FALEMINDERIT KOSOVĖ!
Shkruan: Eugjen MERLIKA*
“Po tė na shtrėngonte fati me zgjedhė njānėn dysh: a mā mirė me humbun Kosovėn apo lirģn, pėlqejmė mā parė tė humbasim lirģn, mbasi kėtź, tė bashkuem me Kosovėn, jemi tė sigurtė se dikur mund t’a fitojmė prap.” - Mustafa Merlika Kruja
Ka ditė nė jetėn e njeriut qė mbeten tė ngulitura thellė nė kujtesė, me tė gjitha imtėsitė e tyre, duke filluar nga ngjyra e qiellit e duke pėrfunduar te veēoritė e rrugėve mbi tė cilat ecet e fizionomitė e njerėzve me tė cilėt bisedohet. Njė udhėtim i thjeshtė, nė sajė tė njė episodi, tė njė gjesti, tė njė fjale, tė njė buzėqeshjeje, tė njė takimi, merr formėn e njė ngjarjeje tė rėndėsishme, njė nga ato qė i kalojnė caqet e bėmave tė pėrditshme, qė mbeten tė veēanta, tė shquara, tė papėrsėritshme…
Njė ditė e tillė, pėr disa pjesėmarrės tė familjes Merlika, ndėrmjet tė cilėve biri i dytė i Mustafait, Fatosi 91-vjeēar, qe 10 shtatori 2011. Ishte vizita e parė e kėsaj familjeje nė Prishtinė, kryeqendra e Kosovės sė pavarur, njė vizitė nė kėrkim tė njė rruge, tė njė pllake me njė emėr tė dashur, tė vendosur diku, nė fillimin e saj. Ai emėr ishte Mustafa Kruja, emri i atit, i gjyshit, i vjehrrit, i xhaxhait tė secilit nga pjesėmarrėsit e kėtij grupi tė vogėl grash e burrash, qė udhėtonin atė ditė nga Tirana nė Prishtinė.Nuk qe shumė e lehtė gjetja e asaj pllake me atė emėr, mbasi nė krye tė rrugės, qė ėshtė karshi ndėrtesės sė Kuvendit tė Prishtinės, ishte hapur njė kantier pune e pllaka ishte zhvendosur rreth 200 metra mė sipėr. Por njerėzit ishin tė gatshėm pėr tė ndihmuar, pėr tė dhėnė shpjegime, drejtime, aq mė shumė kur merrnin vesh pėrkatėsinė e personave e lidhjet familjare me “ish-Kryeministrin e Shqipėrisė e tė Kosovės”. Ato minuta tė kaluara aty pranė asaj pllake duke bėrė fotografitė, aq shumė t’ėndėrruara nė njė jetė tė tėrė tė dėrmuar nė kampet e internimit dhe nė burgjet e diktaturės komuniste, vetėm e vetėm pse ishin familjarė tė Mustafa Krujės, pa marrė pjesė asnjėherė nė politikėn aktive, qenė tepėr prekėse. Kalimtarėt ndaleshin, pyesnin, interesoheshin, shprehnin mirėkuptim. Pėr tė gjithė ishte njė emėr i njohur qė, tė vjetėrve u kujtonte vitet e para tė “ēlirimit” nga thundra serbe, vite iluzionesh tė Atdheut tė bashkuar, tė mėsimit nė shkollat shqipe, tė nėpunėsve shqiptarė nė zyrat e administratės, t’ardhur nė trevat e tyre nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, pėr tė sendėrtuar ėndrrėn e Shqipėrisė etnike, tė prekėshme, tė gjallė. Ai emėr u kujtonte vizitėn e tij nė qytetet e ndryshme tė Kosovės n’ato ditė tė fundit tė qershorit 1942, i shoqėruar nga ministri kosovar i Punėve botore, Iljaz Agushi, dhe ministri vlonjat i “Tokave tė lirueme”, Eqerem Vlora; njė treshe personalitetesh qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė e Epėrme, tė Mesme e tė Jugut, nė njė Qeveri “kolaboracioniste”, qė kishte guximin tė kthente mbrapsht kėrkesat e Komandės gjermane tė Beogradit pėr dorėzimin e hebrejve e qė kishte si synim tė parė tė saj bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm.N’ato vizita ai u foli kosovarėve me gjuhėn e tyre, pėr betejat e hershme pėr me shpallė pavarėsinė: “E kush kje atėherė pararoja e Revolucionit Shqyptar?Kush kjenė trimat qi e dėrmuen ushtrinė anmike dhe banė me rą nė guj e me lypun paqė? Kosovarėt. Kah Kosova ishin drejtue sytė e tonė Kombit. Prej Kosove pritej shpėtimi, lirija e tij. Fati i Shqyptarķs po dahej nė Shkup…” Ai nderoi kudo kujtimin e miqve e shokėve tė vjetėr tė luftės pėr Shqipėrinė e pavarur, tė Hasan Prishtinės e tė Bajram Currit, tė Isa Boletinit e Dervish Mitrovicės, tė Niman Ferizit, Hysni Currit, Sali Gjukės e sa e sa bijve tė Kosovės, tė rreshtuar pa asnjė kursim nė shėrbim tė themelimit e tė zhvillimit tė Shtetit shqiptar. Pėr tė ardhja nė Kosovė ishte, “pikė sė pari nji detyrė haxhillėku qi e ka borxh ēdo shqiptar kur mundet me e krye.”
Familjarėt e tij, edhe se me vonesė, mbas 70 vjetėsh po e kryenin atė detyrė, duke ardhur mes nipave t’atyre kosovarėve, qė n’atė kohė kishin shtruar qilimat pėr tė pritur jo vetėm Kryeministrin, por edhe mikun, vėllanė, birin, deputetin e tyre. Imazhin e tij e kishin pėrcjellė nga brezi nė brez, deri nė ditėn fatlume kur Kosova do tė fitonte pėrgjithmonė lirinė e saj. Atėherė ajo do tė shihte vetveten nė pasqyrė, do tė bėnte bilancin e historisė sė saj, do tė ndryshonte simbolet qė kishin pushtuar, prej gati njė shekulli, qenien e saj. Ajo do tė kthehej nė rivlerėsimin e figurave historike qė ruante me dashuri e urtėsi nė kujtesėn e saj, edhe se koha mizore, vrastare e vlerave tė vėrteta, ishte munduar t’i fshinte. Nė listėn e emrave qė e nderonin kujtesėn e saj historike ishte dhe ai i Mustafa Krujės, njeriut qė ”deshi mā fort Shqipninė se popullaritetin e vet”, qė luftoi nga bankat e Mylqijes nė Stamboll e deri nė frymėn e fundit nė Niagara Falls tė SHBA, me tė gjitha fuqitė e tij pėr idealin e Kombit tė bashkuar.Nėse historishkruesit e diktaturės nė Shqipėri vazhdojnė ta quajnė “tė pambrojtshme” figurėn e tij, kėto emėrtime tė rrugėve tė Prishtinės, Pejės e Gjakovės me emrin e tij, janė pėrgjigjja mė e mirė qė ideali i kombit tė bashkuar mund t’i japė pėrdhosėsve tė historisė sė tij.Gjithė kėto mendime shtjelloheshin nė trurin e vizitorėve tė pazakonshėm t’asaj rruge tė thjeshtė tė Prishtinės n’atė ditė tė nxehtė shtatori, qė i shėmbėllente verės sė tejzgjatur. Nga thellėsitė e zemrave tė tyre buroi njė falėnderim i sinqertė e i fuqishėm, njė zė i brendshėm qė gėlonte nga vetėdija e familjes dhe fisit qė mbante mbiemrin Merlika, nga shpirtrat e tė vdekurve e nga ndjenjat mirėnjohėse tė tė gjallėve, qė nga biri 19-vjeēar Besimi, i vdekur nė duart e babait nė tė largėtin nėntor 1944 nė Vjenė, deri te motra Xhire-Anxhela qė shoqėroi frymėn e fundit tė vėllait tė saj tė madh nė Niagara Falls, nė po ashtu tė largėtin dhjetor 1958.Tė gjithė me njė zė shprehemi: FALEMINDERIT KOSOVĖ! pėr ato pllaka me emrin e Mustafa Krujės nė rrugėt e qyteteve tė tua. Ato janė dėshmi e respektit dhe vlerėsimi mė i lartė qė kujtesa e kombit i ka bėrė veprės sė tij, Faleminderit! Sė bashku me kėtė falėnderim rrjedh edhe urimi ynė po aq i sinqertė pėr t’ardhmen e Kosovės, pėr zhvillimin e begatinė e saj, nė pėrputhje me ėndrrat mė tė bukura tė bijve tė saj trima e bujarė.
*Autori, shkrimtar e publicist, ėshtė nipi i Mustafa Krujės.
Krijoni Kontakt