Cfarë ju ka mësuar jeta?!
Shumëcka dhe asgjë do të thoja! Jeta është vuajtje dhe nga vuajtjet njeriu plaket dhe vdesë! Jeta është përplot gabime të pandrecshme dhe për shkak gabimeve të pandrecshme njeriu vuan dhe ndërgjegjja e tij është e vrarë përherë!
Jeta është një iluzion për një lumturi të mundshme, porse lumturia e ëndërruar kurrë s´do të vijë, ajo nuk varet nga njeriu, varet nga shumë rrethana të tjera! Jeta është shpresë, por cfarë është fjala shpresë, njeriu t´i shmanget vdekjes, ose të jetë i lumtur pas vdekjes?! Jeta është një mësim dhe një përvojë, por varet sa do të hyjë në jetë ajo shkollë dhe ajo përvojë kur, përkundër gabimeve dhe përvojave të përditshme, njeriu cdo ditë gabon!
Jamë i bindur se edhe po të këtë, njeriu, shansin të jetojë edhe njëherë në këtë botë, edhe po ta këtë parasysh jetën, përvojën dhe mësimin e jetës së përparshme, jeta e tij, sërish, s´do të ishte ajo cfarë do ta deshironte ai, por do të ishte përplot të meta, përplot gabime, dhe serish ai do të ishte një nxënës i keq që kurrë s´mund të mësoj nga pësimet dhe përvojat e mëparshme! Kjo nuk është në dorë të tij!
Fundja, jeta mund të jetë nje¨obligim, një detyrim dhe frika dhe shpresa, ambicjet, janë dy motor që e cysin njeriun ta jetojë këtë jetë ashtu sic është, pra ta kryej obligimin të quajtur jetë!
Krijoni Kontakt