Pershendetje vizitore te forumit Lojra ne Kompjuter.
Mendova se duke ardhur sezoni i dimrit vjen edhe dhjetori ku shume kompani nxjerrin lojra ne menyr qe dhe te fitojne me shume leke meqenese jan festat dhe njerezit blejne me shume.
Por nuk eshte kjo aresyeja per te cilen po hape un temen. Edhe pse me sezonin e dimrit njerezit jane me te zene me pune etj perseri kur kemi kohe luajme dhe kalojme kohen me lojrat tona te preferuar. Shume lojra kane dale kohet e fundit dhe une deshiroja ta hapja kete teme me te cilen te gjithe anetaret dhe vizitoret do kene mundesi te japin mendimin e tyre per lojrat e tjera por edhe ti sugjerojne te tjerve se cilen loje te provojne.
Personalisht tani jam duke luajtur Spellforce 2: Shadow Wars dhe po me pelqen shume, ka nje ngjashmeri me Warcraft por ka disa gjera qe per mendimin tim e bejne me te mire. Eshte nje loje Strategji/RPG gjithashtu edhe me nje sistem loje Online qe se kam provuar akoma por e di qe punon. Gjithashtu ne comp tim kam lojra te tjera qe jam akoma duke i luajtur edhe pse me pak: Winning Eleven 9(e di qe ka dal 10 :P), Final Fantasy 8(me ne fund gjeta nje torrent per versionin per PC qe punon), City of Heroes(Eshte loje online dhe duhet paguar qe ta luash por eshte vertet argetuese), Lineage 2(nuk i ndahem ndonjeher :P) Metal Gear 2 Substance(skam pasur kohe ta mbaroj ) World of Warcraft(MMORPG qe e luaj kur me merziten gjith te tjerat :P e luaj ne retail kuptohet sepse serverat private jane cop-cop), RFOnline( nuk e luaj ndonjeher por e mbaj aty kur te me teket)
Jam duke pritur qe te luaj Splinter Cell Double Agent dhe Need for Speed Carbon per momentin.
Gjithashtu kam gjetur nje menyr qe te modifikoj dvd-drive e Xbox 360 ne menyr qe te pranoj lojrat e kopjuara, nje shoku im e provoj dhe i punoj kshuqe mund te mendoj qe te marr nje Xbox 360 dhe ta bej ashtu.
Gerdi
Krijoni Kontakt