Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 85
  1. #1
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile Kėnga Magjike 2006

    Nuk e di a u zhvillua semifinalja apo jo, po kenget jane vene ne internet ne adresen:

    http://www.kengamagjike.com/2006/index.htm

    Votoni per kengen tuaj te preferuar. Mund te votohet c'do 30 minuta.

    Hajt te shofim se kush do te fitoje kete vit...me bene pershtypje vetem kenget nga Ledina Celo - Jemi Te Huaj dhe Ermal Fejzullahu - Goca Nga Tirana

    Te tjerat ishin per ibret, sigurisht, kuptohet, me stilin e tanishem qe t'i mbi-modernizosh kenget me 1 milion efekte muzikore dhe te dali nje lemsh i madh a-la-africa si jevgjit ne fund fare.

    Nejse, votoni votoni votoni dhe zgjidhni me te mirin!!
    As qe du me dit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Waaa cfare kengesh,paske te drejte parafolsja,edhe mua kjo kenga e ermalit me pelqeu Ermal Fejzullahu - Goca Nga Tirana.

  3. #3
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Kenga e Cilijetes ishte e vjedhur .

    Me pelqyen kenget -

    Kaltrina Selimit
    Beses
    Gressa Behlulit
    Ledina Celos

    Kishte kenge te bukura

  4. #4
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652

    Thumbs down

    Kenge skandaloze si gjithmone
    Nuk eshte thjeshte ceshtja e kompozimit te kenges qe eshte shume skandaloze por vete kengetaret jane te tille. Nuk kane ze per kenge

    Kengen me te mire e ka Ledina Celo dhe vendin e dyte ja jap Guximtar Rushanit.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  5. #5
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Ledines ja kane vene te plote kengen, nderkohe qe te tjereve ja kane vene vetem 30 sekonda...lol, vjen era peshk.
    As qe du me dit!

  6. #6
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Pse nga votat e Internetit varet perzgjedhja e kenges fituese?
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  7. #7
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Kengen Magjike e fiton Armend Rexhepagiqi

    Thursday, 19 October 2006

    Surprize!!!! Pavarsisht se finalistet e "Kenges Magjike" nuk jane shpallur ende, si shpesh po flitet se Armend Rexhepagiqi do te jete fituesi i mundshem i ketij edicioni. Duke shpresuar qe Arditi te mos ndryshoj mendje, me falni, po mendoja juria e kengetareve...mos te ndryshoj mendje po i bejme nje analizim te shkurter faktit se perse ka shume mundesi qe Armendi te fitoj. Se pari..."SE AI E MERITON!" e mbani mend kengen? Se dyti...pasi ēmimin e pare e kane fituar nje seri femrash,(Elsa Lila Irma dhe Eranda Libohova,Rovena Dilo duet me Pirro Ēako,Mira Konēi Ema Bytyēi,Irma Libohova,Genta) eshte rradha qe festivali te fitohet prej nje mashkulli. Se treti...Ne intervisten e dhene dy vjet me pare,per Albaniac, Armendi ka treguar se ndjehet shume i zhgenjyer nga eksperienca e festivaleve ne Shqiperi dhe nuk ka deshire te marri pjese me ne to.Po mendojme se "INSIG" e ka sjelle Armendin kete here ne Tirane, pasi normalisht nuk po mendojme qe ai te rikthehet per tu zhgenjyer serisht Sigurisht ne kishim menduar te fitonte dhe Flori, por ai nuk paska marre pjese kete vit.As Shpati, as Nora,as Blero.Pse valle keshtu? lol Fitues te tjere te mundshem? Ledina Ēelo - Po nuk ja permenden kesaj shkuarjen ne Eurosong 20 here gjate prezantimit, varem une! Ermal Fejzullahu-Kengetar shume i mire, por pa shume pretendime. Produkt 28 dhe Rovena Dilo- Dhe viti 2006 ishte viti kur Rovena filloi te ēmendej. Ēfare ben kjo me keta? West Side Family- Tani albumin e beri Arditi,festivalin Arditi, ēmimet i jep Arditi... Yllka Kuqi- Te gjithe thone ka zerin super po askush s'ja degjon kenget.Hajt ēiko a po na e knon nji kong te bukur, se e morem vesh qi e ki zonin si Selimja Dioni.Hit tash hit po dum! Orinda Huta dhe Gerta Heta do jene ne konkurim per BEST DANCE. Apo nuk ka ēmim Best Dance? NRG Band - te pakten ēmim per vokalin Bertani dhe Berkani, te dy do marrin ēmime. Do i ngaterrojne "juria" nga emri dhe do i votojne te dy. Kenga me magjike e vitit te shkuar ne kete festival? "Kam mall" e Greta Koēit. Nje vit me pas "Kam mall" mund ta degjoj serisht pa merzitje. Orinda, Julka,Aurora,Elvana pasojne listen e me te preferuarave, por "Kam mall" e Gretes, pas nje testimi ne publik, vazhdon te mbetet me e preferuara.

    albaniac.com

  8. #8
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Pupupupu vertet pse kenga Ledines eshte e plote e ??

    Mua me pelqen melodia e kenges se Gressa Behlulit , yll fare

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Postime
    15

    Fitore Armendit.

    Uroj qe fjalet te jene te verteta dhe Kengen Magjike ta fitoje Armend Rexhepagiq.
    Eshte kengtar klasi.
    Edhe ne Kosove eshte i padiskutueshem suksei i tij, edhe si kengetar edhe kompozitor.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Okki
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    G-land-G...Middle East / Central Asia
    Postime
    70
    Armendin nuk e kisha lejuar te marr pjes fare. Ai far sissy old boy

  11. #11
    Mi lav ja. Maska e Eminemka
    Anėtarėsuar
    27-06-2004
    Vendndodhja
    Boston,Ma ( me white-shefqetin--shadow))) :)
    Postime
    464
    WEST SIDE FAMILY – KRAHET E TUA DO JEM...kjo eshte klas fare
    “Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.”

  12. #12
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Gressa Behlulin uffff me shkrini ajo kenge edhe mua .

    Linda paskemi shije te njejt ?
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  13. #13
    Ju lutem ku mundem ti download kenget ose te pakten ndonje faqe ku ti degjoj komplet kenget nga fillimi deri ne fund?
    __________________________

    ec me shpejt ai qe ecen vetem...

  14. #14
    wWw.WebShqip.Com Maska e vodafone_1
    Anėtarėsuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Italy Torino
    Postime
    189
    sme pelqeu asnje

  15. #15
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Sot paskan vene pjesen e dyte te kengeve...

    Deri tani, keto 4 kenge me pelqyen:

    1. Ledina Celo
    2. Produkt 28 & Rovena Dilo
    3. Orinda Huta
    4. Ermal Fejzullahu

    Ledines ja keputen ne 30 sekonda sot.

    http://www.kengamagjike.com/2006/index.htm
    As qe du me dit!

  16. #16
    Mbreteresh Maska e Kumanovare Usa
    Anėtarėsuar
    17-01-2004
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Dikujt?
    Postime
    26
    albulena bugolli
    si e kishte shum e mire
    How can I say I love you...when I love you more than words can say?

  17. #17
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up Nga Shekulli

    Fillon gara pėr “Kėngėn Magjike” 2006. Marrin pjesė Armend Rexhepagiq, Rovena Dilo, Besa Kokėdhima, Leidina Ēelo e shumė tė tjerė, big e tė rinj. Gjebrea tregon risitė e edicionit tė tetė

    Gjebrea: “Kėnga Magjike”, rikthim dhe sprovė



    Alma Mile

    Rikthim bigėsh dhe shpėrthim tė rinjsh. Kjo ėshtė “Kėnga magjike 2006”. Nesėr nis gara televizive. Janė 53 kėngė qė konkurrojnė pėr tė hyrė nė edicionin e tetė qė zhvillohet nė 17, 18 dhe 19 nėntor. Sipas producentit Ardit Gjebrea nė skenė do ngjiten emra kėngėtarėsh tė njohur si Armend Rexhepagiq, Rovena Dilo e “Product 28”, Eneida Tarifa, Leidina Ēelo, “West side family”, Ermal Fejzullahu, Yllka Kuqi, e shumė tė tjerė. Ndėrkohė qė shumė tė rinj ngjiten pėr herė tė parė nė skenėn e “Kėngės Magjike”, por jo tė panjohur pėr publikun shqiptar, si Besa Kokėdhima, Bertrand Asllani, Teuta Kurti, Evans Rama, etj. Festivali do transmetohet nė 5 televizione, mes tė cilėve njė i huaj. Gjatė 20 ditėve, duke filluar prej ditės sė nesėrme, nė ekranin e TV “Klan” do prezantohen 53 kėngėt e pėrzgjedhura nė “Duke pritur “Kėngėn magjike” 2006”

    Gara ėshtė nė fazėn “Duke pritur “Kėnga magjike” 2006”, ē’mund tė na thoni rreth prurjeve dhe pėrzgjedhjes sė kėngėve?

    Kėtė vit pati njė dyndje kėngėsh. U paraqitėn plot 217 nga Shqipėria, Kosova Maqedonia, por dhe diaspora si Greqia, Hollanda, Zvicra e Gjermania, por vetėm 53 prej tyre u pranuan. Pėrzgjedhja u bė nga njė grup artistėsh, kompozitorė, poetė, pėrfaqėsues tė shtėpive diskografike e mediave nga Shqipėria dhe Kosova. Komisioni pėrbėhej nga nėntė anėtarė, tė cilėt vlerėsuan kėngėt me anė tė njė sistemi pikėsh, duke pasur nė dispozicion nga 1 nė 10 pikė, pėr ēdo kėngė, pa njohur kėngėtarin, apo krijuesit e saj. Gjatė serialit televiziv “Duke pritur “Kėnga Magjike” 2006”, qė nis nesėr, do pėrdoret njė sistem kualifikimi dhe vetėm 36 nga 53 kėngė do hyjnė nė festivalin qė do mbahet nė Pallatin e Kongreseve nė 17, 18 dhe 19 nėntor dhe mė pas vetėm 17 nė finale.

    Njė vit mė parė festivali pati njė pamje thuajse tėrėsisht rinore, sa tė pranishėm do jenė “big”-ėt nė kėtė edicion?

    Mund tė them qė ka rikthime tė rėndėsishme tė kėngėtarėve qė pėr shumė vjet nuk marrin pjesė nė “Kėngėn Magjike”, apo nė festivalet e tjera tė rėndėsishme qė zhvillohen kėtu dhe nė Kosovė. Sa i pėrket kėngėtarėve big, ata janė tė pakontestushėm. Sipas rregullores sė “Kėngės Magjike” ata hyjnė nė festival, pavarėsisht kėngės sė tyre. Dhe kjo duke marrė eksperiencė edhe nga festivale ndėrkombėtare. Mjafton tė pėrmend rastin e Anna Oxa-s, kėngėn e sė cilės nuk e dėgjoi askush para se tė dilte nė skenė. Nėse ne i pranojmė ata pa kushte, rrisku ėshtė i vetė kėngėtarėve, pasi ėshtė pėrgjegjėsia e tyre qė tė paraqiten nė nivelin e duhur.

    Ėshtė edicioni i tetė i festivalit, ēfarė ka tė re, apo ndryshe nga vitet paparendėse?

    Do tė thoshja qė tė reja janė kėngėt, por edhe kėngėtarėt, jo nė kontekstin e moshės. Nga 53 kėngė, 45 interpretohen nga kėngėtarė qė marrin pjesė pėr herė tė parė nė festival. Janė kėngėtarė tė njohur tė skenės dhe ekranit, vetėm 2 prej tyre janė pjesėmarrės tė njė viti mė parė, ndėrsa njė pjesė e mirė rikthehen pas disa vitesh nė festival. Kėshtu qė mund tė quhet festivali i rikthimeve dhe i sprovave tė reja. Ėshtė kjo njė zgjedhje e imja, pasi preferoj tė kem njė festival ndryshe, jo vetėm nga kėngėt, por dhe kėngėtarėt. Njė tjetėr risi e kėtij edicioni ėshtė transmetimi nė 5 media, mes tė cilave dhe njė e huaj.

    Ē’mund tė na thoni pėr nivelin e kėngėve?

    Niveli i kėngėve ėshtė shumė mė profesional se i shtatė vjetėve tė festivalit. Unė shoh rritje, gjė qė do duket edhe nė tregun muzikor. Ka nga tė gjitha rrymat. Por ajo qė dua tė theksoj ėshtė qė “Kėnga Magjike” nuk ėshtė vetėm njė festival, mbi tė gjitha ėshtė njė shoė. Nė natėn e fundit ēdo kėngėtar merr njė shumė prej 1 milionė lekėsh (tė vjetra) shpėrblim, tre ēmimet e para nuk kanė asnjė ndryshim nė shpėrblim, por kanė nga njė videoklip. Po pėr mua nuk kanė rėndėsi tri ēmimet e para se sa ata qė futen jo vetėm nė natėn finale, por edhe qė sjellin kėngė tė bukura. Ėshtė e rėndėsishme qė festivali tė ketė kėngė tė tilla qė kthehen nė hite e me shpejtėsi futen nė tregun muzkor, tė bastarduar nė mėnyrė tė egėr nga kopjimet. Mund tė them se sipas statistikave tė shtėpisė diskografike “Super Sonic” CD-ja e kėngės magjike rezulton ndėr mė tė shiturat nė tregun muzikor.
    Megjithatė ēmimet vazhdojnė tė jenė tė rėndėsishme pėr artistėt shqiptarė.

    Do tė vazhdohet me tė njėjtin sistem votimi, atė nga vetė kėngėtarėt?

    Pėr mua ky ėshtė sistemi mė i mirė dhe i pakontestueshėm. Nė fund tė fundit ėshtė njė paraqitje dinjitoze e kėngėtarėve, jo vetėm nga ana artistike, por edhe morale, qė ata tė votojnė pėr kolegėt e tyre. Shpresoj qė tė vazhdojė kjo traditė, pasi mendoj qė ėshtė votuar gjithnjė nė mėnyrė objektive prej tyre.

    Njė vit mė parė, 2 kėngė u skualifikuan pasi ishin tė kopjuara, ē’masa keni marrė kėtė vit qė tė parandaloni kėtė fenomen?

    Qė nė rregulloren zyrtare tė festivalit, tė publikuar dhe nė internet, duke u nisur nga eksperienca e vitit tė kaluar, ėshtė shtuar njė nen, sipas tė cilit, nė rast se kėnga ėshtė e vjedhur, atėherė kėngėtari i detyrohet produksionit 5 milionė lekė tė vjetra. Kėshtu qė nuk mendoj se ndokush do rrezikojė kėtė shumė parash pėr njė vjedhje ordinere. Meqėnėse jemi tek rregullorja, njė tjetėr rregull i festivalit ishte qė asnjė kompozitor nuk ka tė drejtė tė paraqesė mė shumė se 2 kėngė, kjo pėr t’iu dhėnė mundėsi sa mė shumė kompozitorėve pėr tė marrė pjesė. Dihet qė krijuesit janė tė niveleve tė ndryshme dhe njė kompozitor i mirė mund tė sjellė 5 kėngė tė mira qė meritojnė tė futen. Por pėr tė hequr mundėsinė e ndonjė keqpėrdorimi nga gjithkush u vu ky rregull.

    22/10/2006

    As qe du me dit!

  18. #18
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Ende nuk kan dalur kenget ti ndegjojm gjithe ??
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  19. #19
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Nėpėr pellgjet e “Kėnga Magjike”

    As postmoderne jo

    Edicioni i radhės i festivalit “Kėnga magjike” nuk solli diēka mė tė veēantė as kėsaj here. “Arditi show”, ky biznes i vogėl i Ardit Gjebresė, kėsaj radhe dėshmoi se krejt ēka vlen tė veēohet aty ėshtė fama e kėngėtarėve tė dėshmuar mė parė. Tė paktėn kėshtu ndodhi tri netėt e para tė paraqitjeve. Me gjithė tendencėn e dobėt pėr ta arritur emrin festival, ai nuk arriti tė quhet mė shumė se i madh (nė kuptimin sasior), kurrsesi madhėshtor.
    Sė pari, vendi i paraqitjes nuk krijon pėrshtypje mė tė madhe se tė njė koncerti
    nėpėr pishina. Ndoshta kjo ėshtė e ulėta qė do ta madhėshtojė natėn nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. Nuk ishte pak edhe klasifikimi i kėngėve nėpėr net. Ēdo natė kishte emra tė ndryshėm, qė sollėn pėr publikun gjithēka tjetėr pos muzikės shqipe.
    Kishte grekė, turq e rumunė, kishte edhe reperė zezakė, kishte rryma tė ndryshme muzikore, por gjithsesi u ndie tmerrėsisht nevoja pėr tė dėgjuar diēka tė mirė shqip. Pra, nė 21 kėngė, sa u paraqitėn kėto tri net, krejt ēka mbetet nė mendje ėshtė defilimi i kėngėtareve gjysmėlakuriqe nėn dritat e projektorėve, shija e tyre nė grim, djem tė modės mė tė re, madje edhe balerinė tė dėshmuar... mungonin vetėm kompozitorėt, tekstshkruesit e kėngėtarėt.
    Natyrisht qė nuk ia vlen tė mohohet ėrė ajo punė, qė mbase mund tė arrijė
    periudhė kohore njėvjeēare. Nuk und tė mohohet edhe mundi i kompozitorėve
    pėr ta zgjedhur kėngėn tė ilėn do ta kopjojnė, refrenin apo elementet
    e huaja frymėzuese pėr tė krijuar kėngė, mos tė them komplet kėngėn. Natyrisht, edhe “inteligjenca” e tre-katėr tekstshkruesve pėr njė kėngė, qė interpretuesin e sollėn nga urrejtja deri tė prapanicat e kameriereve (njė modernizim i tepruar),
    nga pėrpėlitja pėr tė thėnė diēka nė formėn mė qesharake tė mundshme.
    Mirėpo, ky nuk ėshtė kulmi. Si duket, pėrkundėr tė gjithave, kėsaj nate i mungonte edhe njė Rovena Dilo tinejxhere, tė shndėrruar nė diēka krejt tjetėr me zė tjetėr dhe mėnyrė interpretimi tjetėr. Nuk mbeti pa lėnė mbresa edhe ndjesia dhe butėsia e kėngės lesbike, punuar nga kompozitori Gjergj Leka. Njė njeri kaq i madh, krijon pėr festival njė kėngė pėrkrahėse pėr lesbiket, tekst ky mė i brishti ndėr tė gjitha kėngėt qė u paraqitėn, dhe kėtė kėngė ua beson dy vajzave tė reja, qė e interpretojnė me shumė pėrkushtim,
    e qė nė fakt nuk dinė ēka tė bėjnė nė skenė. Tė puthen krejt nė fund? Edhe kjo ėshtė dėshmi e njė moderniteti tė tepruar...
    Mund tė thuhet edhe mė shumė, por a nuk janė kėto mjaft argumente sa
    pėr tė krijuar njė mendim tė drejtė pėr bizneset e tilla? A nuk dėshmon kjo se Kosova, sado e prekur nga antivlerat, kur ėshtė fjala pėr festivalet ėshtė mė
    nė nivel. Kėtė e them jo fare pa arsye: A nuk u dėshmua kjo kėsaj radhe, kur tėrė nata e parė mbėshtetet nė interpretimin e Teuta Kurtit, kėngė kjo si e punuar, ashtu edhe e interpretuar denjėsisht, nata e dytė nė kėngėn qė interpretoi Yllka Kuqi. Tekstet e Aida Barakut, qė ishin mė tė formėsuarat dhe mė modernet njėkohėsisht...?
    Gjithsesi, tėrė kjo mbase mund tė mbulohet nė netėt e tjera vijuese.
    Mbase, edhe Arditi me dinakėrinė e tij, ka menduar qė ėmbėlsirėn ta lėrė pėr nė fund.
    |R.MURATI iliriapost.net
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  20. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ende skan Dal Por disa kan dal p.sh Smajl Purraj - Te Dua eshte kenge njishe po per fat te keq nuk merr pjes kund

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 13-03-2024, 07:04
  2. Motivi - kjo force magjike
    Nga Psikostudenti nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-09-2003, 22:09
  3. Kėnga magjike dhe fituese e Mira Konēit
    Nga ReA_8 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-01-2003, 06:26
  4. Ankesa / Stuhia Magjike
    Nga Augert Rakipi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •