Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2006
    Postime
    20

    Valbona Halili

    Din kush me teper per kengetaren Valbona Halili?
    Biografi etj.

    Kane gje te perbashket me Merita Halili?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flet kėngėtarja e mirėnjohur tiranase Valbona Halili

    Mė pėlqen veshja dhe kėnga popullore tiranase

    Albert ZHOLI

    Gjithmonė e palodhur me koncerte brenda dhe jashtė vendit. Gjithmonė me atė buzėqeshjen e saj karakteristike qė ta bėn bisedėn tė ngrohtė dhe miqėsore. Koncertet e saj i kanė kaluar kufijtė e Shqipėrisė, por ajo gjithmonė edhe pse kėrkesat i ka nė rritje, do tė kėndojė nė skenat shqiptare, aty ku mori duartrokitjet e para dhe dėshifroi perspektivėn si kėngėtare. U rrit nė skenė por edhe studioi pėr kanto, pasi kėto studime i dhanė lėmimin e zėrit, perfeksionimin e tij, por qė e lidhėn dhe mė shumė me kėngėn popullore.Dhe pse ēdo vit ajo nxjerr kėngė tė reja ajo nuk e mohon se suksesin mė tė madh e ka arritur me albumin “Hall me burrė, hall pa burrė”.
    Si ndihet Valbona kėtė verė?
    E mbushur me punė. S’kam kohė tė marrė frymė. Lėvizje tė shumta mbushur me aktivitete dhe dasma. Dihet vera ėshtė shumė e ngjeshur pėr ne kėngėtarėt popullorė se helbete martohen bota (qesh).
    Kėshtu ėshtė pėr tė gjitha kėngėtaret?
    Besoj se po. Pėrderisa unė jam plot punė mednoj se dhe koleget po kėshtu do tė jenė.
    Ndiheni e lodhur?
    Kėnga ėshtė profesion pėr mua, pra ėshėt punė. Ēdo njeri kur nė punė ndjen kėnaqėsi kur shpėrblehet nuk lodhet kurrė. Njeriu mėrzitet nga puna kur nuk shpėrblehet pėr atė qė merr dhe kur kaon nė punė rutinė. Unė s’kam punė rutinė pas lėviz nė vende tė ndryshme, me njerėz tė ndryshme dhe me vlerėsim maksimal. Kur punės i heq kėta dy elementė ajo ktheht nė bezi. Shyqr qė jam shumė e kėnaqur.
    Ju shkoni nė shumė dasma sidomos nė Shqipėrinė e mesme, gjatė kėngės nuk tundoheni pėr tė marrė pjesė ėn gėzim si dasmorėt?
    Ahaaaaaaaaaaaaaaa… Aspak. Unė e di vendin tim. Kurrė nuk jam tunduar. E kam edukuar veten me kėtė lloj pune.
    Kjo do tė thotė qė nuk pini nė tėrė ato dasma?
    Jo! Nuk pi pėrveē pijeve freskuese. Madje ato pa gaz. Ushqim ha sa pėr tė thyer paksa urinė. Nuk jam tamaqare nė tė ngrėnė.

    Nė lidhje me kėtė, je dehur ndonjėherė pa dashje?
    As me dashje as pa dashje. Pijet alkoolike nuk janė pronė e imja. Thjesht si kam qef dhe nuk paragjykoj asnjė. Se mendoj veten time tė dehem . Mė duket se s’do tė jem mė Valbona.
    E thashė kur nuk je nė punė, kur je mes miqsh..
    As athere. Nuk e them se dua tė hiqem qė jam e arrirė, por thjesjt nuk mė pėlqen pija. S’kam qenė kur mike me tė. Ndoshta unė kam tė tjera huqe. Pastaj tė them tė vertetėn nuk kam parė ndonjė kėngėtare qė tė pijė. Ndoshta ėshtė njė ligj i heshtur qė kėngėtaret e kanė pranuar nėn zė.
    Ushqimi i preferuar?
    Ushqimi tradicional tiranas dhe frutat.
    Pse ēdo gjė e lidh me Tiranėn?
    Se di. Ngaqė jam tironse dhe nė familje kemi ca tardita qė koha nuk na i ka zhvleftėsuar por na i ka forcuar me kalimin e viteve. Edhe kur dal jashtė gjithmonė kėmbėngul nė gjellėt tradicionale. Mė janė bėrė pjesė e vetes.
    Po ndonjė vegle muzikore je munduar ti biesh?
    Kam tentuar por s’ja kam arrit. Besoj se defit i bie. Nuk mbahen dy kungij nėn njė sqetull.
    Po vetė si i ke mardhėniet me kuzhinėn. A gatuan?
    Kam qef por s’kam kohė. Kur kam kohė tė them tė vėretten gatuaj me merak. Nodnjėherė bėhem dhe dembele pasi e lodhur kam dėshirė tė mė shėrbejnė (qesh).
    Mėrziteni shpesh?
    Me tėnė tė drejtėn jam tip i qeshur, jam njeri i paqtė. Por dhe zemėrohem dhe ndodh qė zemėrimin e mbaj brenda. Kjo mė dėmton, por ē’ti bėj ashtu jam. Mė pėlqen humori dhe pozitiviteti nė familja dhe nė shoqėri.
    Ēfarė bėni kur mėrziteni?
    Zė dhe kėndoj ose shikoj televizor.
    Cila ėshtė shprehja mė e pėrdorur kur mėrziteni?
    Ta marrė e mira ta marrė. Nuk dua tė shprehem keq. S’dua tė bėhem pjesė e debatit pa rezultat.
    Kur ndiheni e emocionuar?
    Kur mė ftojnė nė emisione televizive. Dua tė jem e sinqertė ndaj kam emocione.
    Por ju si trembeni spektatkleve si i trembeni emisioneve televizive?
    Kur jam pėr kėngė e kam mbledh mendjen se mikrofonin e kam pėr diēka tjetėr, por kur flas jashtė kėngės stepem. Edhe vetė ēuditem. Por ėshtė fakt.
    Jeni tip kureshtare?
    Aspak. Jam tip i qetė qė s’mė interesojnė thashethemet. Kureshtja tė devijon nga realiteti.
    Cilat janė problemet e femrės shqiptare sot?
    Sė pari papunėsia dhe mos vlerėsimi sa duhet nė jetė.
    Kjo do tė thotė se shoqėria shqiptare ėshtė ende maskiliste?
    Mund tė them se po. Ende shoqėria shqiptare vuan nga ky fenomen. Femra pėr ēdo ditė po fiton terren , por jo aq sa e kėrkon koha.
    Veshja e prefeuar?
    Nė pėrditshmėri veshja sportive, nė skenė veshja popullore tiranase.
    Kur ndiheni mė keq?
    Kur mė gėnjejnė sy mė sy.
    Je supersticioze?
    Nė pėrgjithėsi po, por jo shumė fanatike.
    Je besimtare?
    Jam njė besimtare korekte. Ndjek rregullsiht ritet e besimit tim. Besoj nė zot pasi ai mė ka ndihmuar.
    Mardhėniet me librin?
    Dua ti kem tė mira , por s’mė lė koha.

    I kushtoni shumė kohė lukut?
    Aq sa duhet pėr njė femėr, por kurrė nuk e teproj. Ruaj gjithmonė sensin e masės.
    Cilat udhėtime tė pėqejnė mė shumė. Me makinė, avion apo anije?
    Me makinė sepse ndalon dhe shijon mė shumė
    E kujtoni ende kėngėn e parė tė daljes suaj nė skenė?
    Sigurisht po. E mbaj mend shumė mirė. Ka qenė kėnga “Njė natė me Hėnė” unė jam prezantuar nė spektaklin “12 nė Hollivud”, kompozuar nga mjeshtėri Fatmir Lela dhe orkestruar nga Shpėtim Saraēi. Ishte njė ditė mrekulli. Njė ditė qė mė hapi dyer. Kjo kėngė shėnoi fillesėn e rrugės sė suksesit tim. Qė atėherė nuk i jam ndarė mė kėsaj rruge tė vėshtirė dhe tė bukur.
    Keni kėnduar, por edhe keni studiuar. Ju keni mbaruar shkollėn pėr kanto?
    Ambiciet e mia i kam bazuar nė shkollimin tim. Nė vitin 1988 kam mbaruar pėr kanto. Pikėrisht nė ato vite kur po liberalizohej jeta shoqėrore dhe komunizmi ishte nė grahmat e fundit. Nė ato vite paraprirėse e liberalizimit ishte muzika, ku njerėzit shpreheshin mė hapur dhe frika sikur ishte larguar. Kėnga popullore ishte lėnė paksa nė hije.
    Na kohėn qė studionit a jeni marrė me aktivitete?
    Kam marrė pjesė nė aktivitetet e shkollės, nė dekadat e majit qė bėnte shkolla. Por tė jem e sinqertė kur kam mbaruar Liceun Artistik atėherė fillojnė aktivitet e mia tė mirėfillta. Fillimet e mia kanė pėrfaqėsuar shkollėn tonė. Kur mbarova Liceun Artistik unė u aktivizova me Shtėpinė Qendrore tė Ushtrisė. M’u desh tė bėja shumė punė, sepse zėrin nuk e kisha ende tė formuar.
    Dhe ēasti magjik “12 nė Hollivud”?
    E vėrtetė. Ashtu mbetet nė jetėn time. Njė moment magjik. Hyra nė kėtė konkurrim me mendimin jo se do tė fitoja (sepse ishte dalja pėr herė tė parė nė skenė tė tillė), por doja tė shihja se deri ku arrinin mundėsitė e mia. Vija mbas njė fatkeqėsie, humbjen e nėnės. Dashuria pėr tė, dėshira e saj pėr tė kėnduar, ajo ndjesi qė kisha brenda vetes se duhet tė arrija diēka, bėnė qė tė gjeja forcat e tė prezantohesha sa mė dinjitoze nė kėtė spektakėl. Jam pritur shumė mirė deri nė gjysmėfinale. Ndoshta nuk shkova nė finale sepse unė isha nė njė festival qė u zhvillua nė Turqi me njė grup folklorik. Rėndėsi ka qė jam pritur mirė. “More djalė me sytė e zinj” “Eja tė lutem”, janė kėngėt me tė cilat kam debutuar.
    Suksesi dhe albumi i parė..?
    Pas suksesit mė lindi ideja pėr album. Ai do tė ishte prezantimi mė i mirė para publikut tim. E hodha hapin. Me kompozitorin e talentuar tė kėngės popullore, Fatmir Lela, realizova albumin tim tė parė. Ai ishte shtysa qė tė realizoja kėtė album. Ai mė futi nė kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme, ku Valbona pėrfaqėsohet edhe sot, pa i ndarė edhe trevat e tjera. Kam qenė njė nga kėngėtaret e para qė kam realizuar njė album. Atėherė nuk kishin dalė akoma shtėpitė diskografike. Unė tė gjitha tekstet i kam tė shkruara dhe kompozuara nga Fatmiri dhe tė regjistruara tek studioja e Shpėtim Saraēit. Albumi titullohej “Njė natė me hėnė”. Ka pasur sukses, si brenda dhe jashtė vendit. Thuajse u pėrpi. Mė dha shumė krahė.
    Tashmė vite tė tėra nė skenė. Aktualisht sa albume keni realizuar gjithsej?
    Pėr momentin kam realizuar albumin tim tė katėrt. Albumi i dytė ėshtė “Sa mė mungon, o nėnė”, kėtė ia dedikoj nėnės time. Ky album u realizua nė vitin 1996. Albumi i tretė u realizua nė vitin 2007 dhe titullohej “Hall me burrė, hall pa burrė”. Ka njė titull intrigues.
    Nė sa vende tė botės keni shkuar dhe keni kėnduar?
    Thuajse gjithė Europėn. Mė shumė nė Zvicėr, Gjermani, Itali, Greqi.
    Keni studiuar pėr kanto, keni hequr dorė pėrfundimisht nga kjo lloj muzike dhe i jeni pėrshtatur vetėm kėngės popullore?
    Isha shumė e dashuruar me kėngėn operistike, por koha, jeta bėn tė vetėn. Tashmė, mė mirė jam me kėtė zė qė kam tek kėnga popullore, them se jam mirė kėtu ku jam. (qesh)
    box
    Pushimet e Valbonės
    Po ku i kalon pushimet Valbona? Ajo thotė: “Sa herė vjen sezoni i pushimeve ne jemi tė ngarkuar me punė, kjo nuk ndodh vetėm me mua. Por them se ėshtė periudha e vjeshtės, apo mė mirė e dimrit. Jemi tė kundėrtit e njerėzve. E ka profesioni. Kur tė tjerėt bėjnė plazh, ne argėtojmė tė tjerėt. Mė pėlqen mė shumė t’i bėj jashtė pushimet”.
    box
    Huazimet dhe kėnga autoktone shqiptare
    “Nė materialet e mia nuk ka pasur huazime, janė gjithmonė materiale dhe kompozime tė reja, pa lėnė mėnjanė materialet e vjetra (tė ripunuara), tė mbėshtetura nė tabanin popullor. Kėtė e kam kėrkuar dhe vetė, por ka qenė dhe zgjedhja e vetė kompozitorėve me tė cilėt kam bashkėpunuar. Kėnga po huazohet shumė, por ėshtė publiku ai qė i dėshiron dhe i mirėpret autoktonet. Publiku ėshtė lodhur me kėngėt e huazuara”.

Tema tė Ngjashme

  1. Halili: E duam Maqedoninė si Belgjika
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 00:14
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Nevzat Halili kandidat pėr president
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 18:46
  4. Valbona Coba
    Nga barracuda nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2007, 15:18
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •