Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Majlinda Bashllari

    Ana e errėt e njė pasditeje me diell...


    Kur rrėfen nė vetėn e parė rrezikon tė biesh ne pozicionin e naivit, nė vetėn e dytė - tė thashethemexhiut, nė vetėn e tretė- tė sharlatanit. Mendimi dhe gjuha duket se mbeten armiqtė mė tė kėqinj pėr njėri tjetrin, por sidoqofte partnerė te pandashėm. Si nė ēdo relacion tė detyruar, ku njėkohėsisht ruhet uniteti dhe prodhohet mizerje intelektuale.

    Pasdite shtatori. Diell.
    Apartamenti 411 vėshtron i tėri nga perėndimi. Jam nė dhomėn e gjumit, por nuk ka qetėsi. Pėrmendem nga njė dremitje. Zeri i djalit te vogėl vjen nga hapėsira tjeter, i lartė, gjithnjė nė kėrkim te diēkaje, kėmbėngules deri sa ta arrijė. Me xhelozon ideja se ai nė ndryshim nga unė e arrin gjithnjė ate qe do, dhe pamenduar bėhem gati tė hyj nė njė polemikė dygjuhėshe me tė. Por njė pasqyrė e vogėl nė murin pėrballė mė kujton pėrnjeherė se nuk jam as e vjetėr, as e re. As e fat, as e pafat. As mire, as keq. As fitimtare, as humbėse... Ky varg bajat nuk mund tė vazhdojė pambarim, falė leksikut te varfėr tė shqipes. T'i perkasėsh njė vendi te vogėl si Shqipėria, nuk ėshtė komoditet, as ketu ne North America, por pėr arsye krejt tjetėr nga ajo e Europės. Ndersa per Europėn, Shqipėria ėshtė adoleshenti turbulent, pėr North Amerikėn, ėshtė entitet i papėrfillshėm, to be or not to be... Kjo nuk bėn mė njė ēėshtje.
    Njė gjumė pa ėndrra ėshtė pothuaj vdekje. Por dhe tė shohėsh ėndrra nuk ėshtė e shėndetshme. E tillė duket edhe ajo qė shoh gjithė kohėn me fytyra te njohura dhe te panjohura, tė vizatuara, skicuar pa kujdes mbi njė ranishte, herė te tharė, herė te lagur, njė det blu-gjelbėr, asnjėherė te qartė nė ngjyrėn e vet. Me njė shkop tė gjatė nė dore heq viza ne menyre krejt te ēregullt, qe te qartesoj dicka te panjohur ne tiparet e tyre, por ato befas ngrihen prej ku jane, vishen me mish, floke, thonj, petka, kerkojne komoditete te tjera si gjithe te gjallet. Nuk arrij te dalloj gjinine e tyre, ashtu sic nuk arrij dot te kap kuptimin e njė endrre te tille te perseritur, por kane rere gjithandej, ne floke, mes gishterinjve te kembeve dhe duarve dhe sikur me frikeson ky imazh, ngase ėshtė zemėrak ashtu siē janė pengjet a fantazmat e se shkuares qė nuk janė qetėsuar akoma. Por ēfarė rreh si ēekan nė tru ėshtė fakti se nuk jam ende gati tė pėrballem me asnjė prej tyre.
    Ndjej hapat e tij qė afrohen. Ka fytyrė tė ėmbėl, sy tė zinj, tė thellė, vėshtrim tė zgjuar. Si gjithė bijtė.
    -Ēfarė po mendon?
    -Njė ėndėrr.
    -Ēfarė ėndrre?
    -Me fantazma.
    -Fantazmat janė si njerėz?
    -Janė njerėz...kanė qenė njerėz.
    -Unė nuk besoj tek fantazmat, une besoj tek shpirtrat.
    -Ku ėshtė ndryshimi?
    -Shpirtrat jane miqėsorė, tė dashur…fantazmat janė gjithnjė te zemėruara.
    -Fantazmat e ėndrrės sime nuk janė ashtu…- kėmbėngul pėr t’i mbrojtur ato. -Si i kanė emrat?
    -Nuk e di....nuk kanė emra.
    -Une fle, edhe po tė kem pasur njėmijė ėndrra nė mėndje, nė mėngjes truri i fshin tė gjitha. Edhe gabimet qė kam bėrė. A nuk ėshtė e habitshme kjo?
    Buzėqesh kotsėkoti e kėnaqur.
    -Po ku janė fantazmat e tua?
    -Tani?
    -Po.
    -Nė rėrė.
    - Tek liqeni??
    -Jo, buzė detit.
    -Kėtu s'ka det.
    -Ka nė Shqipėri.
    -Unė e di Shqipėrine.
    -Si e di?
    -ėė... ėshtė bukur dhe njerėzit hane byrek me mish ne mėngjes.
    -Oh…vetėm kėtė mban mend!
    -Jo vetėm kėtė...mbaj mend Klevin dhe Kristin, dhe gjyshi Petron. Por gjyshi Petro ka vdekur. Edhe ai ėshtė nė rėrė..tek deti?
    -Ndoshta- mė ngatėrrohen prapė fytyrat .- Po tjetėr?
    - Njerėzit te puthin shumė herė nė tė dy faqet- zgjatet dhe imiton te puthurat grarishte nė faqen time.
    - Tjetėr, tjetėr?
    -Dhe kur kėnaqen shumė prej teje tė thonė ” Vdeksh, ishallah”
    E ka fjalėn per Rabijen, njė teton tonė plakė. Nuk dihet saktėsisht vendi i saj nė zinxhirin tonė fisnor, por herėn e fundit e nduku aq shumė tim bir nė faqet e vogla, dhe nuk di per ē’arsye kėmbėngulte qė ai tė pėrseriste emrat e kushurinjve te tretė, mė pas shpėrthente nė tė qeshura me lot dhe kur ngrihej pėr tė shkuar lėshonte frazėn e saj tė famshme: Vdeksh ti, ishallah, se me kėnaqe…Mos, ēfare thua, teto Rabije?! Eh, s’tė gjen gjė nga goja, moj ēupė.
    Ah, Rabije, nga goja vijnė gjithė tė kėqijat. Tėrė kėto fjalė qė themi lart e poshtė po na e thajnė shpirtin, dhe shpirti ėshtė gjėja mė e madhe qė kemi, dhe s’duhet ta lemė pa njė pikė ujė. Pėrnjėherė kujtoj tė dielėn e shkuar. Ēfarė vape! Drobitėse! Shkuam nė njė piknik me shqipe, s’di ē’mė zuri dhe desha tė isha atje, ndoshta ngaqė vera po shkonte e sigurisht qė njė kujtim mė shumė nuk e lėndon kujtesėn…. u zhgėnjeva…me natyrėn kėsaj radhe. Dilte nga dheu, bari, lulet, bredhat e peme te tjera njė duhmė arrogante avujsh tė nxehtė qė tė merrnin frymėn. Por nuk humba sė pari paradėn e vashave dhe trimave tė rinj qė donin t’i binin nė sy njeri tjetrit me atė ecjen tangėrllikse shqiptareske, qė as perėdimi i largėt s’ka mundur ta tresė. Ne fillim desha tė qeshja, por u ndieva papritur kaq e trishtuar, sesa shpejt ikėn koha, kjo vrastare e pamėshirshme e gjėrave mė tė bukura, atyre grimcave tė shndritshme si xixa te hutuara, qė ia shkėpusim me vėshtiresi ditėve dhe netėve. Kisha pėrballė njė vazhėzė tė bukur kosovare, rreth gjashtėmbėdhjetė vjec, qe fliste gjithe kohėn e lume serbisht, dhe mė pėrvėlonte nė fyt shqipja ime, dhe mė nervozonte anglishtja perfekte e bebushave tė mi, dhe nuk dija ē’tė bėja nė atė tė nxehte, mes gjithe kėtyre gjėrave qė flisnin shqip, serbisht dhe anglisht, mes avujve dhe tymit te barbeque-ve, dhe prape shihja me kėrshėri nga bukuroshja e vogėl, nga trimat e rinj, faqepadirsur, qe i shkonin pranė vetem t’i shkėpusnin njė shikim…
    Sa e bukur ishte, tė merrte frymėn, mė keq se avujt e nxehtė…dhe shtrinte krahėt e holle, dhe rrinte tėrė kohėn serioze, nuk luante si tė tjerėt, si e ngurtėsuar, pakėz e trishtuar, kushdi ku i punonte mendja, dėshira, mendova se sigurisht do kish bėrė dashuri, se kishte njė vėshtrim tė pavirgjėr, po ē'mė duheshin mua tė gjitha kėto, kėto lajthitje tė egra te unit dhe fizikut, e shihja me kėrshėri dhe njėkohėsisht flisja pėr letėrsi me dikė aty pranė, pėr atė letėrsine shpesh paēavure qė po mbush ēdo boshllėk tė kėsaj jete ngjyrė miu, dhe mė duhej tė gėnjeja kur vinte fjala pėr tė njohurit tanė, dhe nuk arrija ta bėja tė mė besonte se kur shpura pesėdhjetė libra ne shqip ne Biblioteken Qendrore te Torontos, mė thanė , ok, thank you, por sikur tė kishe pasur libra te diktatorit do ishim shumė tė lumtur tė bashkepunonim me ju, ndėrsa tjetri rrinte habitur, gati gojėshqyer, allah, allah, ndersa unė sikur tė mos ishin mjaft keto, por akoma doja t’i thoja se e vetmja gjė qė mė ngushėllon ėshtė fakti qė njė nga vetėt e mia ėshtė idiote, dhe jam kaq e lirshme dhe e lumtur kur rri me tė, se nuk mė ēan kokėn pėr asgjė. Tė gjitha kėto mė vinin nė tru me ligėsi, ndėrsa flisja hipokritēe me tė dhe njėkohesisht shihja vashėn...S’kisha pėr ta parė mė atė, nė kėtė jetė kurrė mė, por dashur pa dashur ajo u be gjėja mė e rrallė e asaj pasditeje, vasheza kosovare qe fliste gjithe kohen serbisht…dobre, dobre, mjaltė nepėrkash…
    …Drita e diellit sa vjen e mpihet. Ai rri shtrirė pranė meje, me lodrėn blu nė duar. Ėshtė njė robot plastik, me gjymtyrė te perthyeshme nė nyje, mbyllet e bėhet anije kozmike, hapet e merr pamjen e njė luftėtari yjesh. Lodra e preferuar prej pesė vjetesh. I flet gjithė kohėn me zė tė ulėt, shkėrben uturima motorrėsh, kėrkėllima shpatash, shpėrthime eksplozivi. Edhe ti do mė zhgėnjesh njė dite, ashtu si unė prindėrit e mi, ashtu si ata prindėrit e tyre. Duket se ky zinxhir i pafund zhgėnjimesh, edhe pse i hidhur e bezdises e lė njeriun gjithnjė tė pangopur pėr tė provuar. Duhet tė ketė patjetėr diēka tjetėr pėrtej... Pėrtej kėsaj, diēka si ky robot i blutė, qė mund ta mbash lehtėsisht ne duar e t’i thuash: Mirėserdhe nė zemrėn time… Rri me mua …Nga hiēi vijmė, por s’jemi humbės… Ėshtė ngushtė, por ngrohtė, jemi vetėm, por s’ka nevojė pėr tė tjerė… Diēka humane apo aliene, humanoaliene, pėr tė ndarė atė ekzaltim qė na pėrfshin edhe kur s’ka arsye. Pėr tė na qartėsuar se pėrse kjo tendencė e ekzaltimit te paarsyeshėm ėshtė nga ato qė tė armiqėson me njerėzit tė cilėt ke rreth e qark pėrditė, dhe te miqėson me njerėzit qe tė njohin pak. Pėr grupin e parė jemi tė rrjedhur, pėr tė dytėt te mrekullueshėm… Ēfarė jete!
    Bie zilja e telefonit. E kap unė, thote ai dhe brof nė kėmbė. Ka shpresė tė jetė shoku i vet. Por kthehet buzevarur. Ishte teta M, thote i mėrzitur. Ėshtė ora te ujisėsh lulen. Mirė qė mė kujtove, mendoj. Derisa tė ktheheshit do kalonte java…
    Lulja ka nė ballkon mė shumė se tri ditė, nė cepin mė te errėt te tij. Gjethe tė gjelbra si shpatėza tė vogla dhe nė tė rrallė lėshon si njė zambak te bardhė
    -Nuk ėshtė tharė, por duket e mėrzitur- flas me zė pėr t’i mbushur mendjen vetes.
    -E nxjerrim nė diell,- thotė im bir.
    Rrotull nuk ka mal dhe dielli, edhe pse vonė, s’mund tė fshihet. Bulėzat e ujit rrėshqasin tatėpjetė gjetheve, dhe heshturazi pikojnė mbi dheun e errėt duke marrė me vete rruazat e fundit te dritės sė kėsaj pasditeje shtatori. Edhe pak dhe terri do na mbulojė dhe njė herė nė kėtė jetėn tonė, sė cilės mė teper se ēdo gjė tjetėr duket se i mungon ai lloj rrėfimi, ku ti nuk je as naiv, as fjalaman dhe as sharlatan, ai lloj rrėfimi pas te cilit ndihesh si foshnjė e porsalindur dhe kur del dielli mengjesit tjeter ka gjithnjė njė fantazmė mė pak.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Rrėmujė...

    Me jepni pak durim, ku dreqin me ka humbur
    Ta bej pa shfryre ndaj fatit dhe kete copez rruge
    Me shpirt nder dhembe vras sherrin e foshnjes qe po rritet
    Dhe plakes qe rregjohet me vdekjen brenda trupit

    Sa here u nisa vetem, me shpirtin e trazuar
    Pa frike, pa ankth, me shpresen se ujku gjithnje vdes
    Fillimi me mahniste, me kallnin tmerrin fundet
    Fustani i kuq i vajzes nen luleshtrydhe mbet

    Rrugicave te varfra, kercasin taka fjalesh
    S’ka zjarr te zhduke per fare artritin e kercijve
    Dhe mbetet pezull jeta, dhe pezull shtrihet vdekja
    Atje ku lumi kalb kepucet e qytetit

    Dhe s’di c’te qaj me pare, shtepine qe po rrezohet
    A shpirtin qe teposhte po shkon me rrokullime
    Ne kafenene perballe, nje vashez shtremberohet
    Mes tymit te cigares, padashka zberthen gjine

    S’me qahet, them te drejten, helmuar jam ne lote
    Jam demode ne kohen kur ari quhet diell
    Mes librash zhytyr rri, mundohem ne te kote
    Mos gjej si rastesisht, ku shkon kjo dreq anije…



    Dilemė…

    Dheu im-plumb i ngulur zemres
    Pelin i hidhur per stomakun tim te brishte
    I kapur semundshem pas bishtit te shpreses
    Verdhojne pas dyersh vello merzish

    Sa e zeze balta qe te kemi hedhur
    Sa i trashe dhjami i ligesise
    Je kaq ndryshe poshte baltes dhe dhjamit
    Si i bukuri David

    Duhet pritur te shkojne vitet tutje
    Dhe nje mengjes te kthjellet si pas nje stuhie
    Te rizbulojme serish bukurine tende
    Si nen rrenoja, qytetet antike?

    Apo balten tė pastrojme siē pastrojme qoshet e botes
    Dhe tė shohim cipen tende qe shndrit ne diell
    Por me ze frika se s’do mbetem pa ndotur
    Dhe tere jeten do vjell…



    Muret…

    Perdite ngrihen mure drejt kupes se qiellit
    Si kulpra gjigande betoni dhe xhami
    Pergjumur shtepiza sheh endrra te diellta
    Te vrara si bari prej egjres dhe gramit…

    Perdite ngrihen mure te nervet, te mishte
    Ne trurin e trembur nga Gjyqi i Fundit
    Mekate naive. Mundim i trishte
    Instiktesh, therrmuar nga pesha e mureve

    Dhe qeshet njeriu, skermitet nder dhembe
    Qeshu, i gjore, … dhe kur jashte nxiron
    Se jeta zgjatet…(Domethene zvarritet)
    Nen hijen e mureve xham e beton

    Deshira zgjat veshet, kurioze e semure,
    Te gjuaje teori qe i vijne per shtat
    Me zell rrezon mure, te tjera ngre lart…
    Shtepiza po shuhet ne grahmen e fundit

    Ti gjendesh nje dite nga mure rrethuar
    Ēuditesh sa shpejt u bene labirinth
    Dhe daljen kerkon mes ankthit gerryer
    Dhe frikes, se e ke humbur perjetesisht….



    p.s. po tė kėrkoni, do tė gjeni mė shumė...

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Flowers of disgrace

    … as in a delirium I try to explain
    the importance of playing the piano, but
    I can’t sit in front of him,
    afraid that in my blurred eyes he will see
    puddles of overwhelming sadness…
    The sounds of the sonata arch over this earth
    where a woman’s life can be cut off like a flower,
    like the dark flower of hope…

    … God, where is all this junk coming from,
    this poison like a black-as-death coffee?
    Where do these flowers blossom?
    Why do they do not become insane?
    What tables do they beautify
    through endless summers and winters…

    Fly, black bird,
    Across the bloody sky of the East,
    Beyond the fog of November,
    Where the smell of disgraced flowers
    And the sharp claws of the gardener
    Will never reach you…



    Call me

    Call me, if your voice is still vibrating
    And your soul is falling down like an oak.
    Under your legs, the land is so muddy
    And the trees are so shocked

    Dim...Cold...This sad emptiness
    And the sharp squeal of the bat
    Bump into your lovely hair
    In the cave of the absent-mindedness

    Sunshine...Hot...A scared brightness...
    It's coming a sound like a cracked diamond
    The last skin of the patience is piercing
    From a rotten word

    We froze and melt like the old roofs
    Like the trees...the seasons...the stones
    Call me, if your voice is still vibrating
    And your soul's falling down like an oak.



    Tango

    I want to die inside of you this night
    Under the flames of the candles and the white lilies
    I gulp down the fall of tears...The sadness is sleeping
    In the lap of a dream and of an old tango.

    I want to die this night like a butterfly burns up
    I like to be cheated by the light of the candles
    I turn round and round you, oh God, how beautiful!
    I want to die and death seems to me to be of gold.

    But I don’t want to disappear forever; even dead I want to feel
    How your hand trembles around my waist
    The lilies, the candles, this sad tango tell me
    This night will go away just like the others...

    ...The knees are getting colder, lost in reverie I hold tight with fingers
    the angry lilies, the candleholders with melted wax
    Where did you go tango? ... Now I can hear just hoarse voices...
    It would have been better dying inside you last night

  4. #4
    MAJLINDA BASHLLARI


    Majlinda Bashllari u lind mė 29 maj 1970. Ka mbaruar studimet nė universitetin Aleksandėr Xhuvani nė Elbasan. Qysh prej Majit tė vitit 2001 jeton nė Toronto, Kanada. Shkruan poezi, prozė dhe essé. Bashkėpunon me revistėn letrare ARS.
    Ka botuar librin "...njė udhė pėr nė shtėpi”, Tiranė 2007, prej tė cilit janė shkėputur kėto poezi.


    DASHURI GRUAJE
    (Made in Ballkan)

    Netėve, qė mė sė shumti nuk janė as tė ujkut,
    as tė hėnės, qiellit i falem,
    por burrin mbi vete dua.
    Si njė lakuriq tė madh natė qė mbėshtjell
    Me flatra, njė llampadar drite
    Krejt i verbuar kėrkon tė arrijė nė vatrėn e fundit tė zjarrit…
    Pse mua, i hukas veshit dhe pres tė dėgjoj se
    pėrveē meje tė gjitha vashat bash si motra
    po i duken… E fikur, por e nxehtė, i verbėr por i uritur,
    Nisemi, territ t’i dalim matanė, netėve
    qė s’janė as tė ujkut,
    as tė hėnės.
    Kur gjumi e kaplon, nxjerr syrin mbuluar
    nga floku i njomur.
    Atje nė terr, pėrtej shpatullės sė tij
    Ruaj mos shfaqet ndonjė nga ato,
    Motrat.

    ATDHEUT

    Rrallė flasim tė dy. Mbrėmjeve Ti vėshtron yjet
    Pėrtej ēatise, unė hetoj si thinjesh nė tėmtha.
    Sfilitur pėr gjumė, por s’dua tė fle
    Mė tremb e njėjta ėndėrr,
    Ku unė jam fėmija,
    braktisur pa asnjė shpjegim
    prej Teje.

    SONTE NUK VJEN ASKUSH…

    Nėse e sheh veten duke u kacafytur me vetminė
    ti nuk je vetėm. Dhe prape je vetėm.
    Kaq shume vetėm.
    Larry Kersten

    Sonte nuk vjen askush …tryeza rri shtruar,
    njė pirg me rroba tė palara dergjet mė tutje… ka ditė.
    Rrėmuja ime, kontribut modest
    nė kaosin e pėrbotshėm…mendoj
    dhe tinėzisht ia kthej shpinėn.
    Siddharthėn* vėshtroj tani,
    gozhduar nė fletė standarde, brenda
    njė ndėrtese standarde kėtu nė North America…
    shkrep si e zeza mbi tė bardhė,
    pelin mbi plagėt nė kokėn time…
    flokė sensitivė, lėkurė nervoze,
    ka muaj qė ju pres tė shėroheni,
    gėrricur, gjakosur, pėrtharė,
    mė ktheni nė dashnore tė vetvetes,
    mė mbani lidhur mė tė
    si nė zinxhir martesor,
    falė saj, pak e kam vrarė mendjen
    pse nė mes tė gjashtė miliardė tė gjallėve,
    Sizifi ėshtė ēfarė dua,
    Mos dil nga legjenda… i lutem
    dhe shkėmbi i mbetet nė shpinė,
    se dashuria… jo se na mban nė jetė,
    por drejt vdekjes s’na hedh,
    pikėrisht nga ajo majė mali
    ku ti arrin ēdo mbrėmje, me shkėmbin, qė pastaj
    vetė e rrėzon drejt zemrės…

    *Siddhartha- vepėr e Herman Hesses

    DIĒKA PA LIDHJE PĖR GJĖRAT E TRISHTUARA

    Nganjėherė, nėpėr gjumė ti zgjat dorėn
    tė mė prekėsh diku nėn sqetull...
    tė dy trishtohemi
    pėr arsye krejt tė ndryshme
    ti pėr friken mos ka mbirė ndonjė flatėr
    unė me tmerrin mos ndonjė gjėndėrr
    shfaqet dhe ma kthen nė hi, ngjitjen...
    ēdo gjė bėhet njėsh atė ēast,
    udhėt dhe parqet, kullat dhe ujėrat,
    bėhen fije dhe gjilpėrė qė qepin grykėn
    e njė thesi tė zi.
    Ty tė dhemb dhembja jote dhe vazhdon
    tė trishtohesh, tė mė thuash
    se nė vend tė zemrės kam njė copė gur,
    se nėpėr gjumin dhe ėndrrat e mia,
    pėrqesh trishtimin tėnd.

    Nuk di ē'tė them asgjė pėr kėto...
    pa lidhje tani mendimi pėr gruan e ēalė...
    ēala si ngjala, kėndojnė ende
    tek mejhanet e vjetra,
    dhe zhduken fjalėt, si hijet mėngjesit
    Vrapojnė... fluturojnė... huh, jo.
    ...Ky s'ėshtė fluturim. Kjo orė mbi tryezė
    tepėr tė shkurtėr e ka njėrėn kėmbė...

    FRAGRANCĖ...

    Kisha vdekur njė pasdite tė hėnė pėr ty.

    Unė - isha zonjusha udhėtare…
    e rrethuar nga dunet e shkretėtirės
    ankohesha pėr rėrėn qė hynte
    mes gishtėrinjve tė kėmbės.

    Ishte njė i nxehtė qė tė shtypte
    si siset e njė gruaje trashaluqe
    dhe shume larg... (sa ėndėrr dukej)
    vareshin litarė tė ujshėm

    Papritur mė tmerroi ulėrima jote
    Krifa jote zemėrake lėpinte dunet
    pas hapave tė mi

    Ēfarė stuhie e dashur, senzuale
    zėri yt, prekja jote,
    gjurmėt e hidhura mbi lėkurė,
    flaka, mėrzia, ankthi dhe tortura

    Unė - zonjusha udhėtare…
    i shihja tė gjitha
    vdekjen time dhe vajin tėnd
    shkretėtirėn dhe ujėvarėn
    tė ftohtin e vetmisė dhe vapėn e turmės
    urrejtjen dhe dashurinė e varrit.

    Mbyllur - gjithė dėshpėrimin e burrit
    nė njė tingull tė shkurtėr -
    gjithė dashurinė e frymės nė njė ēast tė kalbur...

    SI U BĖMĖ KĖSHTU, ESMERALDA…
    (Pėr E. Bardhin)

    Si u bėmė kėshtu, Esmeralda...
    Dikur ndjenim yjet qė digjeshin
    nė njė ekstazė mentale tė lumtur
    mbėshtjellur nga pluhuri i tyre
    pėrqeshnim pluhurin e rrugėve
    stėrkalat e baltės pas rrobave
    thashethemet konfuze tė miqve...

    Me dy gota ponē portokalli
    cigare elegante ndėr gishta
    i mbysnim duke qeshur
    dhe -"Goodnight Moon1" pėr ty, e dashur
    (pėr mua qė po nisesha pėrtej Hėnės)

    Si njė kafe qė s'mund ta pi nė kėmbė
    si njė fetus qė s'lindet qė nė ngjizje
    kėshtu ėshtė malli im pėr ty, e dashur
    i tillė qė s'mund tė shuhet fjalėsh elektronike

    Janė trashur mjegullat pėrreth nesh
    horizontet vriten pėrditė -
    kuaj tė egėr, tė pazbutur...

    Si u bėmė kėshtu, si u bėmė
    si tė rėnė nė humnerė
    drejt yjeve sytė i mbajmė
    por sa i largėt,
    sa i paarritshėm pluhuri i tyre
    sa e egėr…
    sa e huaj hungėrima e Hėnės
    qė nuk perėndon mė prej kohėsh...

    1 Goodnight Moon - Natėn e mirė, Hėnė (fusnotė nga s.g.)

    IKONA

    Kishe qenė pėrherė aty
    me shikimin e keqkuptueshėm tė njė ikone.
    por unė isha lodhur nga zbėrthimi i miteve
    dhe kėnga e sirenave
    Sa kish nisur tė plaste ujė nė anije
    dhe flaka e vdekjes digjej
    nė sytė e marinarėve

    Kishe qenė pėrherė aty
    pėr tė ma kujtuar se
    ndėr njėmijė ēelėsat qė mbaja nė duar
    asnjėri nuk ishte i duhuri,
    por nė dėshpėrimin dhe ankthin tim
    s'munda tė shoh se dyert ishin tė hapura.
    Mjaftonte tė shkulej njė stuhi gjaku.

    Kishe qenė pėrherė aty
    pėr tė mė shkundur… se
    duhet t'i trembesha fitores mė shumė sesa humbjes
    por mrekullia qėlloi mė e gjallė se e vėrteta
    dhe dėshira mė e fortė se frika

    Kishe qenė pėrherė aty pėr tė mė thėnė se
    syri ėshtė pengesa qė vonon kohėn
    por atėbotė ikonat i varnin nė mure
    dhe i gėzoheshin arit tė kornizave

    Nuk e dija se ikonat kishin zemėr
    nuk e dija se tė verbėrit shihnin tė pėrtejmėn...

    ĒFARĖ I URREJ MĖ SHUMĖ NJĖ DITE

    Ēfarė i urrej mė shumė njė dite -
    Ėshtė mėnyra se si ajo mė shfaqet
    me sy tė skleposur si cerkat kafe nė muret e wc-sė
    frymėn e hidhur qė fishkėllen mes buzėve
    si era e janarit nė plehrat e arixhinjve tė Rrapishtes

    Ēfarė i urrej mė shumė njė dite -
    Ėshtė kaosi i dhomės qė mė sfidon
    vuajtja tė gjej veshjen e duhur
    flokėt qė kurrė s'iu bindėn talentit tim
    shpėrndarė si sprija nė qafė dhe supe

    Ēfarė i urrej mė shumė njė dite -
    Ėshtė pickimi nė gjoksin e djathtė
    ai teli jeshil qė dridhet nė sy
    ajo zile telefoni si cėrritje e ngordhur
    qė s'mė thotė kurrė ndonjė gjė tė bukur

    Ēfarė i urrej mė shumė njė dite -
    Ėshtė gjatėsia dhe shkurtėsia e saj
    ėshtė drita dhe mugėtira e saj
    ėshtė hutimi dhe pazotėsia e saj
    pėr t'mė dhėnė njė mbrėmje tė ėmbėl

    Ēfarė mund t'i mbetet njė dite -
    Pas gjithė kėtyre urrejtjeve… !?

    FANTAZMAT E FSHEHURA

    Qeshem me frikėn e tim biri
    prej fantazmave qė fshihen nė dollap

    I them: Janė fėmijė tė humbur
    qė duan tė luajnė.
    Ushtarė tė lodhur nė luftra yjesh.
    Mbretėr me shpata tė thyera
    dhe princesha qė presin tė martohen
    sapo tė dėgjojnė trokun e kalit tė argjendtė.

    Janė fshehur nė dollapin tėnd, shpirt
    derisa tė kalojė stuhia
    dhe nė cepin e dritares tė shkrepė
    njė mėngjes bukurosh.

    Atėherė do tė shkojnė nė pyll
    ku kėshtjellat shemben e ngriten
    si bregut tė detit nė verė.

    Ndėrsa tė qetė atė e merr gjumi
    me thonjtė kapur fort pas mishit tim,
    shoh Friken tė shtrihet pranė meje
    me gisht mė tregon drejt pyllit tė zi
    fantazmat e varura nė degėt e pemėve...

    PROZAIKE

    I hėngrėm dyzetmijė tė vdekur pėr drekė
    na ēorrėn zorrėt ca kocka tė patretura mirė
    por mė nė fund, i hėngrėm.
    Varrezat e pėrbashkėta nuk janė kurrė mė madhėshtore
    se ndėrgjegjja jonė
    mė tė thella se stomakėt tanė
    dhe ē'ėshtė e vėrteta
    aspak mė konspirative se gjuha jonė
    gjithnjė i nxjerrin mbeturinat e festave nė sipėrfaqe.

    Cili ėshtė kuptimi i zhvillimit
    kur ne mbetemi po ato egėrsira…
    qė thuhet se gjalluan miliona vjet tė shkuara
    Vetėm centimetrat e trupit dhe vitet e jetės
    janė rrudhur si lėkura e shagrenit tė Balzakut.

    Mos ndoshta, prandaj im bir, Aleksandri
    ka zgjedhur tė dashurėn nga fisi i dinosaurėve.
    Ah, ndoshta ajo i duket…
    mė e bukur, mė e ndjeshme, mė e ėmbėl
    se Anxhela qė jeton njė derė mė tutje

    Nė heshtje i jap njė bekim tė frikshėm
    Unė, mėma-madre-materia…
    Qė akoma besoj tek Dashuria por jo tek Njeriu.

    LAJME LUFTE NĖ TRYEZĖ

    I hėngrėm dyzetmijė tė vdekur pėr drekė…

    Varrezat e pėrbashkėta nuk janė
    mė madhėshtore se ndėrgjegjja jonė,
    mė tė thella se stomakėt tanė,
    mė konspirative se gjuhet tona. Gjithnjė i nxjerrin
    mbeturinat e festave nė sipėrfaqe.

    Cili ėshtė kuptimi i zhvillimit
    kur ne mbetėm po ato egėrsira…
    qė gjalluan miliona vjet tė shkuara
    Mos ndoshta, prandaj, im bir, Aleksandri
    ka zgjedhur tė dashurėn nga fisi i dinosaurėve?!
    Ajo i duket…
    mė e bukur, mė e ndjeshme, mė e ėmbėl
    se Anxhela qė jeton njė derė mė tutje.
    Nė heshtje i jap njė bekim tė frikshėm,
    Unė mėma-madre-materia,
    Qė ende besoj tek Dashuria
    Por jo tek Njeriu.

    DHJETOR I NGRIRĖ

    Nė gishtat e mi dhjetori ka ngrirė
    Rruga fryn erė, tym del nga gjaku
    Nė grykė pėrvėlon shpėrfillja e shkrirė
    Zi e akullt…

    Mė kyē e mė shkyē pas portash cinike
    Mė vdes e mė ngjall nė role tė reja
    Mbi flokė njė kurorė si brirė drenushe…
    Si thonj rrufeje

    Ē’po bėhet, mė thuaj, po vdesim dhe ne ?
    As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
    Dhjetori ka ngrirė, rruga fryn erė,
    Zi buzagaz…

    KJO DORĖ E TRISHTIMIT SHTRIRĖ

    Kjo dorė e trishtimit shtrirė
    delfin dashurie nė rrjete
    ah, ato shkėndija tė kaltra si yje
    mbi tė zezėn e gjatė te flokut

    Si nuk i sheh si shpėshtillen
    udhėt e zemrės
    ēastin kur shkel mbi to?!

    Vjeshtė e hutuar
    Vjeshtė e vonuar
    Zemra ime s'rron kėtu...

    MBRĖMJE VERE ME ZONJĖN VENUS

    Zonja Venus prek flokėt e mi
    ndėrsa kotemi nė verandėn e saj kėtė mbrėmje vere
    Dhe kur thotė: sa tė rėndė, sa tė mėndafshtė
    Ajo prźt qė shikimi im i lodhur
    Tė kthehet nė tinguj

    Jam angėsht, kam rrahje tė frikshme nė gjoks
    Mbrėmja djersin nėpėr gjethe…
    Vera dehet nė gotė…

    Zonja Venus gati mė bind se s’ka pikturė mė tė rrallė
    Se njė lule nė shkretėtirė
    As gjė mė tė ėmbėl
    Se jugu i njė vendi…

    Ndėrsa thotė kėto ajo prźt nga unė
    njė pėrgjigje kushedi sa tė re
    Sa tė padėgjuar

    Por mbrėmja ėshtė e nxehtė.
    Dhe fjalėt njėsoj si flladi sonte nuk vijnė…
    ...Ajo prek flokėt e mi tė mėndafshtė
    Unė - thekėt e shallit tė saj tė zi,
    ...ngadalė....duke pėrtypur kockat e fjalėve tė pathėnshme

    Dhe s’ka si t’a dijė se pamundėsia
    Pėr tė gjetur njė gjilpėrė
    Qė t’mė lexojė vijėzat e holla nė lėkurė
    E tė shpėrthejė gjithė meloditė si nė njė pllakė gramafoni
    Po mė grin pėrbrenda…

    KUR TRISHTOHESH TI....
    (Markos)

    Nuk dua tė trishtosh qė sot, biri im,
    Qielli yt ėshtė ende prej kristali,
    Kur njė njollė shoh aty a gėrvishtje nxin,
    E fshij shpejt me njė puthje malli.

    Ti, shpejt do lundrosh i vetėm, shpirt,
    Nėpėr dete a ujėra tė thella,
    Ndėrsa unė krejt e verbėr nga frika pėr ty,
    Do rrėfej pėrralla tė vjetra.

    S'po tė tremb qė tani se ka dyer qė s'hapen,
    Ka dritare nga ku s'hyn dot dritė,
    Se njė Circe do njohėsh, do ndjekėsh Itakėn,
    Si farin e dashur tė jetės

    Do qash e do qeshėsh, do vdesėsh e ngjallesh,
    Brenda ēastit kur burri rritet,
    I lidhur pas fjalės, qė shuhet me fjalėn,
    Rrėzohet dhe ngrihet...

    Do kesh kohė pėr tė gjitha kėto, shpirti im,
    Qielli yt ėshtė ende prej kristali,
    Kur njė njollė shoh aty a gėrvishtje nxin,
    Shpejt e fshij me njė puthje malli....

    SE TI NGA FIS LUANĖSH JE...
    (ninullė pėr njė djalė tė vogėl
    me emrin Aleksandėr)


    Mbi prehrin tim njė kokė e vockėl
    Nė ėndėrr zhytet dalėngadalė
    Hyjni e ėmbėl dashurie,
    O mjalt’ i mallit tim tė parė.

    Ti dridhesh shpirt, i vogli im
    Ē'gjarpėr a shtrigė pas tė ndjek?
    Shtrėngohesh fort pas gjoksit tim
    Dhe doēkat fort e fort pėrpjek

    Kur hijet gjumin po ta mbysin,
    Pse s'del nga ėndrra, biri im?
    Dhe qesh me diellin, loz me lulet
    Fėrkohu trupit, flokut tim.

    Por ti m'i hedh pas qafės sime
    Dy krahėt e njoma si gjerdan
    Damarė tė kaltėr pulsojnė fort
    Njė rrudhė e vockėl ballin ēan

    Se ti nga fis luanėsh je
    Dhe shtrigat fort i kap pėr fyti
    I mbyte shtrigat, biri im
    Si Herakliu gjarprin mbyti.

    Se ti nga fis luanėsh je...

    PĖR SHPIRT TĖ FJALĖS
    (gjuhės amė)

    ...shemben pėrditė -
    buzėqeshje tė djegura,
    rrokullisen si lotė dashurie,
    tė nxehtė, tė hidhur.
    Fjalėt!

    I ndjekim me sy si largohen prej nesh
    si vrapojnė... si rrėzohen
    arrati e mbushur me pengje
    sfungjerė qė fryhen e shfryhen
    udhėve emėrhumbura...

    ...Oh, po vjen ai muzg
    kur ngjyrat do mblidhen lėmsh
    pa e bėrė mė kurrė ylberin,
    pikėn e smeraldtė tė vesės
    mbi fijen e barit...
    unė e di se atėherė
    ti do mė betohesh
    pėr shpirt tė atyre Fjalėve!

    SHKURTOHEN UDHĖT

    ...shkurtohen udhėt.
    Si zemra ime mblidhet
    e pashėruar prej habisė,
    Dashuria...
    Nga njė cep i dritares
    sheh si sfiliten,
    gratė dhe burrat e vegjėl,
    tek shtyjnė portat e rėnda
    te madhėshtisė...

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė "Gazeta e Athinės, shtator 2007)



    Majlinda Bashllari - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Pėr: Majlinda Bashllari

    Poezi shume tė bukura,tė thurrura me njė filozofi mjaft domethėnėse.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    Pėr: Majlinda Bashllari

    Sigurisht qe me vjen mire dhe ndjehem krenar per Majlinden!Per vajzen e xhaxhait tim dhe kerkoj ndjese qe po e shkruaj ketu!
    I uroj suksese ne jete dhe frymezim per krijimtarine e saj!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrshėndetje nga Majlinda
    Nga Fi3rii_bAby2x nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •