepse mjafton që njëri prind të jetë shtetas shqiptar dhe fëmija ka të drejtën e dyshtetësisë. Pika "b" është mjeti me të cilin qeveria shqiptare do të mund të frenojë greqizimin pa cenuar minoritetin. Mjafton që minoritari të marrë leje pranë organeve shtetërore dhe ai mund ta marrë shtetësinë greke, pa qenë i detyruar të heqë dorë nga ajo shqiptare. Pika "c" shërben për t'u dhënë shtetësi shqiptare të huajve që në të ardhmen do të martohen me shtetas shqiptarë, apo atyre që do ta marrin shtetësinë shqiptare mbas lindjes, pa i detyruar të heqin dorë nga shtetësia e tyre fillestare.

    Për të mbrojtur mijërat e emigrantëve shqiptarë që kanë marrë shtetësi të tjera, mjafton të shtohet një pikë "d" që të thotë afërsisht: "Pikat e mësipërme nuk do të zbatohen, kur shtetasi ka marrë shtetësinë/shtetësitë e huaja apo atë shqiptare para hyrjes në fuqi të këtij ligji".

    Të bëjë sot atë që mundet, në të mirë të të gjithëve dhe pa cenuar askënd, është më e pakta që mund të bëjë qeveria (natyrisht, nëse e ha sadopak meraku për këtë vend). Në të kundërt, mbetet që sovrani të përdorë iniciativën ligjvënëse për t'i vënë një pritë kësaj të keqeje që ka filluar dhe nuk dihet ku mbaron.

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •