Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36
  1. #21
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    edhe pse jam tifoz i renalut, per mua Shumaker nuk eshte ne kufinjte e nje legjende

    ai eshte legjenda vete


    respekte kampionit
    proud 2 be me, the eagle's son

  2. #22
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Ata qe e adhuruan dhe e urryen.........

    Mika Salo-----------------Ka arritur gjithcka,rekordet e tij ndoshta kurre nuk do kalohen nga askush.Eshte koha e nje brezi te ri pilotesh.

    Gerhard Berger------------------Eshte fatkeqsi te shohesh nje fenomen te vertete te largohet,por kohes qe rendon mbi shpatulla nuk i shpeton dot askush.

    Jean Todd----------Michael eshte shkrimtari i nje epike ne librin e Formula1,eshte nje njeri i mrekullueshem dhe nje pilot qe do shendrrohet ne legjende.

    David Coulthard----------Fitorja ne Monza ishte mese e vecante per te deklaruar largimin e tij.Pavarsisht nga ato qe beson nje pjese e njerzve dhe piloteve per karakterin e tij ne piste si pilot te gjithe duhet te njohim dhe respektojme talentin e nje kampioni te vertete,ndaj largimi i tij eshte fundi i nje epoke.

    Fernando Alonso--------------Humbasim nje kampion te vertete,me rekorde te panumerta,por tashme Formula1 do jete me interesante.

    Nikki Launda-----------Kur largohet me i madhi i pistave atehere eshte nje dite e mjere.Kushdo munt te thoje gjithfare pallavrash kunder tij,por fitoi 7 tituj dhe kurre nuk do te dali nje tjeter si ai.

    Damon Hill--------------Eshte nje vendim i madh te largohesh nga dicka qe e dashuron me pasion te madh.Bota e sportit do ta kujtoje gjithmone,fitoret dhe rekordet e tij shkruan histori.
    Ambicja dhe pasioni i tij per te fituar e bene te vecante,dhe i dhane ngjyra te tjera garave ne pista.

    Flavio Briatore-------Yjet e fundit ne Formula1 ishin Sena,Villnueve dhe Montoya,te tjeret ishin thjesht kampione...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 23-10-2006 më 13:38
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #23
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar më parë nga kolombi

    Flavio Briatore-------Yjet e fundit ne Formula1 ishin Sena,Villnueve dhe Montoya,te tjeret ishin thjesht kampione...........



    Po kete per c'fare e vure?
    Montoja thot Flavua.

    Nuk i ve faj ata 2 te tjeret persa i perket spektaklit edhe dritherimave ishin eksplozive.

    Briattore ben gabim qe lesheon deklarata te tilla. Legjende eshte ai qe fiton shpesh edhe ne seri. Per Senen edhe mund te flase se e la karrieren ne mes. Villneve ishte spektakolar ama ishte thjesht pilot.




    Shumakeri ishte jo vetem pilot i perkryer por edhe nje xhenerik lol i zoti. Piloti nqs nuk eshte i afte te percaktoje se c'fare i mungon monopostos se tij nuk eshte i kompletuar. Si puna e nje futbollisti qe eshte klas por nuk eshte lojtar ekipi thjeshte individualist. Edhe Vilenueve ishte i tille.

    Ky postim nga nje mik qe Shumakerin e shikonte si kundershtar.

    Per mua vetem nje pilot ishte sa i papermbejtshem edhe monoton me raste. Here jashtetokesor here njeri.
    Kolomb ma shif icik ate castin qe e con Benettonin e Shumit me gomat protektive. Ajo gare me ka bo tifoz me britanikun modest.

    http://www.youtube.com/watch?v=C3WTJcKCQ1A
    Ndryshuar për herë të fundit nga bayern : 23-10-2006 më 11:46
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #24
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Edhe nje dedikim M. Schumacher.

    http://youtube.com/watch?v=Fq-Lk6rLFJE
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #25
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Ato fjalet e Briatores " Senna, Villeneuve, Montoya.." jane shume te sakta. Ai se pari flet per personazhe qe kane qene jashte modeleve shabllone qe ofron ai sport, sepse duke marre parasysh sasine e madhe te parave qe qarkullojne, sigurisht qe dihet se cfare fjalesh do thote nje pilot ne interviste qe perpara se te hape gojen.. kurse te tre te lartpermendurit (madje dhe Alonso ka dhene ca shenja) nuk ia pertonin fare te kritikonin ate qe iu dukej e padrejte, edhe vete FIA-n.

    Dhe se dyti, flet per personazhe te cilet garat i kane bere spektakolare me gjallerine e tyre, madje dhe me gabimet.

    - - - - - - - - - - - -

    me leje? Po e vendos dhe une nje fotografi:


  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    kancelarja gjermane merkel u shpreh se me garen e fundit Shumaker fitoi zemrat e te gjith gjermaneve edhe te atyne qe nuk jane ndjekes te rregullt te F1, sepse shpalosi tiparet e rraces gjermane PUNE E RANDE dhe VULLNET DERI NE FUND.

    Personalisht mbas keqardhjes per fatin e keq, mendoj se ishte ma mire qe ndodhi keshtu ne garen e fundit sepse tregoi se edhe ne vitin 2006 Shumaker asht po ai i vitit 1994, dhe gara e fundit ishte nji nder garat ma te mrekullueshme te historise se pilotave ne F1.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Gjynaf qe u largua shumaker nga F1. Nje humbje e madhe per sportin. Shumakeri eshte piloti numr 1 i F1 i te gjithave koheve. Edhe sot per momentin asnje pilot nuk duket ne nivel me shumaker

  8. #28
    Ineda Maska e Ina_19
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    68
    I love Him........He's a legend!
    Gjithcka e bej per vete...

  9. #29
    Pa Schumacker formula nuk eshte e njejte si me perpara.Po te garonte perseri ai Hamilton nuk do te mirrte keto rezultate.

  10. #30
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    si shumakeri ska me pas me pilot, ai i jepte interez formules dhe kishte te pa pritura kur ishte ai. Kurse tani te ze gjumi duke i pa kto pioneret.

  11. #31
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    schumi kur behej me nerva fitonte garen me cdo kushte ose perplasej. kto tjeret jane lepuj ne krahasim me ate. Shifeni alonson po e perdhunon hamilton azmatiku.

  12. #32
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    qysh kur eshte larguar schumi nuk kam pare as edhe nje gare.Nuk e di pse .
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  13. #33
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Shumakeri kthehet në origjinën e tij

    21 Gusht Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Mikael Shumaker ndoshta nuk është shumë i kënaqur me disa gara modeste, me xhirot për hobi, me paraqitjet në publik apo me takimet me gazetarët, por një gjë është e sigurt: këshilltari aktual i Ferrarit vazhdon të jetë i interesuar për kategorinë Kart. 38?vjeçari vitin e ardhshëm do të angazhohet si profesionist në këtë kategori, njëlloj si në fillim të karrierës së tij. Por, këtë herë ai do të jetë në rolin e një aksioneri në një skuadër të kësaj kategorie. Bashkë me shokun e tij të vjetër, Peter Kaiser dhe me Tomas Mukov, Mikael Shumakeri do të angazhohet në kategorinë Kart që nga një janari i 2008?s. Skuadra e do të quhet “KSM Official Racing Team”, ku çdo gërmë konsiston me inicialet e mbiemrave të tyre. Skuadra ka ekzistuar dhe më parë dhe qendrën e saj e ka patur në Kerpen Manhaim, pikërisht aty ku Shumi nisi karrierën e tij. Ai është tepër entuziast për detyrat e reja që e presin. Angazhimi i tij në Kart është një tjetër fakt që e bën akoma dhe më të pabesueshëm kthimin e shtatë herë kampionit në F.1. “Në gjithë këto vite, nuk e kam humbur dashurinë për Kart?in, ndaj jam shumë i kënaqur për bashkëpunimin në këtë skuadër”, tha Shumi, detyra kryesore e të cilit do të jetë nxitja e talenteve të rinj. “Do punoj me të rinjtë dhe kjo e bën akoma më të bukur punën time”, tha ai.

  14. #34
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Citim Postuar më parë nga MICHI Lexo Postimin
    si shumakeri ska me pas me pilot, ai i jepte interez formules dhe kishte te pa pritura kur ishte ai. Kurse tani te ze gjumi duke i pa kto pioneret.
    MICHI pse re e shef gjithe garen ti tani??? Une per vete qe kur ka ikur Shumakeri shof vetem fillimin e gares, i fus nje dore gjume dhe zgjohem te shof xhiron e fundit. Ku shifen kto mor aman, ta fokin shpirtin, gare pa pike emocioni. Kete vit vetem nje gare ka qene e lezetshme, edhe kjo jo fale piloteve, po fale shiut dhe mjegulles ne piste.
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Michael Schumacher, në kufijtë e legjendës!

    Michael Schumacher, rrëzimi e drama: Çfarë ndodhi 8 vjet më parë në Meribel

    Emri:  Schumacher.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  27.7 KB

    29 dhjetor 2013 ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e jetës së Michael Schumacher, një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e F1, i adhuruar nga tifozët e Ferrarit, mirënjohës ndaj gjermanit që e ktheu Maranellon në krye të botës me pesë kampionate botëror pilotësh (rradhazi) dhe 72 fitore. Atë ditë, shtatë herë kampioni i botës po shijonte një ditë skijimi në borën franceze të Meribelit me djalin e tij Mick, atëherë 14 vjeç dhe tani në timonin e Alfa Romeos, dhe një grup miqsh. Ato pista Schumi i njihte përmendësh, atje ka një shtëpi ku shkon shumë shpesh dhe kushtet e motit janë të shkëlqyera, por në kryqëzimin e dy pistave ‘normale’, Chamois (e kuqe, me vështirësi mesatare) dhe Biche (blu, e lehtë) në orën 11.07 fati ka planet e tij. Dramatike.

    AKSIDENTI DHE NDIHMA – Schumacher shkoi përtej kufirit të pistës, aty ku bora zëvendësohet nga ajo e freskët, e kufizuar me shkopinj të thjeshtë, me një shpejtësi të përcaktuar si “të përshtatshme” nga hetuesit francezë dhe përplaset në një shkëmb që dukej fare pak. Goditja e bën atë të katapultohet përpara, derisa godet kokën në një gur tjetër. Goditja është fatale. Michael e ka helmetën, me një telekamera të montuar në të, por mbrojtja e saj bën pak për shkallën e dëmtimit. Gjermani mori menjëherë ndihmën e parë: gjendja e tij ishte e rëndë. Transportohet me helikopter fillimisht në spitalin Moutiers, më pas, në orën 12.40 në atë të Grenoble, më i strukturuar për dëmtime në kokë. Situata shfaqet dramatike, pothuajse pa asnjë shpëtim.

    Emri:  Schumacher-1.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  39.9 KB

    SITUATA KLINIKE KRITIKE – Schumacher kapërceu një infarkt, por vuante nga hemorragjia cerebrale: ai u operua dy herë për të ulur presionin endokranik dhe për ta mbajtur në jetë, ndërsa rreth spitalit u formua një kordon fansash të cilët dëshironin të shprehnin mbështetjen e tyre me pankarta dhe flamuj, sidomos në 3 janar, ditëlindjen e kampionit. Jashtë dridhen e luten, brenda bëhet e pamundura për të menaxhuar një situatë klinike kritike, ndërsa një mur heshtje absolute u ngrit mbi kushtet e Schumit. Lajmi i vetëm zyrtar vinte nga konferencat për shtyp të mjekëve, të cilët në marrëveshje me familjen vendosën një kordon shumë të ngushtë konfidencialiteti për të mbrojtur privatësinë e kampionit.

    Emri:  Schumacher-2.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  52.2 KB

    KURAT NË SHTËPI DHE REZERVIMI – Schumi ishte rëndë, kishte dëmtime të përhapura aksonale, kaloi një infeksion në mushkëri, qëndroi në koma artificiale për katër javë, nga e cila doli gradualisht, më pas kaloi muaj të tjerë në reanimacion dhe u transferua, në qershor 2014, në një qendër universitare në Vaud, Zvicër, e specializuar në shërimin neurologjik. Gjendja e Schumacher mbeti e rëndë, fshehtësia dominoi, duke nxitur gjithashtu spekulime të të gjitha llojeve, por në shtator 2014 mund të vërehej një rreze dielli: kampioni u transferua në vilën e tij në Gland, e ristrukturuar si spital dhe me një staf mjekësor të specializuar, për t’i siguruar atij kujdesin e nevojshëm. Në krah të Schumit, gruaja e tij e palodhur Corinna, zëdhënësja historike Sabine Kehm dhe Jean Todt, ish-presidenti i FIA-s dhe mik shumë i ngushtë i pilotit, një rreshter i vërtetë në mbrojtjen e privatësisë së tij.

    RRJEDHJA E INFORMACIONIT E QELIZAT STAMINALE – Tetë vjet më vonë, misteri i gjendjes reale të Schumacher mbetet: duket se është zgjuar dhe mund të ndjekë atë që ndodh rreth tij me sy, por ajo që filtron vjen me një pikatore. Në mes, shfaqet një fondacion i lindur në emër të tij për qëllime bamirësie, një dokumentar në Netflix për jetën dhe afeksionin e madh ndaj tij, por edhe rrjedhja e shëmtuar e informacionit me vjedhjen e dosjeve të tij mjekësore, fotot e kapura nga dronët që fluturonin mbi vilë, indiskrecione të mohuara gjithmonë dhe lëvizjet, shumë sekrete dhe të blinduara, në Paris, në shtator 2019, drejt spitalit europian Georges Pompidou, për trajtimin me qeliza staminale.

    HESHTJET DHE MISTERET – Realiteti paraqet një tablo shumë të vështirë. Atë të një Michael Schumacher jo në rrezik për jetën, por shumë të dobësuar, me dëmtim të trurit që rrezikon aftësinë e ndërgjegjes dhe lëvizjes, por i ndjekur edhe nga një ekip prej shumë personash që e ndihmojnë me fizioterapi dhe trajtime të përditshme që synojnë përmirësimin e peizazhit dhe ngjalljen e shpresës. Por heshtja mbizotëron gjithçka: një mister i dendur si errësira, që 8 vjet më vonë, fatkeqësisht ende mbështjell fatin e Schumit.

    Lapsi.al

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Michael Schumacher, në kufijtë e legjendës!

    Gruaja e Michael Schumacher 'si një e burgosur' kujdeset për shoferin e dëmtuar në tru

    Nga Jenna Lemoncelli

    Gruaja e Michael Schumacher, Corinna, ka jetuar “si një i burgosur” për dekadën e fundit, duke e mbajtur gjendjen e tij private, sipas mikut të familjes, Eddie Jordan.

    Schumacher, një legjendë e garave të Ferrarit, nuk është parë publikisht që kur pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë një aksidenti me ski në Zvicër në vitin 2013 – dhe familja e tij e ka mbajtur shërimin e tij jashtëzakonisht privat.

    Vrapuesi gjerman u vendos në një koma të shkaktuar nga mjekësia dhe më vonë u zhvendos në shtëpinë e familjes së Liqenit të Gjenevës, ku Corinna kujdeset për të me ndihmën e një ekipi mjekësor.

    Jordan - një ish-pronar i ekipit të motorsportit, i cili ka një histori të gjatë me çiftin - i tha OLBG se Corinna refuzoi ta linte të vizitonte Schumacher në mënyrë që të "mbronte" profesionistin e dëmtuar.

    "Kjo ishte situata më e tmerrshme për [djalin e Schumacher] Mick dhe Corinna," tha Jordan.

    "Kanë kaluar gati 10 vjet tani dhe Corinna nuk ka mundur të shkojë në një festë, në drekë apo këtë apo atë, ajo është si një e burgosur sepse të gjithë do të dëshironin të flisnin me të për Michael kur ajo nuk ka nevojë t'ia kujtojë atë çdo minutë.”

    Emri:  NYPICHPDPICT000008626534.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  18.5 KB
    Corinna Schumacher nga dokumentari 'Schumacher' në Netflix.

    Emri:  NYPICHPDPICT000008626540.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  43.3 KB
    Michael Schumacher dhe Corinna Schumacher marrin pjesë në festën JetSet në Çmimin e Madh të F1 të Monakos më 28 maj 2011 në Monako, Monako.
    WireImage


    Corinna "ka vendosur disa rregulla" për ata që duan të vizitojnë shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, sipas Jordanisë.

    "Unë e njoh atë shumë mirë dhe shumë kohë përpara Michael Schumacher," tha Jordan. “Ajo është një vajzë e bukur dhe e kam njohur kur u martua me Michael, kështu që ka një histori të gjatë marrëdhëniesh të mira.

    “Bëra një përpjekje për të shkuar ta takoj Michael në ditët e para dhe Corinna refuzoi, dhe me të drejtë sepse shumë njerëz donin të shkonin ta shihnin atë.”

    Corinna shpërtheu në lot ndërsa diskutonte gjendjen e Schumacher në një dokumentar të Netflix të vitit 2022 për jetën e tij.

    "Michael është këtu," tha Corina. “Ndryshe, por ai është këtu, dhe kjo na jep forcë, më duket.

    “Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi. Ne bëjmë terapi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më të mirë dhe për t'u siguruar që ai të jetë rehat. Dhe thjesht ta bëjmë atë të ndiejë familjen tonë, lidhjen tonë.

    “Dhe sido që të jetë, unë do të bëj gjithçka që mundem. Ne të gjithë do. Ne po përpiqemi të vazhdojmë si familje, ashtu siç i pëlqente Michael dhe e bën akoma. Dhe ne po vazhdojmë me jetën tonë.”

    Emri:  ShoferiFormula1MichaelSchumacher.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  32.3 KB
    Michael Schumacher i Gjermanisë dhe Ferrari pas Garës Vodafone në Piazza Duomo në Milano gjatë paraafishimit të Çmimit të Madh të F1 të Italisë më 1 shtator 2005 në Monza, Itali.
    Bongarts/Getty Images


    Corinna shpjegoi rëndësinë e mbajtjes private të jetës së burrit të saj pas aksidentit.

    “Privati ​​është privat”, siç thoshte ai gjithmonë”, kujton ajo.

    “Për mua është shumë e rëndësishme që ai të vazhdojë ta shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. “Michael na ka mbrojtur gjithmonë dhe tani ne po mbrojmë Michael.”

    Emri:  MichaelSchumacherGruajaSki.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  56.3 KB
    Piloti gjerman i Formula 1 Michael Schumacher dhe gruaja e tij Corinna në vendpushimin dimëror të Madonna di Campiglio në Itali më 11 janar 2005.
    AFP përmes Getty Images


    Ish-shefi ekzekutiv i Ferrarit Jean Todt, i cili kishte një marrëdhënie të ngushtë me Schumacher, tha në maj 2021 se ai bën dy vizita në muaj për ta parë atë.

    Todt i tha botimit gjerman Bild se Schumacher është "në duart më të mira" të atyre që kujdesen për të.

    “Jam i lumtur që tifozët, jo vetëm në Gjermani, mendojnë kaq shumë për të”, tha Todt.

    “Njerëzit pyesin shumë për Michael. Tifozët duhet ta dinë se ai është në duart më të mira. Në situatën më të mirë, ai mund të jetë dhe i rrethuar nga njerëz që e duan.”

    Emri:  MichaelSchumacherSkiMal.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  39.9 KB
    Piloti gjerman i Formula 1 Michael Schumacher bën ski në resortin dimëror të Madonna di Campiglioon, 11 janar 2005.
    AFP përmes Getty Images


    Dyshja shikon garat e Formula 1 së bashku kur Todt viziton, sipas Daily Mail .

    Gazeta raportoi gjithashtu se Schumacher ishte vendosur t'i nënshtrohej një operacioni të qelizave staminale në vitin 2020, por ai u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.

    Emri:  MichaelSchumacherPilot.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  37.6 KB
    Piloti gjerman i Ferrarit Michael Schumacher largohet nga pista Spa-Francorchamps pasi u tërhoq nga Çmimi i Madh i Belgjikës, 11 shtator 2005 në Francorchamps, Belgjikë.
    AFP përmes Getty Images


    Në vitin 2022, Todt iu bashkua Corinna-s dhe vajzës së saj, Gina, për të marrë Çmimin Shtetëror të North Rhine-Westphalia në Këln në emër të Schumacher.

    Schumacher, i konsideruar si një nga pilotët më të suksesshëm të F1 në historinë e garave, fitoi shtatë tituj botërorë në karrierën e tij - duke përfshirë pesë direkt nga 2000-2004.

    Djali i tij Mick është aktualisht një shofer rezervë për Mercedesin pasi u lirua nga Haas F1 verën e kaluar.


    Burimi: NY POST

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Bernhard Schlink
    Nga Pedro në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 21:10
  3. Michael Jackson: "Fundi është afër"
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 16:17
  4. Michael Schumacher vs Fernando Alonso
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 09:10
  5. Schumacher: nga pole position, ne vend te fundit !
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 31-05-2006, 09:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •