Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Ylli i mėngjesit Maska e edona
    Anėtarėsuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200

    Eksperiencat E Paravdekjes

    Vajtje-ardhje nė parajsė

    Sot, shkencėtarėt janė duke studiuar eksperiencat e paravdekjes, domethėnė tregimet e atyre qė janė ringjallur nė ēastin e fundit. Duke zbuluar se mes jetės dhe vdekjes ka...

    Njė krevat i madh, ēarēafė jeshilė dhe drita tė bardha. Defiblirator, bombola oksigjeni, aparate pėr tė matur tensionin dhe tė tjerė pėr tė regjistruar rrahjet e zemrės e tė trurit. Salla e reanimacionit nė spitalin e Universitetit tė Virxhinias nė SHBA, nuk ka asgjė ndryshe nga simotrat e saj nė tė gjithė botėn pėrveēse njė tė veēante shumė tė vogėl. Nė njė lartėsi tė paarritshme nga mjekėt dhe infermierėt tė mbėshtetur mbi njė monitor tė lartė, qėndron njė lap-top, qė nuk fiket kurrė. Nė ekran, qė prej dy vjetėsh shfaqet e njėjta sekuencė me 12 imazhe: njė bretkosė, njė aeroplan, njė gjethe, njė kukull... Sa herė qė njė pacient hyn nė sallė, shfaqet nga njė e ndryshme. Nga poshtė ėshtė e pamundur ta shohėsh, sepse ekrani ėshtė i drejtuar drejt tavanit.

    Pamjet nė kompjuter

    Njeriu qė e ka vendosur kompjuterin nė atė pozicion ka qenė Bruce Greyson, psikiatėr nė tė njėjtin universitet, qė prej 20 vjetėsh studion eksperiencat e paravdekjes: me pak fjalė, "udhėtimet" jashtė trupit, qė pacientėt tregojnė se kanė pėrjetuar, atėherė kur edhe mjekėt i kishin humbur tė gjitha shpresat pėr tė jetuar.

    Disa prej tyre, pas kthimit nga "zona hije", qė ndan jetėn nga vdekja, arrijnė madje tė pėrshkruajnė se ēfarė ka ndodhur pėrreth trupit tė tyre, kur ishin nė gjendje tė pandėrgjegjshme. Duke marrė shkas nga kėto dėshmi, arsyetimi i psikiatrit Greyson ka qenė si vijon: nėse shpirti ose diēka e jona shkėputet nga trupi nė momentin e vdekje dhe nėse janė tė vėrteta rrėfimet e atyre qė thonė se kanė parė nga lart trupin e tyre tė shtrirė mbi krevat, atėherė pėr logjikė ka shumė mundėsi qė ata tė shohin edhe imazhet qė shfaqen ne kompjuter. Megjithatė, deri tani, Greyson ka qenė i pafat: asnjė nga pacientėt qė kanė hyrė nė atė sallė reanimacioni nuk ka treguar se ka jetuar eksperiencėn e pasvdekjes.

    Eksperienca mendore

    Eksperimenti i Greyson duket i ēuditshėm, edhe pėr mjekėt qė studiojnė tė njėjtat fenomene, sepse, tregojnė ata, ato "fluturime" sipėr trupit janė tėrėsisht mendore. Por, ndonjėherė ndodh diēka qė nuk mund tė shpjegohet dot. Disa vjet mė parė, njė grup kardiologėsh holandezė, iu referuan rrėfimit, qė, sipas tyre, ishte shumė i besueshėm, tė njė infermiereje, e cila kishte ndėrhyrė pėr tė shpėtuar njė burrė tė goditur nga njė arrest kardiak, pas njė aksidenti qė kishte pėsuar. Infermierja arriti kur pacienti ishte nė gjendje tė pandėrgjegjshme dhe iu desh t‘i hiqte nga goja e tij disa dhėmbė qė ishin thyer, pėr tė futur gjuhėn, qė e kishte lejuar tė merrte frymė. Manovrat e ringjalljes ishin me tė vėrtetė dramatike: mjekėt ishin gati tė dorėzoheshin, kur zemra e tij filloi tė rrahė. Kur hyri nė dhomėn e pacientit, disa ditė mė pas infermierja u shtang kur dėgjoi fjalėt: "Oh, ja ku ėshtė infermierja qė e di se ku shkuan dhėmbėt e mi!" Mė vonė, pacienti tregoi gjithashtu se e kishte parė gjithė skenėn nga "lart" dhe se kishte pasur shumė frikė kur kishte kuptuar se mjekėt ishin duke u dorėzuar, pasi nuk mund tė bėnin mė asgjė pėr ta shpėtuar.

    Mė shumė se njė shpjegim

    Pa marrė parasysh rolin e njė fuqie mbinatyrore, psikologia amerikane, Susan Blackmore, tregon se ekzistojnė shumė shpjegime tė mundshme pėr ngjarje tė tilla. Mes tė cilave edhe: "Informacionet qė pacienti kishte kur ishte akoma me sy hapur, forca e imagjinatės, forca pėr tė "gjetur" gjėra tė veēanta tek ajo qė ka ndodhur kur tregon eksperiencėn qė ka pėrjetuar, ekziston mundėsia qė, ndjenjat tona tė vazhdojnė tė na transmetojnė ndonjė informacion pėr botėn qė na rrethon". Gjithashtu, shton Christopher French, i departamentit tė psikologjisė nė Universitetin e Londrės "kujtimet e pacientėve mund tė ndikohen edhe nga fakti se kanė dėgjuar eksperienca tė tilla nė tė kaluarėn". Megjithatė, kjo nuk mjafton, qė rrėfime tė tilla ti klasifikojmė si fantazira ose sugjestione. Ėshtė fakt se, dėshmitė e atyre qė kthehen nga "bota tjetėr" vazhdojnė tė ēudisin shkencėn. Nė tė vėrtetė, shumė rrallė pacientėt dinė ta ndėrtojnė atė qė ka ndodhur pėrreth tyre, ndėrsa ishin nė gjendje tė pavullnetshme. Shumė shpesh, kur i ėshtė afruar vdekjes, tregon se ka parė se ēfarė ka nė anėn tjetėr dhe eksperiencat e treguara pėrsėriten me tė njėjtat karakteristika, edhe nė kultura shumė tė ndryshme nga e jona. Kėshtu, nė njė studim tė publikuar nė revistėn "Lancet" nė vitin 2001, Pim van Lommel, kardiolog i spitalit Rijsstate tė Arnhem (Holandė), ėshtė pėrpjekur tė kuptojė se cilat ishin ndjenjat qė pėrjetoheshin, duke intervistuar 344 pacientė, tė cilėt i ishin nėnshtruar manovrave tė ringjalljes, pas njė ataku kardiak. Kėshtu, nga studimi doli se 18 pėr qind e tė intervistuarve tregoi se kishte pėrjetuar njė eksperiencė paravdekjeje (ndėrsa tė tjera studime paraqesin pėrqindje mė tė vogla, nga 5 nė 10 pėr qind).

    Pėrjetime tė kėndshme

    Mė shumė se gjysma e tė intervistuarve tregonin se kishin provuar ndjenja shumė tė kėndshme (dhe asnjė nuk ka pasur frikė nga vdekja); njė nė tre tregonte se kishte kaluar pėrgjatė njė tuneli, kishte parė bukuri hyjnore dhe kishte takuar tė afėrmit qė i kishin vdekur; njė nė katėr e kishte ndjerė se po shkėputej nga trupi dhe kishte parė drita tė forta e ngjyra. Disa tė tjera kishin ndjerė se ishte njė kufi, tė cilin pasi e kaloje nuk ishte e mundur tė ktheheshe pas, madje pikėrisht aty u shfaqeshin episode tė ndryshme nga jeta e tyre. Eksperiencat e paravdekjes "ishin mė tė shpeshta te pacientėt e rinj dhe mė intensive te gratė", lexohet nė artikullin e "Lancet". Por "nuk dukeshin tė influencuara nga frika e vdekjes, qė pacientėt kishin para se tė shtroheshin nė spital, as nga bindjet e tyre fetare dhe as nga lloji i ndėrhyrjes qė ishte praktikuar".

    Mė bujar se mė parė

    Nė njė largėsi prej dy vjetėsh, studiuesit kanė intervistuar sėrish pacientėt, duke zbuluar se eksperienca i kishte ndryshuar rrėnjėsisht. Pothuajse tė gjithė ndiheshin mė tė disponueshėm e bujarė dhe pjesa mė madhe e tyre nuk kishte frikė nga vdekja, gjithashtu kishin forcuar bindjen se edhe pėrtej jetės "ka diēka". Megjithatė, disa shkencėtarė janė pėrpjekur t‘i japin njė shpjegim fiziologjik kėtij fenomeni. Njė studim amerikan i publikuar nė prill nė revistėn "Neurology", ka identifikuar njė parapėrgatitje individuale pėr tė jetuar eksperienca tė paravdekjes, tė fshehura nė mėnyrėn se si njerėzit flenė. Nė fakt, ka persona, ku faza e gjumit REM (gjatė sė cilės shihen ėndrra) nuk ėshtė e ndarė mirė nga ajo jo-REM (gjumi i thellė): ndodh qė kėta persona tė zgjohen natėn dhe tė ndihen nė "kurth", sepse nuk arrijnė tė lėvizin asnjė muskul, ose nė pėrgjumje dėgjojnė zhurma qė tė tjerėt nuk i dėgjojnė. Sipas studiuesve, kėta persona kanė 20 pėr qind mė shumė mundėsi pėr tė pasur eksperienca paravdekjeje, nėse do tė gjenden nė rrezik pėr jetėn. Ndėrsa studiues tė tjerė "mendojnė se kėto eksperienca janė njė reaksion psikologjik normal, qė vijnė nga siguria se vdekja ėshtė e pashmangshme dhe mund tė shkaktohen nga zvogėlimi i pėrqendrimit nė tru", thotė Pim van Lommel.

    Shkėputja nga trupi

    Neurologėt kanė zbuluar gjithashtu, se duke stimuluar nė mėnyrė elektrike koren ballore tė trurit ėshtė e mundur tė arrihet artificialisht ndjenja e shkėputjes nga trupi dhe qė e njėjta eksperiencė mund tė arrihet edhe nga pėrdorimi i disa lloje drogave (nė veēanti, allucionogenet). "Eksperiencat e vėrteta tė paravdekjes duhet tė kenė diēka shumė tė ndryshme nga ato tė prodhuara artificialisht", pėrfundon Van Lommel. "Nė fakt, as drogat dhe as eksperimentet e neurologėve nuk e ndryshojnė mėnyrėn tonė tė konceptuarit tė jetės dhe asnjėherė nuk arrijnė tė na heqin frikėn e vdekjes".




    mare nga revista elektronike e studenteve te Univerzitetit Mbreteror Iliria
    ylli i mėngjesit

  2. #2
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Shum interesant, din dikush ndonje link ku mund te gjej artikuj te ngjashem (ne gjuhen shqipe)?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e macipaci
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Postime
    98
    Citim Postuar mė parė nga edona
    Vajtje-ardhje nė parajsė


    Neurologėt kanė zbuluar gjithashtu, se duke stimuluar nė mėnyrė elektrike koren ballore tė trurit ėshtė e mundur tė arrihet artificialisht ndjenja e shkėputjes nga trupi dhe qė e njėjta eksperiencė mund tė arrihet edhe nga pėrdorimi i disa lloje drogave (nė veēanti, allucionogenet). "Eksperiencat e vėrteta tė paravdekjes duhet tė kenė diēka shumė tė ndryshme nga ato tė prodhuara artificialisht", pėrfundon Van Lommel. "Nė fakt, as drogat dhe as eksperimentet e neurologėve nuk e ndryshojnė mėnyrėn tonė tė konceptuarit tė jetės dhe asnjėherė nuk arrijnė tė na heqin frikėn e vdekjes".




    mare nga revista elektronike e studenteve te Univerzitetit Mbreteror Iliria
    Per sa i perket citimit te fundit...une mendoj qe ajo qe i bie te na ndyshoj menyren tone te konceputarit te jetes eshte fakti i perjetimit te kesaj eksperiece pa stimulues te jashtem, se me sipr permenet prodhimi artificiale...

  4. #4
    Ka disiplina te caktuara mendore qe te pergatisin per te arritur nje eksperience te tille. Yoga eshte njera prej tyre sic eshte shamanizmi dhe shambalizmi (Shamballa). Shaolinet dhe Lamat e Tibetit jane te njohur per praktika te tilla sic jane te njohur edhe per perdorimin e halucinogjeneve te cilet ndihmojne ne gjendjen e transit. Ka disa bime (ne mes tyre eshte dhe kerpudha) qe ndihmojne trurin dhe trupin per te arritur gjendjen e ashtuquajtur out of body dhe ndonese nuk jane te demshme, perseri mbeten halucinogjene.
    Gjeja me e mire eshte qe te arrihet ne menyre natyrore. Kerkon disipline te forte mendore, perqendrim dhe meditim.
    Kam degjuar nga njerez te cilet e kane arritur disi qe eshte nje nga eksperiencat me te bukura dhe me te cuditshme qe mund te kaloje njeriu. Shpesh ne fillim shkakton frike sepse eshte e paperceptueshme por kur ndodh ben ate qe zgjeron dhe e con ne nje shkalle me te larte gjendjen shpirterore te dikujt dhe hap rruge te reja te mendimit per te cilat shumica jone nuk eshte koshiente qe mund ti arrije. Nuk eshte aspak fantashkence apo sajese. Eshte dicka e provuar dhe qe praktikohet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e unikali
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    227
    Kam takuar njerez qe jane goditur nga rrufeja ose kane kaluar aksidente automobilistike. Ata shprehen se ne ate moment kane perjetuar nje ndriqim te madh, nje vezullim qe ka ardhur vazhdimisht duke u shuar dhe ne te pastajmen jane permendur ne shtratin e spitalit.

  6. #6
    Ndonje neourolog mund ta shpjegoje me mire se une kete por mund te them dicka te vogel qe, kjo ska te beje me asnje eksperience paranormale, thjesht fizike. Truri i njeriut ka nje network te tere fijesh me ngarkese magnetike (sado te vogel) dhe tronditjet e medha si ne rastin e aksidenteve automobilistike apo goditjen nga rrufeja aktivizohet dhe superngarkohet ky rrjet duke shkaktuar 'verbimin' e permendur.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ka disiplina te caktuara mendore qe te pergatisin per te arritur nje eksperience te tille. Yoga eshte njera prej tyre sic eshte shamanizmi dhe shambalizmi (Shamballa). Shaolinet dhe Lamat e Tibetit jane te njohur per praktika te tilla sic jane te njohur edhe per perdorimin e halucinogjeneve te cilet ndihmojne ne gjendjen e transit. Ka disa bime (ne mes tyre eshte dhe kerpudha) qe ndihmojne trurin dhe trupin per te arritur gjendjen e ashtuquajtur out of body dhe ndonese nuk jane te demshme, perseri mbeten halucinogjene.
    Gjeja me e mire eshte qe te arrihet ne menyre natyrore. Kerkon disipline te forte mendore, perqendrim dhe meditim.
    Kam degjuar nga njerez te cilet e kane arritur disi qe eshte nje nga eksperiencat me te bukura dhe me te cuditshme qe mund te kaloje njeriu. Shpesh ne fillim shkakton frike sepse eshte e paperceptueshme por kur ndodh ben ate qe zgjeron dhe e con ne nje shkalle me te larte gjendjen shpirterore te dikujt dhe hap rruge te reja te mendimit per te cilat shumica jone nuk eshte koshiente qe mund ti arrije. Nuk eshte aspak fantashkence apo sajese. Eshte dicka e provuar dhe qe praktikohet.
    Pak e vjeter si teme por meqe nuk eshte konsumuar desha te pyes Darius duke pare se paske komunikuar me njerin nga keta, a ekziston ndonje manual apo udherrefyes d.m.th ndonje menyre e thene me fjale se si mund te veprosh per te arritur ate gjendje. Pra cfar duhet te mendosh apo nuk duhet te mendosh etj etj
    Revolution 1848

  8. #8
    Ne shqip e di qe ska. Ne anglisht po. Kerko ne google se mbase gjen ndonje gje ne pdf. Po ashtu dikur dhe Scribt ka patur plot materiale te tilla.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pak e vjeter si teme por meqe nuk eshte konsumuar desha te pyes Darius duke pare se paske komunikuar me njerin nga keta,a ekziston ndonje manual apo udherrefyes d.m.th ndonje menyre e thene me fjale se si mund te veprosh per te arritur ate gjendje.Pra cfar duhet te mendosh apo nuk duhet te mendosh etj etj
    Ketu ke nje ne italisht qe e kam edhe un ne shtepi, po dite italisht ke te sqaruar cdo gje.

    http://www.macrolibrarsi.it/libri/__..._dal_corpo.php

    Ne internet ka shum te tille por ky tregon menyren se si ndersa shum te tjere tregojne rrethana te ndryshme dge historira. Megjithse edhe ky autor ne fillim jep shum raste qe thuehet se jane te verteta per te tilla eksperienca.

    Nje tjeter shum i bukur eshte libri i bardhe qe e gjen ketu

    http://www.macrolibrarsi.it/libri/__...white_book.php

    Eshte ne anglisht Italisht dhe shum gjuhe te tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 01-02-2012 mė 10:23

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Ketu ke nje ne italisht qe e kam edhe un ne shtepi, po dite italisht ke te sqaruar cdo gje.

    http://www.macrolibrarsi.it/libri/__..._dal_corpo.php

    Ne internet ka shum te tille por ky tregon menyren se si ndersa shum te tjere tregojne rrethana te ndryshme dge historira. Megjithse edhe ky autor ne fillim jep shum raste qe thuehet se jane te verteta per te tilla eksperienca.

    Nje tjeter shum i bukur eshte libri i bardhe qe e gjen ketu

    http://www.macrolibrarsi.it/libri/__...white_book.php

    Eshte ne anglisht Italisht dhe shum gjuhe te tjera.
    Rrofsh dardajan... A e ke provuar ti meqe e ke ne shtepi, d.m.th a ja vlen ta blej apo ? Sepse njera teknik nuk ishte sikur tjetra, pasi cdo gje varej nga vete lloi i personit qe e provon
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •