Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 53
  1. #21
    Fatkeqesisht ne Amerike ardhka kryesisht ne Philadelphia. Gjithsesi faleminderit.

    Pershendetje dhe juve.

  2. #22
    Ermonela Jaho, sopranoja mė seksi nė Verona

    Kush tha qė nė Opera nuk ka vend pėr konkurse bukurie. Nė sezonin artistik nė Arenėn e Veronės, tashmė ka filluar tė flitet pėr sopranot seksi qė janė ngjitur nė skenėn mė madhėshtore tė operas lirike. Kriteret bazė janė perfomanca dhe sigurisht bukuria e kėngėtareve lirike. Nė klasifikimin e kėtij viti bėn pjesė edhe sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho. E cilėsuar si “Sopranoja seksi”, e vetmja sfiduese pėr kėtė “titull” e shqiptares Jaho duket tė ketė qenė biondina me sytė blu, Amarilli Nizza. Votimi pėr tė klasifikuar mė tė bukurat dhe mė seksi tė Op-Star (Opera Star) ėshtė bėrė pėrmes rrjetit social Facebook, ku adhuruesit e muzikės klasike kanė kėrkuar tė dinė mė shumė rreth bukurosheve, kuriozitete rreth jetės sė tyre, pasionin pėr kėngėn lirike, historitė dhe sekretet e tyre.

    E gjitha pėr faji tė Playboy-yt

    Disa vite mė parė, nė kopertinėn e Revistės sė njohur ‘Playboy’ u shfaq si asnjėherė mė parė, me gjithė sensualitetin e saj, sopranoja e bukur ruse, Anna Netrebko. “Sexy Babe” e muzikės klasike ishte titulli nė krye. Qė nga Maria Kala te Fiorenca Kasoto, nga Katia Riēareli te Renata Tebaldi, pėr tė mos folur pastaj pėr treshėn Pavaorit-Karreras-Domingo, kanė qenė mite tė muzikės lirike dhe shumė tė dashur pėr publikun. Por sot, duket se kėngėtaret lirike janė transformuar nė “Star” (Yje) tė kohėve moderne. Pas bukuroshes ruse Netrebko, nė klasifikimin “seksi” kanė hyrė e kanė dalė shumė kėngėtare. Tė bukura, tė reja, tė talentuara, ja dhe klasifikimi i atyre qė janė ngjitur nė Arenėn e Veronas

    Pasqyrė moj pasqyrė, kush ėshtė mė e bukura

    “Kurorėn” qė nga viti 2008-tė e mbante sensualja ruse Ana Netrebko. Por tani kurora nuk ėshtė mė e saj. Ajo i ka shkuar sopranos shqiptare Ermonela Jaho e cila u ngjit pėr herė tė parė kėtė vit nė skenėn e Veronas, nė interpretimin e Violetės, nė Operan Traviata. Qė fėmijė kishte njė pamje tė mrekullueshme dhe konkursin e parė tė rėndėsishėm si kėngėtare lirike e fitoi qė kur ishte 19 vjeē. Sot pėrveēse e talentuar, ajo ėshtė njė nga interpretueset mė tėrheqėse tė klasifikimit “Op-Star”. Me ngjyra tė tjera, por me tė njėjtin sukses, biondina me sytė blu, Amarrili Niza, ėshtė klasifikuar si seksi-op e kėtij sezoni. Muzika pėr tė ėshtė ēėshtje familjare, ku pėr katėr breza nga familja e saj kanė dalė vetėm kėngėtarė lirikė. Njė tjetėr bionde e operas, edhe ajo debutuese nė Arena (Verona), ėshtė Natalia Kraevsky nga Shėn Petėrburgu. Por nė klasifikimin e bukurosheve mė seksi nuk mund tė mungonte Aleksandra Murzak, soprano polake e cila njė vit mė parė debutoi nė Teatrin “La Scala” tė Milanos. Por ky klasifikim nuk i pėrket vetėm femrave. Edhe meshkujt janė pėrfshirė nė votim. Nė vend tė parė qėndron i ashtuquajturi “Bruce Willis”, i skenave operistike, Antonio Siragusa.

    MAPO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bili99 (02-03-2018)

  4. #23
    Ermonela Jaho 'magjeps' Londrėn

    “Jam e lumtur tė jem Motėr Angelica, njė nga rolet e mia tė ėndėrruara dhe tė pėrshtatura pėr skenė nga njė prej mė tė mirėve nė botė, Antonio Pappano, dhe regjisori i skenės, Richard Jones, njė staf i mrekullueshėm. Ky ėshtė roli i shpirtit tim”. Kėshtu shprehet sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila vetėm dy ditė mė parė ēeli sezonin e ri artistik tė “Royal Opera”. Interpretimi i saj nuk kaloi pa u vėnė re dhe ėshtė pėrcjellė me nota pozitive nga shtypi dhe nga kritika. Duke folur pėr shfaqjen e re qė ēeli sezonin e vjeshtės nė “Royal Opera”, gazeta “Express.co.uk” i kushton njė faqe tė saj interpretimit mė tė fundit tė Jahos. Roli kryesor interpretohet nga sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, qė ka bėrė debutimin e saj nė Covent Garden tre vjet mė parė, kur mori pėrsipėr interpretimin e Violetės nė “La Traviata”, nga roli qė mė parė i ishte besuar divas Anna Netrebko. “Ndonjėherė unė qaj gjatė provave kur kėndoj ‘Sensa mamma’ ’’, citohet artistja Jaho, e pyetur pėr gazetėn. “Muzika ėshtė gjuha e zemrės dhe zėri ėshtė si njė urė pėr tė arritur nė publik”, vėren Jaho. Ndėrkohė, Ermonela Jaho ka njė tjetėr Violeta qė e pret dhe qė duhet tė interpretohet nė “Royal Opera” nė janarin e ardhshėm.

    Shkeputur nga MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Jemi nje komb jo vetem i talentuar , por dhe i bukur !

  6. #25
    Ermonela Jaho nominohet pėr ēmimin “British Awards”

    Roli i murgeshės Anxhelika, e interpretuar nga sopranoja shqiptare Ermonela Jaho nė Triptikun e Puēinit, disa muaj mė parė nė Londėr, ėshtė nominuar pėr ēmimet prestigjioze “British Awards”, ose ndryshe “Oscar-et britanike”. Ndėrkohė, opera do tė dalė nė DVD nė periudhėn shkurt-mars dhe do tė jepet nė HD nė kinematė nė mbarė botėn, pėrveē Shqipėrisė.

    Pėrpara tre vjetėsh Ermonela Jaho ishte e panjohur pėr publikun britanik, ndėrsa sot ajo ėshtė e preferuara e Operas Mbretėrore Britanike, me tė cilėn sopranoja shqiptare ka njė kontratė deri nė vitin 2015. Sopranoja shqiptare me banim nė New York, pas qėndrimit nė Stokholm nė dhjetor dhe shfaqjeve nė janar nė Londėr, do tė vazhdojė tė ngjitet nė skena tė ndryshme tė botės. Axhenda e saj parashikon shfaqje nė Filadelfia, Vjenė, Berlin, Verona dhe deri nė Liban.

    Pėr tė kuptuar se sa i suksesshėm ishte interpretimi i rolit tė Anxhelikės nė Triptikun e Puēinit nė Operan Mbretėrore tė Londrės “Royal Opera House” nė Covent Garden, mjafton tė hysh nė faqen e internetit tė saj.

    E veēanta e kėsaj opere me tri pjesė ėshtė se ajo po filmohet pėr t’u tregtuar mė vonė nė DVD dhe pėr t’u transmetuar nga ‘World Vision’ nė kinematė mė tė mėdha tė botės. Mediat britanike kanė shkruar se roli i murgeshės Anxhelika tė Ermonela Jahos ėshtė tepėr i ndjerė. Kjo opera ėshtė transmetuar drejtpėrdrejt edhe nga gjiganti mediatik BBC. Harmonia e kontrasteve: njė krim pasionant, vetėvrasja e njė murgeshe, mashtrimi dinak; ishin tri tregimet e Triptikut tė Puēinit. Tė gjitha tė vendosura nė vende dhe kohė tė ndryshme.

    Roli i murgeshės Anxhelika vjen nga shekulli i 17-tė, figura qendrore e kėtij triptiku qė u interpretua nga sopranoja shqiptar,e Ermonela Jaho. Prezantimi i parė i Triptikut tė Puēinit ėshtė bėrė nė Operan Metropolitane tė Nju-Jorkut mė 14 dhjetor tė vitit 1918, ndėrkohė qė ishte parashikuar nė vihej nė Romė. Vetė Puēini nuk mundi tė ishte i pranishėm nė shfaqjen e premierės nė Nju-Jork pėr shkak tė situatės sė tensionuar ndėrkombėtare.

    Vetėm mė 11 janar tė vitit 1919 u bė e mundur qė tė vihej nė skenėn romane vepra e Motėr Anxhelikės, qė shėnoi njė sukses tė madh po aq sa sopranoja shqiptare Ermonela Jaho nė skenėn e Londrės, ku edhe kritika e ashpėr e mirėpriti artisten shqiptare. Kaq i vlerėsuar ishte ky zbulim i njė artisteje shqiptare, saqė Opera Mbretėrore vendosi qė sezonin e saj ta hapte pikėrisht me kėtė soprano, duke vendosur njė reklamė tė shfaqjes sė radhės tė Ermonela Jahos me foto gjigante tė saj pėr “La Traviata” e Verdit, qė hapi sezonin e kėtij viti nė Londėr.

    MAPO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ermonela, eshte me te vertete nje krenari.

    Me magjeps si njeri! Shume e thjeshte dhe ne te njejten kohe shume e madhe!


    I uroj suksese te metejshme si ne skene ashtu dhe ne jeten e saj!!!

  8. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Jeta e sopranos shqiptare, nga fėmijėria te fama.


    Nga fėmijėria, kur ėndėrronte tė bėhej si Parashqevi Simaku, te skenat mė tė mėdha operistike botėrore. Sopranoja shqiptare, e famshme tashmė nė tė gjithė botėn, Ermonela Jaho, ka rrėfyer jetėn e saj artistike nė “Opinion” nė TV Klan. Kur ishte hera e parė qė pa njė opera, ē’e shtyu drejt muzikės klasike, cilat kanė qenė rastėsitė me fat, dueti me tenorin Saimir Pirgu nė “Royal Opera” nė Londėr, marrėdhėniet me Inva Mulėn e artistė tė tjerė shqiptarė… tė gjitha nė njė intervistė.


    Vazhdoni pas 20 vitesh tė keni tė njėjtin pasion si atėherė kur donit qė tė bėheshit njė kėngėtare?
    Absolutisht po. Ėshtė ai pasion dhe ai zjarr qė mban atė ambicien e mirė qė duhet tė ketė njė artist, qė tė vė vazhdimisht nė kėrkim tė diēkaje tė re. Nuk duhet tė pėrsėritėsh, pasi pėrsėritja ėshtė vdekja e artit.
    Nuk ka pasur ndonjė moment ku pėrballė njė valixheje tė mbushur plot keni thėnė u lodha, nuk dua tė nisem sot?
    Nė fakt, e them gjithmonė dhe pėrsėri nisem sėrish. Nisem sėrish, pasi mendoj se po bėj diēka qė mė pėlqen dhe pasioni pėr tė ėshtė rritur vazhdimisht bashkė me mua. Kjo ėshtė njė ėndėrr qė rritet bashkė me Ermonelėn.
    Nė moshėn 14-vjeēare keni shkuar pėr herė tė parė nė operėn e Tiranės, dhe ka qėlluar qė opera e asaj dite tė ishte “Traviata”. Siē e keni thėnė edhe vetė, keni qarė. Si ka ndodhur vėrtetė?
    Ėshtė shumė e vėrtetė. Dua ta nis pak mė pėrpara: Njohja ime me muzikėn ka qenė si pėr ēdo shqiptar. Shpirti i shqiptarėve njihet pėrmes muzikės popullore, nė rastin tim nėpėrmjet muzikės polifonike tė Shqipėrisė sė Jugut, pasi prindėrit i kam nga Jugu. Gjithmonė kam pasur dėshirė tė dėgjoj kushėrinjtė e mi tek kėndonin. Ata kanė marrė pjesė dhe nė grupet polifonike tė Gjirokastrės si amatorė. Unė nuk vij nga njė familje muzikantėsh, pasi babai im ėshtė ushtarak, ndėrsa nėna filloi si arsimtare, pastaj me punė tė ndryshme pėr tė mbijetuar. Kjo ka qenė njohja ime e parė me muzikėn popullore. Shpeshherė kam provuar tė mbaj iso, po stonoja dhe tani mė vjen zor ta them. Hapi tjetėr ishte kur dėgjoja kėngėt nė RTSH. Doja tė isha pjesė e atij festivali, ishin dėshirat fėminore nė atė kohė.
    Kush ishte kėngėtarja qė ju impresiononte?
    Parashqevi Simaku ishte kėngėtarja qė mė pėlqente, si shumica e fėmijėve tė asaj kohe. Doja tė isha si ajo. Ndėrkohė nė moshėn 5-vjeēare babai mė regjistroi nė Pallatin e Pionierėve, qė ishte dhe njė lloj institucioni shumė edukativ pėr fėmijėt. Pasi aty nisnin hapat e para drejt teatrit, drejt skenės.
    Por, nuk kishit asnjė lidhje me muzikėn klasike?
    Absolutisht. Doja tė vazhdoja mė tutje dhe bashkė me mua u rrit ambicia pėr tė qenė pjesė e festivalit. Por, pėr tė realizuar kėtė duhej tė regjistrohesha nė lice nė moshėn 14-vjeēare. Nė atė periudhė, pėr t’u bėrė pjesė e liceut duhej tė pėrgatisje njė pjesė nga muzika klasike dhe kjo gjė mė detyroi tė interesohesha pak mė tepėr dhe tė merrja njė lloj kulture nė kėtė zhanėr tė muzikės. Pėrgatitja e kėsaj pjese ishte embrioni i kėtij zhanri, nuk njihja mė shumė se aq. Por, pėr tė bėrė gjėrat mė tė sakta vendosa tė shkoja dhe tė shikoja njė opera nė Teatrin e Operės dhe Baletit, gjithmonė nė kuadėr tė pėrgatitjes pėr tė shkuar nė lice. Nuk e kisha idenė se ēfarė ishte “Traviata”, nuk e kisha idenė se ēfarė ishte muzika klasike, pakėz dėgjoja muzikė simfonike nė radio. Opera “Traviata” ishte botė tjetėr, ishte fjalor tjetėr. Pa e ditur fare se ku po futesha, fillon preludi. Tani qė e kujtoj, duart i kam tė ftohta. Ndjeva njė emocion qė nuk e prisja, sepse gjithmonė kisha shprehur dėshirė tė shkoja drejt muzikės sė lehtė. Te njė fėmijė i ndrojtur si unė, diēka lėvizi, si njė lloj dashurie nė zgjimin e parė. Akti i parė mė futi nė njė botė qė nuk e kuptoja dhe deri sa arriti nė aktin e fundit, ku ndodhi vdekja e Violetės, aty kam qarė dhe u preka jashtė mase dhe i thashė vėllait: Nuk do tė vdes pa e kėnduar njėherė “Traviatėn”.
    Si ishte koha e studimeve nė Tiranė?
    Mund tė them se kam qenė shumė me fat qė kam qenė pjesė e asaj disipline, gjė qė do t’i vijė pėr tė qeshur brezit tė sotshėm. Nuk kishim asnjė lloj komoditeti, kishim vetėm njė piano qė tė jepte mundėsinė tė ushtroheshe deri nė 30 min. Por, pėr tė gjithė brezin tonė qė donim tė studionim, pasioni i mbyste pamundėsitė. Ngrihesha nė 5 tė mėngjesit pėr tė shkuar dhe pėr tė parė se kush ishte i pari qė i binte pianos, madje ndonjėherė hynim dhe nga dritarja.
    Ėshtė e vėrtetė qė e keni kėnduar “Traviatėn” pėr herė tė parė nė moshėn 17-vjeēare?
    Kjo ėshtė e vėrtetė. Nė rastin tonė, studimi i kantos ėshtė rezistenca vokale, sepse nuk bėhet fjalė njė instrument, violinė apo violonēel. Nė rastin e kėndimit duhet njė pėrgatitje e fortė dhe kordat e kėndimit duan njė teknikė tė fortė, qė tė bėjnė ty qė tė kesh rezistencė pėr tė kėnduar njė opera pėr tre orė.
    Cili ka qenė fati i shokėve dhe shoqeve tė klasės suaj? Ata qė studiuan bashkė me ju, patėn njė karrierė apo e braktisėn, siē ndodhi me shumė artistė pas viteve ‘90?
    Fatkeqėsisht, disa prej tyre e braktisėn nga ndryshimet radikale qė ndodhėn nė atė periudhė nė Shqipėri. Kėto ndryshime zgjuan te ne atė ndjenjėn e lirisė dhe ndoshta pasioni pėr muzikėn qė kishim u vu nė provė. Njė pjesė e mirė e tyre ikėn, pasi panė qė nuk ishte aq e lehtė qė tė ēash me muzikėn, ndėrsa njė pjesė prej atyre qė mbaj kontakte kanė ndryshuar karrierėn pėr tė mbijetuar.
    Keni pasur rastin tė takoni ndonjė nga shokėt tuaj nėpėr turnetė qė keni bėrė?
    Ka ndodhur, por jo nga shokėt dhe shoqet e mia, por nga studentėt qė kanė qenė pas meje. Rasti i fundit ishte kur dhashė premierėn nė Vjenė. Ishte Saimir Pirgu, qė erdhi tė mė ndiqte.
    Ju keni kėnduar sė bashku me Saimirin edhe nė Londėr, e sipas shtypit britanik ishte hera e parė qė dy shqiptarė luanin rolet kryesore nė “Traviata”…
    Ėshtė e vėrtetė dhe ka qenė njė arritje jashtėzakonisht e madhe. E para ishte njė arritje profesionale, pasi ėshtė tempulli i muzikės klasike, ku kanė kėnduar idhujt tanė tė sė kaluarės dhe jo kushdo mund tė ngjitet nė atė skenė. Nga ana tjetėr, dy rolet kryesore, diva dhe partneri, ishin shqiptarė, gjė qė nuk u pėrtyp dhe shumė mirė, pasi nė atė periudhė nė Londėr lakoheshin shembujt negativė pėr shqiptarėt, por nė fund kritikat kanė qenė shumė pozitive dhe u prit mjaft mirė.
    Pėrpara se tė shkonit nė Operėn e Londrės apo tė Vjenės, kapėrcimi i madh drejt kėtij tregu ndėrkombėtar do tė ndodhte nė ’93-shin, kur Katia Riēiarelli organizoi njė audicion nė Shqipėri. Si ia dolėt?
    Kjo gjė ndodhi rastėsisht, pasi ishte hera e dytė qė Riēiarelli bėnte njė konkurs dhe pėrzgjidhte studentė nga e gjithė bota. Rastėsisht vajta dhe mora pjesė dhe nuk kisha shumė shpresė se do tė fitoja, pasi merrnin pjesė edhe kėngėtarė tė TOB-it, ndėrsa unė isha studente e vitit tė parė. Fati, rastėsia ishte qė Riēiarelli mė mori nė grupin e saj, dhe ironia e fatit ishte se mė mori si mexosoprano dhe ky ishte njė gabim i vogėl.
    Ėshtė e vėrtetė qė kur do dilnit pėr herė tė parė nė skenė nė Mantova nuk kishit as veshje dhe as kėpucė?
    Kanė qenė kujtime shumė tė bukura. Ėshtė e vėrtetė qė unė ika me pasionin pėr tė kėnduar, por ai pasion do dhe njė makinė mbrapa pėr ta mbėshtetur dhe nė fakt ika pak si nė ajėr. Njė natė para se tė kėndoja, Riēiarelli donte tė na shikonte si jemi veshur pasi ne pėrfaqėsonim Shqipėrinė. Nė atė moment, nuk thoja qė nuk kam fustan, por vetėm ulja kokėn dhe mendoja se do mė ikte kjo mundėsi, se nuk kisha veshjen e duhur. Por, pasi u kompletova, me t’u thirrur emri im u nisa dhe me tė dalė nė skenė, mė ngeci taka e kėpucėve. M’u krijua njė panik, pėr tė mos thėnė qė tė gjithė ngjyrat e ylberit kalonin nė fytyrėn time, por u kapėrcye me sukses.
    Ishte e vėshtirė tė bėje karrierė nė fillim tė viteve ’90 nė Itali?
    Ka qenė jashtėzakonisht e vėshtirė. Unė aty e kuptova vėshtirėsinė dhe pasigurinė drejt kėsaj karriere. Kam pasur shumė momente tė vėshtira, pasi duhej tė mbaja dhe veten time dhe tė shkoja nė shkollė. Pėr tė mbajtur veten kam punuar me tė moshuar, nė restorante dhe duhej tė shkoja edhe nė shkollė, pasi e fitova atė dhe u transferova nė Romė. Kam pasur shumė vėshtirėsi, sepse edhe pse ishte evidente pėrgatitja ime, prapė nuk e pėrtypnim dot italianėt.
    Ju paragjykonin italianėt?
    Filozofia ime ka qenė qė ndoshta kjo sakrificė do t’ia vlente njė ditė. Kishte diferencime, pasi pedagogėt nuk jepnin maksimumin e tyre me ne. Tė shikonin sikur vjen nga njė planet tjetėr dhe sikur kėrkoje njė gjė qė nuk tė takonte. Tė gjitha kėto vėshtirėsi mė bėnė qė tė hyja nė njė tunel depresioni, ku mėsova tė mbijetoj e vetme, ashtu si shumė shqiptarė tė tjerė.
    A ju ka rėnė rast tė takoni profesorėt tuaj tė Santa Cecilias, pasi ju u bėtė pjesė e operave mė tė famshme tė globit?
    Gjithmonė. Mė tepėr se sa me profesorin, me sekretarin e Santa Cecilias, sepse nė atė periudhė qė fitova shkollėn, mė duhej njė dokument qė unė isha qytetare e Republikės sė Shqipėrisė dhe kjo do mė ndihmonte qė tė vazhdoja studimet e ligjshme. Kjo gjė nuk m’u dha dhe u pėrcolla nė njė mėnyrė jo shumė tė kėndshme nga Ambasada. Pasi shkoj nė shkollė, i them sekretarit: Mė vjen keq, po unė nuk e marr dot dokumentin dhe mė duket se po humbas shkollėn. Nė ato momente kam qarė dhe ai e mbylli derėn dhe mė tha: “Do doja qė fėmija im tė donte shkollėn kėshtu si ju”, dhe mė premtoi se do mė ndihmonte dhe do tė firmoste. Unė atė person nuk e kam harruar dhe ėshtė i vetmi kontakt qė vazhdoj edhe sot ta kem.
    Kur ishin njohjet e para qė u evidentuat si njė kėngėtare?
    Kam filluar shumė shpejt tė evidentohem, tė jem e sinqertė. Pas konkursit tė Pucinit, kam bėrė konkursin Ankona dhe njė tjetėr, ku kisha mundėsi tė paguaja dhe biletėn e trenit. Ishte shumė e vėshtirė, pasi ato lekė qė kisha i shpenzoja pėr libra dhe nuk tė jepej mundėsia tė shkoje nga njė qytet nė tjetrin pėr tė marrė pjesė nė konkurse. Pasi bėra tė tri kėto konkurse, fitova, dhe qė nga ai moment kam prekur gjithė Italinė dhe gjithė Europėn pėr njė periudhė shumė tė shkurtėr.
    Nė ēfarė moshe u ngjitėt nė njė skenė prestigjioze dhe pėrse u transferuat nga Italia?
    Jam ngjitur nė moshėn 23-24 vjeēe. U transferova nga Italia, sepse kisha njė arsye familjare, pasi shkova nė Nju Jork bashkė me shokun tim tė jetės, por nė fund tė fundit shtėpia e kėngėtarit ėshtė nė ēdo qytet qė shkon. Nuk mund tė kesh njė vend kur karriera merr njė pėrmasė tė atillė.
    Kur filloi njohja juaj ndėrkombėtare?
    Duke lėnė modestinė mėnjanė, ēdo dalje e imja ishte njė sukses pėr mua. Por, vėshtirėsitė qė kishte marketingu ishin tė shumta, pasi ajo ėshtė mbėshtetja kryesore e njohjes ndėrkombėtare. Ndėrsa nė Shqipėri nuk e dinin fare se ēfarė njohje kisha fituar unė si soprano nė operat ndėrkombėtare, madje as familja ime nuk e dinte edhe pse unė ia shpjegoja, por nuk e kuptonin dot. Megjithatė ,kanė qenė tepėr pozitivė. Gjithmonė mė thoshin: Nėse je e lumtur, ti vetėm vazhdo.
    A patėn rast tė ishin nė njė nga sallat ku ju keni kėnduar?
    Vetėm babi ka pasur mundėsinė, kur kam qenė nė Filadelfia me operėn “Butterfly”. Ishte njė kurorėzim i njė ėndrre tė prindėrve tė mi. Dhe mami gjithmonė mė thoshte: Nėse njė ditė do bėhesh kėngėtare, duhet tė kėndosh “Madam Butterfly”. Fati donte qė im atė tė arrinte tė mė shikonte, duke kėnduar kėtė opera qė ata e donin shumė.
    Njė rastėsi e ēuditshme ju ēoi nė “Royal Opera” tė Londrės. Mė 17 janar tė vitit 2008, ju kėnduat nė vend tė Ana Netrebkos, e cila ishte sėmurė, por njoftimin e morėt vetėm njė ditė mė parė. Mbaj mend qė Ismail Kadare disa ditė pas shfaqjes, nė njė takim, mė foli me superlativa pėr reagimin qė britanikėt patėn ndaj zėrit tuaj….
    Ka qenė njė moment shumė i bukur. Aty ku ėshtė vėshtirėsia mė e madhe, aty ėshtė dhe mundėsia mė e madhe. Nė atė kohė isha nė Nju Jork dhe po studioja njė opera tjetėr. Njė natė pėrpara mė merr menaxheri dhe mė thotė qė “Ermonela kėshtu ėshtė puna, por duhet tė kesh shumė kurajė pėr tė bėrė njė hap tė tillė”. Ishte hera e parė qė do tė kėndoja nė operėn e Londrės, ndaj duhej tė bėja njė audicion pėr tė kėnduar atje. Nė atė kohė nuk kisha vizėn dhe ata mė morėn duke shkelur ligjet. Pasi arrij nė aeroport, hap celularin tė shikoj nėse do tė mė njoftonin pėr provat, por asgjė. Sapo shkoj nė hotel tė hap valixhen, mė bie telefoni dhe mė njoftojnė qė duhej tė ikja pasi kisha vetėm katėr orė para premierės. Nuk u prezantova si njė divė, por si njė zėvendėsuese, dhe kjo dalje ishte si njė thikė me dy presa. Nė fillim nisėm provat, para se tė hyja nė skenė, por pėr njė orė vetėm mėsova kush ishte dera qė do tė hyja dhe cila ishte dera qė do tė dilja, asgjė tjetėr. Para se tė fillonte shfaqja, del drejtori i Teatrit dhe thotė se “pėr arsye shėndetėsore sonte nuk do tė dėgjoni Ana Netrebkon, por Ermonela Jahon”. Nė kėtė ēast publiku reagoi dhe nisėn zhurmat dhe kėtė herė thashė fati e shansi janė nė anėn e publikut. Isha e panjohur pėr teatrin dhe drejtuesit e tij, ēdo gjė nė atė moment ia lash fatit. Fillimi ishte i vėshtirė, por aktin e fundit tė operės e mbylla me lot nė sy dhe me sukses.
    Nė vitin 2010, pas kėtij suksesi, u rikthyet sėrish nė Londėr me Saimir Pirgun, si ju pritėn kėtė herė tė dytė?
    Ajo ka qenė njė fitore dopio, pasi nuk donin tė paguanin njė biletė kaq tė shtrenjtė pėr tė dėgjuar pėr 3 orė dy shqiptarė. Pėr artistėt ėshtė ligj reagimi i publikut dhe ai pėr ne ishte mjaft pozitiv.
    Sa kushton njė biletė opera nė Londėr?
    Pėr njė premierė shkon deri nė 700- 800 paund dhe kjo ishte pėr dy shqiptarė.
    Ēfarė marrėdhėniesh keni me Saimir Pirgun?
    Marrėdhėnie shumė tė mira. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh dy shqiptarė nė opera. U lidhėm shumė nė Angli pėr arsye se treguam se kush ishim. Na lidhi egoja qė kishim tė dy. Ishte njė bashkėpunim i mrekullueshėm, nuk kishe nevojė qė t’i tregoje bėj kėtė apo atė, ne kishim gjuhė tė pėrbashkėt.
    Po me Inva Mulėn keni kontakte?
    Me Invėn kam kontakte normale, por i pėrket njė brezi tjetėr. Ėshtė mė e madhe se unė dhe vijmė nga dy botė tė ndryshme, pasi unė dhe Pirgu vijmė nga shkolla italiane, ndėrsa Inva nga ajo franceze. Por, ka qenė njė moment nė Trieste, ku rastėsia e solli qė tė kėndojmė njė natė njėra, njė natė tjetra. U komentua me nota pozitive dhe shumė gazeta shkruanin qė ne ishim si shqiponja me dy koka.
    Pashė kalendarin tuaj dhe nė maj ishit nė Vjenė, nė fund tė majit dhe qershor nė Berlin, nė gusht do jeni nė skenėn e Veronės, pas kėsaj nė Bilbao, ktheheni nė operėn e Vjenės, pastaj nė teatrin “San Carlo” tė Napolit, sėrish nė Berlin, Tulon, Barcelonė dhe mė pas nė operėn e Monte Carlos, pėr ta mbyllur nė maj tė vitit tė ardhshėm nė operėn e Mynihut. Si mund tė arrini qė brenda njė viti tė arrini tė zhvendoseni nė kaq shumė qytete?
    Ėshtė shumė e vėshtirė, por duhet marrė ēdo gjė me pozitivitet. E veēanta nė gjithė kėtė rrugė ėshtė publiku, pasi ka dallime mes tyre. Pėr shembull, shkon nė Francė dhe dashuria qė tė jep publiku ėshtė i veēantė, tė duartrokasin pafund, ndėrsa britanikėt janė mė tė ftohtė, ata presin fundin pėr tė vlerėsuar dhe pėr tė dhėnė dashuri. Tė njėjtėn gjė kanė edhe vjenezėt, por ndryshon nga vendi nė vend.
    Cili publik ju pėlqen mė shumė. Cili ėshtė vendi qė jeni ndjerė mė mirė?
    Kudo jam ndjerė mirė, pasi nė skenė pėrpiqem tė jem e vėrtetė dhe tė kėndojė me shpirt. Ēdo publik kur i flet me gjuhėn e zemrės ėshtė e pamundur qė mos tė japin atė mirėnjohje.
    A ju pengon kjo zhvendosje e vazhdueshme nė jetėn tuaj familjare?
    Mė pengon, pasi tė mungojnė afeksionet. Njė artist duhet tė ketė rreth tij pėrkrahjen e personit qė do, ndan jetėn dhe shumė e shumė gjėra tė tjera.
    Vini shpesh nė Shqipėri?
    Vij ēdo vit pėr tė parė familjen time. Ndėrsa nė skenėn shqiptare jam ngjitur para 7 vitesh dhe e kam pasur ėndėrr, pasi ika nga Shqipėria nė fillimet e suksesit tim. Dėshira pėr t’u ngjitur nė skenėn e TKOB-it ėshtė shumė e madhe.
    Keni pasur oferta pėr tė ardhur nė Tiranė?
    Kam pasur, por janė anuluar gjatė rrugės. Ėshtė shumė e vėshtirė tė bashkėpunosh nė Shqipėri, pasi nuk e pranojnė dot qė jo ēdo gjė qė vjen nga jashtė ka mė tepėr vlerė se sa njė person qė flet gjuhėn tėnde, ti ke ndarė jetėn dhe sukseset me tė.
    A ėshtė e vėrtetė qė ju keni pasur dėshirė qė tė krijoni njė shkollė tė muzikės klasike nė Tiranė?
    Ka qenė njė dėshirė qė nė fillim, kur unė ika nga Shqipėria. Kjo shkėndijė ndodhi nė 150-vjetorin e shtetit italian nė Verona, ku isha diva e asaj mbrėmjeje dhe gjatė darkimit u hodh si ide qė tė hapej njė akademi, jo vetėm pėr muzikėn, por edhe pėr skenografinė, kostumografin, instrumentistėt etj. Ajo qė m’u kėrkua ishte qė tė bėja ndėrmjetėsin me kryetarin aktual tė Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Bashėn. Gjatė njė vizite familjare pėrfitova tė takoja kryetarin e Bashkisė dhe tė bėnim tė mundur bashkėpunimin dypalėsh.
    A ka nė Shqipėri sot talente?
    Muzika do atė pasionin, zjarrin qė ne e kemi si popull. Besoj se ka talente, por nė art besoj se kėtė ēelės jo tė gjithė e kanė.
    Shtypi thotė qė keni qenė njė fėmijė i ndrojtur. Nuk dukeni aq e ndrojtur tani, e keni lėnė pas ndrojtjen e fėmijėrisė?
    Ndrojtja aty ėshtė, por ku flitet pėr artin dhe muzikėn ėshtė ēelėsi i sigurisė sime psikologjike.
    Karriera e njė artisteje dhe sidomos njė kėngėtareje operistike nuk ėshtė e pafund, pasi vjen njė kohė qė jeni jashtė tregut. Keni menduar se njė ditė mund tė jeni jashtė skenave?
    E mendoj gjithmonė dhe e di qė njė ditė do tė ndodhė. Nuk ėshtė mendim i trishtuar, pasi e di qė ėshtė njė gjė qė nuk do tė zgjasė pėrjetė. Nė momentin kur tė jem jashtė skenės, mendoj tė jap eksperiencėn time si pedagoge, tė ndihmoj brezin e ri.
    E mendoni ndonjėherė kthimin nė Shqipėri?
    E kam menduar, por prapė ngelet diēka e largėt, nuk mund ta them tani, jetės nuk i dihet…


    nga Panorama

  9. #28
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ermonela Jaho nė "La Scala"

    MILANO - Mbrėmjen e sė martės nė Teatrin “La Scala” tė Milanos pritej premiera a Manon e Jules Massenet, me sopranon Anna Netrebko nė rolin kryesor. Por nė vend tė saj do tė dalė nė skenė artistja shqiptare Ermonela Jaho e cila kėndon nė tė shtatė datat qė janė nė program.

    Parashikohej qė premiera tė kishte si Manon sopranon ruse Anna Netrebko, por pėr arsye shėndetėsore kjo ėshtė tėrhequr dhe nė vend tė saj Jaho do tė kėndojė nė tė shtatė datat qė janė nė program.

    Ėshtė hera e dytė qė ndodh njė gjė e tillė: Ermonela Jaho ka korrur suksesin mė tė madh tė deriatėhershėm nė shkurt tė 2008-tės nė rolin e Violetės sė operės "La Traviata" tė kompozitorit Giuseppe Verdi nė Royal Opera House tė Londrės duke zėvendėsuar pikėrisht sopranon e mirėnjohur ruse Anna Netrebko tė sėmurė papritur nga njė bronshit. Dhe pikėrisht pas interpretimit tė Jahos, njė nga spektatorėt do tė shprehej "Bravo Ermonela. Netrebko, tani mund tė kthehesh nė shtėpi!".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Gjithēka nga dashuria

    Sopranoja Ermonela Jaho ndodhet nė Londėr, pėr tė ngjitur nė skenėn e Royal Opera House rolin e Manon. Nė njė intervistė pėr “Shqip” ajo tregon pėr herė tė parė zhgėnjimet dhe historinė e saj tė dashurisė…Rruga drejt suksesit dhe xhelozitė qė ka gjetur nė Shqipėri…


    Ermonela Jaho hap sezonin e ri pėr vitin 2014 nė Royal Opera House nė Londėr. Ajo interpreton rolin e Manon, tė Jules Massenet, njė nga rolet mė tė mira nė operėn botėrore. Ajo ėshtė ngjitur nė skenėn prestigjioze tė teatrit londinez, nė Covent Garden, dje nė mbrėmje, dhe do tė vijojė tė interpretojė nė datat 17, 21, 24 dhe 28 janar. Ermonela Jaho ėshtė njė zė i fuqishėm shqiptar dhe i nderuar qė vijon tė shkėlqejė nė skenat mė tė mira tė botės. Mė tej, ajo do tė interpretojė nė skena dhe vende tė tjera si Bruksel, Nju Jork, Metropolitan, Berlin etj. Nė kėtė intervistė, ajo na rrėfen nė konfidencė ēelėsin e suksesit tė saj, rrugėn drejt muzikės, dashurinė dhe planet e afėrta pėr njė koncert nė Teatrin e Operės dhe Baletit…

    Cilat janė angazhimet tuaja tė momentit?

    Nė kėtė moment, jam duke u pėrgatitur pėr produksionin e operės tė Jules Massenet, njė opera franceze ku bėj rolin e Manon nė teatrin prestigjioz Royal Opera House, tė cilėn e ndiej si shtėpinė time, sepse kthehem gjithmonė pėr tė interpretuar. Nganjėherė do ta konsideroja si njė termometėr, sepse fakti qė kthehem vazhdimisht do tė thotė se ende nuk jam “plakur”. Nė muajin janar kam pesė shfaqje tė Massenet nė Opera House tė njėjtin produksion qė unė e kam bėrė dhe nė muajin e kaluar nė La Scala, mė pas do tė jem nė Paris me njė koncert tjetėr, mė pas nė Bruksel, nė Nju Jork, Metropolitan, Berlin, Hamburg, pėrsėri do tė vij nė Londėr nė muajin qershor-korrik me operėn Bohem etj., etj. Ėshtė njė jetė gjithmonė nė lėvizje.

    Si ia dilni mbanė? Nga vjen e gjithė kjo energji?

    E dua shumė tė kėnduarit. Ju tregoj nė konfidencė. Unė kam qenė si fėmijė tepėr i mbyllur. Emocionohesha vetėm me njė tė parė, imagjinoje tė dalėsh para skenės dhe nė mėnyrė instiktive, automatike, kur kėndoja fshehurazi para pasqyrės ndihesha e lirė, e lumtur dhe prindėrit e mi tė mrekullueshėm kur mė panė qė po kėndoja mė regjistruan nė Pallatin e Pionierėve. Kam qenė 5-6 vjeēe. Kjo ishte njė lloj terapie, mund tė them, megjithėse duket si njė lloj kontrosens, sepse nė momentin qė ti je kaq e turpshme, ėshtė e vėshtirė tė dalėsh para mijėra spektatorėve sepse nuk arrin tė mbash emocionin. Mua muzika, kėndimi, mė ka liruar shpirtin. Ėshtė njė liri shpirtėrore tė cilėn kur e njeh, kur e kupton qė e ke tek vetja, nuk e braktis dot dhe kjo mė ka udhėhequr deri tani. Ndonjėherė lodhem ngaqė iki nga njė vend nė njė tjetėr dhe them mė mirė po e lė, mjaft kėndova por nė momentin qė rri njė ditė ose dy ditė pa kėnduar, ose nuk jam nė skenė, mė mungon diēka, kam njė lloj ankthi, mė mungon tamam ajo liria shpirtėrore pėr tė cilin fola. Muzika mua mė ēliron shpirtin.

    Si u gjendėt nė rrymėn e muzikės klasike?

    Kur fillova nė Pallatin e Pionierėve doja tė isha si Parashqevi Simaku, Nertila Koka dhe mė thoshin se i ngjaja Parashqevisė dhe me pėlqente, se doja tė isha nė qendėr tė vėmendjes, tė isha e bukur si ajo. E doja pėr muzikėn e lehtė, sepse tė jem e sinqertė nė atė kohė nuk e kishim atė kulturė dhe njohuri pėr muzikėn operistike, tė paktėn po flas pėr familjen time, familje ushtarakėsh. Ngaqė doja tė vazhdoja shkollė muzike, kam bėrė 8-vjeēare dhe mė pas liceun, pėr tė cilin nė atė kohė duhej tė bėje njė konkurs nga pjesėt qė duhej tė ēoje nė konkurs, ishin dhe dy arie nga opera. Nė fakt, kur kam dėgjuar pėr herė tė parė muzikė klasike nė televizion, kam thėnė: “Po kėta ulėrasin”? Unė dua tė jem si Parashqevi Simaku. Por gjithsesi bėra ato ushtrimet e para, mėsova pjesėn qė duhej tė interpretoja dhe pėr herė tė parė kam shkuar nė Teatrin e Operės dhe Baletit kur kam qenė 14 vjeēe. Nė atė kohė i thashė vėllait tė madh, mė ēo se dua tė shoh drejtpėrdrejt pėr ēfarė bėhet fjalė. Ka qenė Traviata. Nuk kuptoja shumė, sepse nuk e njihja, por ju betohem se ashtu siē ėshtė ajo dashuria me shikimin e parė, e tillė ishte dhe dashuria pėr t’u bėrė kėngėtare lirike me dėgjimin e parė. Pasi kam dėgjuar Traviatėn, kam marrė frymė lirshėm, kam qarė nė fund dhe pse nuk e dija pėrse bėhej fjalė. Muzika mė udhėhoqi dhe i thashė tim vėllai se nuk do tė vdes pa e kėnduar njė herė Traviatėn. Unė do tė bėhem kėngėtare operistike dhe aty filloi rruga ime drejt muzikės klasike. Ėshtė diēka aq e thellė, edhe pse ne na duket nė momentin e parė se kush po ulėret, por ėshtė njė lloj muzike e tillė qė kur i hyn nė brendėsi, ėshtė aq filozofike, aq e ndjerė. Janė ato ndjenjat humane tė idealizuara, ndjenjat universale nga kompozitorė tė jashtėzakonshėm qė kanė arritur dhe e kanė pėrshkruar aq bukur, prandaj dhe ne pas qindra vjetėsh shkojmė nė opera, sepse kanė thėnė diēka tė vėrtete, diēka tė sinqertė. Kur fillova tė merrja njohuritė e para pėr muzikė operistike ndihesha si nė shtėpi. Edhe sot e kėsaj dite kam njė lloj katarsis dhe shoh kėtė ėndrrėn e Ermonelės qė jo vetėm kėndova Traviatėn, dhe po e kėndoj akoma, ēka do tė thotė se ėndrra u realizua, por ėshtė prapė njė ėndėrr qė ti e sheh qė realizohet bashkė me mua. Traviatėn, e kam kėnduar pėr herė tė parė kur kam qenė 17 vjeē, tani jam 39, nuk e fsheh moshėn dhe sa herė e kėndoj ėshtė njė ėndėrr qė e shoh tė rritet bashkė me mua…

    A vazhdon tė mbetet Traviata e preferuara juaj, meqė ishte ajo e cila ju futi nė botėn e muzikės klasike?

    Tė jem e sinqertė po. Me kalimin e kohės e kam kuptuar se tė gjitha operat dramatike e kanė atė forcėn shpirtėrore, sakrificėn qė e kanė femrat shqiptare. Unė kam parė nėnėn time, gjyshet tona dhe sakrificėn qė bėjnė gratė shqiptare. Kėtė e kam vėnė re kur isha e vogėl. Atėherė nuk e kuptoja sepse isha fėmijė, por nė njėfarė mėnyre, fėmija ėshtė si njė lloj sfungjeri qė thith shumė, dhe atė eksperiencė, atė lloj mbylljeje nė vetvete nė fėmijėri, e kam kthyer nė njė lloj arkivi dhe tė gjithėn e kam marrė nė tė mirė dhe nė tė keq duke e pėrdorur nė skenė.

    Cili ėshtė ēelėsi i suksesit tuaj?

    Ēelėsi i suksesit ėshtė sinqeriteti dhe tė besosh nė atė qė po thua, sepse zėra tė bukur dhe tė mėdhenj ka plot nga gjithė bota dhe nuk ėshtė vetėm zėri im. Tė gjitha rolet dramatike i pėlqej, sepse kur ėshtė njė skenė dramatike nė opera, unė e interpretoj atė me emocion tė natyrshėm, me njė emocion tė cilin unė nė jetėn reale nuk e tregoj. Kur ke njė dhimbje apo ke humbur njė person tė dashur, nė opera mbaj mend mėnyrėn sesi qajnė shqiptarėt dhe vetvetiu, mė vjen ndėrmend dhe e bėj pjesė tė interpretimit tim. Por kjo e prek publikun, sepse vėrtetėsia ėshtė diēka qė ti e ke jetuar, bėn pjesė nė folklorin tonė. Bėhem njėsh me rolin qė interpretoj, sepse gjej veten. Unė shikoj anglezėt tė cilėt janė shumė diplomatė, tė ftohtė sepse shoh dhe publikun nga njė vend tek njė tjetėr, por fundja janė qenie humane dhe po i kape ēelėsin e zemrės, sepse muzika ėshtė gjuhė e zemrės, nuk i lė dot pa prekur as ata. Ky ėshtė ēelėsi i suksesit tim.

    Muzika ėshtė njė dashuri e juaja. Por pėrveē kėsaj, si e dashuron Ermonela partnerin e saj, njeriun e zemrės?

    Personin e zemrės e kam shokun mė tė mirė. Ne jemi rritur bashkė, qė tė vegjėl, kemi qenė nė Pallatin e Pionierėve. Edhe nė kėtė rast ėshtė muzika nė mes. Kemi studiuar bashkė muzikė. Ai aktualisht merret me njė profesion tjetėr, jetojmė nė Amerikė. Ai mė thotė se ėshtė krenar pėr mua, por dhe unė jam po aq krenare pėr atė. Sepse tė bėsh kėtė profesion, tė jesh gjithė kohės e ikur nga njerėzit qė do, nga familja dhe nėse nuk ekziston kjo dashuri nga tė dyja anėt, nuk mund tė funksionojė vetėm nga njėra anė. Dhe unė e dua jashtė mase njeriun e zemrės time. Nė fakt, ėshtė hera e parė qė e them publikisht dhe mund tė them se kur dua, e bėj 100%, dua totalisht dhe kur zhgėnjehem po ashtu zhgėnjehem tėrėsisht.



    Sa tė vėshtirė e keni pasur pėr tė arritur kėtu ku jeni sot? A keni pasur pengesa pėr tė arritur kėtė sukses qė ju keni sot?

    Dashuria e madhe pėr tė kapur kėtė ėndėrr ėshtė shoqėruar paralelisht me njė zhgėnjim, me njė vuajtje tė jashtėzakonshme. Unė fitova njė konkurs nė Shqipėri pėr t’u perfeksionuar nė Akademinė Montevana kur shkova nė Itali dhe aty mė braktisėn dhe ata njerėz qė mė kishin marrė. Nuk mė vjen zor tė them se kam provuar urinė, mbijetesėn qė nganjėherė thosha ia vlen apo nuk ia vlen tė vazhdoja mė tej nė rrugėn qė kisha nisur. Jam rrėzuar disa herė nga pengesat me tė cilat jam pėrballur. Ndoshta m’u desh dhe tė rritesha para kohe, por filozofia ime ishte: nė qoftė se pasioni ėshtė kaq i madh, kjo ėndėrr ėshtė kaq e madhe pėr t’u arritur atėherė dhe vuajtja, sakrifica duhet tė ishin po kaq tė mėdha”. Dhe sikur tė viheshe nė provė nga fati sa herė kisha vėshtirėsi tė mėdha, mendoja se pėr tė arritur ėndrrėn duhet tė kapėrceja dhe kėtė dhe ēdo vėshtirėsi tjetėr qė hasja rrugės. Por mund tė them jo me keqardhje se ēdo gjė ia vlejti, sepse vetėm nė momentin qė rrėzohesh, atėherė kur tė dhemb mbi lėkurė mund tė kuptosh vlerėn e gjėrave dhe merr forcė. Ka qenė njė rrugė e vėshtirė, por dhe ėshtė akoma, sepse jam nė qendėr tė vėmendjes.

    Kur ka qenė hera e fundit qė keni interpretuar pėr publikun nė Shqipėri dhe a keni pasur ftesė apo a prisni tė keni njė tė tillė pėr tė interpretuar para publikut shqiptar nė njė skenė shqiptare?

    Unė kam kėnduar nė Shqipėri para disa vitesh, kam ardhur dy apo tre herė. Por eksperienca nuk ka qenė shumė pozitive.

    Pėrse?

    Njė lloj xhelozie tė cilėn e kuptoj, sepse kush merret me art duhet tė jetė ambicioz, ta ketė ambicien sa Himalajet kur i thonė, por mosrespektimi i personave qė mė bėnė ftesėn ose moskorrektėsia ka qenė njė eksperiencė jo e mirė. Kam pasur nja dy episode jo tė kėndshme, por qofshin tė kaluara. Fundja e dua Shqipėrinė ashtu si familjen, me tė mirat dhe tė kėqijat e saj. Pėr momentin mė ėshtė bėrė njė ftesė nga drejtori i ri Teatrit tė Operės dhe Baletit, Ilir Kerni, dhe kemi ndėrmend tė bėjmė diēka tė bukur pėr vitin 2014. Gjithashtu kam folur dhe me kolege tė tjera siē janė Gėzim Myshketa, njė tjetėr kėngėtar, artist shqiptar i mrekullueshėm apo Sajmir Pirgu, apo Orjana Kurteshi etj., pėr tė bėrė diēka tė bukur nė mėnyrė tė pakushtėzuar vetėm tė ndihemi qė ajo opera ka dyert e hapura si krahėt e njė nėne qė pret fėmijėn e saj kur i vjen nga larg, kur i kthehet nė shtėpi. Vetėm nė atė mėnyrė, kur artistėt do gjenden tė respektuar nga bashkatdhetarėt e tyre, sidomos nga njė institucion i tillė unė personalisht do kontribuoj nė mėnyrė tė pakondicionuar duke ofruar eksperiencėn time. I duhet treguar brezit tė ri, tė jemi tė prekshėm pėr ta dhe tė japim njė lloj mesazhi, besimi se asgjė nuk ėshtė e pamundur. Ēdo gjė ėshtė e mundur, vetėm duhet tė kemi dėshirė dhe pasion. Nuk them t’u tregojmė rrugėn, sepse secili duhet ta bėjė vetė atė, tė ketė eksperiencėn e vet, por tė pėrcjellim mesazhin e vėrtetė, tė shohin rezultatin e atij personi qė ėshtė bėrė dikush, qė flet tė njėjtėn gjuhė, qė ka studiuar nė tė njėjtėn shkollė, njeh mentalitetin e tyre, t’u japėsh modelin. Dhe ne duhet tė jemi modeli pozitiv dhe i prekshėm pėr ta. Kėto janė plane shumė tė bukura qė kemi pėr momentin tė cilat shpresojmė t’i realizojmė nė vazhdim.

    Nė njė nga intervistat e dhėna nė median shqiptare jeni shprehur se do hapni njė shkollė pėr muzikė klasike pėr tė mėsuar tė rinjtė…?

    Nuk ka qenė se do ta hapja unė shkollėn, sepse i dhanė dhe ngjyra politike, por e vėrteta ishte se unė kėndoja nė atė periudhė nė arenėn e Veronės, nė hapjen e festivalit erdhi edhe Presidenti i Italisė, Napolitano, dhe duke folur pėr Shqipėrinė disa persona qė merreshin me Bashkimin Europian konstatuan se Shqipėria ka nxjerrė disa artistė dhe pse mos tė hapet njė shkollė e “belle canto-s” nė Shqipėri, nė Tiranė, dhe mė kėrkuan nėse kisha mundėsi pėr tė qenė njė lloj urė lidhjeje pėr kėtė projekt, tė cilin unė e tentova, por pėr arsye objektive apo subjektive e gjitha pėrfundoi kėtu.

    Edhe sikur tė kishte qenė njė ide e juaja do ishte pėr t’u pėrgėzuar fundja, sepse mund tė ketė shumė tė talentuar nė Shqipėri tė cilėt nuk kanė mundėsi ose nuk e dinė se ndoshta e kanė talentin pėr t’u bėrė kėngėtarė operistikė…

    Pėr mua ėshtė njė ėndėrr tjetėr qė dua ta realizoj qė tė bėj tė mundur me ndihmėn e kolegėve tė mi qė sa mė shumė mundėsi t’u jepen tė rinjve shqiptarė duke dhėnė dhe ne eksperiencėn tonė duke i marrė dhe duke i ballafaquar nė konkurse dhe me konkurrencėn qė ėshtė nėpėr botė. Sepse ne kemi shumė talente, por duhet t’u japėsh shpresėn dhe mundėsinė sepse mund tė kėndosh nė shtėpi, t’i biesh pianos dhe tė jesh gjeni nė shtėpi, por nėse nuk tė jepet mundėsia mbetet nė dhomėn tende. Dhe unė e di mirė se ēfarė do tė thotė tė tė japin atė mundėsi, sepse e kam pritur me vite kur kisha ato problemet e mia dhe ia di vlerėn e jashtėzakonshme dhe ky ėshtė njė detyrim pėr ne si artistė, tė cilėt kemi arritur diēka, ta bėjmė edhe pėr brezin e ri.

    Si ndiheni teksa bashkėpunoni me artistė tė tjerė shqiptarė nė skenat botėrore? A vijnė ato si planifikime apo rastėsisht dhe a keni ndonjė bashkėpunim tė mundshėm nė ditėt nė vazhdim?

    Bashkėpunimet kanė qenė momentet mė tė bukura tė karrierės sime. Unė kam kėnduar me Gėzim Myshketajn, me Sajmir Pirgun, me Inva Mulėn, kanė qenė nė kor dhe kėngėtarė tė tjerė dhe vijnė nė mėnyrė krejt tė rastėsishme, sepse secili punon me agjenci mė vete. Ėshtė njė lloj lehtėsimi tė punosh me artistė nga vendi yt. P.sh kur kemi interpretuar Traviatėn, kėtu nė Londėr me Sajmirin, unė nė rolin e Violetės dhe Sajmiri nė rolin e Alfredos, mund tė tregoj njė moment i cili tregon shumėēka. Nė momentin e fundit kur Violeta ėshtė e sėmurė dhe po vdes, ndėrsa unė duhet tė jem tepėr e lodhur, sepse ėshtė dhe ai make up, apo gjatė interpretimit mė bien flokėt nė fytyrė mė duhet t’i bėj shenjė kolegut qė tė mė kapė nė njė mėnyrė tė tillė apo tė mė largojė flokėt qė unė mos tė kem vėshtirėsi nė tė kėnduar dhe kėtė gjė Sajmiri e kuptoi vetėm me njė vėshtrim ndryshe nga sa ndodh me tenorėt e tjerė. Pra ėshtė njė komunikim krejt i kuptueshėm dhe pse pa fjalė dhe shenja. Kjo do tė thotė tė kesh tė njėjtėn gjuhė, kulturė, kuptohesh menjėherė. Ka diēka tė veēantė tė cilin nuk mund ta pėrkufizoj, por ėshtė diēka magjike dhe bashkėpunimet me artistėt shqiptarė do t’i konsideroja si mė tė bukurat e jetės sime nė skenė.

    Si do ta pėrkufizonit vitin qė lamė pas, 2013?

    Unė jetoj pėrditė dhe pėrpiqem tė shijoj ēdo gjė tė bukur dhe pozitive ashtu sikurse dhe negative, tė gjitha janė pjesė e jetės. Viti qė lamė pas ka qenė si nga ana profesionale dhe personale mjaft i mbarė pėr mua. Ndėrsa pėr ta marrė nė njė pamje mė globale pėr sa i pėrket vendit mendoj se kemi bėrė shumė arritje, duhet tė jemi tė kėnaqur pėr gjėrat e bukura dhe pozitive qė kemi arritur, por nuk duhet tė harrojmė asnjėherė gabimet qė kemi bėrė, sepse nė kėtė mėnyrė mėsojmė si tė pėrmirėsojmė mė tej imazhin e vendit tonė. Mund tė tingėllojė tepėr nostalgjike, por gjithmonė kur dalim jashtė vendit, ne si artistė ju si gazetarė e secili prej nesh duhet tė kemi parasysh se prezantojmė jo vetėm veten tonė, por dhe vendin tonė. Pra nė tėrėsi mendoj se viti qė lamė pas, ka qenė vit i mirė, por edhe mė i mirė mendoj do tė jetė 2014 dhe uroj tė jetė vėrtet kėshtu.

    Driada Hoxha

    2014 tashmė pėr Ermonela Jahon ka shėnuar arritjet e para. Sė fundi ėshtė pėrzgjedhur si njė nga anėtarėt e Komitetit tė Nderit tė Paris Opera Awards 2014, i cili ėshtė njė konkurs prestigjioz qė nė mesin e 50 kėngėtarėve mė tė mirė lirikė, vetėm 10 prej tyre do tė shkojnė nė finalen e madhe, e cila mbahet mė 14 nėntor 2014.

    Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-01-2014 mė 15:29

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bili99 (23-09-2014)

  12. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    “Aty ku amatorėt shikojnė vėshtirėsi, profesionisti prodhon kualitet”


    Ermonela Jaho tregon mbi bashkėpunimet, rolet, por edhe marrėdhėnien e artistėve shqiptarė nė skenat ndėrkombėtare me njėri-tjetrin. Ngelet nė pritje tė postproduksionit qė do tė zhvillojė kėtė muaj nė TKOB

    Ardianė Pajaziti

    Ishte vetėm 14 vjeē kur e pa pėr herė tė parė “Traviatėn” e Verdit. Kjo shfaqje operistike ishte sinjal shpirtėror pėr sopranon e njohur, Ermonela Jahon, pėr t’i treguar se kjo ishte rruga qė duhej tė ndiqte. Atėherė, kishte qarė kur e kishte parė kėtė shfaqje, por e bukuria e skenės dhe e bukuria e interpretimit vazhdojnė tė jenė emocion mė vete pėr kėtė kėngėtare edhe sot. Nė njė intervistė pėr “KultPlus”, Jaho ka shpjeguar edhe pėr suksesin e disa kėngėtarėve shqiptarė nė skenat ndėrkombėtare, sikurse qė ka specifikuar ndjeshmėrinė pėr Kosovėn. Sipas saj, nė Kosovė ėshtė ndier sikur ėshtė lindur dhe rritur aty.

    Ishit vetėm 14-vjeē kur patė pėr herė tė parė “Traviatėn”, prezantimi qė tė rrėmbeu zemrėn dhe tė ndezi dėshirėn qė ta shohėsh veten brenda kėsaj opere. Qė nga ajo kohė duket se jeni e realizuar jo vetėm brenda kėsaj shfaqje, por edhe nė shumė role tė tjera, qė vijnė nga njė cep, nė cepin tjetėr tė botės. Thjeshtė si ėshtė ta realizosh njė ėndėrr qė tė ngacmoi qysh nė fėmijėri?

    Ndjenja e realizimit tė njė ėndrre ėshtė tepėr pėrmbushėse, megjithėse me kalimin e kohės njeriu reflekton edhe detajet e pėrditshme njerėzore, qė bėjnė tė harrosh shpeshherė pikėnisjen e shumė ndėrmarrjeve. Unė besoj se sekreti i tė mbajturit ndezur flakėn e dėshirės origjinale, ėshtė tė shijuarit e majės, por edhe rrugėn e pėrditshme deri atje. Tė kanė njohur si njė fėmijė tė ndjeshėm, por tashmė jeni njė artiste qė po bėn namin nė skenat ndėrkombėtare.

    Ndjeshmėria nė shpirtin e artistit pa dyshim qė i ka rrėnjėt diku thellė. Tė ka ndodhur kėto kohė, qė tė prekesh nga bukuria e skenės, interpretimi…?

    Absolutisht. Prekja nga bukuria e njė vepre artistike ėshtė njė nga arsyet kryesore qė mė shtyn tė punoj pėrditė dhe tė merrem me artin. Ndjeshmėria e njeriut rritet me kalimin e kohės, sidomos kur vlera e shumė gjėrave nė jetė, shpesh tė marra si tė dhėna nė moshė tė re, marrin dimensionin e vėrtetė me pjekurinė e viteve. Momentet prekėse nuk ndodhin nė ēdo moment tė jetės artistike, por ėshtė pikėrisht kjo paparashikueshmėri qė i bėn ato edhe mė tė vyera dhe mė pėrmbushėse.

    E rritur nė njė familje ushtarakėsh, por qė nėpėrmjet zėrit tė Ermonelės, nė familjen tuaj ėshtė futur eleganca skenike. Ku e sheh pikėn e pėrbashkėt tė regjimit ushtarak dhe tė fuqisė sė skenės?

    Keni pėrmendur vetėm gjysmėn e influencės, babanė. Pėrveē karrierės ushtarake ai kishte mbaruar edhe pėr filozofi. Pėr sa i pėrket elegancės skenike dhe shprehjes nė tė kėnduar e kam tė trashėguar nga nėna ime qė e ka pasur gjithmonė njė dėshirė tė papėrmbushur pėr tu bėrė kėngėtare. Patjetėr qė mė vonė, kėto fillime janė pasuruar nga eksperienca profesionale me artistė nga e gjithė bota. Siē thoshte Galileo Galilei: “Nuk kam njohur akoma njė njeri qė nuk kam arritur tė mėsoj diēka prej tij”.

    Partnerėt nė shfaqjet tuaja nėpėr vende tė ndryshme tė botės janė ndėr kėngėtarėt mė me zė nė kėtė fushė, por ēfarė emocionesh tė sjell takimi nė skenat ndėrkombėtare, me bashkėshtetasit tuaj. Tė rritur nė njė vend tė vogėl, qė takoheni nė skena kaq tė mėdha. Ēfarė emocioni ju sjellin kėto kombinime?

    Emocioni ėshtė gjithmonė i njėjtė me kthimin nė shtėpi. Bashkėpunimi ėshtė gjithmonė i mbushur me njė familjaritet shumė tė ngrohtė, ku nuk ke nevojė tė shpjegosh apo ndjekėsh instruksione, sepse ēdo gjė ėshtė e vetė-kuptueshme, natyrshėm.

    Nė anėn tjetėr, nuk ėshtė diēka e re, qė artistėt shqiptarė pa i dalluar nė troje, po shėnojnė suksese nė vende tė ndryshme tė botės, Por, tė njėjtit nuk po gjejnė hapėsirė nė vendet edhe prej nga vijnė. Duhet tė jetė diku problemi, se ju tashmė keni kritere mė tė larta, se skenat e Ballkanit janė jashtė normave botėrore, se organizatorėve shqiptarė u dukeni si tė paarritshėm, apo ka diēka mė tė thellė se sa kėto tė parat?

    Ju preket disa tė vėrteta me pyetjen tuaj, por unė nuk do tė fokusohesha tek aspektet negative tė bashkėpunimit midis artistėve qė punojnė jashtė dhe vendeve nga ata vijnė. Ka njė lloj mospėrputhje tė pritshmėrisė, sepse ēdo vend ka mėnyrėn dhe ritmin e vetė sesi punon. Kėto janė probleme qė i ka ēdo profesionist qė punon nė shtete dhe kontinente tė ndryshme tė botės.

    Sa kohė qė ekziston dėshira e mirė pėr tė bashkėpunuar, ēdo problem qė ngrihet zgjidhet me pak pėrpjekje. Pėr tė kujtuar njė shprehje tė njė koleges sime turke: “Dy njerėz tė mirė arrijnė tė ndajnė edhe njė kokėrr molle pa problem, por dy njerėz jo tė pastėr nuk arrijnė tė ndajnė dot as gjithė botėn”.

    Nė njė intervistė mė tė hershme keni thėnė se pėrvoja juaj me prezantimin nė Shqipėri nuk ka qenė edhe aq e mirė. Po me Kosovėn si qėndron, edhe pse, dihet tashmė se Kosova ėshtė larg tė funksionuarit tė njė opere?

    Eksperiencat e kaluara nuk duhet tė kthehen nė burim mbyllje, por hapje pėr kėdo. Njeriu mund tė rrėzohet shumė herė nė jetė, por nuk duhet tė humbi kurrė mėsimin nga kjo ngjarje. Nga eksperiencat e tanishme me shumė kolegė shqiptarė mendoj se po krijohet njė klimė shumė e favorshme pėr bashkėpunim. Pėr momentin mezi po e pres produksionin e marsit nė Teatrin e Operės dhe Baletit nė Tiranė, ku drejtori aktual Ilir Kerni mė ka kuptuar, sikur njė artist i vėrtetė kupton njė artist tjetėr. Sa i pėrket eksperiencės time nė Kosovė mund tė them se ka qenė gjithmonė e paharrueshme. Nė Kosovė mė kanė bėrė tė ndihem gjithmonė sikur jam lindur dhe rritur atje.

    Kthehemi te angazhimet tuaja qė kanė filluar nė kėtė vit. Prezantuat nė “Royal Opera House” tė Londrės, se muajt nė vijim ju pret njė agjendė e ngjeshur. Thjesht, si e pėrballon kėtė dinamikė?

    Dinamika ėshtė vėrtetė shumė sprovuese, por nuk mendoj se ndryshon nga artistė tė tjerė profesionistė nė botė. Nė qoftė se do tė jesh nė majė tė profesionit do duhet tė pėrballosh atė ritėm qė nuk e pėrballojnė dot tė tjerėt. Aty ku amatorėt shikojnė vėshtirėsi dhe pamundėsi, profesionisti prodhon zgjidhje dhe kualitet.

    Ky vit ka nisur edhe me njė sukses tjetėr. Sė fundi jeni pėrzgjedhur si njė nga anėtarėt e Komitetit tė Nderit tė “Paris Opera Awards 2014”, i cili ėshtė njė konkurs prestigjioz. Mes 50 kėngėtarėve mė tė mirė lirikė, vetėm 10 prej tyre do tė shkojnė nė finalen e madhe, e cila mbahet mė 14 nėntor 2014, me ēfarė emocioni jeni duke e pritur kėtė sfidė?

    Pėr momentin koha ėshtė tepėr e kufizuar dhe mundėsitė pėr tė kontribuar nė konkurse janė shumė tė pakta, megjithėse ftesat nuk kanė munguar. Edhe pėr “Paris Opera Awards” nuk jam e sigurt sesa kohė do tė mundem t’i dedikoj pėr momentin. Njė gjė tjetėr qė mė intereson shumė me kėto konkurse janė studentėt qė duan tė konkurrojnė nė to dhe sidomos studentėt shqiptarė qė pėrgatiten seriozisht. Mėsimdhėnia ėshtė njė tjetėr aspekt i profesionit tim qė mė intrigon dhe mė ka dhėnė rezultate shumė tė mira pėr momentin, megjithėse vėmendja ime drejt saj ka qenė shumė e reduktuar dhe sporadike.

    Edhe pse me njė karrierė tė shkėlqyer, nuk e besoj se nuk e ėndėrroni njė pikė qė do tė plotėsonte edhe mė tepėr. Ka njė prezantim qė nuk e keni bėrė ende, por qė do ta dėshironit?

    Nga ana profesionale nuk mendoj diēka tė veēantė pėr momentin, sepse ato role qė mendoj se do tė mė pėrmbushnin shumė i kam kėnduar tashmė. Gjithsesi bukuria e jetės qėndron tek fakti se megjithėse njeriu mendon se i ka parė dhe bėrė tė gjitha, tė surprizon pikėrisht nė momentin qė ti e pret mė pak. Le t’ia lėmė jetės tė na befasojė atėherė...

    Dhe pėr fund, flasim pak pėr kombin tonė, njė popull kaq i vogėl e me kaq artistė tė mėdhenj, si e sheh kėtė arritje prej kėndvėshtrimit tė njė shqiptareje, por pa dyshim edhe nė atė tė artistes?

    Pozicioni gjeografik ku kemi jetuar ndėr shekuj na ka dhėnė mundėsinė tė jemi nė kontakt me shumė kultura dhe influenca botėrore, por nė tė njėjtėn kohė tė ruajmė dhe zhvillojmė identitetin tonė. Nganjėherė kompleksi i tė qenit i vogėl e shtyn njeriun drejt dimensioneve shumė tė mėdha, qė vetėm arti mund t’i ofrojė. Ndoshta kjo ėshtė njė nga arsyet.Bota ėshtė e mbushur me artistė shumė tė mirė, por gjithmonė do tė ketė vend nė tė pėr artistė tė shkėlqyer dhe origjinal.

    Atė ēfarė ne si shqiptarė mund t’i ofrojmė botės jam e sigurt qė askush tjetėr nuk mund t’ia ofrojė. Se ēfarė do tė jetė kjo gjė, na takon ne si shqiptarė ta zbulojmė dhe askujt tjetėr. Unė mendoj se po tė duam njėri-tjetrin pak mė shumė do tė arrijmė tė nxjerrim shumė mė shumė artistė, seē kemi nxjerrė deri mė sot. Kur njerėzit bashkėpunojnė me njėri-tjetrin fitojnė tė gjithė shumė, mė shumė se sa kur luftojnė.

    Shekulli

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bili99 (23-09-2014)

  14. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Ermonela Jaho, mė 30 mars drejtpėrdrejt nė mbi 1500 teatro nė 35 shtete tė botės

    Kohėt e fundit, sopranoja e mirenjohur, me fame botrore, Ermonela Jaho, ka qene shpesh ne qender te vemendjes. Tashme, artistja e shquar ka lajmėruar se shfaqja e datės 30 mars do tė transmetohet direkt nga Opera nė mbi 1500 teatro.

    Sopranoja Ermonela Jaho po vazhdon me sukseset e saj. E cilėsuar si njė prej sopranove momentalisht mė tė kompletuara nė botė, ajo do tė dėgjohet e shikohet nė mbi 35 shtete tė botės, nė njė performancė tė vetme. Bėhet fjalė pėr “Madamma Butterfly”, njė operė magjike ku Ermonela luan rolin Cio-cio-san, nė Operėn Mbretėrore tė Londrės. 

    Vetė Ermonela ka lajmėruar se shfaqja e datės 30 mars do tė transmetohet direkt nga Opera nė mbi 1500 teatro e kinema nė rreth 35 shtete tė botės. Libretoja e operės mban vulėn e Puēinit ndėrsa krahas shqiptares vjen Marcelo Puente, nėn dirigjimin e Antonio Pappanos.

    http://www.360grade.al/me-shume/kult...htete-te-botes

  15. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Krenari Kombetare !



    Interviste e 2010 per nje bashkepunim kaq madheshtor per kombin shqiptar !

    SUKSESE & ARRITJE TE PAFUNDME GJITHMONE !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-08-2017 mė 09:32

  16. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare


  17. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare



    Shtator 2017

  18. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Duartrokitje pa fund ! BRAVOOO !



    Nga Koncerti " Notes on Albania " - Royal College of Music, Londer, 2013.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 02-03-2018 mė 08:43

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bili99 (02-03-2018)

  20. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Ermonela Jaho / Rrėfimet e sopranos sė madhe: Shqipėria mė lindi dhe mė rriti, bota mė bėri artiste

    Nga Gazeta Telegraf - Qershor, 2019


    Ermonela Jaho: “Qė tė arrija ėndrrėn time duhej tė sakrifikoja shumė, Shqipėria mė lindi dhe mė rriti, bota mė bėri artiste.”
    Njė rrėfim i sopranos sė madhe Ermonela Jahos: Fėmijėria, trishtimet ,vuajtjet e familjes, sakrificat pėr tė realizuar ėndrrėn e saj si artiste, ngjitjet nė skenėn Botėrore si njė artiste operistike e famshme.

    Ylli i operės, sopranoja, Ermonela Jaho nė njė rrėfim pėr Teresa Levonian Cole nė gazetėn prestigjioze ”Financial Times” nė Nju-Jork ka folur pėr vėshtirėsitė e fėmijėrisė nė Tiranėn e asaj kohe dhe se si nisi njė jetė krejtėsisht tė re nė Amerikė. “Zėri kumbues nė dhomėn e provave i Ermonela Jaho nė Londėr, ku po pėrgatitej pėr operėn ‘Zazą’ tė Leoncavallos”, autorja shkruan:- Zėri i saj ishte trishtues, kumbues dhe me njė tė ardhme tė dukshme”. Jaho ka lindur nė 1974-n nė Shqipėri dhe u transferua nė Tiranė sė bashku me prindėrit kur ishte 2 vjeēe. Mamaja e saj, e cila ishte braktisur nga prindėrit dhe ishte rritur nga gjyshja, dėshironte tė bėhej kėngėtare dhe nė fshehtėsi mori pjesė nė audicionet e Konservatorit tė Tiranės, ku ajo fitoi njė vend”, tregon Jaho. “Qė fėmijė, e kisha parė dhimbjen nė sytė e saj, por nuk e kuptoja shkakun e pikėllimit”, shprehet ajo pėr nėnėn e saj. Jaho ka trashėguar jo vetėm dashurinė e nėnės pėr muzikėn, por edhe sensin e saj tė melankolisė. “Shqiptarėt, – thotė ajo, – janė pėrgjithėsisht tė pasionuar pas kėngės, por ajo ishte njė fėmijė i ndrojtur”.

    “Unė e mbaja gjithēka brenda”. Motra e saj me aftėsi tė kufizuara ishte shoqja mė e mirė. “I vetmi moment kur u ndjeva e lirė ishte kur po kėndoja. Ishte terapia ime”, thotė Jaho. E frymėzuar nga i ati, njė ushtarak qė kishte studiuar psikologji, Jaho hyri nė Konservator nė moshėn 17-vjeēare, pasi fitoi pikėt maksimale nė provimin pranues. Aty mori mėsime nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli, e cila e ftoi atė tė studionte nė Mantua, Lombardi pėr dy muaj. Jaho shkoi nė Itali nė vitin 1993 dhe qėndroi aty pėr 10 vitet e ardhshme. “Nuk doja tė kthehesha”, thotė ajo. “Italia ėshtė shtėpia e muzikės. Nė Shqipėri nė periudhėn e komunizmit, ēdo gjė kėndohej nė shqip, pasi mund tė pėrfundoje nė burg nėse kėndoje nė gjuhė tjetėr. Mamaja ime mė mėsoi pak anglisht kur isha e vogėl, por nė fshehtėsi”. Mė tej, Jaho ndoqi Akademinė prestigjioze Kombėtare tė Santa Ēecilias nė Romė. Qė tė mbante veten gjatė studimeve ajo punoi si ndihmėspastruese, dhe pasi fitoi njė konkurs kėndimi, u zhvendos nė njė hotel qė drejtohej nga murgeshat. “Ndonjėherė nuk kisha para pėr ushqime, por kurrė nuk ia thashė njeriu”, tregon ajo. “E kuptova qė pėr tė arritur ėndrrėn time, duhej tė bėja sakrifica. Ermonela, i thashė vetes, ti duhet t’i kalosh kėto pengesa”. Njė tjetėr pengesė ishte tė qenit shqiptare. “Ti ishe bėrė pėr t’u ndjerė si njė qytetare e klasit tė tretė”. Pasi u bė e famshme, ajo vuri re qė gjėrat ishin ndryshe. “Ēdokush dėshiron tė jetė shoku yt”. Kulmi i Jahos erdhi kur asaj iu ofrua njė pjesė e Mimit nė premierėn e ‘La Boheme’ nė Bolonja. Rolet filluan tė shtoheshin dhe pasi pėrfundoi studimet nė vitin 2000, ajo vendosi tė largohej nga qyteti. Ishte kjo kohė kur shoku i saj i fėmijėrisė, Ervin Stafa, i shkoi pėr vizitė nga Nju-Jorku dhe i kėrkoi qė tė ktheheshin bashkė nė SHBA. “Unė jam rritur me Ervinin nė Shqipėri”, thotė ajo pėr bashkėshortin e saj tashmė.

    “Ai ishte i vetmi person me tė cilin mund tė flisja dhe qė s’mė gjykoi kurrė. Kur ika nė Itali, i thashė: ‘Nėse njė ditė do tė martohem me dikė, ai do tė jesh ti’. Mendoj se kjo e frikėsoi atė. Pastaj ai fitoi lotarinė pėr kartėn jeshile nė Amerikė dhe unė do tė gjeja ēdo justifikim qė t’i shkruaja nga Italia”. “Unė kisha luftuar shumė fort pėr tė bėrė karrierė, dhe kisha frikė se mos e humbja atė”, rrėfen ajo. Alan Green, i cili nė atė kohė punonte nė Agjencinė e talenteve “Menaxhimi i artistėve kolumbianė” nė Nju Jork, shkoi qė ta dėgjonte atė nė operėn “Carmen”. Jaho kishte qenė pjesė e disa operave baroke dhe komike e ishte duke kėrkuar njė repertor mė romantik. Green i ofroi qė tė ishte ai menaxheri dhe tė kapte rolet qė ajo dėshironte. “Ai mė dha shpresė, pasi unė nuk do tė mund t’ia kisha filluar nga zeroja nė Nju-Jork”. Jaho bėri zhvendosjen e saj transatlantike nė 2003-shin, fillimisht duke e ndarė kohėn mes Nju-Jorkut dhe Italisė. Udhėtimi me pasaportė shqiptare ishte i vėshtirė, kėshtu qė ēifti vendosi tė martohej. Nė 2005-ėn ata blenė njė shtėpi nė Long Island, ku ende jetojnė me prindėrit e Ervinit. Jaho vazhdon ta vizitojė familjen e saj nė Shqipėri, ndėrsa jep shfaqje pėr fėmijėt me aftėsi tė kufizuara “sepse ndihem fajtore qė nuk munda ta ndihmoja motrėn time kur po rriteshim sė bashku”. Pengu i saj mė i madh ėshtė fakti qė e ėma nuk e dėgjoi atė kurrė duke kėnduar ‘live’. “Unė shkoja nė Shqipėri, por vendi i saj ishte gjithmonė bosh”. Jaho mendonte se nėna e saj nuk mund ta shikonte duke kėnduar nė skenė, pėr shkak tė ambicieve tė saj tė parealizuara, por humbi mundėsinė pėr ta pyetur. “Unė u mundova t’i shkruaja pėr ta pyetur, pėrse, t’i thosha sa shumė e doja atė dhe motrėn, por ajo vdiq para se unė t’i dėrgoja letrėn”, rrėfen sopranoja. Kur ėshtė nė Amerikė, ajo e shijon jetėn familjare, i pėlqen tė gatuajė dhe tė qėndrojė nė shtėpi nė vend qė tė dalė. “Unė kam bėrė shumė miq nė Amerikė, jashtė punės”, thotė ajo teksa u referohet mungesave tė saj tė shpeshta. “Long Island ėshtė njė botė mė vete, shumė paqėsore.

    Aty ke oqeanin, dhe tė gjitha ngjyrat e natyrės. Me tė gjitha angazhimet ndėrkombėtare, unė mund tė kaloj vetėm disa muaj kėtu, por ėshtė shtėpia dhe Ervini mė pret”, shprehet Jaho. “Nė Amerikė, – thotė ajo, – njerėzit janė mė tė shkėputur, ata jetojnė si ishujt. Nė Evropė, dhe veēanėrisht nė Ballkan, njerėzit janė mė tė hapur dhe emocionalė. Por qeniet humane janė pothuajse njėsoj kudo. Unė marr mė tė mirėn nga ēdo vend dhe jetoj jetėn plotėsisht”, thotė Ermonela Jaho. Ėshtė e vėrtetė qė Ermonela Jaho po trondit skenat botėrore, me zėrin e njė sopranoje tė rrallė duke i dhėnė krenari vendit tė saj, ajo ėshtė njė “ambasadore” e vendit tė saj me zėrin e saj tė bukur duke ēuar mesazhin e madh se shqiptarėt e duan kėngėn dhe janė njerėz tė talentuar dhe duke e mbyllur me njė episod tė shkrimtarit Agim Cerga: “Po bėj 10 vjet qė jetoj nė Kanada dhe kur kam dėgjuar njė ditė interpretimin e kėngėtares sė madhe botėrore Ermonela Jaho qė jepej nė sallėn e koncerteve mbretėrore nė Angli kam qarė si fėmijė.”

    Pėrgatiti, Kastriot Caka

    http://telegraf.al/kulture/ermonela-...-beri-artiste/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-06-2019 mė 09:39

  21. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Sopranoja Ermonela Jaho nė Shtėpinė e Operės nė Sidnei, Kritika: Njė engjėll i zjarrtė

    Sopranoja Ermonela Jaho me operėn “Anna Bolena” tė Donizzetit triumfon nė skenat e huaja. Artistja interpreton rolin kryesor nė operėn qė hapi siparin nė Shtėpinė e Operės nė Sidnei. Mediet e huaja, e cilėsojnė artisten shqiptare, “Njė engjėll tė zjarrtė” nė skenė


    Pas triumfit, si Violetta nė debutimin e operės nė vitin 2017, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho dėshmon sėrish magjinė e zėrit tė saj, si Anna Bolena e Donizetti-t, qė ngriti siparin nė Shtėpinė e Operės nė Sidnei tė Australisė.

    Mediet e huaja teksa e cilėsojnė Anna Bolena-n e Donizett-t njė rol shumė sfidues, vlerėsojnė artisten Ermonela Jaho pėr kontrollin vokal dhe aftėsitė dramatike, qė e bėjnė portretizimin e saj pėrherė shumė tė plotė.

    Me meloditė e zjarrtė, kėndimin e zjarrtė dhe koloraturėn akrobatike, ēdo minutė e Anna Bolena-s ėshtė njė masterclass nė operėn e belcanto-s. Kjo ndodh vetėm kur njė soprano shumė e shkėlqyer fut veten brenda nė rol.

    Ermonela Jaho ėshtė ajo kėngėtare, "Njė engjėll i zjarrtė" (The Economist) i njohur pėr tė ofruar zemrėn dhe shpirtin e saj nė skenė. "Mos u pėrpiqni as tė rezistoni", paralajmėron Financial Times.

    Ky akt i shkėlqyeshėm pėrfshin Leonardo Cortellazzi si Lord Percy dhe Teddy Tahu Rodos, si mbret i pamėshirshėm, i pasionuar.

    Karriera e Ermonela Jahos theu kufijtė, duke u kthyer nė ikonė arti botėrore gjatė vitit 2009. Mė pas kritika e ka vlerėsuar atė nė peshėn e roleve, si protagoniste nė opera, si “La rondine”, “La traviatta”, “Madame Butterfly” edhe shumė tė tjera.

    Aftėsia e saj pėr t'u bėrė mishėrim i plotė i karaktereve tė saj, e ka lejuar Jahon tė paraqesė interpretimet 'emocionalisht shkatėrrimtare' tė heroinave dramatike mė pjellore.

    Madam Butterfly, Violeta dhe Suor Angelica, janė tre personazhet dramatikė, tre gratė, nė tė cilat Jaho ėshtė shprehur se admiron forcėn qė ato kanė, madje tek ato gjen gruan shqiptare, mėnyrėn se si ato kanė sakrifikuar edhe kanė dhėnė gjithēka me dashuri nė jetėn e tyre, cilėsi kėto qė Ermonela Jaho i gjen edhe brenda vetes.

    Opera “Anna Bolena” do tė prezantohet nė opera Australia edhe nė datat 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 korrik.


    Valeria Dedaj - Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/sopranoj...jell-i-zjarrte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-07-2019 mė 07:29

  22. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare

    Arritje e jashtėzakonshme ! Artistja shqiptare vlerėsohet me ēmimin e madh ndėrkombėtar

    Albumi “Anima Rara” i Ermonela Jahos ėshtė vlerėsuar me njė ēmim tė madh ndėrkombėtar. Artistja shqiptare ka bėrė tė ditur se “International Classical Music Awards” ka vlerėsuar me ēmimin e parė Ermonela Jahon nė kategorinė “Vocal Music” (Muzika Vokale).

    Juria ėshtė shprehur se karizma dhe aftėsia e Jahos i ka dhėnė shumė emocione dėgjuesit dhe se zėri i saj i fuqishėm e i ngrohtė ėshtė i aftė t’i japė tė gjitha nuancat e nevojshme njė performance.

    “Karizma e saj dhe aftėsia pėr tė emocionuar publikun e pėr tė fituar simpatinė e dėgjuesve janė thelbi i performancave tė saj tė jashtėzakonshme nė kėngė”, ėshtė shprehur juria.

    Nė lidhje me kėtė vlerėsim kaq tė madh ka reaguar edhe Jaho pėrmes njė deklarate nė rrjete sociale. Ajo ka shprehur falėnderimet e saj pėr jurinė dhe kolegėt qė bashkėpunuan me tė pėr tė sjellė nė jetė njė muzikė kaq tė bukur.

    “Jam shume e lumtur t'ju lajmeroj se albumi "Anima Rara" ka fituar cmimin e pare ne kategorine e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike). Dua te falenderoj ICMA per nderimin dhe gjithashtu te shpreh vleresimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegeve te mrekullueshem qe bashkepunuan me mua per te sjelle ne jete kete muzike te mrekullueshme. Kemi kuptuar pergjate kesaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtire eshte qe te krijohet. Ju falenderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjithėve”, shkruan Jaho.


    https://www.botasot.info/muzike-kult...-nderkombetar/

  23. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare



    Masterclass nė Tiranė - Dhjetor 2017
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-03-2021 mė 11:42

  24. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Ermonela Jaho - sopranoja shqiptare



    Soprano Ermonela Jaho answers schoolchildrens' questions about Opera

    Prill 2017

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •