Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    The Economist: Kohë të mira, më në fund.

    Kohe te mira, me ne fund.

    26 Tetor 2006, Tirane

    (nga version i shtypur i Economist)

    Nje bum i papritur ne Shqiperia do ti beje mire Ballkanit.

    NUK eshte e veshtire te gjesh lajme te keqija ne Shqiperi: vendi eshte i korruptuar, shteti eshte i dobet dhe krimi i organizuar eshte i forte. Por gjate pese viteve te shkuara vendi ka kaluar nen nje shnderrim pak te dukshem por mbreselenes. Kaosi dhe dhuna e 1997, e nxitur nga rrezimi i skemave piramidale qe zhduken kursimet e shume njerezve, as qe mund te mendohet sot.

    Blloqe apartamentesh dhe zyrash me ngjyra te ndezura kane mbire kudo ne Tirane. Rruget e vendit po rregullohen dhe shtrihen me shpejtesi. Edhe Vlora, dikur nje qytet i varfer, gropa-gropa, i shkaterruar, i mbushur plot me kurde, te huaj te tjere dhe shqiptare, te gjithe ne pritje per tu trafikuar drejt Italise - po perjeton rilindjen e vet.

    Nje fushate kunder trafikut te njerezve, se bashku me nje pezullim te mjeteve lundruese te motorizuara, thuajse i ka dhene fund kesaj lloj tregtie. Nje pjese e saj ka hyre ne ndertim dhe te tjera biznese te ligjshme. Prej uljes se kriminalitetit, hotelet dhe restorantet tani presin pushues shqiptare nga viset fqinje te Kosoves dhe Maqedonise.

    Stabiliteti relativ i viteve te fundit ka ndihmuar qe Shqiperia te terheqe banka te huaja. Keto kane futur ne treg risi si kredite e shtepive, qe nga ana e tyre kane ndihmuar ne bumin e ndertimeve.

    Kur politikanet e BE flasin per nderprerjen e procesit te zgjerimit apo deklarojne per kufizime te krahut te punes ndaj vendeve antare te rinj te mundshem, shqiptaret nuk shqetesohen shume. Ndones ka pak statistika te besueshme, rreth 1/3 e popullsise prej pak me teper se 3 milion banoreve mendohet se jeton jashte, kryesisht ne BE: te pakten 600 mije ne Greqi, me teper se 200 mije ne Itali dhe rreth 200 mije te tjere ne vende te tjera. Emigrantet sjellin rreth 1 miliarde € ne vit, dhe te hollat e tyre financojne sektorin e ndertimit si dhe ate te shpenzimeve te konsumatorit. Po keshtu dhe te ardhurat nga krimi i organizuar, ndonese policia thote se fushatat arsimore e kane ulur ndjeshem numrin e vajzave te shitura jashte Shqiperise per prostitucion (duke u genjyer se do te punojne si pastruese apo dado).

    Papunesia zyrtarisht rrotullohet tek nje 15% jo shume komod; por ne Maqedonine fqinje kjo shifer eshte dy here me e larte, dhe akoma me e larte eshte ne Kosove.

    Sot shqetesimet e medha jane e ardhmja e ekonomise - te ardhurat nga emigracioni mund te mos krijojne shume vende pune te vazhdueshme - si dhe sjellja e kryeministrit Sali Berisha. Kritiket ankohen se, me ardhjen ne pushtet vitin e kaluar, ai po perpiqet te kontrolloje jeten publike, per shembull duke kerkuar te shkarkoje kryeprokurorin. "Berishes nuk intereson ligji apo demokracia", thote Mustafa Nano, nje opinionist shqiptar me ndikim. Por institucionet shqiptare, duken me te afta per te perballuar presione keto kohe.

    Tensioni ne Ballkan do te rritet ne muaj ne vazhdim teksa Kosova, e populluar me se shumti nga shqiptare vendas, leviz drejt pavaresise. Por ne Shqiperi ka pak interes per idene e nje Shqiperie te Madhe. Ngaqe dhe rrenimi i 1997 pati nje efekt te drejtperdrejte ne ndezjen e luftes se Kosoves, me teper mireqenie dhe stabilitet ne Shqiperi eshte me rendesi per kedo ne Ballkan.
    __________________________________________________ ______

    Artikulli origjinal: http://www.economist.com/world/europ...ory_id=8089306
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ve bast me ke te doje se Mustafa Nano ne nje te ardhme shume te shpejte do te kaloje ne politike,dhe duket se ka zgjedhur si model lufte politike nje Nano tjeter qe ne e njohim shume mire.C'fare *** analisti mund te jesh kur shkrimet e tua vetem se sulmojne c'do iniciative te kryeministit te vendit qofte ky Sali Berisha apo dikush tjeter.Ku jane analizat e Muftafe Nanos?Mjafton te shash Berishen dhe quhesh analist ne Shqiperi.**** that shit.

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    murik,

    Me duket se me kryesore se cdo gje tjeter (bile edhe se nje "opinionist" sic thuhet ne artikull) pra me kryesore eshte fakti qe nje nga revistat me prestigjoze ne bote shkruan dicka per Shqiperine, dhe per me teper, dicka pozitive.
    Jam e abonuar tek "The Economist" dhe si shume te tjere ne fushen time te studimeve konsiderohet pak a shume si "bible", perfshi ketu dhe botime te tjera si "Foreign Affairs" apo "Le Monde Diplomatique" (ne France.)

    "The Economist" pervec akademikeve, lexohet edhe nga biznesmen etj, keshtu qe eshte nje reklame shume e mire per vendin.
    Gjithashtu, fakti qe eshte permendur diaspora e madhe shqiptare, eshte pozitive, sepse nje nga problemet e lidhura me zgjerimin e BE eshte frika se do kete emigrim ne mase nga vendet e Lindjes ne Perendim. Anglia psh, nxorri ligj per kufizime per emigrim te dy anetareve te rinj, Rumania dhe Bullgaria. Duke pasur parasysh se Shqiperia ka tashme nje mase te madhe ne emigrantesh (te pakten dicka e mire po del nga keto plage) atehere na jep prioritet duke ulur "friken" e Perendimit per dyndje.

    Ok, skeptiket mund te kapen me shume fakte te permendura ne artikull, apo dhe me pergjigjen time. Por nga pikepamja e PR (relacioneve publike) eshte arritje, sidomos kur lexon plehrat e shkruajtura nga Gill ne "Times" apo Carter ne "Observer."

    Per Gill lexo: Sunday Times
    Per Carter lexo: The Observer
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 27-10-2006 më 18:52

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Jam dakort me ty Lioness, dhe ne fakt artikulli mu duk pozitiv,por ajo qe me nervozon eshte nderhyrja vend e pa vend e 'analisteve" tane te famshem dhe nxirja qe mundohen ti bejne Sali Berishes ne c'do rast i jepet.
    Sali Berisha eshte aktualish kryeminister i vendit,dhe do te jete i tille te pakten deri ne fund te mandatit.Nuk vazhdohet me kete mentalitet.Sado qe kryeministri dhe qeveria kane te metat e veta,ne duhet ta perkrahim dhe ti njohim ato ane te mira qe ka,dhe jo te shajme vend e pa vend.Edhe futboll kur luan Shqiperia keta analistet tane nuk mund te rine pa permendur emrin e Sales.C'fare do qe te thone Shqiperia ka nje permiresim te imazhit qekur kjo qeveri erdhi ne pushtet nje vit me pare.Mrekulli nuk mund te kete per nje vit,por po shihen disa ane pozitive, qe nuk ia vlen ti permend ne kete teme.Sidoqofte nuk po zgjatem me shume.Kalofshi mire.

  5. #5
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770

    "The Economist" për Shqiperinë

    Me ne fund kohe me te mira

    Duket se perendimi po nderron pershtypjen e tij per Shqiperine.
    Ne nje shkrim sensacional nen titullin "Me ne fund kohe me te mira" qe i kushtohet zhvillimeve te fundit ekonomike ne Shqiperi, shkruhet se nje "boom" i papritur po ndodh kohet e fundit ne kete vend.
    "Nuk eshte e veshtire te gjej lajme te keqija ne Shqiperi,"-shkruhet ne fillim te artikullit-"korrupsion, shtet i dobet dhe nje krim i forte e i organizuar." Por me tej pohoet se ne pse vitet e fundit po ndodhin ndryshime dhe nje transformim i papritur.
    Vendi i dale nga kaosi i '97-es i shkaktuar pas kolapsit te skemave piramidale tani po rilind, madje dhe Vlora, qyteti ku dikur mlidheshin kurdet e trasportoheshin ilegalisht ne Itali, po ben nje hov te konsiderueshem.
    Ligji antiskafm thuhet ne artikull, ka dhene efektivitetin e vete, dhe parate e perdorura dikur ne keto trafiqe tani perdoren ne menyre te ligjshme ne ndertime dhe biznese ligjore. Ekonomia informale eshte reduktuar dhe ne hotelet e restorantet e vendit pushojne mjaft turiste jo vetem nga Shqiperia, por dhe nga Kosova e Maqedonia. Stabiliteti i viteve te fundit ka ndikuar ne hapjen e mjaft bankave te huaja qe ndihmojne me kredi te ndrryshme.
    Kur Bashkimi Europian, vijon artikulli, vuri kufizime ne emigracionin per punesim, ky fakt nuk u prit me shqetesim ne Shqiperi pasi nje numer i madh shqiptaresh jetojn dhe punojn ne perendim.
    Mbi 600 mije prej tyre jetojne ne Greqi, me shum se 200 mije ne Itali dhe reth 200 mije te tjere ne vende te ndrryshme. The gjithe keta emigrante dergojne ne Shqiperi reth 1 miliard euro cdo vit.
    Ka nje angazhim per te goditur krimin e organizuar, thone burime policore, eshte ulur numri i vajzave qe perdoreshin per prostitucion. Duke ju referuar shifrave te papunsise, niveli 15% i saj ne Shqiperi eshte me i larte se ne vendet e tjera te Europes thote "The Economist" por jo me shqetesues se ne Maqedoni dhe Kosov, ku ky nivel esthe me i larte.
    Por shqetesimi me i madh i shqiptarve thote revista e njohur eshte e ardhmja e ekonomise se tyre.
    Parate e emigranteve nuk mund te krijojne shume vende pune, nderkaq shqetesuese mbetet dhe sjellja e kryeministrit Berisha, i cili qe pas ardhjes ne pushtet ka vene ne kontroll te forte jeten publike ne vend.
    Analistet e "The Economist" jane te bindur se situata positive e krijuar ne Shqiperi do te ndikoje per mire ne gjith Ballkanin.
    "Mireqenia dhe stabiliteti ne Shqiperi," perfundon artikulli "eshte i rendesishem per kedo ne Ballkan."

    Mar nga gazeta Jon qe ka filluar te botohet ktu ne Kanada.
    God is coming and SHE is mad

Tema të Ngjashme

  1. Kriza energjitike apo kriza parlamentare
    Nga ajzberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 12:42
  2. "The Ekonomist": Kriza energjetike do të ndëshkojë qeverinë
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 07:04
  3. Arkeologjia ne Ballkan (Artikull nga The Economist)
    Nga D@mian në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 19:21
  4. Vala e revolucioneve demokratike në botë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 09:56
  5. The Economist: PS, disfatë të thellë në zgjedhjet e tetorit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 22:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •