Forumi mbledh anëtarë të moshave të ndryshme, nga vende të ndryshme, me eksperienca jete të ndryshme. Duke u nisur nga ky fakt, dhe duke qenë se ju jeni mbledhur të gjithë në një temë si kjo, mendova se do të ishte e udhës që tu bënim një pyetje paksa ndryshe nga pyetjet e tjera:
- Çfarë ju ka mësuar jeta?
Me pak fjalë, secili prej jush është i ftuar që të ndalet e të ulet pak e të meditojë mbi jetën e tij dhe për ato vite që mban mbi supe. Pasi ta bëni këtë gjë, mundohuni të dilni me nje listë këshillash për të gjithë anëtarët e këtij forumi, këshilla që ju i keni mësuar nga jeta juaj.
Kjo temë është e veçantë pasi nuk është një temë diskutimi, është një temë ku secili prej jush hedh disa këshilla për të gjithë anëtarët e ketij forumi, këshilla që sipas jush do tu vinin në ndihmë të gjithë anëtarëve të forumit pavarësisht nga mosha apo eksperienca e jetës.
Çdo anëtar i forumit është i ftuar të shprehi mendimin e tij të plotë në një postim më poshtë dhe të lexojë në heshtje këshillat e anëtarëve të tjerë.
Albo
Krijoni Kontakt