Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Skerdi Llagami

    Historia e dhimbshme e 33-vjeēarit nga Tirana qė luftoi si komandant batalioni nė radhėt e UĒK. Kush ishte "komandant Shpendi" dhe karriera e tij nė Preshevė e Maqedoni

    Skerdi Llagami, oficeri tiranas qė u vra nė Shtabin e Ali Ahmetit

    Dashnor Kaloēi

    Bardhyl Llagamit, 60-vjeēarit tiranas qė dikur pat punuar si kryeinxhinjer i Kombinatit tė Tekstileve "Stalin" e Drejtor Drejtorie nė Ministrinė e Ekonomisė, edhe sot e kėsaj dite akoma nuk i besohet dhe i duket si njė ėndėrr e keqe, qė djali i tij i vetėm, Skerdi, nuk jeton mė. Ai lajm ogurzi qė i erdhi familjes Llagami nė korrikun e vitit tė kaluar, Bardhylit vazhdon t'i duket ende si njė gjė mistike dhe krejt e pabesueshme. Ai akoma jeton me ato fjalė qė Skerdi ia pat thėnė atė mėngjez shkurti tė vitit 2001, kur e mori nė telefon nga Lugina e Preshėvės dhe i lutej qė tė mos mėrzitej, pasi ai do tė kthehej pėrsėri nė Tiranė, porsa tė pėrfundonte disa punė tė vogla. Misticizmi nė ngjarjen e vrasjes sė djalit tė tij, Bardhylit i duket, apo mė saktė ai ka dėshirė ta lidhė me njė ngjarje tė largėt tė ndodhur para 300 e sa vjetėsh.

    Asokohe njė djalė i ri i quajtur Moē Llagami, pasi vrau postkomandantin serb nė Grykėn e Rugovės, iku nga vendlindja e tij dhe erdhi e u vendos nė Tiranė, ku mė pas ai themeloi fisin Llagami. Kėshtu qė, sipas Bardhylit, fisi Llagami sikur i kishte njė "borxh" pėr t'ia larė Kosovės dhe fati i takoi qė ai tė ishte djali i tij i vetėm, 33-vjeēari Skerdilajd Llagami, apo Komandant "Shpendi" siē e njohėn tė gjithė lulftėtarėt e UĒK, ata tė Luginės sė Preshėvės dhe mė pas Ushtria Ēlirmtare Kombėtare e shqiptarėve tė Maqedonisė, ku djaloshi i fuqishėm tiranas, komandoi njė njėsi speciale.

    Kush ishte Skerd Llagami
    Skerdi u lind nė 31 tetor tė vitit 1969 nė qytetin e Tiranės dhe ishte fėmija i parė i Bardhyl Llagamit, i cili rrjedh nga njė familje qytetare tiranase tė paktėn qė prej 300 e sa vjetėsh. Fisi Llagami ėshtė tepėr i njohur dhe nga ajo derė kanė dalė shumė intelektualė tė njohur, ku shumica e tyre ishin diplomuar pėr Drejtėsi dhe Gjuhėsi. Qė kur ishte nė bankat e shkollės sė mesme "Myslym Keta", Skerdi shquhej pėr fizikun e tij tė fortė dhe kishte njė trup shumė tė bukur si tė sportistėve tė Badi-billdingut. I nxitur edhe nga babai i tij, vite mė parė ai kishte filluar tė merrej me ushtrime tė ndryshme sportive dhe premtonte rezultate tė larta nė garat e vrapimit tė atletikės. Por ai nuk mundi qė ta vazhdonte mė tej atė sport, sepse u detyrua dhe filloi punė nė Kombinatin e Tekstileve "Stalin", ku punonte dhe babai i tij, Bardhyli, i cili mė pas u bė kryeinxhinjeri i atij Kombinati. Nė fillimin e viteteve '90, ashtu si pjesa mė e madhe e rinisė tiranase, edhe Skerd Llagami u pėrfshi nė proceset demokratike duke pėrkrahur Lėvizjen e Dhjetorit, madje tė gjitha ato ditė qė vazhduan mitingjet nė Qytetin e Studentėve, ai ishte prezent atje. Lidhur me kėtė, i jati i tij Bardhyli dėshmon: "Pasi u pėrfshi nė tė gjitha lėvizjet e proceseve demokratike tė cilat ēuan nė shembjen e regjimit komunist, nė vitet qė vazhduan, Skerdi u bė njė nga veprimtarėt mė tė njohur tė Partisė Demokratike. Krahas gjithė kėtyre angazhimeve, Skerdi nuk e la pas asnjėherė pasionin e tij, e tė ushtruarit me sport dhe fiziku i tij u bė shkak, qė nė vitin 1977, atė e morėn si efektiv tė Forcave Speciale, (BRISKU) tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Qė nga ajo kohė kur ai filloi punė pranė atij reparti special, ne tė familjes na merrte malli qė ta shikonim, pasi ai merrte pjesė nė tė gjitha operacionet speciale qė zhvilloheshin pėr kapjen e personave nė kėrkim, jo vetėm nė Tiranė por edhe nė shumė rrethe tė tjera tė vėndit. Ai e dinte se si unė, ashtu dhe e jėma e tij, (bashkėshortja ime, Lumturia) dhe motra mė e vogėl, bėheshim merak pėr tė dhe nuk na tregonte kurrė pėr operacionet speciale ku kishte marrė pjesė. Tė gjitha ato gjėra unė i merrja vesh vetėm nga shokėt e tij tė cilėt sapo mė takonin mė thoshoin qė t'i flisja Skerdit, pasi ai nuk e njihte rrezikun dhe futej i pari nė mes plumbave. Ajo punė qė kishte Skerdi, e bėri atė tė papranishėm nė shtėpi dhe ne na merrte malli pėr ta parė. Kjo gjė vazhdoi deri nė marsin e vitit 1999, kur ai iku pėrgjithmonė nga shtėpia dhe nuk u kthye mė", kujton me sytė e pėrlotur, Bardhyl Llagami, tė kaluarėn e djalit tė tij, Skerdit, djaloshit simpatik e me njė fizik po aq tė bukur si ata tė aktorėve qė luajnė rolet e gladiatorėve tė arenave nė filmat hollivudianė.

    Ikja e Skerdit nė UĒK
    "Askujt nga ne nuk i tregoi kur iku pėr tė luftuar nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirmitare tė Kosovės". Kėshtu shprehet Bardhyl Llagami pėr ish-djalin e tij tė vetėm, Skerdin, i cili nė marsin e vitit 1999, braktisi repartin special tė BRISKUT dhe iku nė Kosovė. Lidhur me kėtė dhe karrierėn e tij mė mėvonshme nė rradhėt e UĒK, Bardhyl Llagami shprehet: "Ai e dinte se ne nuk do ta linim qė tė ikte nga shtėpia, pasi e kishim djaė tė vetėm dhe prandaj nuk na tregoi qė kishte vendosur tė ikte dhe tė luftonte nė Kosovė. Skerdi ishte njė tip shumė i dhembshur dhe tepėr sensibėl. Ai prekej menjėherė nga vuajtjet dhe mjerimi i tė tjerėve tė cilat nuk i duronte dot. Them se kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė ai iku nga shtėpia, pikėrisht nė atė kohė kur ushtria e Millosheviēit nisi shpėrnguljen masive tė kosovarėve nga vatrat e tyre dhe tė gjitha ekranet e televizioneve u mbushėn me tablo rrėnqethėse tė masakrave serbe ndaj popullsisė sė pafajshme tė Kosovės. Kur u largua Skerdi nga shtėpia, ne si familje u bėmė shumė merak dhe u alarmuam tė gjithė si fis. Pėr shumė kohė ne nuk lamė njeri pa pyetur, por askush nuk na dha asnjė lajm se ku ndodhej ai. Kaluan muaj dhe ne pėrsėri nuk kishim asnjė lajm pėr fatin e tij. Por na mbante shpresa se ai do tė ishte gjallė, pasi po t'i kishte ndodhur ndonjė gjė e keqe, do tė merrej vesh menjeherė. Por ne ngushėlloheshim duke menduar se ai do tė kishte ikur jashtė Shqipėrisė pėr tė punuar ashtu si shumė tė rinj bashkėmoshatėrė tė tij. Kėshtu kauan disa muaj deri nė 13 nėntorin e vitit 1999, kur nga njė gazetė tė pėrditėshme, ne mėsuam tė vėrtetėn e vėndndodhjes sė tij. Nė atė gazetė ishte botuar njė intervistė me njė djalė tė ri nga Shqipėria, i quajtur Dritan Dyrmishi, i cili nė atė kohė luftonte si Komandant Batalioni nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nė njė nga pyetjet qė i bėhej nga gazetari intervistues, se kush ishin shqiptarėt e tjerė qė luftonin bashkė me tė nė Kosovė, ai i pėrgjigjej: "Skerdilajd Llagami, komandanti i batalionit qė gjendet atje ku vdekja ėshtė mė e sigurtė". Pas kėsaj interviste qė na gėzoi pa masė tė gjithėve, ne pėrsėri vazhduam kėrkimet dhe tentuam disa herė qė tė lidheshim nė telefon me eprorėt e lartė ushtarakė tė UĒK, por pėrsėri nuk mėsuam asgjė pėr fatin e djalit tonė", dėshmon Bardhyl Llagami lidhur me mėsimin e lajmit mė tė gėzuar tė jetės sė tij, atė qė i biri, Skerdi ishte gjallė dhe luftonte nė rradhėt e UĒK.

    Nga UĒK nė Luginėn e Preshėvės
    Nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirmtare tė Kosovės, ku kishin shkuar pėr tė luftuar edhe shumė tė rinj tė tjerė nga Shqipėria, Skerdi Llagami u bė shumė shpejt tepėr i njohur. Pėr guximin, trimėrinė dhe shpirtin e tij luftarak qė ai kishte treguar nė tė gjitha betejat ku kishte marrė pjesė nė zonėn e Rrafshit tė Dukagjinit, ai ishte caktuar si komandant batalioni nė njė nga njėsitė ushtarake qė vepronin nė atė krahinė. Lidhur me kėtė, i jati, Bardhyli, dėshmon: "Ndonėse ne e mėsuam lajmin pėr vėndndodhjen e Skerdit, pėrsėri rrinim nė ankth e me gjak tė ngrirė pasi nuk po arrinim qė tė komunikonim dot me tė me telefon. Kjo gjė vazhdoi pėr muaj me rradhė dhe ajo qė na e shtoi akoma dhe mė shumė ankthin, ishte fakti qė edhe pse Lufta nė Kosovė kishte mbaruar, ai nuk po kthehej nė shtėpi. Ky ankth i yni u shua aty nga shkurti i vitit 2001, kur njė telefonatė e bėrė nga Kosova gati sa nuk na ēmėndi nga gėzimi. Ishte djali ynė Skerdi, ai qė na fliste nga Lugina e Preshėvės, ku ai kishte shkuar pas mbarimit tė Luftės nė Kosovė. Ndėrmjet atyre pak fjalėve qė ai na tha atė ditė, u shpreh: "Mos u mėrzisni, se unė do tė kthehem njė ditė aty nė Tiranė. Por sapo tė mbaroj disa punė tė vogla, sepse kėtu problemet akoma nuk kanė mbaruar". Kėto ishin dhe fjalėt e fundit qė dėgjuam ne nė telefon nga goja e Skerdit, sepse ai mbeti atje dhe nuk u kthye kurrė mė, ashtu siē na dha fjalėn", dėshmon Bardhyl Llagami, duke fshirė lotėt qė i rrjedhin herė pas here mbi faqe.

    Vrasja e Skerdit nė Tetovė
    Por edhe pas mbarimit tė Luftės nė Luginėn e Preshėvės, 33-vjeēari Skerdi Llagami nga Tirana, i njohur me pseudonimin "Komandant Shpendi", i cili kishte bėrė emėr tė madh nė rradhėt e UĒK, nuk kishte vendosur tė kthehej pranė familjes nė shtėpinė e tij nė kryeqytetin shqiptar. Po si rrodhi mė pas fati i djaloshit simpatik tiranas qė i kishte vėnė vetes detyrė tė gjendej e tė luftonte nė tė gjitha konfliktet ushtarake ku rrezikoheshin fatet e bashkėkombasve tė tij? Lidhur me kėtė, i jati, Bardhyli dėshmon: "Por edhe pas mbarimit tė Luftės nė atė zonė problematike ku Skerdi kishte luftuar pėrsėri si komandant batalioni, ai nuk u kthye nė Tiranė. Menjeherė ai ishte larguar qė andej dhe ishte vendosur nė malet e Sharrit mbi Tetovė, ku sapo ishte krijuar Ushtria Ēlirimtare Kombėtare e shqiptarėve tė Maqedonisė, e cila komandohej nga udhėhėheqėsi politik, Ali Ahmeti. Nisur nga e kaluara e tij nė rradhėt e UĒK nė Kosovė dhe Preshevė, Skerdin e caktuan me detyrėn e komandantit tė njė njėsie speciale e cila ishte direkt nėn vartėsinė e Ali Ahmetit. Nė rradhėt e asaj njėsie ai mori pjesė nė disa luftime deri mė 29 qershor tė vitit 2001, kur ra duke luftuar heroikisht nė fshatin Begovi afėr Tetovės, gjatė njė betejė me forcat e Ministrisė sė Brendshme tė Maqedonisė. Pas vrasjes sė Skerdit, njėsia speciale qė komnadohej prej tij, u pagėzua me emrin "Shpendi", duke marrė pseudonimin qė i kishinė vėnė atij qė nga koha kur luftonte nė rradhėt e UĒK nė Rrafshin e Dukagjinit. Por lajmin pėr vrasjen e tij ne e mėsuam shumė vonė, vetėm nė korrikun e vitit tė kaluar kur erdhi dhe na e tregoi, nėna e Dritan Goxhit, bashkėluftėtarit tė Skerdit qė nė radhėt e UĒK sė Kosovės", kujton Bardhyl Llagami lidhur me vrasjen e djalit tė tij tė vetėm, Skerdit, i cili u varros me nderime tė mėdha nga tė gjithė shokėt e tij tė Luftės. Pas marrjes sė atij lajmi, Bardhyli u nis pėr nė Kosovė ku ai u prit me nderime tė mėdha nga Dilaver Goxhaj, (ish-komandant brigade nė UĒK) bashkėluftatėrėt e djalit tė tij dhe Kryetari i Bashkisė sė Gjakovės, Aqif Shehu, i cili pasi e shetiti atė nė tė gjitha vėndet ku kishte luftuar i biri, e quajti Skerdin: "Heroi i Gjakovės". Mė pas Aqif Shehu me ish-pjestarėt e UĒK ku kishte luftuar Skerdi, e dorzuan Bardhylin nė kufirin me Maqedoninė ku atė e pritėn pėrfaqėsuesit e Ali Ahmetit, tė cilėt e ēuan atė nė selinė e Shtabit tė tyre nė Malin e Sharrit. Aty pėrveē Ali Ahmetit, Bardhyli u prit me nderime tė mėdha edhe nga Fazlli Veliu, Gėzim Ostreni dhe nga i gjithė Shtabi i UĒK , tė cilėt e ēuan atė tek vėndi ku ishte vrarė i biri i tij. Aty rrėzė Malit tė Sharrit, nė afėrsi tė njė xhamie ku ndodhet edhe sot varri i Skerdilajd Llagamit, Ali Ahmeti me bashlėluftėtarėt e tij bėnė homazhe dhe vendosėn kurora nė shenjė nderimi pėr ish-shokun dhe kolegun e tyre nga Tirana, qė dha jetėn duke luftuar bashkė me ta nė emėr tė tė drejtave tė shqiptarėve.

    O bir!

    Ē'e gjeti, ē'e gjeti shtėpinė pėrdhese
    Mbahej e zeza me ca fije shprese
    E mbėshtolli nata
    Nata dhe mandata
    U ku ku'!

    Si e more vesh, se tė desha unė
    Erdhi hija jote, vetė kishe punė
    Hije nazelie
    Bėrthama kajsie
    Syt'e tu.

    Ti na pe ngadalė, ngadal' e ngadalė
    Heshtja jote ishte muhabet i gjallė
    Na shkrive tė dyve
    O drita e syve
    Me lot!

    Varur nė mur, shqiponja dhe ti
    Dje ishe djalė, sot fotografi
    Ditėn tė vėshtrojmė
    Natėn tė lotojmė
    O bir!

    Pėrmbi varrin tėnd bora qė ka rėnė
    Kalė do tė bėhet, fjalėn na ke dhėnė
    Merri tė dy botėt
    Me vehte dhe lotėt
    Zinxhir.

    Djalė nė Tiranė, burrė nė
    Gjakovė
    Trimi nė Preshevė bie nė Tetovė
    Ngrihu bir nga varri
    Shko tek lapidari
    Nėna Shqipėri.

    Do tė vinė djemtė, vajzat
    lulekuqe
    Pleqtė flokė borė edhe dy
    burbuqe
    Se tė deshėn shumė
    O deti me shkumė
    Rri i qetė, fli!

    Kishe emėr mbreti, ca fije argjendi
    Kalove ylberin, more emrin "Shpendi"
    Lulet janė strukur
    Skerdilaid i bukur
    Dhimbsurisht.

    O ti qiell i pa anė, o ti qiell!
    Dhe ti hėnėzė e prerė, dhe ti diell!
    Si s'na thatė asnjė fjalė
    Kur na ra ai djalė
    Trimėrisht.

    Varri atje lart, pranė njė xhamie
    Malet rreth e rrotull, tokė
    Shqipėrie!
    Arratisen lotėt
    Dhe betohen shokėt
    Pėr LIRI!

    Ti njeri, a ē'je ti, qė qėllove
    Komandantin dhe shqiponjėn dykrenore
    Mos kujto se i ke fikur
    Trimat bien pėr tu ngritur
    Pėrsėri!

    Nga Bardhyl Llagami
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:44

  2. #2
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Lavdi Skerdi Trimit!

    Kokėn lart Bardhyl Llagami!
    tė gjitha me masė!

  3. #3
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Njerez te tille jane per tu NDERUAR edhe KUJTUAR...

    NDERIMET E MIA ...
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Lavdi perjetesishte ketij burri te kombit.

    Do vije koha kur Kosova e Shqiperia do te i nderojne ne menyre instituconale keta martire te kombit.Me vjen turp qe tre vjete e gjysme pas luftes te mos kem ndegjuar per kete hero te kombit.Emeri i tij nuk guxone te harrohet ne tokat shqipetare.Familje e Skerdit ndjehuni krenare.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E kam ditur qe ne Kosove kane shkuar si luftetare edhe djem nga Shqiperia, por nuk kam njohur emra konkrete.

    Nderuar qofte kujtimi i tij!






    Desha te permendja dhe dicka qe ne leximin e artikullit e ndjeva si mungese takti (apo respekti) apo nje gabim nga ana e autorit te tij.

    Kėshtu shprehet Bardhyl Llagami pėr ish-djalin e tij tė vetėm, Skerdin, i cili nė marsin e vitit 1999, braktisi repartin special tė BRISKUT dhe iku nė Kosovė.

    Si mundesh te shkruash per "per ish-djalin e tij te vetem"???

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Tirones e tirancave ju hapte gropa e madhe sa ajo e liqenit te Pogradecit qe nuk i ngrene Lapidarin perball Skenderbeut ktij heroji kombetar, por kane ndyresiren Rama, me tasin e makaronave te Karitasit Nano para, ne krye te venit.

    Para shlirimit patriotet shqiptare kishin kolaboracionistet turq qe i shihnin me perbuzje kta kopuker qe donin tua merrnin pushtetin e pronat e turkut.
    Tani patiotet shqiptar kane kolaboracionistet serbe e grek qe i shohin me perbuzje kopuket e rinj qe duan tua marrin pushtetin e pronat qe ja dhane serbet e grekrit.

    Dhe kemi si gjidhmon popullin "debil" qe ben sehire komedine e vet te mjerimeit dhe pret kush do te fitoje davane e nisur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajaku : 18-03-2003 mė 17:50

  7. #7
    Happy Maska e milanistja_el
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Memorial ne Tirane ne perkujtim te Komandant "Shpendi" (06-05-2012)


    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha ka zhvilluar dje homazhe nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit. Basha ėshtė pėrulur me nderim dhe respekt pėr tė gjithė ata qė dhanė jetėn pėr ēlirimin e vendit, lirinė e kombit dhe njė jetė tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt shqiptare.
    Nė kėtė ditė tė nderimit tė heronjve tanė, Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha ka zhvilluar vizita nė familjet e Dėshmorėve tė Kombit.
    Nė kėtė ditė, njė nderim i veēantė shkon dhe pėr ish ushtarėt e UĒK-sė. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės u ndal nė familjen e Heroit tė Kombit Skerdilajd Llagami, i njohur me pseudonimin “Komandant Shpendi”.
    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha u angazhua pėr ngritjen nė Tiranė tė njė memoriali nė pėrkujtim tė komandant Shpendit i cili u bė pjesė e tri luftėrave pėr liri, si pjesė e Ushtrisė Ēlirimtare nė Kosovė, mė pas nė atė tė Luginės sė Preshevės si dhe Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni. Skerdilajd Llagami ra mė 29 qershor tė vitit 2001 nė fshatin Begovi afėr Tetovės.
    ...

    06-05-2012 / Gazeta 55
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga milanistja_el : 08-06-2012 mė 03:10
    Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  8. #8
    Happy Maska e milanistja_el
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    9 maj 2012: "Medalje e Artė e Shqiponjės"

    Presidenti i Republikės, Bamir Topi i akordoi Skerdilaid Bardhyl Llagamit (pas vdekjes) “Medaljen e Artė tė Shqiponjės” me motivacionin: “Komandantit trim tė luftės pėr ēlirimin e trojeve shqiptare, nė vitet 1999-2000, i cili ia kushtoi jetėn, deri nė flijim, ēėshtjes sė lirisė, pavarėsisė dhe tė drejtave njerėzore e kombėtare tė shqiptarėve”.

    (http://www.president.al/shqip/info.asp?id=7462)

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga milanistja_el : 08-06-2012 mė 03:11
    Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  9. #9
    Happy Maska e milanistja_el
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Tetovė, 9 maj - Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, ka dekoruar sot me titullin “Dėshmor i Kombit” pesė nga 71 ushtarėt nga Shqipėria tė rėnė nė luftė nėn emblemat e UĒK-sė.

    Bėhet fjalė pėr gjeneralin Tahir Sinani, Skerdilajd Llagamin – komandant “Shpendi”, Lefter Koxhajn – komandant “Teli”, Pajtim Rrocin dhe Ndriēimi Koxhėn.

    Lajmin e bėn tė ditur Shoqata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, e cila njėherėsh informon edhe pėr aktivitetet dhe bashkėpunimin e saj me organizatat e tjera.

    Kėshtu, nė njoftimin e SHVL UĒK-sė tė Fazli Veliut, bėhet e ditur se “organizata NFUV – NGO Military, e kryesuar nga M. Kastriot Dokolli nė Tiranė, pėr fėmijėt e familjeve tė Dėshmorėve ka ndarė 15 bursa pėr studime profesionale”.

    Marre nga zhurnal.mk
    Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  10. #10
    Happy Maska e milanistja_el
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065


    Poezi nga libri "Krahėt e Shpendit"
    Nga Bardhyl Llagami (babai i Shpendit)

    Guri i themelit

    Nė Tiranė s'tė harrojnė
    Shkollat edhe bangat,
    "Brisku", shokėt tė kujtojnė,
    Kur luftove bandat.
    Ishte nėntėdhjeteshtata,
    Vendi pėrpak humbi,
    E stėrgjatė ishte nata,
    Pillte rreshje plumbi.
    Po ti bir, ti, ku flije?
    Dit' e natė pėrmbi tank,
    Syri tė kishte marrė hije,
    Balli, gjak e plagė.
    Tė kujtohet, moj Koshare,
    Predhat kur lėronin vendin,
    Ato binin me batare
    Ato donin "Shpendin".
    Tė ndėrmendet Dukagjini,
    Djali me kallash nė dorė,
    Netėve gjer nė agim,
    Nėpėr malet me dėborė.
    Moj Gjakov' e papėrkulur,
    Kush tė pa, s'tė deshi ty?
    Nė Pashtrik s'rri mė ulur.
    Porse zemra bash aty!
    Ti lugina e Preshevės,
    Moj lugin' e madhe,
    E ke parė para predhės?
    Hidhej njė sorkadhe!…
    Dobrosini e mban mend,
    Kur sulmonte "Shpendi",
    Kundratanku si u "ēmend",
    Si buēiti vendi?
    O ju fusha e lugina,
    Erdha dhe ju pashė,
    "Erėn kurrė mbrapa shpinės"
    Amanet, ju lashė!…
    Mos u nis prapė nė luftė,
    Thanė shokėt nė Prizren,
    "Shtatė lufta po tė bėhen,
    Do t'i bėj pėr vendin tim".
    Moj Tetovė, lum si ti,
    Sa Petrita, sa luanė,
    Rrėzė Sharit ku rri ti,
    Shqipėrinė nė zemėr kanė.
    Nėpėr ėndrra ti na del,
    Je nė zemėr, pėrmendore,
    Mbete guri nė themel
    I kėshtjellės Arbėrore!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga milanistja_el : 08-06-2012 mė 03:31
    Mos ua bej te tjereve ē'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur vdes njeriu...????
    Nga Eda H nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 01-07-2011, 09:30
  2. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. A mund tė sherojnė psikologėt shpirtin njerzor?
    Nga mesues nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 13:38
  4. Skerdilaid Llagami - deshmor i kombit
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2006, 02:37
  5. Globalizimi
    Nga klevis2 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 11:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •